UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 88

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR

Nuk Duhet të Bëjmë Premtime të cilat nuk mund t`I mbajmë

“Do të çoj në ëmbëltore nëse sillesh mirë!”

Për shembull, ne kurrë s'do të duhej t'iu themi kur nuk e kemi ndërmend vërtetë që të shkojmë atje. Edhe kjo është gënjeshtër, dhe nëse bëjmë diçka të tillë, fëmijët mund të humbasin besimin në gjithçka që u themi.

Mos u Grindni me Bashkëshorti(e)n në prezencë të fëmijëve Si do të ndihej një fëmijë po të shihte nënën dhe babin duke bërtitur madje ndoshta edhe duke sulmuar njëri - tjetrin? Çfarë tmerri do të përjetonin në atë moment. Dhe si do vepronin në atë moment. Dhe çfarë do mësonin të bënin pastaj? A do të mundnin ata të kthehen në lidhjen e dashur prindërore pasi të shohin fjalosjen e abuzimin fizik ndaj njëri - tjetrit? Nëse ne bëjmë një gabim të ngjashëm, grindje apo goditje ndaj njëri - tjetrit para fëmijëve tanë, ne duhet të jemi të sigurt të përfshijmë edhe fëmijët tanë në momentin e pajtimit madje edhe të kërkojmë falje para tyre për sjelljen tonë të papjekur Nuk ka rëndësi cfarë nëna dhe babai THOTË, por cfarë nëna dhe babai BËJNË, VEPROJNË.

Konsumimi i televizionit duhet të mësohet Ekspertët e kësaj fushe si mjekët, psikologët dhe sociologët vijnë në përfundimin e hidhur se shumë prindër, thjesht nuk kujdesen për shprehinë e shikimit televiziv për fëmijët e tyre. 1. Aparati televiziv nuk është "Baby sitter"(përkujdesje e fëmijës) 2. Konsumimi i programit televiziv duhet të bëhet në përputhshmëri me moshën e fëmijës 3. Fëmijët e vegjël nuk lejohen të shikojnë televizion vetëm. Ata kanë nevojë për "mbrojtjen e afërt" dhe sqarimin mbi emisionin nga një i rritur. 4. Nuk i lejohet fëmijës të zgjedhë programin televiziv në mënyrë të pakontrolluar. Sot ka televizione me "çelës" të cilat bllokojnë programe jo të preferuara për fëmijët. 5. Kujdes nga shokët/shoqet e fëmijës tënd që nuk kanë ndonjë kujdes prindëror. Filmat e ndaluara, si filmat pornografikë, kriminalistikë, lehtësisht mund të shikohen edhe te fqinji i afërt.

88


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.