UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 64

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR

Strategjitë e mësuesit për të zhvilluar lëvizjet motore fine • Të hartojë planin ditor në mënyrë të tillë që fëmijët të kenë kohë të plotë për t'u marrë me veprimtari. • Të modelojë veprimtari të tilla që i ftojnë fëmijët në pjesëmarrje aktive, si dhe të angazhohet bashkë me fëmijët në lojë. • Të sigurojë një sërë mjetesh që mundësojnë punën e fëmijëve në klasifikim dhe numërim, në qendrën e matematikës. • Të pajisë dhe të menaxhojë mirë qendrën e shkrimit (p.sh. me lapsa, shkronja alfabeti, kapëse letrash, magnetofon, marker të madhësive të ndryshme, lloje të ndryshme letrash, blloqe shënimesh, fletore, receta ose rregulla të shkruara) ku fëmijët të eksplorojnë dhe të eksperimentojnë me të shkruarin. • Të ketë një larmi mjetesh për fëmijët të cilët mund të punojnë nën mbikëqyrjen e mësuesit në Qendrën e veprimtarive me konstruksione. • Të pajisë Këndin e ujit (enë me ujë) me sfungjerë, gota plastike të tejdukshme me forma të ndryshme dhe të shkallëzuara që fëmijët të shohin sasinë e ujit që përdorin. • Të sigurojë te Këndi i artit një shumëllojshmëri mundësish për fëmijët për të eksperimentuar me materialet e artit (p.sh. ngjyrosje, punë me plastelinë, gërshërë, ngjitëse, materiale me të cilat bëhet kolazh). Fokusi duhet të jetë te krijimtaria që shpalosin vetë fëmijët. • Të zhvillojë veprimtari me lojëra argëtuese si rebuse, formim figurash etj. • Të krijojë Qendrën e blloqeve në një mjedis të qetë të klasës, ku nuk para lëvizin shumë fëmijët, me shumë hapësirë e cila mund të shërbejë për ndërtimin dhe realizimin e projekteve të tyre. • T'u shërbejë fëmijëve ushqime sipas traditës familjare që ata të kenë mundësi të mbushin goten vetë, t'i shërbejnë vetvetes dhe të përdorin setin e ngrënies lugë, pirun, shtrimin e tryezes. • Të angazhojë fëmijët në lojëra me gishta, këngë, veprimtari ritmike dhe histori që përfshijnë lëvizje, imitime fytyrash, kafshësh etj. • Të mbështesë fëmijët që të vishen vetë, te lajne duart, të lajnë dhëmbët, të pastrohen etj. Reagimi ndaj ngacmuesve të jashtëm (Fëmija përdor shqisat në funksion të mjedisit) Arritja i referohet aftësive të fëmijëve për të marrë informacion nga mjedisi i jashtëm nëpërmjet shqisave të tyre. Katër janë treguesit kryesorë për këtë aftësi:

64


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.