Nobel 4 (Maj 2010)

Page 1

Nr.4, Maj 2010 Viti i botimit: 2010

REPLIKIM f.3 nga G. Dallta POEZI f.4 WE LOVE f.5 FASHION

N

umrin e kaluar trajtuam një problem mjaft aktual: varfërinë në aktivitete të rinisë shqiptare. Veç të tjerash, përmendëm se ka disa adoleshentë që dallojnë në turmë, adoleshentë me interesa të zhvilluara, plot jetë e ide të larmishme. Të enjten, në datë 5 maj, nxënës të

shkollës sonë u ngjitën në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” për të përfaqësuar denjësisht shkollën në “Rinfest”, një konkurrim midis shkollave të mesme në fushën e artit. Këta djem e vajza që “dallojnë në turmë”, ditën të përcjellin një emocion të jashtëzakonshëm te mësuesit, shokët e prindërit që mbushën sallën. Fantazia dhe vitaliteti i tyre dukej në çdo pjesë të shfaqjes. Shfaqja u hap me një videoklip të këngës “Rrugë” të Eno Kalos, edhe ky një ish-nxënës i shkollës. Ky videoklip mbresëlënës, mbartës i ideve origjinale, të reja e të bukura, ishte realizuar nga Panorea

Koti dhe Mejvis Kondili (si ideatore të klipit), Redi Xhangolli, Snezhana Male e Regi Jaupi (si aktorë). Më tej shfaqja mori jetë me një sërë performancash muzikore, përmendim këtu këngëtarët Lornes Qirinxhi, Fiona Llanaj, Eni Cano, Klaudia Shkëmbi të pasuar nga të tjerë,

SALVADOR DALI f.8 Nga D. Toshi PERSHTYPJET f.9 PAS NJE LEXIMI

mjaft të talentuar. Dorina Shënollari dhe Iris Malo ishin prezantueset e shfaqjes, ndërkohë që regjisori Shkëlqim Jaupi dhe koreografi Jonel Asabella qëndronin prapa kuintave. Skeçet, me një humor të hollë e të këndshëm, u përgatitën nga regjisori e nxënësit. Aleksander Ruço kishte rolin më komik e atë që u pëlqye më shumë: atë të mësueses. Kishte dhe shumë të tjerë që shkaktuan të qeshura me skeçet: Igli Mallkasi, Anxhela Furxhi, Megi Hasani, etj. Megi Hasani, përveç skeçeve, interpretoi disa pjesë të këndshme vijon në faqen 2


vijon nga faqja 1

në kitarë duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme në sallë. Risi ishte sfilata, që përmbante aty-këtu motive humori në lëvizjet e modeleve. P ë r m e n di m kë t u K l a j di Stoçenin, Dhimitër Zoicën, Svea Caken dhe Amalia Koninin, si disa nga modelet e sfilatës. Ashtu siç nisi me një punë mbresëlënëse të nxënësve(siç e përmenda më lart me videoklipin e Eno Kalos), ashtu edhe

përfundoi me një kërcim të titulluar “Eva dhe Adami”, të shoqëruar me një “slide show”. Kjo ishte dhe pika kulminante e shfaqjes, një mbyllje e denjë. Pra shfaqja erdhi si një kreshendo e bukur, ku nota më e lartë dhe më e ëmbël ishte ajo e fundit - kërcimi “Eva dhe Adami”. Nëpërmjet lëvizjeve të trupit, mimikës e muzikës, këta të rinj të talentuar përcollën një copëz magjie tek publiku. Deri diku e bënë publikun të mendohej, e vunë përpara një dileme: virtyt apo ves? Vullnet

dhe qëndresë apo nënshtrim ndaj tundimit? Pra mund të themi se ishte një shfaqje plot variacione e motive të këndshme. Mbi të gjitha, ajo që bëri që kjo shfaqje të ishte kaq e suksesshme, ishte dëshira e madhe me të cilën këta të rinj punuan. Kjo dëshirë i fali publikut një ndjesi të magjishme. I urojmë këtij grupi djemsh e vajzash fantastike fitoren, sepse vërtet e meritojnë!

Ema Qirjo

Ti nuk linde duke qeshur. Qave, por e qara jote ishte ndryshe Vaji yt mbante farën e zjarrit, Brishtësinë e foshnjës, Dhembshurinë e gjyshes. Ti nuk ishe zjarr, e rishpike zjarrin përsëri Për t’i bërë njerëzit më njerëz. Zjarrin e dashurisë për nevojtarin Promete i ri! Gonxhe e bekuar shqiptare Mëshira e mëshiruesit U zgjat përtej shtyllës sate vertebrare... Përjetësisht misionare! Nëse Dielli dhe Hëna janë klloçka të dritës e yjeve Spërkatës me ar të duarve bosh Shërues dhimbjesh të përtypura njerëzore... Kush do të jetë vallë klloçka e dashurisë Që bukë e shpresë t’i kërkosh? Është Nënë Tereza kjo perëndi tërheqëse!... Si ngasje sirenash dynden veset Anijen e botës kërcënojnë më shpesh. Veç zëri yt Nënë më ngjall shpresën Mbrohuni të na mbrojë Zoti! Zoti është me ne! Besa edhe mëshira bëjnë ballë Ndaj më pri, e urtë, profete e re, Shën Terezë e gjallë!


N

ë radhë të parë dua t’ju përgëzoj për iniciativën tuaj në nxjerrjen e kësaj gazete dhe vazhdimësinë e punës në këtë drejtim, duke ruajtur kështu emrin e mirë të shkollës “Raqi Qirinxhi”, si dhe duke shfaqur individualitetin tuaj krijues në drejtim të shkrimit. Më intrigoi eseja “Liria dhe përgjegjësia”, botuar numrin e kaluar. Po ashtu edhe fakti që ju kërkoni replikë rreth kësaj teme më shtyn të jap mendimet e mia. Është e vërtetë thënia : “Si do të formohet rinia sot, do të jetë shoqëria nesër”. Para se të niset një veprimtari apo punë në çfarëdo lloj fushe duhet që në fillim të lidhet e nënshkruhet një aktmarrëveshje midis palëve, e cila siguron një mbarëvajtje të mirë të punëve. Konkretisht në qendër kemi marrëdhënien mësues-nxënës. Po ju jap eksperiencën time në këtë drejtim. Gjthçka fillon me pyetjen: “Ç’kërkesa keni ju në drejtim të shkollës në përgjithësi e orës së mësimit në veçanti?”. Po ta analizoni këtë sjellje besoj se do ta klasifikoni si tregues lirie, vëmëndje e veçantë që i kushtohet brezit të ri. Mësuesi (tjetri) u dëgjon me vëmëndje, vjel kërkesat tuaja, i analizon dhe parashtron kërkesat e tij. Këtu fillon treguesi i parë i përgjegjësisë në këtë marrëdhënie të re e të gjatë që po krijoni. Edhe ju do të bëni të njëjtën gjë, analizën e tyre. A mendoni ju se ato i shërbejnë me të vërtetë mbarëvajtjes së punës të përbashkët? Në këtë minimarrëveshje (e quaj të tillë pasi ajo vjen fill pas kontratës së përbashkët që lidhni ju e pridërit tuaj me drejtorinë e shkollës) përfshihen elemente që i përkasin qëndrimit në klasë, veshjes, paraqitjes së jashtme, mbajtjes pastër të mjedisit, ashtu edhe elemente që kanë të bëjnë më procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Po cilat janë ato? (Duhet të kuptoni se të qenit shkollë publike ju kufizon në disa kërkesa të tilla si: zgjedhja e

mësuesve, e klasave, por jeni të lirë të zgjidhni shkollën, gjë që e keni bërë). Duhet të vlerësoni transparencën, publikimin e tyre, pra mosfshehjen dhe nxjerrjen e ndonjë detaji gjatë rrugës. Në këto kushte nënshkruhet kjo minimarrëveshje dhe palët (mësuesi dhe nxënësi) përpiqen të ruajnë moscënimin e saj gjatë vitit shkollor. A do t’i vlerësonit shenjë lirie situata të tilla si: paraqitja në orën e mësimit pa mjetet e nevojshme të punës, moskryerja sistematike e detyrave të ngarkuara nga mësuesi, ngacmimi i shokut në orën e mësimit, bisedat e pakontrolluara të cilat krijojnë ilaritet në klasë, mosruajtja e bazës materiale të klasës, shenjat e egoizmit e nervozitetit, veshjet ekstravagante, fyerjet që i bëni shokut apo mësuesit me një fjalor të pakontrolluar e plot situata të pakëndshme si këto. Mos harroni se në klasë nuk jeni vetëm ju. Kjo liri e pakufizuar juaja kufizon lirinë e shokut apo cënon të drejtën e tij për të mësuar e për t’u edukuar. Besoj se kjo është një shenjë tjetër e përgjegjësisë që duhet të keni ju. Ia vlen të analizohet edhe përkushtimi i mësuesit në kryerjen e detyrave të tij. Një mësues që abuzon me detyrën, që i mungon përkushtimi i duhur gjatë mësimdhënies, por edhe mosinteresimi që tregon gjatë parashtrimit të kërkesave tuaja, me plot gojë duhet ta pohojmë se tregohet i papërgjegjshëm në kryerjen e detyrës së tij. Po ashtu i tillë klasifikohet edhe një mësues i cili paraprakisht pranon të futet si palë në këtë marrëveshje dhe shkel gradualisht pikat e parashtrara në të. Të gjitha këto situata prishin ekuilibrin e krijuar në klasë dhe sjellin pashmangshmërisht kaos dhe amulli gjatë procesit mësimor. Përgjegjësia më e madhe në punën tonë si mësues jeni ju, nxënësit. Nuk është mësues i mirë ai që cënon e denigron personalitetin tuaj me fjalë fyese, nuk është mësues dhe edukator i mirë ai që përçmon dhe nxjerr jashtë mësimit nxënësin (përçmimi ndaj njeriut është cinizëm që të shëmton si njeri), nuk është mësues i mirë ai që nuk tregohet i ndjeshëm ndaj shqetësimeve të nxënësve, nuk është mësues i mirë ai që

nuk stimulon prirjet e iniciativat tuaja krijuese dhe nuk u orienton si duhet në botën e pafund të informacionit, nuk është mësues e edukator i mirë ai që nuk di të transmetojë te ju vlerat e vërteta qytetare, shpirtërore, t’u tregojë se ç’është vityti e vesi, e mira dhe e keqja, dashuria dhe urrejtja, nderi dhe pabesia, që ju të mos bini pre e anëve negative të jetës. Ky quhet mision e mësimdhënia e tyre shërbesë. Kjo është shkalla më e lartë e përgjegjësisë. Mosrealizimi i tyre sjell patjetër konflikte, acarime e mosecuri të mirë të punëve. Atëherë le të fillojmë të kuptojmë si duhet këto dy koncepte, “liria” dhe “përgjegjësia” apo “e drejta” dhe “detyra”, që në familje e në shkollë e t’i reflektojmë ato më pas në veprimtarinë tonë. E më pas të na shqetësojë sjellja e politikanit, avokatit, gjyqtarit, mjekut, teologut, shkencëtarit… Mos e lodhni mendjen me punën e tyre, shoqëria jonë ka shumë plagë të cilat shpresojmë t’i mbyllni ju. Përkushtojuni formimit tuaj qytetar. Bëhuni ju pasqyrë e ndryshimit. Respektoni kudo marrëveshjet e nënshkruara. Ju do t’i zëvendësoni nesër mjekun, avokatin, teologun, mësuesin e papërgjegjshëm, dhe do të krijoni diçka ndryshe në punën tuaj. Të jeni të sigurt se do të fitoni besimin, respektin e mbarë shoqërisë. Pra gjithçka fillon nga binomi prindër-fëmijë, nxënës-mësues. Me këto mendime besoj se do t’i bëj më të ndjeshëm nxënësit dhe mësuesit për më tepër kujdes në punën e tyre të përbashkët.

Ju falemnderit! Gerti Dallta Ish mësues në këtë shkollë


Në një jetë të vogël, të lirë e të qetë, Një diell sot të vijë të ndriçojë një jetë. T’i pushtojë ëndrrat, t’i mbrojë dëshirat, T’i thurë bukuri, t’i thurë të mirat. Por aty për aty gjithçka shkatërrohet, Kur për veten e tij dikush s’di të mbrohet. Kur helmin e jetës padashur e merr, Parajsën e vogël e kthen në një ferr. Kur ndjen se diçka po e merr ngadalë, E pushton një flakë e merr si një valë. Si boja e kaltër që hapet në fletë, Dhe helmi i zi shpërndahet në jetë. Kur ndjen se diçka brënda e gërryen Dhe padashur, papritur ëndrrat ja fyen. Jo gjithcka në jetë ka të njëjtin çmim, Nëse nuk e di, përfiton zhgënjim. Mëso të dish, të dish të mësohesh, Se vërtet është vuajtje kur në fund hidhërohesh.

Dy yje ishim në qiell Unë dhe ti. Dhe kur kishte diell, Yje ishim përsëri. Por një natë pa Hënë, ylli yt u shua. Ike nga ky qiell, të vetme më le mua. S’më the as lamtumirë Apo vallë s’u kujtove? Mos ndoshta kishe dëshirë Apo nga koha u ndalove? Por të kam dashur gjithnjë Dhe përgjithmonë do të dua. Nëse shok atje nuk ke asnjë, Ruaje një vend për mua. Do vonohem ca, Por unë do të vij Dhe në atë qiell që tani yje s’ka Do shndrisim unë dhe ti... ...deri në përjetësi!

Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454


F

ashion fashion dhe vetëm fashion, sëmundja më e bukur që mund të zërë çdo vajzë në këtë botë. Të flasësh për modën është diçka shumë e vështirë, sepse duhet të jesh një femër që e njeh botën e modës në majë të gishtave. Unë jam një adoleshente shumë e apasionuar pas botës së modës, më pëlqen tej mase ta ndjek modën deri në atë pikë ku unë kam mundësi. Vajzat çmenden kur bëhet fjalë për Christian DIOR, CHANEL, MISS SIXTY, POLO, TOM HILHIGER, MAX MARA e shumë shtëpi të tjera të modës. Ne duhet të veshim atë që na pëlqen pa u ndikuar nga moda e fundit. Do të ishte shumë bukur që të gjitha rrobat të ishin me ngjjyra dhe dizenjo, nuk ka rëndësi, mjafton mos jenë të mërzitshme. Çdo gjë që mund të vishet duhet kombinuar në mënyrën e duhur. Për mendimin tim është e mira që jo gjithmonë të kemi të njëjtin stil, por të zgjedhim veshje që të na tregojnë sa më interesante figurën tonë. Diçka që nuk përshtatet me trupin dhe karakterin është e mira mos

vishet, nuk ka rëndësi sa e bukur mund të jetë ajo për të tjerët. Ndërthurja sportive me klasiken është shumë e bukur por edhe ekstravagantja nuk lihet pas. Do ishte mirë të eksperimetonim me veshjet dhe tendencat e fundit, që të ngjajnë bukur dhe të përshtaten me pamjen

dhe trupin tonë. Mjafton vetëm që ne të guxojmë. Disa nga tendencat e fundit: Aksesorë për në flokë: Çfarëdo lloj gjëje që të zgjidhni për të vënë në kokë gjatë stinëve të ndryshme, mundo-

huni të jetë e madhe, e dukshme, origjinale. Zgjidhni lule të mëdha ose kapela në formë novatore, moderne. Eshtë trendy më hot e momentit. Aksesorë: Nëse në stinët e mëparshme mund ta vinim me qejf theksin mbi një aksesor, këtë stinë më në fund mund t’i gëzohemi manisë të shumë aksesorëve njëherësh. Varëse, rrip, syze dielli, byzylyk, çantë, të gjitha bashkë për një look luksoz. Me lule: Një lule ndoshta nuk mund ta sjellë pranverën, por një fustan me lule po. Dhe pastaj mos hiqni dorë nga lulet edhe në kulmin e vapës. Ej, ç’kuptim do të kishte vera pa fustane me lule shumëngjyrëshe. Stampa grafike:Stampimet bëhen protagoniste të veshjes që të jep karakter. Rikthehen pikat, sharmi i pa kohe, që na çojnë në të shkuarën e viteve ’60 dhe na magjepsin me lojën më të bukur të stilit. Këmishë: Veshja që të rrafshon të gjitha dyshimet para dollapit të hapur në mëngjes dhe të shpëton nga gabimet e minutës së fundit me thjeshtësi dhe elegancë: mëndafsh, fruda dhe një super-femër. Supervarse: Edhe një akvijon në faqen 6


vijon nga faqja 5

sesor i vetëm mund ta përcaktojë stilin, por pse të kënaqesh me një fill të h o l l ë ? ? ? Sidomos tani në verë guxoni me një supervarse të madhe me ngjyrë, për t’u ndier menjëherë “in”. Platformë: Eshtë must-i i kësaj stinë diellore. Sandalet e përmasave të mëdha me pjesën e gritur përpara, super taka dhe rripa me shumicë, që e bëjnë kaviljen protaganisten e padiskutushme. Balerina:Për ato që “vuajnë nga lartësitë”, balerinat vazhdojnë të mbeten shpëtimi i vetëm: komode, diskrete, të hirshme dhe janë “atlete të stinës së nxehtë”. Për mendimin tim, mbani gjithmonë një palë të tilla me vete, kur e shihni që nuk po duroni dot në majë të takave. Viza: Jo vetëm në det. Stili alla anije zbret dhe në qytet dhe bëhet një nga tendencat më të ëmbla e më të pëlqyera të stinës. Joshini si marinarë, me viza të kuqe, blu dhe të bardha, që të kujtojnë detin me një shikim të vetëm. Syzet e diellit: Të mëdha, thuajse të ekzagjeruara, me

detaje të dukshme dhe me ngjyrë. Jo vetëm shërbejnë për të mbrojtur shikimin nga rrezet e dëmshme të diellit, por i shtojnë edhe më shumë pikë look-ut tuaj, duke u kthyer në akses o r ë t e pazëvendësushëm. Gurë: Tashmë jo vetëm mbi bizhuteri. Gurët mbijnë aty ku nuk i pret. Psh mbi këpucë, për t’u ndier një Divë që ecën veçse mbi tapetin e kuq. Çanta me ngjyrë: Femrat e dinë mirë, që pa çantë nuk shtyhet jeta. Përmban brenda një botë të tërë çikërimash, pa të cilat ne vështirë se mund të bënim: kuleta, grimi i emergjencës, celulari, kara-

taji më i këndshëm i stinës. E lidhur në qafë, në bel, në jakë apo flokë… E rëndësishme është mos i mungojë look-ut tuaj një fjongo. Eshtë element i ëmbël i stinës.

Disa këshilla: 1) Veshja e bukur të bën të ndihesh mirë, ndaj përshtateni atë me karakterin dhe trupin tuaj. 2) Një gjë që është në modë, jo domosdoshmërisht duket bukur tek ju, ndaj mos u ndikoni nga të gjitha sugjerimet e stilistëve. 3) Çdo gjë mund të kombinohet, çdo gjë! 4) Pak, ndonjëherë do të thotë shumë. 6) Kushtojuni rëndësi detajeve.

Punoi:

Kristi Kolce

melet, çimçakizët. Atëherë pse mos zgjedhësh protagonisten e look-ut një çantë shumëngjyrëshe? Fjongo: Do vazhdojë të jetë edhe për këtë sezon de-


Perëndesha nëna ime, U bë kohë që jam larg. Malli për ty edhe dhimbja Zemrën time po ma than... E di nënë që jam e uritur, Por kur ty nuk të kam pranë, Ndihem vetëm e pambrojtur Nga errësira frikë unë kam... Kur unë qaj o nëna ime, Kur unë qaj me ngashërim, Askush lotin nuk ma fshin, Se si ti nuk kanë durim... Kur sëmurem bëhem keq Dhe lëngoj unë në shtrat, S’të kam afër; nëna ime, T’më qëndrosh pranë ditë e natë... E kur balli zjarr më digjet, E kur sytë dot s’i hap, Kur unë jam e pafuqishme Prap’, o nënë ty të kam larg... E kur natën s’më kap gjumi, Ankthi shpirtin ma pushton, Më mungojnë fjalët e tua Oh, moj nënë, sa më mungojnë... Kur përjashta është furtunë Edhe era ulëret Kam shumë ftohtë, o nëna ime Edhe gjumin s’bëj të qet’... Kur të tjerët më poshtërojnë, Më lëndojnë pa të drejtë, Më mungon i yti gjoks, Ku un’ kokën ta mbështes... Ti e ndjen kur jam e lumtur Dhe kur e mërzitur jam, Ndjen të mirën dhe të keqen Dhe nevojë për ty kur kam... Nuk ka thesar në botë Që me ty ta krahasoj. Ti je qënia më me vlerë Që në tokë zoti krijoi!

Ajo në spital shkoi Për të zbuluar diçka, Ajo që mori vesh e lëndoi. Mësoi se një krijesë brenda vetes ka. Dhe qante, qante papushim, S’e kuptoj, Pse një fëmijë për të ishte mallkim? Pse kjo gjë se gëzoi Dhe donte ta vriste? Ta vriste atë krijesën e gjorë Që s’e dinte çpriste S’e dinte ç’do të ndodhte në ato orë dhe e abortoi Dhe... e nxorën fëmijën “të paformuar”... Por një lot se ç’i pikoi Kur një letër fëmijës i pa në duar. “E dashur mama, përse nuk më le të vija në këtë jetë? Mos vallë ishe shumë e vogël për mua?! Uroj që fatin tim asnjë mos ta ketë Nuk të gjykoj, prapë të dua...

Por dhe nëse pendohesh, do të jetë shumë vonë Se krijesën e gjorë një njeri pa zemër TRUPIN PO IA COPËTON”. Gjithçka nisi aq e bukur Plot çiltërsi dhe dashuri. Reja kish ikur dhe koha ish zbutur Nga qielli i tyre nuk binte më shi! Por pas disa vjetësh qielli u turbullua, Përsëri me re të ftohta dielli u mbulua. Xhelozia e tij Asaj po ia merte frymën Lot pikonin në sytë e zinj Ai nuk e lejonte të ndiqte rrymën Zënkat nuk pushonin Nga dita në ditë Qiellin akoma më shumë po errësonin Vetëm për një gjë pendohej “Pse e kishte lënë bisedën pa mbaruar” (ai kishte akoma për të shtuar)

Në bankat e shkolës të gjithë merremi me matematikë, fizikë e kimi, por të paktë janë ata që merren me to edhe pas mbarimit të shkollës. Përgjithësisht merren ata që i kanë shndërruar këto lëndë në profesion. Kurse me letërsinë ndodh ndryshe. Dashuria me të vazhdon të mbijetojë, pavarësisht profesionit që kemi zgjedhur. Shembulli më i mirë është profesori ynë i fizikës, Vangjush Petri, flirti i të cilit me poezinë vazhdon ende sot...

Sa fatkeq kush mrekullinë e jetës shkollore nuk e gëzoi Nga shënjtëria e mësuesit nuk mësoi. Unë isha me shumë fat që mësuesi im i parë ishte shenjti im at. Kur nxënësit janë të suksesshëm në jetë, Në sytë e mësuesve lexohet lumturia e vërtetë Të mrekullueshme ndjenja kam përjetuar, kur në sytë e etur të nxënësve Dije dhe dashuri njerëzore pa kursim kam rezonuar Dhe befas duartrokitje të përzemërta më kanë dhuruar. Por ndonjëherë kur sytë e tyre indiferentë janë shndërruar, Jam ndjerë si makinë që harxhon më kot gaz në malore duke xhiruar... Përqafime!Baba.


SALVADOR DALI (1904-1989) skulptor, piktor spanjoll arti i të cilit përshkoi faza si kubizmi, futurizmi, për t’u ndalur tek surealizmi më 1929. Në këtë rrymë Dali është përfaqësuesi më i spikatur e më i denjë, falë talentit e punës së tij. Dali nuk përvetësoi teorinë e surealizmit për veprimin

automatik, por ai e transformoi në një teori më pozitive, që e quajti ”kritike paranojake’’. Sipas kësaj teorie të tij, Dali mendonte që çdokush duhej të kultivonte një iluzion të çiltër, të sinqertë e jo që njerëzit të kishin frikë nga dëshirat e tyre e t’i struknin në mendjen e tyre, ashtu siç mund të bënin paranojaket në një klinikë paranoje. Pikturat e tij karakterizoheshin nga përpikmëria që binte ndesh me ”ëndrrën’’ ireale hapeësinore dhe me çuditshmërinë e karaktereve shëmbëlltyrë të një haluçinacioni qç ai pikturonte. Megjithatë le të ndalemi më konkretisht në artin e Dalisë. ‘Deseos’ (1932) Ky është një mashkull gjatë fillimit të tij në një shpellë. Të gjitha ngjarjet, ndodhitë fillojnë e zhvillohen në kokën e tij. Në këtë pikë koka e partnerit të tij

është vetëm një tufë me lule, një gjë e lëngshme, që fillon të kullojë e kontroluar nga një qenie tjetër, që nuk do të ndërhyjë. -Dali thoshte se gjithçka kishte të bënte me vdekjen e ngurtësimin e Narçisit, i cili ra në dashuri me reflektimin e vetes së tij në ujë dhe që më p a s u shndërrua në një lule me po të njëjtin emër. Zigmud Frojdi e komentoi këtë duke thënë: “s’kam parë ndonjëherë më parë ndonjë shembull kaq perfekt të një spanjolli ! Çfarë fanatiku ! ‘’ Gjashtë paraqitjet e Leninit në Grand Piano. Në këtë pikturë Dali nuk u

identifikua si tendecioz i revolucionit francez surealist, por për Dalinë një grumbull, një tufëz rrezesh të errëta janë simbol i vdekjes e madje edhe i shkatërrimit apo kalbjes. Pra të gjithë sigurisht arrijmë në një përfundim nga këto piktura të Dalisë, që janë thjesht shumë pak për të shprehur tamam artin e tij, sepse krijimtaria e tij është shumë e gjerë. Vlen për t’u theksuar se ai solli ne shoqërinë njerëzore një frymë të re, solli mendime të reja, i bën soditësit e artit të tij të hyjnë në një botë tjetër, të reflektojnë, të shohin jo me një këndvështrim, por me shumë këndvështrime në tërë mënyrat e ndodhjes së ngjarjeve, e përftimit të tyre. Dali kishte një ndër artet më të ndërlikuar të kohërave e për vete rrymën që ai vendosi të përfaqësonte.


E dini... shumë nga ne kanë talente të veçanta në fusha të ndryshme. Por për t’i përsosur akoma më shumë dhe për t’u njohur me botën tonë “të fshehtë”, duhet të ushtrohemi akoma dhe më tepër. Libri është e vetmja hapësirë e cila të pasuron pa kushte. Shumë nga ne kanë prirje të veçantë në botën e fantazisë, krijimit, poezisë, ku realisht bëj pjesë edhe unë. Pas leximit të një libri, kushdo qoftë përmbajtja e tij, ndihesh sikur të është hapur një dritare e re, e papritur, të janë mbushur disa boshllëqe që deri atëherë nuk dije çfarë emri t’u vije. Papritur je i aftë të flasësh apo të komentosh mbi diçka që nuk dije si ta përshkruaje. Në fakt ti ishe pjesë e saj, por deri atëherë ishte e panjohur për ty. Ndjenjat pas një leximi për secilin janë të ndryshme, mjafton që t’i njohësh ato. Secili ka përshtypjet e veta dhe ndjenjat e veta, prandaj themi...

Ju fajësoj juve Për ato që kam bërë vetë. Ju urrej juve, Që të mos urrej veten time. Fshij të vërtetën: Jeten time. Ftoj gënjeshtrën: Makthin tim; Qëndroj e vetme Në mes të detit të trazuar të hidhërimit… Herë pas here shfaqen rreze drite Zgjaten drejt meje, BËJ ATË QË NDJEN, NJIHU Por unë u largohem. ME BOTËN TËNDE! A thua se ato do të më mbysin… Dhe kështu, pa u vënë re, Unë mbytem, Por jo nga rrezet, Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot Mbytem nga deti i trazuar. tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Grumbull ndjenjash, Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës Të humbura në hapësiren e kohës... ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454


Na dërgoni krijimet, shkrimet, poezitë, pikturat, fotot tuaja nëse mendoni se ja vlejnë të botohen në gazetë. Na i dërgoni dorazi, hidhini në kutinë postare të gazetës ose në adresat e mëposhtme: E-mail: gazeta_nobel@yahoo.com Nr. cel.:0695230454

Redaktorë

Paraqitja grafike:

Përgjegjës i botimit: Bashkëpunëtorë

Ema Qirjo Rixhelsa Hajdini Iris Rezhda Klarita Selimollari

Rezar Naco

Iris Fili Ina Meço Jona Beqirllari Nergisa Agimi Xhensila Ulku Ermal Tarelli Thoma Koroveshi Jerina Çipi Arilda Hasan Anxhela Malelli Eneida Zenunllari


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.