The Albanian October 2008

Page 33

LONDON OCTOBER 2008

33

Këshilla për shëndetin

Si të luftojmë stresin & sëmundjet mendore? ruri është pjesa e trupit që gjendet në kokë i mbrojtur nga kafka dhe cipa trunore dhe që shërben për kapjen, përpunimin dhe ruajtjen e njoftimeve të marra, në një nivel të lartë, nëpërmjet organeve shqisore: syve, veshëve, etj. për t´i shndërruar në lëvizje që janë mjeti i ndërveprimit me mjedisin e jashtëm. Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qendror. Por në tru mund të lindin një sërë çrregullimesh neurologjike. Dëmtimet e trurit mund të dobësojnë shëndetin mendor dhe të krijojë vonesa të lehta ose të rënda mendore, probleme të dëgjimit, shikimit, defekte në gjuhë dhe në të folur, epilepsi dhe çrregullime të sjelljes. Prandaj ekspertët japin një sërë këshillash për të shmangur sëmundjet nervore. 1- SHMANGNI MËRZITJEN Studimet e bëra tregojnë se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit janë rreth tre herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. 2- PËRPIQUNI TË JENI OPTIMISTË Njerëzit optimistë kanë mundësinë ta reduktojnë rrezikun e vdekjes në 50 për qind krahasuar më ata persona të cilët janë të zhytur në pesimizëm. Individët të cilët e shohin jetën me një vështrim pozitiv janë më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm. Kështu qëndrojnë larg stresit dhe sëmundjeve mendore. 3- BËNI NJË JETË AKTIVE Jeta aktive do ta mbante larg stresin, mundimet dhe shqetësimet e jetës së përditshme, dhe nuk do t’iu linte shteg për të gjykuar veten për çdo gjë që ndodh. Natyra dhe shoqëria janë aleatët më të mirë të një jete të shëndetshme.

T

4- Stresi ka rrjedhoja shumë negative mbi trurin 5- Rutina dhe zakonet e përditshme e vënë në gjumë trurin 6- Forca e mendjes varet nga ajo e trupit, praktikoni gjithmonë një aktivitet të matur fizik 8- Yndyrnat nuk i bëjnë mirë trupit dhe as mendjes 9- Izolimi shoqëror është i dëmshëm për shëndetin mendor KËSHILLA PËR NJË DIETË QË I BËN MIRË TRURIT

4- QESHNI DHE VETËM QESHNI E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortizoli. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. “Një person i stresuar lexohet në fytyrë”, kjo dëgjohet shpesh. Prandaj të qeshësh ndihmon në paraqitjen e parë, shmang rrudhat dhe ndihmon për të shmangur gjendjet e vazhdueshme stresuese. 5- MARTESA E LUMTUR Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Martesa e lumtur përjashton stresin dhe problemet e zgjatura. 6- SHMANGNI STRESIN Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. Stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër. Gjendjet e vazhdueshme nën

stres ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj, prekin zemrën, qarkullimin e gjakut, sistemin imun, etj. 7- MEDITONI Mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. Meditimi është një teknikë e cila është praktikuar në vende të ndryshme të botës në fushën e psikologjisë. KËSHILLAT E EKSPERTËVE PËR TË SHMANGUR PROBLEMET MENDORE 1- Truri është plastik dhe në qoftë se ai nuk stimulohet, mund ta humbasësh 2- Duhet të merreni me gjimnastikën tuaj fizike dhe mendore 3- Trurin duhet ta mbajmë të gjallë duke i stimuluar aftësitë njohëse të tij

Pini shumë ujë, të paktën 6 gota në ditë. Mundohuni të shmangni konsumimin e tepërt të kafes ose përdorini pak kafeinë. Edhe alkooli është i dëmshëm por konsumimi i verës së kuqe 1 deri në 2 gota në ditë është i dobishëm. Herë pas here është e këshillueshme që të shmanget përdorimi i tepërt i ujit pasi do të shkaktonte një tepri lëngjesh në organizëm. Mos përdorni fast-food-et. Ushqimet e fastfood-ve nuk janë të rrezikshme vetëm për mbipeshën, por mund të shkaktojnë edhe kancer. Sipas një studimi amerikan, ushqimet e fastfood-ve mund të shkaktojnë kancer në 67 për qind të rasteve. Për të ulur këtë rrezik mjekët këshillojnë që njerëzit të hanë ushqime të fastfood-ve një herë në muaj. Përdorni më tepër ushqime të pasura me antioksidantë: fruta, fruta pylli, zarzavate, çaj. NDIKIMI NEGATIV I STRESIT NË SHËNDETIN MENDOR Pasojat negative të stresit njihen jo vetëm në shëndetin mendor, por edhe atë fizik. Mos u ndikoni nga stresi, duke përdorur shumë vakte që “të ngushëllojnë”, ndiqni një dietë të rregullt. Nuk është e thënë që duhet të hani vetëm tre vakte në ditë. Pas një dite të lodhshme dhe stresuese trupi ka nevoje për energji. Lëngjet, vitaminat, disa ëmbëlsira mund t’iu bëjnë të ndiheni

më energjikë. Për të mbajtur trupin dhe mendjen të freskët, gjatë viteve të pleqërisë, duhet të ndiqni sa më shpejt që të jetë e mundur një stil jete të përshtatshëm për të ruajtur aftësitë e trupit, për të nxitur trurin dhe për të ruajtur funksionet e mendjes. Për këtë është i këshillueshëm si aktiviteti fizik, ashtu edhe ai mendor: meditimi, bisedat e qeta, shëtitjet, etj. Efekti i bashkëjetesës në shëndetin mendor Bashkëjetesa është më e mirë për shëndetin mendor të meshkujve, po martesa është më mirë për lumturinë e femrave, sugjeron një studim i ri. Studimi i afro 4 500 meshkujve e femrave në Angli nxjerr në pah që kush rri në marrëdhënien e parë të qëndrueshme gëzon shëndet të mirë mendor. Ndërsa meshkujt e marrin veten pas ndarjeve me radhë, femrat e kanë shumë më të vështirë. Në fakt mund të jetë më mirë për shëndetin mendor të femrës të rrijë e vetme, sesa ketë dashur e të ketë humbur dikë. Mungesa e mbrojtjes së të drejtave financiare dhe të drejtave të pronës, dhe si rrjedhojë mungesa e sigurisë kur ndahen çiftet që bashkëjetonin mund të shpjegojë pse femrat që bashkëjetojnë kanë më shumë probleme mendore se femrat që martohen. Këtë e tregojnë studimet më të fundit. DEPRESIONI DHE ANKTHI, KUSH I PËRJETON Martesa është shoqëruar prej kohësh me përfitime shëndetësore, sidomos për meshkujt. Studime të mëparshme tregojnë se njerëzit që martohen pritet të jetojnë më gjatë, të kenë përqindje më të vogël vdekjesh dhe mirëqenie më të lartë psikologjike se ata që rrinë pa martuar, thotë grupi i studiuesve. Prishja e partneritetit lidhet me shëndet të dobët mendor në të dyja sekset, megjithëse formimi i marrëdhënieve të reja e zbeh disi këtë efekt. Gjithsesi, femrave u duhet më shumë kohë për të marrë veten sesa meshkujve. Shëndeti mendor i femrave merr të tatëpjetën më shpejt sa më shumë ndarje që përjetojnë. Për meshkujt nuk ndodh kështu. Shëndeti më i mirë i meshkujve vihet re tek ata që kanë kaluar dy ose më shumë se dy riformime partneriteti. PËRGATITI ANILA HOXHA


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.