Libri i abstrakteve

Page 11

Konferenca Ndërkombëtare e Farmacisë “ZHVILLIMET BASHKËKOHORE NË FARMACI”

LIBRI I ABSTRAKTEVE

POLITIKAT KOMBËTARE TË BARNRAVE

Rezyme Politika kombëtare e barnave është dokument profesional dhe politik, i cili definon synimet prioritare dhe detyrat e sektorit farmaceutik si dhe mënyrat për arritjen e tyre. Ky dokument duhet të formojë një kornizë për zhvillim dhe funksionim të veprimtarisë farmaceutike. Baraspesha ndërmjet të gjithë pjesëmarrësve të interesuar në formimin e këtij dokumenti është bazë për bashkërendim të njëkohshëm të interesave të ndryshëm dhe shpërndarje të barabartë të përgjegjësisë. Nevoja e zhvillimit të PKB rrjedh nga një sërë determinantash që reflektohen në faktin se: barnat e shpëtojnë jetën, njerëzit nuk mund ta parashohin sëmundjen, barnat janë komponime kimike komplekse dhe biologjikisht substanca aktive, njerëzit nuk mund të zgjedhin trajtimin adekuat pa diagnostikë medicinale dhe terapi, barnat janë të shtrenjta, mjetet financiare gjithmonë janë të pamjaftueshme. Synimet themelore të politikave kombëtare të barnave janë: të sigurojnë që barnat efikase, kualitative, të sigurta, relativisht të lira të jenë jo vetëm prezente për popullatën, por edhe të arritshme, kështu që do të kënaqeshin nevojat për tërë popullatën (barnat esenciale) dhe të sigurojnë që barnat të shfrytëzohen në mënyrë racionale.

Komponentët kyçe të PKB lidhur me synimet kryesore të politikave janë: selektimi i barnave esenciale, qasja (çmimi), financimi i barnave, sistemi i furnizimit, rregullativa dhe sistemi i kualitetit, shfrytëzimi racional, hulumtimet, zhvillimi i burimeve njerëzore, përcjellja dhe evaluimi. Procesi i krijimit të PKB është kompleks, gjithëpërfshirës dhe jashtëzakonisht me kërkesë si dhe zhvillohet nëpër tetë hapa: të organizohet procesi, të identifikohen problemet kryesore, të bëhet analiza detaje e situatës, të vendosen synimet dhe udhëzimet e PKB, të bëhet drafti i tekstit të dokumentit, t’u shpërndahet të gjithëve dhe të rishikohet drafti, formalisht të verifikohet politika, të lansohet politika mbi barnat. Implementimi i PKB zbatohet nëpërmjet aplikimit të planit titullor (3-5 vjet), bërja e planeve vjetore të veprimit, vendosja e kufizimeve kohore, përcaktimi i përgjegjësive të institucioneve dhe sigurimi i financave. Politika për barnat mund të jetë e implementuar në mënyrë të suksesshme vetëm nëse qeveria është e përkushtuar dhe e gatshme për iniciativën. Fjalë kyçe Politikë kombëtare, barna

11


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.