Qendra Komunitare - Sot per te ardhmen (Fletepalosje 2010)

Page 1

Integrim, zhvillim social, kulturor dhe shkollor për fëmijë të moshës 9-14 vjeç:

- Integrimi i fëmijëve në shkolla publike, sidomos për fëmijët romë dhe analfabete. - Largimi i tyre nga jeta e rrugës dhe nga rreziqet e ndryshme që ofron ajo. - Mbështetje social-psikologjike dhe shkollore. Integrim komuniteti dhe zhvillimi i kapaciteteve të tij

- Zhvillimi i komunitetit nëpërmjet njohjes së shërbimeve dhe institucioneve që i ofrojnë ato, nëpërmjet njohjes së skemave të ndryshme dhe mundësive të përfitimit prej tyre. - Integrim i komunitetit të zonës së Kënetës në jetën e qytetit të Durrësit si një komunitet i kulturuar dhe me të drejta të barabarta. -Ndërmjetësim për zbutjen deri në zgjidhje të problemeve që shqetësojnë komunitetin. -Ngritja, pjesëmarrja dhe funksionimi i rrjeteve të ndryshme për zbutjen e problemeve ekzistuese.

- Sensibilizim dhe ndërgjegjësim për të drejtat e grave duke përfshirë gra të të gjitha niveleve, shtresave dhe institucioneve (Mars). - Sensibilizim dhe ndërgjegjësim i të rinjve për forcën e tyre në shërbim të komuniteteve në nevojë, për një të ardhme të përbashkët dhe më të mirë. Java Botërore e Rinisë në Shërbim të Komunitetit (Prill). -16 ditët kundër dhunës, “Të drejtat e grave janë të drejtat e njeriut” (25 Nëntor - 10 Dhjetor). Sensibilizim, ndërgjegjësim dhe lobim për të drejtat e grave, dhe për t’i thënë jo dhunës në familje.

Qendra Komunitare

“Sot për të ardhmen”

- Ngritja dhe përmirësimi i infrastrukturës (energjia elektrike, rehabilitimi i ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza, hapja dhe shtrimi i rrugëve të zonës. - Presion i vazhdueshëm dhe ndërmjetësim e lehtësim në procesin e legalizimit te banesave. - Nxitja dhe ndergjegjësimi u banorëve për pjesëmarrje në proceset elektorale për të përdorur të drejtën që të jep vota. - Sensibilizim dhe ndergjegjësim i mediave të ndryshme për problemet që shqetësojnë komunitetin.

Mbështetur nga EU:

Adresa: Rr. “Jeta e re”, Skolina 3, ish Këneta - Durrës mob: +355 69 20 94 622 / 069 24 88 208 e-mail: uaw@icc-al.org www.uaw-al.com


NDGSH, në vite për të drejtat e gruas Qendra komunitare “Sot për të ardhmen” është një nga programet integruese të suksesshme të shoqatës “Në Dobi te Gruas Shqiptare”. Ajo ka lindur në vitin 1998 si një projekt për minorenët në kushte të veshtira sociale, psikologjike, edukuese dhe ekonomike, në kushtet e një shoqërie në tranzicion dhe kur shërbime të tilla nuk ekzistonin. Deri në Tetor 2002 ka funksionuar si qendër ditore dhe si shtëpi- familje duke ofruar shërbime për fëmijët në nevojë dhe duke qenë një strehë e ngrohtë për ta. Më pas projekti ka funksionuar si qendër komunitare duke zgjeruar kapacitetet dhe përfituesit në komunitet. Në 12 vitet e rritjes së saj, “Sot për të ardhmen” ka sfiduar problemet e kohës në një zonë ku mbizotëronte mentaliteti ndërkulturor duke u shndërruar në programin më të madh të zhvillimit dhe integrimit të komunitetit në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Qëllimi kryesor i programit është përmirësimi i kushteve të jetës, rritja dhe zhvillimi i kapaciteteve të habitatit, integrimi i komunitetit të zonës së ishKënetës në jeten sociale, ekonomike dhe kulturore të qytetit të Durrësit. Gratë, të rinjtë, fëmijët dhe gjithë komuniteti i kësaj zone, gjejnë tek Qendra Komunitare “Sot për të ardhmen”,

partnerin, moderatorin, ndërmjetësin, informatorin, drejtuesin drejt rrugëve më të mira për zbutjen deri në zgjidhje të problemeve të ndryshme të një komuniteti në zhvillim si pjesë e një shoqërie, që ndryshon. Rritja e shkallës së përfaqësimit dhe e rolit të këtij komuniteti në vendimmarrje është gjithashtu, një nga objektivat e këtij programi. Zgjidhja e problemeve të mprehta të kësaj zone si ndërtimi dhe zhvillimi i një infrastrukture të përshtatshme për një jetë normale si dhe shfrytëzimi i të drejtës elektorale, që të jep vota janë pjesë e punës sensibilizuese dhe ndërgjegjësuese mes palëve të komunitetit nga njëra anë dhe të institucioneve të qeverisjes lokale e vendore nga ana tjetër. Ndikimi në përmirësimin e legjislacionit ekzistues duke çuar në zbutjen e çështjeve te mprehta sociale si dhuna në familje, diskriminimi i çdo lloji, jeta dhe puna në rrugë e fëmijëve, prostitucioni, trafikimi dhe kriminaliteti në rritje tek të rinjtë janë pjesë e advokacisë dhe lobimit që pasqyrojnë synimet afatgjata të Qendres Komunitare “Sot për të ardhmen”.

Integrim, zhvillim kulturor dhe ekonomik për gratë: Përmirësimi i kushteve të jetesës, zbutja e nivelit të varferise dhe rritja e pavarësisë ekonomike të gruas si rezultat i hapjes së mundësive për punësim, dhe i paisjes me një çertifikatë të njohur nga shteti nëpërmjet formimit të mirë profesional të tyre (kuzhinë, rrobaqepësi). Zhvillimi kulturor dhe integrimi social përmes mbështetjes socialpsikologjike, informimit, shërbimit ligjor dhe takimeve të ndryshme.

Integrim dhe zhvillim kapacitetesh për të rinj të moshës 14 – 18 vjeç Aftësim i të rinjve të zonës për të kërkuar zbatimin e të drejtave të tyre. Rritja e përfaqësimit të tyre në procesin e vendimarrjes për problemet që prekin rininë. Nxitja dhe lehtësimi i krijimit të organizatave rinore, të afta për të hartu ar, kërkuardhe implementuar projekte të vogla, për të zhvilluar dhe pasuru ar jetën e bashkëmoshatarëve. Rritja e tyre kulturore dhe intelektuale (gjuhë të huaja, animim social, kine ma, internet, takime të ndryshme, etj). Punësimi i të rinjve përmes formimit të tyre profesional (kuzhinë, kamarier, rrobaqepsi, kompjuter).


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.