Nobel 5 (Qershor 2010)

Page 1

Nr.5, Qershor 2010 Viti i botimit: 2010

Ese nga Iris Fili f.2 Dashuria f.4 nga Martila Çekrezi Chanel f.5 nga Kristi Kolce Ndjenja dhe f.7 natyra nga Nina Çani Ekspozita e f.8 fotografisë

Tashmë të gjithë jemi në prag të pushimeve verore Disa prej nesh i presin tre muaj më të lodhshëm se këto që kaluan dhe disa të tjerë do të kenë kujtime të paharrueshme nga kjo verë që po na pret dhe së shpejti do të trokasë në dyert e mendjes dhe zemrës sonë… Ndonëse jo të gjithë janë po kaq entuziastë për ardhjen e saj, me siguri ne mund të themi që të gjithë kanë njëfarë lumturie brenda vetes së tyre dhe shpresojnë që të jenë sadopak pjesëmarrës në veprimtaritë verore. Të gjithë i duan dhe mezi i presin këto pushime, por a janë të gjithë që i presin këto pushime për të shkuar diku, për të kaluar kohën e lirë apo i duan, sepse gjatë këtyre tre muajve ata që deri tani ishin nxënës, do të kenë mundësinë të ndihmojnë familjen e vet duke zënë punë me ndonjë pagë sadopak të vogël, por për ta me shumë vlerë… Po pra,

kjo është çështja! Të gjithë e dimë që ka dhe njerëz të cilët gjatë gjithë verës do të jenë të preokupuar me punë në ndihmë të familjeve të tyre. Të gjithë e dimë se varfëria në shtetin tonë i ka kaluar caqet dhe ka shkuar përtej kufijve të saj. Disa prej nesh do të jenë më aktivë dhe disa të tjerë do të jenë pasivë, por këto pushime janë për të gjithë dhe askush nuk mund t’i ndajë këto pushime ndërmjet njerëzve sipas nivelit ekonomik të familjeve të ndryshme… Të gjithë mund t’i përjetojnë ashtu si duan dhe si kanë mundësi, sa kohore, po aq dhe ekonomike… Dhe ja këtu po përfundon dhe veprimtaria jonë letrare duke iu uruar të gjithëve ju një verë të mbarë dhe sa më të lumtur!


Ah

, kjo botë! Sa shumë njerëz që ka! Më e veçanta është se nuk janë të gjithë njësoj. Dhe duke qënë të ndryshëm, me kalimin e viteve, formojnë dhe sjellje nga më të ndryshmet. Sjelljet mund të jenë pozitive ose negative. Sigurisht që këto sjellje gërshetohen dhe ndërthuren aq bukur me njëratjetrën, sa kur sjellin gëzim në jetë, sjellin dhe hidhërim njëkohësisht. Duke qenë se sjelljet janë të kundërta, kjo do të thotë se përjetimet dhe vlerat që ato kanë janë të veçanta. Më lind dëshira pikërisht të krahasoj dy nga sjelljet më të zakonshme, me vlera mjaft të veçanta, por shumë të ndryshme nga njëratjetra, sinqeriteti dhe djallëzia. Sinqeriteti është një ndër virtytet më të mbivlerësuara me vlerë jashtëzakonisht të madhe, pasi ai tregon qartë pasqyrën e shpirtit të pastër, njeriun me karakter të mirë por mbi të gjitha, njeriun me zemër të madhe. Një person i sinqertë nuk di të gënjejë, nuk di të përbuzë, nuk di të mburret, nuk di të lëndojë, por di vetëm të falë, të dhurojë gëzim, të transmetojë edhe tek të tjerët dritën e flaktë që ka brenda në kraharorin e majtë. E vlerësoj jashtë mase një person të tillë, me të vërtetë që e vlerësoj shumë. Mirëpo nuk është e thënë të

Kur

jam vetëm shpesh flas me gjuhën e mendimeve dhe të ndjenjave, me atë që quhet vetvete. Bota ime e brendëshme bëhet shoqja dhe mikesha ime më e mirë. Kujtimet më ngacmojnë e më zgjojnë ndjesi tepër të këndshme, që më bëjnë të ndihem mirë dhe e lumtur. Por vjen një çast ku pjesë të kujtimeve bëhen edhe çastet e hidhura, të cilat vijnë si pasojë e momenteve të këqija që kam kaluar. Kujtoj sesi duhej të veproja në momentet e vështira, kujtoj sesi kam vepruar dhe pyes veten se pse nuk veprova ashtu siç duhej? Gjithmonë koha dhe pushimet në mes të saj janë pjesë e jetës. Brenda tyre mund të jetohet gjithçka ashtu siç na serviret dhe siç e ndjejmë qysh në fillim. Por përsëri ne jemi aq të vetëdijshëm, sa të kritikojmë dhe të vetëg-

ketë vetëm njerëz të mirë në këtë botë; ekzistojnë edhe njerëz të djallëzuar, mashtrues, dredharakë, të cilët s’dinë gjë tjetër, veçse të shkaktojnë dhembje dhe plagë shumë të mëdha, që duan kohë që të shërohen, mbase dhe mund të lenë shenjë për gjithë jetën. Sa të poshtër që janë! Pale-pale, thonë dhe më fal! Pse? Kur nuk ja dinë kuptimin dhe vlerën kësaj fjale. Të kërkosh falje është e lehtë edhe pse mund të gabosh rëndë, por të japësh ose më saktë të falësh, është shumë e vështirë dhe ndonjëherë gati e pamundur. Mesazhi që unë dua të përcjell është pikërisht ky: falni atëherë kur e ndjeni se duhet të falni dhe mendohuni mirë pasi të keni marrë vendimin, pasi pendimi më vonë do t’u bëjë të lëndoheni rëndë.

jykohemi për gabimet e shumta që bëjmë. Gabimet nuk mund t’i rrëfejmë, ato i dimë vetëm ne dhe vetja jonë. Miku më i mirë për njeriun është vetja e tij. Vetëm me të mund të bashkëbisedosh lirshëm, me të mund të qeshësh, mund të qash, mund të kënaqesh, mund edhe të mërzitesh, sepse në fund të fundit, kur mërzitesh, ka gjithmonë një arsye dhe një ndër to mund të jetë vetmia e cila ngjall një ndjenjë mërzitjeje, një ndjenjë monotone, pesimiste dhe tepër të pangushëllueshme. Por gjithmonë duhet pranuar që për të qenë në harmoni me vetveten, duhet të jesh i rrethuar nga dashuria dhe mirëkuptimi. Krijohet në këtë mënyrë melodia harmonike e jetës e cila të fal emocione dhe të bën të udhëtosh nëpër ëndrrën e ashtuquajtur “parajsë shpirtërore”.


Ishte e shtunë, Kur u mor vesh ajo e vërtetë E kur lajmin nënës ja prunë Për birin e saj që kish’ vdekur

Mbyll

sytë! Nuk shoh asgjë. Shpesh herë

pyes veten, pse vallë zoti tregohet kaq i pamëshirshëm me disa njerëz? Ai ua mbyll sytë njëherë e përgjithmonë atyre. Ç’trishtim! Jeta ka plot të papritura. Dikush lind me dritë në sy ,dikush lind me dritë të shuar. Kur mbyll sytë, përballë më shfaqet një errësirë që mendoj se nuk ka mbarim. Po ata që nuk shohin. ç’thonë ata? Vështirë të gjesh një përgjigje për këtë pyetje. Më dhemb fort në shpirt kur mendoj se ka njerëz që shohin, por nuk dinë të shohin qartë dhe ka nga ata që nuk shohin dhe çajnë errësirën e paçashme me shikimin e tyre. Shumë padrejtësi ka në këtë botë. Dhe ne ndihemi të frikësuar përballë një realiteti. Unë personalisht ndihem e verbër përballë botës, sepse kam frikë të bie në humnerën e dëshpërimit tim. Nuk duroj dot më! Jo! Pse? Pse duhet të ketë kaq padrejtësi? Nuk dimë ku jemi e nuk dimë çfarë kërkojmë. Dimë vetëm që bota që na rrethon është e mbushur me vështirësi, probleme, trishtime, që na pushtojnë fort dhe ne, si një foshnjë e sapolindur, e pambrojtur ndihemi përballë tyre. Jeta vazhdon dhe ne vazhdojmë të jetojmë bashkë me jetën, derisa vjen një moment që gjithçka merr fund. Çdo fillim e ka një mbarim. Dhe verbimit tonë i vjen fundi me vdekjen. Iris Fili

Ish’ kjo natë kur nëna vraponte Mes shiut rebesh që s’pushonte, Mes dhimbjes që kudo mbretëronte E mbi tokën që vajtonte Endej e shkreta grua. Shpirti sa s’iu copëtua, Gati sa nuk u çmend Nga kjo tragjedi e rëndë Drejt varrit të tij shkoi, Fytyrën bukuroshit dhe një herë ja ledhatoi E puthi e shtrëngoi Para se ta varroste, i foli. “O bir, dritë e jetës, Thuaji një fjalë nënës, jepi gjallëri shpresës” Se pa ty jeta s’ka kuptim Në thelb të saj je ti shpirti im Më pas natën mallkoi dhe i foli! “Mallkuar qofsh moj natë Mallkuar qofsh, se solle gjak, Se fshehe dorën gjakatare Nën perden tënde gënjeshtare!” Fjalët që tha gruaja Shpirtin ma lënduan. Lotët e saj të nxehtë Dhimbjen në zemrën time ftuan. Kudo pllakosej tmerri, Se djaloshin e mori dheu. I vogël ishte. Vrasja e tij e bëri nënën të ulërinte. E bëri qiellin të lotonte, E bëri nënën të mallkonte. E shkreta, si do të rronte? Pa djalin e saj që aq shumë e donte! Një krismë u dëgjua, Nëna u rrëzua. Mbi varrin e të birit Ra e shkreta grua. Shpirti im u bë vrer. Mendja nuk rri e qetë Nga mendimi i saj Brenda një nate u vranë dy jetë...


Dashuria,dashuria... Sa e sa herë kemi dëgjuar të flitet rreth saj. Jepen mendime, komente, argumente... Dhjetra e dhjetra filozofë, mendimtarë janë marrë me zhvillimin e kësaj ndjenje? Por a është dashuria një ndjenjë e mirëfilltë, që zgjat përgjithmonë? Apo edhe ajo, ashtu sikurse çdo gjë mbi dhe, lind, zhvillohet dhe shterron, vdes? Autori Pashko Vasa e përkufizon në këtë mënyrë dashurinë: dashuria është jeta, është lumturia që na mbush zemrën, është atmosfera ku ajo merr frymë si të dojë, është himni i amshuar që ja drejtojmë krijuesit. Sa shumë dakord me këtë, pasi kjo ndjenjë universale na bashkon të gjithëve, u jep dallgëve, shpesh herë mjaft të mëdha të jetës sonë, një amplitudë më të vogël, i mbush zemrat tona me gëzim dhe hare. Shpeshherë thonë se dashuria është romani i zemrës. Por ne e dimë tashmë se ç’strukturë ka romani, gjinia letrare më e pëlqyer nga lexuesit. Këtë gjë ia lemë letërsisë ta studiojë, sepse romani i zemrës sonë është krejt ndryshe. Pse ky roman ndodhet pikërisht në zemër? Kjo gjë sepse zemra është i vetmi organ në trupin tonë i aftë “të ndjejë”. I vetmi organ në të cilin lindin ndjenja që mund të krahasohen me gjini letrare të ndryshme si novela, drama dhe poezia, por në mënyrë absolute dashuria është gjinia më e madhe letrare që mund të lindë në zemër. Ja pra pse krahasohet me romanin. Këto janë disa fakte që na lejojnë ne të përkufizojmë dhe t’i japim zë kësaj ndjenje, sepse në zemër ne e kemi dhe e përjetojmë çdo sekondë të jetës tonë. Por në mënyrë të padiskutuar dashuria është ndjenja më sublime që mund të lidhë dy njerëz. Ne e dimë që ajo lind. Nga lind? Eh... këtë nuk mund ta themi... Ndoshta nga hiçi, nga absurditeti. E rëndësishme është që lind. Dhe kur lind një diçka, është normale që kjo të rritet e të zhvillohet më pas. Kështu edhe puna e dashurisë. Vetëm me një ndryshim; ajo

nuk rritet fizikisht, por verbalisht; ajo nuk hedh shtat te lartë ashtu si njerëzit, por rrit tejmase vëllimin e ndjenjave në zemrën tonë. Pikërisht zhvillimi i kësaj ndjenje është faza më e lumtur, më e bukur, më e pafajshme, më e drejtë dhe ndoshta më e çmendur. E them këtë, sepse kjo ndjenjë kur të pushton zemrën, është e aftë të të paralizojë plotësisht arsyen, të të largojë nga bota dhe të të detyrojë të bësh ndoshta veprime, të cilat

pluhur tashmë. Kurrë nuk mund të harrohen njerëzit më të dashur për ne, ata të cilët kanë bërë zemrën tonë të rrahë me një shpejtësi aq të madhe... Edhe pse shumë njerëz kanë dalë tashmë nga jeta jonë pa të drejta rikthimi, ata do të jenë gjithmonë aty, në mendje, në zemër e në kujtimet tona më të bukura. Dhe e di çfarë? Ky besoj se është qëllimi i jetës se gjithësecilit prej nesh. Lemë diçka të bukur për t’u mbajtur

ti nuk i kishe imagjinuar kurrë se mund t’i bëje. Dhe vijmë tek fundi i kësaj ndjenje... A ka fund??? Sigurisht, çdo gjë që ka një fillim, ka dhe një mbarim. Disa e kundërshtojnë këtë, thonë se udhëhiqen gjithmonë nga arsyeja dhe dashuria. Për disa njerëz nuk rresht kurrë. Dhe kjo gjë ndodh me njerëz të veçantë, por e përgjithshmja është e tillë: Vjen një moment kur dashuria midis dy njerëzve mund të shuhet... E çfarë mbetet më pas? Boshllëk apo hi? A ka jetë diçka e cila do të na lidhë përjetësisht me atë dashuri edhe pse ajo nuk ekziston më? Sigurisht që ka dhe duhet të jemi të lindur për këtë gjë. Përgjigjja ndodhet pikërisht në mendjen tonë dhe janë pikërisht kujtimet... Natyra e ka krijuar qënien njerëzore si qënien e vetme mbi tokë të aftë të mendojë e si rrjedhim i saj, njeriu mbart edhe kujtime. Ja pra asgjë nuk fshihet dhe nuk zhduket plotësisht nga kjo botë. Shumë gjëra ruhen në disketa të panumërta, në mendjen njerëzore edhe pse këto disketa mund të kenë zënë pak

mend përgjithmonë në këtë jetë. Kjo diçka-ja mund të jetë ndoshta shumë e vogël si veprim, por kur hyn në mes ndjenja e dashurisë, ja rrit pafundësisht përmasat këtij veprimi, edhe pse tashmë ai ka marë fund. Si përfundim gjëja më e rëndësishme që mund të themi, është se shumë njerëz të dashur kanë ikur përfundimisht nga jeta jonë, por na kanë lënë një kujtim, vetë kujtimet. Dashuria për ta do të ekzistojë thellë në kujtimet tona dhe ndoshta mund të jetë e vetmja arsye për të cilën jemi krenarë që kemi jetuar dhe jemi krenarë të themi se ka ekzistuar dikur dikush, i cili ka mbushur ditët tona shpesh të errëta. Gjithashtu, mund të themi se ka ekzistuar një ndjenjë universale, e cila na mbushte çdo ditë kur zgjoheshim në mëngjes të lumtur që u zgjuam...

Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454


Ajo sajonte gjëra. Gabrielle ishte aq e kujdeshme për të zhdukur çdo lloj gjurme që e lidhte atë me të kaluarën e saj prej fshatareje, sa arriti t’i paguante vëllezërit e saj që të mos “bëheshin të gjallë”. E kujdesshme për të mos u marrë vesh se kishte lindur e varfër, Chanel nuk mundi ta korrigjonte ligjërisht në zyrën e regjistrimit, pavarësisht përpjekjeve të shumta. Në pllakën e varrit te saj shkruhet “Gabrielle Chasnel”. Mbase ajo e konsideronte të vërtetën një konvencion banal të borgjezisë. Puna e saj e paradites ishte ajo e rrobaqepses në Moulins, një fshat i vogël në mes të Francës. Duke qenë e dashura e Etienne Balsan, kjo i hapi asaj dyert drejt një jete më të butë dhe të rafinuar. Ajo mësoi se si të mbështetej te zgjuarsia e saj dhe të kërkonte pavarsi. Por pavarsia që kërkonte Gabrielle ishte shumë larg. E vetmja rrugë e sigurt për një vajzë të varfër, por të bukur, që të ecte përpara ishte të flinte me meshkuj duke filluar me Balsan, më pas me Arthur (Boy)cape, i cili vdes në një aksident me motor. Ajo lidhet me kompozitorin rus Igor Stravinsky e shumë të tjerë vijonn në faqen 6


vijon nga faqja 5

duke përfunduar me oficerin gjerman SS Hans Gunther von Diklage. Chanel ishte tepër moderne për të qenë një “grande horizontale”. Ajo kishte shumë klas për të qenë një prostitutë e rëndomtë. Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, Chanel ishte në kulmin e saj. Rivalja e saj ishte Elsa Schiaparelli. Chanel ishte e çmendur pas punës, nuk i shpëtonte asnjë detaj. Në fillim të shekullit të 20-të, bëri të kundërtën e të gjitha grave të shoqërisë së lartë. Ajo e thjeshtëzoi veshjen në maksimum. Justine Picardie (redaktore e shkrimeve te Vogue) ka cituar diku: “Coco Chanel ishte një grua që pati sukses në një shtrirje të gjatë kohore, që nga periudha kur gratë vishinin fustane të fryra e korse, deri te vitet e fundit, kur doli minifundi. Në mes të këtyre periudhave, ajo hapi rrugën për gratë që të arrinin aty ku donin vertikalisht dhe jo horizontalisht”… Shume persona kanë shkruar për të (si Justine Picardie). Madson ka patur shfaqje “musical” për të. Deri tani në treg kanë dalë dy filma për nder të Chanel: “Coco avant Chanel” dhe “Coco Chanel & Igor Stravinsky”.

Kristi Kolçe


Rri buzë detit duke menduar Diçka jam duke kërkuar. Kam humbur në kohë e në hapësirë Ëndëroj një shpirt të lirë. Më pëlqen shumë deti Nën dritën e hënës së zbehtë. Më pëlqen shumë dielli Teksa zhduket prapa atij ishulli të shkretë. Dallgët afrohen, lëvizin drejt meje, Përplasen me forcë në shkëmbinjtë e thepisur. Një rreze e artë depërton nga prapa një reje, Një erë e ngadaltë i ulet mbi faqen e grisur. Deti i madh e i pafund, I ftohtë si akull,i zjarrtë si dëshira. Gjithë ndjenjat e mia i lëkund I lejon të jenë të lira.


Ditën e mërkurë, në datën 26.05.2010 u zhvillua në mjediset e shkollës “Raqi Qirinxhi” një aktivitet unik në llojin e vet dhe mbi të gjitha, një aktivitet totalisht i ndryshëm nga formati i zakonshëm i aktiviteteve shkollore. Bëhet fjalë për Ekspozitën e Fotografisë. Një nismë e marrë nga Rezar Naço, drejtoresha Eli Ombashi dhe një nxënëse e shkollës sonë,

tepër e talentuar , Panorea Koti ose ndryshe epiqendra e aktivitetit. Aktiviteti i zhvilluar në mjedisin e sallës së poshtme të shkollës sonë (salla rekreative) përmbante rreth 45 fotografi të shkrepura nga Panorea Koti dhe një banket të mundësuar nga nxënësit e shkollës ekonomike. Ky eveniment u prit mjaft pozitivisht nga i gjithë stafi mësimor, i cili u shpreh mjaft entuziast ndaj këtij novacioni, dhe nga ana tjetër ishte një diçka e veçantë edhe për të ftuarit në aktivitet. “Arti është formë e

shprehjes së botëkuptimit personal... fotografia është një formë arti!” - shprehej artistja e re, e cila me mjaft emocione mbajti një fjalë të shkurtër, ashtu siç i shkonte për shtat një ekspozite fotografie, tek e cila fjalët janë të tepërta. Fotografia është një fushë thuajse e paeksperimentuar nga shoqëria shqiptare, pjesa dërrmuese e së cilës, me dashje apo pa dashje... nuk e konsideron fare atë si formë arti. Ndodhi që ditën e mërkurë, Panorea Koti me fotografitë e saj i dha një rrugë kësaj forme arti, shprehu mendimet e veta pa fjalë, thjesht me pamje dhe mbi të gjitha impresionoi të gjithë të pranishmit. Teksa shihje njerëz nga më të ndryshmit; mësuesit, nxënësit e shkollës, drejtoreshën, drejtorin e Drejtorisë Arsimore Rajonale, drejtorë të shkollave të tjera, madje edhe Rektorin e Universitetit të Korçës të ecnin nëpër atë ambjent aq te impresionuar, me sy të ngulur tek muret që mbanin fotografitë, ishte diçka mjaft mbresëlënëse. Falenderojmë pra për këtë nismë mësues Rezar Naçon i vijon në faqen 9


vijon nga faqja 8

cili thjesht me motivimin e tij, bëri shumë për Panorea Kotin dhe mbi të gjitha për artin në përgjithësi, pasi i tregoi shoqërisë sonë, se çdo të thotë të shohësh botën me një këndvështrim artistik. Një falenderim shkon edhe për Drejtoreshën e shkollës “Raqi Qirinxhi” e cila u tregua mjaft e gatshme në mbështetjen e këtij aktiviteti, madje u shpreh tejet entuziaste për të. Një falenderim të veçantë do duhej t’u bëhej dhe nxënësve apo mësuesve të pranishëm aty, sepse nëpërmjet pjesëmarrjes treguan se ishin pjesë e një shoqërie mendjehapur, e nje shoqërie e cila i pranon novacionet dhe madje inkorporohet lehtësisht në to. Ky aktivitet tregoi se shkolla “Raqi Qirinxhi” është një shkollë e cila ka mjaft talente, në çdo fushë dhe nëse ju që e lexoni këtë artikull thjesht merrni iniciativën për të

shprehur vetveten, do të bënit një ndryshim në jetën a d o lesh en cia le ap o n ë shpenzimin e kohë së lirë në mënyrë inteligjente. Mësimet në fund të fundit nuk janë çdo gjë; libri nuk përmban çdo gjë... dhe ARTI e tregon këtë më së miri.

Së fundmi, nëse më lejoni, doja t’ju sugjeroja diçka: Kurrë mos lini diçka të mbetet e parealizuar. U shkoni deri në fund ëndrrave tuaja, sepse një ditë ato mund të realizohen (siç ndodhi me Panorea Kotin). Mjafton pak durim, pak iniciativë, sepse në fund të fundit, shoqëria sot është e interesuar për ide dhe jo më për materiale tashmë ekzistues!


Redaktorë

Paraqitja grafike:

Përgjegjës i botimit:

Bashkëpunëtorë

Ema Qirjo Rixhelsa Hajdini Iris Rezhda Klarita Selimollari

Rezar Naco

Iris Fili Ina Meço Jona Beqirllari Nergisa Agimi Xhensila Ulku Ermal Tarelli Thoma Koroveshi Jerina Çipi Arilda Hasan Anxhela Malelli Eneida Zenunllari


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.