SuccessStories_AL_fullPreview

Page 1

Агенција за вработување на Република Македонија

Vetëpunësim histori të suksesshme

Empowered lives. Resilient nations.



Përmbajtje Programi për Vetëpunësim – si funksionon?

2

Harta e shfrytëzuesve

4

Krijimi i rrugës drejt lartësive

6

Me familjen pranë Ndërto ardhmërinë

10

Ohri pjesë e Botës së turizmit

14

Biznesi që zbukuron jetën

17

Shkathtësitë mundësojnë rrugëdalje

22

Bujqësia është biznes

25

Nëse je i papunë s’do të thotë se je i patalentuar

28

Bëhu shef i vetes

32

Shenjat e suksesit

35

Një fillim i ri

38


Programi për Vetëpunësim SI FUNKSIONON?

PËRGATITUNI PËR PROÇESIN E APLIKIMIT Materiale përgatitore që do t’ju ndihmojnë t’i përvetësoni aftësitë e ndërmarrësit

PLANI VJETOR OPERATIV PËR PUNËSIM

Informacione rreth të drejtave dhe obligimeve

përcakton numrin e bizneseve të mbështetura

E LIK UB ë vit P LJE rë n PAL 2 he SH

javë mundësi për të APLIKUAR në të gjitha Qendrat për punësim

1

PJESA E PARË

TË PAPUNË Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat e regjistruar si të papunë

Qendra për punësim

niveli i arsimimi dhe trajnimet e certifikuara që keni ndjekur PJESA E DYTË

1 i

Të papunë afatgja

29

vjeç Të rinj të papunë

1

Prindër të vetëm

> г.

2

në qendrën për punësim gjatë kohëzgjatjes së shpalljes publike

për programin Vetëpunësim

2

3

PLOTËSONI PYETËSORIN

2

eksperienca juaj afariste paraprake dhe aktivitetet e biznesit në të kaluarën PJESA E TRETË

3

vlerësimi i aftësive tuaja për biznes


IDE BIZNESI më të mira

Punë me KONSULENT PROFESIONISTË Kandidatët e përzgjedhur zhvillojnë PLANE BIZNESI

PROÇESI I SELEKSIONIMI

930 Udhëhequr nga trajnuesit, të gjithë kandidatët duhet të

ZHVILLOJNË IDE BIZNESI

fitojnë grante

SELEKSIONIMI

kandidatët pajisen me njohuri bazë për themelimin e bizneseve të vogla

samovrabotuvanje.mk

PËRKRAHJE e mëtutjeshme për bizneset e sapo hapura SHKËMBIM I INFORMACIONEVE DHE NJOHURIVE ndërmjet shfrytëzuesve të programit TRAJNIME ON-LINE për aspektet e ndryshme të menaxhimit të biznesit

zbatohet nga ekspertë të sektorit bankar, qendrat për punësim dhe Agjencia për përkrahjen e sipërmarrësisë të RM-së (APSRM)

Kandidatët këshillohen për llojet e subjekteve juridike që mund të

TRAJNIM...

P I K Ë T

PLANE BIZNESI të vlerësuara si më të mirat

www...

ZGJEDHIN

$ U tart

p

GRANTE Për blerjen e pajisjeve dhe materialeve sipas Planit të Biznesit në vlerë prej

185.000 Cilët kandidatë do të marrin pjesë në trajnime për planifikim dhe menaxhim të biznesit varet nga pikët e marra në testin paraprak

DEN

Kandidatët e suksesshëm

NËNSHKRUAJNË KONTRATË me të cilën përcaktohen të drejtat dhe obligimet

3


Harta e shfrytĂŤzuesve

74 52

78 79

41

51

84

15

1

1

17 36 9

7

24 26

73

8

81

5

1

2

55

47 67

10

6

48

69

4 3

77 54

72

11

40

83 43

63

38

21

30 22

39

85

53

46

64 12

82

68 27

37

28 80

35

44

61

71

45

58

19

23 56

65

50 29

42

34 49

76 31

66

20 75

32 62

18 14

57 13

70

16

59

25

33

60


2007-2012 Komuna Meshkuj Femra

Komuna Meshkuj Femra

01 Qyteti i Shkupit 02 Kisella Vodë 03 Aerodrom 04 Gazi Babë 05 Qendër 06 Karposh 07 Gjorçe Petrov 08 Butel 09 Saraj 10 Shuto Orizarë 11 Haraçinë 12 Berovë 13 Manastir 14 Bogdanc 15 Bogovinë 16 Bosillovë 17 Bërvenicë 18 Vallandovë 19 Vasilevë 20 Vevçan 21 Veles 22 Vinicë 23 Vraneshticë 24 Vrapçisht 25 Gjevgjeli 26 Gostivar 27 Grackë 28 Dibër 29 Debarcë 30 Dellçevë 31 Demir Kapijë 32 Demir Hisar 33 Dojran 34 Dollnen 35 Drugovë 36 Zhelinë 37 Zajaz 38 Zelenikovë 39 Zrnoc 40 Ilinden 41 Jegunoc 42 Kavadar 43 Karbinc

44 Kërçovë 45 Konçë 46 Koçan 47 Kratovë 48 Kriva Pallankë 49 Krivogashtan 50 Krushevë 51 Kumanovë 52 Likovë 53 Llozovë 54 Mavrovë dhe Radostush 55 M.Kamenicë 56 M.Brod 57 Mogillë 58 Negotinë 59 Novac 60 Novosellë 61 Osllomej 62 Ohër 63 Petrovec 64 Peçevë 65 Pllasnicë 66 Prilep 67 Probishtip 68 Radovish 69 Rankoc 70 Resnjë 71 Rosoman 72 Sveti Nikollë 73 Sopisht 74 Nagoriç i Vjetër 75 Strugë 76 Strumicë 77 Studeniçan 78 Tearcë 79 Tetovë 80 Qendër Zhupë 81 Çair 82 Çashkë 83 Çeshinovë-Obleshevë 84 Çuçer-Sandevë 85 Shtip

7 5 40 38 46 28 33 32 29 25 25 24 20 26 23 18 12 0 7 3 2 0 78 35 171 103 4 4 9 0 15 5 11 7 24 16 8 4 13 3 63 42 30 13 2 0 12 3 24 19 130 64 3 0 69 25 2 1 41 23 10 4 56 45 3 1 12 1 8 2 4 2 1 1 1 0 8 0 7 4 7 2 81 61 2 1

76 20 77 57 196 11 50 245 25 3 4 13 41 15 66 5 12 4 95 0 31 6 229 72 59 7 21 3 66 2 9 121 86 6 23 138 1 28 1 20 5 105

52 5 30 25 156 5 20 126 3 0 2 6 23 8 31 0 3 1 51 3 18 1 95 66 29 14 21 0 30 2 3 21 46 0 7 43 0 18 0 6 2 48

5


Histori 1

Krijimi i rrugĂŤs drejt lartĂŤsive


Histori të suksesshme

Jelena Kostovska gjithmonë ka dashur që një ditë të bëhet disejnuese për veshje. Qysh ne moshën dhjetë vjeçare ka patur si ëndërr këtë profesion. “Qysh e vogël e dija se ç’doja të bëhesha, ashtu që u regjistrova në shkollën profesionale të tekstilit, - thotë ajo – ndërsa pasi mbarova shkollimin, punova me dy disejnueset më të mira të vendit. Më pas fillova me shitjen e krijimeve personale nëpër butiqe të ndryshme.” Tani më, në moshën tridhjetë e tetë vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, Jelena është shumë afër realizimit të ëndrrës së saj për të hapur një shtëpi të modës, biznes i cili do te sfidojë emrat e mëdhenj të modës ne vend. Butikun e parë të saj Jelena e ka hapur shtatë vite më parë. Për këtë periudhë të jetës së saj ajo thotë: “Në atë kohë, u tregua që administrimi i biznesit ishte detyrë shumë e vështirë, për shkak se nuk kisha njohuri të mjaftueshme për segmentin financiar te biznesit. Nevojitej shumë më tepër mund dhe punë nga ajo që fillimisht pritja.” Mirëpo, kjo gjë nuk e dekurajoi Jelenën. Përkundrazi, ajo me përkushtim vazhdoi punën e saj dhe kështu dita ditës fitonte një numër të madh klientësh të kënaqur dhe besnik. Duke parë që pengesë kryesore për biznesin e saj ishte kapaciteti i limituar i njohurive të saj për menaxhim, shpresat e saja për të zgjeruar biznesin filluan të veniten. Mirëpo vitin e kaluar, rastësisht, ajo sheh një reklamë televizive në lidhje me programin për vetëpunësim, që ofronte pikërisht atë që i nevojitej asaj dhe kyçet në

të. Merr pjesë në punëtoritë(trajnimet) dyditore që e ndihmojnë në zgjerimin e njohurive për planifikimin dhe administrimin e biznesit dhe më pas fiton një grant (ndihmë financiare), që do t’i shërbejë për të blerë pajisjet e nevojshme për të zgjeruar biznesin. “U interesova dhe kuptova që disa miq të mij veç më kishin marrë pjesë në këtë lloj programi dhe ishin shumë të impresionuar. Ashtu që aplikova dhe unë dhe u përzgjodha për të marrë pjesë në këto trajnime,” shtoi Jelena. Skema e trajnimeve në kuadër të programit për vetëpunësim zbatohet në nivel nacional dhe është e hapur për çdo person të papunë që ka një ide të qartë dhe të realizueshme për të themeluar kompani të veten. Të gjitha aplikimet për trajnime vlerësohen nga Komisioni i Ekspertëve . “Proçesi i përzgjedhjes është kyç, për shkak se secili plan për biznes (plan afarist) që dorëzohet në këtë fazë, patjetër duhet të paraqesë mundësi reale për sukses,” thekson Marjan Stojçev, anëtar i komisionit dhe shton: “gjatë proçesit te vlerësimit merren parasysh shumë faktorë dhe kritere. Ne, si njerëz të biznesit, natyrisht që dëshirojmë të inkurajojmë sipërmarrësinë. Prandaj më së shumti kënaqemi kur shohim se një plan biznesi shndërrohet në biznes të suksesshëm. Mirëpo, ne duhet objektivisht të vlerësojmë rreziqet si dhe e mundesinë që një plan biznesi të bëhet biznes i suksesshëm. Prandaj do t’i kisha këshilluar kandidatët që të jenë sa më realistë në aplikimet e tyre dhe të mos dekurajohen nëse dështojnë në tentativën e parë – pasi gjithnjë ka ndonjë program tjetër dhe mundësi tjetër për ta rishqyrtuar idenë e tyre fillestare.”

“Qysh e vogël e dija se ç’doja të bëhesha, ashtu që u regjistrova në shkollën profesionale të tekstilit, - thotë Jelena – ndërsa pasi mbarova shkollimin, punova me dy disejnueset më të mira të vendit. Më pas fillova me shitjen e krijimeve personale nëpër butiqe të ndryshme.” 7


Krijimi i rrugës drejt lartësive

Aplikantët e suksesshëm marrin pjesë në trajnime intenzive dyditore të organizuara nga Qeveria dhe UNDP-ja, për t’ju ndihmuar kandidatëve në zhvillimin e ideve të tyre për biznes. Jelena thekson: “Trajnimet vërtetë më përforcuan vetëbesimin, në veçanti pjesa që trajton planifikimin dhe menaxhimin financiar. Trajnuesit bënë çmos që gjithçka të duket më e thjeshtë dhe më e pranueshme. Mendoj se çdokush që ka një ide të mirë, me vullnet dhe vendosmëri për të përmbushur këtë projekt, do të jetë në gjendje të realizojë idenë e tij dhe të arrijë sukses për një periudhë të shkurtë kohore.” Në fund të punëtorisë, trajnuesit me kujdes vlerësojnë çdo ide biznesi dhe identifikojnë ato ide të cilat kanë potencial të shndërrohen në biznes të suksesshëm.

“Trajnimet vërtetë më përforcuan vetëbesimin, në veçanti pjesa që trajton planifikimin dhe menaxhimin financiar. Trajnuesit bënë çmos që gjithçka të duket më e thjeshtë dhe më e pranueshme. Mendoj se çdokush që ka një ide të mirë, me vullnet dhe vendosmëri për të përmbushur këtë projekt, do të jetë në gjendje të realizojë idenë e tij dhe të arrijë sukses për një periudhë të shkurtë kohore.”

8


Histori të suksesshme

Menka Gugulevska, Këshiltar në qendrën për punësim-Shkup deklaron: “Është ndjenjë e mrekullueshme të shohësh se si rritet dhe prosperon një kompani e themeluar me mbështetjen e këtij programi. Qysh në fazën fillestare të projektit disa kandidatë shfaqin potencial të madh për sukses si dhe kapacitet për t’i zhvilluar kompanitë e tyre në sipërmarrje të mëdha dhe të bëhen punëdhënës të suksesshëm për të tjerët.”

Risto Ivanov, drejtuesi i ekipit të trajnuesve deklaroi: “Në momentin kur vendosim se cilat ide biznesi duhet të kalojnë në fazën tjetër, marrim parasysh shumë faktorë, duke filluar nga parashikimet e rentabilitetit, aftësia për udheheqjen e biznesit si dhe përvojën e punës së secilit kandidat përkatës. Siç e dimë të gjithë, suksesi i një biznesi kushtëzohet nga shumë elemente dhe përbërës të ndryshëm. Ato kandidatë, idetë e të cilëve miratohen në fund të trajnimit, mbështeten më tutje në fazën e përpilimit të planeve të biznesit. Pjesë e rëndësishme e kësaj është dhe mbështetja financiare me të cilën mbulohen shpenzimet për regjistrimin e kompanive. Kandidatët të cilët regjistrojnë kompani, në planet e biznesit elaborojnë hollësisht prokurimet që do t’i realizojnë nëpërmjet grantit me vlerë prej 3000 euro. Jelena ishte njëra ndër kandidatët, planet e të cilëve ishin miratuar. Tani më, me optimizëm dhe vetëbesim maksimal, ajo fillon me zbatimin e shkathtësive të fituara menjëherë pas përfundimit të kursit. Ajo tha: “Me ndihmën e mjeteve financiare nga granti, mu dha mundësia të filloj me punë menjëherë. Bleva dy makina qepëse, një kompjutor dhe një foto kamerë. E pajisa punëtorinë me kondicioner të ajrit, një tavolinë pune dhe mobiljeri për zyrë. Njëkohësisht, i dhashë

rëndësi dhe marketingut, kështu që shtypa kartela biznesi, fletushka dhe posterë të modës, logo për kompaninë dhe pano reklamuese me qëllim tërheqjen e sa më shumë klientëve. Mendoj se ky program ofron një mundësi të mrekullueshme fillestare për secilin individ që ka shpirt afarist.” Qëllimi kryesor i programit për vetëpunësim është zvogëlimi i papunësisë përmes themelimit të bizneseve të vogla, të cilat njëkohësisht do të ofrojnë të ardhura për sipërmarrësit e rinj si dhe për personat, të cilët ata do t’i punësojnë. Menka Gugulevska, Këshiltar në qendrën për punësimShkup deklaron: “Është ndjenjë e mrekullueshme të shohësh se si rritet dhe prosperon një kompani e themeluar me mbështetjen e këtij programi. Qysh në fazën fillestare të projektit disa kandidatë shfaqin potencial të madh për sukses si dhe kapacitet për t’i zhvilluar kompanitë e tyre në sipërmarrje të mëdha dhe të bëhen punëdhënës të suksesshëm për të tjerët.” Biznesi i Jelenës është një shembull i mirë. Si rezultat i programit ajo veç më e ka angazhuar një punëtore: “Tani e tutje planifikoj ta avancoj kompaninë në një shtëpi të madhe të modës, e cila do të mund t’ju konkurrojë për nga cilësia dhe çmimet shtëpive të tjera të modës, që veç më operojnë në treg,” theksoi ajo.

9


Histori 2

Me familjen pranë Ndërto ardhmërinë


Histori të suksesshme

“Nuk është e drejtë të thuhet se nuk ka punë në këtë shtet. Njerëzit kanë shumë potencial i cili mbetet i pashfrytëzuar”, thotë Qerim Dauti dhe shton “ne duhet të tentojmë të krijojmë vende të reja pune dhe të gjejmë mënyra për t’i vënë në përdorim shkathtësitë që i posedojmë, dhe jo t’i braktisim vatrat tona dhe të kërkojmë punë jashtë vendit.” “Nuk është e drejtë të thuhet se nuk ka punë në këtë shtet. Njerëzit kanë shumë potencial i cili mbetet i pashfrytëzuar”, thotë Qerim Dauti dhe shton “ne duhet të tentojmë të krijojmë vende të reja pune dhe të gjejmë mënyra për t’i vënë në përdorim shkathtësitë që i posedojmë, dhe jo t’i braktisim vatrat tona dhe të kërkojmë punë jashtë vendit.” Qerimi mund të flet nga përvoja e tij personale. Si shumë bashkëqytetarë të tjerë edhe ai njëherë e braktisi vendin dhe shkoi të gjejë punë larg shtëpisë. Ai për dymbëdhjetë vite jetoi në Australi dhe punoi në industrinë e ndërtimtarisë. Mirëpo edhe pse me sukses e kreu proçesin për marrjen shtetësisë australiane, Qerimi vendosi të kthehet në vendlindje, aty nga i ka rrënjët. Ai thotë: “Të nisësh gjithçka nga fillimi aspak nuk është lehtë. Në fillim kur u ktheva duhesha të punoj si taksi vozitës për të siguruar të ardhura. Në Australi pata përvetësuar shumë shkathtësi në zdrukthtari, mirëpo nuk kisha besim dhe njohuri për ta zbatuar atë këtu, andaj vazhdova të punoj joformalisht si zdrukthtar, por kjo nuk ofronte ndonjë qëndrueshmëri financiare dhe siguri.”

Sipas analizave të fundit, afërsisht 42% të të rinjve të moshës 19-27 vjeçare thonë se sipas të gjitha gjasave do ta braktisin vendin për të gjetur punë jashtë vendit, ndërsa 30% prej tyre thonë se do ta braktisin vendin përgjithmonë. Qerimi, i cili i ka mbushur gjashtëdhjetë vjet dhe ka katër fëmijë, asgjë nuk do më së shumti sesa t’i ketë familjarët pranë vetes. Ai thotë: “Unë nuk dua që nipat

“Programi për vetëpunësim i ndihmon njerëzit të shfrytëzojnë shkathtësitë e tyre maksimalisht,” thotë Goran Jovanovski, Udhëheqës në sektorin për masa aktive për punësim pranë Agjensionit për punësim të Republikës së Maqedonisë dhe shton “Nëse e arrijmë atë qëllim, jo vetëm që do ta reduktojmë papunësinë, por njëkohësisht do ta ndihmojmë frenimin e largimit të resurseve njerëzore nga vendi.”

11


Me familjen pranë - Ndërto ardhmërinë

e mi të emigrojnë për të gjetur punë, ashtu siç bëra unë. Do të bëj çmos, që ata të kenë perspektivë këtu. Prandaj edhe kam aplikuar për këtë program. Një mik i imi më tregoi për programin për vetëpunësim, që më tingëlloi si një mundësi e mirë për ta bërë më të qëndrueshëm zanatin tim si zdrukthtar dhe të kem punë më të rregullt. Ajo që kisha nevojë më së shumti ishte ndihma për t’i thelluar njohuritë e mija rreth planifikimit të biznesit. Mirëpo, punëtoria më ofroi diçka edhe më të rëndësishme, ajo më fuqizoi vetëbesimin për atë që mund të arrij.” Pjesëmarrësit në punëtori janë të drejtuar nga një ekip i trajnuesve ekspert përmes një proçesi që mundëson transformimin e ideve të tyre në plan të biznesit. Risto Ivanov, drejtues i ekipit të trajnuesve shpjegon: “Qëllimi jonë është që gjatë trajnimeve të këshillojmë secilin pjesëmarrës se si ta prezantojë idenë e tij për biznes

“Programi për vetëpunësim i ndihmon njerëzit të shfrytëzojnë shkathtësitë e tyre maksimalisht,” thotë Goran Jovanovski, Udhëheqës në sektorin për masa aktive për punësim pranë Agjensionit për punësim të Republikës së Maqedonisë dhe shton “Nëse e arrijmë atë qëllim, jo vetëm që do ta reduktojmë papunësinë, por njëkohësisht do ta ndihmojmë frenimin e largimit të resurseve njerëzore nga vendi.” 12


Histori të suksesshme

Nëse gjithçka shkon sipas planit, nuk do të kalojë shumë kohë derisa t’i angazhoj edhe nipërit e mi në biznesin familjar.” dhe si ta paraqesë atë në formë të shkruar me qëllim që të vlerësohet zbatueshmëria e saj. Ne orvatemi që hap pas hapi t’ua përcjellim pjesëmarrësve përvojën dhe njohuritë tona gjatë proçesit për zhvillimin dhe avancimit e ideve të tyre biznesit. Prandaj, ne atyre ju japim ushtrime specifike, me qëllim që t’ju ndihmojmë t’i definojnë çështjet kyçe që kanë të bëjnë me biznesin. Këto janë metoda, të cilat ne i kemi hartuar posaçërisht për nevojat e personave të papunë.” Falë punës së mundimshme dhe përkushtimit të Qerimit, si dhe trajnimit për administrim biznesi që e ndoqi gjatë Programit për vetëpunësim, perspektiva e tij dhe e familjes së tij po përmirësohet gjithnjë e më tepër. Pas përfundimit të kursit, Qerimi e formalizoi veprimtarinë e tij si zdrukthtar, që tani më shndërrohet në biznes familjar. Tani edhe djali i tij si dhe reja e tij punojnë me të, madje ata presin që së shpejti të angazhojnë edhe dy punëtorë të tjerë. Në zyrën e tij të posa rinovuar, të pajisur me ndihmën e grantit për vetëpunësim, Qerimi punon në disenjimin e produkteve të reja së bashku me të birin, i cili po ashtu është zdrukthtar profesionist. Qerimi shpjegon: “Më parë, produktet e mia i shitja vetëm në tregun lokal. Mirëpo nga trajnimet mësova se si duhet planifikuar shitja dhe si të zgjeroj veprimtarinë time në tregje të reja. Tani më shesim në Ohër dhe Manastir, madje eksportojmë dhe në Tiranë dhe Zvicër. Shpresojmë ta rrisim shitjen edhe në vendet e BEsë. Nëse gjithçka shkon sipas planit, nuk do të kalojë shumë kohë derisa t’i angazhoj edhe nipërit e mi në biznesin familjar.”

13


Histori 3

Ohri pjesë e Botës së turizmit


Histori të suksesshme

Violeta Dimitrievska, Drejtues i Sektorit për masa aktive për punësim pranë Agjensionit për punësim të RM-së deklaroi: “Jemi të kënaqur nga fakti që pjesmarrësit na sjellin ide inovative nga sfera e turizmit në përgjithësi dhe eko turizmit në veçanti. Kjo është e lidhur ngushtë me synimin tonë më të gjerë, gjegjësisht me sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve më të bukura dhe më të cënueshme në vend.” “Marrja e hapit të parë për të filluar biznes mund të jetë akt mjaft tmerrues, prandaj një numër i madh i ideve të shkëlqyeshme asnjëherë nuk bëhen realitet,” thotë Sinisha Pekevski njëri nga trajnuesit, të cilët punojnë me programin për vetëpunësim. Ai më tej thekson: “Këto trajnime janë shumë të dobishme për pjesmarrësit sepse ju ndihmojnë që idetë e tyre t’i bëjnë realitet.” Njëzet e shtatë vjeçarja Elena Naumovska nga Ohri ishte njëra ndër 900 personat, që me sukses aplikuan dhe e përfunduan programin në vitin 2010. Ajo thotë: “Ia rekomandoj këtë kurs secilit që ka ide të mirë për biznes dhe është i gatshëm të jetë këmbëngulës. Këmbëngulësia është vendimtare për të shfrytëzuar këtë mundësi, për shkak se pranimi në kurs është vetëm fillimi, ju në fund të punëtorisë duhet të hartoni planin tuaj të biznesit në pajtim me standartet që i kërkon Komiteti i Ekspertëve.”

e nevojshme për t’ju ofruar sa më shumë shërbime turistëve, andaj qysh atëherë ajo kishte filluar të mendojë në lidhje me hapjen e një agjencie turistike. “Ohri është destinacion kulmor turistik në vend,” shpjegon ajo dhe vazhdon “ndonëse ka shumë konkurrencë në tregun e turizmit në një qytet relativisht të vogël, prapëseprapë ka akoma potencial për llojet e ndryshme të turizmit si: eko turizëm, pushime avanturistike, kongrese, turizëm kulturor, veçanërisht tani pas promovimit të suksesshëm të vendit tonë nëpër botë.” Ajo e dinte se për të filluar me biznesin e saj, i duhej një plan i mirë i biznesit, i cili do t’i jepte asaj përparësi ndaj konkurrentëve. Elena deklaroi: “Ndër përshtypjet më të rëndësishme nga Programi ishte të kuptuarit e rëndësisë së strategjisë së shëndoshë të marketingut.”

Këmbëngulësia e Elenës dha rezultat, pasi që tani pas përfundimit të kursit ajo është duke e drejtuar agjencinë e saj turistike me sukses, ku ka punësuar edhe personelin e vet.

Pas mbarimit të trajnimeve Elena e hapi një agjenci të vogël në qendër të Ohrit në Bulevarin “Turtistiçka”. “Falë grantit arrita ti blej të gjitha pajisjet e nevojshme dhe mobiljet për zyrën,” thotë ajo dhe shton “këto mjete financiare më dhanë mundësinë të filloja ta promovoj agjencinë time në mënyrë aktive përmes internetit, me qëllim gjetjen e klientëve nga vendi dhe bota.”

Elena diplomoi në Fakultetin e Teknologjisë Informatike në Manastir. Ajo kishte filluar të punonte si udhëzues turistik qysh para përfundimit të studimeve në vitin 2006. Gjatë katër viteve të ardhshme ajo gradualisht ka zmadhuar rrjetin e kontakteve dhe ka rritur përvojën

Violeta Dimitrievska, Drejtues i Sektorit për masa aktive për punësim pranë Agjensionit për punësim të RM-së deklaroi: “Jemi të kënaqur nga fakti që pjesmarrësit na sjellin ide inovative nga sfera e turizmit në përgjithësi dhe eko turizmit në veçanti. Kjo është e lidhur ngushtë

15


Ohri pjesë e Botës së turizmit

me synimin tonë më të gjerë, gjegjësisht me sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të rajoneve më të bukura dhe më të cënueshme në vend.” Për të arritur sukses në biznesin e turizmit, nevojiten shkathtësi të fuqishme për marketing, si dhe gatishmëri për të provuar ide të reja për t’i tërhequr turistët, në veçanti gjatë kësaj periudhe kur kemi krizë globale ekonomike, kur pushimi konsiderohet si luks. Elena e bazon suksesin e biznesit të saj të ri në marketingun proaktiv në ueb faqe dhe këmbëngulësinë për të gjetur oferta të reja të llojeve të ndryshme të turizmit. “Fokusimi në turizmin dimëror ishte një hap i mirë për mua, meqenëse nuk mund të mbështetemi vetëm në

një stinë,” thotë ajo dhe shton “ Ndërtimi i bashkëpunimit të mirë me agjencitë ndërkombëtare të turizmit është sfera tjetër e cila u dëshmua si investim i shëndoshë i kohës dhe energjisë.” Prej hapjes së agjencisë e deri më tani, Elena ka arritur të kujdeset për mbi gjashtëqind turistë nga Honk Kongu dhe Kina, rreth 150 nga Romania dhe mbi 500 turistë nga shtetet e ish-Jugosllavisë. Po ashtu është me rëndësi të potencohet se ajo ka hyrë dhe në tregun turizmit kongresial, duke organizuar një konferencë të madhe të bankierëve në Ohër. Duke i konfirmuar shpresat e të gjithë atyre të përfshirë në hartimin dhe drejtimin e programit për vetëpunësim, suksesi i agjencisë së Elenës ka rezultuar me rritje të mundësive për punësim dhe të personave tjerë: “Tani në agjenci kemi të punësuar katër persona. Të gjithë ata më parë kanë qenë të papunë. Për njërin prej tyre, arrita të shfrytëzoj ndihmën financiare nga programi i qeverisë për punësime të subvencionuara,” deklaroi ajo. Elena thotë: “Ajo që me bën të ndjehem krenare është suksesi i arritur në këto kohë të vështira ekonomike. “Ngadalë, por me hapa të sigurt ne jemi duke ndërtuar një brend, i cili një ditë do të mund të garojë me agjencitë kryesore në tregun lokal. Cilësia e shërbimeve që ne ofrojmë është mjaft e lartë, dhe më tej synojmë promovimin e agjencisë në sa më shumë shtete dhe vazhdimisht i përmirësojmë dhe shumëfishojmë ofertat tona.”

Globus Travel, +389 46/611-511 contact@globustravel.com.mk www.globustravel.com.mk www.facebook.com/pages/GlobusTravel/272729806115092 16

“Ajo që me bën të ndjehem krenare është suksesi i arritur në këto kohë të vështira ekonomike.” - thotë Elena


Histori 4

Biznesi qĂŤ zbukuron jetĂŤn


Biznesi që zbukuron jetën

“Mirëpo trajnimet më mundësuan të kuptoja më mirë biznesin dhe të bëhem më reale në gjykimin e pikave të fuqishme dhe ato të dobëta të ideve të mia.”

“Gjithnjë ka rrezik kur filloni një biznes. Sfida është të bëni planifikim të mirë dhe të tejkaloni momentet e vështira që shfaqen ne këto kushte të tregut. Nëse mund ta bëni atë, atëherë vetëm paramendoni se çka do të mund të arrinit kur të përmirësohen kushtet e tregut!” thotë Velika Trajanovska. Kompania e Velikës është një ndër kompanitë e prekura nga kriza ekonomike e viteve të fundit që kaploi vendin dhe botën. Mirëpo ajo është e vendosur të mos e braktis ëndrrën e saj. “Unë kam dëshiruar të posedoj lulishte, qysh kur isha në Universitet dhe studijoja agronominë,” thotë ajo dhe shton “Programi më mundësoi që atë ëndërr ta bëja realitet. Është e vërtetë se gjatë periudhës së recesionit njerëzit shpenzojnë më pak të holla në gjëra luksi, siç janë buqetet me lulet, mirëpo trajnimet më mundësuan të kuptoja më mirë biznesin dhe të bëhem më reale në gjykimin e pikave të fuqishme dhe ato të dobëta të ideve të mia.” Vlatko Popovski, Drejtor i Agjencisë së Punësimit të RM-së, i njeh mirë vështirësitë me të cilat ballafaqohen bizneset e reja, mirëpo është e inkurajuar nga rezultatet e Programit: “Në këtë klimë ekonomike është vërtetë për t’u habitur se si këto biznese kanë arritur të kenë sukses. Sipas analizave të fundit, pothuajse shtatëdhjetë përqind të këtyre bizneseve janë

18


Histori të suksesshme

suksesshëm. Kjo përqindje është shumë më e lartë se sa mesatarja ndërkombëtare e bizneseve të sapo hapura. Sigurisht që nuk dua të minimizoj sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset e reja, sepse për momentin bizneset e vogla e kanë vështirë të mbijetojnë.” Sanela Shkrielj, trajnuese, pajtohet se klima e këtillë është sfiduese për kompanitë e vogla dhe shton: “Nga fillimi i krizës ekonomike e cila shkaktoi edhe recesion global jemi duke kaluar nëpër kohë të vështirë ekonomike. Mirëpo bizneset duhet të ngelin me optimizëm edhe në këto rrethana. Andaj ne i mësojmë kandidatët tonë të jenë fleksibil dhe të fokusohen drejt së ardhmes, gjithnjë të jenë të përgatitur për t’i rishqyrtuar dhe përshtatur modelet e tyre të biznesit. Nëse biznesi juaj mund të mbijetojë në këto kushte ekonomike, atëherë ju do të jeni shumë më të përgatitur të përfitoni nga mundësitë ekonomike, të cilat vijojnë pas kohërave të vështira.” Pas diplomimit në agronomi, Velika punoi si menaxhere në një plantacion deri në vitin 2003, kur ngeli pa punë. Ndonëse tani e martuar, nënë e një vajze, ajo ende ishte e kapluar nga dëshira për të kultivuar lule. Ëndrra për të patur lulishten e saj u bë realitet falë Programit për vetëpunësim i vitit 2011.

“Nëse biznesi juaj mund të mbijetojë në këto kushte ekonomike, atëherë ju do të jeni shumë më të përgatitur të përfitoni nga mundësitë ekonomike, të cilat vijojnë pas kohërave të vështira.” - thotë Sanela Shkrielj, trajnuese

19


Biznesi që zbukuron jetën

Si shumë pjesëmarrës të tjerë, edhe Velika për këtë Program për herë të parë kishte dëgjuar nga miqtë e saj. Aco Preskakulev, Këshilltar dhe koordinues i Programit për vetëpunësim në Agjencinë të Punësimit të RM-së deklaroi: “Në vitin 2012 kishim pothuajse 4.800 aplikantë dhe një pjesë e madhe e tyre kishin dëgjuar për programin nga shfrytëzuesit(kandidatët) paraprak. Pra, vetë Programi po e promovon veten.”

Mësimin më të rëndësishëm që morri Velika nga trajnimet, ishte fakti që kompanitë e reja duhet të jenë elastike: “Elasticiteti biznesit dhe përcaktimi për sukses janë dy parametrat më të rëndësishëm, në veçanti në fazën fillestare. Ju nuk mund të pritni suksesi të vijë brenda natës në këtë ambient ekonomik, por duhet të planifikoni mirë se si të mbijetoni në kësi kohë të vështira.”

Velika deklaroi: “Unë vendosa ta shqyrtoj këtë ide,ndërkohë që informacionet e marra nga UNDP-ja dhe Qendra për Punësim më bindën edhe më tepër se ky ishte momenti i vërtetë për të bërë hapin e duhur. Sigurisht që isha e trishtuar, mirëpo i thash vetes, ky është shansi që e kam pritur, që vetë ta menaxhoj ardhmërinë time”

Vesna Xhuteska-Bisheva, Ndihmës përfaqësues i përhershëm për aktivitete programore në UNDP pajtohet se këmbëngulësia është faktor kyç. Ajo mes tjerash thekson: “Ky program synon t’i mbështesë dhe inkurajojë njerëzit, të cilët vërtetë janë të përkushtuar të arrijnë sukses. Idenë e biznesit, përkushtimin, madje dhe kapitalin fillestar duhet ta sigurojnë vetë

20


Histori të suksesshme

“Secili që dëshiron të aplikojë për këtë program e këshilloj që ta tejkalojë frikën nga dështimi dhe të merr rrezikun përsipër, pasi edhe nëse në fillim nuk ke sukses në biznes, së paku mund “ta shikosh veten në sy” dhe të thuash se ke dhënë maksimumin nga vetja.” - thotë Velika

pjesëmarrësit. UNDP-ja dhe institucionet shtetërore janë këtu që t’ju ndihmojnë atyre t’i verifikojnë dhe fuqizojnë idetë e tyre për t’i transformuar ato në plane për biznes të qëndrueshëm, si dhe t’i përgatisin për punë administrative, financiare dhe kontabiliste, të cilat duhet t’i dijë çdo sipërmarrës.” Pas përfundimit të suksesshëm të trajnimeve, mjetet financiare që i morri si pjesë e Programit, Velika i investoi për blerje të farës, plehrave dhe plantacionit nga qelqi. Kështu e rriti në përmasa dramatike vëllimim e prodhimtarisë. Duke u përqëndruar në prodhim dhe shitje me shumicë, pa bërë shpenzime shtesë, si dhe duke shmangur rreziqet e shitjes me pakicë, ajo arriti të krijojë një bazë të shëndoshë për zhvillim të mëtejm. “Unë planifikoj ta zgjeroj prodhimin, madje kur të vijë momenti i duhur do ta zmadhoj biznesin dhe do të investoj në transport me qëllim që të rris numrin e dërgesave”, deklaroi Velika.

do të mundësohet pjesëmarrje efektive e kandidatëve të mundshëm të programit si dhe do të shërbejë si portal për ata që veç më kanë themeluar biznese paraprakisht përmes Programit për vetëpunësim. Ueb faqja do të jetë platformë për shkëmbim të përvojave dhe planifikohet të jetë infrastrukturë institucionale mbështesë, si shtesë nga ajo që veç më ofron Qeveria.

Ajo thotë: “Secili që dëshiron të aplikojë për këtë program e këshilloj që ta tejkalojë frikën nga dështimi dhe të merr rrezikun përsipër, pasi edhe nëse në fillim nuk ke sukses në biznes, së paku mund “ta shikosh veten në sy” dhe të thuash se ke dhënë maksimumin nga vetja.” Përveç masave të tanishme funksionale në lidhje me mbështetjen e bizneseve të suksesshme me financimin e punësimeve plotësuese, Qeveria dhe UNDP-ja synojnë të hapin një ueb faqe, përmes së cilës do të përmirësohet qasja ndaj informacioneve. Kështu,

21


Histori 5

Shkathtësitë mundësojnë rrugëdalje


Histori të suksesshme

Në këtë kontekst, Tatjana Shestovikj, Këshilltar dhe koordinues i aktiviteteve për trajnim pranë Agjencisë të Punësimit të RM-së, deklaron: “Elementi kyç i Programit për Vetëpunësim është inkurajimi i të rinjve të diplomuar, që ende janë të papunë, por edhe i të rinjve të tjerë të marrin në konsideratë mënyra të ndryshme për t’i shfrytëzuar shkathtësitë e tyre.” “Pasi i mbarova studimet e stomatologjisë menjëherë fillova të kërkoj punë, mirëpo nuk pata fat të punësohem në asnjë klinikë shtetërore,” deklaron Arta Alija 30 vjeçe Një mësim i rëndë, të cilin shumë të rinj detyrohen ta mësojnë në këto kohëra të vështira ekonomike është se kualifikimet arsimore, trajnimi dhe shkathtësitë nuk mjaftojnë për të garantuar punësim pas mbarimit të studimeve. Edhe pse numri i të rinjve që regjistrohen në universite dhe numri i atyre që i vazhdojnë studimet e tyre pasuniversitare ka shënuar rritje në vitet e fundit, prapseprap rritet dhe numri i të papunëve të diplomuar. Në vitin 2011 numri i të diplomuarve të papunë është rritur mbi 20%. Në këtë kontekst, Tatjana Shestovikj, Këshilltar dhe koordinues i aktiviteteve për trajnim pranë Agjencisë të Punësimit të RM-së, deklaron: “Elementi kyç i Programit për Vetëpunësim është inkurajimi i të rinjve të diplomuar, që ende janë të papunë, por edhe i të rinjve të tjerë të marrin në konsideratë mënyra të ndryshme për t’i shfrytëzuar shkathtësitë e tyre.” Arta dy vite ka punuar në ordinanca private stomatologjike në dy fshatra afër Tetovës. Mirëpo ajo dëshironte që vetë të hap biznesin e saj. “Unë i posedoja shkathtësitë teknike, por më mungonin njohuritë për të drejtuar një biznes si dhe mjete financiare,” deklaron Arta Miqtë dhe familjarët e Artës ishin të vetëdijshëm për ambiciet e saj, andaj e inkurajuan atë të aplikojë

në programin për vetëpunësim. “Unë e pata parë shpalljen në gazetë, por mu desh dikush të më bindë që të aplikoja, për shkak se ne nuk jemi mësuar vetë ta drejtojmë biznesin tonë, gjithnjë na duket më e sigurt nëse punojmë për tjetërkënd,” thekson Arta. “Me sa duket granti financiar më stimulimi i duhur për të aplikuar, sepse nuk kishte mënyrë tjetër për të siguruar ato mjete financiare” thotë Arta dhe shton “Mirëpo ky nuk është i tërë rrëfimi – përpos vështirësive për fitimin mjeteve financiare, ishte edhe frika nga numri i madh i dokumenteve që duhej plotësuar, madje besoj se kjo edhe mund të jetë arsye që i pengon njerëzit të futen në këtë sfidë. Pikërisht për këtë arsye dua t’i inkurajoj kandidatët tjerë që të mos përqëndrohen tek arsyet që i pengojnë për të aplikuari, për shkak se pavarësisht nga rreziku, ata duhet të kuptojnë se për një kohë relativisht të shkurtër rezultatet bëhen të dukshme, e me ta vjen edhe kënaqësia.” Përveç ndihmës së drejtpërdrejtë në zhvillimin e planeve të biznesit, trajnimet ju ofrojnë pjesëmarrësve njohje me bazat e definimit të strategjisë për marketing. Për Artën ky ishte një përfitim me rëndësi të veçantë. “ Unë më parë nuk kisha menduar realisht për marketingun, mirëpo tani e kuptoj se suksesi i biznesit varet nga promovimi i tij,” deklaroi Arta. Tani Arta ka një ordinancë stomatologjike të sajën në Tetovë. Lidhur me këtë ajo thotë: “Ka konkurrencë të madhe lokale, por kam siguri në vete dhe besoj se do jem e sukseshme, sepse veç më kam arritur të tërheq

23


Shkathtësitë mundësojnë rrugëdalje

pacientë të rregulltë, ndërsa ordinanca ka bërë emër në rajonin e Tetovës. Granti më ndihmoi shumë.Pajisjet stomatologjike janë shumë të shtrenjta, mirëpo ajo që mësova nga trajnimet është shumë më e vlefshme” Veç më Arta e ka punësuar një infermiere, mirëpo ajo planifikon ta zgjerojë ordinancën e saj, të blejë një rëntgen aparat dhe të punësojë edhe një dentist dhe një infermiere tjetër, me çka edhe njëherë demonstrohet vlera e Programit për vetëpunësimit, që mundëson krijimin e vendeve të reja pune jo vetëm për pjesëmarrësit, por edhe për ata që punësohen te ato. Pasi të fillojë të funksionojë një biznes sikur ai i Artës, Programi ofron mbështetje të mëtejme duke ndihmuar dhe koordinuar ndihmën për financim të punësimeve të reja. Qeveria dhe UNDP-ja për momentin po kontribuojnë në krijimin e një ueb faqe, përmes së cilës personat të cilët me sukses e kanë përfunduar Programin për vetëpunësim, dhe kanë hapur kompani, do të mund t’i shkëmbejnë përvojat e tyre dhe të kenë qasje ndaj informacioneve të gjithanshme në lidhje me mbështetjen që ofron qeveria përmes programeve për punësim. Ueb faqja po ashtu do të shërbejë për t’i informuar dhe përfshirë aplikuesit të cilët kërkojnë informacione në lidhje me Programin.

“Ka konkurrencë të madhe lokale, por kam siguri në vete dhe besoj se do jem e sukseshme, sepse veç më kam arritur të tërheq pacientë të rregulltë, ndërsa ordinanca ka bërë emër në rajonin e Tetovës.” 24


Histori 6

Bujqësia është biznes


Bujqësia është biznes

“Zyrtarisht, pothuajse një e pesta e forcës punëtore është e përfshirë në bujqësi. Bujqësia gjithnjë ka shërbyer si amortizues i ndryshimeve socioekonomike dhe strukturore të ekonomisë.” - thotë Violeta ...

“Njerëzit nuk duhet të mendojnë se programi synon t’ju ndihmojë njerëzve të hapin biznese vetëm në vendet urbane, sepse zvogëlimi i papunësisë në mjediset rurale është një ndër prioritetet kryesore të Qeverisë dhe UNDP-së,” deklaroi Violeta Dimitrievska, Drejtues i Sektorit për masa aktive për punësim pranë Agjencisë të Punësimit të RM-së. Për shkak të numrit të madh të papunësisë në këto rajone, nivelit të ulët të arsimimit dhe mospasjes së kualifikimeve përkatëse, si dhe për shkak të dominimit të veprimtarisë joformale bujqësore, mjediset rurale janë në fokus të veçantë të Programit për Vetëpunësim. Gjithashtu hulumtimet e fundit bëjnë me dije se rreth 47% të numrit të përgjithshëm të forcës punëtore në bujqësi është punë e papaguar. Violeta thekson: “Zyrtarisht, pothuajse një e pesta e forcës punëtore është e përfshirë në bujqësi. Bujqësia gjithnjë ka shërbyer si amortizues i ndryshimeve socioekonomike dhe strukturore të ekonomisë.” Në periudhën mes viteve 2008–2011 Programi për Vetëpunësim ka mundësuar regjistrimin e 479 bizneseve ne sektorin e bujqësisë, pylltarisë dhe sektorin e peshkimit. Hysni Demiri nga fshati Zhelinë, rrethina e Tetovës, qysh si fëmijë është marrë me prodhimin e qumështit. Ai

26


Histori të suksesshme

shpjegon: “Familja ime gjithnjë ka poseduar lopë, dhe unë hoqa dorë nga shkolla vetëm për t’ju ndihmuar atyre. Unë e dua këtë punë, ajo është traditë e jonë familjare.” Përkundër përvojës dhe shkathtësive të Hysniut, biznesi i prodhimit e shitjes së qumështit ka pësuar ndryshime, ashtu që blegtorët si ai dhe familja e tij u ballafaquan me sfidën e formalizimit të biznesit të tyre. “Meqenëse ne nuk ishim kompani e regjistruar, nuk mundnim t’ua shesim qumështin kompanive që merreshin me prodhimin e produkteve të qumështit, andaj formalizimi i biznesit ishte arsyeja kryesore që vendosa të aplikoj në këtë program,” deklaron Hysniu. Nga viti 2008 mbi 1000 biznese janë regjistruar përmes programit të UNDP-së për formalizim të bizneseve. Rreth 300 prej tyre janë formalizuar në vitin 2012 përmes komponentës për formalizim të Programit për Vetëpunësim. Regjistrimi i kompanisë personale i mundësoi Hysniut të shesë qumështin e tij në kompaninë HIT Dairy 73, nga fshati Kamjan i Tetovës. Tani biznesi i tij familjar jo vetëm që është i rregulluar dhe po mbijeton, por me mesatarisht 130 litra qumësht në ditë ai mund të fillojë të bëjë plane për zgjerim të biznesit.

Përkundër përvojës dhe shkathtësive të Hysniut, biznesi i prodhimit e shitjes së qumështit ka pësuar ndryshime, ashtu që blegtorët si ai dhe familja e tij u ballafaquan me sfidën e formalizimit të biznesit të tyre. “Meqenëse ne nuk ishim kompani e regjistruar, nuk mundnim t’ua shesim qumështin kompanive që merreshin me prodhimin e produkteve të qumështit, andaj formalizimi i biznesit ishte arsyeja kryesore që vendosa të aplikoj në këtë program,” deklaron Hysniu.

Biznes plani i Hysniut përfshinte investime në tokë shtesë dhe më shumë pajisje. Pas punëtorisë, ai me sukses e dorëzoi propozimin për mjete financiare për të blerë makineri dhe spërkatëse. Me pajisjet e reja dhe me njohuritë e reja për të drejtuar biznesin, Hysniu beson për një të ardhme më të mirë dhe ka mendim shumë pozitiv për programin. A thotë: “Shumë gjëra që kam mësuar gjatë kursit kanë qenë plotësisht të reja për mua. Tani gjithçka që di në lidhje me biznesin, është falë pjesëmarrjes sime në kurs.”

27


Histori 7

Nëse je i papunë s’do të thotë se je i patalentuar


Histori të suksesshme

“Nëse je i papunë, nuk do të thotë se nuk ke talent,” thotë Ivani, madje vetë rrëfimi i tij e dëshmon këtë konstatim. Ivani e kishte kaluar fëmijërinë në strehimore për përkujdesje të fëmijëve të mitur, ndërsa pas përfundimit të shkollës në moshën 19 vjeçare ka punuar çfarëdo lloj pune që gjente: të përkohshme, pak të paguar, afatshkurte...., Ai kujtohet: “Është shumë dekurajuese kur duhet të kalosh nga një punë e perkohshme në tjetër.” Mirëpo ai nuk i lejoi vetes të dekurajohet. Shkathtësitë e tij për këndim, talenti që posedonte dhe vetëbesimi,bën që ai të arrijë deri në finalen e garës shtetërore për këngëtarë të talentuar, të njohur si Idhulli Maqedonas. Mirëpo ajo që më së shumit i nevojitej Ivanit, një punë me perspektivë, ku do të mund t’i ushtrojë shkathtësitë e tij si sipërmarrës, ishte vështirë për t’u realizuar.

Trajnimet i ndihmuan Ivanit dhe pjesëmarrësve të tjerë t’i hartojnë planet e tyre të biznesit për nevojat e tregut lokal. Plani i Ivanit për të hapur një piceri në Shkup ishte një ndër planet që u vlerësuan si të realizueshme nga ekspertët që e drejtojnë programin. Përveç kësaj, një këshilltar adekuat u emërua t’i ndihmojë Ivanit në krijimin e kompanisë së tij. Ivani thotë se për të arritur sukses me piceri të vogël (ku nuk ka tavolina për klientët) duhet pasur shkathtësi afariste. Ai shton: “Shpenzimet për të filluar me piceri mund të menaxhohen dhe unë isha i bindur se kishte treg për produktet që unë dëshiroja t’i shes. Përmes programit, unë arrita t’i blej të gjitha pajisjet e nevojshme për të filluar biznesin: një furrë, një frigorifer, tavolinë pune...”

Programi për Vetëpunësim ishte hartuar për të pasur qasje te njerëzit si Ivani dhe për t’ju ndihmuar atyre të zhvillojnë shkathtësi për të filluar biznes personal. Kjo skemë e trajnimit në nivel shtetëror është e hapur për çdo person që për momentin është i papunësuar dhe ka ide të realizueshme për të hapur kompaninë e tij. Ivani shton: “Për programin dëgjova ne kohën kur ndjehesha i pashpresë. Ideja që të bëhesha vetë shefpunëdhënës mu duk vërtetë atraktive.” Ivani me sukses aplikoi për të marrë pjesë në programin në vitin 2009 dhe në të njëjtin vit morri pjesë në trajnimin e tij të parë. “Trajnuesit na ndihmonin t’i shndërrojmë idetë tona në biznese reale dhe po ashtu na mësuan për parimet themelore të menaxhmentit dhe planifikimit,” deklaroi ai.

“Nëse je i papunë, nuk do të thotë se nuk ke talent,” thotë Ivani, madje vetë rrëfimi i tij e dëshmon këtë konstatim 29


Nëse je i papunë s’do të thotë se je i patalentuar

Ivani e hapi biznesin e tij në vitin 2009, ndërsa popullariteti i picerisë së tij ka dëshmuar se ka qenë i saktë instinkti i tij prej sipërmarrësi. Reçeta e tij origjinale, që ishte picë çokolate, e para e këtij lloji në shtet, është bërë hit i vërtetë në mesin e banorëve lokal! Suksesi i biznesit të Ivanit, qysh tash i ka mundësuar atij të merr edhe një punëtor tjetër, një mik të tij të vjetër me të cilin së bashku kanë qenë të strehuar në strehimore. Ai thotë: “Programi më ndihmoi që t’i ndihmoj vetes. Por jo vetëm kaq, akoma më mirë është që më mundësoi t’ju ndihmoj edhe të rinjve të tjerë.” Duke punuar në reçetën e tij të fundit për pica, Ivani shpreson se programi do të zgjerohet dhe do t’ua

30

“Reçeta e tij origjinale, që ishte picë çokolate, e para e këtij lloji në shtet, është bërë hit i vërtetë në mesin e banorëve lokal!”

ofrojë besimin dhe mbështetjen e nevojshme edhe personave të tjerë si ai, që të mund të ndjekin instinktin e biznesit. Ashtu që ai thekson: “Unë nuk isha i sigurt se i posedoj shkathtësitë për të drejtuar biznes, madje nuk kisha as vetëbesim për të ndërmarrë një rrezik të tillë. Mirëpo tani e di se posedoj atë që më nevojitet, andaj planifikoj ta zhvilloj edhe më tej këtë sukses.”


Histori të suksesshme

Ivani është njëri ndër 4900 personat e papunë, të cilët kanë filluar biznesin e tyre të pavarur ose kanë gjetur punë të sigurtë, që nga fillesa e programit në vitin 2007. Në vitin 2011 janë organizuar 45 trajnime dyditore, në të cilat kanë marrë pjesë 990 kandidatë, prej të cilëve 875 kanë zhvilluar dhe dorëzuar ide për biznes. Prej tyre 750 janë përzgjedhur për fazën tjetër të zhvillimit të biznes planit përmes sistemit këshillëdhënës-vauçer të Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë. Çdo kandidati të përzgjedhur i jepet një këshilltar, i cili e përgatitë planin e biznesit në bashkëpunim të afërt me kandidatin. Prej gjithsej 750 planeve të biznesit të zhvilluara në vitin 2011, 700 janë përzgjedhur për regjistrim, ashtu që e kanë fituar të drejtën të aplikojnë për grante për blerjen e pajisjeve dhe materialeve themelore. Këto grante ju kanë ndihmuar pjesëmarrësve t’i mbulojnë shpenzimet e krijimit të një spektri të gjerë të bizneseve të vogla, duke përfshirë këtu: kontabilistë, dentistë, sallone ondulimi, madje edhe sallone për tatuazhe.

Ivani thotë se për të arritur sukses me piceri të vogël duhet pasur shkathtësi afariste. Ai shton: “Shpenzimet për të filluar me piceri mund të menaxhohen dhe unë isha i bindur se kishte treg për produktet që unë dëshiroja t’i shes. Përmes programit, unë arrita t’i blej të gjitha pajisjet e nevojshme për të filluar biznesin: një furrë, një frigorifer, tavolinë pune...” 31


Histori 8

BĂŤhu shef i vetes


Histori të suksesshme

“Sigurisht që në Shuktë ka dhe lavazhe të tjera, mirëpo unë e shihja se kishte nevojë dhe kërkesë për cilësi më të mirë. Prandaj vendosa të aplikoj me një plan biznesi, në të cilin pata përfshirë blerjen e pajisjeve më të mira për larje, të cilat nuk i posedojnë konkurrentët e tjerë.”- thotë Senat Demiri

Senat Demiri jeton në Shuto Orizare, njëra ndër lagjet e Shkupit më pak të zhvilluara ekonomisht. Qasja te personat e papunë nga grupet më të ndjeshme sociale të popullatës ka qenë qëllimi kyç i Programit për Vetëpunësim. Senati, për dhjetë vite nuk ka patur punë të rregullt, deri në momentin kur dëgjon për Programin në vitin 2011. Ai thekson: “Ideja e të qenit vetë shef mu duk shumë tërheqëse dhe interesante. Andaj vendosa të mendoj për ndonjë biznes të vogël, që do të jetë i leverdishëm në mjedisin tim dhe vendosa të hap një lavazh të makinave. Sigurisht që në Shuktë ka dhe lavazhe të tjera, mirëpo unë e shihja se kishte nevojë dhe kërkesë për cilësi më të mirë. Prandaj vendosa të aplikoj me një plan biznesi, në të cilin pata përfshirë blerjen e pajisjeve më të mira për larje, të cilat nuk i posedojnë konkurrentët e tjerë.” Propozimi i Senatit ishte pranuar dhe ai morri pjesë në Programin për vitin 2011. “Gjatë trajnimeve kuptova se për të drejtuar një biznes, duhet ditur shumë më tepër sesa vetëm të kryhet shërbimi,” thotë Senati dhe vazhdon: “Trajnuesit më treguan se si t’i mbuloj shpenzimet e reklamimit dhe investimet e ardhshme të dhëna në plan.” Sikurse me të gjithë kandidatët e tjerë, planet e të cilëve janë miratuar nga Komisioni i Ekspertëve, Senati përfitoi nga kontributi i këshilltarëve, të cilët e ndihmuan atë ta përpunojë dhe ta konkretizojë planin e tij. “Këshilltarët (e Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë) e panë saktësisht se cili ishte synimi im dhe më ndihmuan të

fokusohem në gjetjen e mënyrave për të garuar me konkurencën, që janë lavazhet e tjera,” deklaroi Senati. Pasi trajnuesit dhe koordinuesit e Qendrës për Punësim e miratojnë idenë e kandidatit dhe pasi të zhvillohet plani i biznesit, një Komision i jashtëm i ekspertëve i përbërë nga ekspertë bankierë bën vlerësimin e planeve. Emërohet nga një këshilltar për biznes për secilin kandidat, që me sukses e mbaron trajnimin dhe miratohet ideja e tij për biznes. Marjan Stojçev, Drejtues i Agjencisë për Mbështetje të Sipërmarrësisë, njëri ndër partnerët kryesor të UNDPsë në implementimin e Programit për Vetëpunësim e shpjegon këtë proçes: “Agjencia ka filluar me implementimin e sistemit të subvencionuar të vauçerit në fund të vitit 2005, ndërkohë që ky sistem ka vazhduar gjithnjë të zhvillohet më tej. Sistemi vauçer funsionon në bashkëpunim me programet dhe projektet e tjera, mirëpo më shumë me Programin për Vetëpunësim. Çdo vit kemi thirrje të hapur për pranimin e këshilltarëve, të cilët do të përfshihen në sistemim vauçer. Gjatë viteve të fundit, Agjencia ka arritur të krijojë katalog Nacional me më shumë se 300 këshilltarë, prej të cilëve rreth 180 janë specializuar në hartimin e planeve të biznesit. Falë pjesëmarrjes në Programin për Vetëpunësim, numri i këshilltarëve ka shënuar rritje për çdo vit. Puna me këtë Program është me të vërtetë e dobishme, sepse ne ju ndihmojmë personave të papunë, të cilët kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre dhe ta përjetojnë botën emocionuese dhe sfiduese të.”

33


Сам свој газда

“Falë pjesëmarrjes në Programin për Vetëpunësim, numri i këshilltarëve ka shënuar rritje për çdo vit. Puna me këtë Program është me të vërtetë e dobishme, sepse ne ju ndihmojmë personave të papunë, të cilët kanë vendosur të marrin fatin në duart e tyre dhe ta përjetojnë botën emocionuese dhe sfiduese të.”

Tash më, Senati tridhjetë e shtatë vjeçar, është pronar krenar i një lavazhi, që gjendet në një lokacion të shkëlqyeshëm, i pajisur me mjete pune që i mundësojnë atij një avantazh vendimtar përdrejt konkurencës: “ Me makinat e reja për larje, që i bleva me mjetet e grantit, mund të tërheq më shumë klientë, për shkak se ato dinë të dallojnë dhe vlerësojnë cilësinë e shërbimeve që ofrojmë në lavazh.” Papunësia në mesin e popullatës rome aktualisht vlerësohet të jetë 53%, në krahasim me 27% të komuniteteve tjera. Në mesin e grave rome këta shifra janë edhe më të mëdha: 70% të grave rome janë të papunësuara, në raport me 35% të grave të komuniteteve tjera. Shumë romë kanë vuajtur nga papunësia afatgjate, 70% të të rinjve të papunësuar të komunitetit rom nuk kanë kurrfarë përvojë pune. Shumica e romëve të punësuar nuk kanë shkathtësi ose kanë shkathtësi të përgjysmuara për punë dhe shumica e këtyre punëve janë jo të rregullta, të përkohshme ose me orar pune të përgjysmuar. Programi për Vetëpunësim është njëri ndër programet e shumta, përmes të cilave Qeveria dhe UNDP-ja i mbështesin orvatjet për t’ju referuar problemeve të papunësisë dhe punësimit jo të rregullt të pjesëtarëve të komunitetit rom. Lavazhi i ri i Senatit, Hadisa Mala, në Shuto Orizarë është vetëm njëri ndër rezultatet e mëdha që janë arritur në këtë drejtim.

34


Histori 9

Shenjat e suksesit


Shenjat e suksesit

“Meqenëse ishim në pritje të lindjes së fëmijës së dytë, ky ishte momenti i duhur për të marrë një vendim. Pra, ose do të hiqja dorë nga ëndrra ime ose do të shkoja deri në fund para se të bëhej shumë vonë për një gjë të tillë.” - thotë Igor

Para dy viteve, kur për herë të parë dëgjoi për Programin, Igor Guçkovi ishte i papunë, ndërsa gruaja e tij ishte shtatzënë me fëmijën e dytë. Ajo që ofrohej me Programin për Vetëpunësim ishte mundësia më e mirë për të për fituar punësim të qëndrueshëm dhe të fillojë biznes në punën e vetme që ai me ëndje e ka punuar. Ai thotë: “Meqenëse ishim në pritje të lindjes së fëmijës së dytë, ky ishte momenti i duhur për të marrë një vendim. Pra, ose do të hiqja dorë nga ëndrra ime ose do të shkoja deri në fund para se të bëhej shumë vonë për një gjë të tillë.” Ëndrra e Igorit ishte hapja e një salloni për tatuazhe në qytetin e tij të lindjes, në Manastir. Ai thekson: “Tatuazhet janë pasioni im. Unë thjesht nuk mund ta paramendoj të bëj ndonjë punë tjetër. Në shtëpinë time kisha një dhomë të cilën fare lehtë mund ta përshtatja në sallon për tatuazhe, mirëpo mungesa e njohurive rreth proçdurave ligjore dhe detajet e tjera në lidhje me planifikimin e biznesit ishin pengesë e vërtetë për mua, e të mos përmendim mungesën e mjeteve financiare për blerjen e pajisjeve për të filluar me punë.” Programi për Vetëpunësim është hartuar për t’i përmbushur nevojat e njerëzve si Igori, të cilët i posedojnë shkathtësitë e nevojshme dhe kanë ide biznesi realisht të realizueshme, mirëpo ju mungon përvoja dhe vetëbesimi për të hapur kompani të tyre. Liljana Stojanovska, Këshilltar në Qendrën për punësim të Manastirit, deklaroi: “Njerëzit zakonisht i mbivlerësojnë vështirësitë për themelimin e kompanisë së tyre, andaj, ne jemi të disponueshëm që t’i udhëzojmë dhe drejtojmë gjatë gjithë proçesit, madje ua forcojmë dhe vetëbesimin.” Në vitin 2010, Igori më në fund vendosi të aplikojë për ndihmë dhe të regjistrojë biznesin e tij. Ai së bashku me një ekip të Qendrës për Punësim punoi në përgatitjen e planit të biznesit dhe u trajnua nga Zyrtarët për Monitorim të UNDP-së në lidhje me

36


Histori të suksesshme

procedurat e regjistrimit të kompanisë. Tani pas dy viteve, ai e posedon një sallon për tatuazhe në qytetin e tij të lindjes, në Manastir, të cilin e ka pajisur me vegla për punë, që pjesërisht janë mbuluar nga granti për vetëpunësim. Igori 32 vjeçar, e hap sallonin SkinSin në katin përdhesë të shtëpisë së së tij familjare, i cili shumë shpejt arriti të bëhet një ndër sallonet më të popullarizuara në qytet. Ai thotë: “Aplikimi për të marrë pjesë në Programin ishte njëri ndër vendimet më të mira të jetës sime. Tani kam besim në vete dhe jam i vendosur që ky biznes të jetë i suksesshëm.”

“Njerëzit zakonisht i mbivlerësojnë vështirësitë për themelimin e kompanisë së tyre, andaj, ne jemi të disponueshëm që t’i udhëzojmë dhe drejtojmë gjatë gjithë proçesit, madje ua forcojmë dhe vetëbesimin.”

Salloni për tatuazhe – SkinSin në Manstir, Rr. “Gavrilo Princip” 15, 7000 Manastir, 078/271-72 www.facebook.com/pages/SkinSin-Tattoo/269566167059

37


Histori 10

NjĂŤ fillim i ri


Histori të suksesshme

“Nga fillimi i Programit e kemi inkorporuar qëllimin e mbështetjes së viktimave të dhunës familjare,” shpjegon Dobrina Çabukovska, Këshilltar në Agjencinë e Punësimit të RM-së dhe shton

UNDP është thellësisht i përkushtuar për t’ju ndihmuar viktimave të dhunës familjare, për të bërë të mundur re-integrimin e tyre në shoqëri. Programi për Vetëpunësim luan rol të rëndësishëm në arritjen e këtij qëllimi, duke i fuqizuar gratë të bëhen më të pavarura dhe t’i zgjerojnë mundësitë e tyre për punësim. “Nga fillimi i Programit e kemi inkorporuar qëllimin e mbështetjes së viktimave të dhunës familjare,” shpjegon Dobrina Çabukovska, Këshilltar në Agjencinë e Punësimit të RM-së dhe shton: “në këtë drejtim ne kemi hartuar trajnim të posaçëm për t’ju ndihmuar personave më vulnerabil t’i tejkalojnë pasojat psikologjike dhe sociale të dhunës familjare, në mënyrë që të kenë besim për të korrë sukses në këtë kurs” Si pjesë e mbështetjes më të gjerë të UNDP-së dhënë strategjisë shtetërore për punësim, nga viti 2010 e deri më tani, rreth 57 viktimave të dhunës familjare ju është siguruar ndihmë për të gjetë punë. Z-nj. X nga komuniteti rom i Manastirit është një grua e divorcuar, nënë e dy fëmijëve, e cila ka luftuar fuqishëm për ta vënë përsëri jetën e saj në binarë, pas braktisjes së martesës abuzive. Ajo ka mbaruar arsimin e mesëm në një shkollën profesionale dhe shkathtësitë e fituara për ndërtimtari i ndihmuan të fitojë një punë të mirë në një kompani shtetërore për ndërtimtari. Pas gjashtëmbëdhjetë viteve punë, ajo papritmas në vitin 2001 e humbi vendin e punës. Z-nj. X thotë: “Kurrë nuk mund ta imagjinoni ndjenjën të mbesësh pa punë, përderisa vetë nuk e përjetoni. Menjëherë jeni nën presion, madje shumë lehtë mund ta humbni edhe besimin dhe shpresa mos ju mbajë gjallë.”

Ajo asnjëherë nuk u ndal së kërkuari punë. Mirëpo, punët që i ofroheshin kurrë nuk i mundësonin siguri. “Kur duhet të përkujdeseni për fëmijët tuaj, pranoni çfarë do qoftë pune, madje dhe nëse nuk e dini se nëse në fund të muajit do t’ju paguajnë ose jo, ” thotë z-nj. X. Historitë e punësimeve janë të shumta dhe të ndryshme për njerëz të ndryshëm, në vecanti për gratë që përkujdesen për fëmijët e tyre. Njëri ndër aspektet e shumta negative të papunësisë dhe stagnimit ekonomik është rritja e numrit të njerëzve që janë të gatshëm të pranojnë punë me kushte jo të drejta dhe për rroga me të cilat nuk mundësojnë jetë të denjë. Promovimi i programeve të vetëpunësimit dhe trajnimit është njëra ndër mënyrat më të rëndësishme për të shtyrë dhe krijuar vende pune më kuptimplote dhe më të qëndrueshme, si dhe krijimin e forcës punëtore më konkurrente. Sipas statistikave zyrtare, rreth 17% e vlerës ekonomike krijohet nga sektori joformal. Disa ekspertë, përfshirë këtu edhe ekonomistë të Bankës Botërore, vlerësojnë se në vitin 2008, rreth 34.5 % të vlerës së shtuar është krijuar nga sektori joformal. Kjo do të thotë se një numër i konsiderueshëm i njerëzve e sigurojnë mbijetesën nga biznesi joformal. Shumica e njerëzve të këtillë, sikur z-nj. X vijnë nga grupet me vulnerabile të shoqërisë, të cilët do t’i pranonin kushtet e padrejta dhe të parregulluara për punë, vetëm e vetëm që të mund të mbijetojnë. Programi për Vetëpunësim synon ta trajtojë këtë çështje edhe përmes trajnimit të personave vulnerabilë, që të mund të vetëpunësohen, si dhe përmes inkurajimit të atyre që drejtojnë biznese joformale të aplikojnë për trajnime dhe ta regjistrojnë

39


Një fillim i ri

“Unë kam shumë respekt për këtë program, për shkak se ai ju ndihmon njerëzve, që të mund ata të ndihmojnë veten. Kur mund t’i ndihmosh vetes do të mund t’ju ndihmosh edhe të tjerëve.” biznesin e tyre. Nga viti 2008 e deri më tani, përmes këtij Programi janë formalizuar rreth 1100 biznese joformale. Kjo tregon vlerë të shtuar sepse perspektivat ekonomike për biznese joformale janë seriozisht të limituara, ndërsa kushtet për punëtorë të paregjistruar janë shumë të pavolitshme. D-r Miroslav Pendarovski, psikolog dhe trajnues ispecializuar potencon: “Shumë është e rëndësishme t’ju jepet ndihmë plotësuese viktimave të dhunës familjare për të gjetur punë. Pavarësia ekonomike është jetike për gratë, të cilat duan të ndahen nga partnerët e dhunshëm, ndonëse abuzimi që ata e kanë përjetuar mund të ketë efekt serioz ndaj vetëbesimit të tyre.” Inkurajimi i grave viktima që të përfshihen në tregun e punës kërkon angazhime konkrete nga profesionistët e qendrave për punësim dhe ato për punë sociale. Prandaj ky program ju ofron trajnim profesionistëve për të dhënë shërbime efektive këshillëdhënëse grave viktima të dhunës familjare dhe i inkurajon ato të regjistrohen në disa masa aktive të tregut të punës. Përveç kësaj, programi punon drejtpërsëdrejti me gratë viktima të dhunës familjare, të cilat nuk janë të punësuara, në drejtim të fuqizimit të tyre ekonomik.

40

Përmes një sesioni treditor, 235 gra pranuan mbështetje psiko-sociale, ndërsa 253 gra viktima e kaluan trajnimin për zhvillim të karrierës dhe i avancuan shkathtësitë e tyre për plotësim të CV-së, dhe për prezantimin e tyre gjatë intervistës për punë, vetëbesim, planifikim të karrierës etj. Z-nj. X ndjen se trajnimi do të jetë në veçanti i dobishëm për t’ua ngjallur njerëzve vetëbesimin: “Për ta fuqizuar vetëbesimin e njerëzve, më së shumti duhet punuar në anën psikologjike. Unë kam shumë respekt për këtë program, për shkak se ai ju ndihmon njerëzve, që të mund ata të ndihmojnë veten. Kur mund t’i ndihmosh vetes do të mund t’ju ndihmosh edhe të tjerëve.” Përvoja personale e z-nj. X e ka inspiruar atë, që t’ju ndihmojë grave të tjera të komunitetit rom. Tani ajo në mënyrë aktive është e përfshirë në grupe dhe projektet për mbështetje të viktimave të dhunës familjare. Me përvetësimin e shkathtësive për biznes dhe marrjen e grantit, Z-nj. X hapi një internet kafe në Manastir. Pas dy viteve biznesi i saj është ende i suksesshëm. Këshilltarja e saj, z-nja Liljana Stojanovska, nga Qendra për Punësim e Manastirit, thotë se suksesi i saj është arritur në saje të vetëbesimit, energjisë dhe përkushtimit: “Ajo është një grua shumë e fuqishme, e cila lufton për atë që dëshiron ta arrijë dhe beson se është e drejtë. Ky qëndrim i ka mundësuar asaj t’i tejkalojë kohët e vështira të jetës, që më vonë të mposhtë rrethanat që zakonisht shfaqen pas nisjes së biznesit personal. Po ashtu, ajo ka qenë shumë e suksesshme në tërheqjen e të rinjve në internet kafenë e saj, duke i inkurajuar ata dhe duke ju ofruar mjedis të sigurt. Ajo thotë se madje e ka shfrytëzuar mundësinë t’i mësojë fëmijët për parimet themelore të sjelljes dhe për higjienë!”



Kjo broshurë paraqet historitë individuale të disa perosonave të papunë nga mijëra të tillë në vend të cilët kanë patur sukses në Programin për Vetëpunësim. Këto histori suksesi sëbashku me informacionet rreth qëllimeve të Programit, proçesit të aplikimit dhe seleksionimit, si dhe mbështetjen e mëtutjeshme, japin njëkohësisht drejtim dhe frymëzim për ata të cilët janë të interesuar të aplikojnë për pjesmarrje në Program. Programi për Vetëpunësim ka dëshmuar se është një zgjidhje frytdhënëse kundrejt papunësisë në vend, e cila viteve të fundit përbënte një problem serioz. Për më tepër, suksesi i bizneseve të mbështetura me programin, gjeneron mundësi për punësime plotësuese duke i përfshirë edhe ata që bëjnë pjesë në kategoritë e cënueshme sociale. Zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë në vend, në kohë kur kemi krizë ekonomike globale eshtë një sfidë kolosale si dhe prioritet i lartë. Zhvillimi i qëndrueshem i vendit drejtpërdrejt varet nga suksesi qe kemi në krijimin e vendeve të reja të punës si dhe nga zhvillimi i shkathtësive tek personat e papunë, të cilat i përshtaten nevojave të tregut të punës.

Programi për Vetëpunësim zbatohet nga ana e Qeverisë së RM-së dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP). Ky program është bërë pjesë e rëndësishme e strategjisë nacionale për punësim dhe paraqet një nga shtatë masat aktive për punësim, të parapara në planin operativ Nacional për punësim për vitin 2012-2013. Këto aktivitete janë disejnuar në mënyrë të tillë që të mundësojnë zhvillim të qëndrueshëm shoqëror.

Më shumë informata rreth Programit për Vetëpunësim mund të gjeni këtu: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara www.undp.org.mk

Agjencia e Punësimit e RM-së www.avrm.gov.mk

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale www.mtsp.gov.mk

Nëse jeni të interesuar të aplikoni në Programin për Vetëpunësim kontaktoni qendrën vendore për punësim ose vizitoni ueb faqen: www.samovrabotuvanje.mk

Shkurt 2013


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.