Gazeta Nr. 29

Page 1

“Kemi një kapitalizëm mbiprodhimi, që nuk blen më lëndët e para dhe s’ shet më prodhime të gatshme”

E enjte 29 prill 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 15 (29) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

politikë 02 Skënderbeu, forma e qartë e tranzicionit Sigurisht fjala nuk është për heroin tonë kombëtar, që i rrethuar nga fadromat në mes të Tiranës, pret që madhështinë e tij ta zëvendësojnë katër kullat e famshme, që aq shumë po...

opinion 03 Rruga e leshit Katër ngjyra u shfaqën nga mjegulla e tymit të shkaktuar nga promovimi patriotik i kryeministrit Thaci dhe të tjerëve në fillimin e “Rrugës së kombit”...

analizë Ina, Ina hiqi brekët

04

Humori ishte një nga karakteristikat thelbësore të revolucionarëve të viteve ‘90. Thashë revolucionarët që të kem mundësi të qesh me vete ndërkohë që shkruaj. Revolucionarët (mos ma vini re!), pasi morën urdhër nga Ramiz Alia (sipas tezës nr.1) dolën në protesta...

05 rajon Racizmi Mediatik Racizmi në fillim është një veprim për caktimin e kritereve për ndarje që bazohen në karakteristika racore dhe më pas ndiqet nga politika të mospërfilljes, anashkalimit dhe dehumanizimit...

abonohuni Abonim 3 mujor 300 leke Abonim 6 mujor 600 leke Abonim 1 vjeçar 1200 leke Cel. +

355 (0) 68 20 55 005

1 maji

i tradhëtuar

kontributore | Agon Hamza, Andi Kananaj, Anis Leka, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Blendi Salaj, Bora Ylli, Elton Baxhaku, Emiljo Leka, Eriona Çami, Krenar Zejno, Leart Kola, Orgest Azizi Perkthime | Gilles Deleuze

gz29.indd 1

4/27/2010 8:42:01 PM


2 Leart Kola

Sigurisht fjala nuk është për heroin tonë kombëtar, që i rrethuar nga fadromat në mes të Tiranës, pret që madhështinë e tij ta zëvendësojnë katër kullat e famshme, që aq shumë po diskutohen këto ditë. Shqiptarët janë të lumtur për ndertimin e këtyre kullave, sepse thuhet që do shenjojnë kështu dhe fundin e politikës konfliktuale e gjithashtu të tranzicionit. Paskëtaj flitet që do pasojë nje paqe dhjetravjeçare ku nëse plaçka ndahet mirë mes të pushtetshmëve do mund të jetojmë të gjithë të lumtur. Sigurisht përveç Skënderbeut, por tashmë ai e ka marrë lavdinë e tij, duhet t’i lerë radhën politikanëve, post post tranzitore. Fjala në këë rast është për ekipin e futbollit të qytetit të Korçës, i cili për arsye akoma të panjohura mban emrin Skënderbe. Për të bërë një rezyme të shkurtër për të gjithë ata që nuk janë të interesuar për futbollin shqiptar, Skënderbeu është një ekip i cili në këto vitet e fundit ka lundruar mes kategorisë së parë dhe të dytë, nje ekip jo i suksesshëm por sidoqoftë i dashur për qytetin e Korçës, banorët e të cilit herë me entuziazëm e herë me autoironi mundoheshin të mbysnin monotoninë e provincës duke ia dedikuar disa orë të papriturës së futbollit, si një prej formave sociale dhe më emocionuese të aktivitetit shoqëror. Siç rëndom kishte ndodhur këto vite, edhe kësaj here Skënderbeu po shkonte drejt kategorisë së dytë, deri sa politikës lokale i lindi ideja që të shfrytëzonte këtë emocion deri atëherë të shëndetshëm, për ta trasformuar dhe futbollin në një makineri votash dhe marketingu personal. Vetë ministri i financave z.Ridvan Bode,në kulmin e depresionit ekonomik që ka kapluar Shqipërine,vendosi të merej personalisht me ekipin e Skënderbeut, jo vetëm duke u trasformuar në presidentin e ekipit e për pasojë dhe në një prej kontributorëve financiare kryesore, por dhe duke e ndjekur nëpër stadiume e mbi të gjitha duke përdorur forcën e pozicionit politik për t’i blerë të gjitha ndeshjet e ekipit. Sot ekipi i Skënderbeut ndryshe nga adashi i tij, po e fiton luftën në tavoline me ndihmën e hegjemonisë së pushtetit të pafrenuar politik. Si për ti dhëne një mesazh shoqërise se si ‘luhet loja’ dhe se nga ana e kujt është ‘fitorja’. E gjithashtu per ta lajmëruar se kohët e cilit ‘Skënderbe’ kishin ardhur. Qytetit të Korçës me ndihmën e Bodes, më shumë se një sukses, ju uzurpua i vetmi territor i lirë dhe i sinqertë që kishte mbetur,sporti. Në një qytet e në një vend ku politika vendos jetët e njerëzve individualisht, ku politika i fut dhe i heq njerëzit nga puna, ku politika të jep apo ta heq të drejtën e ekzistencës individuale, sporti është, ose më mirë ishte, i vetmi vend për të zhvilluar një emocion të shëndetshëm, por tani dhe ky emocion herë i bukur e herë i dëshpëruar, u kthye në një monotoni fitoresh pa kuptim që nuk i ngjall askujt më në qytet buzëqeshjen. Skënderbeut ia hoqën substancën dhe e kthyen në një shfaqje të trishtueshme të vetvegz29.indd 2

E enjte 29 | Prill 2010 |

Ky sistem është këtu për të qëndruar e këtë e ka treguar gjatë këtyre 20 viteve ekzistencë

Skënderbeu, forma më e qartë e tranzicionit tes duke e trasformuar në Ridvanbe. Nëse do jetonim në një vend normal, disa pyetje do ngriheshin në publik, si psh si ka mundësi që bëhet president dhe investitor i një ekpi një ministër financash? Ku i gjen paratë një nëpunës publik, si ky ministër që në bordero ka një rrogë jo më të madhe se 1500 euro për te mbajtur nje ekip të tërë për vete? Por në këtë mënyrë do tingëlloja shumë naiv, kështu që po ngre një shqetësim tjetër. Cili është mesazhi që i jepet fëmijëve që luajnë nëpër rrugica me top, kur shohin se si dhe ky pasion korruptohet? Cila është vlera shoqërore që po ndërtojmë, që gjithçka shitet dhe blihet? Dhe nëse do të fitosh duhet të jesh vetëm dhe ekskluzivisht në krahun e më të fortit dhe jo me atë të së drejtës? Mendoj se një shfaqje e tillë është plotësisht racionale në iracionalitetin ku po jetojmë. Nuk është se qendrimi apo jo i Skënderbeut në kategori të parë është një fenomen që do rëndonte ekonominë e vendit, (z.Bode ka dhënë prova që kur e merr të keqen seriozisht di të bëjë gjëra dhe më të rënda dhe këtu mund të kujtojmë vetëm firmat piramidale për ta derdhur gotën.) Megjithatë ky rast është shenja konvencionale e Shqipërisë së 2010ës, e Shqipërisë që shitet e blihet dhe qendron vetëm mbi kultin e parasë dhe pushtetit. Shqipëria sot është e mbushur me ‘skënderbera’ dhe me ‘ridvanbodera’ ngado që të hedhësh sytë. Por mbi të gjitha ky hibrid i çuditshëm qendron në thelbin e asaj çka duhet të mbante në këmbë një demokraci përfaqësuese, pikërisht në përfaqësimin politik. Nëse shohim rrugët e Shqipërise, protestat që bëhen në to nga grupet e shtypura dhe në të njëjtën kohë nëse shohim parlamentin shqiptar, atëherë gjithçka bëhet më e qartë. Grupi më i vogël i shoqërisë ai i biznesmenëve sot përbën masën më të madhe në parlament, ndërkohë që asnjë pjesëtar i grupit të punëtorëve, ish-ushtarakëve, të papunëve, postierëve, hidraulikëve apo sa e sa grupeve që përbëjnë pjesën më të madhe të shoqerise nuk kanë asnjë përfaqësi në parlament. Këtë përfaqësim ia kanë lënë në dorë një grupi biznesmenësh që militojnë në parti-firma ndërtimi, duke shkelur me këmbë bazën mbi të cilën ngrihet një demokraci. Ky është rasti më i pastër ku bashkohet Feudalizmi me Postmodernizmin liberal. Duke e zhveshur politikën nga ideologjia, në këtë mënyrë eleminohen dhe klasat apo grupet e margjinalizuara shoqërore. Përfaqësimi i mbetet asaj klase që zotëron kapitalin, ose lakejve të tyre, duke krijuar kështu hegjemoninë e parasë në politikë si të

vetmen armë që të siguron edhe pushtetin politik. Nëse zhvesh politikën nga ideologjia, atëhere vetë politika anullohet, duke e trasformuar përfaqësimin e polisit ne një farsë, ashtu sikurse demokracia liberale është trasformuar në Shqipëri e jo vetëm. Situata politike në Shqipëri është ajo që ka qenë që në fillimshekullin e kaluar ku të drejtë vote kishin vetëm bejlerët, me të vetmin ndryshim që kësaj here ekziston e drejta e votës, por nuk ekziston mundësia e zgjedhjes. Kjo është më se e qartë nëse i hedhim një sy jo vetëm pozicionit social, por mbi të gjitha të ardhurave që kanë sot përfaqësuesit tanë parlamentarë, të listuar dukshem dhe qartë në klasën e të pasurve. Kjo vihet re gjithashtu dhe në programet dhe vizionet e ngjashme që kanë për zhvillimin, duke bërë që dy partitë më të mëdha në garë PS dhe PD, po t’ua heqësh logot para të cilave mbajnë konferencat e famshme për shtyp, duken sikur vazhdojnë fjalimet e njëra-tjetrës. E ashtu si bejlerët e atëhershëm, populli pret që t’i hedhin ndonjë copë nga dritarja për të mbajtur frymën gjallë. Politika shfrytëzon dhe mediat për të mbajtur gjallë hegjemoninë, duke propozuar diskutimin mbi aktualitetin si të vetmen formë të pranueshme për të merituar publikimin, duke u ruajtur me kujdes nga çdo lloj ngjallje të perfytyrimit politik që nuk i shkon për shtat klasës së sotme drejtuese. Në këtë mënyrë analistët e domosdoshëm, këta injorantë të mirëpaguar arrijnë në

banakë televizionesh e në letra gazetash, për të vazhduar punen e padronit politik. Një pjesë e rëndësishme e kësaj hegjemonie është shoqëria civile, e cila në rastin kur nuk është e paguar nga politika, bën gabimin klasik, duke besuar se sistemi mund të ndryshohet me hapa të vegjël, e jo me përmirësime të prekshme, duke injoruar kështu faktin që sistemi kapitalist që po jetojmë, forcën e ka pikërisht tek anomaliteti qe krijon. Ky anomalitet është thelbi i ekzistences se tij. E për këtë arsye shoqëria civile është trasformuar nga një motorr promovimi të demokracisë dhe lëvizjes popullore në një bazë ku rekrutohen të rinjtë e radhës që futen në ciklin e mbyllur të elitës së biznespolitikës. Gabimi i shpresës tek ndryshimi i një sistemi të tillë “nga brenda” është po aq i madh sa ai i të priturit në pasivitet që të vijë një politikan i ndershëm e të na shpëtojë të gjithëve. Për të mposhtur këtë utopi, duhet t’i kthehemi utopisë së vërtetë, asaj të ideologjizimit politik të klasave dhe grupeve të papërfaqësuara shoqërore duke krijuar kështu premisat e një përfaqësimi të sinqertë politik. Na duhet një bashkim i madh socialpolitik, jashtë hegjemonisë së pushtetit kapitalist që ka mbërthyer Shqiperinë. Një bashkim i tillë është i mundur nëse shohim terrenin në të cilin po zhvillohen ngjarjet. Sot askush nuk e gjen drejtësinë tek gjykatat nëse nuk është i pushtetshëm, sepse gjykatësit vendosen nga politika pushteti i së cilës nuk buron nga

populli por nga kapitali i akumuluar në kurriz të tij. Sot askush nuk është i mbrojtur as nga toka as nga ajri, e ketu mjafton të shohim se si po i merret fryma Krujës nga fabrikat e çimentove të dhëna me konçesion nga Qeveria, apo si po përmbyten fshatrat e Shkodrës e askush nuk i kompenson për këto përmbytje. Se si biznesi i vogël paguan taksa aq të larta sa nuk siguron dot as bukën e gojës, nderkohë që biznesmenët politikanë nuk paguajnë asnjë taksë, e vazhdojnë të ndërtojnë pallate ku dhe si të munden; se si të rinjtë në provinca janë kthyer në hibridë paranojakë që vriten me njëri-tjetrin, e se si të varfrit hidhen nga katet e larta të pallateve parafabrikate, për të ruajtur dinjitetin në momentet e fundit, atë dinjitet që nuk mundën ta ruajnë para fëmijëve të uritur. Ky sistem është këtu për të qëndruar e këtë e ka treguar gjatë këtyre 20 viteve ekzistencë, dëshmi për këtë janë liderat që kanë vazhduar punën e njëri-tjetrit Nano të Berishës, Meta të Nanos, Berisha të Nanos e Rama të Berishës. Lista nëse nuk ndërpritet do të vazhdojë akoma më gjatë me rrokada apo me emra të rinj, por që substancën e kanë të njëjtë. Për ta prishur këtë zinxhir varfërie dhe skamje që kjo klasë garanton duhet filluar nga thelbi i demokracisë: Përfaqësimi. Që të kemi një parlament përfaqësues do të thotë të ketë më shumë punëtorë, pedagogë, biznesmenë të vegjël, sindikalistë në karriget e parlamentit. Por që të ndodhë kjo duhet që këto grupe të krijojnë një ideologji të vetën politike, që të paraqitet si alternativë ndaj këtij feudalizmi postmodernist që kemi sot. Protestat nuk duhet të synojnë kalimin prej varfërisë në një varfëri më dinjitoze, por për të ndërtuar një sistem të drejtë që qëndron mbi meritat dhe vlerat e solidaritetit social. Studentët duhet të solidarizohen me nëpunësit, këta me punëtorët, me të papunët, me të varfrit që mbysin bulevardet tona, në një trup të vetëm politik, duke ndërtuar kësisoj utopinë, pikërisht atë utopi që na u trumbetua aq shumë në rrëzimin e totalitarizmit në vitet ‘90, pluralizëm politik dhe një sistem më i drejtë për të gjithë shtresat popullore, nga fshatarët tek pedagogët, nga studentët tek punëtorët. Një shoqëri që ndërton shembullin e Skënderbeut si ekip, të vetmin ilaç ka Skënderbeun si hero, e jo vetëm në formë, mbi te gjitha në përmbajtje. Përndryshe liria që sot ekziston në rrethin e mbyllur të politikës biznes, do të zhduket pak e nga pak për të gjithë. Një shoqëri që toleron viktimizimin dhe abuzimin mbi trupin e saj, i krijon vetes një thember Akili vdekjeprurëse. 4/27/2010 8:42:02 PM


3 Rruga jonë do të lidhë trojet shqiptare me vendin që eksporton më së shumti në Kosovë, Serbinë E enjte 29 | Prill 2010 |

Rruga e leshit

Pas pesë-gjashtë vitesh ne do ta kemi një rrugë të gjerë Avni Zogiani

Ngjyra e kuqe, e zezë, e kaltër dhe e verdhë, si shtullunga leshi të “United Colors of Benetton”, simbolikë e lodhur që përfaqëson më së miri identitetin e trullosur të kryeministrit Thaçi. Një ylber tymi me ngjyra ishte fotoja që dominoi mediat kosovare, të cilat nuk zunë në gojë asnjë pikëpyetje për projektin që kryeministri ua kushtonte heronjëve të gjallë e të vdekur. Rruga Durrës-Marinë ka shkurtuar këtë udhëtim për shtatë orë, kurse këtu flasim për një përfitim kohe maksimalisht një orë. Në të njëjten kohë lajmet nga veriu tregonin për përshkallëzimin e sulmeve të ekstremistëve serb atje Katër ngjyra u shfaqën nga mjegulla e tymit të shkaktuar nga promovimi patriotik i kryeministrit Thaci dhe të tjerëve në fillimin e “Rrugës së kombit”. Ngjyra e kuqe, e zezë, e kaltër dhe e verdhë, si shtullunga leshi të “United Colors of Benetton”, simbolikë e lodhur që përfaqëson më së miri identitetin e trullosur të kryeministrit Thaçi. Një ylber tymi me ngjyra ishte fotoja që dominoi mediat kosovare, të cilat nuk zunë në gojë asnjë pikëpyetje për projektin që kryeministri ua kushtonte heronjëve të gjallë e të vdekur. Në të njëjten kohë lajmet nga veriu tregonin një përshkallëzimin e sulmeve të ekstremistëve serb në veri, duke dëmtuar kësaj radhe antentat e një kompanie telefonike private dhe një publike, gjegjësisht të operatorit IPKO dhe Vala. Predidenti i Serbisë, Tadiç, deklaroi se ai do rivendosë antenat e operatorëve “ilegal serb” në këtë pjesë të territorit. Trembëdhjetë shërbime publike të shtetit serb funksionojnë në një pjesë të konsiderueshme të territorit të Kosovës. Kurse rruga që do ndërtohet gjer në Merdare do t’i mundësojë tregtarit më të madh në ballkan, Mishkoviq, që t’i lëshojë me ramje të lirë mallrat në tregjet shqiptare. Kjo është

gz29.indd 3

dhurata që kryeministri Thaçi u jep heronjëve të rënë dhe të gjallë. As që dua të flas për gjendjen e familjeve të heronjëve të rënë, kjo do duhej të ishte temë e medias kosovare. Kjo është edhe sfondi politik në të cilën po ndërtohet “Rruga e Kombit”. Por, cili është sfondi ekonomik? Së pari të bëjmë një dallim. Parë nga cilido këndvështrim, rruga që është ndërtuar nga Durrësi në Marinë nuk ka asgjë të përbashkët përveçse takohen në kufi. Rruga Durrës-Marinë ka shkurtuar këtë udhëtim për shtatë orë, kurse këtu flasim për një përfitim kohe maksimalisht një orë. E dyta, në

ndërkohë që në këtë pjesë të rrugës (Shqipëri) mbase edhe duhej nxituar duke qenë se shumë shtete të rajonit ishin kundër ndërtimit të saj, në pjesën kosovare kemi pasur kohë sa të duam që të studiojmë arsyeshmërinë ekonomike të këtij investimi gjigand për një vend që gjysmën e njerëzve i ka në varfëri dhe poaq në papunësi, kurse sistemi i edukimit është i shkërmoqur. Rruga jonë do të lidhë trojet shqiptare me vendin që eksporton më së shumti në Kosovë, Serbinë, kurse do lejë anash vendbanime të rëndësishme, si Gjilanin, Ferizajin, Vitinë, Luginën e Preshevës. Urgjenca me të cilën është shfaqur pjesa e rrugës së Kosovës nuk ishte urgjencë që ka rrjedhur nga nevojat e Kosovës, por nga kompania Bechtel, e cila duke pasur makineritë në afërsi (në Kukës e Kalimash) dëshironte të kryente dy punë me një rruge. Kjo mund të shihet edhe me faktin se rruga nuk fillon nga aty ku rëndon shumica e popullsisë, Prishtina, por nga Vërmica. Në fund të fundit kjo është parë edhe me angazhimin diplomatik amerikan në momentin e nënshkrimit të kontratës. Biznesmenët shqiptarë në Tiranë i përfshien një rrënqethje sa herë që iu përmend rrugën Durrës-Kukës. Ata thonë se kjo rrugë ka ngulfatur zhvillimin ekonomik të vendit duke

qenë se ka qenë dhe vazhdon të ngelet një gropë e zezë për taksat e tyre. Në pjesën kosovare kjo rrugë do të shndërrohet në një humnerë për finansat publike. Ministri i ekonomisë dhe finansave në një intervistë për “Kohën ditore” tha se në këtë rrugë do të hedhen rezervat e Buxhetit, paratë e privatizimit, taksa të veçanta dhe të përgjithshme, paratë e kompanive publike. Patriotizëm i zotit Shala? S’ma ha mendja! Me një fjalë, harrojeni përmirësimin e edukimit dhe të shëndetësisë, harrojeni përkrahjen e prodhimit vendor, në këto segmente do vazhdojmë të kemi kualitetin e kushteve të luftës. Kosova nuk ka bujqësi, nuk ka kompani vendore prodhuese, nuk ka treg sigurt për burimet njerëzore, sërish, ka një edukim që në një masë të konsiderueshme riprodhon injorancë. Ne nuk do të kemi më para për të përkrahur zhvillimin, kurse zhvillimi është përkufizuar në një rrugë që filloi pa projekt me 700 milionë euro dhe që bazuar në eksperiencën e Shqipërisë mund të dyfishohet. Përsa i përket zhvillimit të Kosovë, atij i jepet fundi me këtë projekt. Ajo që do të na ngeli do të jenë mburrjet e partisë në pushtet se e bëri rrugën e kombit, retorikë kjo që do mbulojë çfarëdo përpjekje racionale për ta bërë një llogari në numra.

Shkurtimi i kësaj distance për një orë do na kushtojë tepër. Kjo mund të bëhej fare leht me projektin që tashmë është në zbatim, atë të zgjerimit të rrugës Prishtinë-Pejë, e cila efektivisht lidh jugun e Kosovës me pjesën tjetër. Nuk kemi pasur nevojë të fusim tërë kapitalin tonë në një rrugë të re, për të cilën akoma nuk kemi një projekt dhe nuk e kemi një studim nëse është ekonomikisht racionale. Një vend që po kolapson nga coptimi i territorit, është në prag të shpërthimit për shkak të varfërisë, po përballet me presione për negociata të reja mbi statusin apo siç ka filluar të të quhet “ri-përshtatjen territoriale” që në gjuhë më të thjesht do të thotë ndarje, që një pjesë e konsiderueshme e territorit administrohet nga shërbimet publike të një shteti që lufton shtetësinë e vendit tonë, futja e të gjitha kapaciteteve kapitale në një rrugë që shkurton një distancë vetëm për një orë, nuk është veçse humbje e vullnetshme e kapacitetit për ta bërë shtetin. Pas pesë-gjashtë vitesh ne do ta kemi një rrugë të gjerë që do shërbejë si një tub që efektivisht do ta furnizojë çdo cep shqiptar me mallra të huaja, sidomos serbe, në ndërkohë që sektori publik nuk do ta përballojë asnjë ndërmarrje të re për ta ndihmuar ekonominë dhe si rezultat do vazhdojë varfëria krenare. 4/27/2010 8:42:02 PM


4

E enjte 29 | Prill 2010 |

Andi Kananaj

Humori ishte një nga karakteristikat thelbësore të revolucionarëve të viteve ‘90. Thashë revolucionarët që të kem mundësi të qesh me vete ndërkohë që shkruaj. Revolucionarët (mos ma vini re!), pasi morën urdhër nga Ramiz Alia (sipas tezës nr.1) dolën në protesta. Sigurisht që bënë namin. Rrëzuan bustin e Diktatorit duke e tërhequr zvarrë me ifën e ushtrisë. Kaluan dorë më dorë librin demencial “Pirati bëhet Papë” dhe kënduan me zë këngët e ndaluara të Liqenit. Meqë duhet të ngrinin akuza, ata ngritën akuza. Thanë që ekonomia jonë nuk kishte qenë efikase si ekonomia gjermano - perëndimore. E vërtetë. E kemi nisur njëlloj thanë; ata nga zero, ne nga zero. Ata u shkatërruan nga lufta; ne as që bëhej fjalë, ishim ibret të pashpresë. Pastaj thanë që gjermanët nuk kaluan nga ne për luftë, meqënëse ne jemi gjak arian. Po kjo nuk kishte fizibilitet ekonomik. Historia për Shtrausin që erdhi më pas dhe vendosi të falë televizorë me ngjyra kishte fizibilitet ekonomik. Po Enveri si Enveri, Ramizi si Ramizi, Adili si Adili dhe Marksi si Marksi. Ç’ti bësh, vetëm bardhë e zi e kishin mendjen. Ka dhe një tezë nr.2, të avancuar kohët e fundit. Autori i saj, miku im Leart, tregon se revolucioni ndodhi disi nga kurioziteti e disi nga keqkuptimi njerëzor. Teza e tij lakuriq si e vërteta lakuriqe thotë: sa herë që hapej fjala që diçka do të ndodhte, të gjithë banorët e periferive dilnin në qendër dhe pinin cigare. Flisnin pa pushim për futboll. Interi kështu e Interi ashtu. Cigaret digjeshin pa limit. Dikur, dikush filloi të thërriste në emër Dullën, sakatin që shiste cigare. Turma iu bashkua dikushit, duke e përkrahur në thirrjet që kulmonin me “poshtë Dulla!” që u shiste të gjithëve cigare, përveç atyre që ia kërkonin. Vetë Dulla i cigareve mendonte se ata e kishin me Enverin, dhe sup me sup me tjetrin që kërkonte si i dëshpëruar cigare ulërinte: poshtë Partizani! Teza nr.3, ajo e Berishës, është po aq e besueshme sa plaku i vitit të ri.

gz29.indd 4

Revolucionarët bënë çmos, por ndoshta nuk mjaftoi. Tani tregojnë përralla

Ina, Ina, hiqi brekët

Edi Rama dhe Pilo Peristeri për mua ishin dy ekstremet e një litari Duket se, pavarësisht tokave të dhuruara, nuk gëzon besueshmëri as në Bathore. … Pas kësaj, kalojmë menjëherë tek kapitulli më i rëndësishëm, kapitulli i argumentave të gabimeve të Enverit (ose Dullës që këtëj e tutje). Gabimi 1: luftoi kundër gjermanëve, në vend që t’i shiste Siemens-it Aeroportin dhe Bechtel-it një rrugë çfarëdo. Gabimi 2: vrau Mehmetin

(në vend që ta çonte në Austri) dhe la Ramizin që nuk shkruan as libra. Gabimi 3: u martua me Nexhmijen që e tërhoqi për hundësh që kur s’mbahet mend, por sigurisht përpara se sa gratë të fitonin të drejtën e votës në Zvicër. Gabimi 4: ndërtoi shkolla në një vend ku duhen mend aq sa për të lidhur ushkurët. Gabimi 5: ndërtoi spitale atje ku ka diell dhe parapëlqehen fallxhorët. Gabimi 6: dënoi Lubonjën (këtu s’ka falje). Gabimi 7: kapërcehet. Gabimi 8: mbolli fushat e Lushnjës me grurë, në vend që t’i mbillte me kanabis. Gabimi 9: lejoi vetëm një televizion, në vend që të lejonte 100 për të përcjellë të njëjtin informacion. Gabimi 10: nuk besoi në Zot, në një vend ku besimi është mjet për të fituar bursa studimi jashtë shtetit. Gabimi 11: gaboi 10 herë dhe nuk vuri mend asnjëherë. Gabimi 12: nuk i la shqiptarët të iknin jashtë Shqipërisë (ndoshta se i njohu mjaftueshëm sa të dinte që më pas s’do kish’ qeveri t’i bënte me viza). Për Enverin dhe gabimet e tij trashanike u fol edhe 25 vjet të tjera. Megjithëse aktualisht nuk bën më konferenca për shtyp, edhe sot ma kapi syri në faqe të parë të gazetave. Mirë që ka vdekur, se do ta akuzonin edhe për vjedhje fondesh të shoqërisë civile apo për lidhje okulte me Sorosin. Sikur Enveri të mos kish’ vdekur ndoshta do t’i kër-

konim llogari për dritat me çmime tregu të zi. Nuk e di a do t’i qaheshim për trenat, që dikur ecnin ngadalë aq sa të plasnin shpirtin dhe që sot kanë ndaluar, të rrethuar nga fëmijë që u kërcejnë përreth si indianë shi ndjellës. Me siguri do ta bënim rezil për spitalet që të sëmurin nga trutë e kokës. Legen ka qenë sa të duash. ... Edi Rama dhe Pilo Peristeri për mua ishin dy ekstremet e një litari. Në vitet ’90, Ed Rama e quante me ëmbëlsi Pilo Lëngu, pa harruar ta bënte qepaze. Pastaj Rama shkroi “Ina Ina hiqi brekët”. Shkrim që vetëm anëtarëve analfabetë të PDsë u dukej si turp. Ndërrim kursi 360 gradë në stilin e të menduarit. Deri në atë çast, sa herë kishte mbrëmje rinie, një Pilo vinte na tregonte për luftën. Pilua plak nuk kishte faj, se kushtet fizike e linin indiferent për festën. Veç ne të shkretët që testosteroni na kërcente nga sytë, kushedi pse hanim dëngla. Në fakt kishte kuptim. Administrata burokratike komuniste kishte dështuar në synimin kryesor të doktrinës “mirëqenia kolektive”. I mbetej vetëm të na fajësonin pse nuk kishim mbrojtur Shqipërinë kur ajo kishte qenë në luftë, edhe pse neve do të na duheshin akoma vite që të lindnim. Po faji është faj dhe duhej të lahej duke dëgjuar gjyshër të

pjerdhur që kërkonin llogari. Kështu, me propagandë fitohej kohë. Leja lalit ta preki kofshën e bardhë. Sa herë e kisha menduar si Rama gjatë logorencës heroike. Sot Rama është bërë njëlloj si Pilo Peristeri (betohem që nuk më kujtohet si fytyrë por vetëm si xhaketë). Ka të njëjtin kostum si ai. S’ka asgjë për të cilën të mund të kujtohet më. Dështoi në mbushjen e gropave të qytetit! Tani vjen vërdallë duke treguar historinë e Luftës me Kioskat. Njëlloj si administrata fantazëm e komunizmit. Berisha është bërë edhe ai si Pilo Peristeri. Dështoi me vizat. Dështoi me trenat. Dështoi me tregun. Dështoi kundër korrupsionit. Dështoi. Dështoi. Dështoi. S’na dha asgjë nga ajo që besuam kur u krijua PD. Tani festojmë revolucionin e dhjetorit. Kujtojmë me mall sesi Peristerët e rinj na shpëtuan nga diktatura. Ashtu si dikur, festojmë festa kot. Shkojmë deri aty sa këto ditë festuam 50 vjetorin e TVSH. Arsyeja ishte se ky kanal na solli demokracinë. Janë në terezi këta apo jo? Si the? Revolucionarët bënë çmos, por ndoshta nuk mjaftoi. Tani tregojnë përralla, si ajo e fillimit të ri me kapitalizëm të vjetër. Pak a shumë i njëjti tekst. I përcjellë në 100 kanale televizive. Ina Ina, sa do jesh plakur zemër. 4/27/2010 8:42:04 PM


5 Territ mediatik për shqiptarët tek maqedonasit i kontribuon edhe mosnjohja e gjuhës shqipe E enjte 29 | Prill 2010 |

Racizmi Mediatik

Mediat maqedonase i fshehin shqetësimet shqiptare Artan Sadiku

Racizmi në fillim është një veprim për caktimin e kritereve për ndarje që bazohen në karakteristika racore dhe më pas ndiqet nga politika të mospërfilljes, anashkalimit dhe dehumanizimit. Pasi që në Maqedoni qartë janë të ndarë se kush janë shqiptarët dhe kush maqedonasit, ne sot duhet të dekodojmë tendecat të cilat këtë ndarje e shfrytëzojnë si bazë për ndërtimin e politikave raciste. Në këtë rast do të fokusohem në mediat për shkak të dy arsyeve. Arsyeja e parë është fakti që në botën e komunikimit masiv, siç thotë Lippman, më nuk mund të mbështetemi në dogmën origjinale të demokracisë por ne e eksponojmë veten në vet-mashtrim dhe në forma të bindjes të cilat nuk mund ti verifikojmë. Kështu, konstantat e vjetra të të menduarit tonë janë bërë variabla. Ndërsa arsyeja e dytë është shqetësimi personal i ditëve të fundit nga hipokrizia e mediave të shtyura dhe elektronike maqedonase. Ata me kokëfortësi anashkalojnë një pjesë të realitetit në Maqedoni, atë që ka të bëjë me shqiptarët. Në javët që lamë pas ndodhi një protestë në një formë që rrallë herë ndodh në Maqedoni por edhe në botë. Të dënuarit e në procesin e montuar gjyqësor të rastit të Sopotit hynë në grevë urie duke kërkuar rishqyrtim të drejtë të çështjes së pafajësisë së tyre. Dhjetë ditë greva e sopotasve ishe ndër lajmet kryesore në të gjitha mediat në gjuhën shqipe, ndërsa asnjë lajm i vetëm nuk u lexua e as u shkrua në mediat në gjuhën maqedone lidhur me këtë grevë. Përveç se është një grevë urie që e bëjnë shqiptarët e burgosur padrejtësisht, çshtja e Sopotit në vete ngërthen diskriminimin e hapur që e bëjnë gjykatat me ndërhyrje politike në Maqedoni dhe traditën antishqiptare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Shpërfillja e një çështjeje aq të madhe e aq të ndieshme për vet shtetin është thjeshtë një absurd i pakuptimtë në dukje të parë. Më tej, paralajmërimin e protestave të 10 Majit që e bëri Këhsilli i Organizatave Shqiptare në konferencë për shtyp, e transmetuan të gjitha mediat në gjuhën shqipe jo vetëm në Maqedoni por edhe në Kosovë, në Shqipëri dhe në diasporë. Protestat e paralajmëruara kanë për qëllim të shprehin shqetësimin për diskriminimin etnik në ekonomi, kulturë dhe arsim në Maqedoni, një çështje që përsëri prek thelbin e shtetit. Mediat maqedonase zgjodhën të lajmërojnë për ‘protestën’ e disa punonëtoreve në një çerdhe fëmijësh në Shkup. gz29.indd 5

Mediat maqedonase sikur në mënyrë të koordinuar i fshehin shqetësimet shqiptare publikisht të shprehura një kohë më të gjatë në Maqedoni. Dhe kur këto shqetësime, të anashkaluara në formë sistemore nga shteti dhe nga media, shpërthejnë në formë protestash e pakënaqesish, ato përjetohen sikur vetëtimë nga qielli i kthjellët. Reagimet e ‘natyrshme‘ ndaj një përjetimi të tillë s’do mend që do të jetë tejet refuzuese, akuzuese dhe stigmatizuese nga masa më e gjërë popullore maqedonase. Duke e ditur që nuk munden të shplajnë trurin e shqiptarëve, të cilët diskriminimin e jetojnë në çdo hap, mediat maqedonase tregimin për Maqedoninë funksionale demokratike e ndërtojnë vetëm brenda popullatës maqedonase. Një propagandë e tillë merr formë të apartheidit, duke përjashtuar shqip-

tarët, jetën, politikën dhe kulturën e tyre nga hapësira publike. Një acarim i tillë ndarës, ndoshta për momentin i bën favor pjesës maqedone të pupullatës, por në perspektivë afatgjate është shkatërrues për shtetin i cili ndërton një realitet diskriminues johomogjen dhe të partikularizuar. Kjo strukturë ndërtimore e shtetit kontribuon në ritjen e moskompatibilitetit me një realitet të përbashkët dhe do të arihet pika kulmore kur strukturat e ndara do të fillojnë të akomodojnë secila një realitet të vetin, me çka ndarja definitive do të jetë e pashmangëshme. Tendencat për dehumanizim dhe dekulturalizim të shqiptarëve lexohen në kriteret për atë se cilat ndodhi tek pjesa shqiptare e popullatës në Maqedoni kualifikohen për të qenë lajm në mediat maqedonase. Vrasja e një shqiptari në Shkup

nga një shqiptar tjetër për motive të ulta ishte hit mediatik i javës, ndërsa manifestimi letrar i organizuar nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë nuk u përmend fare në mediat maqedonase kur u lajmërua për Ditën Ndërkombëtare të Librit. Këto dreqllëqe mediatike tentojnë ti paraqesin shqiptarët në nocionet raciste të të qenurit të pacivilizuar, të egër dhe të pakulturë. Problemi shqiptar në Maqedoni kësisoji paraqitet si problem brendashqiptar, si problem i brendshëm me nivelin emancipues, si problem civilizues dhe kulturor. Këto shpifje mediatike janë lajmi kryesor për mediat maqedonase, të cilat diskriminimin e shqiptarëve në qasje në resurset shoqërore, në ndarjen e buxhetit, në përdorimin e gjuhës së garantuar me kushtetutë, në mosjelimin e hapjes së shkollave shqi-

pe e fshehin me këmbëngulësi. Kur ndodh vjedhja e votave nga partitë shqiptare, njëra me tjetrën, në zgjedhjet në pjesët e banuara me shqiptarë, padyshim që kjo ngjarje monopolizon lajmet por lajmërimi është i ndjekur me përshkrime për shqiptarët si element destruktiv brenda sistemit, si vjedhës votash, si urrejtës të demokrcisë, manipulatorë dhe dëmtues të ardhëmrisë evropjane të Maqedonisë. Ngjarja e vjedhjes së votave, nga ana tjetër, është ngjarje sporadike, veçanërisht nëse krahasohet me vjedhjen sistematike të instaluar në sistemin e zgjedhor në Maqedoni, në të cilin në çdo zgjedhje shfrytëzohen 200 mijë vota fiktive maqedonase për ti mbivotuar shqiptarët duke fituar përparësi në përfaqësim. Rreziku permanent për Maqedoninë është sistemi antidemokratik, pra vjedhja sistematike e mandtatit popullor maqedonas ndaj mandatit popullor shqiptar dhe jo ngjarjet sporadike antidemokratike. Debati për këto 200 mijë ‘vota’ anntidemokracie në Maqedoni në mediat maqedonase shuhet vendosmërisht. Aty mbizotëron një konsenzus mbipartiak dhe në parim antishqiptar. Territ mediatik për shqiptarët tek maqedonasit i kontribuon edhe mosnjohja e gjuhës shqipe, për çka edhe duheshte të bëhet presion kur u bë çështje mësimi i gjuhëve nga filloristët. Shqiptarët, informacionin lidhur me atë se çka ndodh në ‘botën’ maqedonase e marrin drejtpërdrejt nga mediat në gjuhën maqedone, ndërsa maqedonasit informacionin për shqiptarët, edhe po të duan, s’kanë se si e lexojnë e si e kuptojnë. Debati mediatik për mësimin e gjuhëve përsëri ndodhi vetëm tek shqiptarët, ndërsa në mediat maqedonase,shqiptarët ishin ata që bojkotuan mësimin e maqedonishtes, që nuk respektuan rregulloret e Ministrisë së Arsimit. Thyes të ligjit, bojkotues, mosmirenjohës, anti-integrues. Mësimi i gjuhës shqipe nga maqedonasit nuk u bë çështje debati mu për arsye të qasjes raciste ndaj gjuhës shqipe, urrejtjes së shpifur ndaj saj dhe tentimeve për vrasjen e saj ligjore. Popullata maqedonase është e dënuar që zhvillimin indtelektual dhe personal ta lidh ekskluzivisht me një grup-media që është në parim raciste. Në botën e sotme ku shumësia e informacionit është parakusht për të mundësuar informimin e drejtë përmes krahasimit dhe vlerësimit të burimeve të ndryshme informative, maqedonasit janë të kufizuar që në ‘pragun e derës’. Shqetësuese është që kjo atyre nuk u pengon por i kënaq. 4/27/2010 8:42:04 PM


6 E enjte 29 | Prill 2010 | Iniciativa e Hasanit tenton t’i denoncojë dhe t’i dënojë të gjithë udhëheqësit e Luftës Nacional-Çlirimtare Anti-Fashiste

Gjykatësi i historisë

Komunistët shqiptarë janë objekt i frustrimit të Nait Hasanit Agon Hamza

Si duhet të mendohet e epoka e Socializmit në Kosovë? Ose më saktë, si të mendohet Shekulli XX në përgjithësi, e në Kosovë në veçanti? Në fakt, pyetja do të ishte ndryshe: kur fillon shekulli XX, dhe sa zgjatë ai Shekull? Shekulli i XX-të nuk ishte shekull i zakonshëm. Ai nuk ishte shekull 100 vjeçar. Shekulli nuk është një periudhë historike e determinuar nga një sasi e vjetëve, p.sh. 100 vjet. Shekulli XX ishte shekull i shkurtër: ai filloi me Revolucionin e Madh të Tetorit, dhe përfundoi me Shkatërrimin e Errët (Rënien e Murit të Berlinit). Siç thotë Badiou, ishte Shekull i shkurtër, vetëm 74 vjeçar (Badiou). Por, si i tillë, shënjon njërën ndër periudhat më të madhërishme të Historisë: tendencën e parë historike për realizimin e një Ideje, Idesë së Komunizmit. Idejsë Komuniste – që përmbledhë gjithë përpjekjet për emancipim kolektiv. Ose, siç thotë Badiou, secila ngjarje përgjatë gjithë historisë së njerëzimit, është në kuadër të Hipotezës Komuniste për aq sa është emancipuese. Komunizmi, ose siç e quan Alain Badiou, Ideja Komuniste, shënjon atë që ne e quajmë ‘ne’. “Ne” nuk ekziston jashtë banerit të komunizmit, sepse komunizmi shënjon historinë efektive të ‘ne’-sh. Me “ne”, ne nënkuptojmë kolektivitetin, humanitetin në formën e tij më të gjerë. Si duhet kuptuar secila tendencë politike e ideologjike kundër kësaj forme të kolektivitetit, që ne e përmbledhim në fjalën “ne”? Filozofi francez Jean-Paul Sartre e shpjegon këtë shumë qartë dhe shumë shkurt. Secilës tendencë anti-komuniste, ai i përgjigjet kështu: “Secili anti-komunist është derr”. Secili individ, secila tendencë ideologjike e politike e cila drejtohet kundër kolektivitetit njerëzor, me të drejtë e merrë kualifikimin e mësipërm. Nait Hasani, deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, e filloi një procedurë penale kundër ish Komunistëve të Kosovës gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë. Po ashtu, dëshiron të inicojë miratimin e një rezolute në Parlament, me të cilën dënohen të ashtuquajturat “krimet e Komunizmit”. Por, çka nënkupton realisht dënimi i të ashtuquajturave “krime të komunizmit”, e në veçanti, ku historia shkruhet në formën më perverse të saj? Historia në Kosovë shkruhet në mediume dhe nëpërmjet metodave shumë të pazakonshme: në vitet e 90’ta, Historia shkruhej nga gazeta Bujku dhe nga degët e nëndegët e LDK-së; pas luftës e këndej, historinë filluan ta shkruangz29.indd 6

te Epoka e Re, akademitë përkujtimore, këngët dhe librat patetikë mbi ngjarjet e rëndësishmë historike nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Secili njeri që vetë-deklarohet si patriot, si dhuratë e ka edhe një profesion: atë të historianit. Po në këtë dimenzion, u vetë-ngrit edhe Nait Hasani. Na tha se periudha e socializmit na qenka periudha në të cilën qenkan kryer krimet më të rënda ndaj shqiptarëve përgjatë gjithë shekullit të kaluar (shekullit naiv, shekullit numerik 100 vjeçar të Nait Hasanit). Cilat janë implikimet direkte të iniciativës së Hasanit? Ose, ku pozicionohet Deputeti i nderuar, si gjykatës arrogant i Historisë nëpërmjet kësaj iniciative? Iniciativa e Hasanit tenton t’i denoncojë dhe t’i dënojë të gjithë udhëheqësit e Luftës Nacional-Çlirimtare Anti-Fashiste (LNÇ) dhe udhëheqësit e Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës en bloc. Çfarë mprehtësie intelektuale duhet të ketë z.Deputet i nderuar për të bërë një veprim të tillë. Aq më tepër, kur për të inicuar procedure gjyqësore penale ndaj dikujt, kushti i parë është që individi i paditur të jetë i gjallë. Por, kjo është ndërmarrje shumë e rëndë mendore për z.Deputet. Unë nuk e kam ndërmend të dal në mbrojtje en bloc të grupit të paditur, e aq më pak atyre që sot janë gjallë dhe mund ta bëjnë këtë

punë vet (në gjyq, ose kudo), e as në mbrojtje të Jugosllavinë si aktualitet, ashtu siç e përceptojnë të gjithë anti-Jugosllavët sot. Por, poashtu as unë, e askush tjetër, nuk mund ta mohojë karaktetin emancipues që Jugosllavia kishte për popullin shqiptar në Kosovë, si në plan politik, ashtu edhe ekonomik dhe kulturor, pavarësisht të gjitha gabimeve dhe të metave të saj. Me pozicionimin kundër komunizmit (që është oksimoron në vetvete, sepse socializmi dhe komunizmi janë dy faza të ndryshme të zhvillimit historik të njerëzimit, dhe për këtë, i sugjeroj Hasanit t’i azhurnojë leximet e tij të literaturës së materializmit dialektik), Hasani automatikisht e sulmon edhe Luftën Nacionalçlirimtare Antifashiste. Paçka që periudha e Luftës së Dytë Botërore nuk ishte ndër periudhat më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Karakteri reaksionar i politikës aktuale, pjesë e së cilës është edhe Hasani, dëshmohet shumë mirë me një detaj: dy rrugë në Prishtinë, jane të emërtuara në bazë të dy prej udhëheqësve më të lartë nazist të Kosovës dhe të Shqipërisë: Rexhep Mitrovica dhe Xhafer Deva. Lufta Nacionalçlirimtare Antifashiste është trashëgimia kryesore nga komunistët shqiptarë. Thjeshtë, kjo trashëgimi nuk guxon të lihet me asnjë kusht në duart e sharlatanëve

dhe matrapazëve që sot pretedojnë të merren me shkrimin e historisë. Të gjitha statistikat dhe shënimet/ analizat e kohës flasin se në Kosovë, rreth 80-90% e popullit ishte analfabete, gratë ishin të mbuluara, vendin e rëndonte për së tepërmi barra e kalbur e feudalizmit otoman, ku shfrytëzoheshin fshatarët, ku bejlerët zotëronin pjesën më të madhe të pasurive, vendi ishte tërësisht i izoluar, pa rrugë dhe asnjë mjet të transportit. Thjeshtë, Kosova ishte një vend primitiv me ekonomi feudale, pa industri, e paorganizuar politikisht. Kjo ishte gjendja shoqëroro-ekonomike të cilën e gjeti revolucioni socialist në Kosovë. Industrializimi dhe modernizimi, krijimi i klasës punëtore (ose popullit punonjës), emancipimi kolektiv i masave të gjera popullore (shkollimi, arti e kultura), infrastruktura e vendit – të gjitha këto ne sot i kemi si trashëgimi nga e kaluara socialiste. Këto gjëra nuk i gjeti të gatshme socializmi, këto gjëra u ndërtuan në saje të socializmit. Një analizë tepër sipërfaqësore e asaj periudhe, pashmangshëm rezulton me një konkludim: socializmi ishte periudha më emancipuese e shqiptarëve përgjatë shekullit të kaluar (por jo vetëm). Dhe aspekti tjetër, që e përmbledhë gjithë këtë, është se në atë kohë, u shkatërrua sistemi klasor feudal, u emancipua fshatarësia e Kosovës, ndërsa industritë

dhe ndërmarrjet e reja nuk ishin pronë e kapitalistëve të huaj e as e krerëve të shtetit, por e punëtorëve që punonin në to. Çka do të thotë kjo? Qeveria e Kosovës, të cilën Nait Hasani e ka votuar dhe ligjet e së cilës i miraton, do ta shesë atë që njihet si “e përbashkëta”. “E përbashkëta” është ajo gjë na përket neve – të gjithëve pa kurrëfarë përjashtimi. Hasani kurrë nuk reagoi ndaj kësaj ndërmarrjeje të Qeverisë. Është kjo qeveri, të cilën edhe ai e ka votuar, që e solli këtë Kushtetutë, këtë flamur e himn, të dezajnuara nga Shefja e atëhershme e Kryeministrit, ambasadorja Tina Kaidanow. Pse Hasani nuk reagoi ndaj këtyre? Në fakt, pse ai votoi pro Kushtetutës (ku dihen limitet e saj), pro flamurit dhe produkteve të tjera ideologjike, kur sot gojën e ka përplot nacionalizëm? E aq më tepër, pse ai nuk reagon ndaj privatizimit dhe decentralizimit mbi baza etnike? Kur pasuria shoqërore do të privatizohet dhe kur vendi do të ndahet në baza etnike, të gjitha diskutimet për anti e pro shqiptarizëm nuk do të duken asgjë më shumë se sa formë e spektaklit medial – siç është edhe vet kampanja publike e Nait Hasanit. Iniciativa e Hasanit nuk duhet të personalizohet në individin e tij, dmth siç na bjen të dëgjojmë tani shpesh se ai nuk është normal, ose është irracional, etj. Kjo veçse e shfajëson atë nga përgjegjësia: sepse një njeri jo-normal nuk është përgjegjës për veprimet e veta. Iniciativa e Nait Hasanit është në kuadër të logjikës së vazhdimësisë së 1) anti-komunizmit, dhe sidomos anti-titizmit, 2) e logjikës së lëvizjeve ilegale që baba ideologjik e kishin Enver Hoxhën. Iniciativa e Hasanit duhet të kuptohet bazuar në atë që në psikologji quhet ressentiment, që në një përkthim të lehtë është sentiment që qëndron në mes të urrejtjes, inatit dhe xhelozisë, në përballje me të cilën egoja kërkon që frustrimeve të veta t’i gjejë një shkak të jashtëm, të përfaqësuar nga ndonjë grup dominant apo figurë autoriteti. Kolektivitetet që i bashkon një sentimet i tillë, ndërtojnë sisteme ideologjike që, në synim që t’i shmangen kërkimit të origjinave të frustrimit të tyre, synojnë të përmbysin një sistem vlerash, duke i parë përfaqësuesit e atij sistemi vlerash përgjegjës për margjinalitetin e tyre. Duke e pasur këtë parasysh, Komunistët shqiptarë janë objekt i frustrimit të Nait Hasanit, jo për atë që ata përfaqësojnë objektivisht, por që nëpërmjet dënimit të tyre ai të arrijë të gjejë shkak për dështimet e veta tek ata. 4/27/2010 8:42:04 PM


7

E enjte 29 | Prill 2010 |

Ngjarja e 26 Prillit, dhunimi i ceremonisë mortore të veprimtarit Ali Aliu, arrestimi dhe dhunimi i Aktivistëve të Vetëvendosjes, mes tyre dhe luftëtari i tre luftëra Salih Zyba është shenja që EULEX jo vetëm s’do mundet kurrë që të ndihmojë për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, por në të kundërt, do të na vendosë përballë njëri – tjetrit për t’u vrarë. Me ç’duket leksionet e Yves de Kermabon janë ato të një Evrope nga e cila tanimë i vjen turp çdo evropiani të kthjellët. Qeveria e Kosovës dhe çdo qeveri që do të krijohet nën kushtet e tashme është dhe do të jetë e kundërta e dinjitetit të popullit të saj. Ditët me ç’duket do të qasen gjithnjë e më të rrepta për atë që mund ta quajmë popull përderisa: - Do të drejtojnë njerëz të ardhur nga Evropa dhe që nuk e njohin aspak historinë e të drejtës. Yves De Kermabon sigurisht që si ushtarak që është, po të kishte ekzistuar në kohën e revolucionit francez, do të kish prerë jo kokën e mbretit, por të gjithë atyre që morrën pjesë në atë akt. Me siguri që ai ka idenë se populli i kosovës është një turmë bishash fatalisht fajtore dhe të destinuara të ndëshkohen. Mund t’i qëllojmë sa herë të duam, madje dhe në ritualet e tyre më të shenjta. Edhe në varrimet e të afërmve të tyre “këto kafshë”, për Yves de Kermabon dhe të ngjashmit e tij, nuk janë më të denja se në jetët e tyre. Eulexi dhe Yves de Kermabon paskan për mision të krijojnë jo vetëm një grup individësh pa veti siç u mendua në fillim, por të prodhojnë një lloj shtazor (kosovar) ku të jetosh dhe të vdesësh nuk kanë asnjë diferencë. Duket që kjo sjellje nuk ka të bëjë me asnjë nga paradigmat humaniste që është përpjekur të fabrikojë Evropa pas hapave të saj më të vrullshëm, më të përgjakshëm dhe më unifikues. Yves de Kermabon sigurisht që nuk e ka kuptuar se përpara se çifutët t’i hidhnim në dhomat e gazit apo në furra u desh t’i zhvishnim nga cilësitë e njerëzores. Ndryshe ai nuk mund të shkonte aq larg sa të mendonte se shqiptarët e Kosovës janë qenie – ose diçka tjetër – që nuk provokon asnjë diferencë mes jetës dhe vdekjes. Hapi i parë për llojin ushtarak të evropianit është: të quash kriminel atë që vritet, ta kthesh nga viktimë në të akuzuar për vrasje. Lloji ushtarak i evropianit kupton se është e lehtë të ndërtosh një qenie ku faji dhe akuza mund të pajtohen. Mund të shumëfishosh sa të duash trupat gjykues, por mund të njëhsosh po aq lehtë atë që pëson me atë që mbart fajin. Pavarësia nuk i takon më kësaj qenieje ku identifikohet faji i pësuar më fajin e kryer (trupi i shqiptarit të Kosovës). Pavarësia i takon trupit gjykues dhe aparatit policor që vihet në shërbim të një ushtaraku që nuk ka kuptuar asgjë nga historia e vendit të vet. Me këtë tip ushtaraku, Evropa ka shpallur një vend (Kosovën) ku EULEX-i ka fituar pavarësinë. Ligji evropian qenka gz29.indd 7

Duhet të mendojmë që si dhe Hëna, Evropa apo dhe Franca e ka një faqe të fshehur përgjithnjë

EULEX: Emri nën të cilin çnderohet Kosova i zbatueshëm vetëm mbi qenie që nuk gëzojnë më atributet e qenies. Hapi i dytë për llojin e ushtarakut që na ofron Evropa: Yves de Kermabon di të mendojë deri në atë farë mase sa të besojë se qenia e trupit të shqiptarit të Kosovës mund të akuzohet dhe për vetëvrasje. Pra, mund të shpikësh një “kafshë” që pasi e ke kthyer në të pavetishme, bëhet e ndëshkueshme kur nuk duron mungesën e dinjitetit. Hapi i tretë: sado që dëshmitë në imazhe na vinë përmes suporteve të botës së njerëzve të civilizuar, kuptohet kamera të tipit evropian dhe amerikan – Yves de Kermabon mund dhe të mos i marrë parasysh, ndryshe nuk kishte si hapte një proces tek sheh aq të qetë ushtarët e tij, a thua se janë në sezon gjuetie, të vendosin pushkët në shpatullat e tyre, tamam si të ishin çifte, për të

gjuajtur “kafshë” që duan të përshkojnë rrugën e tyre të përjetshme, rrugën e Kosovës. Hapi i katërt për ushtarakun evropian është të sigurojë veten, kundër çdo evidence se këto “kafshë” nuk dinë të flasin. Ato mund të dinë të shkruajnë, por kjo nuk i bën më të vlefshme se “kafshë” të paligjshme në pyllin e tyre. Ata mund të firmosin atë që vetë deklarojnë, por kjo nuk e ndryshon, në vështrimin e Yves de Kermabon, lindjen e tyre jashtë fushës së të drejtave. Yves de Kermabon do të kishte probleme me çdo kartë të drejtash të njeriut, por sidomos me ato të shkruara në vendin e tij. Për të përmbushur figurën e “Homo Saçer”, Yves de Kermabon do të kishte nevojë vetëm për ngjarjen e 26 Prillit. Hapat e mëparshëm ishin sinjali i mundësisë së kësaj

ngjarjeje. Të ripodhojmë pra qenie që mund t’i masakrojë dhe përgjatë ritualeve të tyre. Këto qenie pra, në sytë e evropianit të tipit ushtarak, vlejnë njësoj si në vdekje dhe në gjallje. Një qenie që nuk sjell asnjë ndryshim dinjiteti në vdekje dhe në gjallje, është e tepërt. Ju mund ta kuptoni hapin e fundit të këtij ushtaraku. Hapi i tij i fundit do të jetë një veprim më i guximshëm se çdo veprim i Serbisë. Le ta përmbledhim: mundimi i serbëve që të fshehin varret masive do të mund të zëvendësohet, prej Yves de Kermabon-it, nga kufoma të ekspozuara mbi varre. Ky është siç duket synimi i këtij ushtaraku evropian. Europa nuk pati nevojë të na dërgojë ndonjë filozof apo historian të luftës së saj të brendshme për të zgjeruar fushën e së drejtës. E pa më të arsyeshme të na dërgojë një arrogant pa limit,

një ushtarak pa histori, mercenarin siç quhet përgjithësisht. Ky mercenar ignore irremédiablement toute conjonction entre histoire et peuple qui rend si rêveuse la grande pleyade francaise. Ndryshe duhet të mendojmë që si dhe Hëna, Evropa apo dhe Franca e ka një faqe të fshehur përgjithnjë. I adresohemi jo më këtij tipi ushtarak të evropianit, por çdo tipi evropian tout court, të kuptojë se skena që po realizohet në Kosovë është: 1. ajo e garantimit të përhershëm të ekzistencës së “homo saçerit”; 2. përsa i përket qeverisë shqiptare që po fabrikon pezulltia e Kosovës, ajo nuk është veçse rimarrja në botën reale dhe njerëzore e asaj që Orëelli guxoi ta përshkruajë vetëm për fermën e kafshëve. Këshilli kundër Gjyqit të Albin Kurtit - Tiranë, 26 Prill 2010 4/27/2010 8:42:05 PM


8

E enjte 29 | Prill 2010 |

Eriona Çami

Në qytetin tonë të përbashkët dita-ditës shohim gjithnjë e më shumë sesi nga banesat njëkatëshe të fqinjve tanë ndërtohen pallatet shumëkatëshe me shumë ngjyra (zakon ky i mbetur që nga hera e fundit që u lyen pallatet masivisht në Tiranë). Nëse deri dje shumica e fotove në qendër kur ishim të vegjël ishte tek sheshi, aty mes Skënderbeut dhe pesëmbëdhjetkatëshit, - si i vetmi pallat i tillë për t’ia treguar kushërinjve në mërgim që t’ia tregonin atyre atje që dhe ne kemi nga këto të lartat - tani këto të lartat na kanë zënë frymën. Ëndrra e të gjithëve mbetet vetëm të kenë sa më tepër apartamente dhe garazhe, ku dhe macja nuk ka më vendin e saj tjegullat, oborrin, po ngrys ditët me ne aty rreth e përqark mobiljeve (ato të dashurat, të shtrenjtat mobilje). Të gjithë shqiptarët u siguruan kur edhe Kushtetuta në nenet e saj parashikoi se: “… sistemi ekonomik në Republikën e Shqipërisë bazohet në pronën private dhe [publike, (kjo sa për formulën ligjore)], si dhe në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike…” Me këtë rast u përkthye tanimë dhe ligjërisht motoja: privatizim gjith’ ç’kemi; fabrika, ndërmarrje, uzina, kinema, plazhe, hotele etj. Si gjithë Evropa! (lloj Evrope që kemi vetëm ne në mendje). Kjo pra do ishte forma më e mirë për t’u integruar te kjo e fundit. Kjo për ne do të ishte më e mira e mundshme për ndërtimin dhe funksionimin e demokracisë dhe pluralizmit. Kujtojmë që Shqipëria është Republikë. Doktrina e ligjeve tona buron e frymëzohet nga e drejta romake. Le të shohim si e ndërtuam Res publiken tonë këto vite të arta demokracie. U përpoqëm. Aq sa na pati në vëmendje edhe Perëndimi. Këmbëngulëm. Dhe ia dolëm. Gjithë ç’kemi arritur në ditët e sotme s’është gjë tjetër veçse një nocion i përkryer i publikes në funksion të privates. Privatja është i vetmi interes i përbashkët që ka mbetur mes nesh, si i vetmi interes publik. Ne dimë ta ndajmë pra, ta dallojmë privaten nga publikja. Veçse dallimi midis të dyjave nuk është gjë tjetër veçse dallimi midis gjërave që duhen fshehur dhe atyre që duhen treguar. Duke mbajtur mirë paraysh këtë dallim Shqiptarëve s’u ka mbetur gjë për të treguar, veç sa dhoma me katër mure kanë. Ajo private e cila është private çdokund. Ku njeriu i afrohet vendit të fshehtë dhe të sigurt që e ndan nga bota publike e përbashkët dhe gjithë ç’kërkohet nga kjo është të jesh i paparë dhe i padëgjuar. Meqë leximi i publikes bëhet nëpërmjet privates atëherë situata që na propozohet ne Shqiptarëve në realitet është: Të qëndrojmë në mungesën e të tjerëve, ku njeriu i qytetit nuk duket më dhe rrjedhimisht është njësoj sikur të mos ekzistonte qytetari. Çdo gjë që bën ai tanimë te dhomat e tij mbetet pa domethënie dhe pasojë për të tjerët, ndërsa ajo që ka rëndësi për të është pa interes për të tjerët. Private e përkryer. A thua? Ne? Duket e pabesueshme por ndodgz29.indd 8

Privatja është i vetmi interes i përbashkët që ka mbetur mes nesh, si i vetmi interes publik

Privatja e përkryer e

qytetit tonë

hi…Privaten që ne e ndërtuam si intimitetin tonë të munguar e transferuam tek skenografia antiurbane e pallateve brinjë më brinjë, ku televizorin nuk kemi pse ta hapim më, pasi filmin e shohim nga ballkoni i fqinjit, dhe po na u mërzit marrim telekomandën tonë dhe ndërrojmë kanalin në apartamentin përballë. Çdo psherëtimë që ndodh në apartamentin C43 lëviz perdet e apartamentit G17. Çdo distancë e përbashkët që do të garantonte privaten u privatizua në emër të privates duke u tretur në këtë mbivendosje. Të jetë kjo mbivendosje privatesh, Publikja? Kur Shqipëria u shpreh për mbrojtjen e privates të gjithë menduam se mënyra më e mirë do të ishte sigurimi i jetësës sonë në pasuri të paluajtshme. Siç dihet ne e kemi për zakon të tretemi në zakon aq shumë sa pas këtij zakoni fiksohemi deri sa e bëjmë kaq fikse sa nuk e luajmë më dot. Tani në fiksim e sipër na thonë se këtë sheshin po e zhvendosim për-

kohësisht sa të ndërtojmë diçka, ne prapë themi; s’ka gjë se do bëhet më i bukur. Po ku? Diku. Na thonë se arkivi i filmit po prishet, ne heshtim me shpresën se do të ndërtohet më mirë dhe më bukur. Po ku? Te kati i dytë dhe tretë i pallatit të ri. Dhe harrojmë se këto janë të vetmet gjëra që na takojnë vetëm Ne si qytetarët e këtij qyteti, vendi. Publikja për ne është një koncept i reduktuar tek shteti, ku ky i fundit bën me të çfarë të dojë e ndërton, e shet, e shkatërron dhe e “rregullon” sipas mënyrës së tij. Shembull i denjë është Kinema “17 nëntori”, të cilën e shembëm për ta bërë më të “bukur”! Dhe ja se çfarë na doli një super market “Alma ”. Tani aty s’shihen më filma, ama blihen shampo. Zakoni fatal na ka prekur kudo… Për t’a kuptuar më së miri këtë të fundit mjafton t’i hedhësh një sy në fakultetet e drejtësisë. Shumica e studentëve tanë zgjedhin si profil masteri jo më kot të drejtën private pasi me publiken ata mbesin “pa bukë”,

nuk kanë të ardhme. Të merresh me publiken është njësoj si t’i dalësh kundra shtetit. Prona publike dhe prona shtetërore janë për të një. Student i privates është ai i cili aspiron të jetë pjesë e kompanive, korporatave, agjensive apo studio të ligjit ndërsa ai që mbetet të jetë i publikes (nuk flet kurrë për publiken) do të jetë gjyqtari apo prokurori i ardhshëm. Së shpejti nëse do kemi ndonjë çështje publike e ardhmja është e garantuar. Deri më sot shteti është pronar i publikes, ai ja ndryshon destinacionin sipas dëshirës. Kjo ide ndonëse e gabuar vjen që nga aludimi që i bëjmë ne kushtetutës e cila shprehet për mbrojtjen e privates dhe publikes pa u shprehur për pronën shtetërore dhe ne për t’i rënë shkurt meqë kemi shumë punë për të mos bërë e pak kohë për të menduar i njehsojmë këto të dyja. Imagjinoni për pak çaste sikur të vazhdojmë me ketë formë si jemi deri më sot, dhe pak dhe do mbërrimë deri aty sa edhe sheshin atë kryeso-

rin fare, do ta japim me konçension (1 euro?) dhe sa herë do të na duhet të kalojmë në të do të na duhet të paguajmë një taksë pasi tashmë e privatizuam edhe atë, si plazhet, kinemat, parkingët, kopshtet. Nuk u ndryshua qëllimi por thjesht destinacioni, nga kinema në super market, nga lulishte në pallat (se edhe pallati për njerëzit është) pastaj lulishten e bëjmë në katin e fundit se është më bukur, shihet më mirë qielli. Më së fundi ja arritëm të jetojmë në private, të jemi krejtësisht privat nga sendet e domosdoshme të një jete të vërtetë njerëzore. Privatizimi i një jetë të privuar nga realiteti që buron nga të qënit i parë dhe i dëgjuar prej të tjerëve. I privuar nga një marrëdhënie “objektive” me ta. Marrëdhënie e cila vjen nga të qenit i lidhur dhe i ndarë me njerëzit nëpërmjet ndërmjetësimit në një jetë të përbashkët. Gjithë ç’kemi hequr qafe në fakt është mundësia e arritjes dhe e themelimit të një diçkaje më të përhershme se vetë jeta private e secilit, Qytetin. 4/27/2010 8:42:05 PM


9 Quhet e pandershme aktualisht: Veprimtaria jofitimprurëse, që i shërben pa interes historisë së vendit

E enjte 29 | Prill 2010 | Emiljo Leka

Biseda ose shkrimi që po propozoj deklaron në lexim të parë një gjendje shumë subjektive por, pësimi nga një fakt thelbësor i kanosjes së konceptit të publikes transferohet - si duket - në pësimin e ndërgjegjes së atij që e quan veten, person që i jepet publikes si vlera më e stilizuar e jetës politike. Nuk e kam fjalën veçse për fenomenin MARUBI, - gjë për të cilën po marr shkas të shkruaj - por dhe për perceptimin e shoqërisë për këtë fenomen. Le t’ia nisim me shtrimin e premisave logjike; vendet publike si vlera e shtuar e një populli, ku një pjesë e madhe e popullatës është harxhuar - si energji në këtë rast - mund, kohë jete, për të ndërtuar sheshet, kultet, monumentet, teatrot, biblotekat vetë bulevardet dhe gjithçka me gjuhë e strukturë arkitekturore që anojnë të quhen vepra prej arti e artizani. Për këtë qëllim këto ndërtime i takojnë si vlerë vendit dhe popullit, elementë që na mundësojnë ta shohim të sendërtuar kombin. Duke u nisur nga kjo analizë në fakt veç sa vonoj pyetjen që dua të shtroj: Do të mund të ekzistonte një hark triumfi në Shqipëri? E bëj një gjë të tillë se nuk dua të marrë përgjigje nga vetja: do e kishin shitur, prekur. Po po do e këpusnin. Ja prapë e thashë, por gjysma e të keqes, meqë po e lexoni dhe ju. Ka një moment prej steriliteti në këtë vend. Një dëshirë prej spastrimi nga gjithë ç’është vlerë e shtuar e atyre para nesh. Është në fakt tamam tamam si sindromi i pastërtorëve maniak. Të cilët se kanë merakun në është pastër apo jo, por se dikush tjetër e ka prekur më parë. E si e tillë duhet “dizinfektuar”, klorifikuar, mundësisht hequr qafe. Ka një marrëdhënie prej shërimi nga historia, apo më mirë një lloj përpjekje për të mos u prekur nga historia. Duke qenë se aktualitetin e njohim për gjendjen e shëndetshme, normale të trupit tonë shoqëror, çdo ndërhyrje prej të shkuare sikur na vendos në pozitat e mundësisë së infektimit. Po ashtu çdo lëvizje e së tashmes e cila evokon diçka prej historie apo mbron diçka prej saj konsiderohet si e dëmshme për aktualen. Në këtë kuptim nuk është e çuditshme rezistenca ndaj ekzistencës së një shkolle filmi që do mbante gjallë historinë e kinematografisë shqiptare për nga adresa e për nga qëllimi. Një shkollë filmi tek vendi i filmit është një virus. Është virusi që kanos me sëmundje të rëndë aktualitetin. Si e tillë, duhet izoluar sa më parë, me ndërhyrje të shpejta e të forta. Çdo virus duhet të sulmohet sa më shpejt e sa më ashpër në mënyrë që të mos krijojë habitus në trup. E, duket qartë se të paktën patologjinë e ka interesante shoqëria ku jetoj-jmë. Patologjia e normalitetit. Patologji që aq sa do kënaqte intelektualisht një psikiatër aq më mbyll mua mundësitë e justifikimit për këtë rezistencë ndaj çdo anormalitegz29.indd 9

Plotësisht realist, le të kërkojmë të pamundurën!

ti, çdo forme që e prek qënien njerëzore duke e zhvendosur nga aktualja prej vdekatari tek vepra, historia e arti, estetikja. “Normalët” shumë shumë kanë legjitimuar statistikën optimiste botërore. Format “virusale”, thyrjet e normalitetit janë në fakt historia e mendimit dhe veprës njerëzore. Të tillë “virus” propozoi Marubi 5 vjet më parë. Shkolla e parë e filmit në Shqipëri, në adresën ku praktikisht prej 1952 kishte qenë atelieja, akademia, sheshi i xhirimit -Kinostudio. E lejuan më zor të madh në fillim se ia llogarisnin efektin. E lanë pak në qetësi. U pa që ishte lloj “virusi” që infektonte, e para se të krijonte ndonjë gjendje pandemie, e sulmuan. Shoqëria shqiptare ku të jetoj siç po jeton aktualisht - në batakun e keq kapitalist, ka 3 milion vetë që mendojnë se janë 300 milion, kështu që janë duke ia bërë shërbimin defekteve kapitalistike sa të mundin e si të mundin. Duke harruar se konstituimi i sh-

pirtit të popullit ndërtohet me aktivitetin e shpirtit përfshirë në veprat e teatrit dhe kinemasë. Ashtu si Shiler shkruante veprat e tij për kryengritje ku çdo gjerman përfshihej dhe i përkiste, ashtu dhe ndërgjegja shqiptarit duhet tronditet dhe fyhet për kanosjen e konstituimit të shpirtit të tij. Po ja kjo gjë e dëshirueshme nuk ndodh se jo më kot quhet dhe dëshirë ku; largësia midis subjektit dhe objektit është infinit. Prandaj dhe shqiptari - a thua se nuk quhet i tillë - mendon me veten dhe tjetrin e ngjashëm sa lekë fitohen nga një shkollë. Ne kujtojmë se meraku është ndershmëria e atij që e propozoi. Jo, është meraku se nëse s’është aq kapitaliste sa duhet mundet të na “infektojë” me këtë idenë e veprimtarive nga të cilat nuk nxirret asgjë. Kjo është PANDERSHMËRIA aktuale: Veprimtaritë jofitimprurëse. Që i shërbejnë pa interes historisë së vendit. Absurd i madh ndodh në këtë vend, më duket se të gjitha antenat

e vëmendjes dhe logjikës të popullit tonë nuk kapin asgjë, janë të shkretuara të shkatërruara, ku premisa, çdo gjë mund të ndodhë dhe asgjë s’mund të bëhet ka gjasa të mendohet vërtet si vërtetësia absolute e llojit shqiptar. E çfarë mund të thuhet tjetër përveçse të njoftohet se një akademi filmi është vlerë artistike e një kombi, e për këtë gjë ajo duhet parë si domosdoshmëri e shoqërisë për të parë vetveten. Kjo gjë s’po mendohet kështu, përkundrazi, ndodhia për këtë fenomen tregoi të kundërtën. Shoqëria por dhe vetë qeveria artikuloi fjalinë “Marubi është kundra vajtje- ligjit” a thua se Marubi të ishte gripi i derrave, apo i pulave - urgjent policia-vaksina, karantina, rethimi. Don’t panic! Marubi, është një akademi filmi e akredituar dhe pjesëtare më të drejta të plota e 185 akademive të filmit në të gjithë botën. Pra jemi në gjendje fillestare per-

ceptimi ose më mirë në fillimin e fillimit se, një akademi filmi diskutohet në zbatimin e ligjit (Alment Muho, Gazeta “GAZETA”) e jo në frymën e këtij të fundit. Gjithsesi, mbase kjo kërkesë e lartë është e tepruar, gati e pamundur përderisa jemi një shoqëri që i rezistojmë me vullnet të plotë çdo forme që do të na çnormalizonte aktualen e do na kërkonte besnikëri ndaj vlerave e përkushtim ndaj të ardhmes. Ne pra në këto kushte na mbetet të jemi thellësisht realist, të kërkojmë të pamundurën. Post scritum: Unë jam student i Kinemasë. Jam edhe po të mos kishte një shkollë të tillë në vendin ku jetoj. Si i tillë përpiqem të prekem nga gjithë çka shpikur kinemaja botërore. Ia kam vënë të gjitha shqisat në dispozicion, e me ç’duket jam i sëmurë plotësisht. Si unë janë dhe shumë të tjerë, jo aq sa për të mbushur sheshet, por mjaftushëm për të mbartur “virusin” e kinemasë, e cila po, i mbush sheshet. 4/27/2010 8:42:06 PM


10 Anis Leka

Në datën 23 prill nisën punimet për ndërtimin e pallatit më të ri brënda territorit të vendit që kemi quajtuar Kinostudio. Kjo godinë dëmton edhe atë pak çka mbetur nga kinostudio dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë Arkivin e filmit. Si gjithnjë askush nuk mban përgjegjësi dhe betoni lartohet anash betonit sipër betonit, mbi beton, ndër beton. Në vendin e hiçit dhe asgjësë, në vendin ku koha ndalet dhe rri pezull për gjatë, në këtë vend ku akrepat e orës pas çdo sekondi që kalon prodhojnë në vazhdimësi njeriun idiot, këtu ku betoni është kthyer në lulishten më të bukur të gjelbër, këtu ku vendi është zhvendosur pa u vendosur kurrë, disa “të gjorë” kërkojnë të mbrojnë pak territor për art. Në vendin e kinostudios. Në boshin e mendjes të çdokushit që dita-ditës kalon krah meje “për gjatë”, kërkohet të zbardhet ç’ësht’ja Marubi (përfshirë këtu ata që kanë dëgjuar një fjalë të vetme nga dikush apo ata që e kanë njohur Marubin juridikisht në “Juri-Dick”, sepse ndryshe s’do të mundin dot). Juri e përbërë nga njerëz që nuk kanë interes të investojnë mbi artin sepse në këtë formë do të investonin për shpirtin dhe ndoshta do të rizgjonin ndjeshmërinë. Por jo, kjo s’duhet të ndodhë kurrsesi. Dikush thotë: GALLATË E MADHE. Edhe në fakt është veç me një kusht; nëse do të ishte duke u luajtur e gjitha si në film. Në errësirën që ndodhet brenda secilit prej nesh, pikërisht në atë errësirë që çon drejt shpirtit (tremb disi), aty gjithkush mund të gjejë Marubin, të shenj-tën, shpirtin, artin, dëshirën për tashmen si e ardhme. Por jo kjo s’mund të ndodhë, Marubit nuk i lejohet as “copa” as “pjesa” më e vogël e asaj që dikur na quhej kino-studio. Marubi ekziston në thellësinë tonë si grimca ende potenciale për prodhimin ë filmit, artit, estetikës. Grimca e rrethuar nga shterpësia e betonit dhe ndryshku i gardhit. Gardh që fragmentarizon qellin dhe natyrën duke i kthyer në tablo pa jetë, gati për ekzekutim. Qiellgërvishtëse që gërvishtin qiellin dhe beton që vret dheun që të jetojmë të sigurt. Të siguruar nga çfarë? S’ka rëndësi, rëndësi ka që ekrani i bardhë (në qoftë se e lejojnë edhe ekranin të jetë). Në kinostudio, aty ku as toka nuk është pronë private, as ajri nuk jepet diku me tepricë dhe diku me pakicë, aty ku unë e miqtë e mi masim jetën më gjatësi filmash. Gjithë kurajoja e munguar vjen si guxim për të shuar tek njerëzit pikërisht dëshirën për art, për ndjeshmëri. Si munden robotët dhe zombit të kenë “dalë nga ekrani” dhe të gjinden në qytet në të njëjtën kohë ? Si mundën qeveritarët të kthejnë kaq njëtrajtësisht verbërinë tek populli. Si mundën ta lënë këtë vend kaq të paditur, kaq të pandjeshëm. Po këta bashkëqytetarët e mi si ia dolën të mos mendojnë për shpirtin as një minutë në javë.. Çekranizim i gz29.indd 10

E enjte 29 | Prill 2010 |

Nga dashuria për atdheun dhe kinemanë

METROPOLIS & Çekranizimi i fiksionit

Marubit nuk i lejohet as “copa” as “pjesa” më e vogël e asaj që dikur na quhej kinostudio. Marubi ekziston në thellësinë tonë si grimca ende potenciale për prodhimin ë filmit, artit, estetikës fiksionit. Në qoftë se kurrë nuk keni parë filmin “ “METROPOLIS” të Fritz Lang, ju lutem ndaluni dy orë të kuptoni se si çdo gjë rrotullohet në vend nën kurrizin e popullit që mizorisht i është hequr identiteti dhe mendimi. Për të parë aftësinë e njeriut për të prodhuar robotin perfekt, për të zhveshur të ngjashmin e tij nga çdo atribut njerëzor. A mund të mbetet imagjinata si atribut njerëzor, skllav i sistemeve kalimtare. Mund të bllokohen fizikisht burimet e mjetet për të prodhuar një vepër arti, por një student artesh “fatkeqësisht” s’mund të jetë aq i bindur sa muret e ndërtesave (mure rrethuese, mure mbajtëse, mure ndarëse, mure kineze a berlineze qofshin ato). Dikur kinemaja i shërbeu komunizmit si propagandë, ndërsa sot nuk duhet të ekzistojë aspak, fare sepse në demokracinë e rreme ku

gjendemi njeriu mund të ndërgjegjësohet, dhe nga robot ka rrezik të na rikthehet sërish njeri e mund të na bëhet papritur revolucionar e mund të na prishë punë, të na hedhë poshtë pushtetin tonë të çmuar, paratë, paratë, paratë.... Ç’pushtet kemi legjitimuar dhe po vazhdojmë të ushqejmë që mundkemi t’i falim këtë besim sublim edhe në kushtet tona të miopisë, shurdhërisë, të pandjeshmërisë? Britma njerëzish dëgjoj ngado, shkelma, grushta dhe asgjë më. Jemi në një xhungël kaq të fortë. E fortë si bunkeri që neveritëm jo shumë kohë më parë. Të shtangur na mbetet vetëm të shkrihemi në gaz, më zë të lartë, aq sa ta dëgjoj betoni e të plasë dhe ai në gaz: “ Jetoj në xhunglën pa bar. Në atë xhungël ku dikur mund të haja të paktën bar edhe po të mos mbetej më asgjë. Jetoj po aty ku tani s’ka as bar.

4/27/2010 8:42:07 PM


11

E enjte 29 | Prill 2010 |

Ç’mund të thuhet për këtë personazh? Kinemaja ka autonomine e saj përmes të cilës ruan personazhin Bora Ylli

Në fondin e risive që Neo-Realizmi italian dhe Nouvelle Vague francez i sollën kinemasë, mund të dallohet lindja e një personazhi te ri që s’qe dukur më parë në ekran. Më tepër se anti-heroi, ajo që më intereson te ta është një aspekt, “anti-stari”. Me anti-star le të kuptojmë më tepër sesa të kundërtën e starit, negativin e starit. Pra, të kundërt kimike, jo matematike. Do ishte njësoj si të vinim në dukje se në negativët filmike të arkivave HollyWood-iane, Marilyn Monroe është brune. Në qoftë se lokalizojmë filmat “Il Sorpasso” i Dino Risi dhe “A bout de souffle” i Jean Luc Godard, vëmë re se në dy personazhet kryesore të aktruar nga V. Gassman dhe J. P. Belmondo, ka një qëllimësi të dallueshme si nga skenari, ashtu edhe nga regjia që i shtyn drejt “anti-starit”. Nga ana tjetër, këto dy personazhe, në lidhje me njëri-tjetrin, kanë një raport simetrie jo pa interes. Gassman do të ikë nga Roma dhe ikën. Belmondo do shumë të shkojë në Romë, por në fund të filmit ndërron mendje dhe preferon te vdesë. Roma mundet lehtësisht të lexohet si vend i pasur në mit dhe me vepra arti mbi mitet, i përshtatshëm për madhështinë e starit. Të dy zgjedhin të ikin dyshe. Në të dy filmat kemi dyshe lëvizëse në klube italiane ose në apartamente Parisi në rastin e dytë. Pra, kemi personazhin kryesor, mashkull i dobët sportiv, të shoqëruar nga studenti te “Il Sorpasso” dhe nga femra amerikane, stari N.Y. Herald Tribune te “A Bout de Souffle”. Ftesë per shëtitje në të parën dhe raport dominimi në të dytën. Studenti s’tradhëton dhe vdes, femra tradhëton dhe personazhi vdes, duke lënë si të mbijetuar makinën. Maki-

gz29.indd 11

nat janë përgjithësisht të hapura. Te “Il Sorpasso”, kemi të njëjtën makinë në vende të ndryshme. Te “A Bout de Souffle”, kemi makina të ndyshme në të njëjtin qytet. Te “A Bout de Souffle”, makina sjell vdekjen herën e dytë që pistoleta del nga kroskodi. Te “Il Sorpasso”, personazhi drejton makinën dhe vdekjen ia çon studentit (makina

e shënjuar me bojë në derën e pasagjerit). Gassman luan një personazh me ngjarje si akt dhe Belmondo një personazh pa ngjarje që e kalon ngjarjen në frazë. Gassman korrigjon aktet e studentit, Belmondo korrigjon të folurën e amerikanes.

Në të dyja rastet, aventurat e tyre jane aq të shthurura sa vështirë të përkufizohen edhe si aventura. Gassman ka ndalesa si të trenit, askund tamam, Belmondo ndalon në stacion të huaj (gruaja amerikane). Përveç vullnetit për ikje, s’gjejmë dot atë që i jep substancë dhe konsistencë. Një personazh që shfaqet si një nga format e anti-heroit, një lloj personazhi që nuk bëhet dot personazh (vetëm po vdiq ndoshta). Gjithsesi ajo që mbetet më e dukshmja është aspekti anti-star. Te Belmondo gjejmë gjeste, veprime, cilësi të kundërta të atyre tip, që në Holly Wood garantojnë lavdinë dhe aureolën e starit. Gjejmë shthurje dhe kthim në të kundërt të stereotipeve te filmave ëestern, noir apo road movies. Traileri i “A Bout de Souffle” është më tepër një manifest për atë çka një personazh kryesor mund të jetë. Duke bashkërenditur në trailer, Belmondon me starin Henry Bogart (sepse ky i fundit del në një moment të filmit në një poster kinemaje), me Picasso-n (sepse një tablo e tij shfaqet në një plan) me magnetofonin etj, s’është më e qartë nëse po çfetishizohet stari apo po ngrihet ky anti-star i ri në status me

të njëjtën rëndësi në kinema. Godard artikulon besimin se kinemaja ka autonomine e saj përmes të cilës ruan personazhin: Godard del në film, denoncon Belmondon dhe s’shfaqet më, personazhet shpëtohen falë kinemasë (skena e arratisjes). Nga ana tjetër kemi një foto të Brigitte Bardot në makinën e Gassman me shënimin “Bëj kujdes, të pres në shtëpi” që përfundon në humnerë bashkë me makinën dhe studentin. Sakrifikojmë starin, makinën dhe studentin e drejtësisë për të shpëtuar këtë personazh të ri. Godard arrin të ndërhyjë personalisht brenda filmit si katalizator për të futur në lojë policët, vetëm që filmi të plotësojë kushtet e noire-it me qëllimin që më pas të punojë mbi kthimin në të kundërt të situatës tip prej stari. Policët kanë një rol pa rol dhe duhen vetëm për të kryer në fund vrasjen e Belmondos, vrasje kot, pas shpine dhe aspak dinjitoze. Belmondo në çastet e fundit, ia mbyll vetë sytë vetes. E thënë kështu, si Godard, kinemaja prodhon personazhin me të vërtetë nga vetja, si të vetin. Kinemaja është, mundet të jetë e vërteta e vetes. 4/27/2010 8:42:08 PM


12

E enjte 29 | Prill 2010 |

për

hiçmosgjë

Heideggerit i duhej shqipja e jo shqiptarët për ta thënë - qenien

K.Zejno

Elton Baxhaku

Jo se s’nuk! Por se nc! Nuk bëhet asgjë në kët ven! Hajt mo! Nejse! A nuk duket pak si rrëmujë mërzitjesh? Fjali të mbyllura në vetvete dhe që nuk çojnë asgjëkundi. Është thjeshtë ankesa e përditshme e shqiptaro-qenies. Ky është një lloj shqiptari i mërzitur. Ka edhe më shumë se thjesht këto lloj ankesash që shkojnë edhe përtej këtij anullimi – ka pra dhe të tjerë që kanë vendosur në kokën e tyre të vrasin të keqen e këtij vendi. Të zhdukin simbolikën që mbjell të keqen. Kryesisht problemin e kanë me masat. Mendojnë që nuk edukohet populli ndryshe – duhet të vritet gjithmonë dikush që të shpëtojmë. Duhet kapur automatiku dhe të nisesh për gjah. Gjithsesi janë përsëri fraza që nuk çojnë gjëkundi. Vret me mendje dhe vret mendjen pa pushim duke mos arritur tek një rezultat konkret. Të parët e të dytët janë të mërzitur. Ka dhe akoma më rëndë. Diçka të tillë e gjejmë tek “Legjenda M” – M si Mbetje Ushqimore Trupore, të Krenar Zejnos. Në këto rrjeshta mund përshkruhet një qenie: “S’po e shtymë dot fare…dje jo dhe aq keq!...dje shtymë tutje edhe një ditë. Sa të gjata e të mërzishme ditët e pranverës, kur dielli do një jetë të tërë të sikteriset. Nuk shkulet dielli, sa do të kthehesh disa herë, vara – vingo pas ditës së angushtë. Sa e sa herë gjer te sahati për të parë orën… Sa është ora, aktualisht? Pesë e njëzet! O zot, sikur ka ngecur në vend, nuk ecën që nuk ecën. Po tani, konkretisht? Gjashtë pa një çerek. Në e do saktë fare, gjashtë pa dhjetë! Por kur të pieta atëhere? Pesë e ca, më duket! Sa të shkoj shtatë është puna. Po në Kinë sa do ketë shkuar ora tani? … gjithë ata njerëz në Kinë! Si e shtynë ditën, xhanëm! Mirë mirë, njësoj nuk them! Secilido që të gz29.indd 12

shtyjë ditën e tij, po edhe ata si ne janë, s’janë edhe aq individualist… le që tani i bie të jetë natë në Kinë. Aq më keq, pas pak orësh bëhet ditë!” (aty rreth faqes 63). Siç lexohet qartë, është edhe më rëndë situata se e atyre që përmendëm më parë. Njerëz që shtynë jetën e tyre sikur të kishin disa të tjera, madje njëqind herë më të mira. Po presin veç të mbarojë kjo, dhe ngaqë zgjat shumë kjo, ata janë thjesht të mërzitur. Si finale për shembujt po ju sjell në vëmendje për vramendje një shembull që Heideggeri e përdor për qëllimet e tij të qëmtimit të qenies. “Ta zëmë se ndodhemi, për shembull, përgjatë hekurudhës, në stacionin e trenit të një qyteze të humbur dhe pa interes. Treni tjetër vjen për katër orë. Zona rreth e rrotull s’ka asgjë tërheqëse. Me vete ne fakt kemi një libër – pra ulemi e lexojmë? Jo. Ose mendojmë për ndonjë çështje, shqyrtojmë ndonjë problem? As kjo s’na ngjit. Ngrihemi të lexojmë oraret e varura në murë ose studiojmë listën e kilometrave që e ndajnë këtë stacion nga ato të qytezave të tjera, me emra që as i kemi dëgjuar më parë. Shikojmë sahatin – ka kaluar një çerek ore. Dalim jashtë te rruga kryesore dhe ecim sa për të vrarë kohën. Por më kot. Numërojmë pemët gjatë rrugës kryesore dhe i hedhim prapë një sy sahatit: as pesë

minuta që kur e pamë herën e fundit. Të bezdisur nga ecejaket ulemi mbi një gurë aty pari, nisim të vizatojmë figura gjithëfarësh pa kuptim mbi dhe, e pa e kuptuar shohim prapë orën. Një gjysëm ore kaloi… e kështu më tej”. Shembulli i tretë bën të dallueshëm “të-qenët-i-zbrazët” si përvojë thelbësore e mërzisë. (Agamben, G. “Çelnaja”). Kështu me tri shembujt e lartpërmendur, vjen si e vetëvetishme të ndjesh mërzitjen që e kap qenien, e njëjta mërzitje që na zë të gjithëve herë pas here. Veç se kurkush nuk të detyron të vihesh në pozitat e “shtyerjes”. Të shtyshë këtë jetë se … ! Në fakt, nuk ka shpresë as për një jetë tjetër në këtë shtyerje që shohim të ndodhë nën sytë tanë. Diskutimi nuk është fare për këtë çështje. Thjesht ec para dhe kthehu pas, për të kaluar kohën, për të vrarë kohën pa asnjë dëshirë për të bërë. Shkëputje totale nga çdo veprim aktual apo edhe ndonjë veprim në mundësi. Jo për ta bërë si veprim kundër të vepruarit as për të mohuar veprimin por thjesht shtyerje pa ndonjë arsye të veçantë. Kjo e shqiptaro-qenies nuk është një situatë e cila mohon vënien në veprim nga kapitalizmi ashtu siç nuk vepron personazhi i Melville - Bartleby. Thjesht bën gjëra nga zakoni i krijuar pa asnjë mendim

mbështetës për ta vënë në veprim. Haiddeger që është gjerman thotë: “gjatë mërzisë pra […] e gjejmë befas veten në zbrazëti”. Po. Kjo mund të jetë e vërtetë diku tjetër, ndërkaq në Shqipëri pak a shumë prej tre mijë vjetësh shqiptarët rrinë, mërziten e nuk e shtynë dot jetën e tyre. Veç rrinë të mërzitur me gjërat që i paraqiten. Ëndërrat nuk kanë asnjë fuqi për ta lëvizur nga vendi. Indiferent ndaj vetes, gati në vetëmohim, për të bërë gjëra që ia kanë zënë jetën. Mazokizëm? Po sa të duash. Bile edhe i pa justifikuar. Të gjitha mundësitë që ka para tij nuk i ka krijuar vetë dhe si rrjedhojë nuk i ka të vetat, dhe as nuk mendon që mund t’i krijojë asnjë mundësi vetes që nuk e kishte menduar ndonjëherë më parë. E zë mërzia nga zbrazëtia. Këtu dhe ç’flitet për intuitën del pak huq. As nuk i bën vaki ta ketë habitjen intuitive për qenien. “Nuk shtyhet fare” dhe “pritja për të harxhuar kohën” janë lajtmotivi i ditës, ashtu siç na e dëshmojnë personazhet e romanit “Legjenda M” (që në këtë rast po akuzohet si shumë realist). Tek sahati i qendrës apo tek sahati i dorës rrimë në pritjen e rrotullimint të akrepave. Dilet xhiro apo qërohen fara, të kalojë orari i punës apo orari i mësimit, të mbarojë ky së foluri etj. etj. veç sa të lëvizin ato të shkretë akrepa. Nuk dallohet asnjë përpjek-

je për t’u çuar në këmbë, me një vrull shpirtëror (pa nevojën e asnjë romantizmi duke ruajtur racionalitetin të ftohtë akull) i cili të drejton jashtë derës së zyrës, auditorit apo mbledhjes. Reagim ky që të çliron shpirtin dhe të hap një rrugë drejt të paditurës dhe të pasigurtës, drejt gjërave që nuk mund t’i mendosh kurrë më përpara. Jetë mor jetë, nga ajo që ia vlen të jetohet. Megjithëse e ka çdonjëri një mundësitë tillë, përsëri ti rri. Të joshur ndaj këtij mazokizmi që nuk të lë të shijosh asgjë nga ato gjëra që bën, thjesht nga dhimbja që ora nuk kalon, e ndërkohë me shpirt të burgosur shqiptaro-qënia rri i ngujuar para ekraneve, pas vetes, nën shef, sipër gruas, anash burrit. Ose dergjet tek mejhaneja më e parë duke mbajtur peng ndonjë dëgjues rastësor që e quan mik (sikur veç të dihej ç’implikon kjo fjalë). Ankohet e ankohet dhe “vrasjet” e mundshme të shefave i ezauron në tavolinë dhe pas këtij çlirimi nis ditën tjetër si lëpirës këpucësh (ama firme) këmbëngulës deri në tmerr. Të gjithë janë të mërzitur. Kjo mërzi përkëdhelet me argëtimin që ofron ndonjë film aksioni apo ndonjë telenovelë spanjolle a meksikane dhe në rastin më të amerikanizuar shkohet i lumtur me buzëqeshje të stampuar bashkë me familjen tek qendrat tregtare për të shpenzuar të 4/27/2010 8:42:08 PM


E enjte 29 | Prill 2010 |

13

lajmet nga blendi salaj

Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother kanë shumë për të dhënë TIRANË - Megjithëse të gjithë e dinë se banorët e këtij viti në shtëpinë e vëllait të madh kanë qëlluar injorantë të pashembullt dhe grindavecë të mërzitshëm, vetë banorët ngulin këmbë se kanë ende shumë për të dhënë. “Qysh e? Po çfarë do na japin këta aman” - thotë me zhgënjim për Klubin e mëngjesit Lavdërime Laço nga Mokrra. “Keshe qef të shiqoje qysh gatuante Sori. Po dhe Adelajda erdhi nga Luzi e u bë njeri.” Të shqetësuar nga mungesa e vlerësimit të publikut për nivelin e banorëve, organizatorët e spektaklit i kanë detyruar ata të deklarojnë se çfarë kanë për të dhënë. Nga deklarimet mësohet se Kika si dede, do japë leshin, Ermiri si djall do japë brirët, Domenika qumshtin, Mandi lëkurën, Seldi mishin ndërsa Klodi ofroi të japë diçka që nuk e themi dot. Programi televiziv i mbrëmjes e lë gruan me shqetësimin për shëndetin e dhëmbëve POGRADEC—Pasi ndoqi programet televizive për disa orë rresht mbrëmjen e së martës, 31 vjeçarja nga Pogradeci Fabjola Kallupi nisi të shqetësohet papritur për shëndetin e dhëmbëve. “Nuk e dija që sipërfaqja e dhëmbëve është poroze. A po përdor pastën e duhur vallë?” - tha me vete znj. Kallupi e cila pas shijimit të komedisë televizive nuk ishte më e sigurt nëse bënte pjesë në komunitetin më të madh të telefonisë celulare në vend, dhe as nëse kishte siguracionin e duhur për automobilin e saj. Disa ditë më parë, pasi ndoqi programin e së djelës në televizionin kombëtar, Fabjola Kallupi mbeti me ndjesinë se i duhej një abonim i ri me high definition dhe një kredi e re për shtëpinë. Gjatë telenovelës znj. Kallupi vendosi të hapë një depozitë me norma të larta interesi. Studimi tregon se 93% e shoferëve të dehur nuk shkaktojnë aksidente TIRANË—Një studim i ri i publikuar të hënën nga Ministria e Shëndetësisë arriti në përfundimin se 93 përqind e shoferëve të dehur mbërrijnë në shtëpi shëndoshë e mirë, pikërisht ash-

hollat e javës dhe për të vrarë kohën bashkë me të edhe mendimin. E kështu me rradhë ditët, javët, muajt edhe vitet. Jeta e tëra e kaluar në mërzi. Shtyje, e shtyrë. Vetëm veten. Veten e shtymë dhe e heqim qafe. Mërzia sipas Heideggerit është një nga gjërat që e ndan njeriun nga kafsha. Mërzia, aty ku njeriu kupton qenien si qenie në mundësi. Mundësi për pasion, ëndërra dhe dashuri. Për shqiptaro-qenien kjo gjë nuk është mjaftueshëm për të mos e vënë “jetën në shtyerje”. Sakaq mërzitemi dhe shtymë një gjë që nuk dihet pse. Shtymë si kafsha që nuk e di. Në të dy tregimet gjejmë përshkrim mërzie, gjendje mërzitjeje pothuajse e njëjtë por me subjekte të ndryshme. Shqiptaro-qenia mendon se bota është në një mendje me ta. Edhe ata të tjerët mërziten. Po, deri këtu në këtë pikë përshkrimi është i vërtetë. Por pas mërzitjes vjen vrugz29.indd 13

tu siç kishin deklaruar para se të merrnin timonin. “Shumica e këtyre shoferëve e mbajnë shumë mirë alkoolin, ndërkohë që 87% e tyre ngasin për distanca të shkurtra, maksimumi për 10 km.” - tha kryesuesi i grupit të studmit z. Xhavid Lemza duke shtuar se shumica e shoferëve të dehur nuk i përzjejnë pijet, ndaj dhe janë në rregull shumicën e kohës. “Rreth 64% e pijanecëve kanë ndonjë mik në policinë rrugore, prandaj nuk përbëjnë ndonjë problem shqetësues” - përfundoi ai. Sipas studimit vetëm 1 ndër 10 shoferë të dehur shkaktojnë aksidente vdekjeprurëse, ndaj publiku nuk ka ndonjë arsye kushedi se çfarë për tu alarmuar. Zgjatuesi elektrik kritikohet për paaftësi në punë TIRANË—Një zgjatues 1 metër e 80 centimetra, i blerë në tregun elektrik tek Ali Demi u kritikua për paaftësi të djelën pasdite pasi nuk arrinte dot të lidhte televizorin e z. Kreshnik Noçka me prizën në murin e dhomës. “Ky zgjatues ka vetëm një detyrë: të lidhë televizorin me prizën që është aty në mur. As këtë nuk e bën dot. Ky zgjatues është i paaftë - shikojeni vetë, është një pëllëmbë më i shkurtër nga ç’duhet.” Z. Noçka i cili thirri një konferencë shtypi për të akuzuar punën e dobët të zgjatuesit elektrik, theksoi për mediat se do të kërkonte me forcë largimin e këtij zgjatuesi dhe zëvendësimin e tij më një zgjatuesi të ndershëm. “Ky zgjatues ka shkaktuar krizën televizive në dhomën e gjumit. Ky është zgjatuesi i pykave, i cili ose duhet të arrijë prizën, ose të largohet. Përndryshe do ta largoj me forcë!” Në vijim të konferencës për shtyp, z. Noçka akuzoi për korrupsion thumbin e ngulur në mur i cili dy herë ka rënë bashkë me kalendarin që duhet të mbajë varur. Djaloshi mbijeton tre ditë nën peshën e batanijes dhe çarçafit SHKODËR—Një histori e dhimbshme por që tregon për forcën e shpirtit njerëzor për mbijetesë ka qënë rasti i Besnik Kokpalarit nga Shkodra i cili mbeti tre ditë i bllokuar nën peshën e batanijes dhe çarçafit. “Nuk e di sa kohë zgjati,” - tregon për mediat Besnik Kokpalari, - “disa herë kam humbur ndjenjat.

lli për të bërë ore për të bërë gjëra. Për një ëndërr. Për atë që bota ose komuniteti ku jeton, mund të jetë ndryshe. Pa e shtyrë jetën. Pa deleguar asnjë sekond të saj. E jo më të shtyshë pa asnjë qëllim, ose me një qëllim koti si psh ora shtatë, ose dalja zhiro etj etj. Të mos bësh gjë, të jesh i mërzitur, për arsye politike, si psh kundërshtimi me sa mundesh ndaj çdo sistemi apo të kundërshtosh me revoltë kolektive a individuale është komplet gjë tjetër nga indiferenca dhe atrofizimi që ka pushtuar qenien në Shqipëri. Ndërkohë që shpërthimi i vullnetit dhe reagimi e paraprakisht kërkon një ëndërr për t’u konkretizuar. Në fund të fundit vepra këtë do, ëndërr që konkretizohet nga një shpërthim vullneti. Sigurisht që pengesa konkrete do të hasen deri në fund të jetës, por të paktën ka një përballje e cila e bën qenien të jetë,

të përqendrohet dhe të shprehet, të shpaloset. Nga mërzia mbahesh pezull: “tëqenurit-mbajtur-pezull” është tipari i dytë i mërzisë thotë Heidegger. Tipar i dytë dhe thelbësor i mërzitjes, diçka që nuk e dimë dhe nuk e shpjegojmë dot, na mban peng, në pezullti si burg që na josh. Të mos bërit gjë. Ndërkohë paralelisht kjo pezullti për shqiptaro-qenien nuk është në modalitetin e mërzitjes së tij. Ai bën gjëra, por këto gjëra i bën duke qenë i mërzitur. Shumë i mërzitur këmbëngul në gjendje lëvizjeje, ecejakesh. Sahat shtëpi punë, para prapa, ndërto shkatërro, me zell por i mërzitur. Mërzitia nuk vjen as nga çfarë mund të ketë ndodhur më përpara si ngjarje por për atë që po bën vetë. Gjithmonë i mërzitur me gjithçka ka përpara, e kurrë pra nuk e formulon revoltën, qëndresën ose mosveprimin si origjinë e forcës që

Nuk mundja të lëvizja, pesha e batanijes ishte e papërballueshme.” 23 vjeçari Besnik Kokpalari arriti të mbijetojë për 72 orë duke u ushqyer me biskotat që ndodheshin në komodinën pranë shtratit. “Nuk lëvizja dot, disa herë desha të dorëzohesha dhe të vdisja, por i dhash vetes forcë.” besnik Kokëpalari shpëtoi nga batanijet kur vëllai i tij Gëzimi hyri në dhomë, ngriti batanijen, dhe e inkurajoi ta harronte atë kuçkën që i ka thyer zemrën. Banori i ri u referohet rrugëve të Tiranës me emrat zyrtarë TIRANË—Banori i sapoardhur në kryeqytet nga qyteti i Librazhdit, Et’hem Teftaburri u dëgjua dje t’ju referohej rrugëve të Tiranës me emrat e tyre zyrtarë, duke shkaktuar konfuzion tek fqinjët e tij të rinj. Zoti Teftaqyrri kërkoi ndihmë nga fqinjët për të mësuar se ku gjendej kryqëzimi i rrugës Dëshmorët e 4 Shkurtit dhe Abdyl Frashërit por nuk pati fat. “Mu deshën rreth 30 minuta të kuptoja se e kishte fjalën për tek Libri Universitar” - tregon për Klubin e mëngjesit banori i vjetër i Tiranës Gjovalin Prenga i cili banon tek Xhamlliku dhe punon tek Shallvaret. Zoti Teftaburri me një hartë të Tiranës në dorë ankohet për klubin e mëngjesit se pas disa javësh studimi e ka të pamundur të gjejë gropën e Hajdin Sejdisë dhe nuk ka idenë se ku është Tymi. Televizioni Shqiptar: Kushdo që ka kostum mund të dalë në televizor TIRANË—Për shkak të përkushtimi të tyre për të sjellë në ekranet e shqiptarëve 24 orë programesh cilësore, televizioni publik shqiptar u bën ftesë të gjithë atyre që kanë një kostum dhe kravatë të marrin pjesë si të ftuar ekspertë në programet e ndyrshme të tvsh-së. “Mos kini merak nëse e keni kostumin e vjetër” - thotë drejtori i televizionit publik Ideal Trapa, i cili shpjegoi për klubin e mëngjesit se kostumi mund të hekuroset në studio. “Vetëm ejani nga tvsh-ja kur t’ju bjerrë rruga, ne ju krehim shpejt e shpejt dhe për 10 minuta ju kemi gati në transmetim. Më tej z. Trapa shpjegoi se ata persona që kanë papjon mund të bëhen drejtues të njërit prej programeve të tvsh.

karakterizon qenien. Pezullti e qenies që lëviz. Mbase paradoksale, ama reale. Paradoksalisht lëviz mbi tokë në gjendje pezulltie, i mërzitur. Vepra mungon. Është kjo gjendja e qenies në Shqipëri. (të më falin ata që bëjnë vepra, nuk është për ju, është vetëm për këta, edhe për mua). Të krijosh diçka aty ku nuk kishte gjë më parpara është një formulë e pamundur, ose gati e pamundur, me qenien në Shqipëri. Mbase ka vetëm një shpresë, atë të ngjasimit të shqiptaro-qënies me qeniet e tjera të botës, të cilat në një moment, ashtu si NEO i Matrix do të zgjohen dhe do të kuptojnë se bota është me tone shumë gri, dhe duhet me marrë rrulat e duhet bërë me ngjyra. “Zgjimi i gjallesës nga trullosja e vet, hapja e saj, me vendosmëri dhe ankth, ndaj mos-shpalosjes, pikërisht këto janë shmangiet që e bëjnë njeriun”. Heidegger.

Pezullti e qenies që lëviz. Mbase paradoksale, ama reale. Paradoksalisht lëviz mbi tokë në gjendje pezulltie, i mërzitur. Vepra mungon. Është kjo gjendja e qenies në Shqipëri 4/27/2010 8:42:09 PM


14

E enjte 29 | Prill 2010 |

(1990) I. Historik Foucault e ka vendosur lindjen dhe zhvillimin e shoqërive disiplinore në Perëndim në shekujt XVIII dhe XIX ; ato arrijnë kulmin e tyre në fillim të shekullit XX duke patur si veçori të funksionimit organizimin e mjediseve të mëdha të mbylljes. Individi nuk rresht së kaluari nga një mjedis i mbyllur në tjetrin dhe secili prej tyre rregullohet nga ligjet e veta : në fillim familja, pastaj shkolla (“nuk je më në shtëpi këtu”), pastaj ushtria (“nuk je më në shkollë këtu”), herë-herë spitali, pastaj ndoshta dhe burgu që është mjedisi i mbylljes par excellence. Burgu shërben edhe si model analogjik : kështu, heroina e Europa 51,1 duke parë punëtorët mund të rënkojë “m’u duk sikur shuhja të dënuar...”. Foucault e ka zbërthyer më së miri projektin ideal të mjediseve të mbylljes, veçanërisht i dukshëm në rastin e uzinës : përqëndrim ; shprëndarje në hapësisrë ; renditje në kohë ; ndërthurje në hapësirëkohë e një force prodhimi efekti i së cilës duhet të jetë më i lartë se shuma e forcave fillestare. Por Foucault dinte mirë edhe diçka tjetër, përkohësinë e këtij modeli : ai pasonte shoqëritë e sovranitetit, qëllimi dhe funksioni i të cilave ishin krejt të tjera (të vjelë më shumë sesa të organizojë prodhimin, të vendosë për vdekjen më shumë sesa të kujdeset për jetën) ; kalimi ishte jo i menjëhershëm dhe Napoleoni duket se siguroi boshtin e konvertimit të madh nga një shoqëri te tjetra. Mirëpo disiplinat do të binin po ashtu në krizë, si pasojë e ndikimit të forcave të reja që po zinin vend dhe bëhen të prekshme sidomos pas Luftës së Dytë Botërore : shoqëritë disiplinore kishin pushuar tashmë së qeni bota jonë, ishin tashmë e kaluara jonë. Jetojmë në kohën e një krize të përgjithësuar të të gjitha mjediseve të mbylljes, burgje, spitale, uzina, shkolla, familje. Familja është një “mjedis i brendshëm”, në krizë si të gjitha mjediset e tjera të brendshme, shkollore, profesionale, etj. Ministrat përkatës na lajmërojnë papushim reforma demek të dodmosdoshme. Të reformojmë shkollën, të reformojmë industrinë, spitalin, ushtrinë, burgjet ; por të gjithë e dinë se këto institucione kanë marrë fund, herët a vonë. Bëhet fjalë vetëm t’u zgjatet agonia, të merren njerëzit me diçka sa të zënë vend forcat e reja që po trokasin në derë. Shoqëritë disiplinore janë duke ua lënë vendin shoqërive të kontrollit. “Kontrolli” është emri që propozon Burroughs2 për të cilësuar përbindëshin e ri dhe Foucault e pranon si të afërmen tonë të afërt. Nga ana tjetër Paul Virilio3 nuk rresht së analizuari format ultra të shpejta të kontrollit në terren të hapur që zënë vendin e disiplinave të vjetra të ushtruara në kohëzgjatjen e një sistemi të mbyllur. Nuk është vendi të përmenden prodhime farmaceutike të papara, formime bërthamore, manipulime gjenetike edhe gz29.indd 14

Shoqëritë e Kontrollit GILLES DELEUZE *

pse të gjitha këto tentojnë të bëhen pjesë e procesit të ri. Nuk është vendi të pyesim se cili është regjimi më i egër ose më i pranueshëm, sepse në secilin prej tyre përballen liritë dhe nënshtrimet përkatëse. Për shembull, me krizën e spitaleve, si mjedise mbylljeje, sektorizimi, spitalet e ditës, mjekimet në shtëpi mund të kenë shënuar në fillim liri të reja, por edhe të bëheshin më pas pjesë të disa mekanizmeve kontrolli që maten me mjediset më të ngurta të mbylljes. Nuk është vendi të frikësohemi apo të shpresojmë, por të kërkojmë armë të reja.

II. Logjikë Internatet e ndryshme dhe mjediset e tjera të mbylljes nëpër të cilat kalon individi janë ndyshore të pavarura : duhet nisur çdo herë nga e para dhe nëse gjuha e përbashkët e mjediseve të tilla ekziston, ajo është analogjike. Ndërkohë që kontrollet e ndryshme përbëjnë ndryshueshmëri të pandara dhe formojnë një sistem me gjeometri të ndryshueshme, gjuha e të cilit është numerike (gjë që s’do të thotë me doemos binare). Mbylljet janë si kallëpe (moules), me derdhje (moulages) të veçanta, kurse kontrollet paraqiten si një modulim, si një derdhje vet-shformuese që do të ndryshonte parreshtur, nga çasti në çast, ose si një sitë nyjet e së cilës do të ndrys-

honin nga një pikë tek tjetra. Mund ta shohim fare mirë me çështjen e rrogave : uzina ishte një trup që i çonte forcat e brendshme në një pikë ekuilibri, sa më të lartë të mundshme për prodhimin dhe sa më të ulët të mundshme për pagat ; por, në shoqëritë e kontrollit, sipërmarrja zëvendëson uzinën, dhe sipërmarrja nuk është trup por shpirt, një gaz. Sigurisht, edhe uzina e përdorte tashmë sistemin e shpërblimeve individuale, por sipërmarrja përpiqet më në thellësi të zhvillojë një modulim të çdo rroge, në gjendje metastabiliteti të përhershme që kalon nëpër sfida, konkurse, stazhe e trainime tejet komike. Suksesi i madh i lojërave televizive më idiote sot, shpjegohet pikërisht më faktin se ato pasqyrojnë dhe përputhen më situatën aktuale të sipërmarrjes dhe tregut të punës. Uzina i ndërtonte individët si trupa, në të mirë të dyfishtë edhe të pronarëve, që mbikqyrinin secilin element të masës, edhe të sindikatave që mobilizonin kësisoj një masë rezistence ; kurse sipërmarrja nuk rresht së nxituri një konkurrencë të pamëshirshme nën emrin e emulacionit të shëndoshë, shtysë e shkëlqyer që i kundërvë individët mes tyre dhe që e përçan secilin ne vetvete, duke e dyzuar. Parimi modulator i “pagës sipas meritës” po grish edhe shkollën dhe sistemin e arsimit : dhe në fakt, ashtu si sipërmarrja zëvendëson uzinën, ashtu edhe for-

mimi i zgjatur po zëvendëson shkollën, dhe kontrolli i vazhdueshëm provimin. Gjë që është mënyra më ë mirë për ta vënë shkollën në duart e sipërmarrjes. Në shoqëritë disiplinore, rifillimet pasojnë njëri-tjetrin (nga sholla në kazermë, nga kazerma në uzinë), kurse në shoqëritë e kontrollit asgjë nuk përfundon asnjëherë dhe sipërmarrja, formimi, shërbimi janë gjendjet metastabël dhe bashkekzistuese të të njëjtit modulim, si të një deformatori të përgjithshëm. Kafka, që gjendej në kufirin mes dy shoqërive, ka përshkruar te Procesi format më të frikshme gjyqësore : lirimi në dukje i shoqërive disiplinare (mes dy mbylljesh), zvarritja e pafundme e shoqërive të kontrollit (në ndryshueshmëri të vazhdueshme) janë dy mënyra jetese juridike shumë të ndryshme dhe, nëse drejtësia jonë është e drojtur, e përfshirë nga kriza, kjo ndodh sepse jemi duke dalë nga njëra për të hyrë tek tjetra. Shoqëritë disiplinare kanë dy pole : nënshkrimin që tregon individin dhe numrin ose numrin rendor që tregon vendin e tij brenda masës. Në fakt disiplinat nuk i kanë parë kurrë këto dy tipare si të papërputhshme dhe pushteti ushtrohet njëkohësisht si masifikues dhe individualizues, domethënë ndërton si trup ata mbi të cilët ushtrohet dhe derdh në kallëp individualitetin e çdo anëtari (membre) të trupit

masiv (Foucault e gjente origjinën e këtij shqetësimi të dyfishtë tek pushteti pastoral i priftit – që kujdeset për kopenë dhe secilën nga delet – por pushteti civil shndërrohet në “bari” laik edhe me mjete të tjera). Në shoqëritë e kontrollit, përkundrazi, thelbësor nuk është nënshkrimi apo numri rendor, por shifra si kod : shifra është fjalëkalim (mot de passe) ndërsa shoqëritë disiplinore punojnë me fjalë-direktiva apo urdhëresa (mots d’ordre), si nga pikëpamja e integrimit edhe nga ajo e rezistencës. Gjuha numerike e kontrollit përbëhet nga shifra që përcaktojnë marrjen e një informacioni të caktuar apo refuzimin e tij. Nuk jemi më përballë çiftit masë-individ. Individët janë shndërruar në “dividualë” kurse masat në kampione, të dhëna, tregje ose “banka të dhënash”. Paraja ndoshta shpreh më mirë dallimin mes dy shoqërive, sepse disiplina gjithmonë u është referuar monedhve të shtypuara kallëp që përmbanin ar si numër etalon, ndërkohë që kontrolli punon me këmbime të rrjedhshme, modulime që përdorin si shifër një përqindje monedhash të ndryshme të marra si kampione. Urithi i vjetër monetar është kafsha tipike e mjediseve të mbylljes, por ajo e shoqërive të kontrollit është gjarpri. Kemi kaluar nga një kafshë tek tjetra, nga urithi tek gjarpri, me regjimin ku jetojmë, por gjithashtu edhe në mënyrën tonë të 4/27/2010 8:42:09 PM


15

E enjte 29 | Prill 2010 |

jetesës dhe në raportet me të tjerët. Njeriu i disiplinave ishte prodhues i segmentarizuar energjie, por njeriu i kontrollit është më shumë valor, i kurbëzuar, i hedhur në orbitë, me prurje të vazhdueshme. Gjithandej surf-i ka zëvendësuar sportet e vjetra. Eshtë e lehtë ta përngjasësh çdo shoqëri me lloje të caktuara makinash, jo sepse makinat janë përcaktuese, por sepse ato shprehin më së miri format shoqërore të afta par t’i nxjerrë në dritë dhe për t’i përdorur. Shoqëritë e vjetra të sovranitetit përdornin makina të thjeshta dhe të rënda, leva, kuzhuineta, sahate ; ndërkohë që shoqëritë e vona disiplinare kishin si pajisje makina energjetike, me rrezikun pasiv të entropisë dhe atë aktiv të sabotimit ; shoqëritë e kontrollit veprojnë me makina të llojit të tretë, makina informatike dhe ordinatorë për të cilat rreziku pasiv është zhurmimi dhe ai aktiv piratimi dhe futja e viruseve. Nuk është thjesht evolucion teknologjik, por më në thellësi edhe një mutacion i kapitalimit. Ky mutacion është i njohur dhe mund të përmblidhet kështu : kapitalizmi i shekullit XIX ecën më përqëndrim, me synim prodhimin dhe me pronësi. Ai ngre kështu uzinën si mjedis mbylljeje dhe kapitalisti është pronar i mjeteve të prodhimit, por eventualisht edhe pronar i mjediseve të tjera të organizuara në analogji (shtëpia familjare gz29.indd 15

e punëtorit, shkolla). Sa për tregun, sundimi në të sigurohet herë nëpërmjet specializimit, herë kolonizimit, herë me uljen e kostos së prodhimit. Mirëpo, në gjendjen aktuale, kapitalizmi nuk synon më prodhimin, që e degdis shpesh në periferitë e botës së tretë, madje edhe strukturat komplekse të industrisë tekstile, metalurgjisë dhe naftës. Kemi një kapitalizëm mbiprodhimi, që nuk blen më lëndët e para dhe nuk shet më prodhime të gatshme : blen prodhime të gatshme ose monton pjesët e këmbimit. Ato që tanimë do të shesë janë shërbimet, dhe ato që do të blejë, aksionet. S’është më një kapitalizëm për podhimin por për produktet, domëthënë për shitjen ose për tregun. Kështu edhe në thelb është bërë shpërndarës dhe uzina ia ka lënë vendin sipërmarrjes. Familja, shkolla, ushtria, uzina nuk janë më mjedise analogjike të dallueshme që përmblidhen drejt një pronari, shtet apo fuqi private, por figurat e koduara, të palosshme dhe të shformueshme, të së njëjtës sipërmarrje që s’ka më veçse administratorë. Madje edhe arti i ka braktisur mjediset e mbyllura për të hyrë në qarqet e hapura të bankës. Sundimet e tregut bëhen me marrje kontrolli dhe jo më me formime disiplinash, me caktimin e kurseve më shume sesa me uljen e kostos, duke transformuar produktet më shumë se duke specializuar prodhimin.

Korrupsioni fiton tani një përmasë të re. Shërbimi i shitjes është bërë qendra ose “shpirti” i sipërmarrjes. Na thonë sot se dhe sipërmarrjet kanë një shpirt, gjë që është me të vërtetë lajmi më i frikshëm në botë. Marketingu është bërë mjeti i kontrollit shoqëror dhe po na formon racën e paturpshmë të eprorëve të rinj. Kontrolli është afatshkurtër dhe me rrotullim të shpejtë, por njëkohësisht i vijueshëm dhe i pakufizuar, kurse disiplina ishte afatgjatë, e pafundme dhe e copëzuar. Njeriu sot nuk është më njeriu i mbyllur, por njeriu kreditor. Ndërkaq, është po aq e vërtetë se kapitalizmi ka patur si vijë të qëndueshme mjerimin e skajshëm të tri të katërtave të njerëzimit, tepër të varfër për t’u dhënë kredi, tepër të shumtë për t’u mbyllur : kontrollit do t’i duhet jo vetëm të përballojë fashitjet e kufijve, por edhe shpërthimin e bathoreve dhe getove. III. Program S’është nevoja fare për fantashkencë për të përfytytruar një mekanizëm kontrolli të atillë që, në çdo cast, të mund japë vendndodhjen e një elementi në mjedis të hapur, të kafshës në një rezervë, të njeriut në ndërmarrje (psh. byzylyku elektronik). Felix Guattari imagjinonte një qytet ku kushdo mund të dilte nga banesa, rruga, lagjja e vet falë një karte elektronike (dividuale) që bënte të ngrihej këtë apo atë penge-

së ; por po ashtu, karta mund të refuzohej filan ditë, apo mes filan orësh ; e rëndësishme nuk është pengesa, por makina informatike që përcakton vendndodhjen e çdokujt, të ligjshme apo të paligjshme, duke kryer një modulim të përgjithshëm. Studimi socio-teknik i mekanizmave të kontrollit, i nisur në agun e tyre, do të duhej të ishte kategorial dhe të përshkruante elementët që po hyjnë në veprim në vend të mjediseve të mbylljes disiplinore, krizën e të cilëve e pohojnë të gjithë. Ka të ngjarë që edhe mjete të vjetra, të huazuara nga shoqëritë e kaluara të sovranitetit, të rivihen në punë, por me përshtatjet e nevojshme. E rëndësishme është se kemi të bëjmë me fillimin e diçkaje të re. Kështu, në regjimin e burgjeve, kemi kërkimin e dënimeve “zëvendësuese”, të paktën për shkeljet e vogla, dhe përdorimin e byzylykëve elektronikë që detyrojnë të dënuarin të rrijë në shtëpi në orë të caktuara. Në regjimin e shkollave : format e kontrollit të vazhdueshëm, dhe ndikimin e formimit të zgjatur mbi shkollën, shoqëruar nga braktisja përkatëse e çdo kërkimi në Universitet, futja e “sipërmarrjes” në të gjitha nivelet e shkollimit. Në regjimin e spitaleve : mjekësinë e re “pa mjekë dhe të sëmurë” që qëmton të sëmurët potencialë dhe subjeket me rrezik të mundshëm, që nuk dëshmon, siç duan të thonë disa, për ndonjë zhvillim drejt individua-

lizimit, por vetëm zëvendëson trupin individual ose numëror, me shifrën e një lënde “dividuale” të kontrollueshme. Në regjimin e sipërmarrjes : trajtimet e reja të parasë, produkteve dhe njerëzvë që s’kalojnë më nga forma-uzinë e dikurshme. Janë vetëm disa shembuj të pakët e të paplotë por që mund të na bëjnë të kuptojmë më mirë atë që trajtohet si krizë e institucioneve, domethënë vendosjen e shtruar dhe të shpërhapur të një regjimi të ri sundues. Një nga çështjet më të rëndësishme do të kishte të bënte me paaftësinë e sindikatave : duke pas qenë të lidhura, gjatë gjithë historisë së tyre, me luftën kundër disiplinave dhe mjediseve të mbylljes, a do të dinë të përshtaten apo do t’ua lënë vendin formave të reja të qëndresës kundër shoqërive të kontrollit ? A mund të perceptojmë që tani ndonjë skicë të këtyre formave të ardhshme, të afta të sulmojnë lumturinë e hareshme të marketingut ? Në mënyrë të çuditshme, shumë të rinj, duan të jenë “të motivuar”, duan me ngulm stazhe, trainime e formime të zgjatura ; atyre u takon të zbulojnë se kujt i shërbejnë dhe ç’i bën shërbëtorë, ashtu si paraardhësit e tyre zbuluan, dhe jo pa mund, qëllimin e disiplinave. Unazat e gjarprinjve janë akoma më të pleksura se vrimat e folesë së urithit. Përktheu Orgest Azizi 4/27/2010 8:42:09 PM


16 Krenar Zejno Principi bazik i pikturës klasike pat lidhur një nyje të pazgjidhshme mes samë-të ngjashmes dhe paraqitjes së saj, mes shenjës dhe gjësë, sipas tabusë që të pikturosh është të dëshmosh vërtetësinë e paraqitjes në tablo. Ama, kë vërtetësi? Arti e filozofia do ta kërkojë më tej atë te shpirti i gjërave, si një gravurë e çliruar prej trupit të gjësë, dhe e ravijëzuar ideodramë brenda kokës së subjektit që e çliron, apo e pikas të shlirë, lakuriq e përballë tij. Pra, gjer sa piktura u çlirua nga besa e dhënë riprodhimit të ngashëryer ngjasharak. Deri sa mbërritëm edhe tek ajo kaligrama emblematike Ceci n’est pas une pipe, e zhbërë nga Magritte. (Një nga piktorët më poetik e shënjues mu në nyjëtimin e trupit me kokën-qafat ideograma feminiliteti lakonik). Kaligrama është edhe një tautologji, si për të thënë ç’gjë është kjo gjë, ama e kundërta e retorikës. Pra, jo një fjalë për plot gjëra apo një gjë me anë të gjithë atyre fjalëve, porse një e vetme gjë që do të vizatojë e njëherësh të thotë gjënë. E në këtë “njëherësh” ka aq kohë sa për të kapur tranzicionin e vetë gjësë. Një shkrues vizaton me fjalë kaligramën, e nëse fjalia e rritur s’e vret me retorikë fjalën në të, nuk e mbyt fëmijën brenda vetes, atëherë shkrimi është poetik. Prandaj një shkrimtar, ta quajmë alfabetik, pra i ngurtë si prej nomenklature dhe i ngurrur në palëvizje shkrimi, nuk është larg nga analfabeti, ndërsa ai në ndërkalim të normave e trajtave konceptuale, në kalamendjen e dehjes, është shkrimtari. Ai që ndryshon nga ripërtypësi retorik saç dallon njeriu nga lopa. Shkruan Magritte: “mund të krijohen raporte të reja mes fjalës dhe objektev e të saktësohen disa karakteristika të gjuhëzimit dhe gjërave që jeta e përditshme përgjithësisht i injoron. Shpesh emri i një sendi rri tek vendi i një imazhi, një fjalë mund të zërë vendin e një objekti në realitet, apo objekti në një parafjalë a ndajfolje.” (Në fakt, kumbi i këtyre të fundit në shqip na përçon me termin parafjalë edhe ndjesinë si paravendosje arkaike, kurse ndajfoljen edhe si dallim, ndarje, por edhe ndërkalim). Atëherë: KALIGRAMA - subjekt shprehës apo subjekt i shprehjes? Mesa dukej që prej titullit, sot në vend të vendosemi në një leksion do të na lypset të dalim ekskursion, nga filozofia e subjektit si subjekt i Filozofisë tek gjuha e subjektit si subjekt i Gjuhës, dhe letërsia e subjektit si subjekt i Letërsisë. Shtigjet janë gjithsesi: Paradigma e gjuhëzimit, paradigma e dijes, paradigma e vetëdijes. Dhe zhvendosja e këtyre ndër gjuhë, aty ku janë entitetet dalluese njohëse, që kanë të bëjnë jo me idenë, ndjesinë, konceptin por shenjën, shënjuesin, të shënjuarën. Gjuhë: në daç e folur, në daç e shkruar, prapëseprapë gjuhë; kështu që gjuha dhe gjuha, të dyja puqen – meqë na janë lënë, mbase qëllimisht e në gjithë gjuhët, në mosdallim të qartë gjuhësor mes tyre, teksa gjërave e sendeve të tjera gjuha vetë u ka vënë në dispozicion një botë me emërtime! –, pra, gjuha e folur dhe gjuha e shkruar priten tek identikja përsaqë të dyja gjuhë, sisteme; dhe diferencohen te dallimi i arsyes së ekzistencës si shenja. E dyta është për të shpalosur të parën. Përmes shenjash grafike. Por, kësisoj, edhe një identikit i mendimit, tabloja imanente e këtij, në të cilën tipari dallues zbulohet te të pathënat, te të ndryshethënat, ose shpesh na fshihet tek e transkriptuara gabim. Fjala e shkruar është përfytyrim i asaj të folur. E kështu, gjuha vendoset mes dallimit dhe identitetit. Nëse historia po me anë të saj, gjuhës, trajton objekte sa më objektivisht, letërsia përmes saj implikon subjekte sa më subjektivisht; larmia e saj është edhe ekzistencë edhe qëndresë e bazuar në squlljen e kësaj ekzistence, si dhe sinoreve konceptuale dallim-identitet. Historia rreh të konvergojë në homogjenitetin, dhe këtu është roli i saj hegje-

gz29.indd 16

E enjte 29 | Prill 2010 |

“Nuk flas unë gjuhën,porgjuha më flet mua”

Mbi konceptin e dallimit në gjuhësi, mes subjektit shprehës dhe subjektit të shprehjes*

mon mbi të vërtetën objektive, letërsia heterogjenitetin, dhe prej këtu inkursioni kah të vërtetës së madhe si shumësi e të vërtetave subjektive. Gjuha shprehëse nuk është thjesht daktilografistja transkriptuese e botës, por rivale e kësaj. Artisti që e përçon atë, aq sa i mbartur prej saj, mbytet nën dëshirën për t’i ngjarë botës, poaq marrëzisht sa për t’mos i ngjarë. Gjuha është një premtim dhënë shkrimit të Letërsisë, që kjo mandej të jetë toka e premtuar për vetë pasurimin dhe madhështinë e gjuhës; duke pranuar edhe degdisje e plagosje e përvoja. E ke parasysh, është pak a shumë siç është ai akrepi hipur sipër bretkocës për t’ia dalë lumit matanë, e që merakut të kësaj ndaj pickimit prej tij, akrepi i përgjigjet duke i thënë se kështu do t’ia fuste vetes, përsaqë edhe atij do t’i kanosej mbytja, por, kur pickon, pyetjes së dhimbshme të bretkocës tashmë nën kthetra helmi, ai i gjegjet: “është në natyrën time!” Pra, si të thuash, natyra ime s’ka si të mos e ketë këtë kusur, por kuptimësi të reja lindin pikërisht nga kjo gjë që shket. Ky është edhe krimi edhe shkrimi. Drejt GJUHËS, me emra, emërtime, shenja e shenjime prej gjuhe I njëjti avaz qysh nga Adami e antikite-

ti dhe gjer në kohë moderne: Aristoteli i thoshte skeptikëve të reflektonin mbi fjalët e tyre, në pranojnë një univocitet domethënieje duhet të pranojnë edhe principin e identitetit, duke u limituar gjuha kështu në organizimin e shënjuesve. Në konceptimin romantik humboldtian forma gramatikale mvesh interierin e aktit të fjalës komunikative dhe koraca e fortë bën që idealiteti i gjuhëzimit të ngrihet mbi themelet e subjektivitetit të tij, jo nga gjuha si objekt i bërë njëheremirë, por teksa tejkalon sinoret; qoftë të miradijes së ndërtuar e mirëkushtetuar (alla Aristotel) ashtu edhe asaj ndërtuese e rikushtetonjëse (alla Humboldt). Ja dhe një shenjim Shën Agustini: “shumica injoron çka s’ka emër, beson në ekzistencën e gjithë çka emër, gjërat më të thjeshta të rëndësishme s’kanë të gjitha emër. Të paperceptueshmet me shqisa: ideja, mendimi, inteligjenca, natyra, memoria, rasti, na çojnë në probleme të paqena. Çka nuk ekziston – ekziston; nuk ekziston çka ekziston”. Pra thelbi i realitetit është kuptimi, çka nuk ka kuptim e quajmë të pavërtetë. Forma, përsa shenjë, për të mbërritur komunikimin duhet të dallohet prej të tjerave, por struktura gjuhësore sado të shqyhet, mbahet veç në terrenin komunikativ (këtu edhe rreziku i një vepre si Finegan’s Wake, për

të cilën i zoti, Xhojs, tha që do të kuptohej njëqind vjet më vonë, ndërkohë që s’kemi kuptuar dot “Uliksin” që vijon të shenjojë kuptimësi lloj-lloj!). Letërsia moderne, më shumë se e ndërton subjektin, shpalos mundësi identiteti për një subjectum, për atë çka është në thelb të gjësë, e që për të qenë ndihmesë për te identiteti i plotë, i madhërishëm, morali i saj mund të sjellë në arenën e shkrimit qoftë maksimalisht të madhen qoftë minimalisht të voglën, si të moralshmen, ashtu të pamoralshmen, mirëkuptimin a keqkuptimin, gjësendin apo njeriun, tokën apo qiellin, çastin a përjetësinë. Shërbimi ndaj subjektit dhe për njohjen e subjektit mbetet i vetmi moral i saj. Vetëvendosja e artistit, shkrimtarit, bëhet morali i tij aspak arbitrar, përsaqë kritikë e subjektit edhe synim për vetënjohje e subjektit dhe kimerë vetëthemelimi. Picasso ose më vonë Cocteau, secili sipas mënyrës së vet: “Unë jam gënjeshtra që thotë të vërtetën”. E vërteta subjektive si SHENJË: kaligramë e të vërtetës objektive Metodë apo antimetodë, pavarësisht nga kjo, mënyra sesi një e vërtetë shfaqet e kryer bëhet edhe shenja, ideograma dhe kaligrama dallonjëse, qoftë edhe e gjeniut prej gjeniut. Rimbaud: “Poeti

duhet ta bëjë veten sër nëpërmjet një çrregullimi të gjatë, të mrekullueshëm e racional të senseve (e në këtë pasiguri të paktën timen mbi kuptimin e senseve si shqisa apo ndjesi qëndron edhe çarja kuptimore gjithaq pasurore e kësaj fjalie). Ndërsa Joyce e tenton çarjen e tij në rendin e gjuhës dhe kësisoj në rendin e gjërave përmes një lloj nihilizmi metafizik, ku shumëkuptimësia, përsëritja dhe pritja hipnotike (siç e vërente Jung) të shpien te metafizika. Pse ligjërimi është organi metafizik i njeriut. Dhe në këtë ligjërim brenda këtij organi, kondensimi më i plotë ndodh te poezia, që është qarku i shkurtër shënjues i kuptimit mes fjalëve. Nga një anë ajo mund ta shkrumbojë përmbajtjen fjalëformuese lineare, porse një poezi e vërtetë e përshkëndit gjuhën drejt një shenje, plasaritje a krisje në thelbin e botës. Ne e perceptojmë fjalën si hijezim të realitetit, si reflektim, ama është realiteti që është hije e fjalës. Xhojsi çmonton, dezintegron dhe rimonton gjuhën, për të lejuar që keqkuptimi nëpër plasaritjet e saj të përplaset e qaset në kuptimësi të reja, ai nuk e shpik gjuhën për të shpikur kuptimësi por për t’i zbuluar ato. Ashtu si dhe Uliksi i tij nuk është i ri por një risi, risi gjeniale, metaforë e mitit në përmasa reale, e kohës pa fre në lëmin brenda kufijve të një dite. Plot histori, por pa historinë makth nga e cila po përpiqej të zgjohej. Filozofia në thelb është filologji e thelluar, studim krijues i fjalës. Është sh-palosje e gjuhës. Epifania ishte një fjalë-shenjë aq e dashur për Xhojsin, ai çasti i privilegjuar në të cilin gjëja e perceptuar si objektivitet material i dalë në pah shfaq thelbin e vet. Si ndonjë herë kur gjuha me mendimin luan dallimesh si macja me miun, e herë si dy kotele identiteti që lajnë njëra tjetrën dhe shfaqin ndritimin e qimes së tyre në pah (apo si dy lesbo, pse jo!, meqë iu duhet reciprociteti jo opozicional, përputhja brenda mospërputhjes). Fjala e shkruar intimidon, korrupton, rekruton. Një identikit gjenial ta zëmë prej da Vinçi apo Sezani na flet më thelbësisht e na shpie, si me thënë, më lehtë tek vendi i ngjarjes dhe shenjave, pse fytyra e subjektit në tabllo nuk vizaton atë që duket, por atë që shfaqet edhe karakterialisht, substancialisht, atë që është. “Nuk vizatoj atë që shoh por çka mendoj”, Cesane. Gjuha ka pavarësinë, përmes traditës gojore, të plotë nga shkrimi. Por kujdes, prestigji i këtij na pengon ta shohim, siç e konfondojmë fisnikërinë me krekosjen, dhe jo nga fisi, tradita. Tek dukja intelektuale e grafisë së tingullit, sesa ajo çka është intelegjibël te lidhja natyrale, kumbi i tij, e vërteta thelb. Këtej edhe rrekja e shpeshtë e subjektit modern letrar te kombinimi i gjuhës së folur dhe grafikës së saj, edhe për ta kristalizuar mendimin, edhe për ta lënë butësinë e bashkimit të kristaleve: mundësinë e ngjizjes ortek. Optimale – kur janë të dyja së toku, meqë as nuk dimë kush ka lindur e para, gjuha apo grafizmi, kaligramat, ideogramat. Fiziologjinë e tingujve na e tregon fonetika, por zhvillimet tingullore e bëjnë fonologji jashtë historicitetit, kohës. Dhe për të shkruar duhet kjo e dyta dhe jo vetëm e para që është për të ditur. Meqë shenja nuk puq thjesht gjënë me emrin sipas nomenklaturës së emërtimit që kemi parasysh, por një konceptim dhe një përfytyrim tingu. Tingu i pianos nuk është materialiteti fizik, fiziciteti, por përthyerja psikike e asociative e tij përmes shoqërimit, gjer shoqërizimit. Shenja është ambige: imazhi akustik grafik dhe koncepti, Saussure na e ka thënë dhe vizatuar këtë dyzim. Si tërësi prej bashkimit të një shënjuesi me një të shënjuar, por siqë lidhja e tyre është arbitrare, edhe shenja gjuhësore – arbitrare; në raport me idenë shënjuesi zgjidhet, por ama brenda një bashkësie të gjuhës... (Vijon në numrin e ardhshëm) *Marrë me shkurtime nga një leksion universitar me të njëjtin titull

4/27/2010 8:42:15 PM


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.