UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 29

Aftësitë numerike që demostrojnë fëmijët 5-6 vjeç UDHËZUESI I PARASHKOLLORIT

Num ërojnë deri në 30 dhe janë në gjendje të paraqesin numrat deri në 20. Pra, mund të asociojnë shifrën me numrin e objekteve. Grupo jnë objekte në grupe dh e i nu mërojnë një nga një. Dallojnë cili grup ka më shumë objekte. Ka fëmijë që ngurrojnë të nxjerrin përfun dime, por më të shumtët japin rezultate të mira për grupet deri në 10 objekte. E kuptojnë mbledh jen dhe zbritjen duke shtuar dhe hequr objekte. I përd orin nu mrat deri në 10 për të përcaktuar cili objekt është i pari, i dyti … i fun dit në rresht. Në mes të programit dinë të numëro jnë nga 10 deri te 1. Shu mica e fëmijëve të mo shës 6 vjeç i njohin nu mrat deri në 100 me dhjetëshe. Fillojnë të zgjidhin problem të thjeshta duke përdorur numr at. Psh. “nëse kam 2 mollë, shtoj dhe dy mollë të tjera, më bëhen katër mo llë dhe shkru ajnë 2+2=4 Janë në gjend je të përdorin nocionet e krahasimit si psh “më e madhe se”, “më e vogël se”, “më shumë se” “më pak se” për të përshkruar grupet e objekteve. Janë në gjend je të kuptojnë konceptin e numrit më të vogël se brenda numrave deri në 10. Psh. i përgjigjen saktë pyetjes: “kush është më i vogël 9 apo 3?”

E rëndësishme Vëmendja duhet kushtuar që fëmijët të mësojnë nëpërmjet objekteve, në mënyrë që të zhvillojnë qartë lidhjen midis mjedisit që i rrethon dhe koncepteve matematikore që po mësojnë. Qëllimi është të krijojnë vetëbesim kur flasin për numrat.

29


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.