Gjuha Shqipe kl 7

Page 182

Njohuri Gjuhësore

Gjinia dhe numri i mbiemrit Në orën e parë, mësuesi ynë i ri na bëri disa pyetje prej orëve të kaluara për të kuptuar nivelin dhe përgatitjen tonë. Na ngriti një nga një të gjithëve me radhë.

• Cilët emra përcaktojnë mbiemrat me shkronja të zeza. Në ç’gjini dhe numër janë?

Gjinia e mbiemrit Mbiemrat ndryshojnë sipas gjinisë. Gjinia e tyre varet nga gjinia e emrit që përcaktojnë. Pra, mbiemri mund të jetë në gjininë mashkullore ose femërore, në varësi të gjinisë së emrit: mal i lartë - pemë e lartë nxënës shembullor - nxënëse shembullore libër i bukur - kukull e bukur djalë trim - vajzë trime

182

Mbiemrat e nyjshëm e formojnë gjininë femërore: 1. duke ndryshuar nyjën i të mashkullores në e: i pafund - e pafund i verdhë - e verdhë i fortë - e fortë i pastër - e pastër 2. duke ndryshuar nyjën i të mashkullores në e dhe duke marrë njëkohësisht në fund mbaresën -e: i sotëm - e sotme i kuq – e kuqe i afërm - e afërme i madh – e madhe Mbiemrat e panyjshëm e formojnë gjininë femërore: 1. duke i shtuar temës së gjinisë mashkullore mbaresën -e: dinak - dinake trim - trime kokëderr - kokëderre normal - normale 2. duke ruajtur të pandryshuar formën e gjinisë mashkullore: flokëgështenjë gojëmjaltë sypishë kokëjashtë

Numri i mbiemrit Mbiemri në gjuhën shqipe del me formën e njëjësit dhe të shumësit, në varësi të numrit të emrit që përcakton: djalë i vogël laps i kuq top i madh djem të vegjël lapsa të kuq topa të mëdhenj • shumësi i mbiemrave të nyjshëm të gjinisë mashkullore formohet duke ndryshuar nyjën i në të: i lartë - të lartë i verdhë - të verdhë i mirë - të mirë i pastër - të pastër i dukshëm - të dukshëm i largët - të largët Mbiemrat i ri, i zi, i madh, i lig në numrin shumës bëjnë të rinj, të zinj, të mëdhenj, të ligj.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.