Libri i abstrakteve

Page 9

Konferenca Ndërkombëtare e Farmacisë “ZHVILLIMET BASHKËKOHORE NË FARMACI”

LIBRI I ABSTRAKTEVE

FESHF POLITIKAT E SHKENCËS DHE FESHF POZICIONI I PREZANTIMIT NË PROSPEKT 2020

Rezyme Federata Evropiane për Shkenca Farmaceutike (FESHF), http://www.eufeps. org/) është i vetmi organ pan-Evropian, i cili prezanton interesat e shkencëtarëve në industri, akademi, qeveri dhe në institucione tjera të cilat merren me hulumtimin e barnave, zhvillimin, rregulloret dhe përpilimin e politikave në Evropë. FESHF ekziston për të ndihmuar që të përmbushen sfidat dhe për t’i shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga konsolidimet të cilat paraqiten në Evropë dhe globalisht, drejtuar nga një kombinim i zhvillimeve të shpejta në shkencë dhe teknologji, presione ekonomike dhe nga vullneti politik. Në këtë aspekt, dy prezantimet kryesore të FESHF janë: FESHF pozicioni i prezantimit në prospekt 2020’ e cila ishte miratuar nga Komisioni Ekzekutiv i FESHF-së me 25 Qershor 2012 si dhe ‘Draft Pozicioni i prezantimit: Draft Propozimi për Fondacionin Evropian për Hulumtim & Trajnimi në Fushat Strategjike të Kualitetit nga Dizajni (KnD) si dhe Procesi i Teknologjisë Analitike ( PTA)’ (Shkurt, 2012). Prospekti 2020 është një qasje më e integruar në politikat e shkencave Evropiane të cilat janë paraqitur në propozimet e draftuara më parë, dhe në mënyrë specifike konsideron: (i) nxitjen e ekselencës në shkencë,

(ii) krijimin e një udhëheqje të shëndoshë industriale dhe (iii) shprehjen e një ambicie për të adresuar sfidat aktuale dhe të ardhshme shoqërore. Prospekti 2020 gjithashtu ofron mundësinë e adaptimit të një rruge më fleksibile dhe të thjeshtuar të menaxhimit për të drejtuar hulumtimet evropiane nëpërmjet inovacionit, hulumtimit dhe zhvillimit. FESHF percepton “Prospektin 2020” si një mundësi e Bashkimit Evropian për të nxitur veprime drejt një shkence të bazuar R&D, një agjendë e cila do të mundësojë një përkthim të sigurt në praktikën klinike për barna më të mira duke përdorur metodologji më të mirë dhe të modernizuar, duke u përballë me nevojën për t’iu përgjigjur popullsisë së pakënaqur dhe nevojave klinike. Tanimë për Evropën gjithashtu ekziston një mundësi për të promovuar në mënyrë të vendosur një ekonomi të bazuar në dije, të aftë për të mbështetur politikat e reja industriale si bazë për politikat aktive të punësimit, dhe në të njëjtën kohë ofrimin e instrumenteve për kujdes më të mirë shëndetësor. Fjalë kyçe EUFEPS, shkencat farmaceutike, EUFEPS politika shkencore, Horizon 2020, kualiteti sipas dizajnit (QbD) dhe Teknologjia e procesit analitik (PAT)

9


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.