Gjuha Shqipe kl 7

Page 66

Të lexuarit

Fl as im

Ç’është përshkrimi? vëzhgimi

mbledhja e të dhënave

gjuha

Përshkrimi

këndvështrimi objektiv, subjektiv

qëllimi Përshkrim do të thotë të paraqesësh disa cilësi ose veçori të një personi (real ose imagjinar), objekti ose vendi të caktuar. Ne mund të përshkruajmë me gojë dhe me shkrim. Për një përshkrim të suksesshëm nevojitet një vëzhgim i vëmendshëm. Të vëzhgosh do të thotë të arrish të zbulosh tek objekti gjëra të veçanta që lidhen me anën e jashtme dhe të brendshme të tij. Pas vëzhgimit na nevojiten fjalët e veçanta, të domosdoshme për të përshkruar. Përgjithësisht këto fjalë tregojnë cilësi, prandaj në përshkrim përdoret shumë mbiemri; figurat më të përdorura janë epiteti, krahasimi etj. Përshkrimi mund të shkruhet si poezi, portret, skicë, tregim etj.

66

• Kthehuni dhe njëherë te poezia e L. Poradecit “Mëngjes”. Zbuloni tek ajo veçori të tilla. Si përshkruhet një njeri Përshkruani shokun tuaj. Një nxënës do të qëndrojë para klasës, e cila do të ndahet në tri grupe. a. Fillimisht secili grup duhet të zgjedhë fjalët kyç për:

• Portretin e jashtëm (cilësitë fizike), • Portretin e brendshëm (cilësitë e natyrës dhe të karakterit).

b. Filloni përshkrimin nga tiparet më të dukshme, ato që përbëjnë formën dhe më pas, thellohuni në detaje më pak të dukshme. c. Përdorimi i mbiemrave ju ndihmon për të bërë përshkrime të sakta dhe të bukura. Fitues do të jetë ai grup i cili ka bërë përshkrimin që qëndron më pranë së vërtetës dhe që ka përdorur një fjalor të pasur.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.