Libri i abstrakteve

Page 15

Konferenca Ndërkombëtare e Farmacisë “ZHVILLIMET BASHKËKOHORE NË FARMACI”

LIBRI I ABSTRAKTEVE

TRANSPLANTI I ORGANEVE NGA DHURUESIT QË JETOJNË: MIDIS BIOTIKES DHE LIGJIT NË SHQIPËRI

Rezyme Për të ekuilibruar kërkesën për organe, ligji i cili lejon dhurimin e organeve nga pacientë në jetë ka ndryshuar në shumë vende, duke përfshirë Shqipërinë, ku ka një vëmendje gjithnjë në rritje ndaj dhurimit të organeve për transplant nga ky grup dhuruesish. Meqë Konventa e Oviedos (1997) ndalon tregtimin e trupit, debati ligjor dhe etik ka përfshirë dy çështje të rëndësishme, që kanë lidhje me njëra-tjetrën : mbrojtja e shëndetit të dhuruesit, i cili pranon një ulje të mirëqenies së tij dhe nga ana tjetër, mundësia për përfitime ekonomike ose humbje ekonomike. Qëllimi i këtij studimi është krahasimi i ligjit të transplanteve (Ligji shqiptar, Nr.10454, 7 qershor 2012) me një tjetër ligj, atë francez për respektimin e trupit të njeriut (Ligj i përmirësuar në 6 gusht 2004), ligj i

cili pasqyron debatin publik që lulëzoi gjatë viteve 2000, kur qeveria franceze kaloi këtë ligj në parlament. Gjithashtu ligji ynë është krahasuar edhe me ligje analoge të Evropës Qendrore. Ligji shqiptar nuk është rishikuar asnjëherë dhe mbulon të gjitha problemet e ngritura nga transplantet : nga qeliza deri tek bioetika. Legjislacioni mjekësor ka ndryshuar në mes të viteve ’90. Që atëherë deri me sot, tregu farmaceutik shqiptar është zhvilluar shumë dhe pjesa që mungonte (ligji i transplantit për qelizat, organet dhe indet), u miratua në parlament, në qershor të këtij viti. Fjalë kyçe Ligj, transplantim organesh, legjislacion

15


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.