UDHËZUES PËR PROGRAMIN PARASHKOLLOR

Page 19

UDHËZUESI I PARASHKOLLORIT

mundësojnë zhvillimin e veprimtarive të shumta me pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme të fëmijëve. Hapësira organizohet në funksion të një fëmije që rritet dhe ndërgjegjësohet për rritjen e tij. Sistemimi i çdo ambienti duhet të dallojë në funksion të moshës, karakteristikave të fëmijëve dhe të lejojë nxitjen e forcimit të personalitetit dhe origjinalitetin e tyre krijues. Hapësirat duhet të jenë një mjedis që ndryshojnë, evoluojnë dhe pasurohen në vazhdimësi për të nxitur veprimtarinë e fëmijëve. Gjithashtu, organizimi dhe manaxhimi i kohës së edukimit arsimor me edukimin social, kulturor, fizik, artistik dhe qytetar duhet të ndërthuren sipas nivelit të vështirësisë që paraqesin dhe nga niveli i vëmendjes së fëmijëve.

1. Zhvillimi gjuhësor Didaktika e zhvillimit gjuhësor të fëmijëve në kopsht Përdorimi i thjeshtë i gjuhës për të plotësuar nevojat e përditshme të fëmijës, nuk është e mjaftueshme për të zhvilluar gjuhën e tyre. Prandaj një hapësirë të madhe i jepet zhvillimit të aktiviteteve që nxisin dialogun dhe komunikimin të vlerësuara në dy plane: së pari, në nevojën për t'i mësuar fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre gjuhësore dhe së dyti në pasurimin e rrugëve dhe mënyrave për ta realizuar atë. Nevoja e mësimit Në programin parashkollor gjuha është mjet i domosdoshëm i komunikimit në të gjitha aktivitetet. Por vëmëndje duhet kushtuar mënyrës së saktë të veprimit për të realizuar një objektiv gjuhësor për fëmijët romë në bazë të njohjes së gjuhës shqipe që ata kanë. Në këto momente prania e mësueses është shumë e rëndësishme: si në marrëdhëniet mësuese/fëmijë si një dialoguese e drejtpërdrejtë roli i së cilës në planin afektiv, njohës e gjuhësor, është parësor; si në marrëdhëniet fëmijë/fëmijë që me praninë e saj është mbështetje dhe siguri për fëmijët parashkollor e në veçanti për fëmijën rom, të cilët kanë gjithmonë nevojë për të.

{

Në moshën parashkollore, fëmija arrin të kuptojë një mesazh të caktuar duke zhvilluar disa operacione: - Fillimisht ai e filtron mesazhin nëpërmjet asaj që njeh - më pas në ndihmë i vjen bashkëbiseduesi me interpretimin që i bën mesazhit - dhe së fundi fëmija merret me materialin gjuhësor ( fjalët, renditjen e tyre, etj).

Pra çdo mesazh jepet dhe perceptohet në një kontekst të caktuar. Procesi i të kuptuarit dhe të prodhuarit të mesazhit zhvillohet në prani të bashkëbiseduesve.

19


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.