Gjuha Shqipe kl 7

Page 67

Përralla dhe histori të vërteta

ë

jm

Përshkrimi i vendit

a u r

Ushtrim në grup

k• Një nxënës qëndron me kurriz nga klasa, që është e ndarë në tri grupe. Ai ka në dorë një h S kartolinë ose foto dhe e përshkruan me gojë pamjen duke përdorur sa më shumë hollësi. • Të tria grupet punojnë në mënyrë të pavarur. Pastaj e lexojnë përshkrimin që kanë shkruar. • Nxënësi tregon foton. • Më pas bëhet analiza: - A e ka përshkruar mirë me fjalë vendin, nxënësi që kishte në dorë kartolinën? - Cili grup e ka përshkruar më mirë vendin? Ç’gjë të veçantë ka në atë përshkrim? - Shpallet grupi fitues. 2. Ndiqni një model përshkrimi. Tema: Kalaja e Beratit

- Shkruani detajet me radhë. Hyrja e kalasë së Beratit duket që larg. - Filloni nga e afërta tek e largëta.

- Nga e majta në të djathtë, nga poshtë-lart.

Që përtej urës së Osumit duken bedenat e kalasë. Pasi ecën disa minuta me këmbë shfaqet dera e madhe dhe e vjetër e kalasë së lashtë.

- Përdorni ndajfolje, lidhëza etj., që tregojnë vendndodhjen e gjërave, në drejtim të, majtas, djathtas, lart, poshtë, ku, kur etj.

- Lidheni të shkuarën me të Në të majtë të derës ndodhen disa tashmen. trungje që shërbejnë si vend për çlodhjen e të moshuarve. Thonë që janë vendosur qindra vjet më parë aty. Kur hyn brenda në kala, të duket vetja si në një botë tjetër. Afër mureve të trasha ka myshqe shumëshekullore. Në brendësi ka mjedise të vjetra që shërbejnë për argëtim dhe për turizëm.

- Përdorni cilësime vendesh për të ndihmuar imagjinatën.

Ushtrohuni

• Bëni dhe ju përshkrimin e një vendi, të cilin do ta zgjidhni vetë. Fillimisht plotësoni tabelën me fjalët kyç. Emra

Mbiemra

Folje

Ndajfolje

67


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.