Gjuha Shqipe kl 7

Page 54

Fl as im

Të lexuarit

Librat dhe interneti

1. Kohët e fundit diskutohet shumë rreth vendit që zënë sot në jetën e rinisë librat dhe interneti si dhe problemi që interneti mbivlerësohet në raport me librat. Po ju ç’mendoni për këtë?

54

2. Për njohuri: Një nga gjërat më të rëndësishme për të cilat na shërben kompjuteri është edhe interneti. Sot ai është bërë një nga mjetet më të rëndësishme të transmetimit të informacionit. Roli i tij sot për sot është i pazëvendësueshëm. Në të çdo njeri gjen pothuajse gjithçka që kërkon. Interneti është “biblioteka” më e madhe e botës. Ai ka gëlltitur brenda vetes të gjitha librat; të vjetër dhe të rinj - si dhe komentet për ta. • Po ju a e përdorni internetin për të marrë informacione? Tregoni mënyrën se si veproni. 3. Në rast se do të uleshit në një kompjuter dhe do të hapnit një faqe interneti, çfarë do të kërkonit: 4. Shpjegoni kuptimin e fjalëve të mëposhtme që ju lexoni në kompjuter: Open, cancel, file, chat, e-mail, click, delete, enter. 5. Lexoni thëniet e mëposhtme për librat dhe bëni komente rreth tyre:

• Kush ka një libër, ka një thesar. • Libri është burimi i dijes. • Shtëpi pa libra, shtëpi pa dritë.

• Letërsi artistike • Faqen e horoskopit • Faqen për artin dhe muzikën • Faqen për sportin • Lojërat elektronike • Postën elektronike


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.