Gjuha Shqipe kl 7

Page 187

Njohuri Gjuhësore

Trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara të përemrit vetor Drejtshkrim Gjatë lakimit të përemrave vetorë, krahas trajtave të plota, në rasën dhanore dhe kallëzore dalin trajtat e shkurtra për të tria vetat, në njëjës dhe në shumës.

Kujdes! Mos ngatërroni përdorimin e trajtës së shkurtër (atyre) u me (juve) ju, pra duhet të themi atyre u thashë dhe jo atyre ju thashë. Trajtat e shkurtra të rasës dhanore e kallëzore, duke u përdorur shpesh pranë njëra tjetrës, janë shkrirë dhe kanë formuar trajtat e shkurtra të bashkuara. Kujtojmë së bashku: Le t’i zbërthejmë trajtat e shkurtra në shembullin: - Në cilat rasa ndeshen Mua ma ke sjellë atë? trajtat e shkurtra? mua më atë e kujt kë (dhanore) (kallëzore) Mbani mend! Në trajtat e shkurtra të bashkuara, trajta e parë është gjithmonë në rasën dhanore, ndërsa trajta e dytë në rasën kallëzore. Pra, secila trajtë e rasës dhanore, pavarësisht nga veta e numri, lidhet me trajtën e vetës së tretë njëjës ose shumës të kallëzores.

Pasqyra e trajtave të shkurtra të bashkuara dhanore + kallëzore njëjës dhanore + kallëzore shumës

- Lexo me kujdes fjalitë e mëposhtme. Ç’janë fjalët me shkronja të kuqe? - Rri ti, se ty të kam në dorë, - i shfryu i vëllai me zë të ulët. Zogu do të hidhërohej 187 shumë, po të mos e gjente folenë e tij. - Mua më ka mbetur edhe një pjesë e referatit, që kam për nesër, - tha Mira. Ajo nuk qëndroi pranë shtëpisë së Anës, por e përshëndeti duke ecur.

Trajtat e shkurtra dhe trajtat e shkurtra të bashkuara vendosen zakonisht para foljes. Djali nuk e përmbajti dot veten; ai shtriu të dyja duart grusht mbi tryezë dhe na e tregoi ngjarjen fill e për pe. Kur folja është në mënyrën urdhërore, trajta e shkurtër ose trajta e shkurtër e bashkuar vendoset si para dhe pas foljes, madje mund të vendoset dhe midis temës dhe mbaresës së foljes:


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.