UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 74

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR

Edukimi artistik Integrimi kurrikular i jep mundësi mësuesit të shfrytëzojë aftësitë ose interesat që fëmijët romë dhe egjiptiane mund të kenë në disa fusha për të rritur motivimin e tyre për të nxënit në përgjithësi. Kështu, integrimi i lëndës së edukimit artistic më matematiken, me vizatimin, me edukimin teknologjik është një mundësi e mirë për të rritur përfshirjen e nxënësve rom në veprimtari në të cilat ata mund të arrijnë suksesin. Suksesi në veprimtari të tilla do të kishte disa rrjedhoja pozitive. Ai do të rriste : 1.besimin e fëmijëve rom tek vetja dhe ndjenjën e vetëvlerësimit. 2.vëmendjen e fëmijëve të tjerë për mundësitë e fëmijëve rom, 3.dyshimet e fëmijëve jo rom në paragjykimet e tyre për paaftësitë e fëmijëve rom 4.mundësitë e pranimit të fëmijëve rom si individë që jeta thjesht i ka hedhur në numrin e fëmijëve të pafavorizuar, por jo me paaftësi të lindur dhe pa mundësi zhvillimi. Edukimi artistik përfshin një fushë të gjerë veprimtarish. Në këtë fushë përmblidhen te gjitha veprimtaritë që i japin mundësi fëmijës të komunikojë nëpërmjet paraqitjes vizuale, tingullit muzikor, shprehjes teatrale dhe dramatike, mjeteve audiovizive, etj. Komunikimi audioviziv është shumë i fuqishëm, mesazhet që marrin fëmijet janë të shumta dhe të larmishme. Edukimi artistik i njeh femijet me element të artit, u jep kenaqësi dhe mundësinë të zhvillojne dhuntitë artistike. Fushat e artit qe tradicionalisht zënë vend në procesin edukativ dhe arsimor te kopshtit, janë muzika, arti i aplikuar, grafika dhe vizatimi. Që për femijet rom dhe egjiptian muzika është një element i cili mund të përdoret edhe në pjesët e tjera të programit të kopshtit. Muzika është një element i rendësishëm në kulturen e romeve dhe egjiptianeve dhe si e tille ajo mund te sherbeje edhe si një për lëhtësimin e përvetesimit të programit duke e alternuar me element te tjerë. Në programin e edukimit artistik një vend të rëndësishem e ze edhe veprimtaria teatrale e cila është nje tjeter fushe që fëmijëve te kesaj moshe iu pelqen që të zhvillojnë. Nga ekspërienca fëmijet rome dhe egjiptine kanë realizuar pjesë teatrale te mrekullueshme. Fushat artistike për të punuar me fëmijët - Veprimtari vizatimore, grafike dhe aplikative: Vizatimi për fëmijet është një mjet i rëndësishem për të përshkruar dhe 74


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.