Gjuha Shqipe kl 7

Page 232

Njohuri Gjuhësore

Rrethanori i kohës Atëherë poeti ishte i vogël./ Darkë për darkë dilte në breg... Dhe tani, kudo që është, /e ndjek pas deti ... Prandaj ai çdo verë shkon në qytetin e tij bregdetar.

• Çfarë tregojnë fjalët me ngjyrë në tekstin e mësipërm? Në grupet foljore: darkë për darkë (kur?) dilja, tani (kur?) (më) ndjek, rrethanorë kohe çdo verë (kur?) shkon rrethanori tregon kohën kur kryhet veprimi.

Gjymtyra e dytë që lidhet me kallëzuesin dhe tregon kohën kur kryhet veprimi i shprehur nga kallëzuesi dhe u përgjigjet pyetjeve kur?, që kur?, deri kur? për kur? është rrethanor kohe.

♦ Me se shprehet rrethanori i kohës Rrethanori i kohës, ashtu si dhe rrethanori i vendit, shprehet me: - emër me e pa parafjalë: Ndeshja finale do të zhvillohet të mërkurën. 232

- grup emëror:

Ndeshja finale u zhvillua të dielën e kaluar.

Ndeshja finale u zhvillua para një jave.

Unë me Petritin biseduam shtruar gjatë gjithë mbrëmjes.

- ndajfolje ose shprehje ndajfoljore: - formë të pashtjelluar:

Ndeshja finale u zhvillua dje. Unë shkoj ditë për ditë në stërvitje. Me të zbardhur fëmijët u nisën në ekskursion.

Rrethanori i kohës lëviz lirshëm në fjali. · Plotëso skemën sipas modelit të rrethanorit të vendit. ............................. ................................... Tregon ............................... ..............................

Lidhet ................................. ...............................

Rrethanori i kohës U përgjigjet pyetjeve ................... ...........................

Vendi ...............................

.............................. ................................ ..............................


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.