UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 85

Edukimi prindëror UDHËZUESI I PARASHKOLLORIT

Në një manual për shkollën, botim i UNICEF shkruhet: “Mos i ndani fëmijët tuaj në të mirë dhe në të këqinj! Këto krijesa të mrekullueshme, bëhen të mirë apo të këqinj vetëm nga ne!” Adler e konsideron shkollën si vendi i arsimit për të gjithë dhe si vendi ku merret aftësia për të përballuar jetën. Ndërkohë po sipas tij prindërit kanë një problem shumë të madh. Shumica e tyre duke ia lehtësuar jetën fëmijëve nuk i përgatisin ato për më tej. Këtë ai e konsideron “edukatë të mangët”. Dhe këtu ndalet shumë te fëmijët e llastuar dhe ata të braktisur. Përse duhet pjesëmarrja e prindit në edukimin e fëmijës në shkollë? - Prindi sjell situatën e fëmijës. - Prindi bëhet bashkëvendimarrës. - Prindi mund të jetë anëtar i Bordit. - Bashkëpunimi rrit mbështetjen e nxënësit. Çdo situatë e krijuar në shkollë është pasojë e një problemi social. Dhe socializimi i fëmijës nis nga familja. Që të kultivohet një gjeneratë është punë shumë e mundimshme, të edukohet edhe më vështirë, ndërsa që të krijohet qytetar i vërtetë është diçka që meriton mirënjohje të vërtetë. Prindërit më mire se kishdo duhet të dinë sesi mund ta përmirësojnë të nesërmen e tyre, të ardhmen e tyre e cila vjen nëpërmjet mirërritjes dhe miredukimit të fëmijëve sot. Themelet e kësaj diturie, aftësie dhe dëshire janë më të sigurta nëse ne fillojmë t'i vendosim që në moshën më të re. Në mjaft vende të zhvilluara është bërë realitet i ashtuquajturi “Edukim i prindërve”. Ky edukim përfshin punën e programuar të shkollës në përgjithësi e të mësuesve në veçanti, për rritjen e nivelit pedagogjik e psikologjik të prindërve. Disa këshilla për prindërit - Vetëm në bashkëpunim me shkollën mund të arrini rezultatet e duhura në edukimin dhe mësimin e fëmijëve. Mësuesi është bashkëpunëtori juaj i parë dhe mik i fëmijës suaj. Këshillohuni me të, mbështetni autoritetin e tij. Vërejtjet që keni për punën e mësuesit bëjini present në shkollë dhe jo në praninë e fëmijëve. - Detyrimisht ndiqni të gjitha mësimet e fëmijës si dhe takimet me prindët në shkollë. Nëse për këtë nuk keni mundësi komunikoni me mësuesin me letër ose me telefon. - Çdo ditë interesohuni për ecurinë e fëmijës suaj. Pyeteni:

85


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.