UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 55

UDHËZUESI I PARASHKOLLORIT

Aftësive motore. Parashkollorët 4-5 vjeçarë janë duke mësuar lëvizje komplekse të tilla si kërcimi, ngjitja dhe hedhja. Lërini fëmijët t'i praktikojnë këto lëvizje dhe të argëtohen; Aventurave. Fëmijët mund të jenë shumë aktivë gjatë kësaj moshe. Kujdesuni për sigurinë e tyre duke u vënë mbrojtëset kur udhëtojnë me biçikletë dhe duke bërë në mënyrë të rregullt kontrollin e pajisjeve të lojës; Gjuhës. Drejtshqiptimi përmirësohet shumë në këtë periudhë të zhvillimit të parashkollorit. Mos u alarmoni nëse fëmijët lënë jashtë fjalës ndonjë bashkëtingëllore rastësisht; Parimeve. Parashkollorët 4-5 vjeç janë duke mësuar ndryshimin midis të drejtës dhe të gabuarës. Ju mund t'i ndihmoni ata të fitojnë vlerat e së drejtës dhe t'u bëni të qarta kufizimet e nevojshme lidhur me gabimet; Realitetit përkundër fantazisë. Parashkollorët 4-5 vjeç duhet të mësojnë ndryshimin midis realitetit dhe fantazisë. Në përfundim të viteve të edukimit parashkollor, fëmijët duhet të kenë një të kuptuar të mirë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes; Fobive. Frika nga gjërat e reja, veçanërisht nga shenjat dhe zërat e panjohur, është e zakonshme në këtë moshë. Jini mbështetës ndërsa përpiqeni të lehtësoni frikën irracionale; Aleancës së varfër sportive. Parashkollorët 4-5 vjeç mësojnë të ndjekin rregulla të thjeshta në lojërat që luajnë, por ata dëshirojnë që të fitojnë gjithnjë dhe të jenë në “vend të parë”. Loja e ndershme është diçka që e mësojnë në vitet e mëvonshme të zhvillimit të tyre; Përshtypjeve të forta. Parashkollorët 4-5 vjeç ndikohen shumë nga ato që shohin. Është e rëndësishme që të vrojtoni aktivisht ndaj ç'objekteve apo fenomeneve janë duke u ekspozuar fëmijët tuaj, në media apo në botën reale; Kuriozitetit seksual. Është normale që parashkollorët 4-5 vjeç të angazhohen në zbulimin seksual. Ndihmojini fëmijët e kësaj moshe të mësojnë çfarë është e përshtatshme dhe çfarë jo. Mosdiskriminimit dhe pranimit. Fëmijët janë pranues dhe tolerantë ndaj ndryshimeve që ekzistojnë ndërmjet tyre. Fëmijët nuk paragjykojnë dhe nuk e veçojnë njëri-tjetrin bazuar në ndryshimet që çdonjëri prej tyre paraqet. Ata mbështesin dhe ndihmojnë pa kushte shokun që ka nevojë dhe rrinë e luajnë së bashku pavarësisht nëse mund të jenë të ndryshëm për nga origjina, ngjyra e lëkurës, niveli i aftësive, pamja fizike etj. Meqenëse fëmijët imitojnë sjelljet e të rriturve, mësuesit duhet të jenë të kujdesshëm që të mos ekspozojnë qëndrime diskriminuese ndaj dallimeve midis individëve të grupit. Balancës gjinore. Është e rëndësishme që fëmijët të zhvillojnë rolet e tyre gjinore pa kufizime dhe etiketime lidhur me stereotipat gjinorë. Nuk është

55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.