KUQ E ZI (Nr. 71) docx

Page 1

KUQ E ZI- 1912-2013

KUQ E ZI REVISTE KULTURORE

EURO–SHQIPTARE

Gezuar Vitin e Ri 2013

Ju urojmë Vitin e Ri me këtë kartolinë të z. Spiridion Ilo nënshkrues i dokumentit të Pavarësisë dhe që eshtë fotografia origjinale e flamurit që u ngri në Vlorë, që ai e botoi si kartolinë urimesh. (Kartolina u zbulua nga Z. Pirro Stefa ne Milano, ne nje dyqan antikash)

Viti XX Nr. 71 .


Shqiptarve s’kanë ç’u duhën ideologjitë e hueja duke pasë një te vetmën të tynën, Shqiptarizmin, Idealin Kombëtar. THEMELUE NE BRUKSEL ME TETOR 1993 Drejtues : LEK PERVIZI BASHKEPUNTORE Myrteza Bajraktari, Robert Elsie, H.-J. Lanksch, Mergim Korça, Thanas Gjika, Frtiz Radovani, Daniel Gazulli, Eugjen Merlika Paul Tedeschini,Tomorr Aliko, Piro M. Tase, Arben Sebastej, Mark Bregu, Gjovalin Kola, Kastriot Marku, Visar Zhiti, Peter Tase, Ivan Pozzoni, Lahutari Shqiptar. PAJTIMI VJETOR Belgjikë.................................40 Euro Europë.................................50 “ Amerikë, Australi.................60 “ Shqipni, Kosovë...................20 “ Pranohën ndihma të veçanta vullnetare ================== PAGESAT Me llogari Bankare ose Postë të thjeshtë

PERMBAJTJE

* Editorial 71 Lek Pervizi ......................................................................... .............3 * Asnjëherë PS dhe Edi Rama Simon Mrakaj............................................................................. ......4 * Po atyne kush do ju vejë kunorë ? Daniel Gazulli………………………………………………..5 * kangë rapsodike Lahutar Shqiptar………………………………………….….6 * 100 vjetori i një krimineli Uran Butka......................................................................................8 * OKB nderon Nanë Terezën Frank Shkreli...................................................................................10 * Dy xshpella të thella Fritz Radovani………………………………………………11 * Altenativat e Profesorit Schmitt Eugjen Merlika................................................................................12 Të huaj për Shqipërinë Piro M. Tase………………………………………………....13 * Gjenocidi osman Deo Graziani… …………………………………………….15 * Dhe ideologjia vazhdon Dom Gjergj Meta…………………………………………… 15 * Frammenti ametrici Ivan Pozzoni……………………………………….................20 * Albanologjia Margarit K. Nilo……………………………………………..21

Llogari Bankare

* Instituti i studimit të pasojave te krimeve te komunizmit Readkasia…………………………………………………..23

BNP PARIBAS FORTIS Belgique

*

Nr. 001-2138758-81

Adresa : Revista Kuq e Zi Rue de la Victoire, 18 1060 Bruxelles – Belgique E-mail : lekpervizi@gmail.com

Lexoni e perhapni Revistën Kuq e Zi


EDITORIAL 71 Hyrja në vitn e ri 2013, hapët me problemet e zgjedhjeve të ardhshme të 23 qershorit, për të cilat ka kush flet, bertet, çirret e therret, dhe nuk jemi ne që do marrim pjese në atë xhurulldi fjalësh, sharjësh, akuzash e kundërakuzash, kërcënimesh e, patjetës, premtimesh, programesh fantastike, ku Shqipnia del si vend i pare ne botë në radhë me Gjermaninë e shtete te tjera europiane, amerikane, aziatike e afrikane. Ne pra nuk perzihemi në ato përrpjekje për të hypun në pushtet, sepse jemi të përjashtuem paraprakisht, me ligjin e emigracionit, ku një shqiptar i diasporës duhet te jetoje 10 vjet ne Shqipni, pa te kete te drejte të zgjidhet e të merret me politike e te jete pjese e qeverise. Por per çudi për disa bahën përjashtime dhe pranohën e marrin pozita të larta e të randësishme, me shkop magjik. Pra magjia e lozka rolin e saj në të tilla raste (e pse jo?). Si rrjedhim na del se pushtetaret shqiptare të tanishëm i ndajne bashkatdhetaret e tyne ne bij të nanës e në ato të njerkës. Po kush janë të nanës e kush të njerkës ? Kjo mbetët për t‟u trajtue e për t‟u zgjidhun nga ekspertë të mëdhej të politikës, mundësisht të huej, se atyne te brendëshmve nuk ua leverdis të ia hyjnë asaj pune të bëzdishme. Duke qene se ne jemi të përjashtuem nga këto punë, i kthehëmi vetvetës dhe në rastin konkret, përqendrohemi në 20 vjetorin e botimit të revistës sonë Kuq e Zi, ku kemi hy dhe që përmbushe 20 vjet më tetor 2013. E çuditëshmja asht se revistën Kuq e Zi tashma e njohin të gjithë shqiptarët dhe e vlerësojnë dhe e lavdërojnë. Por edhe ma e çuditëshme asht se ajo nuk i hyn në sy, politikanëve dhe sundimtarve të soçëm të Shqipnisë, as Presidencës as qeverisë. Të cilat institicione të larta, merrën ma tepër me njohjën e nderimin e ish funksionarëve të partis e shteti komunist, për të cilët derdhin lor emocioni me fjalime të bukura gjith mjaltë e shëqerr , aq e madhe asht nostalgjia për të kaluemën ku banin qejfin e qejfit të përkëdhelun nga dora e ngrohtë e bujare e nanës parti (ose te nanë Nexhmi) që simbolizonte

partinë, si një Shënmeri Po të kishte qenë katolike do ta banin shejtëreshë si Nanë Terezën, por musulmanën nuk i honepsin femnat në rolin e shejtëreshave, duke qenë se i trajtojnë si skllave. Për t‟u shejterue femra musulmane duhet të bahën kamikaze, ndryshe nuk u hapen dyert e shejtërisë dhe parajzës. Kështu revista Kuq e Zi, lihet menjanë, pa çka që asht e para revistë shqiptare që botohet nga një ish i burgosun e internuem, pa as ma të voglin përfitim material. i vetmi organ shtypi ku bashkëpuntorët janë të gjithë vullnetarë e pa pagesë. Por siç thamë kjo nuk u hy në sy pushtetarve, edhe nga fakti, se ajo nuk asht nje shtyp lapanjoz, servil e lajkattar. Ajo trajton problemet shqiptare, historike, letrarre apo artistike e studimore, sipas kandvështrimi të parimeve të Rilindasve të mëdhej që shqiptarizmin e kishin si idealin e lartë të çështjes kombetare shqiptare. Kështu revista Kuq e Zi asht një tribune e vërtetë shqiptarizmi, siç e ka shpallun veten qyshë në numerin e pare të saj. Aq ma tepër kur mendohet se nga koha e Faik Konicës kishin kalue 100 vjet që në Belgjikë nuk kishte dalë sikur një fletë letre e veme që të mund të quhej shtyp shqiptar. Kuq e Zi, nuk doli me atë qellim, por faktikisht ashtu rezultoi. Dhe mori titullin Kuq e Zi, për të qenë krejtësish e pavarun nga « Albania » e Konicës, megjithëse pati intelektualë shqiptarë të shquem që propozuen te quhej « Albania 2 ». U përqendruem te revista Kuq e Zi, pikërisht për të hap përkujtimin e 20 vjeçarit të saj. Themi se gjatë këtij viti, ajo do të dalë me një përmbajtje ma të shëndoshë e ma kuptimplote të barrës që i ka ngarkue vetes për të qenë një tribunë e vërtete shqiptarizmi. Si përbyllje, ja ç‟shkruhet në numerin e parë të saj, ku tregohet rruga e programi që ajo i vuni vetës si detyrë që të ndjekë e të zbatojë.

REVISTA KUQ E ZI TRIBUNE SHQIPTARIZMI

LEK PERVIZI, 20 vjet botues e drejtues i revistës Kuq e Zi. 84 vjeç. Në ballinën e numërit të pare (Nr. 1) të Revistës Kuq e Zi, paraqitej shkrimi i mëposhtëm, ku theksohej përmbajtja që do kishte revista gjatë gjithë kohës së botimt të saj, që tani plotëson 20 vjet, parndaj e pamë t‟arësyesme ta rikujtojmë. Tetor 1993. Të dashun Bashaktdhetarë ! « Gazeta Kuq e Zi ju pëshendet me rastin e daljës së saj në dritë për herë të parë. Ajo do të përpiqet me ngrit ma nalt prestigjin dhe lavdinë e Atdheut tonë të shtrejtë. Histotia, gjuha, kultura e tradita e përbashkëta janë baza e përmbajtjës së saj për të gjithë shqiptarët kudo janë nëpër botë. E pamvarun dhe demokrate, nuk i nënshtrohet asnjë ndikimi qoftë ideor e fetar apo partiak e krahinor. I shërben vetëm kauzës së shejtë të shqiptarizmit për shpëtimin e bashkimin e popullit dhe të kombit shqiptar. Ftojmë gjithë intelektualët që i shpëtuen terrorit komunist, të marrin pjesë me shkrmet e tyne, të nivelit letrar e studimor, një e drejtë që iu mohue atyne gjatë një gjysmë shekulli diktature të egër antinjerëzore e antishqiptare.


Presidenti Nishani pret në takim një përfaqësi të ish-të përndjekurve politikë

A do te mbahen premtimet ? Apo do te vazhdoje puna “Tiq e mos këput”, siç thotë populli ?

5 shkurt 2013

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, me të cilët diskutoi rreth çështjeve më të rëndësishme që shqetësojnë këtë pjesë të shoqërisë shqiptare. Ish-të përndjekurit politikë shtruan si tema diskutimi para Kreut të Shtetit miratimin sa më parë të ligjit të lustracionit, heqjen e titujve të nderit të persekutorëve dhënë nga regjimi diktatorial, përshpejtimin e procesit të dëmshpërblimit, trajtimin më me dashamirësi dhe seriozitet nga institucionet shtetërore për punësimin e ish-të përndjekurve politikë dhe familjarëve të tyre si dhe kthimin apo kompensimin e pronës me përparësi për këtë kategori., Një prej çështjeve të diskutuara ishte dhe ngritja e një muzeu në Tiranë kushtuar qëndresës ndaj diktaturës, rigjenerimi atje ku është e mundur i burgjeve dhe kampeve të internimit, në mënyrë që ato të mbeten dëshmi kujtese e së kaluarës së hidhur. Presidenti Nishani vlerësoi kontributin e ish-të përndjekurve politikë për vendin dhe u shpreh i gatshëm për të pritur dhe dëgjuar zërin e tyre sa herë që të paraqitet nevoja, duke theksuar se dëshiron që kjo pjesë e shoqërisë sonë të jetë më aktive në jetën e vendit. Duke nënvizuar se sa më të bashkuar të jenë ish-të përndjekurit me njëri-tjetrin aq më i fortë bëhet zëri i tyre në shoqëri, Kreu i Shtetit ofroi gatishmërinë dhe vullnetin institucional për të kontribuar në zgjidhjen e problemeve të ngritura nga ish-të përndjekurit politikë, duke nxitur institucionet e shtetit dhe shoqërinë civile., Presidenti Nishani mirëpriti idenë për kryerjen e veprimtarive, të cilat do të ndihmonin për të mbajtur gjallë kujtesën e qëndresës anti-diktatoriale.

Simon Mirakaj: Asnjëherë PS dhe Edi Rama nuk do e marrë mbështetjen e ish-të përndjekurve Të përndjekurit: Në figurat e PS shohim persekutorët tanë Ish-të përndjekurit politikë do të mbështesin në mënyrë të fuqishme Partinë Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Kështu u shpreh drejtori i Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, Simon Mirakaj, në një prononcim për gazetën "RD", ku deklaroi se Partia Socialiste ish-komuniste po shfrytëzon për qëllime politike disa ish-të përndjekur politikë. Mirakaj i kujtoi opinionit publik se Partia Socialiste nuk ka mbështetur asnjë ligj për integrimin e kësaj shtrese, qoftë për ligjin e dëmshpërblimit, qoftë për ligjet e tjera që integrojnë këtë shtresë në shoqëri. Mirakaj u shpreh se PS-ja qoftë ligjit të lustracionit, qoftë ligjit për dënimin e krimeve të komunizmit nuk u ka dhënë votën, por i ka mbrojtur me fanatizëm këto krime. Ai shtoi se PS asnjëherë nuk ia ka shtrirë dorën për ndonjë bashkëpunim të mundshëm ish-të përndjekurve. "Në programin e Partisë

Komuniste është lufta e klasave, në programin e Partisë Komuniste është diktatura e proletariatit, pra i gjithë ky kalvar vuajtjesh, vrasjesh, burgosjesh, internimesh pikërisht ka ardhur nga Partia Komuniste. Pra, Partia Komuniste në programin e saj është kundër demokracisë, kundër tregut të lirë, kjo është të hedhësh baltë mbi vuajtjet tuaja, mbi vuajtjet e familjes dhe të gjithë shtresës së të përndjekurve politikë. Përsa i përket pretendimit se votat e ish-të përndjekurve do të kalojnë në koalicionin e majtë, kjo nuk ndodh sepse në atë koalicion kanë kaluar individë të veçantë për interesat e tyre dhe që nuk kanë asnjë lloj ndikimi te ish-të përndjekurit. Ne do të mbështesim Partinë Demokratike në fitoren e zgjedhjeve të 23 qershorit. Pra, reagimi i ish-të përndjekurve politikë do të jetë me votë", tha Mirakaj. Ai tha se asnjëherë Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk do e marrë mbështetjen e ish-të përndjekurve politikë, ndërsa bëri të ditur se ka nga ata të përndjekur që në sytë e disa figurave të PS shohin persekutorët e tyre. Mirakaj theksoi se të përndjekurit politikë e kanë gjetur dhe e gjejnë veten tek Partia Demokratike, e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin Partinë Demokratike. Ai tha gjithashtu se asnjëherë ish-të përndjekurit nuk e bashkojnë idealin e vet, sakrificën e vet me njerëz, të cilët i kanë dënuar. "Asnjëherë Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk do e marrë mbështetjen e ish-të përndjekurve politikë. Ka nga ata të përndjekur që në sytë e disa figurave të PS shohin persekutorët e tyre. Sigurisht tek shtresat e ish-të përndjekurve mund të ketë individë të veçantë, për arsye se mund të jenë peng të së shkuarës që mund t'i besojnë Edi Ramës. Të përndjekurit kanë një ideal, janë një shtresë fisnike, pavarësisht problemeve të shumta që kanë dhe që vazhdojnë të kenë, probleme shëndetësore kryesisht për shkak të së kaluarës së tyre të vuajtur në burgjet e diktaturës. Asnjëherë ish-të përndjekurit nuk e bashkojnë idealin e vet, sakrificën e vet me njerëz, të cilët i kanë dënuar. Edi Rama për rikujtesë, pavarësisht se të gjithë e dinë, është nipi i Spiro Kolekës, kështu që ish-të përndjekurit politikë nuk i bashkon asgjë tjetër me Edi Ramën përveç përkatësisë kombëtare, sepse të dy palët kanë lindur në Shqipëri", tha Mirakaj. Ai theksoi se bashkimi i votave të ishtë përndjekurve me komunistët është një diçka absurde. "Është e pakonceptueshme jo vetëm nga unë si drejtues i një institucioni që mbron këtë shtresë, por edhe nga ish-të burgosurit e tjerë që ish-të përndjekurit të bëjnë koalicion me Partinë Komuniste", tha Mirakaj. Ai theksoi se ish-të përndjekurit shpresojnë që PS të ketë një mentalitet evropian, por ngjarjet e fundit me rrugën e PS kundër integrimit lënë të kuptojmë se Perëndimi nuk është për PS.

KUQ E ZI 20 VJET


Daniel Gàzulli : Po atyne, kush do t‟u vejë kunorë? (In memoria)

Një komb i ban nder vetes tue vu kunorë në vorret e Martirëve, të çdo kohe qofshin ata. Mirëpo, kujt i bie në mend se ka edhe disa vorre, për të cilat institucionet as kujtohen se janë të bijëve e bijave ma të mirë të kombit?! Për ta nuk ka një 5 Maji. Për ta nuk ka kunora me lule. Nuk ka, sepse ende nuk arrijmë të çlirohemi nga mendësi të trashigueme nga e kaluemja e hidhun. Krimet që bani komunizmi, ma së pari mbi të krishtenë në përgjithësi, e mbi klerikë në veçanti, nuk janë fantazi artistike, po fakte tragjike që i provoi ky popull. Në një qytet si Shkodra (pra Shkodra me 40.000 banorë, jo Londra shtatëmiljonshe), në vitin 1946 kishte 26 burgje: 1. Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendëshme. 2. Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çurçisë). 3. Burgu i Prefekturës (kati përdhé). 4. Konvikti “Malet tona”. 5. Burgu i Madh pranë Prefekturës. 6. Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol. 7. Burgu i vjetër i Gestapos pranë shtëpisë së Zef Shirokës. 8. Shtëpia e Ulqinakut. 9. Kuvendi i Motrave Servite. 10. Kisha e Motrave Servite. 11. Shkolla e Çelës. 12. Podrumi i shtëpisë së Faslli Ademit (nën farmaci). 13. Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”). 14. Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).

15. Burgu i Postës, tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash. 16. Shtëpia e Rrojëve (pranë Maternitetit të vjetër). 17. Shtëpia e Guljelm Lukës, në krye të rrugës të Jezuitëve (prej nga internonin). 18. Shtëpia e Dr. Karamitrit. 19. Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja. 20. Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik). 21. Shtëpia e Guljelm Sumës. 22. Shtëpia e Sandër Saraçit. 23. Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit. 24. Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës. 25. Spitali i burgut tek Spitali Civil sot. 26. Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.Në këto shtëpi-burgje, ose jo fort larg tyne, kanë gjetë vdekjen me vjerrje në litar, pushkatim ose vdekje në tortura lulja e atdhetarëve, ata që deshten një Shqipni vërtetë të lirë e demokratrike. Këtu ma poshtë po rendis vetëm disa prej tyne, sa për kujtim, e njëherësh tue u kërkue ndjesë familjarëve të të tjerëve që, tue mbas i pasë nëpër duer në skedimet e mia, nuk ua përmend emnin. Janë vetëm çka përfshinte aso kohe Prefektura e Shkodrës, pra Shqipnia VeriperëndimoreParaprakisht po sjell edhe disa citime shumë domethanëse pse u mbytën ata Atdhetarë. Mjaftojnë tre të tillë. Kujtoj se përsekutorët ia kanë ba akuzën vetes. Komentet janë të tepërta. Pandi Kristo pohon në gjyq se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse kanë qenë katolikë!…” Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623) Dom Alfonsi nuk e meritonte dënimin me vdekje, mbasi s’ishte kriminel, por u dënua si klerikal. Në anën katolike është ndjerë dhëmshuri për këtë. Shef i Seksionit Shkodër(Zoji Themeli) d.v. Histori barbare që formojnë një enciklopedi tragjike krimesh shqiptare mbi shqiptarë. Prandaj po sjell vetëm emnat. Populli që ka kujtesë i di, nuk ka si ta harrojë veprën e tyne. Kel Abati, Shaban Abdullahi Riza Alia Anton Muzaj, Dom Anton Zogaj, Dom Dedë Malaj,Dom Ejëll Deda, Dom Ejëll Kovaçi,Dom Kolec Prennushi,Dom Lazër Jubani, Dom Lazër Shantoja, Dom Lec Sahatçija,Dom Luigj Pici, Dom Luigj Prendushi,Dom Marin Shkurti, Dom Mark Dr. Alfred Ashiku, Kolë Ashiku, At Anton Harapi, Dul Bajrami Injac Baqli,At Bernardin Llupi, At Bernardin Palaj,Skënder Sadik Çaushaj, At Çiprian Nika, At Daniel Dajani SJ, At Florian

Berisha SJ, At Gaspër Suma, At Giovani Fausti SJ,At Gjon Shllaku, Pashuk Biba, Mark Cacaj, Prekë Cali, Mark Çuni, Tomë Lekë Daka, Bardhosh Dani At Mati Prennushi,Simon Darragjati, Zef Darragja ti, Kolec Deda,Nikollë Prenk Deda, Pjetër Shan Deda, Maliq BajramiProf. Simon Deda, Brahim Derguti Qemal Draçani Caf Dragusha Dom Aleksander Sirdani, Mark Sadiku, Dom Alfons Tracki, Dom Andrea Kalamashi,Dom Dushi, Dom Mark Hasi,Dom Mark Xhani,Dom Ndre Zadêja, Dom Nikollë Gàzulli,Dom Nikoll Gjini,Dom Nikoll Shelqeti, Dom Nikollë Kaçorri, Dom Nikoll Laskaj,Dom Pal Gjini, Dom Pjetër Çuni, Dom Pjetër Gruda,Dom Pjetër Tusha, Dom Shtjefën Kurti, Dom Zef Bici,Dom Zef Maksen, Fra Gjon Pantalia, Gaspër Simon Gaspri, Pjetër Gegë Gurakuqi, Pjetër Dedë Gjedashi, Lulash Gjeloshi – Bajraktari i Shoshit, Ndokë Gjeloshi, Pjetër Gjoka, Mark Luc Gjoni, Mark (Markagjoni), Llesh Gjon Marku (Markagjoni), Pashko Zef Hoti, Imz. Ernesto Çoba,Imz. Frano Gjini, Imz. Gjergj Volaj, Imz. Jul Bonatti,Imz. Nikoll DedaImz.Vinçenc Prennushi, Ndoc Jakova, Zef Jakoviq, Xhelal Hardolli Prof. Prenkë Kaçinari, Luigj Gjeto Kastrati, Dulo Kali Simon Kraja, Jup Kazazi Sadik Kazazi Ndrekë Loka, Gjelosh Lulash Bajraktari, Prof. Gjelosh Lulashi, Llesh Marashi, Kolë Margjini, Angjelina Marku, Bal Marku, Gjush Marku, Gjergj Martini, Caf Meti Frano Pjetër Mirakaj Pashuk Bib, Mirakaj, Pal Bib Mirakaj, Marash Miri, Mark Miri, Zef Miri, Qerim Sadik Myftari Ingj. Ludovik Zojzi, Gjon Mark Ndoj, Mëhill Ndoja, Gjokë Nikaj, Dodë Nikolla, Dr. Av. Paulin Pali, Mark Pali, Mark Zef Pali, Ndue Pali, Pjetër Prendush Pali, Prof. Kolë Parubi, Av. Myzafer Pipa Martin Sheldija Prof. Kolë Prela, Zef Kolë Prela, Ndrec Prenga, Ndrekë Puka, Dr. Luigj Radoja Kir Dul Doshi, Gjelosh Luli, Ludovik Saraçi, Cin Serreqi, Dedë Lulash Smajli, Kolë Sokoli, Guljelm Suma, Kolë Nuri Sheldija, Çezar Shllaku, Marie Shllaku, Mark Temali, Kol Mark Toma, Maria Tuci, Pal Thani, Gjergj Vata (Cukali), Gjokë Nikoll Voci, Dedë Mirash Zefi, Prof. Alush Lushanaku, Maria Zojzi (Deda). E di, lista nuk asht e plotë. As ishte ky qellimi im. Deshta vetëm t’ju kujtoja se nuk duhet harrue! Ata u flijuen si Martirë për Atdhe. Shenim: Të dhanat historike u nxoren nga libri i Fritz Radovanit “Një monument nën dhé” e me leje të Autorit.


Lahutari Shqiptar HIJE E ZEZE PERMBI SHQIPNI Hije e zezë përmbi Shqipni, Në Tiranë të kuqtë kanë hi, Gja s‟po lajnë pa ba e punue, Se fort mirë i kanë mësue, Enver Hoxha e Mehmet Shehu, Njeni halja e tjetri plehu, I kanë mësue për me vra, Ku janë burrat ma në za, Kjoftë civila apo oficera, Edhe sa viktima të tjera Djem të ri, burra me vlera. Shkojnë brigatat tuj sulmue. Veç tuj djeg e pushkatue. Sllavet rus i kanë mësue. Vijnë brigatat e Stalinit, Vijnë në Laçin e Kurbinit, Me djeg kullat e një trimit, T'Prenk Pervizit gjeneral, N'krye t'ushtrisë ai komandar, Komanadar e patriot, Që Shqipnisë i duel zot. Në cdo kohë e në cdo mot. Atje n'Skuraj po sulmojnë, Kulla të tjera po shkatrrojnë, Të Gjin Pjetrlt njato shpia, Që i kish djeg dy herë Turkia, Komunistat për së treti : Po tmerrohet tanë mileti. Prenk Pervizi fjalë ka çue, Mark Gjomarkun me takue, Me kuvend me bisedue, Komitetin me krijue, Komunizmin me luftue. Por lnglizi ka ndigjue, Asaj pune i ka dredhue, Flet lnglizi dhelparaku : - Mos u bani sebep gjaku, Luftë civile ju me fillue, Bota ka me ju denue. Komunistat le të fitojnë, Se prap na do t'i rrëzojmë. – Shkojnë brigatat partizane, I bien vendit anëmbanë, Der n‟Orosh ato kanë dalë, Zjarr sarajeve u kanë kallë. Gjoni Plak një fjalë po flet : - Kurrë ma ngusht nuk jemi gjet, Mirë anglezët na e punuen, Na gënjyen e na mashtruen, Aleatët na lanë në baltë, Asht vendos kështu në Jaltë. N‟dorë të kuqve e lanë Shqipninë, Për me knaq Jugosllavinë, Njat Broz Titon me gëzue, Veç Kosovën me ia dhurue, Gjithmonë t‟huejt me tradhti N‟qafë të morën moj Shqipni ! Në mal, Kurbin, 1945.

GJYQET SPECIALE Enver Hoxha në pallat, Mendje madh e maIukat, Thotë një lIaf e thotë nje fjaIë : - Me u vendos gjyqi special Koçi Xoxën kryegjyqtarë : Koçi Xoxe teneqexhia, Hamdreq di nga bie drejtësia ! Prokuror Bedri Spahiu, Llafazan e faqe ziu, Llafazan e krye horr, Fjala e tij veç mbjell terror. Vjen pas tij Aranit Çela, N'radhë të parë me kriminela. Çka ka ba ky Araniti : Të tanë Shkodrën fare e qiti ; Zallin e Kirit lau me gjak, Krye katil e krye xhelat ! Bilbil Klosi, kokë qerozi; Për shumë vdekje ky vendosi. Bregu i Lanës u mbyt në gjak Pa pas hile pa pas hak. Kërset pushka aty batare, Vriten krenat shqipëtare : Kshilli i NaItë e Gjenerala, Profesora e intelektuala, Me prefekta e ministra, Si me qanë tuj shkoqun misra ! Moj partia gjakatare, Atdhetarët qite fare, Lidh pas qerrës së Rusisë Edhe asaj të Jugosllavisë, Shove ajkën e ditunisë, Vorrin ia ke ba Shqinisë. Nuk t'mjaftoi gjaku i shqiptarve, Edhe asaj të Jugosllavisë, Shove ajkën e ditunisë, Vorrin ia ke ba Shqinisë. Nuk t'mjaftoi gjaku i shqiptarve, N'qafë iu re dhe Kosovarve, Janë me mija ato që vrave, Mija zemra nanash thave . Njat Kosovë shkjaut ia dorzove: Mbasi burrat krejt ia shove S'e pënnban kund historia, Kaq tëposhtë me ra Shqipnia, Kaq tëposhtë me ra shqiptari : Paske qenë një pjellë barbari. Komunizëm kjofsh mallkue, Farë e dreqit paskë qëllue, Një varrmihës dhe tradhtar I gjithë Kombit tonë Shqiptar. Por do t' çohet prapë Shqipnia, Do të shuhet tradhëtia, Do të zhdukët dhe partia, Kjo partia staliniane, Që ka tha sa zemra nane. Do ta rjepim gjallë Enverin, Ia pamë damin, ia pamë sherrin. Klysht e kuq të asaj Rusisë, Me kasnecat e Serbisë, I prenë krenat e Shqipnisë, Ia nxin faqen historisé Mirditë, 1945.

QEVERI PA EMEN Mjer ky populi, mjer Shqipnia, Qyshë se hyni kjo partia : Qeveri n'fuqi pa emën, Gjysma mashkull e gjysma femën : T'a djeg shpinë e ta pret pemën, N'maje t'gjuhës e ka rrenën. Enver Hoxha nji tradhtar, Psikopat e tru bullar, E ka shit Kombin Shqiptar : Me Broz Titon përqafohet, Fort po puthet e fërkohet : Se Kosovën ia ka premtue, Se Kosovën ia ka dhurue, Se Kosovën ia dha Serbisë, Vorrin po ia ban Shqipnisë, Republikë t' Jugosllavisë. Urdhën jep Stalin muzhiku, Ky far djalli që na fiku. Kosovarë janë vra me mia S‟e mban mend as historia. Gjithë rinia ka sharrue, Kuku, nanat tuj vajtue, Kuku, motrat vesh në zi : - Mallkue kjofsh Enver lubi ! Që i ke vra dhe i ke gri. - Mallkue kjofsh parti kulshedër, Fort përdreqe e fort e egër.Dërdhet gjaku shkon rrëke, Sa me blu mulli, një she, Vritën nerëzit n‟fe t'pa fe : Dhe me mija janë burgue, Tretun larg e intemue. S‟po kursehen gra e fëmi, PIeq e plaka e të ri. Mor Enver baIoz i zi, Paske kenë vërtet lubi ! Ke bashkue do krimmela, Josif Pashka e Aranit Çela, Që po i bajnë njerëzit fërtela. Mehmet Shehu n'ta i pari, Shpirt xhelat e gjakatari, I thotë vetes komunist, E ta pret kokën me brisk, Ta thith gjakun me gojë, I pa fe edhe i pa bojë. Koçi Xoxe vjen pas tij, Shumë ka pre e shumë ka gri, Me do gjyqe fort speciale, Krenat hoq intelektuaIe. Prokuror Bedri Spahiu, Drejtësinë të tanë e nxiu, I pret gjuha veç dënime, I çon njerëzit n'pushkatime. Shefqet Peçi malukat, Kriminel edhe xhelat, Nuk la krim pa krye n'Kosovë, Tuj e derdh gjakun me kovë ! Sa të tillë e sa të tjerë E gjymtuen Atdheun e mjerë, Me kto horra u ba partia. Ka mbarue e tanë Shqipnia ! Berat, 1946.


KRIMET E KOMUNIZMIT

GJYQET SPECIALE DENUAN

NUK MUND TE HARROHEN

AJKEN E SHOQERISE

KURRE N‟E KURRES !

INTELEKTUALE SHQIPTARE


100-VJETORI I NJË KRIMINELI Uran Butka Një nga ngjarjet më të shëmtuara të këtij fillimviti ishe kremtimi i 100- vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut në Muzeun historik kombëtar dhe trajtimi i tij si një figurë e shquar e burrë shteti, gjë që u pasqyrua me bujë edhe në mediat elektronike dhe shtypin e shkruar dhe tronditi opinionin, brenda e jashtë Shqipërisë. Unë nuk kam ndërmend të risjell figurën e Mehmet Shehu, apo të jap konsiderata të plota për të, sepse e kam trajtuar gjerësisht mbi bazën e dokumenteve arkivorë në librat “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, “Një bombë në Ambasadën Sovjetike” dhe në botimet “Krimet e njerëzimit në Shqipëri”. Do të sjell vetëm disa dokumente ( nga qindra që ndodhen në Arkivin e Shtetit dhe arkivat e huaja), që rrëfejnë se Mehmet Shehu ka qenë një kriminel, që ka kryer, veç të tjerash, krime kundër njerëzimit. 1.Në luftën e Selenicës, 1 prill 1943, kundër 126 karabinierëve dhe 116 bersalierëve italianë të komanduar nga një nënkolonel, forcat nacionaliste të prof.Isuf Luzajt dhe ato partizane të Çetës Plakë të Vlorës, komanduar nga Neki Ymeraj, i shpartalluan italianët, duke lënë mjaft të vrarë e të plagosur dhe duke zënë 83 robër. Menjëherë pas luftës, atje arriti Mehmet Shehu, komandasnti i Brigadës I, i cili mori një pjesë të robërve me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. A i pushkatoi dhe i masakroi barbarisht dhe pa gjyq 83 robërit italianë, bashkë me nënkolonelin, natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër.(AQSH, F.270, v.1943) Për pushkatimin e nënkolonelit dhe të robërve italianë, shkruan edhe i biri i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e ankthit” 2. Krerët komunistë të Luftës NÇ në qarkun e Vlorës zbatonin udhëzimet dhe urdhërat e Dushan Mugoshës, i cili kishte synim të shkulte nga rrënjët atdhetarizmin e kësaj treve me tradita të shquara patriotike dhe të impononte me dhunë e terror komunizmin hibrid jugosllavo-shqiptar. Edhe M.Shehu Sh.Peçi, H.Kapo, informonin për çdo gjë Dushan Mugoshën, i cili u jepte direktiva e urdhëra, i kritikonte dhe i vlerësonte, duke u bërë njeriu-referencë dhe personi i plotfuqishëm i Luftës NÇ. Në letrën e datës 30.11.1943 Mugosha, zv/komisar i Brigadës I, e qorton M.Shehun për moskordinimin si duhet të forcave të Brigadës I dhe i kërkon atij që forcat e kësaj brigade të jenë të pamëshirshme “ tue përdorë zjarrin më të tmerrshëm” kundër nacionalistëve. “Pashë se kini rrezikue forca nga mungesa e koordinimit me Besnikun (Hysni Kapo, shën.im), por siç tha edhe vetë, ke ra në pozitat e Delos që s‟ka dasht në asnjë mënyrë. Por gabimi u ba, duhet të mendohet për një sulm tjetër, duke kordinue luftën me Besnikun si edhe me forca të tjera të brigadës, tue përdorë zjarrin më të

tmerrshëm dhe duke qenë të pamëshirshëm…Shiko sesa forca të Brigadës të nevojiten për me shkelë Dukatin dhe kërkoi menjëherë.”(AQSH, F.177, D.8, v.1943, letër e D.Mugoshës) Dukati ishte një fshat i madh në qarkun e Vlorës, që s‟e pranonte as fashizmin, as nazizmin, as komunizmin, ndaj D.Mugosha e urdhëroi M.Shehun “ për me e shkelë” Dukatin, tue përdorë zjarrin më të tmerrshëm, ashtu siç ndodhi realisht. M Shehu po atë ditë, më 30 nëntor, e çoi menjëherë në vend porosinë e Mugoshës dhe e sulmoi Dukatin me afër 1000 ushtarë, tue qenë të pamëshirshëm e duke e kombinuar mësymjen me forcat e Hysni Kapos nga Tërbaçi. Kështu Mugosha fuste në armiqsi e në luftë edhe Dukatin me Tërbaçin, dy fshatra pranë njëri-tjetrit, duke vrarë me një gur dy zogj. Në luftën e Dukatit, më 30 nëntor 1943, merrte pjesë edhe batalioni italian “A.Gramshi” që kishte dezertuar nga ushtria kapitulluese italiane dhe ishte inkuadruar në Brigadën e Parë Sulmuese. Jo vetëm pjesëmarrja aktive e batalionit italian të pajisur me altileri të rëndë kundër banorëve të një krahine patriotike si Vlora, por edhe të një fshati si Dukati, si edhe goditja e fshatit me predha altilerie nga italianët, zgjoi zëmërimin e dukatasve, që rezistuan me heroizëm. Beteja zgjati 14 orë, u vranë mjaft luftëtarë nga të dy anët ndërluftuese, si dhe u plagosën shumë të tjerë nga popullsia, midis tyre edhe 4 gra, që shërbenin si ndërlidhëse midis dy lagjeve: Feride Aleni, Xhemile Shajake, Dudi Havara dhe Xhixhe Jazo. As në ato lagje, as në krejt fshatin Dukat s‟kishte të huaj, as italianë as gjermanë, as rusë, por vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit. Forcat e Brig.I e rahën fshatin me mortaja të drejtuara nga oficerë italianë, duke shkaktuar djegien e disa shtëpive dhe vrasjen e banorëve të pafajshëm të fshatit. Sipas informacioneve arkivore, nga banorët e fshatit u vranë tetë vetë: Beqir Elmazi, Salo Mëhilli, Shyqyri Nezha, Murat Bodo, Muharrem Beqiri, Musa Aliçka, Bino Hasani dhe Selim Hasani si dhe 10 të plagosur, ndërsa nga komunistët 15 të vrarë, 4 robër, ndërmjet të cilëve edhe një italian. Në “Historinë e batalionit II të Brigadës I” shkruhet : “Pasi u rrethua fshati, filloi lufta në mëngjes, bashibozukët ndodheshin brenda në shtëpijat e nëpër llogoret e përgatitura me kohë. Natyra e vendit ishte në disfavorin tonë. Përpjekja zgjati tërë ditën. Ne mundëm të hynim deri në mes të fshatit, duke vrarë 16 prej tyre dhe duke zënë 6 robër.. Tërheqja jonë u bë në rregull, mbetën nga ana jonë dy të vrarë: Jashar Vlashi, zv.komandant kompanie dhe Agim Çomja, përgjegjës i rinisë së kompanisë…” (AQSH, F.177, d.8, v.1943) Sipas një burimi të tretë, u vranë partizanët Fadil Dauti, Myrto Sadiku, shoqja Babushe Dogani dhe 6 të tjerë”.(H.Xhelo, 860 dit lufte) Populli i Dukatit e rrëfen këtë realitet tragjik të luftës civile në varget: S”jam fashist, po jam dukat, As ti rus, po je tërbaç. Po i thonë taksirat, Që vjen e të vret në prag. Në rast se në të ardhmen do të ngrihet ndonjë monument në kujtim të viktimave të luftës civile, këto vargje popullore mund të

vendosen si një epitaf - sintezë i luftës së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Ndërkohë, me dy vargjet e fundit përcaktohet qartësisht, se kush është shkaktar i kësaj lufte vëllavrasëse, kush e nxiti dhe kush “vjen e të vret në prag. Dukatasit antifashistë e atdhetarë qëndruan e luftuan në fshatin e tyre për t‟u mbrojtur, siç e thotë edhe populli, në pragun e shtëpive të tyre. As tërbaçasit nuk janë rusë, po janë shqiptarë. Janë serbët që i ngatërrojnë shqiptarët, janë komunistët ekstremistë M.Shehu e H.Kapo që shkojnë në Dukat për të vrarë vëllezërit e tyre. Në vatrat e tyre. Kjo ishte tragjedia e luftës civile. 3.Një nga masakrat më të shëmtuara të M.Shehut ishte ajo e Martaneshit, më 5 mars 1944. Brigada I marshonte nga Kaptina në Shëngjerg. Në fshatin Peshk parti një shkëmbim zjarri në largësi, që shkaktoi vrasjen e një partizani, Kamber Sadikut. Me urdhër të M.Shehut, partizanët u futën në çdo shtëpi të fshatit dhe arrestuan burrat që gjetën, nga një për çdo shtëpi, ndoshta edhe më tepër. Pleqtë dhe gratë vikasnin: “Pse i merrni lidhur? S‟kanë bërë asgjë të keqe? Partizanë apo ballistë jeni? Kështu s‟i ka marrë as gjermani!” I rreshtuan për t‟i pushkatuar, por doli nga radhët partizane zv.komandanti i batalionit partizan të Martaneshit Hysen Peshku dhe kundërshtoi: “Këta janë të pafajshëm, shoku komandant! Këta që janë rreshtuar për t‟u pushkatuar, shumica janë baballarë e vëllezër të partizanëve të çetës së Martaneshit, nuk janë armiq.” Mehmeti dha urdhër që të rreshtohej edhe ai bashkë me ta dhe dha urdhër për zjarr. Kështu u vranë 22 njërëz krejt të pafajshëm dhe pa gjyq, me në krye kryeplakun e tyre, Rremë Çelën. Viktimat e tjerë ishin: Hysen Peshku, Ibrahim Çela, Musa Balla, Fejzulla Grica, Shaban Grica, Rexhep Grica, Riza Grica, Abdulla Grica, Sulë Balla, Asllan Gurra, Ali Gjoka, Qerim Gjoka, Sulë Peshku, Kamber Peshku, Islam Çela, Liman Hasballa, Isa Çela, Gëzim Koçi.(S.Grica, Rilindja, 1993) Më pas M.Shehu u përpoq t‟i lante disi duart nga kjo përgjakje, kur shkruan se “partizanët e Brigadës I luftuan 6 orë me xhandarët e Abaz Kupit dhe tradhëtarët e Martaneshit, se në Martanesh pushkatuam 25 xhandarë e ballistë”(Mehmet Shehu, vepra I), ndërsa historianët puthadorë e justifikojnë: “Martaneshi si bazë e partizanëve, si një pishtar i lëvizjes, që i kish dhënë dërmën aty e një viti më parë ushtrisë fashiste italiane, tani po i kthente pushkën Ushtrisë NÇ. Gjithçka tregonte se Brigada nuk mund të dilte nga Martaneshi pa u ndeshur me armiqtë…Një ndikim veçanërisht të madh në shpartallimin e armiqve në Martanesh, parti pushkatimi i disa reaksionarëve të kapur robër. Pasoja e saj pozitive u ndie menjëherë.”(Brigda I S, Tiranë 1977) Në radhë të parë, Martaneshi nuk ka qenë asnjëherë bazë e ndikimit të A.Kupit dhe se A.Kupi nuk ka pasur as luftëtarë e as xhandarë në Martanesh.. Martaneshi ka qenë një krahinë më tradita partiotikë dhe luftarake, vatër e lirisë dhe e luftës antifashiste. Martaneshi nuk i ka kthyer pushkën Ushtrisë NÇ, siç thuhet në Historinë e Luftës NÇ, por terroristi Mehmet Shehu i ktheu pushkën Martaneshit duke pushkatuar 25 njerëz të pafajshëm. Së dyti, nuk u bë asnjë gjyq, madje edhe vetë M.Shehu në veprën e vet të parë, nuk pretendon se është bërë një gjyq. Së fundi, e


quajnë me ndikim veçanërisht të madh këtë masakër, e quajnë me “pasoja pozitive” pushkatimin e 22 njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm të Martaneshit! Po a ka masakër me pasoja pozitive? Është veçse një krim masiv kundër njerëzimit. 4.Përveç të vrarëve në luftë, pasuan të pushkatuarit e robërve të luftës si edhe viktimat e shumta nga popullsia e pafajshme, grabitjet e pasurive, djegiet e shkatërrimet. Në ballë të kësaj lufte u vu Mehmet Shehu, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese, e cila, betejat e saj të para i bëri kundër forcave nacionaliste në gjithë vendin. Një nga ato qe lufta në afërsi të Lushnjës, tek kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem, më 21 tetor 1943. Mehmet Shehu shkruan: “ U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë” (AQSH, F.41, D.32, v.1943) Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65 robërve , që s‟ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese ( vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës I S me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë, kishte vetëm një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën civile si një zanat të vjetër. Këtë masakër e pranon edhe vetë M.Shehu në një letër-autokritike drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, ku shkruan: “Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatoheshin 10-20 ballistë nga më përgjegjësit…Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do t‟i zhdukim në të ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalsht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m‟i matur e të mos lë të tërhiqem nga sentimentet dhe buçitjet e çastit, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.”(Po aty, Letër e M.Shehut) E pohon me gojën e vet Mehmet Shehu masakrën ndaj njerëzve të pafajshëm e robërve të luftës, që s‟ishin veçse shqiptarë, fshatarë të Myzeqesë. Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte shpirti dhe mendja e Brigadës I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t‟i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë 12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që M.Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave të luftës civile arriti në rreth 80: Prej katundit Remas: Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata, Qazim Pina. Kryekuq: Murat Malsori, Hysen Ismaili, Osman Plaku, Hamdi Çoku, Shyqyri Leka. Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata, Haxhi Dedej. Grabian: Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani, Sabri Bullari, Tafil Llusha, Roç Llusha, Ymer Bullari, Haxhi Sina, Arif

Halili. Prej katundit Kalosh: Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello. Shënepremte: Haxhi Murrizi, Kadri Murrizi, Avni Murrizi, Hysen Murrizi, Ismail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko, Alush Kasemi, Met Kasemi, Prej katundit Biçak: Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Agushi, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Shaban Sina, Haxhi Sina dhe Ndoni Sako, Fani Trungu, Gori Todi , Jani Gjeka, Jorgji Gjoni, Jorgji Lala, Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi Zhuka, Koli Tashi, Kristo Shkoza, Loni Bita, Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi Janko, Nasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan Bani, Simon Gjini, Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram Jeshili, Mehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen Dupi, Latif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Isuf Buzi, Ramazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lala.( AQSH, F.41, d.32 v.1943 dhe libri “Gjëmat e komunizmit) Vlas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar!”. M. Shehu iu përgjigj: “ Kjo s‟është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…”(Fatos Arapi, kush ishte Vlas Arapi) Ja ç‟thotë një kronikë e kohës: “Në vendin tonë lufta civile ka plasë pikërisht atëherë kur i huaji ndodhet në Shqipëri. Shqiptari po vret shqiptarin… Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen në personin e Mehmet Shehut”.(AQSH, F.41, d.32, v.1943) 5. Në afërsi të Labinotit ( e njohur si masakra në Malin me Gropa) Mehmet Shehu urdhroi pushkatimin e 140 ushtarakëve italianë të vetëdorëzuar tek Ushtria NÇ për t‟u marrë rrobat dhe këpucët, sipas propozimit të zëvendësit të tij, Tahir Kadaresë. Ja dokumenti: “ Këtu në afërsi të Labinotit ndodhen 20 oficerë dhe 120 karabinierë italianë, të cilët s‟kanë lënë gjë pa bërë, ndërmjet tyre ka karabinierë që kanë vrarë personalisht shokë. Në krye të oficerëve është një kolonel që ka qenë nënkomandant i përgjithshëm i shtatmadhorisë së karabinierisë. Unë propozoj në lidhje me këta që t‟i jepen në dorëzim batalionit II dhe me disa orë vonesë nga ne të kalojnë lumin dhe të ekzekutohen gjatë rrugës, larg nga fshatrat dhe në fshehtësi nga ushtarët italianë të brigadës. Të ekzekutohen përtej lumit, pse këtej ku janë jo vetëm që bën bujë, por është e vështirë dhe transporti i teshave personale që ata kanë.” (AQSH, F.177, D.8, v.1943) M.Shehu, pasi e bisedoi me Enver Hoxhën dhe Ramadan Çitakun në Labinot këtë propozim të T.Kadaresë dhe mori pëlqimin e tyre, urdhëroi komandantin e batalionit II të Brigadas I, që t‟i merrte në dorëzim nga komandanti Kadri Hoxha dhe t‟i pushkatonte ushtarët dhe oficerët italianë me në krye nënkolonel Akile Rosito dhe kolonel Gamuçi, që ishin bashkuar vullnetarisht me partizanët. Xhelal Staravecka dëshmon se në Orenjë kishte vrarë me dorën e vet 17 karabinierë, ndërsa italianët e tjerë i pushkatuan, pasi i kishin zhveshur lakuriq për t‟u marrë rrobat dhe këpucët. Ja, si e rrëfen ai këtë masakër:“ Më thirrën në mesnatë nga gjumi dhe më thanë: “Ngreu se të duan në shtab”. U ngrita, shkova në një shtëpi pa dritë dhe kur kapërceva prakun, njoha Dushanin

me sytë që i ndritnin…Më thanë: O Xhelal, në Orenjë të Çermenikës janë 111 karabinierë italianë, merr batalionin tënd , shko atje, vraji se kemi nevojë për petkat e tyre për të veshur partizanët. Ruaju, mos të shpëtojë ndonjë fjalë, pse është konspirative. E na del sekreti në shesh se italianët tani janë miqtë e Aleatëve e protestojnë kondra nesh. Aq më tepër, po ta kuptojë këtë gjë Balli, merr një armë në dorë për të na luftuar.” Çfarë del nga goja e Dushanit, s‟ka diskutim. Shkoj në Orenjë në qendrën e batalionit të Çermenikës e të Brigadës II që ishte në formim e sipër. Të nesërmen, të 111 karabinierët bashkë me kolonel Gamuçin në krye dhe dhjetra oficerë të tjerë i mora duke u thënë se do të shkonim në Burrel. Mbas dy orë udhëtimi, karabinierët i lidha, i ndava në pesë grupe dhe mbasi i xhvesha lakuriq, i pushkatova. 17 i kam vrarë vetë…”(AQSH, XH Staravecka, trakt:Torturë e terror). Këtë masakër makabre e pohon edhe Kadri Hoxha në dëshmitë e tij, e pranon edhe vetë Mehmet Shehu në raportin që i dërgon Shtabit të Përgjithshëm më 29.10.1943: “Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë dhe oficerë të karabinierisë ( edhe koloneli, nënkryetar i shtatmadhorisë së karabinierisë italiane në Shqipëri). U këshilluam me shokun Baca, i cili pranoi propozimin tonë për ekzekutimin e këtyre.. I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative.”(AQSH, F.41, d.32, v.1943). Këtë krim kundër njerëzimit, për vrasjen e të vetëdorëzuarve, e pohon me gojën e tij Mehmet Shehu: ”I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative”(Kadri Hoxha, luftëtar i paepur,Tiranë 2006). 6.Gjejmë në Arkivin e M B, mes të tjerash, dy dokumente që meritojnë vëmendje. I pari, një telegram tepër urgjent drejtuar nga Mehmet Shehu Komandantit të Përgjithshëm, Gjeneral Kolonel E. Hoxhës, ku i propozon që “12 vetë nga kryengritësit e Koplikut, të pushkatohen pa gjyq, të tjerët me burgime të përjetshme e burgime të rënda, ndëkohë që mund të dënohen me vdekje edhe 20 kryengritës të tjerë”. Kreu i regjimit totalitar E. Hoxha i përgjigjet me radiogram urgjent: (Arkivi i MB, telegrame 9.2.1945) Radiogram urgjent Korpusit III-të Gjegje radiogramit Nr. Extra datë 9 Fruer 1945 Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin. Na njoftoni datën e ekzekutimit. Enver Hoxha Firma Ky dokument tregon hapur se pushteti komunist që ishte vendosur në Shqipëri me anë të pushkës, po mbahej po me anë të pushkës. Pushkatimi i 12 personave me urdhër administrativ, pa vërtetuar fajësinë e tyre me anë të gjykatave, por vetëm për shkak të lidhjeve miqësore apo gjinore me kryengritësit, ishte një genocid i egër që kish filluar qysh gjatë luftës, që kish marrë përmasa më të gjëra pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdonte edhe për gjysmë shekulli në mënyrë intensive.


Telegrami i M.Shehut dhe radiogrami i E.Hoxhës mbajnë të dy datën 9.2.1945. Hoxha pa u menduar gjatë, por brenda ditës, pa gjykuar nëse ishin fajtorë ose jo, pa pritur vendimin e gjykatës, nënshkruan pushkatimin e tyre. Vendimi i gjykatës ushtarake për pushkatimin e tyre mban datën 28.2.1945, njëzet ditë pas ekzekutimit të tyre, duke shkelur në mënyrë flagrante çdo ligj e moral njerëzor. Le të nënvizojmë edhe një fakt tjetër nga dokumenti i mësipërm: Mehmet Shehu i propozon Enver Hoxhës dënimin me 39 vjet burg të mjaft viktimave që siç theksohet në dokument “s‟janë fajtorë kryesorë por janë vetëm popull i gënjyer”. Dhe Hoxha e miraton këtë dënim kaq të rëndë të fajtorëve “pa faj”, ashtu siç miraton edhe dënimin me burg për 6 këshilltarë të Melgushit “që kanë dijeni, por nuk i janë përgjigjur thirrjes për kryengritje”! Po ashtu propozohet nga M.Shehu dhe miratohet urgjentisht nga E.Hoxha ekzekutimi i dënimit me nga 30 vjet burg i këshilltarëve të Bërdicës, të Beltojës, të Trushit etj, vetëm e vetëm se “kanë dijeni për veprimet e kryengritësve”. 7. Këto krime pas luftës, pra, në vitet e regjimit komunist, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe klika e tyre në pushtet, i vazhduan gjatë gjithë periudhës gjysëmshekullore të diktaturës së egër komuniste. Tipike është masakra me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike, më 26 shkurt 1951. Ideator dhe realizues i kësaj masakre, që përbën një krim tjetër monstruoz kundër njerëzimit, ishte ministri i Brendshëm i asakj kohe, Mehmet Shehu. Në mbledhjen e Byrosë politike të KQ të PPSh më 20 shkurt 1951, Mehmet Hoxha, pasi raportoi për këtë ngjarje, propozon masa represive në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”(AQSH, F.14, D.1/a, v.1951) “Të arrestojmë menjëherë, brenda kësaj nate, 100 apo 150 vetë dhe të pushkatojmë nja 10 apo 15 prej tyre, pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi”, -deklaron Mehmet Shehu pa iu dridhur qerpiku dhe pa e vrarë ndërgjegja për hdukjen e dhjetra njerëzve të pëfajshëm, që s‟kishin asnjë lidhje me incidentin e Ambasadës Sovjetike. “Kjo masë të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji” –vazhdoi terroristi Mehmet Shehu. Kemi të bejmë me një terrorizëm shtetëror të paparë, që shkel e përdhos edhe ligjet që ka miratuar vetë, që arreston, pushkaton, burgos e internon me qindra persona të pafajshëm, pa asnjë vendim gjyqësor, pa asnjë fakt ligjor, pa respektuar asnjë procedurë ligjore, por vetëm me vendime të Byrose politike të partisë, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Kështu, përveç qindra të burgosurve dhe të familjeve të internuara pa asnjë vendim gjyqësor, u pushkatuan pa gjyq 22 intelektualë të shquar nga gjithë trevat shqiptare: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafurr Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasoruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Ali Shkupi,

Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç. Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, edhe një njeri të vetëm të vrasësh pa faj e pa gjyq apo në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konsiderohet krim kundër njerëzimit, dhe jo, mandej, mijra krime kundër njerëzimit që ka kryer Mehmet Shehu, i denjë për në gjyqin e Hagës! Një popull nuk mund të jetë plotësisht i lirë, nëse nuk njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar e civil, nëse nuk distancohet nga krimi e kriminelët, të çdo kohe qofshin, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë, nëse nuk është në harmoni me veten dhe të vërtetën.

ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA NDERON NËNË TEREZEN Nga Frank Shkreli Më 1985 Nënë Tereza ishte ftuar të fliste para Asamblesë së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara me rastin e 40-vjetorit të themelimit të kësaj organizate botërore. Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara në atë kohë Perez de Cuellar, e paraqiti murgeshën shqiptare Nënë Terezën me këto fjalë: ''Këtu është një sallë fjalësh. Disa ditë më parë në këtë tribunë folën burrat më të fuqishëm të botës. Mirëpo, tani kemi privilegjin të kemi mes nesh gruan më të fuqishme në botë. Nuk besoj se është e nevojshme tua paraqesë atë. Ajo nuk ka nevojë për fjalë. Por Ajo ka nevojë për veprat tona. Mendoj se gjëja më e mirë që mund të bëjë unë është ta nderoj atë dhe tu them se ajo është më e madhe se unë, ajo është më e madhe se të gjithë ne së bashku. Ajo është Kombet e Bashkuara. Ajo është paqëja në botë.'' Sipas gj asës, duke përfillur fjalët e ishSekretarit të Përgjithëshëm Cuellar, se Nënë Tereza kishte nevojë për veprat dhe jo fjalët e OKB-së, të hënën pasdite më 17 Dhjetor, Asambleja e Kombeve të Bashkuara shpalli 5 shtatorin, dita kur ka ndërruar jetë e lumnuara Nënë Tereza, si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë. Shqipëria, nepërmjet ambasadorit të saj Z. Ferit Hoxha ishte një nga vendet kryesore sponsorizuese të kësaj rezolute dhe Misioni Shqiptar në Kombet e Bashkuara luajti një rol kyç në miratimin me konsensus të saj. ''Nëpërmjet një lobimi të fuqishëm, rezoluta arriti të marrë bashkësponsorizimin e më se 20 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Republikës së Shqipërisë në lidhje me vendimin e organizatës botërore. Në fjalën e tij me këtë rast, Ambasadori i Përheshëm i Republikës së Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara, Z. Ferit Hoxha, pasi

NANE TEREZA falenderoi Hungarinë për për punën që bëri gjatë konsultimeve për miratimin e kësaj rezolute, ndërkohë që theksoi rolin që luan dhe duhet të luaj Bamirësia në çdo shoqëri dhe në botë në përgjithësi, me krenari foli edhe për Nënë Terezën si simbolin e Bamirësisë në botë duke thënë: ''Duke zgjedhur datën 5 shtator, dita kur bota humbi Nënë Terezën, si Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, Asambleja e Përgjithëshme me këtë vendim ndihmon që ta bejë këtë ditë më domethënse për njerëzit anë e mbanë botës dhe në të njëjtën kohë i shërben më mirë objektivit të rëndësishëm për të njohur më mire dhe për të mbështetur veprat e Bamirësisë anë e mbanë botës.....Shqiptarët do të jenë përherë krenarë me Nënë Terezen, për veprën dhe trashëgiminë e saj, gjë që ne e konsiderojmë si dhuratën më të mirë që mund t'i kemi dhënë njerëzimit.'' Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, Z. Ferit Hoxha u tha delegatëve se ''Ne do të kujtojmë gjithmonë njërën prej thënjeve të saj, pasi këjo deklaratë nënvijon esencën ose thelbin e veprës së Nënë Terezës: ''Me gjak jam Shqiptare. Me shtetësi jam Indiane. Me besim jam murgeshë katolike. Si e tillë, i përkas të gjithë botës''. Është ekzaktërisht këjo thirrje e Nënë Terezës, përfundoi ambasadori shqiptar pranë OKB-së, që do të festohet çdo vit me 5 shtator për të kujtuar rolin e pazëvendsueshëm të Bamirësisë në çdo shoqëri dhe në çdo vend të botës, ashtuqë të njihet edhe puna dhe kontributet, në këtë fushë, të të gjithë personave të ndryshëm dhe nga rajone të ndryshme anë e mbanë botës. Ministria e Punëve të Jashtëme e Shqipërisë, nepërmjet një deklarate për mediat e ka përshëndetur këtë vendim, me të cilin, sipas saj, ''vendet anëtare të OKB-së, duke njohur e vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të akteve të bamirësisë në zbutjen e krizave humanitare dhe vuajtjeve njerëzore, i bëjnë një homazh të merituar aktivitetit e trashëgimisë së Nënë Terezës, e njohur ndërkombëtarisht dhe e vlerësuar botërisht për përkushtimin dhe punën e saj gjatë gjithë jetës në ndihmë të të sëmurëve, të varfërve e njerëzve në nevojë'',


përfundon deklarata e Ministrisë Shqiptare të Punëve të Jashtëme. Nuk ka emër më të madh as më të mirë se Nënë Tereza, siç tha edhe ambasadori shqiptar pranë OKB-së, Z. Ferit Hoxha – rreth të cilit të mobilizohen burimet botërore njerëzore dhe materiale, përfshirë edhe ato të OKB-së në përkrahje të rolit që luan Bamirësia, pasi sipas rezolutës, varfëria vazhdon të ekzistojë në të gjitha vendet e botës, pa marrë parasyshë situatat ekonomike, shoqërore dhe kulturo

Nga Fritz RADOVANI

DY SHPÊLLA TË THÊLLA... Në 100 vjetorin e Pavarsisë...

At Shtjefën Gjeçovi Ndër dy shpella të thella, nën dy harqe të daltuem në shkambijtë e ashpër të maleve tona, të naltuem e të zhytun deri në vrantësinën e pafund të qiellit, të ndamë nga një stom i drejtë që bie pingul mbi një kreshtë burrnore e ku nën té buroi si prroni i pastër e i freskët hymni i një Flamuri të dhunuem për shekuj me rradhë, pikërisht aty, në ato dy vatra shkëndijash me të cilat nuk mujtën me u hangër as sytë e Shqipës, nën cohën e ashpër e të murrme të zhgunit të Shën Françeskut, pushoi së rrahuni Zemra e Madhe e Fratit të Kosovës, mu në Zym të Hasit të Thatë, me 13 Tetor 1929...kur serbët menduen me e lanë të përjetshëm Emnin e fratit tue pagëzue me gjakun e Tij të Shenjtë brigjet, cungat e stomijet e njomuna për sa shekuj nga vllaznit e Tij, dhe tue i diftue botës mbarë se këtu njenit prej bijëve të Ilirëve sot hasmi tradhëtisht i ngriti një monument ma të fortë se bronxit, Monumentin e At Shtjefën Gjeçovit OFM, i cili ndër shekuj nuk do të kenë kurrma mort! E ç‟prej asaj dite të zezë duert e Shugurueme të Tij nuk do të daltojnë kurrma

ndër zemrat e njoma shkrojlat e At Gjergjit!...E, nuk do të shkojnë gjatë kur camerdhokëve të vegjël nuk do t‟u mësojë ma kush me shkrue emnin “Gjergj Kastrioti”... Qysh se fillova me marrë mend e kuptova fjalën “vrasë” tue pa me sy gjakun e derdhun lamë në 13 Tetorin e vitit 1943 në Tiranë, kjo datë më kujtonte shprazje armësh e bombësh mbi njerzit e pambrojtun e të pafajshëm...por kjo nuk ishte data e parë e atij tmeri që përjetova si fëmijë kur ishe vetëm 3 vjeç, mbasi për të gjithë Shqiptarët një 13 Tetor tjetër të përgjakun kishin përjetue 14 vjetë para meje nxanësit e Zymit të Hasit në Kosovë, kur dora e pabesë e shovenistëve serb në vitin 1929, plandosi përdhé Mesuesin e tyne të Gjuhës Shqipe, fratin e përvujtë, At Shtjefën Gjeçovi, pra plot 83 vjet ma parë. Ishte pikërisht ajo vjeshtë e zymtë kur flladi i freskët frynte mbi gjethet e zverdhuna të lisit, me të cilët Përenditë Pellazge thurën kunorën e martirizimit por edhe të lavdisë së përjetëshme që me duert e Tyne Ata i vunë mbi ballin e Heroit të Popullit Shqiptar! Ishte ai dru i gdhenun që i kishte lëshue ata gjeth për shtroje për daltuesin e vet, kur në dorën e Tij iu gjet si shkop për mburojë bash atëherë kur zagart e mbarë Ballkanit lehnin për “barbarët e egjër”, mbasardhësit e Lekës dhe të Gjergjit të Madh. Ai nuk eci kurrë mbi shilte e cerga...Ai eci i zbathun me sandalet e Tija mbi gur e shkrepa, mbi ferra e zallishta, ndër fusha, shpella e male, vetëm mbas Kryqit, me Ungjill në dorë. Ungjill e Kanu ishin mburoja e Tij; Paqë e Drejtësi ishin parzmorja e Meshtarit tonë... Ai ishte djalë i Janjevës së Kosovës, i lemë me 12 Korrik 1874, nga një familje e thjeshtë me origjinë nga Kryeziu i Pukës, me tradita të theksueme Shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje, ku famullitari i atij vendi, tue vrejtë cilësi të një squtësie të rrallë e mbi të gjitha një natyrë të prirun për kah Feja e ditunia, me leje të prindëve të Tij dhe të Argjipeshkvit të Shkupit, e merr Hilën e vogël (emni i parë i Pagëzimit ishte Mëhill ose Hilë), dhe e sjell në Kolegjin e Françeskanëve të Troshanit. Aty vazhdoi mësimet e mesme dhe u pergatitë që në moshen 10 vjeçare shpirtnisht për udhën e vështirë në të cilën mendonte me vazhdue, tue ju kushtue Urdhnit të Fretenëve të Vogjel (OFM) të Shën Françeskut të Asizit, që kanë zanë vend në Shqipni që në Shek. XIII mbas Krishtit. Zakonisht aso kohe studentët shqiptarë mbas këtyne viteve shkollore dergoheshin në Bosnje, ku banin një plotësim mësimesh liceale me profesorë të njohun dhe njëkohësisht edhe parapergatiteshin për studimet e nalta teologjike, të cilat pjesa ma e madhe i kanë krye në Austri dhe Itali. Gjeçovi studimet e nalta të filozofisë i bani në Banjaluke, ndërsa ata të teologjisë i ka përfundue në Kreshevë, ku u njoht me letrarin e madh epik Gegë Martiq. Si duket edhe Gjeçovi, ashtu si At Gjergj Fishta, nga ajo shkollë e Bosnjes marrin edhe nektarin e njohun të asaj letersie e cila ma vonë ndikoi direkt në krijimtarinë e tyne letrare, por duhet theksue të një niveli artistik shumë të naltë e që mbetë edhe i papërsëritshëm mbas këtyne kolosëve, që kanë lanë vepra me vlerë të madhe në fondin e kulturës sonë Atdhetare Shqiptare.

Në vitin 1896, porsa kishte krye studimet, vjen në Shqipni dhe fillon veprimin fetar e atdhetar në Pejë, Laç të Kurbinit, Gomsiqe, pikërisht ndër ato zona shumë të vorfna, por që la mbresa të përjetëshme me mësimet e Tija të Atdhedashunisë, një vepër e vazhdueshme e Urdhnit Françeskan në të gjitha Trojet Shqiptare ku kanë shkelë ata. Folklori, doket e zakonet dhe “ligjët e pashkrueme” të atyne viseve bahën shujta shpirtnore e Tij, me të cilat menjëherë filloi me mbrujtë landën edukuese të “Kanunit të Maleve” të Kombit Shqiptar. Reformat e Xhonturqëve e zanë në Gomsiqe dhe asht ndër të parët që i zbulon pa pikë frike karakterin shtypës të tyne ndaj vendit tonë. Në Durrës ka një korespondencë të dendun me shumë shqiptarë të Shqipnisë së Mesme që punojnë për të njajtin qellim si Ky. Ndër të gjitha vendet ku shkon ishte lashtësia e tyne ajo që shumë ma shpejtë se mund të mendohej e ban me vue gurt e thëmelit të shkencës së arkeologjisë Shqiptare, Baba i së cilës asht At Shtjefën Gjeçovi. Mbas vitit 1912, kur At Gjeçovi arriti me pa frutin e përpjekjeve të veta për Liri dhe Pavarësi me ngritjen e Flamurit në Deçiq në 1911, dhe me 28 Nandor 1912 në Vlonë, Ai nuk u pajtue si të gjithë shokët me okupacionet e hueja, kjofshin ata edhe të pjesëshme ose edhe të përkohëshme, kështu pra, as italianët, austriakët apo serbët nuk e donin praninë e Tij. Madje në vitin 1920 kur asht në Vlonë bashkë me priftin Atdhetar Don Mark Vasa, janë në krahun e vendosun të luftarëve Atdhetarë të Lirisë, kundër zaptuesëve italianë. Mospajtimi i Tyne me të tilla vepra të fqinjëve ka ba atë Histori të Lavdishme të Tyne që përjetësisht ka mbetë Heroike. Në fushën e letërsisë krijimtaria e Tij asht mjaft e gjanë por e panjohun pothuej fare nga Shqiptarët mbas vitit 1944 për ato arësye që dihën kryesisht të përfshimë në Gjenocidin komunist kundër Klerit Katolik Shqiptar dhe veprimtarisë Atdhetare të Veriut. Asht logjike që veprimtaria e Tij e shkrueme në Gegënisht nuk mund të zente vend në letërsinë antiatdhetare të realizmit socialist. Mjaft dorëshkrime të Tij u plaçkitën nga komunistët kur ata bastisën Kuvendin Françeskan të Gjuhadolit në Shkoder në vitin 1946 dhe shumë nga këto vepra të ruejtuna si dorëshkrime me vlerë, përfunduene pjesërisht në Jugosllavi, ndersa një pjesë tjetër janë endè sot jashta “perdorimi” per disa...në podrumet e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë. At Gjeçovi në fushen letrare asht vlersue edhe nga dijetarët e mëdhaj të kësaj fushe si Prof. Karl Gurakuqi, i cili shkruen: “Gjeçovi botoi në Shkoder në vjetin 1910 vëllimin e bukur me titullin “Agimi i Gjytetnis” kushtue A. Fishtës, ndër fletët e të cilit frynë gjithkund nji erë e pastër ndiesishë të flakta atdhetare. Asht për tu shenuem në këte vepër nji studim i hollë mbi fjalorin e gjuhës shqipe, ku rrihet çashtja e pastrimit të fjalëve të hueja, të kujdesit në të folun pa gabime dhe të mënyrës së mbledhjes së fjalvet nga goja e popullit. Përveç këtij libri, kemi nga penda e tij edhe përkthimin e dramit tri pamjesh të Pjetër Metastasit “Atil Reguli” (1912); “Shna Ndou i Padues” mbas Dal-Gal (1912); “Vajza e Arleans-it a Joana d‟Ark” (1915) etj.”


Ja, dhe një fragment i poezisë “E drejta!”: “M' kam, se Atdheu don që t' vllaznohi E njihni n' t' bame t' keni e n' fjal M' kam, se Atdheu don që t' bashkohi Hovin hujliut, vllaznisht me j' a ndal ...M' kam, shqyptart, m' kam, e n' zemrat trimnohi! M' kam, flamurin e Shqypnis qit - e ndrit Emnin tand, pa frig e marre rrfeje Gjuh‟ n tande, n' t' cilën Mama t' ka rrit N' drit me qitun, prej Zotit ke leje ...Ngrehu prej gjumit, se mjeft t' ka topit!” Si thëmelues i arkeologjisë sonë kombëtare asht vlerësue dhe njohë edhe nga dijetarë të huej të kësaj fushe si: Dr. Ugolini, drejtor i misionit arkeologjik italian që erdhi edhe në Shqipni, nga Prof. Marucchi n‟ekspoziten e Vatikanit, nga Prof. Nopçe etj. Ai ishte me të vertetë një shkencëtar i mirfilltë në këte fushë ku la thesare me vlera të mëdha kombëtare të zbulueme prej Tij, të cilat ruheshin deri në 1946 në Muzeun e Kuvendit të Gjuhadolit, si Unaza e njohtun e Gjeçovit, armët ilire, Zoja e Zezë e daltueme në dru, enë të vjetra prej balte etj. Ka botue mjaft artikuj në shumë revista e fletore të kohës mbrenda e jashta vendit me pseudonimin “Lkeni i Hasit”. Shkopi i Tij i daltuem në dru asht një vepër arti në vete. Asht ruejtë deri vonë në Muzeun e qytetit të Shkodres. Madhështia e At Gjeçovit ka mbetë në fletët e prarueme të vepres së çmueshme dhe të pavdekshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, me të cilën Autori arrijti me gjujzue shpifsit dhe mashtruesit e vazhdueshëm armiqë të Popullit Shqiptar, tue i tregue me fakte se, kush jemi dhe nga erdhëm për qellimin e madh të ruejtjes së identitetit tonë kombëtar. Të gjitha mendimet dhe vlerësimet e At Fishtës, Don Lazër Shantojës, Prof. Karl Gurakuqit, Prof Ndoc Kamsit, ....etj. për këte Kanu do të përmblidhën mbrenda parathanjes së kësaj vepre prej të Madhit Faik Konica, i cili ka arrijtë me penden e Tij të artë me daltue në shkambijtë shqiptar këto fjalë: “At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet përpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'ushtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë - si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë grekoromane - At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n' Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû,

pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na uçpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, - se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej. Famullia - një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë - qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobëksí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit. Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregói një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme. Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash grekoromane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin… Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuar janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí. Po, At Gjeçovi, është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë

duke u-rritur - dhe njëditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shënjtëruar të Shqipëtarësisë.” *** Aty rreth vitit 1954, 55... I pari njeri që më foli për At Shtjefën Gjeçovin asht kenë piktori Prof. Simon Rrota, mësuesi i em i vizatimit...kishim përpara një portret të Tij...Aq më bani përshtypje fjala e Mësuesit tem që po më shpjegonte vrasjen mizore të Tij, sa gati pavetëdije i thashë: “Profesor, po edhe këta dy sy Shqiponjet armët serbe i këthyen në dy shpella..?”

Na vjen mirë që ka shqiptarë që reagojnë ndaj të tillë “profesorë” si Schmitt që nuk pushojnë të hedhin baltë mbi historinë tonë dhe të fusin turinin në çështjet shqiptare sikur janë perëndi. Asht fare e qartë se një i tillë profesor i mban ison interesave të fqinjëve sllavë apo grek që nuk nuk e honepsin një komb të bashkuem shqiptar. Sado të përpiqen Schmittet me shoke, rrjedha e historisë nuk mund të ndalet, ajo rrjedhë që asht krejt në favor të bashkimit tonë kombëtar.

ALTERNATIVAT E PROFESORIT SCHMITT Eugjen Merlika Festimet e njëqindvjetorit të Pavarësisë kombëtare të Shqipërisë vazhdojnë të kenë jehonën e tyre në shtypin e huaj. Arsyeja qëndron në pohimin me zë të lartë të çështjes kombëtare nga përfaqësues të ndryshëm të politikës, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në trevat e tjera shqipfolëse, jashtë kufijve të saj. Shprehje, si ajo e kryeministrit Berisha nga Shkupi, “ U bëj thirrje shqiptarëve të punojnë çdo minutë, çdo orë, çdo muaj, çdo vit për bashkimin e tyre”, apo ajo e Xhavit Halilit : “Ne kemi një gjak, një gjuhë dhe një flamur” nuk kanë asgjë të jashtzakonshme apo “eksplozive”, por bëjnë bujë sepse, prej 70 vjetësh, nuk dëgjoheshin nga goja e autoriteteve zyrtare të politikës shqiptare dhe për opinionin publik të huaj quheshin koncepte t‟atrofizuara e të papërfillëshme. Befasimi kapi dhe një firmë të njohur për publikun shqiptar, Oliver Jens Schmitt, një profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës, autor i vëllimit “Skënderbeu”, botuar në shqip para pesë vjetësh. Profesori, në artikullin e tij “Një vetëbesim i ri i shqiptarëve në Ballkan”, ve në tehun e kritikës së tij pothuaj të gjithë klasën politike shqiptare, jo vetëm në Shqipëri, por


edhe në Kosovë e Maqedoni, veçanërisht deklaratat e disa prej përfaqësuesve të saj në atë përvjetor. Madje ai e shton dozën e kritikës, duke rrjeshtuar dhe kundërveprimet e diplomacive të huaja, në rradhë të parë të fqinjëve, e duke pohuar se “dëmet në politikën e jashtme janë të mëdha”. Në të gjithë këtë paraqitje nuk ka asgjë të re, është një vazhdim i interpretimit të çështjes shqiptare në një vështrim kundërshtar të saj. Ajo që më duket se mungon në analizën e profesorit, apo të pikave të tij të riferimit në publiçistikën shqiptare, është fakti se prirja kombëtariste e shqiptarëve, dëshira e tyre për të jetuar së bashku në një shtet, interpretohet në versionet më të mundëshme të një logjike që funksionon në dritën e nevojave imediate të politikës, e jo në një kërkesë të brëndëshme individuale e kolektive të vetë qytetarëve. Pohimet e ndryshme të politikanëve interpretohen si shpalosje e një strategjie zgjedhore në kërkim të votave, e jo si paraqitje e një problemi që lindi në çastin historik të gjymtimit të shtetit shqiptar në dobi të fqinjëve. Madje Schmitt bën të vetin një arsyetim të Ben Blushit, që e quan “...nacionalizmin si një opozitë sistemi, ku armiku merr fytyra të ndryshme....” si një vlerë e ndryshueshme, e cila shfaqet në çaste të caktuara e në forma të ndryshme, duke synuar objektiva gjithashtu të ndryshme. Nacionalizmi shqiptar nuk është e nuk duhet të jetë një krijesë e tillë e shtirur, e lindur rastësisht në vartësi të rrethanave e të interesave të klasave drejtuese e përfaqësuesve të tyre. Ai përbën një strategji të një kombi që, në çastin e themelimit të shtetit të tij, është ndjerë i dënuar pa të drejtë, i ndarë për gjysmë pa asnjë motiv të vlefshëm historik apo moral. Autori i shkrimit përmend shprehjen “mit i viktimës”. Që Shqipëria u nda dysh në konferencën e Londrës 1913 nuk është një mit, një përrallë e shpikur nga shqiptarët, por është një fakt historik me pasoja të pallogaritëshme humbjesh shqiptare në jetë njerëzore, në pasuri e në shpërngulje të detyruara të qindra mijra qytetarëve të Kosovës e të Çamërisë. Nacionalizmi shqiptar qe më i riu në Evropën e shekullit të njëzetë, nuk pati bazën e tij në madhështinë e perandorive apo mbretërive të fuqishme, nuk pati kurrë shfaqje agresiviteti ndaj të tjerëve, por mbrojtjeje të vetvetes. Nuk ka nevojë që këtë të vërtetë t‟a pohojë me forcë kryeministri, ajo është në

vetë logjikën e ngjarjeve të një shekulli, të cilën, profesori i nderuar i historisë së Evropës Juglindore, duhet t‟a dijë më mirë se kushdo tjetër. Aspirata e shqiptarëve për të jetuar në një shtet të përbashkët është një kërkesë sa e drejtë aq edhe e ligjëshme, ajo nuk është një variabël e humoreve të politikës ndërkombëtare, por një e drejtë e patjetërsueshme e tyre, një kostante e qënies së tyre si komb e si shtet. Habit fakti që kjo dëshirë demonizohet në forma të ndryshme, duke i ngjitur dhe etiketat më t‟urryera, duke i veshur dhe atë të komunizmit, me të cilin vetëm një verbëri e theksuar politike e historike mund t‟a njëjtësojë. Komunizmi qe armiku më i egër i nacionalizmit shqiptar, qe ai që e varrosi termin dhe idenë pwr gjysëm shekulli, si për arsye ideologjike, ashtu dhe për interesa partiake e varësi nga P.K.jugosllave. Nëse tirania komuniste në çaste të caktuara, u mundua të japë idenë se i shërbente interesave të Atdheut, ajo kurrë nuk mbështeti një strategji të bashkimit kombëtar, të cilin e bëri pluhur e hi sapo mori pushtetin, n‟emër të internacionalizmit proletar e të “vëllazërimit” me grekët dhe jugosllavët. Përvoja e trajtimit të çamëve e kosovarëve në Shqipërinë enveriste është një dëshmi e pakundërshtueshme e politikws komuniste në lidhje me shqiptarët e mbetur jashtë kufijvet dhe interesat e tyre. Cilido që ka lexuar në gazetën Shqiptarja.com “Përshpagimet shqiptare” është në gjëndje të bëjë dallimin ndërmjet qeverive nacjonaliste dhe atyre komuniste, përsa i përket qëndrimit ndaj trevave shqiptare, jashtë “shtetit amë” dhe interesave të banorëve të tyre. Autori i shkrimit na ve një alternativë zgjedhjeje : “ose një Shqipëri më të madhe, ose një Shqipëri më të mirë”. Nuk kuptohet se nga çfarë autoriteti sot ne na shtrohet si komb kjo zgjedhje e mbi ç‟bazë morale apo politike mund të motivohet ajo. Shqipëria më e madhe do të jetë dhe Shqipëria më e mirë, sepse bashkimi i energjive dhe forcave të gjithë shqiptarëve, sigurisht, do të prodhojë më shumë të mira për shtetin e tyre. Se si do t‟arrihet kjo aspiratë shekullore është e gjitha për t‟u vlerësuar e përsiatur. Sigurisht do të arrihet nëpërmjet mjeteve paqësore, në marrëveshje me fqinjët dhe miqtë, në kuadrin e një Evrope që, nëpërmjet bashkimit të saj duhet të shmangë të gjitha padrejtësitë e shekullit të shkuar. Është e vërtetë se diplomacia ndërkombëtare, në njëqind vitet e shkuara, na ka detyruar të pranojmë ndarjen tonë, por nuk ka arritur të na bëjë të heqim dorë vullnetarisht prej bashkimit. Nëse sot qindra mijra qytetarë të Shqipërisë, Kosovës, Sërbisë, Maqedonisë e Malit të Zi, festojnë 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë shqiptare, nëse 1,5 milionë qytetarë vizitojnë, në 45 ditë, armët e Skënderbeut, simbole të kombit luftëtar të lirisë, ato diplomaci duhet të binden se dëshira për bashkim mbetet një projekt që kërkon sendërtim, që ruhet në thellësi të vetëdijes së secilit prej shqipfolësve, që nuk është zvetënuar nga koha, që nuk është tharë nga të gjitha stinët e flakëve që e kanë përzhitur prej njëqind vitesh. Ai projekt kapërcen llogaritë e politikanëve fqinj e të miqve të tyre, ashtu sikurse dhe konsideratat e intelektualëve të

tipit Schmitt që tremben nga ky “...dimër nacionalisto-shqiptar”. Si i tillë ai duhet trajtuar me seriozitetin e duhur, pa hipokrizinë e kushtëzimit të pjesëmarrjes në bashkësitë dhe organizmat ndërkombëtare, pa arrogancën e “diplomacisë së kanonierave” e të logjikës së më të fortit, pa idolatrinë e tabuve të mos ndryshimit të kufijve. Ajo duhet të mbajë parasysh vetëm një gjë, respektimin e vullnetit të lirë të popujve për vetëvendosje, që do t‟ishte edhe ngadhënjimi i demokracisë së vërtetë në marredhëniet mes shteteve. Në këtë vështrim, mendoj se hapi i parë do t‟ishte një hulumtim i vullnetit të gjithë shqipfolësve, nëpërmjet një referendumi. Hapat e mëtejshme do të ishin rrjedhojë e përfundimit të tij, pra subjekte marrëveshjesh e kompromisesh që nuk do të cënonin as parimet e Evropës demokratike dhe as qëndrueshmërinë e sigurinë e rajonit tonë.

Asht një nder për revistën Kuq e Zi që të paraqesë ne faqet e saj veprën e Piro Tasës “ Të Huajt për Shqiprinë e Shqiptarët”, një kontribut i çmueshëm ndaj historisë shqiptare, veçanëriisht të asaj që përfshinë Beratin, qytetin e krahinë e autorit. Dëshmitë e figurave të shquara të të huajve, flasin qartë mbi ngjarjet që shoqëruen historinë shqiptare gjatë shekujve.

TE HUAJT PER SHQIPERINE E SHQIPTARET Piro Tase

Nga Tepelena në Berat

(Shënime) “Shtatori i vitit 1815. Fshatrat, disa nëpër faqet e maleve dhe të tjerët, të fshehur përgjatë luginave, kishin një pamje monotone dhe të trishtuar. Shtëpitë, ndërtuar me një lloj guri të zi si në të kuqëremtë, ishin të vendosura shumë larg nga njëra-tjetra. Konstruksioni i tyre shërbente për të na dhënë neve idenë e frikës dhe të pasigurisë që kishte pushtuar këtë vend kaq të varfër kohë më parë se sa të pushtohej nga Ali Pasha. Çdo shtëpi ishte e ndërtuar në trajtën e një kulle, me hyrje në katin e dytë, të paktën gati tre metro sipër themeleve të ndërtesës, dhe, sa herë që ndokush dëshironte të hynte apo të dilte, një shkallë prej litari, lëshohej apo ngrihej, përsëri lart,nga pjesëtarët e tjerë të familjes. Dritaret prej nga mund të hynte lirisht drita , mungonin. Nuk mund të shikoje as një copë qiell që nga brënda këtyre kullave apo burgjeve… Mund të shihje veç ndonjë frëngji të hapur në mur prej nga, gryka e një pushke, merrte në shënjë hasmin e fisit. Pothuajse të gjithë banorët e kësaj treve, ishin myslimanë edhe pse nuk dinin asgjë për shënjtorin e tyre, Muhametin. E kishin braktisur Kristianizmin për të vetmen arsye


që të siguronin zotërimet e tyre edhe pse patën të njëjtin fat duke u përbuzur si nga grekët ashtu edhe nga osmanllinjtë. Disa vjet më parë ky vend ishte i pakalueshëm për udhëtarët e huaj. Ishte aventurë të ecje pranë ndonjë shtëpie, pasi pushka e fshehur pas frëngjisë, kishte vënë në shënjestër jetën tënde. Natyrisht, që edhe vet tirrania e Ali Pashës, plotëson imazhin e këtij shteti!”

zbriti nga kali tek porta e hanit. Përqafimi i përmalluar dhe lotët që rodhën prej gëzimit nga sytë e këtyre dy burrave në këtë takim, ishte një gjë shumë prekëse ndaj ndjeva dëshirën për të mos i shkëputur nga njëri-tjetri, duke u kthyer i vetëm për në shtëpi.”

Peizazh marramendës dhe banorë të qytetëruar

“Pasi hëngrëm mëngjesin, vendosëm t‟i bëjmë një vizitë Hysen Beut, djalit më të madh të Muktar Pashait, i cili bënte këtu punën e kajmekamit të të jatit nën kujdestarinë e plakut Jusuf Arapi. Beu i ri banonte në sarajet e vjetra, në këmbët e Akropolit. Ai na priti shumë përzemërsisht dhe shprehu dëshirën për të na shërbyer për çdo gjë gjatë gjithë kohës që do të qëndronim në zotërimet e tij. S‟ka asgjë për të shënuar, qoftë me pamjen e tij apo edhe me mënyrën e të sjellurit, vetëm se ishte më i dashur dhe më i kulturuar se sa i jati. Edhe pse s‟kishte mbushur ende të nëntëmbëdhjetat, po bënte dy vjet që ishte martuar, por deri tani nuk kishte asnjë fëmijë. Para se të niseshim, në intimitet, na tha se në brëndësi të Akropolit, disa gjurmë të hershme mund të paraqisnin interes për ne, ndaj dhe na ofroi kuajt e tij për të shkuar deri atje. Ne e pranuam ftesën dhe, menjëherë, u dhanë urdhërat për përgatitjen e kuajve. Para se të niseshim kaluam nga ajo anë ku rrinte Jusuf Arrapi për t‟u përshëndetur me të, por nuk mundëm ta takonim pasi ishte pa qef. (Karakterin e tij prej gjaksori por edhe prej një njeriu jashtëzakonisht besnik, e ruajti deri sa vdiq-T.Hjugs.) Sidoqoftë, i ishte bërë qefi nga vëmendja që ne kishim treguar për të dhe na dërgoi për drekë një gjel deti të mrekullueshëm. Tek po zbritnim shkallët, dëgjuam trokitjen e patkojve të kuajve dhe hingëllimën e tyre. Ishin dy kuaj ngjyrë krem: për zotin Parker dhe për mua. Na ra menjëherë në sy tërbimi i tyre i papërmbajtshëm, por ama, ato ishin edhe kafshët më piktoreske që unë kisha parë ndonjëherë në jetën time. Kofshët dhe gjokset e tyre të gjerë, qafët e trasha dhe paksa të përkuluara, kreshtat e valëvitura, kokat e vogla dhe sytë që u lëshonin xixa, e mrekullonin më tej atë përshkrimin e shkëlqyer oriental të kuajve të luftës që bën Job-i në librin e tij.”

“Në të djathtë ngrihet Tomori, i cili, me linjat dhe madhështinë e vet, i ngjan Etnës, ngjashmëri, të cilën nuk ma ka zënë syri kurrë në ndonjë mal tjetër. Maja e tij e lartë, e veshur me një mantel të bardhë dhe të shndritshëm dëbore, spikat mes reve me një shkëlqim mahnitës, tamam si një kështjellë e banuar mes atij terreni të hapur dhe malor. ..Kur u afruam vetëm disa milje në afërsi të Beratit, gati 12 orë larg nga Tepelena, na u shfaqën përpara fushat e mbjella, dhe vendasit e qytetëruar. Aty ndaj të perënduar, u futëm në një luginë magjepsëse që zgjatej në drejtim të veriut, përmes së cilës, një përrua, pasi gjallëronte me ujin e vet të mbjellat përgjatë shtratit të tij, derdhej në Apsus. Gjithë ato kulla dhe minare! Dhe në sfond, Tomori vigan me kokën mes reve, qëndronte si një monument madhështor. Peizazhi ishte aq marramendës sa ne e quajtëm të vetmen kënaqësi të mundshme që po na falte natyra pas gjithë atij udhëtimi të lodhshëm që nga Janina. Të tilla skena mahnitëse, natyrisht, e përligjin frymëzimin e poetit, duke e ngacmuar atë që të shkruajë vargjet e “Çajld Haroldit” gjatë vizitës që ai bëri në këto vende egzotike. Në një largësi prej gati gjysëm milje, tej luginës, një urë e mrekullueshme, me tetë harqe, mbi shtratin e lumit Apsus, të shpie në periferi të Beratit, në një varrezë piktoreske. Në lindje të saj ngrihet ëmbël një kodër e kurorëzuar hijshëm prej mureve rrethues të kështjellës dhe të sarajeve të Pashait. S‟kishte pak kohë që ato ishin ripërtërirë dhe lartësuar nga pushtuesi. Këtu, në të shumtën e rasteve, na zuri syri vila që ngjanin shumë me ato që kishim parë në Turqi. Disa nga ato ishin ndërtuar në breg të lumit dhe qenë të rrethuara nga lëndina apo nga plantacione dhe gardhe që do të dukeshin më tërheqës po të ishte treguar më shumë kujdes. Ngjyrat mjaft të bukura të qiellit, hidhnin dritë mbi këtë peizazh që po na shfaqej përpara, ndërsa po merrnim anën e djathtë të shtratit të mrekullueshëm të Apsusit. Që nga ura, një rrugë që kalonte përgjatë bregut të djathtë të lumit, të shpinte në qytetin e ndërtuar në luginë dhe, kryesisht, të shtrirë përreth faqes së pjerrët të anës juglindore të Akropolit. U strehuam në shtëpinë e një tregtari që quhej Nikollaq, në lagjen Goricë, të vendosur në bregun e majtë të lumit Apsus, ku banonte një pjesë e të krishterëve. Edhe pse shtëpia e tij mbahej si nga më të mirat në këtë lagje të qytetit, dhe e shoqja e tij, na përgatiti dhomën më të mirë, afshi i rëndë dhe mbytës i ajrit, të kallte krupën!

Një vizitë për tek Hysen Beu

PIRO TASE Të zotin e shtëpisë e gjetëm të ulur pranë zjarrit, ndërsa afër tij rrinin me duar në prehër një gjysëm duzinë njerëzish, fytyrat e të cilëve ishte e vështirë t‟i dalloje për shkak të resë së dëndur të tymit i cili, në vend që të kalonte në oxhak, përhapej i gjithë nëpër dhomë. Se sa gjë e zakontë ishte kjo skenë për këta njerëz, e tregon më së miri dialogu që u zhvillua midis zotit Parker dhe pronarit të shtëpisë: -C‟e fumo qui, Signore! (Shumë tym, Zotëri!) -Si, Signore, dal fuoco! (Po, Zotëri, nga zjarri!) Ishte e pamundur që të më zinte gjumi. U ngrita shpejt, pa lindur mirë dielli dhe shoqërova Mustafanë për në qytet. Sapo kaluam urën dhe mbritëm në periferi të qytetit, pamë turkeshat, të cilat hipur mbi kuaj, kishin dalë grupe-grupe për t‟u freskuar në ajrin e mëngjesit. Ato qëndronin qiri përmbi shalë dhe me këmbët të mbërthyera pas yzengjive. Në të shumtën e rasteve, një shërbëtor ecte përpara çdo kali duke mbajtur nëpër duar një shkop të shkurtër. Disa prej turkeshave ishin pa ferexhe, duke shpresuar, sipas mendimit tim, se në këtë orë nuk do të ndesheshin me sytë mëkatarë të të krishterëve. Këtu, në Berat, ky mantel kishte ngjyre blu… përgjithësisht i përbërë nga një copë e plotë që mbërthehej me dy lidhëse nën mjekër. Pazari që ishte pjesa me e hapur dhe më tërheqëse e qytetit të Beratit, shtrihej ngjitur me lumin dhe ishte i mbushur plot e përplot me të gjitha llojet e mallrave të sjella nga Kostantinopoja dhe qytetet e tjera të Maqedonisë si dhe mallrat e huaja të importuara nëpërmjet portit detar të Avlonës. Pazari ishte plot me njerëz, ndaj dhe pamja e një të huaji nuk kishte se si të mos e rriste më shumë kureshtjen në sytë e banorëve. …Sidoqoftë, Mustafai, i cili ishte me origjinë maqedonase, ishte mjaft i njohur dhe, kur takohej me ndonjë njeri, sipas zakonit të tyre shumë të lashtë, putheshin në faqe. Ende nuk kishim vendosur të ktheheshim në banesën tonë, kur vëllai i tij, i cili kishte marrë vesh për ardhjen e Mustafait dhe kishte udhëtuar për gjithë ditën, që nga qyteti i Manastirit, për të takuar të vëllanë,

Duke iu ngjitur Akropolit “Udhëtimi ynë me kalë nuk ishte aq i këndshëm sa e mendonim. S‟ishte e lehtë të bëje zap këto kafshë të shkathta dhe me një shalë turke mbi kurriz, e cila pengonte ushtrimin e forcës së gjunjve në ecjen me kalë, karakteristikë kjo e stilit tonë dhe që të siguron një kalërim të këndshëm. Qëndrimi im në shalë u bë aq i pasigurtë kur po i ngjiteshim Akropolit, sa, po të mos kishte vepruar me shkathtësi kafshari dhe të mbërthente frerët, në çast besova se do të kisha rënë me gjithë kalë në një hendek gati 100 këmbë të thellë. Kur zbrita, kjo kafshë me huqe, ngriti këmbët me shumë forcë lart dhe vrapoi gojë


hapur pranë meje, sa unë munda t‟i shpëtoj vetëm duke nxituar të hipij mbi një shkallë të sarajeve. Edhe një tjetër shkak u bë burim alarmi në këtë çast: në kala po bëheshin punime për riparime dhe zgjerime të hapësirave. Sheshi ishte pothuajse i mbushur plot me qerre dhe saja të tërhequra nga buajt. Këto kafshë nuk e duronin dot ngacmimin që u shkaktonte ngjyra e kuqe e ndezur e rrobave që unë dhe zoti Parker kishim veshur për të nderuar Beun në ceremoninë që ai organizoi për të na pritur neve. Disa nga kafshët, bile, i përmbysën qerret e tyre dhe e thyen zgjedhën në përpjekje për t‟u çliruar prej saj. Për ta qetësuar këtë gjullurdi, u futëm menjëherë brënda sarajeve, ku na priti me shumë përzemërsi, Ismail Beu, një turk i pasur prej Janine, vjehrri i Hysen Beut, që kishte ardhur këto ditë për të parë të bijën. Pas asaj pritje tradicionale me kafe dhe cigare, për t‟u çlodhur sado pak nga udhëtimi me kuaj, dhe pas një bisede interesante , ky osmanlli i sjellshëm dhe me kulturë të gjerë, na shoqëroi nëpër saraje dhe fortifikime duke shënuar pastaj me dorë në drejtim të një kodre, gati 500 m. larg, prej nga Aliu, në kohën e Ibrahim Pashait, qëllonte me katër topa këtë fortesë, deri sa e detyroi të kapitullonte. Ibrahimi nuk kishte marrë masa mbrojtëse që më parë për të parandaluar depërtimin e gjyleve deri në sarajet e tij, ku ndodheshim ne, dhe, ku ende ruheshin të freskëta, dhe jo pa qëllim, gjurmët e tyre.

Hjugsi për lashtësinë e Beratit “Me të dalë nga porta e madhe e fortesës, na kapi syri disa ndërtesa masive, shumë të lashta, që përbëjnë pjesën e poshtme të gjithë konstruksionit të Kalasë, dhe që shtriheshin në disa drejtime për t‟u bashkuar pastaj me muret. Ato kishin format e gërmadhave të një Isodomoni (Kompleks ndërtimesh) dhe blloqet e përdorura ishin të përmasave gjigande. Prej këtej, bëmë një shëtitje përreth kodrës në të cilën, emri tepër i njohur „akropolis‟ përdoret për të treguar se brënda mureve rrethues dikur ka egzistuar një qytet i vogël, gjurmët e të cilit i shikon tek kishat e shumta të kohës së Perandorië së Ulët. Fillimisht ushqeva dyshime për moshën e kësaj pjese të qytetit dhe të asaj poshtë, në luginë, si shtojcë që nga koha e pushtimit turk. Në të vërtetë, tek “Jeta e Skënderbeut” unë kam gjetur këtë pohim lidhur me këtë fakt, se: ky qytet është ndërtuar mbi majën e një mali, ose siç shprehet vetë Meletius… “…qytet i skalitur si kurorë mbi majën e një mali, i ngjashëm me fronin e një arqipeshkvi”. Se si është quajtur ky qytet në lashtësi, e kam të vështirë që ta përcaktoj. Disa e shikojnë zanafillën tek Eordea, që sipas mendimit tim, është gabim, sepse, sipas Plinit eordensët i përkasin fiseve Peonia (lib.iv.c.10), fakt të cilin e konfirmon edhe Strabo-ni, i cili, në përshkrimin që i bën rrugës mjaft të njohur Egnatia, thotë se ajo kalon nga Apollonia përmes maleve Candavian të Ilirisë në Lychnidus dhe Pylon, vende të cilat ishin kufijtë midis Ilirisë dhe

Maqedonisë: Prej andej ajo kalon përmes Heraclea-s duke iu shmangur Eord-it , dhe pastaj nëpër Edessa dhe Pella deri sa mbyllet në Thesalonik. Polibi, gjithashtu, e vendos Eordian në Maqedoni dhe, po të njëjtën gjë bën edhe Thyreudides (lib.ii.p.164.ed.Duk.) Kështu, unë nuk shikoj të përmendet në ndonjë vend tek autorët e lashtë ndonjë qytet i quajtur Eordea. Midis gjithë emrave të paqartë të kësaj krahine, unë do të priresha për nga emri, Antipatrea, qytet që u pushtua nga Apustius, gjeneral i Sulpicius Galba, në luftën midis Republikës Romake dhe Mbretit Filip të Maqedonisë. Por, e gjithë topografia e këtij vendi mbetet tej mase e errët dhe më e lehtë është të biesh në gabim se sa të arrish në një përfundim të saktë. Gjithashtu, vështirë është të përcakohet edhe koha kur ka filluar që të quhet me emrin që ka sot. Nga shumë historianë bizantinë është përmendur me emrin Belagrada dhe Belagrita, ndërsa tani ai quhet Belgradi shqiptar (Arnaut Belgrade),(Leunclavii,Pand.Hist.Turc.p.444) për ta dalluar atë nga qyteti me të njëjtin emër i vendosur në brigjet e Danubit. Shumë herë, perandorët grekë e kanë bërë këtë vend kryeqëndren e tyre, sa herë që u duhej të vinin në këto vise për të ndëshkuar revoltat e shqiptarëve apo të fiseve të tjera që banonin në këto treva. Ai është i një rëndësie të veçantë dhe kyç i të gjithë kësaj zone.” Pasi vëzhguan fortifikimet e kësaj kështjelle dhe pasi shijuan kënaqësinë që u jepte peizazhi që shpalosej nga të gjitha anët e saj, u hipën kuajve tek porta e Sarajeve dhe filluam të zbrisnin poshtë Akropolit. “Unë, për vete,-tregon Hjugsi-nuk kisha ndonjë talent të veçantë për të ngarë kalin, por midis këtyre njerëzve, ishte e domosdoshme të mos shfaqje asnjë shënjë frike dhe pasigurie.” Pasi falenderuan Hysen Beun për mirësjelljen që ai tregoi gjatë kësaj vizite, ata u shpërndanë kafsharëve dhuratat e zakonshme dhe filluan të bëjnë një shëtitje, më këmbë, nëpër rrugën që kalonte përmes qytetit. “Qëndra e qytetit qe e hapur dhe kishte trembëdhjetë xhami turke. Prej këtej, bëmë një shëtitje përmes varrezave, gjëja më e mrekullueshme në këtë pjesë të qytetit; pranë ndodhen një varg kopshtesh të mëdhenj , shumica të rrethuar me gardhe. Na bënë përshtypje tufat e mëdha me buaj që hanin bar apo freskoheshin në buzë të lumit, i cili në atë pjesë bëhej po aq i gjerë sa edhe Tamisi në Richmond....” “Kur u kthyem në shtëpi, gjetëm të shtruar për drekë gjelin e mrekullueshëm të plakut Jusuf dhe në mbrëmje pritëm për një vizitë disa zotërinj të respektuar grekë: ata ishin të vetmit njerëz, deri në atë kohë, me të cilët mund të shprehnim sado pak simpatinë tonë për Ali Pashë Tepelenën. Ata na e kundërshtuan këtë mendim duke folur me një pasiguri të turbullt që buronte nga agresiviteti i tij gjatë viteve të sundimit të Ibrahimit; për më tepër, ishte e natyrshme, që synimet e këtij despoti, tanimë, janë kthyer nga veriu dhe se ai është shumë i dëshiruar të shtrijë sundimin e tij edhe në Pashallëkun e Shkodrës; kështu pra epërsia e një karakteri të tillë, në këtë

pjesë të vendit nuk shikohej me sy të mirë. …Ramë shpejt për të fjetur pasi, të nesërmen, na priste një rrugë e gjatë në drejtim të Këlcyrës, Përmetit dhe Konicës, përgjatë luginës së Vjosës.” Berat, 2 Tetor, 1815. -Pashai sipas porosisë, na dërgoi kuajtë dhe ne u nisëm rreth orës nëntë të mëngjesit në drejtim të rrënojave të Pollinas, Apolonia e lashtë. ( Thomas Smart Hughes.-“Travels in Sicili, Greece and Albania.” London, 1820.p.:254-261

Ka plot te huaj të shquem që kanë shkrue për historinë e shqiptarve, por ka dhe plot shqiptarë të pa shquem që nuk dijnë asgja për historinë e tyne.

Gjenocidi osmanoislamik ndaj shqiptarëve dhe 100 vjetori i “pavarësisë” “Ata që nuk nxjerrin mësime nga e kaluara e tyre, janë të dënuar ta përsërisin atë.” George Santayana

Nga Deo Graciani 1. Amaneti i shenjtë i stërgjyshërve tanë dhe sakrificat e tyre Nga thellësia e shekujve plot stuhi e vuajtje vjen fuqishëm amaneti i shenjtë i stërgjyshërve tanë. Sakrificat e tyre për mbijetesë janë të papërshkrueshme. Megjithëse libra të panumërt historie janë shkruar dhe mund të shkruhen akoma mbi kalvarin që kanë kaluar shqiptarët gjatë historisë së tyre, edhe këto përshkrime mbeten disi të kufizuara, dhe nuk mund ta shprehin kurrë plotësisht atë realitet të tmerrshëm nën tiraninë e perandorisë osmano-islamike. Të përndjekur, të shtypur dhe të masakruar në mënyrën më mizore, shqiptarët bënë përpjekje mbinjerëzore për t‟i rezistuar kësaj kuçedre, që e kishte origjinën nga gadishulli arabik. Shqipja që dikur fluturonte e lirë dhe krenare mbi tokën arbnore, ka plot gjashtë shekuj që është në zi. Ajo nga lartësitë e maleve shikon me pikëllim sesi tokën e shenjtë arbnore e kanë mbuluar bijtë e korbave të cilët e urrejnë shqipen. Në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare kanë mbirë kërpudha të zeza islamike, të cilat lëshojnë helmin e tyre në ajrin e pastër të këtyre trojeve. Por edhe numri i shqipeve është rritur. Ai vazhdon të rritet pak nga pak çdo ditë. Dhe shqipja e di mirë se shqiptaria akoma nuk është shuajtur në këto troje të


lashta që gjithmonë kanë nxjerrë heronj. Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria: Lodhun prej hekrash që mizori e njiti, lodhun prej terri ku robnimi e qiti, shpreson me e zgjue fluturim mënia. E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija e lirimit t'Atdheut; fshehtas shëtiti kasoll' për kasoll' rreth buneve e soditi frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin nanat e Hotit djelmënin' ushtore e idhnim n'armikun nëpër gji iu qitin. (Ndre Mjeda – Liria)

2. Fragmente nga terrori osmanoislamik ndaj popullit shqiptar Viti 1466-1467. Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare është mbulur në gjak. Kuçedrat osmano-islamike kanë shkelur në trojet arbnore. Nuk janë kuçedra të zakonshme. Jo, janë kuçedrat e vdekjes që kërcënojnë me shfarosje një popull të tërë. Kuçedrat e zeza përhapen me shpejtësi në çdo anë. Tashmë ato kanë rrethuar edhe foletë më të larta të shqiponjave. Megjithëse kuçedrat e vdekjes kanë gllabëruar tashmë mijëra shpirtra të pafajshëm nga kjo tokë e martirizuar, ato përsëri nuk ngihen me gjakun e shqiptarëve. Të pangopura, vazhdojnë të gllabërojnë trimat në lulen e rinisë. Ngado mbizotëron vdekja, por për çudi askund nuk mbahet zi. Nënat shqiptare nuk janë veshur me të zeza. Ato nuk i vajtojnë bijtë e tyre. Ato luftojnë njësoj si burrat për të mbrojtur atdheun e tyre.

Heroinat shqiptare nuk u tremben kuçedrave. Në një reliev shkëmbor qëndron e pamposhtur kështjella e shqiponjave, Kruja. Poshtë mureve të kështjellës, kuçedrat islamike lëshojnë mallkime. Duan vdekjen e të gjithë shqiptarëve. Kërkojnë me ngulm zhdukjen e tyre. Ato udhëhiqen nga kryekuçedra Mehmet Fatihu, i cili është betuar në allah e pejgamber që nuk largohet pa i faruar të gjithë shqiptarët, këtë rracë të “poshtër” e krenare, e cila më mirë preferon vdekjen sesa të jetojë nën skllavërinë e “mëshirës” islamike. “Vetëm xhindët, siç janë banorët e këtyre vendeve…mund t‟u ngjiten atyre maleve prej nga ata qafirë të mallkuar gjuajnë me shigjeta të helmuara,” shkruan analisti turk Tursun-Bej. Lufta zhvillohet e ashpër. Kalifi Mehmet Fatihu, ka dhënë udhër që të mos mbetet asgjë e gjallë, dhe toka e shkretuar shqiptare të shërbejë si shembull për të gjithë ato popuj që nuk e pranojnë “mëshirën” e Allahut dhe profetit të tij të vetëshpallur, Muhametit.” Por shqipet luftojnë e nuk mposhten. Gjaku i tyre është kthyer në një mburojë për gjithë botën e qytetëruar. Osmano-islamikët tregohen të pamshirshëm ndaj shqiptarëve, duke vrarë e masakruar popullsinë e pambrojtur. Kronikani Qemal Pashë-Zade shkruan se “me urdhër të padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër.” Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë se “shqiptaret preferonin më mirë vdekjen se sa

Tabllo e grave të Suilit qe nuk pranuan te binin në dorë të turqëve, që udhëhiqëshin nga Ali Pashë Tepelena. Ali Pasha drejtionte nje ekzpedkitë ndeshkimore të turqëve dhe jo të tijën. Kështu dhue vështruar akti heroic I grave të Sulit. të binin në duart e turqve.” "Disa ilirianë” shkruan Kritobuli, “duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t'u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrejve dhe u vranë." Megjithë masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve, edhe kësaj here kalifi Mehmet Fatihu nuk arriti ta mposhte folenë e shqipeve. Por ai është i etur për gjak, sepse akoma nuk është ngopur duke pirë gjakurn e qindra mijëra bijve të shqipes. I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih largohet nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Kidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20 mijë gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t‟i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet „vdekje shqiptarëve‟ dhe „allahu akbar,‟ osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht në emër të allahut “mëshirëmadh.” Vetëm në këtë qytet humbën 20 mijë shpirtra të pafajshëm. U masakruan nën klithmat ogurzeza „allahu akbar.‟ Të njëjtat klithma që edhe sot e kësaj dite dëgjohen pak çaste përpara vrasjes së njerëzve të pafajshëm. Gjithmonë, kjo çjerrje në arabisht, që lindi në një natë të errët të historisë njerëzore, paraprin kryerjen e krimeve dhe masakrave të tmerrshme, shkatërrimin e kishave, vrasjen e civilëve të pambrojur, mbytjen me gurë të njerëzve të pafajshëm dhe dhunën ndaj femrës. Është gjithmonë e njëjta britmë makabre, e pandryshueshme prej gati 15 shekujsh. Është e njëjta re e zezë që përpiqet të bllokojë rrezet jetëdhënëse të diellit hyjnor, dhe përpiqet ta zhysë botën në një “civilizim” arkaik. E njëjta britmë dëgjohej edhe atë ditë ndërsa 20 mijë shqiptarë, masakroheshin në mënyrën më çnjerëzore nga barbarët turko-islamikë. Dhe këta njerëz nuk u vranë as në luftë

frontale. Jo. Ato u vranë pa asnjë shkak.

U vranë nga urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve. U vranë sepse shqiptarët i kishin rezistuar skllavërimit. U vranë sepse shqiptarët u bënë mburoja e botës së qytetëruar. U vranë sepse ilirët i rezistuan një pushtuesi të pashpirt e mizor. Këto ilirë dhe miliona të tjerë u vranë nga ata të cilët sot një grup i tjetërsuar shpirtërisht dhe psikologjikisht shqiptarësh e shqipfolësish vazhdon t‟i quajë vëllezër. U vranë në emër të një perëndie pagane të cilës këta shqipfolës të tjetërsuar i falen sot si skllevër të bindur. Këta shqipfolës nuk ndiejnë turp kur e quajnë veten shqiptarë, dhe as kur prekin flamurin e Kastriotëve. Ata e falëndërojnë dhe e quajnë vëlla pushtuesin që i masakroi, vetëm sepse ndajnë me këtë pushtues të njëjtën fe që iu imponua me dhunë prej tij.

More. Peloponez. Viti 1423. Turko-islamikët fillojnë pushtimin e Ballkanit Jugor. Zonat e Ballkanit Jugor janë të populluara me shumicë shqiptare. Që në sulmet e para të kuçedrave turko-islamike mbi rajonin e Ballkanit, shqiptarët dallohen si forca më aktive anti-osmane. Për shtypjen dhe shfarosjen e tyre, tuko-islamikët kryejnë barbazimat më të paimagjinueshme për mendjen njerëzore. Në vitin 1423 Fazi Evrenozi sulmon Peloponezin, dhe me 5 Qershor mund shqiptarët që jetojnë në ato zona. Për t‟i terrorizuar ata, u pret kokat rreth 800 robërve shqiptarë, dhe me kokat e tyre ngre një piramidë.

More. Peloponez. Viti 1460.

Në krye të fushatës pushtuese ndodhet vetë Mehmet Fatihu. Moreja pushtohet nga osmanët, dhe popullsia shqiptare shfaroset pa pikë mëshire. Skena të tmerrshme përsëriten në çdo krahinë. Pas pushtimit të kështjellës së Kastricës, 300 mbrojtësit shqiptarë të saj theren të gjithë, ndersa komandanti i tyre sharrohet më dysh. Gratë dhe fëmijët shqiptarë dërgohen si skllevër seksi nëpër haremet islamike, për të mos u kthyer kurrë më në atdheun e tyre. I


njëjti makabritet përsëritet edhe në kështjellën e Gardhiqit. Por këtu terrori është edhe më i madh. Pas pushtimit të saj, mbrojtësit dhe 6 mijë banorë të strehuar aty, përfshirë gra e fëmijë të lidhur këmbë e duar, theren në sheshin e kështjëllës, nën thirrjet „allahu akbar.‟ Letrat e bashkëkohësve shprehin tmerret e përjetuara nga popullsia shqiptare: “Mizori të pashembullta të sulltanit, i cili as për siguri as për dhimbje nuk të fal e nuk ka mëshirë…Po bën në Shqipëri mijëra dhunime, vrasje e mizori, dhe po djeg e shkatërron një popull të tërë.”

Krujë. Viti 1478.

Pas një rrethimit të gjatë, të mbetur pa ujë e ushqime, 5 mijë mbrojtësit dhe banorët e qytetit të Krujës arrijnë një marrëveshje për dorëzimin e kështjellës, pasi kalifi Fatih u betohet në allah e pejgmaber, se po ta dorëzonin kështjellën, do t‟i linte të largoheshin të lirë së bashku me familjet e tyre. Ndërsa shqiptarët dalin nga kështjella, Fatihu pabesisht jep urdhër që ata të masakrohen pa mëshirë. Nën thirrjet „allahu akbar,‟ të gjithë meshkujt masakrohen barbarisht, ndërsa femrat e fëmijët merren robër dhe ndahen si plaçkë, duke u përdhunuar e masakruar nga bishat osmanoislamike.

Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit e Lezhës. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në

Rrethuim i Shkodrës, nga piktori italian Paolo Veronese, Venecia.

mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, kryekrimineli islamik Fatih ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t‟i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me islamikë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qëndrore. Në librin e tij, “Shkodra dhe motet,” studjuesi Hamdi Bushati, ndër të tjera shkruan se “shumë nga myslimanët që u vendosën në qytetin e braktisur nga të krishterët ishin turq ose me kombesi te tjera jo shqiptare. Instalime myslimansh me prejardhje te huaj kane vazhduar te vertetohen deri ne kohet e fundit te pushtimit osman të Shkodres.” Ai vazhdon më poshtë: Te ardhur nga Turqia, Egjypti, Arabia, Dardanelet, Maroku, Tunizia, Algjeria, Siria, Dagistani, Sudani etj perbejne numrin me te madh te familjeve te ardhura ne Shkoder.”

Kosovë. Viti 1690. Një nga vitet më të zeza për shqiptarët e Kosovës. Sulltani vendos t‟i japë fund një herë e mirë kryengritjeve dhe mosbindjes së shqiptarëve të Kosovës ndaj dhunës osmanoislamike. Sulltani firmos shfarosjen e plotë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Për këtë qëllim, ai sjell nga Krimea një ushtri të madhe tartarësh të udhëhequr nga Nuredini, një nga bijtë e Hanit të Krimesë. Trupat tartare së bashku me ato turke vërshojnë në Kosovë duke mos lënë asgjë të gjallë. Krahinat jugore, perëndimore e lindore të Kosovës bëhen shkrumb e hi, nën thirrjet „allahu akbar‟ dhe „vdekje shqiptarëve,‟ thirrje që do të përsëriten rregullisht gjatë gjithë ciklit 600 vjeçar të sundimit osmano-islamik në trojet shqiptare.

Në librin e historianit britanik Noel Malcolm kjo ngjarje tragjike përshkruhet në detaje. Tragjedia është kaq e madhe dhe masakrat kaq të tmerrshme saqë përfaqësuesi i qeverisë britanike në Edirne, shkruan se tartarët i shkaktuan një dëm shumë të madh popullsisë së Kosovës, nga e cila ndoshta nuk do ta marrin kurrë veten, ose të paktën për një kohë shumë të gjatë. Prishtina, Vuçiterna, Peja, Trepça, Prizreni, e shumë krahina të tjera kanë mbetur plotësisht të boshtasura. Vetëm nga fundi i i shekullit të 19-të, (pas plot 200 vitesh), qytetet e Kosovës do të fillojnë ta rimarrin veten nga kjo katastrofë, dhe numri i popullsisë do të arrijë përsëri në nivelet e para viteve 1690 (Një histori e shkurtër e Kosovës, f177). Nuk ka të dhëna të sakta se si u ripopullua Kosova pas shfarosjes së pjesës më të madhe të popullsisë shqiptare, por ndoshta këtë mund ta dijë Hashim Thaçi, vëllai i nipit të sulltanit, dhe gjithashtu mund ta dijë edhe kryetari i bashkësisë islame të Kosovës, Naim Tërnava, i cili feston 600 vjetorin e pushtimit osmano-islamik të Kosovës, dhe lutet për shpirtrat e sulltanëve që masakruan pa mëshirë shqiptarët.

Fundi i shekullit 15të. Diku në një fshat të Shqipërisë, nata ka rënë. Por njerëzit qëndrojnë zgjuar. Askush nuk fle. Ankthi dhe tmerri i ka mbërthyer shumë nga familjet e fshatit. Pikërisht sonte, gjithë fshati, është në këmbë, duke pritur „grabitësit osmanë.” Nuk janë grabitës të zakonshëm. Janë, grabitës fëmijësh. Lajmi ka marrë dhenë se “mbledhësit” do të kalojnë andej për të grabitur fëmijët e shqiptarëve. “Pritja” është e pafund. Banorët e fshatit e dinë se çfarë është “mbledhja” e fëmijëve, apo devshirmeja. Ata e dinë mirë se turqit “mbledhin” me forcë djem në moshë të njomë, dhe i dërgojnë në Anadoll për t‟i shndërruar në turq. Djemtë pastaj edukohen për t‟u bërë “kasapë” në repartin e jeniçerëve, dhe luftojnë për pushtimin e popujve të ndryshëm. Një nga miliona historitë e dhimbshme të devshirmesë, është edhe ajo e një djali të quajtur Mikel. Historia e tij fillon në mënyrë tragjike dhe mbaron në mënyrë tragjike. Mikeli i vogël merret dhunshëm nga gjiri i familjes së tij, e cila jetonte në Mat. Gjatë grabitjes, nëna e tij dhunohet dhe masakrohet në mënyrën më mizore nga barbarët turq. Mikeli dhe një nga vëllezërit e tij dërgohen në Anandoll ku rriten si turq. Pas shumë vitesh, duke luftuar për sulltanin, Mikeli merr titullin Ballaban Pasha, i quajtur ndryshe Ballaban Badera. Tani, i shndërruar në turk, ai nuk mban mend asgjë nga atdheu i tij. Në shërbim të sulltanit, Ballabani fiton reputacion si një nga gjeneralët e tij më të aftë dhe njëkohësisht edhe më të pamëshirshëm. Vite më vonë do të vijë në Shqipëri, në krye të ushtrisë osmanoislamike, duke shkretuar qytete e fshatra, dhe duke masakruar popullsinë shqiptare. Disa herë, ai përballet me ushtrinë e Skëndërbeut. Përballë Ballabanit lufton edhe vëllai i tij Konstandini, ushtar në ushtrinë e Skëndërbeut. Në një nga përballjet e tij me Skënderbeun, Ballabani dërrmohet keqas, por me tradhëti, arrin të zërë rob 13 nga prijësit më të sprovuar të ushtrisë shqiptare, duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm


rezistencës anti-osmane. Robërit shqiptarë, ia dërgon sulltanit në Stamboll, ku ata torturohen publikisht në mënyrën më çnjerëzore për gati dy javë dhe pastaj rripen të gjallë. Trupat e tyre pas vdekjes bëhen copacopa dhe u hidhen qenëve. Në vitin 1466, gjatë rrethimit të dytë të Krujës, Ballaban Pasha do të vritet nga krutani Gjergj Aleksi. Si Ballabani ka edhe shumë të tjerë, të cilët, të grabitur që në moshë të vogël, u rritën si turq dhe zunë poste të larta në administratën osmane. Në territoret e pushtuara nga osmanët vepronte devshirmeja. Devshirmeja, e quajtur ndryshe taksa e gjakut, ishte një sistem i krijuar nga osmanët, sipas të cilit fëmijët meshkuj të familjeve të krishtera merreshin me forcë, islamizoheshin, dhe shërbenin në ushtrinë osmane. Këta djem rriteshin dhe edukoheshin si turq, dhe në shumë raste luftonin kundër atdheut të tyre, duke vrarë e masakruar popullin e tyre. Numri i fëmijëve të grabitur nga familjet e tyre, sipas historianëve, luhatet diku rreth 5 milion. Sistemi i devshirmesë filloi të zbatohej në gjysmën e dytë të shekullit të 14të, në kohën e sulltan Orhanit. Viti 1879. Shfaqen shenjat e ngordhjes përfundimtare të perandorisë osmanoislamike. Komiteti për Mbrojten e të Drejtave të Shqiptarëve i kërkon sulltan Abdul-Hamidit II njohjen e autonomisë për një Shqipëri të bashkuar dhe të drejtën e gjuhës. Sulltani i hedh poshtë këto kërkesa duke ia bërë të qartë arnautëve, se ata historikisht janë përdorur dhe do të vazhdojnë të përdoren si mish për top për mbrojtjen e interesave osmanoislamike në Ballkan dhe më gjerë. Sulltan Hamidi i bën me dije shqiptarëve se ushtria turke do të shtypë çdo aspiratë të tyre për pavarësi. Vitet 1880-1910. Gjatë gjithë këtyre viteve shpërthejnë e rishpërthejnë revolta dhe kryengritje të fuqishme anti-osmane pothuajse në të gjitha trojet shqiptare. Revolta arrin kulmin në fillimin e vitit 1910, kur një pjesë e trojeve shqiptare dalin nga kontrolli osman. Osmano-islamikët dërgojnë ushtri të njëpasnjëshme për ripushtimin e zonave të çliruara. Pas luftimeve tepër të ashpra, turqit arrijnë të ripushtojnë pjesën më të madhe të krahinave të çliruara shqiptare përfshirë Prizrenin në Maj, Gjakovën e Pejën në Qershor, dhe Shkodrën në Korrik. Pas pushtimit fillojnë raprezaljet e panumërta ndaj popullsisë shqiptare. Mijëra njerëz ekzekutohen, dhe mijëra të tjerë burgosen në humbëtirat e Anadollit. Krahina të tëra shkretohen. Çdokush që guxon të përhap alfabetin shqip apo të botojë shkrime në gjuhën shqipe dënohet me vdekje. Viti 1911. Fillon kryengritja anti-osmane në Malësinë e Mbishkodrës. Pas rezistencës heroike ndaj forcave turke, malësorët arritën një fitore vendimtare në betejën e Deçiqit, me 6 Prill, në një përballje të përgjakshme dhe e të pabarabartë midis 3 mijë shqiptarëve që mbanin lart flamurin e kuq me shqipen dykrenare dhe 28 mijë islamikëve që klithnin „allahu akbar‟ dhe valëvisnin flamuj turq e arabë. Shumë trima shqiptarë dhanë jetën atë ditë. Heroizmi i djemve të malësisë, bëri jehonë në mbarë botën e qytetëruar. Atë ditë,

në Deçiq, flamuri shqiptar, u valëvit për herë të parë i lirë, pas 432 vitesh i shkelur dhe i nëpërkëmbur nga kuçedra osmano-islamike. Në veprën e tij, „Pasqyra e ditëve të përgjakshme,” e cila i dedikohet kryengritjes anti-turke në Malësinë e Madhe, poeti, publiçisti dhe patrioti Risto Siliqi, paraqet një episod interesant të kësaj lufte për liri.Menjëherë pas shpërthimit të kryengritjes anti-osmane, rreth 1000 djem të rinj nga familje myslimane të qytetit të Shkodrës, shkojnë vullnetarë për të shtypur revoltën e malësorëve. Nën thirrjet „allahu akbar‟ dhe „duam baba dovletin,‟ ata u nisën për të luftuar kundër trimave të Ded Gjo Lulit. Prijësi heroik Ded Gjo Luli ishte plot 71 vjeç, kur shpërtheu kryengritja. Megjithëse në moshë të thyer, ky hero shqiptar, luftoi pa iu trembur syri kundër barbarëve osmano-islamikë. “Robërit e allahut,” megjithë etjen e tyre për gjak shqiptarësh, nuk arritën dot të fitonin ndaj kreshnikëve të malësisë, të cilët luftonin për çlirimin e shqiptarëve nga skllavëria osmano-islamike. Ushtria e të rinjve islamikë, u zu rob nga kreshnikët shqiptarë. Malësorët trima e të urtë i zhveshën dhe i çarmatosën këto antishqiptarë, por në zemërmadhësinë e tyre kastriotiane ua falën jetën, dhe sot nipërit e këtyre anti-shqiptarëve, duke përfituar nga zemërgjerësia dhe toleranca e kreshnikëve, gjenden në mesin tonë duke vjellur vrer ndaj shqipeve që u falën jetën, dhe duke festuar çdo vit në Shkodër, përvjetorin e themelimit të perandorisë osmano-islamike. Kjo është e ashtuquajtura “bashkëjetesë shembullore” dhe “tolerancë fetare” që trumbetohet me të madhe se ekziston në shoqërinë shqiptare.

Kosovë. Fillimi i shekullit XX – 1960. Sipas marrëveshjeve të ndryshme të arritura midis qeverive serbe dhe turke, disa qindra e mijëra shqiptarë u detyruan të braktisin trojet e tyre shekullore, dhe të vendosen në Anadoll. Vetëm nga viti 1953-1960, me marrëveshje midis qeverive jugosllave dhe turke, u larguan nga Kosova rreth 300 mijë shqiptarë.Këto të dëbuar u detyruan të vendosen në territorin e ish-kasapëve të tyre. Sapo vendosën këmbët në shkretëtirat e Anadollit, ata u turqizuan me një shpejtësi marramendëse. Kjo ishte një tjetër fazë e trishtueshme e gjenocidit osmano-islamik, i cili brenda më pak se një gjysmë-shekulli, arriti të shndërronte në qytetarë turq miliona shqiptarë që ranë viktima të politikave serboturke. Vërtetohet katërcipërisht ajo që thotë intelektuali dhe patrioti shqiptar Arbër Xhaferri, se “politika osmano-turke ka tentuar të zhdukë qenien (shpirtin) identitetin kombëtar shqiptar.” Dhe gjithashtu vërtetohet edhe fakti se ideologjia islamike nuk e pranon fenë, identitetin, gjuhën dhe kulturën e një kombi por e zhduk atë. Nën sundimin e ideologjisë islamike ekziston vetëm një lloj kulture, kultura e prapambetjes. Disa analistë shqiptarë pretendojnë se sot në Turqi ka rreth 5-10 milionë shqiptarë. Sigurisht që jo. Nuk mund të quhen shqiptarë

ata që janë qytetarë turq, dhe flasin turqisht e arabisht. Mund të hamendësojmë sa të duam, por faktet janë kokëforta. Sot në Turqi nuk ekziston asnjë minoritet shqiptar. Sot në Turqi nuk ekzistojnë shkolla shqipe. Shifrat e disa miliona shqiptarëve në Turqi ekzistojnë vetëm në mendjet haluçinante që trumbetojnë me të madhe solidaritetin islamik. Fillimi i viteve 90të. Individë të dalë nga rradhët e ish-zyrtarëve dhe ithtarëve të regjimit komunist krijojnë shoqatën e „intelektualëve‟ islamikë shqiptarë. Kjo shoqatë synon shndërrimin e trojeve shqiptare në baza për përhapjen e fundamentalizmit islamik në Ballkan dhe Evropë. Dalja e fundamentalistëve islamikë nga radhët e zyrtarëve të regjimit komunist tregon më së miri vetë natyrën e diktaturës komuniste, e cila ishte produkt i përzierjes së ideologjisë marksiste-leniste dhe asaj islamike, ose siç quhet ndryshe islamo-komunizëm. Qëllimi i doktrinës islamo-komuniste të Enver Hoxhës ishte zhdukja e klerit katolik shqiptar dhe inteligjencës shekullare të edukuar në perëndim. Lufta e klasave në komunizëm ngjason si dy pika uji me luftën e klasave në Islam, ku ashtu si në komunizëm ata që nuk përqafojnë ideologjinë islamike mbeten të përsekutuar dhe konsiderohen qytetarë të dorës së dytë. Prishtinë. Viti 2010. Nipi i sulltanit viziton Prishtinën, dhe pritet në mënyrë madhështore nga vëllai i tij i gjakut Hashim Thaçi. Të dy vëllezërit i luten së bashku allahut përpara varrit të sulltanit. Më vonë, bashkohet me ta edhe Naim Tërnava, dhe të gjithë së bashku luten për shpirtin e sulltanëve. Ternava deklaron publikisht se lutjet jane pranuar dhe tashmë të gjithë sulltanët pa përjashtim janë ne xhehnet. “Mëshira” e allahut të Muhametit është kaq e madhe sa ai ka vendosur që secili nga sulltanët, për të mirat që kanë bërë gjatë jetës së tyre, do të ketë haremin e tij edhe në botën tjetër. „Allahu akbar‟ thërrasin të tre njëherësh. Pas kësaj, Thaçi e falëndëron Erdoganin, dhe i rikujton atij mbështetjen e vazhdueshme që turqit u kanë dhënë aspiratave të shqiptarëve gjatë 6 shekujve “bashkëqeverisje” shembullore.

Prishtinë. Viti 2011. Shqiptarë dhe shqipfolës islamikë, të skllavëruar shpirtërisht dhe psikologjikisht, të mbështjellur fort me pelhurën e fatalizmit, të cilën e mbajnë veshur me pahir prej disa shekujsh, janë mbledhur në një xhami të Prishtinës për të festuar Kurban Bajramin, “festën e mëshirës, dashurisë, tolerancës e mirëkuptimit njerëzor,” siç e quan kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora. Për hir të “madhështisë” së kësaj dite, ata kanë vendosur ta festojnë Bajramin në xhaminë që mban emrin e simbolit të “dlirësisë, dashurisë, mëshirës e mirëkuptimit njerëzor,” Mehmet Fatihut. Po, po, xhamia ku ata festojnë Bajramin, është xhamia Mehmet Fatihu, kryevrasësi që shfarosi, masakroi, dhunoi e dëboi dhjetra miliona shqiptarë. Do të kishte qenë më e pranueshme sikur xhamia të mbante emrin e Hitlerit, i cili megjithëse ishte kryekriminel, ndaj ne shqiptarëve sigurisht që është sjellur shumë më mirë se Fatihu.


Ndien keqardhje kur shikon se si është katandisur komuniteti mysliman i Kosovës dhe nga kush drejtohet. E ashtuquahtura “festa e paqes, mirëkuptimit e mëshirës,” Kurban Bajrami, mbahet në xhaminë e ndërtuar për nder të njërit prej kriminelëve më të mëdhenj të historisë njerëzore, dhe kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihut.Gjenocidi osmano-islamik ndaj shqiptarëve vazhdon edhe sot i pandalshëm, dhe shqiptarët myslimanë të Kosovës rrezikojnë të mbeten përfundimisht leckaxhinjtë shpirtërorë të Ballkanit. Pse pikërisht fundamentalisti islamik Sabri Bajgora zgjodhi të mbante këtu fjalimin kryesor për rastin e kësaj feste? Pse xhamia e vrasësit të shqiptarëve qëndron akoma e hapur, dhe kronikat televizive tregojnë pikërisht ritet fetare duke u kryer në xhaminë e kryevrasësit të shqiptarëve, Mehmet Fatihu? Deri kur do të vazhdojnë të dhunohen shqiptarët nga pushtuesit e tyre osmanoislamikë? Kur do ta fitojnë lirinë shqiptarët e skllavëruar mendërisht dhe fizikisht, nga antishqiptarë si Bajgora dhe soji i tij, të cilët vazhdojnë të luajnë me durimin dhe tolerancën e këtij populli të shumëvuajtur, të cilin po e shkelin çdo ditë me këmbë, si të ishte ndonjë send pa kurrëfarë vlere?

Shkup. Viti 2012. Grupe njerëzish në një protestë, shfaqen me simbole e parulla arabe, me ngjyrë të gjelbër dhe të zezë. Madje dikush qëllimisht valëvit edhe ndonjë flamur shqiptar diku në mesin e tyre. Të krijohet përshtypja se jemi në prag të një “pranvere arabe” në Maqedoni. Britmat „allahu akbar‟ dëgjohen në mesin e protestuesve! E çuditshme! Përsëri të njëjtat britma që prej 600 vitesh shoqërojnë masakrat osmano-islamike ndaj shqiptarëve. Të njëjtat pankarta me shkronja arabe dhe të njëjtët flamuj që valëvisnin dikur pushtuesit osmanoislamikë ndërsa masakronin miliona shqiptarë, burra, gra, pleq e fëmijë të pambrojur. Çfarë janë këto qënie të përçudnuara që protestojnë me simbolet e vrasësve të tyre osmanoislamikë! Kaq keq janë katandisur shqiptarët e Maqedonisë nga dhuna shekullore osmanoislamike? Apo ndoshta nuk janë shqiptarë por vetëm shqipfolës! A ka shpëtim për këto shpirtra të humbur!

3. Populli shqiptar në udhëkryq Sot, shqiptarët janë ndoshta populli i vetëm në botë, që akoma nuk e ka plotësisht të qartë se cilën shteg duhet të zgjedhë në udhëkryqin e të ardhmes së tij. Një gjë ama është e qartë. Populli shqiptar nuk mund të vazhdojë të injorojë të vërtetat historike. Nuk mund të injorojë pasojat e gjenocidit osmano-islamik. Këto pasoja i ka vuajtur dhe vazhdon t‟i vuajë me të njëjtin intensitet edhe në ditët e sotme. Populli shqiptar nuk duhet të lejojë përsëritjen e cikleve historike të skllavërimit dhe shkatërrimit të tij. Është derdhur shumë gjak për një të ardhme më të mirë, dhe jo për një të ardhme të mbuluar nga pluhuri toksik i shkretëtirave arabe. Ky pluhur toksik e ka helmatisur thellësinë e qenies tonë si komb, duke na ka lënë vendnumëro prej 6 shekujsh,

siç ka mbetur vendnumëro çdo vend tjetër që ka kaluar një stuhi të tillë historike. Si pasojë e sundimit osmano-islamik, sot trojet shqiptare nuk janë vetëm të prapambetura, por janë të ndara edhe fizikisht prej më shumë se një shekulli. Dhe jo vetëm të ndara fizikisht por edhe shpirtërisht. Nuk mund të ketë harmoni shpirti i një kombi kur një pjesë e këtij shpirti vlon nga dëshira për t’iu bashkuar botës së qytetëruar ndërsa një pjesë tjetër zhgërryhet në nostalgjinë osmano-islamike që është armiku kryesor i botës së qytetëruar dhe zhvillimit psikologjik e shpirtëror të njeriut. Në gjendjen ku ndodhet sot populli shqiptar, çfarë kuptimi ka të festosh festën e pavarësisë kur një pjesë e konsiderueshme e kombit nuk e ka fituar akoma lirinë?Ç‟kuptim ka të festosh festën e flamurit kur ngado që të hedhësh sytë, simbolet e skllavërisë osmano-islamike janë të dukshme, dhe shpesh ndihesh sikur nuk je në tokë shqiptare por në ndonjë shkretëtirë të humbur, ku çuditërisht njerëzit flasin shqip? Çfarë kuptimi ka të llomotisësh pambarimisht në media për “tolerancën” e mrekullueshme fetare, kur nga ana tjetër ndërtohen ilegalisht me qindra xhami dhe qendra islamike në zona me popullësi jomyslimane? Ku ekziston kjo “tolerancë shembullore” midis komuniteteve fetare, kur fuqia e ulërimës arabisht nëpër minaret e xhamive rritet qëllimisht për t‟u dëgjuar sa më larg që të jetë e mundur? Ku ekziston kjo “tolerancë” kur çdo ditë botohen libra e artikuj që sulmojnë e hedhin baltë mbi çdo figurë tonë kombëtare? Ç‟domethënie ka kjo e ashtuquajtur “tolerancë” kur kryetari shqipfolës i bashkësisë islame të Kosovës, i thur lavde publikisht kasapëve që kanë bërë masakrat më të tmerrshme ndaj popullit shqiptar, vetëm sepse këto kriminelë dhe vrasës kanë qenë myslimanë? A mund të na thoni dot se cili mund të jetë toleruesi dhe cili jo-toleruesi në këtë “oqean të mirëkuptimit” ndërfetar? Apo mos vallë jemi një komb “i përmbytur” kaq shumë nga “oqeani i mirëkuptimit ndërfetar” saqë këto “gjëra” tepër të “vogla” e të “parëndësishme‟ nuk na krijojnë shqetësim? Janë pyetje që secili nga ne duhet t‟ia bëjë vetes me gjakftohtësi, duke u treguar të paktën i sinqertë me veten e tij.

4. “Logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë Përpara disa vitesh, një publicist islamik shqiptar shkruante se “është e vërtetë që shqiptarët kanë vuajtur shumë gjatë 250-300 viteve të para të pushtimit osmano-islamik, por pastaj me “pranimin gradual të ideologjisë islamike dhe turqizimin e popullsisë, gjendja e tyre filloi të përmirësohej.” Po, pas 300 vitesh terror, dhunime, masakra e dëbime, gjendja e shqiptarëve nën sundimin osmano-islamik filloi të “përmirësohej.” Tashmë shumë prej shqiptarëve të mjerë, nga viktima, nga të masakruar e të vrarë, filluan të shndërrohen në turq, duke asimiluar gradualisht tiparet me negative të një pushtuesi mizor. “Sa më shumë shkombëtarizoheshin shqiptarët, aq më shumë përmirësohej gjendja e tyre si popull,” deklarojnë të gëzuar intelektualët islamikë shqiptarë dhe shqipfolës. Madje një nga këta të ashtuquajtur intelektualë, dhe pikërisht islamiku Abdi Baleta arrin deri aty sa të thotë se “duhet t’i

falënderojmë osmanët që për të mirën e shqiptarëve kanë bërë atë që duhej bërë.” Sipas Baletës “procesi i islamizimit dhe shkombëtarizimit të shqiptarëve ka qenë një proces fatlum për ta, sepse u bë për të mirën e tyre.” Baleta e pranon se turqit i kanë masakruar pa mëshirë shqiptarët, të cilët nuk e kuptonin se osmanët po i vrisnin dhe shfarosnin për të mirën e tyre. Kjo është “logjika e shëndoshë” e intelektualëve islamikë shqiptarë. Sipas grupit të “intelektualëve” islamikë si Abdi Baleta, Hysamedin Feraj, Muhamet Pirraku, Faik Miftari, e shumë të tjerë, pushtimi osmano-islamik i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi serbo-grek. Këta fundamentalistë islamikë këmbëngulin se gjithë këto masakra, përdhunime, dëbime, tortura, grabitje, ndalimi i gjuhës, bëheshin për t‟i mbrojtur shqiptarët nga asimilimi serbo-grek, pra bëheshin për të mbrojtur identitetin e tyre. Sipas këtyre “intelektualëve” islamikë, turqit deshën t‟i zhduknin shqiptarët për të mirën e tyre, deshën t‟i zhduknin që të mos t‟i linin të asimiloheshin nga grekët dhe serbët. Duket “qartë” se osmano-islamikët vetëm për të mirën tonë mendonin! Bombardimi pothuajse i përditshëm i shoqërisë shqiptare me marrëzira të tilla islamike, dhe paraqitja e shpeshtë e këtyre rasteve klinike në median shqiptare, e bën të domosdoshëm krijimin një institucioni që të merret me mbrojtjen e “konsumatorit” nga ky helm i përditshëm që vjellin këto fundamentalistë islamikë. Shqiptarët duhet t‟i qëndrojnë sa më larg këtij helmi mediatik ashtu siç u qëndrojnë larg ushqimeve që tashmë e kanë tejkaluar prej kohësh datën e skadencës. Shqiptarët e kanë sot më të nevojshme se kurrë të rifreskojnë kujtesën e tyre historike, për të kuptuar se cila është rruga që duhet të ndjekin. Nuk mund të bëhesh pjesë e botës së qytetëruar duke mbajtur veshur rrobën e antiqytetërimit. Për t‟u bërë pjesë e botës së lirë e të zhvilluar, populli shqiptar duhet domosdoshmërisht që të flakë rrobën e kalbur të trashëgimisë së dhunshme osmano-islamike që e mban veshur prej 6 shekujsh. Dhe kjo rrobë e kalbur anti-kombëtare nuk flaket dot duke valëvitur flamujt kombëtarë e duke festuar përvjetorët e “pavarësisë.” Ajo flaket vetëm me rizgjimin e ndërgjegjes kombëtare, e cila fle “e strukur” prej shumë shekujsh nën zhgunin e rëndë të fatalizmit osmano-islamik

20 vjet KUQ E ZI 1993 2013


Ivan Pozzoni “Frammenti Ametrici”

Ivan Pozzoni Poet i ri i talentuem italian, mik i shqiptarve, bashkpuntor rnderi i revistës Kuq e Zi

MONTAGNE RUSSE Prendi bacche avvelenate d'un rosso vivo, fiori di pungitopo selvatico e foglie di salice piangente; aggiungi tracce di puma delle montagne rocciose in fuga costante, rabbia di Bmw inferocite su strade in agonia, e sorci verdi, direttori generali d'aziende di derattizzazione; mischia tutto con pillole azzurre di Viagra, bottiglie intere d'olio di ricino, acari su vecchi libri intonsi, e amaro medicinale Giuliani.

NEMICI (PRESUNTI O REALI)

LENTI SUICIDI

I cadaveri del nemico, in questa terra di nessuno, sanno nuotare, e, risalita la corrente, in agguato nell'erba, ci infilano con mano sicura lame di ghiaccio nella schiena.

Troppe mattine insensibili, madri insonni di notti spese a rimarginare saldi, baricentri minacciosi, irosi responsabili di magazzino, nascono ore 06.00 di nebbia e vertigine suicida nella breve attesa di un sms da Dio o, almeno, da parte di qualche altra non meno rappresentativa divinità minore, e muoiono ore 06.15 a ritmo di: «L'utente chiamato non è, al momento, né invano, raggiungibile».

Attendere una vita intera nascosti nell'erba cadaveri, presunti o reali, non è una strategia saggia per battere i nemici. Meglio imparare a nuotare, o almeno, a tagliare l'erba. SELVATICA SOLITUDINE A volte mi domando come mai non riesca ad esser travolgente, affascinante, lacerante; come mai non riesca ad esser nuvola carica di lampi e tuoni, o meteora, bolide macchiato da polvere di stelle nei cuori negli occhi nelle menti di voi, candide, insaziabili, statue d‟ogni età e composizione salina. L‟unica spiegazione è che ho un gatto chiuso nel profondo dell‟oscurità della mia anima un gatto, tiranno, di maestosa bellezza, europeo o siamese, d‟un intrattabile selvaticità; fugge, chi l‟accarezza, soffia, intensamente, ad ogni dolcezza, e - ahimè- è reo di sfigurare senza pietà chi, pazzo, si sia impegnato a donargli libertà. TESTE DI LEGNO

Solo così, finalmente, se davvero mi desideri, potrai avermi, stando bene attenta alle mille, mortifere, contro-indicazioni non riportate, quasi involontariamente, sulla ricetta.

Se non ci foste, se voi non foste fantasmi arroccati negli anfratti dei sogni metallici di carri armati, sarei scoiattolo addormentato nel vento imboscato nei boschi intontiti di verde -divieto di caccia! -della serenità.

QUESTE GIORNATE

Se non ci foste, se voi non foste, torri d‟avorio nelle profondità doloranti d‟un bicchiere di collutorio, sarei bolla d‟aria iniettata d‟odio e di sangue nelle vene del tossico, in cerca catartica d‟eroi, d‟eroina.

Questa giornata ha ritmo di sega elettrica intenta, ghignando, a circoncidere nani, abbarbicati sulle spalle di giganti; questa giornata ha idea fissa d'occhi azzurri che impugnano il mio cuore con grazia di vibratori, in finta pelle, pronti, ondeggianti, allo strap on; questa giornata ha cicatrici d'acni roventi, cistiche conglobate, su tutto il busto e su tutto il viso, senza rimedio d'un peeling all'acido glicolico. Queste giornate uguali, mastine, quotidiane, scorrono ricordando passati che mai muoiono o anelando a futuri strabici, destinati ad essere trascinati per la coda, come buffi, e stupidi, gatti marroni. Queste giornate mie, nostre, vostre, eterni ritorni d'arrancanti istanti daranno voce, daranno senso, a fotografie nascoste, sbiadite, tra i bordi malinconici d'un monumento.

Se non ci foste, se voi non foste treni senza binario stelle comete imprigionate nelle strette maglie d‟un lucernario, sarei elettrodo incastonato nelle corone d‟amianto di condannati alla sedia elettrica, incatenati, in attesa, nel braccio della vita, corrente. Per noi, teste di legno, burattini tosti in recite tristi, seghe mentali senza imbarazzo sono, aldilà d‟ogni dubbio, più pericolose che per le tante teste di cazzo.

Poezia asht fjala e shpirtit

E non ci resta altro che buttarci a capofitto in qualche tangenziale sperando che tutti gli dèi del cielo, dei laghi o delle ciminiere non siano lì, immobili, in coda davanti a noi. LATOMIE Quest‟oggi vi scrivo dai lavori forzati, forzato tra impiegati odiosi, clienti incazzati, molti superiori tranne uno, di certo, inferiori per stazza o passione, tendenzialmente tutti sprovvisti dell‟idea lapalissiana che nella vita, nella nostra, nelle loro, è, il più delle volte, impossibile grattar via con un dito la patina opaca che ricopre e annerisce i desideri. L‟Arlecchino servo di più padroni che sempre sonnecchia nelle anime degli impiegati tristi in me non si sente schiavo, ma canta, e danza nell‟attesa di insidiare donne più giovani o di occupare gabbie ancor meno spaziose. SMS (CUENOT)? Ehi, dormigliona, criceto a più incognite, logaratto, orecchie di gomma, baci. Chissà, chi, o, cosa, sogni (forse rumeni intinti nel rhum, o i gemelli, o lui, o di sentirti sola)?!? Boh, io, ratto, non dormo, ma continuo, a sognare, a occhi aperti, di incrociarci, presto. NECROLOGIO D'UN INNAMORATO Ninna nanna bimba stanca ho versato i tuoi occhi in banca, ho condito con l'aceto il tuo muso da criceto. Ninna nanna bimba bella sei il sospiro d'una stella, che ti canta nell'orecchio «non guardarti nello specchio»! Ninna nanna, maliziosa, hai il culetto d'una rosa, abituata a scambiar baci. con carezze troppo audaci. Quella sera, amore matto, il mio cuore, d'acciaio inox, s'invischiò, tutt' ad un tratto, nell'onda radar d'un autovelox.


ALBANOLOGJIA (Botohet për të nxitur studiuesit shqiptarë që të kërkojnë rrënjët e gjuhës shqipe)

nga Margarit K. Nilo. U lutem hapni dhe debatin e Albanologjisë, se ka shume studime te reja dhe eshte me shume interes per gjithe shqiptaret. Ishte nji debat mbi''Albanologun'' Shmid, por e mbyllet shum shpejt. Shqiptarë ! shqiptarë ! ndigjoni pashi zotin, Pa ju kurr s'mundet n'drit me dal Shqipnia. Gj. Fishta Shqiptarë ! shqiptarë ! mos tradhtoni atdheun tuj te shejt per lek. Nji studim mbi shqipen dhe greqishten e lashte. Αrtikulli i botuar ne gazeten Republika me 30 Maj 1912. Jam autori i librave te ri ''E Verteta/ kush jini ju grek...?‟‟, dhe ''Fialori Special Etimologjik i Shqipes'', -autori: Margarit K.Nilo. ku behet zberthimi i gjithe fjaleve te lashta greke dhe shqipe (duke menduar se ka hyre ne gjenezen e fjaleve), dhe vertetohet se jane te krijuara prej shqipes. Baza në kriijmin e gjuhes që në lashtësi kan qën foljet shqipe ''hyj; hy = i' '', dhe ''ryj; ry = ri' '', folie qe i ka vetem shqipia, të ndërtu' kto folie me të gjith lloiet e zanoreve për të rrit diversitetin midis fialëve, që fialët t të dallueshme nga njera-tjetra. Kto folje kan të njejtin kuptim pavarsisht se jan zanore të ndryshme (i, a, e, o, u; in, an, en, on, un; ir, ar, er, or, ur =hy; hyn; hyr; -dhe: ri, ra, re, ro, ru, rin, ran, ren, ron, run =ri, rin = ry, ryn), etj. (pasi perfshihen 5 „‟I‟‟ greke dhe 2 „‟o; ω‟‟). Mbaresat e përdorura në fjalët e greq. së lasht jan: 1-mbaresa me foljen jam (në formën ''esht''), si: a, e, o, i(ish);as, es, os, is, us; asht, eshtë, ishte, oshte; -ad; -at; -ath = a, ash,ashte, eshte, -ne shqipen e sotme = ine, -me greq. e sotme. Vetëm ''ë'' (është) nuk ka patur ne lashtesi, se nuk ka pas ekzistue '''ë'', por ne tani futëm ''ë'' dhe zhdukëm shum zanore të tiera (sidomos ''a, e''). 2- mbaresat: ma; pa; fa = ba, be = ka'ni, -me greq. e sotme. 3-mbaresat: -t-is(t-ish); -kis(q-ish); -k-a(q-a); -k-t-is(q-t-ish),etj = greqisht: ''-na-ine; -pu-ine; -pu-ine; -pu-naine'', -siç e shikoni me greqishten e sotme nuk kan asnji perputhie, kurse me shqipen jan identike. Më poshte po japim disa shembuj, ku tregohen edhe mbaresat e fjalëve të nënvizueme në fund të fjalëve, (per arsye te programit te shkurter qe me eshte caktu'e, nuk jam hapur ne detajime (se ky eshte nji shkrim i pa gazete). Shembuj: Shenim: perkthimet e fjalve te lashta greke (te dhena nga gjuhtaret grek ne greqishten e sotme) jan ato me shkrim te çelur (= light = lla'it, -te perkthyera nga une ne shqip).

Akropoli = a – kre – poli = a kre i polit, kreu i qytetit; -me greq. e sotme do qe „‟ine – kefalo – poli‟‟, perputhia eshte vetem me shqipen. Presvia (= ambasa'da, trup diplomati'k) = pres(pris, prijs) - ve - a; -me greq. e sotme do qe: ''dhiefthinti's, proe‟dhros - va'lo - i'ne'', asnji përputhie, përputhia është vetëm me shqipen. Euro'pi(= Euro'pa, -qe shqip e shkruejn gabim ''Evro'pa'', -kur gjithe bota e shkrun ''Europe'') = E - ur - opi(pamia) = eshte - hyr – pamia = perëndimi(e kundërta e ''orienti = ori(Dielli; pamia) – en - it'';-dhe ''Asi = a – si (shikim) - i(hy)'' = lindia. Me greq. e sotme do qe: ''e – ur – opi = ine - bi – opi, greqisht'', përputhia asht vetëm me shqipen. Kali'ma (= mbule'së; kali‟dhe) = ka - l i(hy) - ma = qe - l - hy – ba = hyn, mbulon; mbules, kalidhe. Me greq. e sotme: ''pu - afini - bi - kani'', përputhia esht vetëm me shkipen. Αpoka'lips = ap, hap + kali'ps(mbulesen) = zbuloi; zbulim; -ku: ''kalips = ka - l - i(hy) - b - is(ish) = qe - l - hy b - ish = hyn, mbulon; mbulese''. Dramatopi'os = drama - to - pi(be) - os = drama - te - b - ish = ai qe ben drama per teater. Me greq. e sotme do qe: ''drama - na kani - ine'', asnji perputhie, perputhia eshte vetem me shkipen. Ama'rantos = [a(jo) - maro'n - t os(ish) = jo - maron - t - ish] -ajo qe nuk maro'n; qe nuk thahet, qe nuk vyshket; qe nuk shter/ lulia epavdeksise qe mbillet ne vorre. Presviti's, presvi's (= ambasado'r) = pres(pris, prijs) - vi - t - is =pris - ve - t - ish = prijes ve, udhëheqes(drejtues) ve. Me greq. E sotme do qe: ''dhiefthinti's, proedhros - valo na - ine'', asnji përputhie, përputhia është vetëm me shkipen. Mesi'tis (= ndermie'tes, atij qe hyn ne mes per te zgjith nji problem) = mes - i(hy) - t - is = mes - hy - t - ish. Me greq. e sotme: ''mes-bi-na ine'' asni perputhie, perputhia esht vetëm me shki'pen. Komiko's (= komi'k, i humo'rit) = ko - m - i(hy) - k - os = q - b - h- q - ish = hyn, shpon, ngacmon. Me greq. e sotme: ''pu - kani - bi - pu - ine'', asnji perputhie, perputhia është vetëm me shkipen. Katara'ktis (= katara'kt, ui që bie nga ni lartesi në vendet malore; çdo gjë që bie (që rrëzohet) poshtë) = kato (poshtë) - ra - k - t is = poshte – ra(ry) - q - t - ish. Me greq. e sotme do qe: ''kato - e pese- pu - na - ine'', perputhia esht vetëm me shkipen. Ko‟nos – [k – on(hyn) – os = q – hyn – eshte; -me greq. e sotme do qe: „‟pu – beni – ine‟‟, perputhia eshte vetem me shqipen] – trupi ne formen e ni koni gjeometrik (me baze te gjere e te rrumbullaket poshte dhe me mai nga siper). Kono‟pi (konu‟pi) = mushko‟na(= mushko‟ia, mishko‟ia) e „‟konu‟pit‟‟ = k – on(hyn) – opi = q – hyn – opi(vrim; thumb; sy, pamie, etj) = qe ben vrim, te shpon; -me greq. e sotme do qe: „‟pu – beni – opi‟‟,perputhia si kudo eshte vetem me shqipen. Konopi‟on, konopie‟ra - [kono‟pi – on(hyn)/ kono‟pi – er(hyr); -mbaresat „‟οn; er‟‟ jan nga folia shqipe „‟hy = i‟‟ por te ndertueme me zanore te tjera, ne kte raste me (o = on(hyn); e = er(hyr)); -greqishtia e sotme thot „‟beni‟‟, si kudo perputhia eshte vetem me shqipen] = rrietat qe vinin rreth shtratit te

fieties ne Egjiptin e lashte per te kap mushkonat. Nekros - [nek - ro(rro) - os = nuk ry(levis) - eshte; -me greq. E sotme do qe: ''dhen - zi - ine'', asnji perputhie, perputhia eshte vetem me shqipen] - i vdekur. Afrodhiti - [afro - dita = ylli i mengjezit(qe lind afer dites); -me greq. e sotme do qe: ''koda mera'', asnji perputhie, perputhia eshte vetem me shqipen] - aferdita, ylli i mengjezit. Zeus(= Posidon) - [ze - u(hy) - is = ze - hy - ish = ben ze, gjemon; -me greq. e sotme do qe: ''foni - beni - ine'', asni perputhie, perputhia eshte vetem me shqipen] - perendia e gjemimeve dhe vetetimave; dhe: Posidon = po - si(shi) - d - on(hyn) = bo - shi - t - hyn = hyn shi(ui)''. Atina - [ati - in - a = Ati - yn - a(ashte) = ati(zoti) - yn - ashte; -me von u vu dhe emer femre ''Athina' ''; -me greq. e sotme do qe: ''pateras - mas - ine'', asni perputhie, perputhia eshte vetem me shqipen] - Athina. Ira - [ir - a = hyr - a = hyn, lind(= land), krion, ben, prodhon; -me greq. e sotme do qe: ''beni - ine'', si kudo perputhia eshte vetem me shqipen] – Ara, Dhe, Dheu(teu, toka). Deukalioni - [Dheu - ka - lioni = Dheu - qe luan(shkatrrohet); -me greq. e sotme do qe: ''gi - pu - lioni'', si kudo perputhia eshte vetem me shqipen] - Shkatrrimi i dheut pas permbyties se madhe te kohes se Solomonit (ndoshta ka pas lidhie edhe me renien e ndoni komete ne Toke). Apollon (= dia, dios) - [ap - oll - on = ap (= lart) - yll - hyn = ylli mbi gjith yjet = Dielli] - perendia me e lart nga gjith perendite (fiala ka qen per Diellin). Dhimitra - [Dhe – mitera (= nena)] perendia a Dheut, Dhe Motra, apo Dhe Mitera (Dheu Nen). Delfus - [del - fus = del (= nxier) + fut = barku; kerthiza e barkut; -nga kio ka mar kuptimin dhe ''adelfus = vllezer = te nji barku''; -po keshtu: ''delfin = del + fin = del + futet = se delfini eshte e vetmia kafshe detare qe noton keshtu''] - qendra e shejt e gjith grekve te lashte qe ndodhei ne Epir (ku: delfus = barku; kerthiza). etj, etj. Nese doni permbledhie me te zgjatur te librave qe kam botuar me thoni. Keshtu, ne dy librat e mi mbi greqishten e lashte ''E Verteta/kush jini ju grek...?'', gjithe fialori i greqishtes se lashte zberthehet vetem nepermjet shqipes, po keshtu nepermjet foljeve baze te shqipes ''i = hy'' dhe ''ri = ry'' eshte bere edhe zberthimi i shqipes ne 3 fialoret etimologjik me titull ''Fialor special etimologjik i shqipes''. Shenim: Edhe ''nji'' eshte e shkru gabim ne shqipen e sotme, dikur ka ken ''nji''= in = hyn = hyria, fillimi, nisia; sikurse jane edhe ne gjuhet e tjera (ena, is; uno; one; -adin (at-in = ashte – in (hyria), -në rusisht), etj, etj. ndryshime te gabuara qe i jan ber shqipes; -(nj, ë, gj) u futen ne shqip per here te pare nga arbereshi De Rada ne 1873 (shi librin mbi kongresin e Manastirit, fundi i faqes 102); -edhe ''q'' nuk ka pas (u fut per here te pare nga Vaso Pasha, -sipas librit qe flet mbi Kongresin e Manastirit, faqe 27 ne fund, botim i 2004 nga Shaban Demiraj e Kristaq Prifti); -dhe faqe 310 te Kongresit drejtshkrimit te shqipes (botim i 1973) epet futja e ''ë'' nga arbereshet; -po aty flitet dhe per futie te ''h; j'').


Vajtim i nënave të Tepelenës

Vdiq në Bruksel e internuara e kampeve te komunizmit Zonja Zorka Malaj, në moshën 94 vjeçe. Krahas mesazheve te mira qe shkembejme, ka dhe ndonje qe sjell trishtim. Muajin qe kaloi nderroi jete ketu ne Bruksel Zonja Zorka Malaj (vjehrra e Lek Pervizit). Ky lajm jepet per aresye se kjo grua eshte nder veteranet e kampeve te internimit te diktatures komuniste, ku ishte pllakosur me nje femi kerthiqe gjiri kater muajshe, per arratisjen e burrit Nikoll Prek Malaj prej Vermoshi. Ajo me femijen provoi kampin famekeq te Tepelenes, nga 1948 ne 1954, ne konditat me te mjerueshme qe mund te imagjinohen, ku nga vdekjet masive te femijeve, vajzes saj i mbeti emri Beba, si nje nga bebet qe i shpetuan vdekjes ne ato rrethana mizore. E ndare persegjalli nga vajza tjeter e saj tre vjeçe, 15 vjet pa e parë. Martuar me nje te internuar, ky vdiq aksidentalisht dhe ajo mbeti e veje me tre femije duke hequr te zeza e ullirit, si e dënuar që ishte. Ne keto rrethana kaloi 21 vjet ne internimdebim, por duke pase ruajtur nenshtetesine Malazeze, mundi te rikthehet te prindet me 1969 e te shpetoje nga persekutimi i parreshtur, e te kaloje ne Belgjike me tre djemte. Ketu gjen mbeshtetje e ndihme dhe arrin te rindertoje nje jete te re, ne nje vend si Mbreteria e Belgjikes ku te drejtat e njeriut respektohen. Këtu ka fatin të bashkohet me vajzën e vogël, Bebën, e martuar me Lek Pervizin, pas 21 vjet ndarje të detyruar. Grua burrerreshe e krenare prej nje familje te permendur malazeze, i qendroj ballëhapur dhunes se regjimit komunist, shembull vendosmerie dhe gjithashtu dashurie per femijet dhe respekt per te gjithe ato nena te tjera qe ishin internuar me te, e ku pjesa me e madhe i humben femijet ne ate kamp te tmerrshme te Tepelenes. Ajo radhitet ne ato gra e nena heroina, qe perballuan me nder e krenari te ligjeshme, nje nga diktaturat komuniste me te egra qe kishte pare Evropa. Me këtë shkrim i japim vlerësim e nderim nje gruaje, qe ne moshe, 94 vjeçe qe arriti, mbetet si nje monument shekullor, qe shoqeroi shekullin njezet, ne faza te ndryshme, me nje rini te lumtur ku lindi e u rrit. Me nje jete te humbur e te sakatuar ne ate qe quhet sketerra komuniste. Dhe me fatin e saj te mire qe doli ne Parajzen e lirise e demokracise në Belgjikë,

Zonja Zorka Malaj, 1919-2013, në veshje tradicionale malazeze. ku mund te bashkohet me gjithe femijet e saj, e rrethuar me djemte, vajzat e plot nipa e mbesa. Ky per te ishte shperblimi e çmimi me i larte i vuajtjeve te kaluara. Në varrimn e saj mori një pjesë e madhe e shqiptarve, shumica nga mërgata e vjetër me të cilët ndau jetën në Belgjikë, e nderuar e repektuar prej të gjithëve. Ju shprehim ngushullimit më të thella familjarëve te saj, vajzave, djemve e nipave si dhe t‟afërmve në Mal të Zi dhe në Amerikë ku i ka çuar fati. Pushoftë ne paqen e amshuar te Parajzes.

O ju male që na rrethoni E në Shkoder s'na lini me shkue E në kët vend na keni ngujue Na të shkretët çka ju kemi ba Mbyllun në kamp fëmi e gra Rrethue me telin e ferrës Nën hijen e kalasë Tepelenës Ku na i groposin fëmitë Ku vdesin njerzit zijet Ku vdesin pleq e të ri Me barkun bosh e pa u ngi. O Zot kush kje njaj kriminel Qi na rrethoi këtu me tel Qi na ka ndry si bagëtia Vdesin nga të ftoftit dhe urija Faqja e zezë për ty qeveri Qi merresh me gra e me fëmi Kob ma t'zi s'ka pa Shqipnia As nuk e shkruen historia ! Ruajtur në kujtesë nga Zorka Malaj, nga kampi i Tepelenës.

Zorka me shoqën e saj Vide Nosha që kishte humbur fëmijën në Tepelenë. Foto 1954 në Lushnje kur dolën nga kampi.

Zorka Malaj në kondita internim mbetur e vejë me tre jetimë, foto 1963.

Tepelenë kamp i malkuar, Diktatura t‟ka ndërtuar, Sa viktima ke shkaktuar, Sa fëmijë kanë humbur jetën, Varrët më kurr nuk u gjetën, Vdiqën pleq e vdiqën plaka, Enver djall t‟u preftë nafaka ! Paskë qën i madh xhelat, Histori ke shkruar me gjak !

Me vdekjën e Zorkës mbyllet një kapitull tjetër i kampit të internimit më mizor i diktaturës bolshevike që ishte ai i Tepelenës, ku dëshmia e saj vlen më tepër se çdo dokument, për rrethanat rënqethese që kaluan e përjetuan të intetrnuarit, veçanërisht fëmijët që vdiqen masivisht, një akuzë e pashlyeshme për atë regjim totalitar antinjerëzor .


INSITUTI I STUDIMIT DHE PASOJAVE TE KRIMEVE TE KOMUNIZMIT Ky institut studimësh ka filluar punën e tij me botime të ndryshme, ku më i randësishmi është : FJALORI ENCIKLOPEDIK I VIKTIMAVE TE TERRORIT KOMUNIST, ku vëllim i pare, AÇ, është botuar dhe vazhdon puna për plotësimin e botimin de vëllimëve të tjerë, sipas rendit alfabetit.

Fjalori Enciklopedik Vëllimi I, A-Ç, faqe 280.

Drejtor i Institutit : Agron Tufa Një tjetër botim është ALMANAK që do të botohet çdo vit me dëshmi nga ish të burgosur, të internuar e të tjerë te përndjekur. Almanaku Nr. 1, viti 2011, ka këtë përmbatje : *Bomba në amasadën sovjetike; *Kryengritja e Postribës; *Këneta e Maliqit; *Narrative jonë banale mbi krimet e komunizmit; *Vendosja e regjimit ushtark në Shqipëri ; *Tragjedia e inteligjencës së naftës ; *Vrasjet në kugfi ; *Raporti final i Vermahtit gjerman në Shqipëri, 1945.

ALMANAK Nr. 1, viti 2011 Botohet çdo vit me deshmi e tregime të ndryshme mbi krimet e komunizmit.

Eshtë në përgatitje e sipër Nr. 2, viti 2012. Interesant është botimi i kolanës : AD MEMORANDUM Ku jepën tregime të plota të ish të përdjekurve që marrin edhe karakter letrar.

Roman “Brenga ime shqiptare” Nga Aldo Renato TERRUSI Me prnd Italian e larguar në Itali, kthehët pas rrëximit të diktaturës, për të kërkuar eshtrat e t‟ati, Xhusepe Terruzi, vdekur në burgun e Burrelit e varrosur te qershia, tashmë zhdukur.

Krijimi i këtij Instituti për studfimin e pasojave te krimeve te komunizmit, është për t‟u përgezuar. Më mire vonë së kurrë. Nisma më e rëndësishme që ky Institut ka ndërmarrë është Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrori Komunist. Kjo nismë është një vlerësim moral që u bëhët të gjithë atyre që u vranë, u pushkatuan dhe vdiqen ne burgje e kampe internimi. Gjithashtu të gjithë atyre që e kaluen jetënn në ato kushte mizore denimi pa fund e krye. Një meritë i shkon ekipit qe punon me përkushtim nën drejtimn e z. Dr. Agron Tufës, i cili ka meritën e këmbënguljës për të realizuar këtë nismë të madhe, duke arritë që të hapë zyrat për mirëvajtjen e kësaj pune të lavdërrueshme. Ky Fjalor Enciklopedik, hedh dritë mbi krimet e masakrat që u bënë mbi shtresën më të lartë të shoqërisë shqiptare, që ishte ajo e intelektualëve të formuar në univesristetet e shkollat me të mira europiane. Mbi kuadrot e larta shtetrore, civile e ushtarake, figura të shquara të patriotizmit shqiptar. Mbi familjet më të nderuara të shoqërisë shqiptare dhe mbi burra e shteti, qe punuan parreshtur për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi shtresën e gjerë të popullit që nuk u kusye prej terrorit të egër të bolshevikëve stalinistë të partisë komunist shqiptare, nën drejtimin e një diktatori xhelat e të pashpit, siç ishte Enver Hoxha, një kryekriminel gjakatar, antishqiptar dhe antinjerëzor. I cili nuk la krim pa bërë mbi bijt e bijat më të mire të kombit shjqiptar, ku nuk u kursyen as kosovarët, që në Shqipëri kërkonin lirine e gjenin vdekjën e burgjet.


ShĂŤmbĂŤll : faqe 121 nga ky Fjalor Enciklopedik.


LIBRA ME VLERE

PER TU LEXUAR

Gjin Pjetër Pervizin Luftëtar i Shquar i Rilindjës Kombëtare.

Jeta e veprimtaria e një nga luftetarët e patriotët më të shquar të Rilindjës, shkrimtar e poet., nga As. Prof. Thanas Gjika.

Historia e Shqipërisë e jetuar nga një figure e lartë ushtarake e atdhetar i madh.

Vepra e parë e shkruar bbi Skënderbeun nga At Dhimitër Frangu më 1480 Përkthm nga italshtja vjetër, 1584.

Jeta e veprat e Skënderbeut dhe 10 Sulltanët e pare të Turkisë. Libër i vitit 1545, përkthyer nga italishtja e vjetër nga historian italian Paolo Jovio

Një race e humbur PELLASGET e pasardhësit e tyre Shqiptarët nga Eduard Scheneider, 1894, përkttyer nga frëngjishtja

Lahuta e Malcisë anglisht nga Robert Elsie

Një libër me vlerë për të Njohur Shqipërinë sipas të huejve, Sidomos historia e Beratit Nga Piro M. Tase.

Libër i vlefshëm për rishkrimin e drejtë të histories nga Mergim Korça


Piktori francez A. Deka : Shqiptar me veshje kombĂŤtare. koleksioniWadsworth, Hartford.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.