Libri i abstrakteve

Page 25

Konferenca Ndërkombëtare e Farmacisë “ZHVILLIMET BASHKËKOHORE NË FARMACI”

LIBRI I ABSTRAKTEVE

TRAJTIMI I HIPERTENSIONIT ARTERIAL, NJË STUDIM NË PESË QYTETE TË SHQIPËRISË

Rezyme Qëllimi Hipertensioni arterial është një nga patologjitë më të shpeshta dhe më me rrezik për jetën, e cila prek gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut të organizmit të njeriut. Qëllimi i këtij studimi është njohja e përgjithshme me sëmundjen dhe trajtimin e saj, veçanërisht barnave të përfshira në skemën e rimbursimit dhe kostot e mjekimit.

për recetë, rimbursimi total të cilat u analizuan me metoda statistikore. Është llogaritur kosto direkte e trajtimit dhe kosto indirekte (komplikacionet). Rezultate e konkluzione Incidenca për HTA rritet me rritjen e moshës dhe kategoria e popullatës më e prekur nga kjo sëmundje janë pensionistët dhe më pak invalidët. Bari i marrë nga këta pacientë (enalapril 20 mg) rimbursohet 100% nga ISKSH-ja. Në disa nga recetat e marra në shqyrtim, HTA shoqërohet edhe me patologji të tjera, si Astma Bronkiale, Dislipidemia, Diabeti Melitus.

Metodat Studimi është retrospektiv, realizuar në 5 qytete të Shqipërisë: Peshkopi, Tiranë, Lushnjë, Shkodër dhe Vlorë (për periudhën e gjashtëmujorit të dytë 2011), ku janë përfshirë 259 pacientë të trajtuar me enalapril. Për çdo pacient u morën të dhëna mbi moshën, kategorinë, doza/recetë, doza/total, rimbursimi

Fjalët kyçe Hipertensioni arterial, kosto.

25


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.