Gjuha Shqipe kl 7

Page 178

Njohuri Gjuhësore

Kategoria e rasës dhe e trajtës së emrit Kategoria e rasës

Arviti nuk duhet ta linte flakën t’i afrohej lisit të madh. Po të mos merrte zjarr lisi, do të digjej vetëm shkurrja dhe pylli do të shpëtonte, prandaj ai rrëmbeu një dru të gjatë dhe zuri vend midis lisit dhe zjarrit. E la drurin dhe hodhi gurë e copëra dheu në mes të shkurres që digjej. Në fragmentin e mësipërm vëmë re se emri lisi dhe shkurrja përdoren me forma të ndryshme në varësi të rolit që luan fjala në fjali. Format e ndryshme që merr emri, kur lidhet me fjalë të tjera në fjali, quhen rasa.

Rasa

Le t’i analizojmë me radhë format e emrave lis dhe shkurre në tekstin e mësipërm: rasa emërore kryefjalë merrte zjarr lisi rasa dhanore kundr. i zhdrejtë pa parafjalë i afrohej lisit rrethanor vendi midis lisit dhe zjarrit rasa rrjedhore rasa emërore kryefjalë digjej shkurrja rrethanor vendi në mes të shkurres rasa gjinore Emri në gjuhën shqipe ka pesë rasa: emëroren, gjinoren, dhanoren, kallëzoren dhe rrjedhoren.

Lakim 178

Tërësia e ndryshimeve që pëson emri, kur përdoret në rasa të ndryshme, quhet lakim. Emrat në gjuhën shqipe ndahen në katër lakime. Në lakimin e parë dhe të dytë bëjnë pjesë emrat mashkullorë, në lakimin e tretë emrat femërorë dhe në lakimin e katërt emrat asnjanës. Lakimi i parë

Lakimi i dytë

Gj. mashkullore

Lakimi i tretë

Lakimi i katërt

Gj.femërore

Gj. asnjëanëse

Emrat me -i

Emat me -u

Emrat me -a, -ja

Emrat me -t, -të

televizor-i, libr-i

brisk-u, mik-u

fush-a, fletor-ja

krye-t, të ri-të

Ka dhe emra të gjinisë mashkullore që lakohen si emrat e gjinisë femërore, p.sh.: dajë, Kolë, Riza, Balo etj. Emrat në rasa të ndryshme përdoren me dhe pa parafjalë, p.sh.: nga shtëpia, te shoku, tek Olta parafjalë të rasës emërore për motrën, në klasë, me mamin parafjalë të rasës kallëzore prej gazetës, para shkollës, buzë rruge parafjalë të rasës rrjedhore

Kategoria e trajtës

Çdo rasë e emrit del në trajtën e pashquar dhe në trajtën e shquar. Emri është në trajtën e pashquar kur sendi nuk dallohet nga të tjerët. Kur themi “Bleva një libër”, kuptojmë se kam blerë një libër çfarëdo, pa e dalluar nga librat e tjerë që ishin në librari. Emri është në trajtën e shquar kur tregon një send të veçantë, që dallon nga sendet e tjera të po asaj klase. Në fjalinë “Bleva librin e fundit të Kadaresë”, emri librin është në


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.