Gjuha Shqipe kl 7

Page 117

Përralla dhe histori të vërteta

Tragjedia

Prometeu i lidhur

(Vetat: Pushteti, Hefesti, Prometeu, Kori i nimfave). Vepra fillon me prologun, ku na shfaqen së pari Hefesti, Pushteti dhe Dhuna, të cilët e kanë sjellë Prometeun të lidhur në pranga. Për ta mbërthyer te një shkëmb i thepisur është ngarkuar Hefesti, perëndia e zjarrit dhe e farkëtarisë. Urdhrin e rreptë të Zeusit, siç thotë ai, e ka të rëndë ta zbatojë.

Pushteti Arritëm te më i largëti, cep i dheut, këtu, në malet e Skithis së shkretë Ku këmba e njeriut nuk shkeli kurrë. Tani, Hefest, ti duhet të zbatosh atë që do yt atë; e mbërthe këtë rebel mbi shkëmbin e thepisur, aty shpejt lidhe me vargonj të fortë e të pathyeshëm. Ai ta vodhi zjarrin, burimin e çdo mjeshtërie, stolinë tënde plot shkëlqim dhe njerëzve ua dha. Për një mëkat të tillë atë, hyjnitë do të ndëshkojnë rreptë, të mësojë si tiranisë së Zeusit t’i përulet dhe dashurinë për njeriun të harrojë! Hefesti Ja dy, Pushtet e Dhunë, e kryen punën. Të rreptin urdhër Zeusit ia zbatuat. Po unë, vallë, a do të guxoj këtë hyjni, gjini e saj të afërt, mbi shkëmbin, që e rrahin pa pushim stuhitë e shqotat, ta mbërthej? O zemër, bëhu trime, që vullnetin e rreptë të tim eti ta zbatoj! Pushteti Hej, ç’pret? Për të pse po tregon mëshirë? Nuk e urren një hyjni që gjithë hyjnitë nuk e shohin dot me sy? Parashiko tani pushtimin tënd! (Largohet Hefesti, Pushteti e Dhuna)

Eskili Kjo pjesë është shkëputur nga tragjedia në vargje e Eskilit, tragjedianit të madh të antikitetit grek. Sipas mitologjisë Prometeu ua rrëmbeu hyjnive zjarrin dhe ua dhuroi njezëzve. Këtu zë fill zemërimi i hyjnive, të cilët i dhanë dënim aq të rëndë Prometeut.

Skithia- vend në veri të Detit të Zi. Prometeun e mbërthyen në një mal të Skithisë.

shqot/ë-a- shi me erë; shtrëngatë

117


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.