UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 30

UDHËZUES PËR PARASHKOLLOR

Fëmijët familjarizohen me numrat Në këtë moshë fëmijët fillojnë të familjarizohen me numrat në dy mënyra: duke njohur numrat dhe duke numëruar më zë. Nga mosha 3 vjeç, fëmijët përdorin gishtat për të treguar numrin, megjithatë zakonisht fëmijët tregojnë 4 gishta dhe për numrin dy, tre dhe katër. Nga mosha 4 vjeç, numrat janë mësuar për rrjedhojë, dhe fëmijët nuk janë ende të familjarizuar me konceptin e të treguarit të sasisë me numrin e saktë të gishtave. Prandaj, fëmijët duhet të familjarizohen që në fillim të programit parashkollor me numrat, duke përdorur objektet dhe numërimin me zë. Shpesh, fëmijët numërojnë deri në dhjetë, por duke e filluar gjithmonë nga numri një. Ka fëmijë që numërojnë duke vëzhguar objektet, psh. “këtu kam gjashtë topa dhe këtu janë dhe ca të tjera, pra gjashtë, shtatë, tetë, nëntë. Nëntë topa janë. Rretho numrin që tregon sa objekte janë në secilën figurë.

Fëmijët vëzhgojnë, krahasojnë objektet Aftësia për të vëzhguar një objekt dhe për ta krahasuar me një objekt tjetër është një aftësi e rëndësishme matematikore, të cilën parashkollorët e zhvillojnë. Shumë prej fëmijëve e praktikojnë këtë aftësi duke parë format. Kështu që mund të përdorin çdo formë përreth nesh, si pllakat e dyshemesë për të numëruar, figurat në bluzat e tyre, vijat e trupit të një zebre në libër etj. Shiko format. Ngjyros formën më të madhe. Rretho formën më të vogël.

30

Ngjyros figurat. Rretho figurën më të vogël.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.