Gjuha Shqipe kl 7

Page 126

Studiojmë tekstin Kuptimi 1. Ndaluni në çastin historik që trajtohet në këtë dramë. Ç’dini:

- për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,

- për lëvizjen e popullit shqiptar për t’u shkëputur

nga Porta e Lartë (Perandoria Osmane),

- për ideologun Abdyl Frashëri,

- për luftëtarin Sulejman Vokshi,

Interpretimi 2. Si arrijnë Abdyli dhe Sulejmani të kthehen nga të akuzuar në akuzues? 3. Si e kuptoni këtë dialog: TURSUN BEU - Tash e tutje do flasë me ju vetëm ligji... ABDYLI – Nëse e keni...

126

♦ A mund të vendosë ligji drejtësi, nëse shtrembërohet

nga ata që e përdorin? 4. Ndaluni në dialogun ndërmjet:

Abdyl Frashërit,

Tursun beut,

Sulejman Vokshit.

Të lexuarit

Drama është një lloj letrar (në prozë ose vargje) që shkruhet në formë dialogu për t’u shfaqur në teatër. Drama përbëhet nga fjalët që thonë personazhet dhe nga të dhënat për skenën, mënyrën si flasin dhe si sillen personazhet etj. Drama ndërtohet me disa akte. (Në çdo akt zhvillohet një ndodhi.) Vetë akti përbëhet nga disa skena. Çdo skenë ka një pjesë të ngjarjes që ndodh brenda një akti. Mjediset ku jetojnë personazhet, peizazhi etj. realizohen nëpërmjet skenografisë. Në qendër të dramës qëndron një konflikt i fortë. Konflikti është një mosmarrëveshje që zhvillohet ndërmjet personazheve që kanë mendime dhe qëllime të kundërta. Kjo ndeshje në dramë zhvillohet nëpërmjet dialogëve dhe veprimeve të personazheve. Dialogu në një pjesë dramatike është mjaft i rëndësishëm, pasi shërben për të thelluar konfliktin dhe për të arritur në zgjidhjen e tij.

Gjuha 5. Ç’lloj drame është kjo? Flitni për disa nga cilësitë e saj. ♦Kujtoni veçoritë e dramës, që i keni mësuar vitin e kaluar: - Koha dhe vendi ku zhvillohen ngjarjet e dramës, - Fjalët e autorit, - Fjalët e personazheve,

♦ Ç‘cilësi të këtyre personazheve dalin aty?

- Fjalët kyç që karakterizojnë personazhet. ♦Mendimin tuaj ilustrojeni me tekstin.

Detyrë ♦ Zbërtheni kuptimin e titullit të dramës: “Epoka para

gjyqit”. Jepini mendimet tuaja me shkrim. ♦ Luajeni dramën sipas roleve.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.