Revista shije nr 14

Page 15

QERSHOR 2013 vogla. Nuk mungon asgjë. Preferohet suxhuku. Me një shije të rrallë. Prodhohet në mënyrë artizanale. Zakonisht prodhimi dhe shërbimi është familjar. Djathi vendas është i paparë. Ka birrë, por edhe raki kumbulle. Gjen gjellë kosovare, por edhe nga të shtatë republikat e Jugosllavisë. Serbi i shtyp, i poshtëron kosovarët. Nuk gjen nënpunës shqiptarë. Nuk sheh një polic kosovar. As ushtar. Diktaturë. Por në bufe e dyqan ka liri… domethënë ka bollëk!

Në Prishtinë ka shumë bufe. Të vogla. Nuk mungon asgjë. Preferohet suxhuku. Me një shije të rrallë. Prodhohet në mënyrë artizanale. Djathi vendas është i paparë. Ka birrë, por edhe raki kumbulle Kur mora vesh se Ferdi do të shkonte për herë të dytë në Kosovë, iu luta të më gjente ndonjë libër të Rexhep Qoses. Më solli dy: “Panteoni i rralluar” dhe “Vdekja më vjen prej syve të tillë”. I pari libër filozofik, i dyti roman, njëri më i mirë se tjetri. - Ditët e para të janarit 1991, së bashku me Frrok Çupin dhe Preç Zogajn, i pari kryeredaktor i “RD”së dhe i dyti kryetar i bordit po “gatuanim” faqen e parë të gazetës. Pasi i morëm një përshëndetje Dritëro Agollit, u vumë në garë se kush mund të siguronte një përshëndetje nga Rexhep Qosja. E gjetëm dhe e botuam në numrin e parë të “RD”-së më 5 janar 1991. Qosja, në ato vite, ishte më popullor në Tiranë se Ibrahim Rugova dhe Adem Demaçi. Pas vitit 1991 Qosja vinte shpesh në Tiranë. E

takova edhe unë. Ai ishte një encikopledi në lëvizje. Ishte takuar edhe me Sali Berishën. Por duke pirë kafe, më thotë një natë: -“Me Berishën nuk më hahet muhabeti!”. - Qosja me Rudina Xhungën foli gjatë edhe për Enver Hoxhën. Gjëra të njohura: Ka ndërtuar hidrocentrale, ktheu Tiranën në qendër të studimeve albanologjike, përzuri nga Shqipëria anafalbetizmin. Por shtoi një frazë: “Enver Hoxha siguroi bukën për popullin!”…E kapërceu të drejtën, dhe siç thotë Eskili, në të tilla raste e drejta emigron… - Ishte viti 1976. Unë punoja gazetar tek “Zëri i popullit”. Na ftoi në zyrë Mehmet Shehu, në atë kohë kryeministër, na tha: -“Këto ditë është Kongresi i Partisë. Do të ketë një sihariq të madh! Përgatituni për jehonë”… Nisa të ëndërroj: Do na rritet rroga? Do ketë amnisti për të burgosurit? Por ruana Zot! Enver Hoxha tha në kongres: “Kam një sihariq të madh për popullin tonës trim dhe liridashës: Buka e popullit tani prodhohet në vend. Le të na marrin të keqen armiqtë!”. Salla sa nuk u shemb nga brohoritjet. - Ato ditë vëllai im, doktor Polikron Çela, ishte me shërbim në Peshkopi me një ekip kontrolli nga Ministria e Shëndetësisë. Shumë fëmijë ishin rakitikë. Ishte shtuar turbekulozi. Vdekjet e fëmijëve në Dibër ishin nga më të lartat në Shqipëri. Më thotë Polikroni kur u kthye nga Peshkopia: -“Më thirri në zyrë Xhelil Gjoni, sekretari i parë i Komitetit të Partsë. Më thotë: -“I kemi mjekët të paaftë. Nuk dinë të gjejnë dhe parandalojnë sëmundjet”. I përgjigjem: -“Fëmijët po hanë vetveten”! “Si?”, -pyeti Xhelili. I them: -“Kur nënat i heqin fëmijët nga gjiri, në vend që të shtojnë, zbresin në peshë”. –“Po pse?”, pyeti Xhelili. -“Dy gjëra kërkon fëmija për t’u rritur: një gotë qumësht dhe një kokërr vezë

në ditë. Të dyja mungojnë”. Disa vite më vonë, më vunë drurin nga gazeta “Zëri i Popullit” dhe më dërguan tek gazeta “Bashkimi”. Pas një gabimi, erdhi të punote me mua edhe Filip Çakuli. Një ditë u nisëm me shërbim për në Tepelenë. Ishte viti 1987. I zumë qytetet me radhë: Durrës, Kavajë, Lushnjë, Fier, Ballsh. Nuk gjetëm askund ku të pinim nga një filxhan kafeje. E shumta pimë kafe me çikore. Arritëm në Tepelenë. Përfunduam në zyrën e Garamoz Ruçit, sekretar në Komitetin e Partisë. Me porosi të shokut Gramoz shkuam në Turizëm. Nuk kishte mish, sepse nuk kishte pasur ndonjë “therje të sforcuar”. Me fjalën e shokut Gramoz hëngrëm nga një pjatë fasule dhe nga një garuzhde me pilaf. - Ndërkohë në Meksikë u nis një delegacion i lartë. Mori një medalje për ushqimin e popullit shqiptar. Haberin për medaljen e dëgjuam në radio, duke pirë kafe. Qeshëm me gjithë zemër. Për të justifikuar gazin, Filipi tregoi një barcaletë: -Në Moskë një kasap nisi universitetin pa shkëputje nga puna. Erdhën ditët e provimeve. Kasapi doli i pari në provimin e filozofisë. Çudi e madhe. Si? Qysh? Tek? “Me zanat jam kasap, - tha kasapi. - Por mishi në dyqan vjen me hënë. Për të vrarë kohën, u bëra filozof duke kënduar libra”.

“Dy gjëra kërkon fëmija për t’u rritur: një gotë qumësht dhe një kokërr vezë në ditë. Të dyja mungojnë”. Disa vite më vonë, më vunë drurin nga gazeta “Zëri i Popullit” dhe më dërguan tek gazeta “Bashkimi” 15


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.