Gjuha Shqipe kl 7

Page 208

Njohuri Gjuhësore

Mënyra lidhore në formën joveprore Kujtojmë së bashku: - Si e shprehin veprimin foljet në mënyrën lidhore? - Cilat janë kohët e mënyrës lidhore? - Jep shembuj fjalish me folje në kohë të ndryshme në mënyrën lidhore.

208

US

2 3 4

E

IM

R HT

Mënyra lidhore ka katër kohë: kohën e tashme, të pakryerën, të kryerën dhe më se të kryerën. Foljet në kohët e thjeshta e formojnë joveproren me mbaresa: • Koha e tashme: të shihem, të shiheni ... Ja ku mbërritëm në një lëndinë, gati të kënaqemi duke parë një qengj borë të bardhë. • Koha e pakryer: të zbaviteshe, të zbaviteshim ... Në arenë u dëgjua një zë i fuqishëm që e bëri plakun të dridhej nga gëzimi.

1

Foljet në kohët e përbëra e formojnë joveproren me foljen ndihmëse jam: • Koha e kryer: të jem dëfryer, të jeni dëfryer ... Ajo flet sikur të jetë mësuar me çdo gjë. • Koha më se e kryer: të isha gëzuar, të ishit gëzuar ... Të ishin futur në det atë ditë të ftohtë vallë? Plotësoni tabelën me format e duhura të foljeve në mënyrën lidhore:

Në vend të pikave vendosni njërën nga foljet në kllapa: (të kishe ardhur, të mbushet, të njihej, ta dija, të hidheshin) Do të kërkoj ................ shporta me florinj. Kështu do të bëhem i pasur. Po ............................, do të isha zgjuar më herët atë ditë. Mbreti i urtë urdhëroi që copat e atij poçi të shtrenjtë ...................... në det. Po ............................... dhe ti, do të ishim mbledhur të gjithë bashkë si dikur. Ajo e ka takuar kalorësin përpara se ................... me ty. Dalloni foljet joveprore të mënyrës lidhore. Në ç’kohë, vetë e numër janë? Genci të largohet dhe të mos dëgjojë ato që thonë të tjerët. Ato vazhduan të ecin me ngadalë përbri njëra-tjetrës dhe Ana mundi të shprehej. Po të kishte ndodhur gjë, do të ishte parë nga të gjithë. Në këtë tryezë kanë të drejtë të ulen vetëm kalorësit më të mirë të mbretërisë. Ishte e kotë që të futeshim përsëri në zgavër. Sikur të ishte stërvitur më shumë, do të kishte dalë më mirë në garë. Edhe sikur të takoheshin njëqind herë në një pasdreke, ata do të përshëndeteshin pa u trazuar fare. Shkruani katër fjali ku të përdorni në kohë të ndryshme folje joveprore në mënyrën lidhore.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.