Gazeta Nr. 21

Page 1

E MERKURE 3 mars 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 8 (21) - Çmimi 20 Lekë

“Interpretimi i

proçeseve historike e sociale si proçese nayrore-organike i tejkalon forcat lëvizëse të vërteta”

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

kosovë Shala e lavdëruar

02

Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s’ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t’i shesë...

06 sociale Si të shpëtojmë nga kamikazët rrugorë Mos thoni se nuk e njihni skulpturën e famshme “Mendimtari”, ku një njeri i ulur ka vënë dorën tek mjekra. Nëse nuk e keni parasysh, mund të shikoni njerëzit që presin të ulur në majë të bordurave ndarëse të superstradës Durrës-Tiranë...

mjedisi 09 Mjedisi dhe problemet e tij Gjatë jetës njeriu përdor burimet natyrore të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme. Çdo veprim i tij, i vetëm apo edhe në shoqëri, në punë, në rrugë...

opinion 14 Truman Show Pyetjen që prezantuesi nuk bëri deri në fund, po e bëj unë tani. Çfarë mendon se ke kuptuar më pas? Ka sens që gjithçka dije është padija vetë. Ka mundësi që ajo që mësove ishte krejt e pavërtetë. Pse, të dish se çfarë ndodh brenda...

16 arte Na ishte se ç’na është... “Si u bëka, more vëlla, që të mësojmë nga kukullat si të duam njeriun?” Ja një maraz poeti, (përgjatë vargut të Milazim Krasniqit), i denjë për të na e ngarë rrëfimin...

Mbi ligjin si

Lucky LUCIANo

kontributore | Agon Hamza, Albin Kurti, Andi Kananaj, Arber Zaimi, Ardian Vehbiu, Artan Sadiku, Avni Zogiani, Besnik Pula, Enis Sulstarova, Erion Kristo, Geraldo Durdaj, Krenar Zejno Perkthime | Herbert Marcusse


2 E mërkurë 3 | Mars 2010 | Organizmat ku u anëtarësua Kosova, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e saj

Shala e lavdëruar

Privatizimi i shndërroi fabrikat në qendra tregtare Albin Kurti

Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s’ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t’i shesë pasuritë. Në vitin 2010 do të shiten gjigantët ekonomikë dhe mandej ato para do të përfundojnë tek ata që eksportojnë te ne, meqë ne jemi vetëm konsumatorë. Kjo i bie njësoj sikur ta shesësh shtëpinë lirë dhe, pastaj, me ato para ta paguash qiranë e shtrenjtë. Pas mbarimit të luftës statusi i Kosovës u shpall i pacaktuar dhe u ngri. Edhe pasuria e Kosovës u shpall disi e pacaktuar, por ajo nuk u ngri. Përkundrazi, ajo u shkri përmes privatizimit. Për një dekadë na thoshin se problemi i zgjidhjes së problemeve është që e kemi statusin e pazgjidhur, por doli se mospërcaktimi i statusit nuk paraqiste kurrfarë pengesash për ta shitur Kosovën. Avazi i njëjtë vazhdoi edhe pasi që u shpall pavarësia. Kjo tregon se ka një proces në këtë mes, që nuk varet nga statusi i Kosovës, një proces më të thellë që është i pavarur nga varësia a pavarësia e Kosovës dhe gjithçka tjetër ndërmjet këtyre dyjave. Është ky privatizimi – procesi që zhduk të përbashkëtën e qytetarëve dhe e lufton shoqërinë. Tash shpronësimi i shoqërisë dhe publikut po gatitet të kulmojë. Privatizimi i KEK-ut, PTK-së, ANP-së, minierës së Sibovcit dhe Trepçës në vitet 2010 dhe 2011, është kuptimi i zëvendësimit të zgjedhjeve parlamentare me ato lokale në vitin 2009. PTK-ja është pasuri publike, pasuri e publikut kosovar që numëron afër dy milionë e gjysmë banorë, dhe pas privatizimit ajo do të jetë pasuri në duart e vetëm disa vetave. Privatizimi në jetën politike dhe institucionale në Kosovë e ka pasuar privatizimin në ekonomi dhe jo anasjelltas. E kanë privatizuar pasurinë e përbashkët dhe mjetet kolektive të prodhimit, janë dakorduar që ta privatizojnë tokën, nëntokën dhe të ardhmen (përmes borxheve), për t’i privatizuar mandej partitë, institucionet dhe historinë. Janë hedhur në privatizim hapësira dhe koha jonë. Çdo gjë është bërë private, përveç jetës që është maksimalisht e kontrolluar nga jashtë. Privatizimi, dhe jo ndonjë term tjetër, ishte fjala kryesore e dekadës së pasluftës. Tani duan që privatizimi të mbetet fjala kryesore edhe e dekadës së pavarësisë. Kosova e këtillë nuk shkon drejt BE-së së shekullit XXI, por drejt Amerikës Latine të shekullit XX. E gjithë elita politike kosovare është fokusuar vetëm në transicionin nga okupimi serb, te protektorati

ndërkombëtar që u quajt çlirim. Porse, transicioni te privatizimi dhe liberalizimi, kalimi te ekonomia e tregut të lirë nuk u problematizua fare. U tha se duhet të jemi në shërbim të këtyre meqë edhe formulat matematikore për tregun e lirë tregojnë se kjo do të na shpaguhet më vonë. Doktrina e tregut të lirë u përvetësua në mënyrë plotësisht jokritike thuajse bëhet fjalë për një të vërtetë absolute të tipit që predikojnë religjionet. Fundamentalistët e tregut të lirë me diploma ekonomie u bënë ministra dhe zyrtarë në postet më të rëndësishme të sistemit kur ishin në pyetje ekonomia apo financat. Kurrë nuk u lejua pyetja, se lëre më debati, pse duhet të privatizojmë. Pse duhet shitur ndërmarrjet publike dhe ato shoqërore? Pse edhe atëherë kur ato janë të suksesshme e fitimprurëse? Përgjithësisht pse edhe atëherë kur ato paraqesin leva të forta kushtëzimi, me të cilat mund të na kontrollojnë të tjerët? Se kompanitë publike, të cilat duan t’i privatizojnë, do të shndërrohen në monopole (Vijon nga numri i kaluar) Nga Besnik Pula

Zëdhënës apo zëvendës i publikut? Çdo analist ndërton identitetin e vet personal dhe profesional në kundërshti me imazhin e “qytetarit indiferent”, ndërsa në këtë mënyrë analisti projekton premisat sociale dhe ideologjike të rrethit të tij social (analistë të tjerë, gazetarët, politikanët etj.) mbi gjithë shoqërinë, duke ndërtuar dhe imponuar përmes vetë formës së diskursit të tij idealin e qytetarit kritik, të qytetarit publik, që është përherë në mbikëqyrje të veprimtarisë së shtetit dhe i njohur me problemet e shoqërisë. Analisti

private që ofrojnë shërbime publike. Kështu jo vetëm që shteti do të varet nga to, por edhe secili qytetar. Privatizimi i shndërroi fabrikat në qendra tregtare kurse Kosovën në një vend që konsumon por s’prodhon. Institucionet financiare ndërkombëtare nuk investuan dhe nuk e ndihmuan prodhimin në Kosovë i cili do të rezultonte me akumulimin vendor të kapitalit. Ato mbështetën vetëm instrumentet që i nxjerrin paratë nga Kosova si puna e bankave të huaja, infrastrukturën dhe sektorët strategjikë sikurse energjetika, dhe ndërrmarrjet ku përfitimi është i madh dhe kthimi i investimeve i shpejtë si (tele)komunikimet. (Pu)shteti me policinë, gjykatat dhe analistët e vet, funksionoi si gardian i këtij rendi në fuqi. Deficiti i madh tregtar shkaktoi rritjen e çmimeve përgjatë viteve dhe bëri që qytetarët të përfundojnë në sportelet e bankave me kamata të larta, kurse Qeveria në gjirin e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Borxhi përgjithësisht e rriti varësinë.

Kur problemi nuk konsiderohet ekonomik dhe s’trajtohet nga lart, atëherë, në fakt, jemi duke pritur që problematizimi të jetë social dhe nga poshtë. Ndoshta poshtë edhe kuptohet më mirë ajo që do të duhej të ndërmerrej lart: “Arsimtarët dhe mjekët po ankohen duke thënë që para 25 vjetëve i kanë pasur pagat shumë më të larta, mirëpo atëherë punonte Trepça”, më pat thënë një ish minator në Mitrovicë. Organizmat e vetëm ndërkombëtarë ku u anëtarësua Kosova e pavarur, FMN-ja dhe BB-ja, shprehen se e kuptojnë brengën e Kosovës që s’ka para, por i thonë asaj që prandaj duhet të vazhdojë t’i shesë pasuritë. Në vitin 2010 do të shiten gjigantët ekonomikë dhe mandej ato para do të përfundojnë tek ata që eksportojnë te ne, meqë ne jemi vetëm konsumatorë. Kjo i bie njësoj sikur ta shesësh shtëpinë lirë dhe, pastaj, me ato para ta paguash qiranë e shtrenjtë. Agjenti kryesor i shpronësimit të shoqërisë kosovare, si para pavarësisë po ashtu edhe pas saj, është mini-

stri aktual i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala. Ai nuk ishte ministër në hije i PDK-së kur kjo ishte në opozitë. Faktorë të caktuar ndërkombëtarë e emëruan ministër, meqë dëshironin të siguroheshin që ministri i ardhshëm i ekonomisë dhe financave, pas kalimit të AKM-së në AKP, nuk do ta problematizonte trashëgiminë e AKM-së, nuk do ta kthente mbrapsht asnjë nga vendimet e shumta të dëmshme që u morën për më se një dekadë. Dhe, kush do të mund ta bënte këtë punë më mirë se vetë Ahmet Shala, se Ahmeti që shërben si shalë për ta lehtësuar kalërimin e Kosovës, trajtimin e saj si kafshë që duhet shfrytëzuar nga privatistët e fuqishëm, se Ahmeti të cilin lavdërimet e shumta nga po ata privatistë, e bëjnë ashtu siç tregon kuptimi i emrit të tij pas përkthimit të fjalës ‘Ahmäd’ nga arabishtja: shalë shumë e lavdëruar! Ahmet Shala, që ishte zyrtari më i lartë vendor në AKM, sigurisht se nuk do të thotë asnjëherë se privatizimi ishte gabim dhe, mu ai, mund të vazhdojë me fazën tjetër të privatizimit derisa të arrijmë p.sh. te privatizimi i ujësjellësit dhe i liqeneve. Sikurse që privatizimi nuk varej nga (pa)varësia, edhe agjentët e privatizimit duket që nuk varen nga zgjedhjet. Ministër i ardhshëm i ekonomisë dhe financave në Kosovë mund të bëhet vetëm ndonjë shalë tjetër. Ka aq shumë forca dhe interesa që në këtë kontekst politik nuk e lejojnë ardhjen e ndofarë ministri tjetër. Prandaj, duhet konteksti i ri, sepse nevojitet pikërisht një ministër i ri i ekonomisë dhe financave që do ta kontestonte në parim dhe përmbajtje privatizimin e deritanishëm neoliberal. Me këso privatizimi s’ka kuptim të flasësh as për korrupsionin. Privatizimi i këtillë është vetë kushti dhe mundësia e korrupsionit enorm. Prishtinë, 25 shkurt 2010

Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit

Analiza e Analistëve kështu, në njëfarë mënyre, imponon veten si qytetarin ideal dhe gjuhën e tij si gjuhë ideale politike, por përmes kësaj ai siguron se do të ngelen jashtë debatit ato segmente të shoqërisë, që kanë interesa reale në vendimet e caktuara politike, por që nuk i njohin finesat e diskursit dominant politik ashtu siç i njeh analisti, pra nuk kanë “licencë” të duhur për t’u përfshirë në debat (nuk kanë njohje të mjaftueshme të ngjarjeve politike, janë më të dobët në zotërimin e gjuhës etj.). Në të njëjtën kohë, duke ruajtur një distancë nga segmentet

dhe klasat shoqërore me interesa të caktuara, dhe duke e paraqitur vetën si një individ krijues (ngjashëm me një artist apo krijues intelektual), analisti afirmon pozicionin e tij si një pozicion etik dhe mbipolitik. Mirëpo, pikërisht përmes refuzimit të kategorizimit të tij politik (që nuk duhet medoemos të jetë një pozicionim partiak), analisti arrin dhe efektin më të madh politik, arrin që diskursin e tij ta paraqesë si një diskurs të pastër moral, të pa-ideologjizuar dhe të pangarkuar politikisht, një gjuhë të pastër “vlerësuese” dhe

“gjykuese”. Dhe përmes pretendimit se gjuha e tij është një gjuhë neutrale e vlerësimit dhe denoncimit, analisti krijon dhe atë iluzion të nevojshëm për ta kultivuar imazhin si përfaqësues i zërit publik. Mirëpo zëri i analistit është një zë paradoksal, pasi që ai bëhet në emër të publikut, përderisa vetë analisti distancohet nga publiku dhe nga cilido sektor i organizuar shoqëror...

(Vijon në faqe 12-13)


3

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Aty ku ka pushtet ka edhe qëndresë... Michel Foucault

E drejta e qëndresës

Qëndresa është e mundur aty ku ka qytetari dhe aty ku ata thonë “jo” Enis Sulstarova

Ndaj Albin Kurtit UNMIK-u më parë dhe tani EULEX-i kanë ngritur tri akuza juridike: (1) organizimi i një turme për të kryer vepër penale; (2) pengimi i personave zyrtarë për kryerjen e detyrave të tyre zyrtare; dhe (3) thirrje për rezistencë (qëndresë). Tashmë është bërë e njohur botërisht se këto janë akuza të montuara dhe politike. Nuk mund të quhet vepër penale marshimi paqësor në rrugët e qytetit dhe ishte policia ajo që pengoi kryerjen e itinerarit të marshuesve dhe që dhunoi të drejtën e protestës me anë të dhunës së ashpër me rezultat vrasjen e dy qytetarëve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Mirëpo, është akuza e tretë ajo që është më e qenësishmja dhe dy të parat janë në funksion të saj. “Thirrje për qëndresë” nuk mund të merret thjesht në kuptimin e mosbindjes ndaj urdhrave për t’u shpërndarë. Po ta shohim me vëmendje aty qëndron motivi për atë që ndodhi më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës. Lëvizja Vetëvendosje! po i bënte thirrje popullit për qëndresë ndaj zbatimit të Pakos Ahtisari, të miratuar nga ndërkombëtarët dhe politikanët e Prishtinës. Arsyeja e qëndresës qëndronte në faktin se Pakoja nuk premtonte sovranitet për republikën, por përkundrazi parashihte copëtimin territorial, shpërqendrimin e qeverisjes dhe administrimit deri në shkallën kur bëhej i pamundur ushtrimi i tyre dhe mbillte farat e konflikteve të reja etnike në shtetin më të ri të Ballkanit. Për më tepër, vullneti i popullit, i shprehur në Kushtetutën e Kaçanikut, gjatë qëndresës paqësore dhe më pas me anë të luftës së UÇK-së nuk po merrej fare parasysh. Vetë subjekti i popullit shtet-formues ishte zëvendësuar me atë të bashkësive etnike dhe bashkësive fetare, si një prapakthim te sistemi i mileteve dhe i kapitulacioneve të Perandorisë Osmane. Pra, Pakoja e Ahtisarit synonte boshnjakëzimin e Kosovës dhe ajo po u ofrohej shqiptarëve si pavarësi! Këto arsyetime Lëvizja Vetëvendosje! vazhdimisht ia ka parashtruar popullit të Kosovës dhe ka bërë thirrje për qëndresë popullore kundër instalimit të një sistemi që nuk premton asgjë të mirë për të ardhmen. Pikërisht këtë thirrje të madhe për qëndresë nuk ka duruar dot UNMIK-u, paria e Prishtinës dhe tani EULEX-i. Prandaj u vendos që më 10 shkurt 2007 të provohej të thyhej Lëvizja Vetëvendosje! Gjyqi që po vazhdon ndaj Albin Kurtit

është faza më e vonshme e së njëjtës strategji për të mos lejuar qëndresën popullore ndaj Pakos Ahtisari. Te akuza e thirrjes për qëndresë, e formuluar nga një njësi që faktikisht është sovrane në Kosovë, vërehet ëndrra më e çmendur e çdo diktatori: që pushteti të veprojë pa qëndresë, që dëshirat dhe urdhrat e tij të përcillen drejtpërdrejtë, pa pengime, fërkime dhe shndërrime. Që të mos ketë marrëdhëniet pushtetore, po vetëm bindje. Juristet e UNMIK-ut dhe EULEX-it nën maskën e paanshmërisë së sistemit Erion Kristo

Mos thoni se nuk e njihni skulpturën e famshme “Mendimtari”, ku një njeri i ulur ka vënë dorën tek mjekra. Nëse nuk e keni parasysh, mund të shikoni njerëzit që presin të ulur në majë të bordurave ndarëse të superstradës Durrës-Tiranë. Ka shumë variante të uljes galiç: të gjitha i ngjajnë mendimtarit që është në mëdyshje, të vdesë apo të mos vdesë. Ky do të ishte fillimi i një shkrimi të tretë mbi zakonet tona të ngarjes së makinës, po fjala trilogji është më e dashur se sa tetralogji. Dhe meqë janë të paktë ata që kanë shkruar tetralogji, nuk ja vlen që numri i tyre të shtohet. Pra, le të mbetemi tek fundi i trilogjisë: zgjidhjet.

gjyqësor, në fakt po marrin anën e kundërt me atë të popullit, sepse duan zhveshjen e tij nga aftësia e qëndresës. Ata nuk duan as që populli të thotë “jo”, d.m.th. që ai të mos ushtrojë as atë që filozofi francez Michel Foucault e quan trajtën më minimale të qëndresës. Ideali i tyre do të ishte një popull që i nënshtrohet formulës jezuite perinde ac cadaver, d.m.th. t’u dorëzohet si një kufomë vullnetit të autoriteteve. Ata duan që ta shuajnë politikën e vërtetë në Kosovë, që qeverisja atje të kthehet thjesht në një administrim

të objekteve, siç përfytyronin Marksi dhe Engelsi se do të ishte etapa e komunizmit. Populli i Kosovës do të ishte populli i parë në botë që do të hiqte dorë nga qëndresa, që do të thotë nga liria. UNMIK-u, EULEX-i dhe paria e Prishtinës duan që populli të ketë vetë një liri festive, siç thotë Albini, d.m.th. lirinë për të festuar pavarësinë çdo 17 Shkurt, por jo lirinë e konkretizuar në vepra qëndrestare. Sigurisht që mënjanimi i qëndresës është diçka e pamundur, sepse aty ku ka pushtet ka edhe qëndresë.

Edhe në rrethanat më të skajshme politike, siç ishte Shqipëria e Enver Hoxhës, prapëseprapë zgjedhjet e manipuluara përfundonin me fitoren e PPSH në shifrën 99.99%, duke lënë mundësinë e një opozite 0.01% që shprehej kundër, qoftë kjo e papërfillshme. Qëndresa është e përfshirë në vetë ushtrimin e pushtetit, është gjithçka që i shpëton pushtetit, prandaj ky i fundit duhet që vazhdimisht të riorganizohet për ta mposhtur qëndresën. Atë që nuk arriti ta përfundojë UNMIK-u e synon EULEX-i. Krijohet ideja se EULEX-i është i paanshëm, sepse fundja ai nuk ekzistonte në Kosovë më 10 shkurt 2007 dhe nuk mund të ketë përgjegjësi për atë që ka ndodhur atë ditë. Në fakt është e njëjta tendencë për t’i mohuar popullit sovranitetin, për të pasur në Kosovë qeveri kukulla dhe që Kosova akoma të mos bëhet shtet substancial, por të jetë vetëm formal, në një pritje të përhershme të njohjeve ndërkombëtare që do të vonohen. Prandaj akuza për “thirrje për qëndresë” ka kaluar e pandryshuar nga UNMIK-u te EULEX-i. Ndërsa paria politike e Kosovës ka marrë qëndrimin e priftërinjve çifutë që ia dorëzuan Jezusin Ponc Pilatit. Qëndresa është e mundur aty ku ka qytetari dhe aty ku ata thonë “jo”, edhe pse ndonjëherë ajo thuhet me gjuhën e trupave njerëzore si përballë dhunës së shkopinjve dhe plumbave. Të jesh popull do të thotë të kesh dhe të ushtrosh të drejtën për qëndresë, sepse liria nuk është status, por praktikë. Të jesh popull do të thotë që të kujdesesh për veten, të mos pranosh të të trajtojnë si një objekt. Liria është praktikë e qëndresës pozitive, qëndresës krijuese, që kërkon të ndryshojë dhe të krijojë diçka më të mirë se ajo që ekziston.

Shqiptari përfundimisht nuk lidhet me rrip

Si të shpëtojmë nga kamikazët rrugorë Që askush të mos mendojë se ajo çka po lexon është thjesht një foto çasti mbi jetën tonë, po ofrojmë edhe disa mënyra të pazakonta për të zgjidhur problemet e ngarjes, sipas një këndvështrimi që rreket të jetë po aq i çuditshëm sa zakonet që kemi fituar ndër këto vite tranzicioni. Dhe pikërisht për galiçët mund të ishte një zgjidhje e thjeshtë që të çahej muri ndarës prej betoni i autostradës që njerëzit të mos bëhen artistë cirku pa pasur ndonjë talent për këtë. Nëse do të bëhej ndonjë nënkalim, kjo po që do të ishte arritje: mbikalimet nuk

janë praktike. Aksidenti rrugor nuk është çështje policore, por kulturore, pra nuk i përket kryekëput ministrisë, por akademisë. Asnjë konferencë shtetërore, që përjashton njerëzit e mendjes, njerëzit e kulturës e të artit dhe njerëzit e sportit, pra autoritetet mendore e morale të kombit, nuk do t’i japë zgjidhje kësaj çështjeje. Këtë e tregon edhe pagëzimi me banja gjaku i konferencave që bëhen nga autoritetet shtetërore (disa të vdekur me një dorë). Në rast se konferencat iniciohen nga të huajt fondengrënës që kanë gjetur

parajsën në vendin tonë dhe kërkojnë të nxjerrin dhjamë nga pleshti, e jo nga ata që kanë marrë përsipër të jenë njerëz publikë dhe duan të marrin ngarkesë publike, atëherë kot sa rrahim ujë në havan. Asnjë autoritet për sigurinë rrugore nuk do të krijojë siguri më të madhe nga sa ka siguruar. Shqiptari përfundimisht nuk lidhet me rrip. Do të ishte një kursim i madh për të gjithë, sidomos për trupën policore, të mos e konsideronte shkelje këtë virtyt tonin... (Vijon në faqe 6)


4

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Letër mbështetëse nga Joe Higgins (europarlamentar)

Mbështjetje e plotë ndaj Lëvizjes së punëtorëve në Kosovë Dublin , 15 Shkurt 2010

Të dashur Albin Kurti dhe miqtë e tij Ne dëgjuam për çështjen gjyqësore kundër Albin Kurtit më 15 shkurt. Joe Higgins, anëtar i Parlamentit Europian, ka dërguar këtë letër proteste EULEX-it dhe administratës së UN-it, në Kosovë. Ndaloni çështjen gjyqësore politikisht të motivuar, kundër Albin Kurtit, të filluar më 15 shkurt. Mbështjetje e plotë ndaj Lëvizjes së punëtorëve në Kosovë Administrata e UN-it dhe “misioni europian i sundimit të ligjit” (EULEX), po ndjek penalisht Albin Kurtin, aktivistin udhëheqës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, lëvizja për pavarësi në Kosovë, për “një thirrje për rezistencë”. Një prej udhëheqësve të kësaj lëvizje është sulmuar në të njëjtën kohë kur organizata e tij mbështet protesta dhe greva të ndryshme të punëtorëve në Kosovë. Unë kërkoj një mbyllje të menjëhershme të këtij gjyqi politikisht të motivuar I cili ka për qëllim të tërheqë lëvizjen e punëtorëve. Unë, si një anëtar I Parlamentit Europian , protestoj fort për trajtimin e Albin Kurtit, activist në Kosovë. Unë kuptoj që më 15 shkurt 2010 EULEX, do të rifillojë gjyqin kundër Albin Kurtit. Me sa di, Albin Kurti është arrestuar dhe mbajtur nën arrest, gjatë një demonstrate më 15 shkurt 2007 në Prishtinë. Gjatë kësaj proteste, policia e UN-it qëlloi për vdekje dy prej protestueve me shkopinj gome dhe plumba plastikë, si edhe shumë njerëz të tjerë mbetën të plagosur. Një investigim i bërë prej UN-it, nxorri në përfundim që reagimi i policisë ishte I panevojshëm dhe I ndalshëm, unë kuptoj që grupi policor i Un-it përgjegjës për vdekjen e të rinjve, ka përdorur plumba gome dhe protestueit janë qëlluar nga afër lart mbi mes, në kundërshtim të përodimit të këtyre plumbave. Në veri të Irlandës, përdorimi i plumbave plastikë prej shtetit britanik, rezultoi fatal dhe shkaktoi plagë katastrofike përfshirë edhe verbimin. Duke ju kthyer demostratës, Komisioneri Ndërkombëtar i Policisë dha dorëheqjen dhe u largua nga Kosova. Investigimi I UN-it, dështoi të identifikojë rrjedhën e komandave në operacionin e 10 shkurtit, dështoi të identifikojë kush dha urdhër të përdoren plumbat plastikë deh dështoi gjithashtu të identifikojë cili polic qëlloi për vdekje dy të rinjtë. Si përfundim asnjë nuk u vu para drejtësisë. Ndërkohë, i vetmi person ende

kontinentet, do të ndjekim nga afër dhe do te mbështesim çështjen e Albin Kurtit deri në lirimin dhe rrëzimin e çdo akuze ndaj tij. JOE HIGGINS Partia Socialiste (Komitetit Ndërkombëtar i Punëtorëve në Irlandë) Anëtar i Parlamentit Europian

I akuzuar për ngjarjet e 10 shkurtit është Albin Kurti, lideri I Lëvizjes VETËVENDOSJE!, I cili me sa jemi infromuar është njohur për udhëheqje të padhunshme gjatë protestave studentore kundër Millosheviç-it, në vitin 1997. Me sa kuptoj Albin Kurti akuzohet për udhëheqje dhe pjesëmarrje në një turmë e cila ka kryer sulm criminal, ka thirrur për rezistencë të dhunshme ose për kërcënim serioz dhe ka udhëhequr ose ka marrë pjesë në një grup që ka penguar personelin zyrtar të policisë në përmbushjen e detyrimeve të tyre ligjore. Unë bëj thirrje për një përfundim të menjëhershëm të këtij gjyqi politikisht të motivuar kundër Albin Kurtit, si edhe rrëzimin e të gjitha akuzave kundër tij. Unë bëj thirrje për një investigim të pavarur e të vertetë për vdekjet e shkaktuar prej policisë ndërkombëtare në shkurt 2007. Koha e rifillimit të këtij gjyqi duket të mos jetë aksidentale: Lëvizja VETËVENDOSJE!, thërret për një

“protestë të përbashkët”, si rezultat I fillimit të një vale greve në Kosovë. Fillimisht punonjësit e sektorit shëndetësor filluan grevat, të ndjekur më pas prej policëve dhe oficerëve te burgut. Kushtet e punëtorëve dhe të varfërve në Kosovë, gjithashtu rezultat I politikave neo-liberale të implementuara nën ligjin e UN-it dhe EU, janë të tmerrshme. Sistemi shëndetësor u shkatërrua. Privatizimet sollën përfitime për disa, por kushte më të këqija për popullin e Kosovës. Unë mbështes luftën e punëtorëve, të rinjve dhe të varfërve për mbrojtjen e kushteve të tyre të jetesës, kundër këtyre sulmeve. Unë kërkoj rreptësisht ndalimin e të gjitha përpjekjeve për të tërhequr punëtorët, të rinjtë dhe të varfërit, si edhe kërkoj që lëvizjes së punëtorëve në Kosovë t’i lejohen të drejta të plota demokratike. Unë dhe (Committee for a Workers’ International (CWI), i cili është i organizuar në mbi 35 vende, në të gjitha

Në vazhdim ne do dëshironim të shprehim solidaritetin tonë të plotë me luftën kundër sjelljes neo-koloniale të administratës së UN-it dhe EU në marrëdhënie me Kosovën. Kushtet me të cilat përballen punëtorët dhe të varfërit në Kosovë, rezultat ky edhe I politikave neo-liberale të implementuara prej UN dhe EU, janë mizore. Ashtu si ju raportoni në faqen tuaj të internetit, sistemi shëndetësor është shkatërruar. Privatizimet sollën përfitime për disa, por përkeqësuan kushtet e popullsisë në Kosovë. Ju (lëvizja në mbështetje të punëtorëve), thërrisni për protesta të bashkuara, si rezultat i zhvillimit të një vale greve në Kosovë. Ne (CVI) mbështesim luftën e punëtorëve, e të rinjve dhe luftën e të varfërve në mbrojtje të kushteve të tyre të jetesës. Ne qëndrojmë për: - mbylljen e gjyqit kundër Albin Kurtit! Lirimin e të gjithë të burgosurve politikë të Lëvizjes për mbrojtjen e punëtorëve. - Tërheqjen e menjëhershme dhe pa kushte të të gjitha trupave të huaja

dhe shpërbërjen e UNMIK-ut. Përfundimin e misionit të EULEX-it dhe të gjitha masave të tjera neo-koloniale kundër popullsisë së Kosovës. - Zgjedhjen e një asambleje kushtetuese demokratike dhe të vërtetë, për të diskutuar dhe vednosur mbi të ardhmen e Kosovës. - Luftimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër pakicave kombëtare dhe fetare, të drejta të plota të barabarta dhe garantimin e të drejtave politike e kulturore minoriteteve. - Luftimin e korrupsionit dhe pasurimit të elitave shqiptare. - Kundër çdo forme privatizimi - Futjen e pagës të mirë minimale , që i jep mundësi gjithkujt për një jetesë të denjë. - Zvogëlimin e javës së punës, pa humbje page. - Program investimi masiv public, në edukim, shëndetësi dhe infrastrukturë. - Për ndërtimin e një lëvizje kundër tregut multi-nacional, për mbrojtjen e interesave të menjëhershme të punëtorëve. - Ndërtimin e një partie masive demokratike të klasës punëtore dhe asaj të varfër, me një program të theksuar socialist. - Për një Kosovë ta pavarur socialiste, me të drejta të plota për minoritetet, si pjesë e nje federate vullnetare demokratike socialiste të Ballkanit. Juaji në solidaritet… Joe Higgins


5

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Njoftim per procesin gjyqesor ndaj Fatmir Mediut Me cilësinë e avokatëve të të plagosurve të shpërthimit të Gërdecit njoftojmë se sot më 01.03.2010 Gjykata e Lartë vendosi mosfillimin e procedimit penal ndaj shtetasit Fatmir Ali Mediu për akuzën e plagosjes së rëndë, duke u bazuar në nenin 291 të Kodit të Procedurës Penale. Sqarojmë opinionin se kolegji i gjyqtarëve me këtë vendim njollosi në vazhdim figurën e gjyqësorit, duke shënuar një tjetër vendim në shkelje të ligjit. Së pari, neni ku u mbështet gjykata flet për një nga atributet e prokurorit, i cili kur ekziston ndonjë nga shkaqet e rreshtuara në nenin 290 të K.Pr.P. vendos mosfillimin e procedimit penal.Akuzën në një

process të tillë duhej ta përfaqësonte realisht i dëmtuari akuzues e jo gjykata. Kjo e fundit duhej të rrinte në pozicionin e arbitrit dhe të vlerësonte provat e paraqitura. Mosfillimi i procedimit penal është një veprim, i cili ndërmerret gjatë hetimeve paraprake, përpara se cështja të shkojë në gjykatë. Në të vërtetë kjo cështje ishte në gjykatë, dhe ajo urdhëroi seancën e pajtimit, bashkoi procedimet, etj, veprime procedurale këto që tregojnë fillimin real të procedimit. Së dyti, gjykata mori në shqyrtim provat dhe këtë e bëri pa marrë më parë autorizimin e procedimit nga Kuvendi, pra pa i hequr imunitetin deputetit F.Mediu, Së treti, një tjetër shkelje që u shënua ishte fakti se gjykata nuk

i dha mundësinë dy dëshmitarëve që të dëshmonin, duke i mbyllur gojën atyre “me ligj”. Së katërti, nuk ekzistonin as shkaqet për të marrë një vendim të tillë. Neni 290 I K.Pr.P. përcakton rastet se kur nuk duhet filluar procedimi penal. Le t’i trajtojmë me rradhë: 1. Kur personi ka vdekur Shtetasi F.Mediu është gjallë dhe gëzon shëndet të plotë 2. Kur personi është i papërgjegjshëm ose nuk ka mbushur moshën për përgjegjësi penale Shtetasi F.Mediu është madhor dhe nuk vuan nga ndonjë sëmundje mendore 3. Mungon ankimi i të dëmtuarit ose

ai e tërheq Të dëmtuarit kanë kërkuar shprehimisht në gjykatë që nuk pajtohen dhe duan të vazhdojnë gjykimin, megjithë kërkesën e F.Mediut për falje 4. Kur fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale ose kur del qartë që fakti nuk ekziston Fakti i plagosjes së rëndë nga pakujdesia është parashikuar nga ligji si vepër penale dhe konkretisht nga neni 91 i Kodit Penal. Fakti gjithashtu ekziston sepse shtetasit R.Durdaj dhe A.Hazizaj janë plagosur rëndë sic faktohet me anën e raporteve mjekësore që gjenden në dosje. Përvec raporteve, të plagosurit kanë shenja të qarta të djegjeve të cilat janë permamente. 5.Vepra penale është shuar Vepra penale e plagosjes së rëndë nga pakujdesia që të shuhet duhet të kalojë një afat prej 3

vjetësh dhe kjo vepër shuhet në datën 15.03.2011. 6. Është dhënë amnisti Nuk ka asnjë amnisti nga Kuvendi për krimet e kësaj kategorie dhe për ato që ndodhën në Gërdec më 15.03.2008. Pra sic shihet nuk ka asnjë bazë dhe kështu lind natyrshën dyshimi që gjyqësori e mbrojti sërsish në mënyrë të paligjshme imunitetin e F.Mediut, duke na dhënë të qartë se cili është niveli i gyqësorit dhe sistemi actual i drejtësisë. Nga ana e familjarëve të viktimave të Gërdecit nuk do të rreshtin veprimet ligjore edhe në këto momente kritike dhe së shpejti do të bëjmë me dije për veprimet e mëtejshme. Ju faleminderit. Av. Dorian Matlija Av. Andi Kananaj

Nuk ka nevojë të jesh marksist as maoist, për të kuptuar se situata politike dhe sociale në Kosovë gjendet në krizë

Mami Maoja! (ndaj Agon Hamzës)

Reaksionarët e politikës ose të shoqërisë civile, janë tigra prej letre Xha Xhai (Ardian Vehbiu)*

Një artikull i filozofit Agon Hamza,botuar në saktivista.com, më tërhoqi vëmendjen ndër të tjera edhe për autoritetet të cilave u referohej. Artikulli në thelb kritikon “impotencën dhe obskurantizmin” e shoqërisë civile në Kosovë, duke marrë shkas nga deklarata e tyre e fundit kundër gjykimit të Albin Kurtit; dhe autori ia bën jo vetëm shoqërisë civile në Kosovë dhe marrëdhënieve të saj me EULEX-in, por edhe shoqërisë civile në përgjithësi një kritikë të ashpër teorike, nga pozicioni marksist. Megjithë dështimet spektakulare në praktikën ekonomike dhe politike, marksizmi mbetet filozofi tërheqëse për të majtën kudo në botë, dhe Hamza këtu nuk dallon nga mijëra kolegët e vet anembanë universiteteve dhe akademive borgjeze të dijes. Pozicioni marksist në polemika të tilla është legjitim, megjithëse disa prej nesh që ua kanë provuar regjimeve komuniste dhëmbët në pulpë të këmbës do t’i afroheshin me neveri të madhe – por ky është problemi ynë, jo i autorëve si Hamza. Çfarë më bëri veçanërisht përshtypje në artikull ishin autorët të cilëve Hamza u referohet si autoritete: Besnik Pula, Hegeli, Wallace Stevens dhe Mao Ce Duni (ky i fundit dy herë). Ka njerëz në botë të cilët për Mao Ce Dunin nuk kanë dëgjuar kurrë (God bless them!); ka të tjerë të cilët e quajnë burrë shteti të madh që modernizoi Kinën; të tjerë akoma e konsiderojnë si kriminel masiv, përgjegjës për vdekjen e 70 milion kinezëve; më në fund, ka edhe filozofë si Hamza, që e mbajnë për autoritet në lëmin e filozofisë marksiste dhe të sociologjisë. Po i jap më poshtë dy instancat kur përmendet Maoja në artikull: Ne, të gjithë, duhet të insistojmë jo vetëm në kritikën ndaj [shoqërisë civile], por të krijojmë hapësirën tonë të veprimit politik e intelektual, e cila në strukturimin e vet do të ishte jo vetëm jashtë këtij spektri reaksionar, por në të njejtën kohë

edhe kundër saj. Siç do të thoshte Mao, është e drejtë të rebelohesh kundër reaksionarëve! Të qenurit bashkë, kundër reaksionarëve, mjafton! Mao thotë se të gjithë reaksionarët janë tigra prej letre – aparenca e tyre është tmerruese, por në realitet, ata nuk janë aq të fuqishëm. Dhe Mao ka të drejtë, në periudhën afatgjate, nuk janë reaksionarët, por masat ato që janë të fuqishme. Reaksionarët e politikës ose të shoqërisë civile, janë tigra prej letre sepse janë të shkëputur nga masat. Në të dy herët Maoja nuk përmendet, por citohet si autoritet në mbështetje të një argumenti të caktuar (i cili këtu nuk më intereson). Duket qartë se Hamza shkruan këtu për një lexues i cili gjithashtu Maon e njeh dhe vlerëson si autoritet në lëmë të filozofisë dhe të sociologjisë; ose një lexues të indoktrinuar me një formë radikale të marksizmit, ku maoizmi ende konsiderohet si alternativë ndaj –izmave të tjera të brendshme (leninizmit etj.).Megjithatë, është ironike për mua, të rritur me propagandën totalitariste në vitet e flirtit të madh komunist shqiptaro-kinez, ta shoh të rimarrë metaforën e tigrit prej letre, të cilën e pat bërë telef revista Hosteni e viteve 1960-1970. Gjithsesi, pyetja ime këtu është nëse mund ta citosh sot Maon si autoritet në filozofi dhe në sociologji, duke e ditur se ky njeri, në rolin e vet si udhëheqës i revolucionit në Kinë, është drejtpërdrejt

përgjegjës për vdekjen e dhjetëra milion vetëve, duke ia kaluar, për nga sasia e viktimave, edhe Stalinit dhe Hitlerit, për të mos përmendur Pol Potërat & Co.? Rudy Rummel, profesor emeritus i Shkencave Politike në Universitetin e Hawaii-t dhe studiues i revolucionit kinez, ka vlerësuar se leadership-i i Mao-s i ka kushtuar Kinës rreth 77 milion të vrarë (në krahasim me 62 milion të vrarë në BS gjatë viteve 1917-1987 dhe 21 milion në Gjermaninë naziste, gjatë viteve 19331945). Këto shifra me shumë zero marrin edhe më shumë kuptim, po të krahasohen me numrin total të viktimave të të gjitha luftërave midis viteve 1900-1987,duke përfshirë këtu Luftën I dhe të II Botërore: 34 milion. Pyetja ime këtu është nëse i mbetet autoritet në një lëmë të caktuar dikujt që vret miliona njerëz pikërisht nëpërmjet veprimtarisë së tij në atë lëmë? Një inxhinier projektues dhe ndërtues i një ure që pastaj shembet për arsye strukturore duke marrë me vete në humnerë edhe trenin me pasagjerë mund të përfundojë në burg për neglizhencë profesionale; vallë nuk ka një burg virtual për ata filozofë dhe sociologë që janë përgjegjës për vrasjen e milionave, me teoritë dhe praktikat e tyre politike, filozofike dhe sociale? Pak muaj më parë, patëm një diskutim të ngjashëm në blog, në lidhje me qëndrimin ndaj Leninit dhe leninizmit; por

Maoja tani i shton këtij debati një aromë të re, sa kohë që versioni maoist i marksizmit, në forma të ndryshme, u kushtoi shtrenjtë edhe shqiptarëve – meqë vitet 1960 ishin edhe vitet kur u rrënuan institucionet fetare, u spastruan programet mësimore dhe bibliotekat nga mbeturinat “borgjezo-revizioniste”, u denoncuan anembanë intelektualët si kontingjent i armikut, iu dha dërrma strukturave sociale “patriarkale” në fshat, u krye kolektivizimi i plotë i bujqësisë dhe i artizanatit dhe biznesit të vogël në qytetet, u inauguruan institucione dhe praktika të tilla si kontrolli punëtor dhe fshatar, qarkullimi i kuadrove, puna prodhuese, trekëndëshi revolucionar mësim-punë prodhuesestërvitje ushtarake, fletë-rrufetë, botimi i parë i stripave të Lei Fenit etj. Shkatërrimin e asaj shoqërie civile, të cilën Hamza e quan “reaksionare” duke thirrur edhe Maon në ndihmë të këtij etiketimi dhe të ftesës për shkatërrim, unë e mbaj mend ta kem ndjekur live në vitet gjashtëdhjetë në Tiranë, edhe pse ende fëmijë dhe pa i kuptuar të gjitha nuancat e hovit revolucionar që kishte pushtuar Shqipërinë. Natyrisht Hamza artikullin nuk e ka shkruar për mua; por për atë takëm lexuesish që e konsiderojnë Mao-n si një fishek më tepër në vezme, ose si një shishe Molotov më tepër,në kacafytjen e tyre me realitetin ekzistues. Artikulli vetë nuk rreket të bindë, por të mobilizojë, dhe të mobi-

lizojë nëpërmjet fshikullimit filozofik. Aty lexon pasazhe të drunjta profesorale si ky i mëposhtmi: [S]i funksionon predikati “oportunist” karshi materialitetit ideologjik në të cilën oportunizmi civil funksionon shoqërisht? Ndjekur nga pasazhe po aq të drunjta, por këtë herë të sferës së agit-propit, si ky tjetri: Baza ideologjike mbi të cilën shoqëria e ndërton aktivitetin e vet, dhe njëkohësisht e arsyeton atë, nuk ka se si të emërtohet ndryshe përveç se reaksionare.Dhe kjo nuk duhet të na zbrapsë nga ata, e për më tepër, nuk duhet të frikësohemi t’i quajmë reaksionarë. [...] Forcat progresive të vendit tonë, të organizuar nën strehën e asaj që arbitrarisht e kualifikojnë si shoqëri civile, dhe në mënyrën më të paturpshme e quajnë veten përfaqësues të saj, janë thelbësisht reaksionare. Këto fjalë të fundit si prej komisari që u bën punë politike ushtarëve të vet, më kujtuan një përkufizim të njohur të marrëzisë si “të bësh të njëjtën gjë dhe të presësh rezultate të ndryshme”. Nuk ka nevojë të jesh marksist as maoist, për të kuptuar se situata politike dhe sociale në Kosovë gjendet në krizë, për shkak edhe të rolit që luan aty faktori i jashtëm (për probleme të ngjashme në shoqërinë shqiptare bashkëkohore kemi folur disa herë edhe në PTF). Megjithatë, nuk mund të lihet të kalojë fakti se Hamza dhe kolegët e vet po përpiqen ta radikalizojnë kritikën ndaj kësaj situate duke marrë pozicione përndryshe të komprometuara prej kohësh, ose duke u futur në llogore të vjetra, të gërmuara prej filozofësh që kanë përfunduar në vrasës masivë edhe kur nuk kanë përfunduar të instaluar në po ato frone të cilave donin t’u vinin deri dje zjarrin. Përmendja e Mao-s në materiale të tilla mund të jetë shqetësuese për një brez lexuesish (si imi); por për të tjerë mjafton të shërbejë si sinjal, qoftë edhe pavlovian, se po manipulohen. *Marrë nga blogu Peizazhe të Fjalës


6

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Prindërit e nxënësve që i çojnë fëmijët në shkolla me furgonë, duhet të kërkojnë llogari nga drejtuesit e shkollave

Si të shpëtojmë nga kamikazët rrugorë Shqiptari përfundimisht nuk lidhet me rrip

Erion Kristo

(Vijon nga faqe 3) ...për të cilin ka folur dhe Bajroni. Në rast se policia nuk do të kujdesej vetëm për rripat tanë, si deri më sot, atëherë do të kishte më shumë kohë të merrej me gjithë garipat që i lënë gjithmonë pas makinat e ngordhura të policisë për nga shpejtësia, apo dhe me të gjitha rastet e kalimit me të kuqe, që janë kthyer në normë. Pyesni njerëzit në makina se çfarë lloj shenje është portokallia e semaforit... Lidhur me patentat, duhet të bëhet një rikonceptim total i patentimit. Së pari, kërkohet një proces ripatentimi i ngarësve. Pjesa më e madhe e tyre në rrugë shfaqin mungesë arsimimi rrugor, ngase një pjesë e patentave janë shitur, ngase shumë autoshkolla janë fantazma, ngase në autoshkolla mësohen gjëra që askujt nuk i hyjnë në punë, si p.sh. si funksionon makina (si funksionon AMG modeli i fundit, po makinat hibride?) apo “Kujdes, kafshë të mbrojtura”! Gjithashtu, kërkohet një patentim i këmbësorëve (të paktën i mijëra fëmijëve që janë pjesë e sistemit arsimor). Çdo këmbësor duhet të ketë licencë për të ecur në rrugët tona, duhet të dijesohet lidhur me rreziqet. Kjo do të pakësojë trafikun që më së shumti shkaktohet nga luzma e këmbësorëve që ecin vend e pa vend, kohë e pa kohë (edhe sikur të kërkonte hekurizim të rrugëve, gardhim me çimento, apo shumë zgjidhje të tjera penguese e barrikaduese). Gjithashtu, kërkohet prodhimi i një softi të përgjithshëm, të detyrueshëm për të gjitha autoshkollat (përveç rastit më të rekomanduar që mund të ngrihet një autoshkollë shtetërore), ku të përgatitet elektronikisht materiali dhe të lehtësohet nxënia e tij, duke mos ia lënë në dorë gjithfarë pedagogëve të improvizuar). Theksi duhet të jetë te kultura e ngarjes, jo te shenjat rrugore apo te mënyra e funksionimit të makinës. Ka nene të miratuara që nuk lejojnë prekjen e makinës, përpos specialistit, por pavarësisht kësaj kërkohen nga studentët ca dije që vijnë qysh nga koha e bjellë-manivelës. Shitja e patentave, majmja e disa individëve në kurriz të jetës së disa të tjerëve, janë tregues të cungimit, që duhet goditur në thelb. Provat duhet të jenë publike, në mjedise publike, në prani të ekspertëve të huaj, të cilët duhet të certifikojnë procesin, duke certifikuar njëherazi edhe njësimin e patentave. Përdoruesve të drogës duhet t’u hiqet patenta, derisa të shërohen. Janë rreth 50 000 mijë përdorues droge. Nuk duket e habitshme që një pjesë e tyre të kenë patenta. Kjo masë, që mund të merret nga një bashkëpu-

nim i ngushtë me spitalet, ose do t’i shpëtojë ata nga droga, ose do të na shpëtojë nga të droguarit. Në makina mund të instalohen shpejtësimatës specialë, të cilët lëshojnë sinjale akustike në rast rritjeje të shpejtësisë. Njëherazi, mund të instalohen edhe zhurmues kundër sinjalit telefonik. Të parët ekzistojnë (në Turqi askujt nuk i shkonte në mend t’i manipulonte, siç manipulojmë ne kilometrazhet e makinave), të dytët mund të porositen. Nëse instalohet në makinat tona dhe një sistem i vogël alarmi që lëshon ujë kur bëhet tym duhani, atëherë makinat tona do të bëheshin si kisha apo xhami të vogla lëvizëse. Shkurt, makina pa vese. Personi që nuk mund ta ngasë dot makinën pa pirë duhan, le të trajtohet njëlloj si personat e tjerë që u ndalohet ngarja e makinës. Policia rrugore mund të lehtësohej shumë në punën e vet, në rast se nuk do t’i shërbente vetëm pushtetarëve (përse këta duhet të nxitojnë në rrugët e rënduara, mos vallë punët e tyre janë më të rëndësishme se sa tonat!?) dhe mafies së karroatrecëve. Këta të fundit urgjentisht duhet të dalin jashtë ligjit. Janë grabitës të qytetarëve, por janë të mbështetur nga shteti, madje shteti punon për ta. Policia rrugore mund të pajiset me gjoba që janë si

letra me vlerë. Rishikimi i të gjitha masave administrative dhe sjellja e tyre në dy apo tre masa fikse të pagueshme në lekë dhe pjesa tjetër të pagueshme në qeli, do të bënte që policët të mos kishin hapësirë për të abuzuar me ligjin (pra, jo nga kaq deri në aq, ku se sa paq e përcakton polici). Gjoba do të ishte e gatshme dhe veç do të vendosej në xhamin e makinës shkelëse. Policët as nuk duhet t’i bien borisë, as nuk duhet të komunikojnë fare me ngarësin, se aty fillon gjithë meseleja: mjafton të fotografojnë nja dy herë makinën aty ku gjendet e parkuar. Pajisja e policëve me kamera si ato që shiten rëndom në supermarkete do të bëjë që asnjë polic të mos mund të të vendosë gjobë në Krujë kur je në Tiranë, dhe asnjë shofer nuk do të ketë kohë të marrë në telefon mbrojtësin e vet me uniformë ose jo. As polici s’ka pse të presë vulëhumburin që kushedi se nga pi kafe. Abuzimi do të shkojë në zero dhe policët do të kenë interes të marrin një pjesë të ndershmërisë së tyre ndaj ligjit në formën e shpërblimit monetar. Kjo do t’i rregullojë disi rrogat e tyre qesharake, dhe njëkohësisht nuk do t’i lejojë policët xhepistë të përfundojnë vilat e tyre. Policët me maska të vogla ajri në fytyrë, duke pasur më shumë të ardhura, nuk do të kenë më nevojë të

punojnë si taksistë pa licencë. Për të lehtësuar trafikun e rënduar në Tiranë, duhet që urgjentisht të zhduken të gjithë policët e shtrirë, të mbulohen të gjitha gropat që janë hapur në rrugët që nuk kanë shumë që janë shtruar (mani e çuditshme kjo e jona, sapo shtrohet rruga, hapet një kanal që mund të ishte hapur ca më përpara). Në disa akse të qytetit, trafiku mund të lirohet, duke mos lejuar fare parkimin anash rrugës. Tek Presidenca, apo tek rruga që të çon nga Kulaçi tek ura e Drejtorisë së Policisë, parkohen rreth 20-30 makina, duke penguar qarkullimin e lirshëm në dy rreshta, të mijëra makinave. Matematikisht, do të kishim fituar shumë në kohë, para, karburant, nerva, vetëm po të mos lejonim që disa pak makina t’i marrin erzin mijëra e mijëra makinave në ditë. Duke mos pasur parkim, nuk do të ketë as pengim në radhë, ndërsa rrjedha e makinave do të jetë më e shpejtë, sikundër Buna që iu gjet mjeti për ta pastruar pikërisht në kulmin e përmbytjes, ndërsa pak kohë më parë askujt nuk i shkonte në mendje të bënte të njëjtën gjë me shumë më pak kosto. Urgjentisht, të gjithë prindërit e nxënësve që i çojnë fëmijët në shkolla me furgonë, duhet të kërkojnë llogari nga drejtuesit e shkollave private se ku i kanë gjetur njerëzit që ngasin furgonët. Një pjesë e madhe e tyre janë të njëjtët persona që ngasin furgonët e fshatrave, dhe që sillen në rrugë me të njëjtën kulturë rrugore si në zanatin e parë. Edhe policia rrugore duhet të kërkojë urgjentisht listën e personave që kanë mjete që përdoren për qëllime shkollore. Nëse deri tani nuk ka raste të frikshme, mënyra aktuale premton shumë. Aksioni qytetar, një makinë-një tabelë, do të ishte shpëtimi shumë i shpejtë i sinjalistikës rrugore në një kohë rekord. Shteti duhet vetëm të garantojë transparencën. Ata pronarë makinash që sigurojnë prodhimin e një tabele, do të kenë lehtësi të ndryshme. Çmimi i një tabele nuk është i papërballueshëm. Me një dorë do të kishim 300-400 mijë tabela. Mund t’i dhurojmë ndonjë edhe fqinjëve (shumë më të pajisur se sa ne). Kështu, tabelat nuk do të ishin më pronë e policëve që fshihen pas tabelave me hile, po pronë e qytetarëve. Po nuk dhanë kontribut vetë njerëzit, gjithçka do të shkojë drejt shtimit: shto gjoba, shto aksidente. Lekun që harxhojmë për të larë makinat, mund ta harxhonim për të pastruar rrugët. Me gjithë atë lek të harxhuar 300-500 lekë për seancë, për makinë, për ditë: do të kishim ndërtuar një Colosseum; edhe Bagdadin do ta kishim rindërtuar. Prandaj

me një ligj për mbylljen e lavazheve, mund t’i ripunësonim larësit profesionistë në risistemim rrugësh, që do të bëhen pasqyrë kësisoj. Njëherazi, duhet të dimë se ku shkojnë përgjithësisht lekët që harxhojmë për makinat, për taksat e ndryshme, dhe që janë bombardime të xhepit. Taksat me kokë, dhe planet direkte të administrimit të taksave, do ta bënin më të interesuar qytetarin të paguante. Aktualisht për makinat paguhet më shumë se sa paguan biznesi i vogël. Pra, për një mjet paguajmë më shumë se sa për një biznes, shto këtu dhe akcizën goxha të lartë të karburantit që e bën makinën më të kushtueshme se sa sipërmarrja: ndaj, makinat duhet të kishin një trajtim tjetër nga shteti. Për të shpëtuar nga boritë e makinave, do të mjaftonte një veprim i thjeshtë: shpimi i borive qysh në doganë. Boria e makinës është pothuaj e panevojshme. Në qytet nuk lejohet nga ligji, në rrugë jashtëqytetëse, shpejtësia është më e madhe dhe ajo vetëm sa mund ta trembë qytetarin në rrugë, pra e shton rrezikun. Koha e perceptimit të borisë është e vogël në krahasim me shpejtësinë. Efektet e saj janë të vogla, ndaj si apendicit mund të eliminohet. Duke e eliminuar shpëtojmë nga zhurma në qytet, gjithashtu garantojmë ulje të shpejtësisë jashtë qytetit. Për ata prindër të pandërgjegjshëm që vendosin fëmijët pa rrip në sedilen e parë, mund të vihet një numër telefoni ku fëmijët të denoncojnë prindërit, si në kohën e parë kur kjo gjë edhe funksiononte. Nëse prindërit nuk mbrojnë fëmijët, atëherë t’u mësojmë fëmijëve si të edukojnë prindërit. Ose më thjesht akoma, disa raste të tilla policia t’i bëjë publike, sidomos ato raste kur kokat e fëmijëve dalin jashtë dritareve të makinës. Postoblloqet e lëvizshme, makina të policisë pa shenja policore që lëvizin në rrugë dhe filmojnë makinat plumba, dhe grupet e mëdha të policëve në lagjet e banuara, që të monitorojnë njëri-tjetrin, do të zhduknin shumë abuzime rrugore. Sa për dasmorët, dasma e parë që do prishet nga policia rrugore që do t’ua fusë me dhunë ligjore kokat dasmorëve brenda makinave të tyre, dhe nuk do lejojë muzikën e pakëndshme të borive të hyjë dhunshëm në veshët tanë, do të bëjë që asnjë dasmë e dytë të mos i ngjajë kësaj. Mjafton shembulli i parë. Faktikisht, semaforët janë vendosur në mënyrë të gabuar dhe është e çuditshme se si kur nuk ka drita, ka më pak trafik. Pa semaforë duket se jemi më mirë...

(Vijon në faqe 8)


7

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Xha Xhai ynë është viktimë e diskursit anti-totalitar, omniprezent në botën tonë të lirë e demokratike

Sqarim (ndaj Ardian Vehbiut)

Ky intervenim nuk duhet të kuptohet si angazhim në debat Agon Hamza

Reagimi i parë i një shoqes sime ndaj shkrimit të Ardian Vehbiut (alias Xha Xhai) tek blogu “Peizazhe të Fjalës” ishte ky: “e ku të gjesh lexues kaq shumë të vëmendshëm, si Xha Xhai”. Shoqja ime ka vetëm pjesërisht të drejtë, sepse në fakt ajo që Xha Xhai i bëri shkrimit tim nuk ishte lexim, por pikërisht e kundërta: keq-lexim. Xha Xhait nuk po i kthej përgjigje, sepse përgjigje meriton leximi, e jo keqleximi (që nga ana e vet nuk është në gjendje të prodhojë përgjigje ndaj kurrfarë teze, apo qëndrimi). Në rastin më të mirë, keqleximi kërkon një kritikë sipërfaqësore, plotësisht të përputhshme me reagimin diku të pavëmendshëm, e diku tjetër histerik ndaj tekstit tim mbi karakterin reaksionar të shoqërisë civile të Kosovës (e me aq sa unë kam njohuri, edhe të Shqipërisë). Ky keqlexim nuk paraqet asgjë të re, përveç se vazhdimësisë së asaj që ne sot e njohim si ideologjia mainstream me cliché-të e saj të pranuara botërisht tashmë, sicc janë ‘anti-komunizmi’, ‘anti-totalitarizmi’, etj. Kjo do të thotë që Xha Xhai, i shfaqur si përfaqësues i Frymës (së njohur) Spiritualiste, nuk përbën asgjë të re. Kjo frymë, është vazhdimësi e traditës reaksionare ndaj kritikës sistemike të aktualitetit, e cila sot ekziston në nivel të normës politike e teorike. Dhe në këtë kontekst, personi nën pseudonimin Xha Xhai është plotësisht në vazhdimësi të kësaj tradite reaksionare. Duke qenë se Xha Xhai është shumë i kujdesshëm në numërimin e atyre që ai i quan autoritete (madje, ai ofron të dhëna të sakta numerike se kujt i jam referuar, dhe për më tepër, sa herë i jam referuar) në tekstin tim, më lejoni ta qartësoj këtë përfundimisht: unë këta njerëz nuk i konsideroj autoritete, por mendimtarë. Ky është dallim thelbësor. Unë nuk iu referohem atyre për ta forcuar argumentimin tim kundër të ngjashmëve të Xha Xhait – sepse një gjë e tillë është absolutisht e panevojshme në kritikën ndaj një mendimi (duke shfrytëzuar terminologjinë e tij) të drunjtë, tejet sipërfaqësor, të cilin e dëgjojmë/lexojmë në çdo diskurs anti-komunist. Aq më tepër, kur Xha Xhai nuk merret aspak me thelbin e kritikës sime mbi gjendjen e shoqërisë civile, por me diskursin dhe orientimin tim personal teorik, politik e filozofik. Një postmodernist i kulluar. E gjithë tradita e filozofisë analitike anglo-saksone do të ishte shumë krenar me Xha Xhain. Madje edhe Foucault e Derrida do ta shihnin me xhelozi analizën analitike të Xha Xhait. Sa keq që ata nuk jetojnë më! Më lejoni të vazhdoj me shkakun e tmerrit të Xha Xhait, këtij subjekti të traumatizuar dhe të stërvuajtur. Mao Ce Dunin, revolucionarin e fundit të seku-

encës së parë të realizimit të Hipotezës Komuniste! Ç’tmerr ngjall Mao,sidomos tek ata që nuk e kanë lexuar Maon përveccse nëpër proverba! Po nuk është figura e Maos ajo që ngjall tmerrin – është emri i tij që i tmerron liberalët humanistë shpirtmirë dhe partnerët e tyre junior, postmodernistët. Kur Xha Xhai na thotë se Mao nuk na qenka referencë filozofike e sociologjike, paradoksalisht ai ka të drejtë. Por, NUK ka të drejtë për atë çka ai mendon. Sepse vërtet, Mao nuk është referencë filozofike dhe unë asnjëherë nuk e kam shfrytëzuar si të tillë: Mao ka qenë dhe mbetet referencë e traditës revolucionare. Eurekat arkimediane të Xha Xhait, duke filluar që nga vetë titulli eksklamativ i analizës së tij analitike e deri te fundi i tekstit, mund të përmblidheshin fare mirë në këtë fjali, po të ish sensi i ekonomisë së fjalës: “ah, po ti nuk e di se sa shumë kemi vuajtur ne prej Maos dhe Maoizmit!”. Unë do t’i isha përgjigjur:“Po, e di. Ani çka?” Nëse qëllimi i tij në këtë shkrim është që tek unë të zgjojë ndjenjën e mëshirës, të dhembshurisë, të humanizmit liberal – atëherë përpjekja e tij është e kotë. Liberalët janë ata që kanë qejf viktimat e sidomos mëshirën ndaj viktimave, dhe unë, qartësisht nuk jam liberal, e nuk jam duke botuar në një medium liberal. Ne duam subjektet! Alain Badiou (të cilin Xha Xhai nuk besoj se e ka lexuar), filozofi francez i cilësuar shpesh edhe si maoisti i fundit serioz, thotë se subjekti është gjithnjë politik dhe për këtë arsye, ne sot kemi shumë pak subjekte, dhe aq më rrallë politikë. Për më tepër, ne duam subjektet politike, jo subjektet e interpeluara ideologjikisht, të cilat prodhojnë ankimtarë si Xha Xhai. Asnjë projekti politik emancipues nuk i duhen objektet statike (qua subjekte të interpeluara). Por, pasi jemi në një situatë tejet të pakëndshme, më lejoni të shkoj edhe një hap tutje në sqarimin tim. Jo sepse dua të bind Xha Xhain, apo pse nëpërmjet këtij argumentimi kërkoj të polemizoj me tezat e tij – përkundrazi, nëpërmjet këtyre tezave të cilat po i parashtroj këtu, dua që lexuesve të Gazetës t’i prezantoj edhe një herë (janë botuar më parë do pjesë prej disa filozofëve të huaj e shqiptarë që artikulojnë mbi këtë ccështje) disa teza të debatit filozofik aktual: atë mbi debatin e Hipotezës Komuniste. Në librin “Mbi një Shkatërrim të Errët” [“D’un désastre obscur”], Badiou shkruan se rënia e regjimeve socializmit nuk duhet t’i atribuohet karakterit të tyre despotik, e as mungesave/rënies ekonomike. Sipas Badiou-së, është pikërisht shuarja e politikës që i bëri këto konstruksione të pambrojtura/pamundshme për liderët e tyre. POR, çështja më e rëndësishme, dhe Badiou bën shumë mirë që e vë theksin këtu – është se njerëzit/populli

praktikisht NUK luajti kurrfarë roli në këtë rrëzim. Të gjithë ata patriotë, antikomunistë, liberalë e shpirtmirë, duhet ta kenë të qartë se nuk ishin aktivitetet e tyre subversive ato që e shkatërruan shtetin socialist.Thënë në mënyrë bombastike, ishte vetë socializmi që e shkatërroi shtetin socialist, duke konsumuar premisat logjike e ideologjike mbi të cilat pati marrë nisjen. Ndërsa, për t’i qetësuar shpirtat e trazuar, më lejoni t’ju them hapur bindjen time se socializmi shtetëror (pavarësisht se cilit variant i referohemi: Sovjetik, Jugosllav, Kinez, Rumun apo Shqiptar) nuk do të kthehet më kurrë. Këtu është e rëndësishme të përsëritet kritika e Zizek-ut ndaj librit “Lamtumirë Zotëri Socializëm” të Toni Negrit. Zizek-u thotë se Negri ka harruar diçka shumë të rëndësishme në titullin e librit të tij dhe se ai titull do të duhej të ishte më i plotë:“Lamtumirë Zotëri Socializëm – Mirë se Vjen Shoku Komunizëm”. Kështu, shpirtrat e trazuar dhe të përvuajtur të liberalëve e postmodernëve mund të qetësohen lirisht. Kjo nuk do të thotë që projekti i madh emancipues përfundoi. Përkundrazi. Sot, në kohën kur kapitalizmi po kalon nëpër kontradiktat e veta më të mëdha, kur demokracitë perëndimore janë bërë tashmë patologjike, kur politika e organizuar nëpër parti politike shpreh impotencën e vetë kësaj strukture politike, ne më tepër se kurrë, duhet t’i qëndrojmë besnikë Hipotezës Komuniste, siç e parashtron Badiou, si të vetmes Hipotezë që përfaqëson aspiratat logjike të një të drejte shoqërore, të përbashëkt e universale, përgjatë gjithë historisë së njerzimit, që prej Spartakut e deri te Mao. Natyrisht që ne duhet ta rikonceptojmë, ta rimendojmë, ta riformulojmë dhe ta riaktualizojmë Idenë Komuniste. Zizek-u thotë se e vërteta është e pjesshme, dhe është e arritshme vetëm kur njeri merr pozicion/qëndrim. Dhe natyrisht, pozicioni që Zizek-u merr është pozicioni i komunizmit. Por, nëse pranojmë të qenit besnik ndaj “Idesë së

Komunizmit”, ne duhet të jemi besnik ndaj katër elementeve konstitutive të tij, të cilat Badiou i definon shumë bukur: 1) barazia, 2) vullnetarizmi, 3) besimi në masat dhe 4) terrori (kujdes, mos bini në grackën humaniste të Xha Xhait: këtu nuk flasim për Gulag-un Stalinist, por për diçka shumë me përmbajtësore: terrori këtu nënkupton disiplinën shoqërore të nevojshëm për të hedhur hapat përtej kësaj shoqërie prapanike e disfunksionale. Kujtoni Robespierre-in!). Dua të bëj vetëm një shpjegim tjetër para se ta mbyll këtë tekst. Xha Xhai ynë është viktimë e diskursit anti-totalitar, omniprezent në botën tonë të lirë e demokratike. Ai na jep shifra për numrin e viktimave të regjimit të Maos në Kinë. Si duket Xha Xhai është i dhënë pas shifrave, numrave, numërimit në përgjithësi. Duke qenë se unë nuk e pranoj tezën se Shekulli i kaluar u përballë me dy regjime totalitare (Nazizmin dhe Stalinizmin), do ta riprodhoj këtu një tezë të Zizekut për nocionin e totalitarizmit, i cili është përdorur për herë të parë nga Mussolini në vitet e 20ta, për ta përkufizuar Italinë Fashiste – Mussolini e quajti atë “shtet total”. Sipas Zizek-ut, nocioni totalitarizëm sot funksionon si “njëri ndër antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit është t’i zbusë radikalët e lirë dhe kështu t’i ndihmojë trupit social ta mirëmbajë shëndetin e mirë politiko–ideologjik. Kjo do të thotë që “‘totalitarizmi’ është nocion ideologjik, që mbështet operacionin e “zbutjes së radikalëve”, në mënyrë që nëpërmjet këtij “antioksidanti” të garantojë funksionimin e hegjemonisë liberal–demokratike e njëkohësisht ta përjashtojë kritikën e Majtë ndaj liberal–demokracisë, duke na përkujtuar diktarurën e Djathtë Fashiste si ana tjetër e saj. Na thonë se Stalini e Hitleri janë dy deformimet, dy format perverze të dy ideologjive, kështu që zgjidhja më e mirë është që t’i lëmë aventurat ideologjike dhe ta

përqafojmë demokracinë liberale”. Zizek thotë se që në momentin kur dikush e pranon nocionin “totalitarizëm”, ai është vendosshmërisht i lokalizuar në horizontin liberal–demokratik. Edhe disa kritikë të majtë sot i kanë pranuar koordinatat ideologjike liberale, duke e pozicionuar vetveten në zgjedhjen ndërmjet “demokracisë” dhe “totalitarizmit”. Kjo është ideologjia në veprimin e saj shoqëror. Duke mos qenë koncept teorik, nocioni “totalitarizëm” është larg nga të qenit kategori që do të na mundësonte të mendojmë apo të depërtojmë në realitetet historike që ajo përshkruan – përkundrazi, nocioni “totalitarizëm” “efektivisht na parandalon të mendojmë”. Xha Xhai është shembull tipik i veprimit të nocionit ‘totalitarizëm’ në fushën shoqërore: ai nuk mendon (në kuptimin gjenerik e kreativ të fjalës) sepse ai është besnik ndaj hegjemonisë ekzistuese liberale: ai efektivisht nuk mendon. Akti i parë i mendimit nënkupton vënien në pikëpytje të asaj që konsiderohet si e mirëqenë – që, do të thotë se procedura e të të menduarit është një ndërmarrje tërësisht e kundërt me atë që ka bërë Xha Xhai. Dua të nënvizoj një fakt:ky intervenim nuk duhet të kuptohet si angazhim në debat. Ky tekst është ndërhyrje në nivel të analizës dhe qartësimit të pozicionit tim politik mbi të cilin e kam ndërtuar kritikën time ndaj pozicionit reaksionar shoqërisë civile në Kosovë, si simptomë e koordinatave ideologjike të politikës në Kosovë. Në këtë kontekst, nëse Xha Xhai ka aq shumë vullnet e dëshirë të shkruajë e të reagojë ndaj përmbajtjes së tekstit tim, bën mirë të merret me përmbajtjen e tekstit. Nga reagimi i tij unë kuptova vetëm një trembje paranojake karshi emrit të Maos, gjë që nuk më befason aspak, pasi e pres prej liberalëve e postmodernëve. Por duhet ta sqaroj se unë nuk arrita ta kuptoj pozicionin e Xha Xhait karshi problemit për të cilin unë kam shkruar.


8

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Si të shpëtojmë nga kamikazët rrugorë

Procesi i privatizimit, nuk ka pasur e as që ka transparencë, me privatizim në kushtet dhe qeverisjen e tanishme Kosova nuk përfiton por humb, infrastruktura ligjore nuk po kompletohet por po bëhet qëllimisht gjithnjë e më konfuzive

Zoti Shala, ju po rreni! Avni Zogiani

(Vijon nga faqe 6) Shpërndarja e mallrave mund të bëhet në orë të caktuara: nuk kemi përse të presim derisa dikush të furnizojë një dyqan me furgonin e vet dinamits që të vazhdojmë punën tonë. Por caktimi i orarit të përshtatshëm natën vonë ose në mëngjes shumë herët nuk mund të sjellë rezultat nëse nuk zhduken pica taksitë që janë bërë si ato fantazmat që duken e zhduken aty kur nuk ta pret mendja. Nuk është ndonjë kosto e madhe që makinat që hyjnë në kufi të pajisen me një broshurë të vogël ku t’u shpjegohet njerëzve jo ajo që është shkruar aktualisht: kujdes, se vdisni. Askush nuk ka frikë nga vdekja, ndërsa nga gjymtimi, po. Le t’i shpjegojmë njerëzve numrin e të gjymtuarve dhe përfitimet reale që ka një i gjymtuar, duke i ftuar njerëzit të aksidentohen. Atëherë po që do të tmerrohen, sidomos po të ketë një pyetësor të vogël ku t’u thuhet të zgjedhin paraprakisht se si e duan arkivolin, prej pishe, prej ahu apo prej plumbi. Edhe një video horror rrugor mund të shfaqet në gjimnazet e vendit. Nuk ka kosto. Të papatentuarit janë më të rrezikshëm se të patentuarit: nuk i zë as ligji. Do të kishim më shumë vende parkimi nëse nuk do të lejonim që njerëzit të zënë rrugët me makinat e tyre për shitje. Kjo kuptohet nga targat e huaja ose kur janë pa targa. Le të shkojnë në vendin e caktuar: zgjidhja është vendosja e një tatimi për makinat e përdorura që shiten jashtë vendit të caktuar. Tatimin le ta mbledhin agjenci private. Ato le të kujdesen dhe për vjeljen e gjobave, për t’ua çuar në shtëpi njerëzve që se dinë që kanë bërë shkelje. Një zgjidhje shumë e lehtë për parkimet dyshe e treshe, që eliminon në të njëjtën kohë vdekjen prej parkimit, do të ishte të vendosnim në xhamin e makinës numrin tonë të celularit. Ai që ka hall do trokasë, po duhet t’i jepet shansi. Të gjithë kemi nga një celular e kusur. Do na vlente të gjithëve që makinat e plasaritura të quhen si normale. E rëndësishme është jo pamja e jashtme e makinës, por pamja e brendshme. Njerëzit në moshë shumë të shtyrë i humbin aftësitë e tyre psikomotore dhe duhet t’u tërhiqet patenta. Lajmi i fundit është i mirë: sapo ka filluar edhe biznesi i sipërmarrjes me aksidentet. Ka shoqata që mbledhin fonde nisur nga fatkeqësitë tona, që të vjedhin kumtimet dhe i përvetësojnë si pa gjë të keq. Anonimët pa pritur zënë kryet e vendit, pa një përse në shpirt. “O gra, kena met pa proxhekt!” Edhe shteti bashkëpunon me këta tipa lekistë e pa zemër. Edhe media. Sa kollaj është: më jep pak borxh shpirtin se më duhen ca lekë për katin e tretë të vilës. Sa herë të shikoni tipa të tillë, mbështetini se janë në nevojë.

Në një takim të përfaqësuesve të Bankës Botërore, të Këshilltarëve të transaksionit dhe të Qeverisë rreth privatizimit të kompanive publike, të huajt dolën më të brengosur për pronën publike dhe procesin e privatizimit sesa ministri i ekonomisë dhe finansave. Edhe përfaqësuesi i BB-së edhe Këshilltari për transaksionin e PTK-së (përfshierjen e kapitalit privat në PTK) kanë shprehur dyshimet e tyre se qeveria nuk është mjaft e përgaditur për këtë proces dhe se kriza finansiare nuk është moment i përshtatshëm për privatizim. Ministri Shala nuk dëgjon për këtë. Ai thotë se kompanitë kryesore publike do t’i likuidojë brenda vitit 2010. Madje ai nuk di të tregojë asnjë të vetmen arsye për këtë, vetëm se ky vit thotë do jetë viti kur do i heqim qafesh kompanitë publike me një shpejtësi drite, ashtu siç i hoqëm qafesh kompanitë shoqërore po nën udhëheqjen e Shalës. Në këtë takim ministri Shala tha se opsioni i zgjedhur për privatizimin e PTK-së do jetë ai që ofron përfitime më të mëdha për vendin. Ai është duke gënjyer. Po të ishte kështu, procesi i privatizimit nuk do të bëhej nën tavolinë, por do hapej për diskutim. Shala tha se ky proces do jetë transparent. Por prap nuk po e thotë të vërtetën. Madje kjo konfirmohet brenda minutave pasi që ai e tha këtë fjali. Ai kërkoi nga gazetarët ta lëshojnë sallën për t’i lënë vend prezantimit të kompanisë konsulente për privatizimin e PTK-së. Kush është kompania konsulente për pëgaditjen e PTK-së për privatizim, e keni informuar ndonjëherë opinionin publik zoti Shala? Ku është transparenca këtu? Ku është transparenca e zotit Shala në lidhje me PTK-në kur publikut kosovar akoma nuk i është bërë e njohur kontrata që kjo qeveri, gjegjësisht Bordi i PTK-së, ka bërë me Dardafone.net? Kjo kontratë praktikisht i ka falur operatorin Vala një kompanie private! Shala thotë se pjesëmarrja e sektorit privat në ndërmarrjet publike në këtë rast PTK do të jetë një kontribut shumë i rëndësishëm për zhvillimin e vendit. Mirëpo prap po gënjen duke qenë se po shiten ndërmarrjet që momentalisht kanë fitime të konsiderueshme dhe çmimi i paralajmëruar është tepër i ulët në krahasim me kontributin që këto kompani kanë për Kosovën. Shala thotë se nuk është ngritur optimumi ekonomik i këtyre kompanive. Nuk jam i sigurt nëse e di ai çka nënkupton kjo fjalë, por optimumi nuk iu ngritet vetvetiu kompanive, optimumin duhet ngritur me masa të mbrojtjes së këtyre kompanive dhe përmirësimit të qeverisjes së tyre, jo me masa destruktive, siç po bën kjo qeveri nëpërmjet nënshkrimit të kontratave të dëmshme për PTK-në dhe mbipunësimit që ka shkaktuar gjatë këtyre dy viteve dhe kalimit të thjesht të tyre në duart sektorit privat. Poashtu Shala ka thënë se ne po plotësojmë infrastrukturën ligjore. Edhe këtu ai po thotë një të pavërtetë duke qenë se Kosova nuk ka akoma ligj për privatizimin dhe shumë masa të mrbojtjes nga konflikti i interesit nuk janë të normuara në Kosovë. Për shembull, gjer më tashti njerëz që kanë qenë pjesë e procesit të privatizimit kanë arritur të kapin pozicione nëpër kompanitë e privatizuara (Ferro-

nikeli e Llamkosi), kurse edhe sot e kësaj dite kjo është e mundur duke qenë se kufizimi i kalimit në kompanitë e privatizuara të një zyrtari publik që ka marrë pjesë në privatizim është vetëm një vit edhe atë me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit. Pra, procesi i privatizimit, nuk ka pasur e as që ka transparencë, me privatizim në kushtet dhe qeverisjen e tanishme Kosova nuk përfiton por humb, infrastruktura ligjore nuk po kompletohet por po bëhet qëllimisht gjithnjë e më konfuze. Në të njejtën ditë që lexuam përkushtimin e Shalës për të hequr qafesh kompanitë publike, në të njejtat faqe të gazetave lexuam presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, të thotë “kurrë nuk do ta lejoj privatizimin e Elektroekonoimisë së Serbisë dhe sektorin e gazit” sepse janë shtylla strategjike të ekonomisë sonë”. Shumë vende që po blejnë në Kosovë (për shembull sllovenia në telefoni mobile) këta sektorë i kanë akoma në pronë publike në shtetet e tyre. Shala tashmë ka shprehur angazhimin e tij që të shesë gjithçka ose të japë me koncesion për 40-50 vjet, madje edhe qymyrin që është aseti më strategjik që ka shteti i Kosovës. Natyrisht, kjo duket ta ketë mbështetjen e Qeverisë aktuale. Mirëpo, ku është në këtë mes Parlamenti i Kosovës, i cili është injoruar totalisht. Procesin e privatizimit të kompanive publike ia kemi lënë në dorë një ministri që katër vjet pas tenderit për operatorin e dytë të telefonisë mobile, nuk ka arritur të marr nga sektori privat 16.2 milionë euro të buxhetit të Kosovës edhe pse të martën edhe vetë e konfirmoi se një garanci bankare për këto para ekziston. A guxojmë ta lejmë në duart e këtij ministri pasurinë e fundit që ka Kosova? Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU


9 Pasojat e rrezikshme i vuajmë të gjithë prandaj kërkohet të mbahen pastër mjediset jetësore E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Mjedisi dhe problemet e tij

Mbrojtja e mjedisit kërkon që çdo individ të marrë përgjegjësi Geraldo Durdaj

Gjatë jetës njeriu përdor burimet natyrore të ripërtëritshme dhe të paripërtëritshme. Çdo veprim i tij, i vetëm apo edhe në shoqëri, në punë, në rrugë dhe në shtëpi, shkakton efekte të drejtpërdrejta apo të tërthorta mbi mjedisin. Veprimtaria e njeriut shkakton gjithnjë e më tepër probleme, si ndotjet, keqpërdorimin e burimeve dhe më pak ripërtëritje. Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar këto probleme u bënë më të mëdha dhe më të dukshme. Si rrjedhojë publiku u shqetësua për gjendjen e mjedisit. Tani problemet janë bërë më të mprehta dhe më të vështira për tu zgjidhur. Popullsia po rritet me ritme të shpejta dhe kërkesat e tyre për një jetë më të mirë po bëhen më të dukshme. Kjo do të thotë se edhe dëmtimi i mjedisit, ndotja e tij po fiton të tjera përmasa. Problemet mjedisore Mjedisi ndotet në tokë, ujë dhe ajër. Ky është një problem i madh i kohës sonë. Kështu përgjegjësit kryesor të ndotjes së ujërave të detit janë shkarkimet urbane, industriale, bujqësore të zonave më të zhvilluara, si edhe shkarkimet e naftës në zonat ku ajo nxirret apo rrjedhjet nga anijet naftëmbajtëse. Një nga zonat më të ndotura është deti Mesdhe, një det i mbyllur dhe jo shumë i thellë, brigjet e të cilit janë mjaft të populluara. Shirërat acidë, të shkaktuara nga veprimtaria industriale, prekin kryesisht zonat e industrializuara, por në sajë të veprimtarisë së erës, ndotja përhapet dhe në zonat shumë të gjera. Psh; në brigjet e Atlantikut të Amerikës veriore shirërat acidë prekin një zonë

që shkon nga pellgu i lumit kanadez Shën Lorencë, në veri, deri ne gadishullin e Floridës, në jug dhe në brendësi, deri në rrjedhjen e Misisipit. Rritja e temperaurës në tokë, e shkaktuar nga efekti serrë, po i prin shkrirjes së sipërfaqeve të akullta dhe zvogëlimin e tyre. Psh; në vargmalin e Himalajave, vargmali më i lartë në botë, akullnajat po shkrijnë vazhdimisht. Edhe zonat e bregdeteve dhe ishujt rrezikohen nga ngrohja e klimës: shkrirja e një pjese të akullnajave çon në rritjen e nivelit të detit. Ndotja e ajrit dëmton jetën e njeriut, dëmton sytë, rrugët e frymëmarrjes. Sot në shumë vende ka agjenci që matin shkallën e ndotjes së ajrit dhe kur kjo është e lartë marrin masa si mbyllja e fabrikave, ndalojnë qarkullimin e makinave etj. Disa qytete të Shqipërisë, sidomos Tirana dhe Elbasani janë shumë të ndotur. Era e rëndë, thithja e ajrit të ndotur janë disa nga problemet e përditshme me të

cilat përballen qytetet, ku trafiku i automjeteve, shkarkimet industriale dhe ngrohja e banesave janë të përqëndruara në zona të ngushta: kush banon në qytet e ndjen menjëherë problemin e ndotjes së mjedisit. Mbeturinat urbane përmbajnë edhe produkte kimike që zbresin në thellësi dhe ndotin burimet e nëndheshme ujore. Në qytete, ndodhen gjithashtu edhe kantierët e ndërtimit, që shpesh derdhin nëpër lumenj sasi të mëdha materiali ndërtimi. Cilat janë disa nga pasojat më të rëndësishme të ndotjes së Mjedisit? Disa nga pasojat më të rëndësishme të ndotjes së mjedisit janë: 1. Dëmtimi i ekosistemeve 2. Ndikimi te shëndeti i njeriut 3. Kostoja ekonomike 4. Problemet shoqërore Si mund të parandalohet ndotja e mjedisit? Ndotja e mjedisit mund të paran-

Shteti ynë modern vazhdon të mbetet i ngatërruar në rrjeta organizatash rajonale e ndërkombëtare

Sovraniteti i papretenduar

Në Evropë, shpikja e shtypit si një mënyrë e lehtë dhe e lirë për shpërndarjen e informacionit solli fillimin e Reformimit dhe Rilindjes, si një epokë e re zhvillimi. Nëpërmjet dokumentimit të politikave të shteteve-kombe, kjo i dha fund edhe shumë hegjemonive mbretërore. Rritja e autoritetit të depersonalizuar të shtetit nëpërmjet forcimit të institucioneve bëri të mundur zëvendësimin e pushtetit individual nga sisteme qeverisjeje dhe vlerash. Sot, megjithëse jetojmë në shoqërinë e informacionit, me keqardhje vihet re se një ndryshimi i tillë nuk ka ndodhur akoma ne mjaft vende ish-totalitare. Kulti i liderit si figurë pushteti vazhdon të sundojë nëpërmjet varfërisë dhe keqedukimit, duke mbytur kështu çdo inisjativë të organizimit të shoqërisë

për të ngritur sisteme funksionale qeverisjeje dhe shprehjeje sovraniteti. Ndërkohë, teksa sheh shqiptarët e Kumanovës që largohen me mijëra drejt një Evrope ku ata mund të hynë tashmë pa viza, nuk ka se si mos parashikosh një ogur të ngjashëm edhe për Shqipërinë në një të ardhme të afërt. Sondazhet e përforcojnë këtë fakt, teksa trumbetohet me të madhe shansi që kemi për të lëvizur edhe ne lirshëm ne BE brenda 2010. Tre fjalë të një kryefamiljari teksa hipte në autobusin që do ta çonte në Belgjike mjaftojnë për të shprehur atë që kurrë nuk e dëgjon nga goja e një politikani:“Nuk ka punë!” Globalizimi i politikave nëpërmjet pushtetit të institucioneve ndërkombëtare që ndjek globalizimin e ekonomisë kontribuon në krizën e sovranitetit

që përjetojnë shtetet sot.Anëtarësimi në rrjetet ndërkombëtare është një nevojë e kohës për çdo vend,por ai vjen me një çmim dhe duhet menaxhuar mirë. Pak kush e mendon që Shqipëria anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë, Fondit Monetar Ndërkombëtar, NATO madje edhe e Bashkimit Evropian do të thotë më pak sovranitet. E një shtet i ri me një demokraci vetëm 20 vjeçare si e jona, e ka të lehtë të tundohet. Ama është e pabesueshme edhe për vetë këto organizata se si kaq unanimisht, politikanë e qytetarë njëzëri jemi gati të heqim dorë nga një pjesë e sovranitetit tonë akoma të pa ngritur mirë, thjesht për t’u bërë pjesë e klubit të të mëdhenjve. Të jetë vallë mungesë dëshire për t’u përfaqësuar, përtesë për të qeverisur apo pak nga të dyja shkaku i dhënies kaq

dalohet me përpjekjen e secilit prej nesh si dhe me ndërhyrjen e shteteve. • Çdo njeri mund të kujdeset për mjedisin me mënyrën e jetesës së tij. Psh; mund t’i hedhë mbeturinat te koshi i plehrave dhe jo në rrugë. • Shtetet mund të parandalojnë ndotjen e mjedisit me anë të rregullimeve dhe legjislacioneve. Gjithashtu ato mund të përdorin teknologji bashkëkohore për të pastruar ndotjen e mjedisit në vendin e tyre. Mbrojtja e mjedisit Asnjëherë nuk duhet menduar se problemet mjedisore janë pa zgjidhje. Mundësitë për të mbrojtur mjedisin ekzistojnë. Përdorimi i filtrave dhe impianteve të pastrimit, si dhe rifutja në përdorim e mbeturinave, mund të shmangë ndotjen e mjedisit. Kjo mbrojtje kërkon zbatimin e politikave mjedisore moderne. Gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit shumë qe-

lirë të këtij sovraniteti të cilin mburremi se e kemi fituar me gjak në shekuj e dekada? Dihet që një nga funksionet kryesore të shtetit është rishpërndarja e të mirave, pra mirëqenia sociale për qytetarët dhe organizmat e tij. Por një shtet që ka hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit të tij si mund ta bëjë këtë gjë? Si mundet për shembull ky shtet të mbrojë prodhuesit vendas kur ka firmosur kaq marrëveshje tregtie të lirë që nuk i favorizojnë fare ata? E ndërkohë si gjithmonë, disa kanë siguruar jetën, disa kënaqen me një rrogë, të humburit (nuk) e kanë pranuar humbjen, ca shtyjnë si munden e ca të tjerë bëjnë gati valixhet për të ikur. Shteti ynë modern vazhdon të mbetet i ngatërruar në rrjeta organizatash rajonale e ndërkombëtare e interesash të vogla individuale. I shtyrë sa andej-këndej nga interesa ndërshtetërore e shumëllojshmëri forcash shumëkombëshe, qëndron akoma i paaftë të vendosë mbi fatin e tij. E kotë

veri, organizata ndërkombëtare dhe shoqata qytetare kanë marrë masa të frytshme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar mbështetje ligjore si dhe gjetjen e rrugëve të zhvillimit. Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka krijuar në vitin 1972 UNFP (programi i Kombeve të Bashkuara për mjedisin, me qendër në Najrobi. Ajo ka për detyrë të mbikëqyrë shndërrimet mjedisore dhe të koordinojë ndërhyrjet e vendeve të ndryshme. Shumë shtete sot kanë miratuar ligje për ruajtjen e mjedisit. Pasojat e rrezikshme i vuajmë të gjithë prandaj kërkohet të mbahen pastër mjediset jetësore dhe më gjerë, të shtojmë sipërfaqet me pyje në qendrat e banimit, por edhe në zonat e papyllëzuara. Mbrojtja e mjedisit kërkon që çdo individ të marrë përgjegjësinë për të kontribuar në ruajtjen e tij. Kjo mund të arrihet shpenzimet e kota dhe të aktivizojmë pasuritë e përsëritshme si energjia diellore etj. Prandaj edhe sot janë organizuar një sërë konferencash ndërkombëtare. E tillë është Konferenca e Kiotos që është krijuar në vitin 1997 për ndryshimet e klimës, ku morën pjesë 100 vende dhe që synonte mbrojtjen e fuqishme të mjedisit. Një ndihmë të madhe kanë dhënë edhe organizatat ndërkombëtare ambientaliste dhe ekologjisë, siç janë Green Peace, grupe vullnetarësh (WWF) që sensibilizojnë opinionin për mbrojtjen e mjedisit. *Autori eshte gjimnazist, mbijetues i tragjedise njerezore e ambientale te 15 marsit 2008 ne Gerdec. të flitet këtu për Kosovën, që vetëm para dy vjetësh lindi si një shtet i “pa”varur. Në këto kushte kuptohet, është më lehtë të thuash “Nuk ka punë!” se të punosh, në atdhe a kudo që të jetë. Po ndërkohë që nuk janë liberalizuar vizat, le të kënaqemi me ndonjë teatër a argëtim tjetër, me temë kryesore “Arratisjen nga Realiteti”. E sa për këtë kohë globalizimi që jetojmë, duket se Migjeni e paska pasur gabim kur thoshte “Mjerimi s’do mëshirë, por don vetëm të drejtë!” Nëse do donim sado pak të drejtë në vend të mëshirës, epoka e informacionit ku jetojmë i ka të gjitha shanset të sillte sado pak angazhim të njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë se bashku, për të ngritur një sistem që funksionon për të gjithë. Nëse një kontinent i tërë rilindi me shpikjen e shtypit të shkruar, kaq e vështirë qenka për një vend të vogël me pak më tepër se 3 milionë banorë të rilindë në epokën e internetit? Por me sa duket mjerimi qenka më i fortë.


10 Arbër Zaimi

Mbas atashimit të ambasadës xhamajkiane në Shqipëri (diku pas piramidës) menjëherë lindi subkultura e të rinjve të veshur me ngjyrë të zezë, të gjelbër e të verdhë, me rroba të gjera, me xhinse të grisura, e me këpucë Converse, apo siç i quajnë në Prishtinë, “Allstarka”. Lindi një grumbullim i lezetshëm për nga paraqitja, që duhet thënë, i jep ca ngjyra më tepër mbrëmjeve të alkoolizuara në fundjavat tiranase. Vajza të lezetshme veshur me bluza të gjera që gjithsesi nuk i heqin asnjë presje sensualitetit dhe energjisë femërore postpubertariane, dhe djem që tregojnë nëpër veshje e nëpër pirsingje simbole të një rebelimi antisistem. Ishte e enjte mbrëma, dhe pas emisionit të famshëm në radio 105.4 FM (kjo është reklamë, mos ia vini veshin), shkova për një birrë tek trekatëshi, që tashmë është konfirmuar në bllokun globalist si baza e kulturës reggae, dhe e religjionit politik rastafari në metropolin tonë të dashur. Ambienti ishte i këndshëm. Muzika e mirë, roots reggae, dub, edhe ska edhe klubi qe mbushur përplot me të rinj e të reja, ç’t’ju them. Të kënaqej syri, aq interesant ngjante ambienti i dekoruar nga t-shirts-et që shpallnin hapur mesazhe antipolitike e kundërkulturore. Patjetër, mendova me vete, që duhet të kenë një lloj informimi mbi kulturën reggae, mbi rastafarian-izmin, patjetër që këta duhet ta njohin disi këtë muzikë e këtë art që ndikoi kaq shumë në zhvillimin e ca prej gjinive më moderne të muzikës, por edhe në formimin e shijeve artistike të njeriut të sotëm. Siç e dini të gjithë reggae lindi në Xhamajkë, rreth fundit të viteve ‘50, fillimit të viteve ‘60. Andej nga ’68, kur bota perëndimore u trand nga lëvizjet e ndryshme antiraciste, antikapitaliste, antiaparteidiste dhe antishfrytëzim, reggae solli mesazhet e veta kundër Babilonit, me theksimin e efektit pozitiv të meditimit dhe spiritualizmit ekzaltues që e çonin përhava shpirtin e njeriut, mesazhe që dolën nga Xhamajka e u përhapën nëpër grupe rebelësh të rinj, që luftonin për më shumë të drejta në Shtetet e Bashkuara e më pas nëpër botë. Kryesisht tekstet, veshjet, simbolet e në tërësi kultura prekin tema të një politike njerezore dhe sociale, flitet për varfërinë, flitet për përjashtimin shoqëror, flitet për luftrat e mëdha për të drejtat, flitet për pabarazinë, flitet për dashurinë. Me një fjalë përshkruhet një mënyrë e të qenit njeri, disi rebele, tektuk cinike, ndonjëherë tepër optimiste, por mbetet një mënyrë jetese transparente, tejet shoqërore në pozitivitetin e vet kreativ. Me infiltrimin e kësaj kulture në Shqipëri ama më kot prisni të nisë ndonjë fushatë aktiviste “Legalize it”, më kot prisni të ketë kryengritje e protesta për përfshirjen e të rinjve, për përfshirjen e të varfërve në politika sociale, apo për pjesëmarrjen e tyre në proçese vendimtare. Jo. Infiltrimi i reggae ka ndodhur vetëm në sipërfaqje, vetëm tek veshjet, tek vathët dhe te lëvizjet e valëzuara të kërcimit. Mos vallë të rinjtë shqiptarë, të mësuar me theksin british të anglishtes aristokratike, që e kanë mësuar duke u vërtitur nëpër fusha golfi e nëpër klubet Royal, e kanë

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

E si mund të ndodhte ndryshe pas hibridizimit të dy kulturave të tmerrshme, asaj të Njeriut të Ri dhe asaj të Njeriut Post Postmodern

Bob Marley, Skënderbeu dhe Barack Obama (Kitsch – Shkrimi)

të vështirë ta kuptojnë patois-in xhamajkan të Bob Marley-t që këndon Get Up! Stand Up??? Është vallë normale që në mëngjesin e nesërm të gjithë këta rastaboys e këto rastagirls të lënë pas gjithë pamjen e tyre prej raggamuffin, të veshin këmishat me jakë të ngrirë, e të futen pas të njëjtave tavolina zyrash, apo bankash shkolle? Ata që në darkë këndojnë Redemption Song dhe ulërasin Emancipate yourselves from mental slavery… në mëngjes janë të rreshtuar si të gjithë të tjerët. * ** Si në të gjithë vendet që respektohen, edhe në Shqipëri ka atdhetarë, të cilët e quajnë vetveten nacionalistë ose, kur janë të moderuar e tolerantë, i thërrasin vetes patriotë e atdhetarë. Të vënë në siklet nga gjithë rennaisance-a e këtyre shfaqjeve të huaja që u ka ik’ koha, siç është përshembull reggae, apo arti modern, apo kozmopolitanizmi e stuhira të ngjashme në gotë, nacionalistët kanë vendosur që të sjellin në sipërfaqje vlerat e vërteta, trungun estetiko-etik të këtij kombit tonë të moçëm, fisnik, e kulturëdashës. Nacionalistët nuk mund ta pranojnë këtë bjerrje të vlerave tona folkloriko-aristokratike, nuk mund ta pranojnë xhamajkanizimin e vendit tonë arjan. Shyqyr zotit (i cili sipas nacionalistëve për shqiptarët nuk ka qenë asnjëherë i rëndësishëm, edhe pse ka rrezik që dhe ai vetë të jetë shqiptar), pra shyqyr zotit që vetëm një muaj pas trekatëshit dhe angazhimit rasta të Klod Burrit dhe Rub Beqos, erdhën festat e nëntorit. Strategjia e nacionalistëve është e qartë. Ajo fillon nga facebook-u. Si fillim, me rastin e festave të nëntorit vendoset një flamur kuqezi në foto profili. Kreativiteti është i kufizu-

ar vetëm tek mënyra se si është shpalosur flamuri në foto. Por sa pare bën kreativiteti para atdheut? Kreativiteti është shfaqje e huaj! Pika e dytë e strategjisë ka të bëjë me Skënderbeun. Seç kanë dalë nja dy tre vetë që na paskan sharë nga Skënderbeu. Manuali “The Essentials of Nationalism for Dummies” thotë që në të tilla raste, me kuç e me maç duhet të nisin të diskutojnë e të vërtetojnë me çdo kusht që Skënderbeu jo vetëm që s’ka pasur të sharë, por është i sharë nga robt’ e më gjerë, ai që e shan. Fushata qëllimmirë e vërtetimit fillon nga thellësitë e shpirtit, trajton një herë çështjet e brendshme të nacionalistit, e më pas del e shpërthen në kafene. Menjëherë më pas, me të shkelur në zyrë, fushata e ndërgjegjësimit skënderbeian shpërndahet në formë përmbytjeje masive në internet, nëpër forume e blogje. E më pas, si pasojë e mirëdashjes naive të ndonjë kryeredaktori të pafajshëm, shkon e zë faqet e para të gazetave, nëpër editorialë emrash të bujshëm… Pika e tretë e nacionalizmit ka të bëjë me gjithçka tjetër, për sa kohë kjo zë kohën e lirë të këtyre njerëzve, që kalohet nëpër tavolina miqsh, apo nëpër shoqërira virtuale. Varion prej diskutimit të tezave të pranuara mbarëbotërisht të origjinës së indoevropianishtes prej shqipes (madje dhe gjuhë semitike si egjyptianishtja e vjetër, apo gjuhët berbere – opo dhe çifutçja prej shqipes vjen) deri tek teza tjetër po aq e vërtetuar që fqinjët tanë në të vërtetë janë shqiptarë puro e të pastër për nga gjaku, por me kalimin e kohës kanë filluar të flasin greqisht e serbisht. Pastaj janë dhe teoritë shkencore mbi arianizmën tonë,

që e ka pranuar dhe vetë hitleri (ai me “h” të vogël) që na ka dashur aq shumë sa… Mos prisni ndonjë reagim prej këtyre nacionalistëve kur mësohet se në Shqipëri sektorët strategjikë e burimet kryesore po i blejnë njëra pas tjetrës biznesmenë të dyshimtë. S’ka reagim as kur mësohet që një pjesë e mirë e këtyre burrave të biznesit vijnë prej këtyre vendeve te armiqve tanë fqinjë (mos ndoshta teza nacionaliste përjashton nga armiqësia vetëm botën e biznesit, dhe e ka të gjithë problemin me popujt e varfër fqinjë??). Nuk ka reagim popullor prej nacionalistëve as për pikat e Ban Ki Munit, edhe pse këto i pikojnë në shpirt gjysmës së “nacionit”. I vetmi reagim qe ai i një grupi organizatash – se populli… i ruajti energjitë për në internet… E kotë të kujtosh parrullat e analogëve të tyre në botë, të famshmen “Get Off My Country!”. * ** Që të sjell një panoramë sa më të plotë, e sa më përfaqësonjëse do qe e udhës që menjëherë pasi u tregova për nacionalistët, të flas për armiqtë e tyre të dhëmbpërdhëmbshëm, të majtët, që nga tifozat e Tironës njihen me pseudonimin “morrat e kuq”. Se në Shqipëri ka dhe kamunistë. Këta, si të gjithë të majtët që respektohen ndahen në disa grupe. Grupi i parë është ai i nostalgjikëve të regjimit. Nga ky grup s’kemi si presim aktivizëm, apo shprehje energjike politike – për shkak të moshës së thyer. Grupi i dytë është ai i të rinjve intelektuale. Këta të fundit, të shkolluar ca jashtë ca brenda kanë rënë nën ndikimin negativ por të pashmangshëm të librave, më falni, të medias, se libra nuk lexojnë dhe aq. Me të parë që çunat më interesantë të perëndimit, ata që shkonin me femrat më të bukura kanë qenë majtas, oburra të gjithë andej, se çoç ka aty. Jo më kot një numër i madh artistësh, shkrimtarësh, aktorësh, shkencëtarësh dhe gjithfarësoj njerëzish të famshëm kanë anuar drejt komunizmit. Edhe Charlie Chaplin ka qenë komunist. Edhe Johnny Depp. Edhe John Lennon. Edhe Maradona, Sartre, Mohammed Ali, Martin Luther King, Papa Gjon Pali II, të tërë këta kështu kanë qenë, të kuq. Dhe shih se ç’sukses kanë patur me femrat. Mos të flasim pastaj për Obamën, ooo sa i mirë është ai Obama, ai është simboli i ndryshimit, ai është njeriu i shtresës së mesme, i arsimuar mirë, i pashëm, model për të gjithë, që do të punojë për të ndërtuar botën e së ardhmes… Ndërsa grupi i tretë i të majtës është një grup që luhatet mes surrealizmit dhe dadaizmit, është avangarda artistike e politikës. Bëhet fjalë për një grup të ndarë mes dy partish, një grup që

qëndron ose sipër të majtës dhe të djathtës, diku afër kozmosit hyjnor, dhe një grup që qëndron përnën të majtës dhe të djathtës, një grup që gjendet kaq pranë hadit, kaq pranë xhehenemit, që aktualisht është duke luftuar për komisioner… Mos prisni nga të majtët shqiptarë të dalin e të kërkojnë mirëqenie. Mos prisni të dalin me flamuj të kuq e të protestojnë për të drejtat e punëtorëve, apo për të drejtat e të varfërve, apo për të drejtat e të pastrehëve, apo për të drejtat e të pashkolluarve. Të majtët shqiptarë janë shumë të rehatshëm në atë qoshen e tyre prej borgjezi klientelist, që pi një gotë verë në drekë, një birrë në darkë, e që ka shumë më tepër shokë e shoqe se sa ai nacionalisti i mëparshëm (e megjithatë vishet në mënyrë shumë më të mërzitshme e monotone se ata të reggae-s). Askush prej tyre nuk e ndjen nevojën e ndonjë lëvizjeje antiglobaliste, apo anti-kapitaliste. Të gjithë janë dakord me tregun e lirë. Ndoshta as me shaka nuk e kanë menduar ndonjëherë veten të dalin në sheshe e të kërkojnë Punë dhe Shtëpi (kujtoj për efekt inercie parrullën e redskins-ave “Jobs and Homes, not Nationalism”). Dhe janë të rinj. Të rinjtë në Shqipëri në përgjithësi nuk kanë as punë as shtëpi… për të qenë. Por ç’ti bësh, këta janë të majtët tanë të rinj, që mbahen nga prindërit. Marksi? E kush ka nge të lexojë filozofi, pai zotin…! * ** Diku nga fillimi i shekullit XX disa filozofë e kritikë filluan të ndërtonin një sistem dikotomik të historisë së zhvillimit artistik, duke i quajtur ekstremet Kitsch dhe Avantgarde. Kuptimi etimologjik i së dytës është pararoje, por më intereson pak, pasi aq rrallë shfaqet në jetën time tiranase. Është termi i parë që më tërheq vëmendjen së tepërmi. Etimologjikisht ka kuptim të mjegullt me origjinë jidish (gjermano-hebreje) dhe kryesisht përdoret (bazuar tek koncepti i “indiferencës estetike” të Kantit) për të treguar sjellje e performanca të mbushura me romanticizëm e me patos, por të zbrazura nga origjinaliteti, dhe nga thelbi. Termi marksian është “ndërgjegjje false”. Njeriu që i mvesh vetes një elasticitet estetik dhe etik të gatshëm për të përqafuar gjithçka, që nuk ka një qëndrim të vetin, që nuk ka një bazë të vetën për të nxjerrë arsyetimin, pra kitschmensch, në Shqipëri më rezulton specie mbizotëruese. E si mund të ndodhte ndryshe pas hibridizimit të dy kulturave të tmerrshme estetikisht dhe etikisht për ndërgjegjjen njerëzore, asaj të Njeriut të Ri (ndërgjegjjes së tij false) dhe asaj të Njeriut Post Postmodern (indiferencës panestetike)? Shënim redaksional: Fjalët anglisht janë hedhur pa kursim, që t’ju ngatërrojnë.Sepse dhe kjo gazete është një media, si gjithë të tjerat.


11 Studentët do vëndonin veten në funksion të trurit të vet, trurin në shërbim të vetes së tyre E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Truri djeg

Kur studentët djegin me një qëllim të caktuar, ajo nuk është vandalizëm Artan Sadiku

Njerëzit po ‘edukohen’ të bëhen njërëz pune ose punëdhënës të njërëzve të punës, ose të varurit e punëdhënësve, ata nuk edukohen të bëhen njerëz. Ishte sheulli i nëntëmbëdhjetë kur William Morris në Angli shihte se si sistemi edukativ shndërrohet në pjesë të sistemit të kapitalit, në mos edhe vetë një kapital. Sot, rreth një shekull e gjysëm pas shkrimeve të Morrisit lidhur me edukimin nën kapitalizëm, universitetet janë shumë më pak institute shoqërore (jo institucione shtetërore) të pavarura të dijes dhe gjithnjë më shumë i ngjajnë një reparti parapregaditor industrialoekonomik që i shërben tregut, jo dijes. Si pasojë e komercializimit të edukimit në botë, universitetet kthehen në kompani, dhe si të tillë mundohen të bëhen sa më profitabil. Për realizimin e profiteve ato lidhen ngushtë me kompani nga të cilat marin sponzorim për degët ku pregaditen punëtorët e ardhëshëm për këto kompani. Ky partneritet ekonomik rezulton në pabarazi të resurseve ndërmjet drejtimeve ‘ekonomiko-prodhuese’ që plotësojnë nevojat e tregut dhe atyre ‘shoqeroro-mendore’ që plotësojnë nëvojat intelektuale të shoqërisë. Të parat do të mbijetojnë si rezultat i levërdisë ekonomike, ndërsa të dytat do të shuhen. A nuk është rasti sot që fakultetet më të medha janë ato të administrimit të biznesit dhe më të voglat ato të filozofisë, antropologjisë, etnologjisë e sociologjisë. A nuk janë të favoruziara shkollat e krahut kundrejt atyre të trurit edhe nga ana e prindërve. Forcimi i lidhjes së pandërprerë të procesit të trajnimit në universitet dhe atij të prodhimit në treg dobëson karakterin edukativ të universiteveve. Lëvizja studentore ‘Edukim emancipues për të gjithë’ është veprim i studentëve të vetëdijshëm nga më shumë shtete për të ndaluar derogimin e edukimit dhe për të mbrojtur rolin historik që ai ka luajtur në shoqëri. Ata kanë dalë në mbrojtjë të fakulteteve ‘jo ekonomike’ mu për shkak të rëndësisë së tyre në zhvillimin e mendimit kritik në shoqëri. Ata kërkojnë kthimin, forcimin dhe ruajtjen e emancipimit nga ana e sistemi edukativ. Njërëzit duhet të mësojnë në përgjithësi edhe për shoqërinë, për funksionimin dhe mekanizmat e saj, sepse vetëm kështu ata mund të vlerësojnë pozitën, rrethin dhe rolin e tyre në shoqëri që të mund të jenë qytetarë aktiv. Një demokraci është e vërtetë vetëm atëherë kur ajo formësohet nga qytetarët e saj. Qytetarët e paemancipuar nuk munden të marrin pjesë në këtë proces. Prandaj edukimi që ngërthen emancipimin është thelbësor për ekzistimin e demokracisë. Kjo lëvizje me shumë të drejtë ka vendosur në

fokusin e saj edukimin publik të mundësuar për të gjithë, pa dallim moshe, gjendjeje sociale apo finansiare dhe të mbrojtur si e drejtë themelore njerezore. Edukimi nuk është për shitje. Amerikanët liberal cekin faktin e mungesës së konkurencës si argument për dobësinë e shkollave publike, sepse vetëm ajo stimulon ritjen e kualitetit. A nuk është kjo një aplikim brutal i ligjeve të tregut të lirë në edukim. Po të mbështejej edukimi në lirinë e tregut ashtu sikurse edhe tregu finansiar botëror, paramendoni pasojat shoqërore të një krize edukative botërore të ngjashmë me krizën e tanishme finansiare dhe ekonomike. Lënia e edukimit në duart e interesave vetanake të profitit dhe kapitalit të pronarëve do të sjell ngecje serioze në zhvillimin e trurit shoqëror. A nuk merren vendimet në universitete çdo ditë e më shumë nga ana e menaxherëve në vend të akademikëve. Shteti duhet të sigurojë të paktën një minimum edukimi publik për të gjithë. Logjika e privatizimit të universiteteve është në sigurimin e të ardhurave nga pagesat e studentëve të pasur. Kush do të hapë shkolla që ti edukojë të varfërit. Ata do të ngelin përgjithmonë në grackën e pamundësisë për tu sholluar se nuk kanë të holla dhe mospasjes së të hollave për shkak të mosshollimit. Dija e popullit nuk guxon të jetë çështje e dorës së dytë përballë interesave të kapitalit. Duke parë rezikun që fakultetet të veçanta të kalëronin në tregun e lirë, shtetet skandinave, si Suedia, ndërmorën procesin e centralizimit të fakulteteve për të pamundësuar paraqitjen e pabarazive në mundësitë për edukim ndërjmet degëve të ndryshme të studimit. Ky shembull duhet të ndiqet. Ku jemi ne? Në shoqërinë tonë mungon debati mbi edukimin sikurse edhe mbi shumë procese tjera që thjesht i importojmë nga jashtë. E importuam edhe procesin e privatizimit të edukimit, të shprehur përmes the-

melimit të një universiteti privat në Tetovë që duheshte të zgjidh çështjen jetike të edukimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare në Maqedoni. Marja e të hollave nga një masë e tillë është thellësisht e pamoralshme. Në vendet perëndimore, vetëm pas traditës qindravjeçare edukative në universitete publike dhe krahas tyre hapen universitetet private apo privatizohen degë të caktuara. Tek ne, fillimi nisi nga fundi. Në vendet tjera edukimi ekzistues publik po kthehet në biznes, tek ne filloi me biznes e për të mos u kthyer asnjëherë në edukim. Importuam biznes. Në këtë universitet privat nuk vlejnë rregullat akademike të dijes dhe vlerësimit, por ato të tregut, të kërkesës dhe ofertës. Vendosja e kufirit të kalimit dhe vlerësimit të studentëve në këtë universitet bëhet duke llogaritur të hyrat nga studentët që kalojnë vitin. Sa më poshtë që lëviz kufiri aq me rentabil bëhet universiteti, aq më pak ka rëndësi edukimi. Si në pazar. Univerzitetet private vetëm mund të trajnojnë jo të edukojnë dhe emancipojnë. Jo rastësisht lendët në këto univerzitete quhen ‘kurse’. Model klasik i trajnimit profesional. Pregaditja e kuadrove profesionale mund të bëhet pasi të ketë pregaditjë të njërëzve të vetëdijshëm. Prandaj këto formacione nuk mund të pretendojnë të kenë rol qënror edukativ në shoqëri. Në universitetin publik ose shtetëror në Tetovë, është krijuar nji model vetanak dhe shumë autentik. Modeli i universitetit shtetëror partiak. Ai që në fillim ishte modeli unikat botëror i një veprimi qytetar, i një universiteti të themeluar dhe të finansuar nga vet qytetaret, bile edhe të mbrojtu nga sulmet e shtetit. Edhe aty nuk vendosin akademikët, e as menaxherët e bizneseve, por anëtarët e rangut të ndryshëm të partisë. Atë partitë politike e kthyen në fole të ushtrimit të dhunës dhe deshmimit të superioritetit ndaj profesorëve dhe studentëve. Këtë e bëjnë prej kompleksit të nënçmimit në pushtetin qëndror

dhe dëshirës perverze për t’u flladitur në institucione edukative funksionarët e tyre kriminel. Universitetin shfrytëzohet edhe për diplomimin e anëtarëve të tyre analfabet. Atë tjetrën e dini,... axha, daja, nipi, mbesa, djali i tezes etj. Duke u munduar te akomodojnë partinë në Universitet, në të nuk ngel hapësirë për edukim dhe për dije. Problemi tjeter qënron në atë që universitetet janë shtetërore dhe jo publike shoqërore. Si universitete shtetërore, ata gjithnjë janë në rezik të bëhen qendra predikimi i politikave shtetërore, mu e kundërta e asaj që duhet të jenë, qendra të kritikës shoqërore. Statusi i tillë, i hapur ndaj partive, është pasojë që duhet të regulohet. Studentët ia caktojnë statusin universitetit. Studentët e Politeknikut të Athinës përmes rezistencës historike kundër politikave shtetërore i kanë dhënë këtij universiteti statusin e paprekshmërisë bile edhe nga organet e rendit. Policisë me ligj i është e ndaluar të hyjë në të. Studentët grekë dogjën mjaft për të arritur atë status. Çdo herë kur shteti sillet keq ata djegin dhe fshihen në Politeknik. Çka të bëjnë studentët tanë? Ata duhet ta bëjnë po të njejtën. Duhet të djegin. Ti djegin gjërat që simbolizojnë partinë, që është shkaktar i shtypjes që ata pëjetojnë. Na duhet një lëvizje sociale që mund të djegë vetura por edhe që ka një qëllim. Këtë ua tha të rinjëvë frances që shprehnin revoltë në Val-Fourre në vitin 2001 profesori dhe sociologu i njohur francez Bourdieu. Ne na duhet një lëvizje studentore që do të djegë dhe do të thyen, që do të okupon universitetin. Lëvizje që do ta okupon universitetin dhe do ta rimer atë. Universiteti u takon studentëve, studentët kanë të drejtë morale dhe shoqërore. Në Vienë, studentët e okupuan universitetin e tyre, në Beograd studentët këkojnë autonimi, okupimet do vazhdojnë në Gjermani, Itali, ShBA, Kandadë, Kroaci, Bosnjë. Në emër të studentëve të Shkupit protestoi orga-

nizata ‘Indeksi i lirë’. Protestuan për të mos arritur asgjë. Nga kjo protestë duhet të marrin mësim studentët në Tetovë dhë të mos e bëjnë të njejtën gjë. Protesta në Shkup ishtë një shëtitje rrugëve dhe një ndalësë para Qeverisë. Protesta e tyre ndodhi në suaza të komfortabilitetit ekzistues. Asnjë incident, protestë e qetë. Të gjithë të kënaqur, edhe policia, edhe qeveria. Po studentët?! Po në Tetovë? Pse aty nuk ndodh asgjë? Studentët në Tetovë, revoltën për dhunën dhe dhunimin strukturor që kryejnë partitë politike ndaj tyre duhet ta shprehin duke djegur, duke prishur komfortabilitetin ekzistues. Vetëm atëherë do të bisedohet për vendosjen e një komfortabiliteti të ri. Aty studentët do të kenë zërin kryesor. Kur studentët djegin me një qëllim të caktuar, ajo nuk është vandalizëm, është lëvizjë studentore. Kështu ka qenë gjithnjë. Fillimisht duhet të konstatohet se gjendja ekzistuese është e dëmshme, e rrezikshme dhe e paqëndrueshme. Revolta studentore përvç se zëshëm konstaton këtë gjëndje, ajo edhe vëndon vijën e kuqe ndarëse në mes tyre dhe përkrahësve të tyre nga njëra anë dhe armiqve të edukimit dhe emancipimit nga ana tjetër. Më pas duke djegur duhet të kërkojnë ndërprerjen e çmendurisë së dy universiteteve paralele në Tetovë, sepse kjo zvogëlon kualitetin, relativizon dijen dhe institucionalizon garën komerciale. Dy universitetet plotësojnë (anulojnë) njëri tjetrin. Në njërin të rrjepin xhepin, e në tjetrin të turbullojnë koëkn. Vetëm një universitet. Ai të jetë publik, të edukojë dhe emancipojë. Duke djegur duhet të kërkojnë trajtim të barabartë me studentet nga universitetet tjera në Maqedoni dhe ndërprerjen përfundimtare të diskriminimit. Duke djegur ti shporrin partitë nga Universiteti. Partitë kanë plot vetura. Kur të digjet komfortabiliteti, partitë, menaxherët, ministrat dhe kryeministrat më nuk janë të qetë. Atëherë edhe vetë ata do të kërkojnë plotësimin e kërkesave të studentëve për të rivendosur komoditetin. Në vendosjen e komoditetit të ri, vendosin studentët. Fatkeqësia është në rrethin vicioz. Studentët nuk revoltohen sepse nuk edukohen për rolin e tyre në shoqëri, nuk emancipohen. Univerzitetet nuk i edukojnë studentet për rolin e tyre në shoqëri sepse mungon revolta studentore që do të kërkon një gjë të tillë. Sikur të kishte të paktën vetëm edhe një shkëndijë të vetmë. Sa për fillim. Ndoshta do të digjte diçka. Ndoshta do të fillonte diçka. Studentët do vëndonin veten në funksion të trurit të vet, trurin në shërbim të vetes së tyre. Ky tru nuk shitet, ky tru nuk falet , ky tru nuk blehet, ky tru vetëm bekohet.


12 E mërkurë 3 | Mars 2010 | Analisti në radhë të parë synon një rol politik, edhe pse pa interes të drejtpërdrejtë politik

Analiza e Analistëve

Shënime për një Sociologji Kritike të Rolit të Analistit Besnik Pula

(Vijon nga faqe 2) ...që ka interesa reale të përfaqësimit politik (p.sh. sindikatat, grupet ambientaliste, shoqatat e pronarëve apo të biznesit etj.). Me një akt të këtillë, analisti vazhdon ta kultivojë imazhin e një vëzhguesi mbi-politik, përderisa ky imazh përforcohet edhe si ego-imazh (apo ego-ideal në terminologjinë freudiane) që i reflektohet nga roli që ai thirret ta luajë nga mediat – pra pikërisht rolin e “analistit të pavarur”, që vëzhgon politikën i pa lidhur me asnjë forcë shoqërore. Kështu, analisti i bindet ideologjisë dominante mbi rolin e tij, e nuk e sheh se ky rol është në fakt efekt i strukturës, të cilës i takon vetë. Përkitazi me rolet, sociologët e dinë se roli nuk është rezultat thjesht i një vetë-zgjedhjeje apo voluntarizmi të pastër, por marrje përsipër e një detyre të ngarkuar nga të tjerët, dhe veprimtaria e së cilës sanksionohet dhe legjitimohet përmes thirrjeve në një të drejtë (jo medoemos në formë legjislative) të dhënë nga kolektivi. Siç e ilustron rrëfimi legjendar i Pascal-it, mbreti nuk sundon sepse është i dërguari i Zotit, ai sundon sepse të sunduarit besojnë se mbreti është i dërguari i Zotit, pra, ajo që paraqitet si mandat nga Zoti është në realitet mandat nga të sunduarit për të qenë të sunduar. Roli i analistit mund të kuptohet në mënyrë analoge si një rol shoqëror, pra një rol i sanksionuar nga kolektivi (ndonëse kryesisht ai i ngushti medial dhe jo nga “publiku” në kuptimin e gjerë të fjalës), rol të cilin personi i analistit ftohet për ta ekzekutuar sipas një ideal-ego-je të caktuar (të ideologjisë dominante mbi atë se çfarë duhet të bëjë një analist, të analistëve që merren si shembuj për formimin e rolit etj.). Roli, kështu, i paraprin në kohë aftësive dhe njohurive personale të analistit, në të njëjtën kohë duke ia kushtëzuar ato. Në konfiguracionin e sotëm institucional, në gjendjen e sotme “strategjike” në mes të fushave përmes së cilave kryhet dominimi (institucionet politike, ekonomia, mediat, të gjitha të lidhura në një qark gjithnjë e më të konsoliduar), në të cilin ekziston një ndërvarësi e thellë në mes të politikës dhe mediave, dhe si rrjedhojë e ekonomisë dhe politikës, roli i analistit sot është shndërruar në rol kyç për racionalizimin dhe përligjen e dominancës të strukturave politike, të legjitimimit të vendimeve të caktuara politike, të arsyetimit të përjashtimeve (shpesh të padiktueshme) që bëhen

në fushën politike dhe në procesin e vendimmarrjes në politikë. Analisti, që asnjëherë nuk konteston rolin që ka në riprodhimin e strukturave dhe të diskursit dominant (diskursit të prodhuar nga po ata që analisti synon të distancohet dhe t’i kritikojë, por nga i cili mbetet përherë në varësi), shërben jo si zëdhënës i publikut, por si zëvendës i tij. Në vend të të qenit zëdhënës i publikut karshi pushtetit, analisti në realitet funksionon si zëdhënës i pushtetit karshi publikut, pasi zëri i tij përbën mbytjen e zërit publik, mbytjen e një debati të vërtetë ku vlerë parësore ka zëri i një qytetari anonim (“të zakonshëm”, siç cilësohet në gjuhën gazetareske) dhe jo ai i një personazhi publik me detyrën e moralizimit të politikës. Po përse analisti është, në njëfarë mënyrë, zëdhënës i pushtetit? Meqë ka kohë që politika jonë është “deideologjizuar” (p.sh. politikanët nuk merren dhe nuk botojnë trakte politike, pushtetarët nuk ndjejnë obligimin e shpjegimit dhe përligjjes së vendimeve të tyre para publikut, programet politike të partive nuk vlejnë si pika reference në vendimet politike, instancat ndërkombëtare, që caktojnë kahet e politikave kryesore shtetërore, trumbetojnë një ideologji në dukje të pastër teknokratike etj.), këtë mangësi të fushës politike e mbush analisti, i cili përmes diskursit të tij mbush boshllëqet ideologjike që mbetën nga

veprimtaria politike e pushtetit. Këtë analisti e arrin përmes pjesëmarrjes në ushtrimin e një “diktature të aktualitetit”, ku një ngjarje politike është e rëndësishme jo për shkak të peshës reale shoqërore që ka, por për shkak të rëndësisë që asaj i jep komuniteti auto-referencial i organizatave mediale, i centralizuar siç është në hapësirën gjeografike (duke qenë tërësisht i përqendruar në kryeqytet), por edhe në hapësirën sociale (duke qenë i afërt dhe duke kultivuar marrëdhënie me strukturat politike që pretendon t’i vëzhgojë në mënyrë kritike, duke qenë i hapur për lëvizje kuadrosh nga një organizatë mediale në tjetrën, por edhe nga organizatat mediale në politikë dhe anasjelltas). Analisti që devijon nga kjo normë e fetishizimit të ngjarjes më të re politike dhe nuk pranon t’i nënshtrohet mendimit të tufës (group think) që ai detyron, sanksionohet nga vetë bashkësia mediale, në radhë të parë duke u përjashtuar nga privilegji i fjalës publike që ajo ia jep. Në të njëjtën kohë, kjo formë disiplinimi shoqëror siguron që “zëri heretik”, ai që mund të marrë analisti karshi zhvillimeve të caktuara, mbetet gjithmonë i parashikueshëm (dhe deri diku i kontrollueshëm), duke e lënë atë të veprojë si një zëvendësim për herezinë e vërtetë politike, atë që Agamben (2005) do ta quante një akt të vërtetë politik.

Fig. 1. Skema e dikotomive themelore që organizojnë diskursin e analistit. Kjo skemë dikotomish bëhet efikase kur i mbivendoset një kahjeje imagjinare kohore që duhet ta ketë “tranzicioni” i Shqipërisë, ndërsa ky tranzicion përshkruhet nga analistët të ketë ngecur në një pikë të palëvizshme, ashtu që skema ekzistuese e dikotomive bëhet përherë valide dhe asnjëherë e tejkalueshme. Struktura formale e diskursit të analistit Diskursi standard që vihet në përdorim nga analistët ndërtohet mbi një sërë dikotomish përjashtuese me një efikasitet të fuqishëm simbolik (shih fig. 1). Siç dëshmon Sulstarova (2006), këto dikotomi kanë

një histori të gjatë në diskursin politik dhe kulturor shqiptar, gjë që shpjegon edhe qëndrueshmërinë e tyre dhe forcën retorike që ato kanë edhe sot (dhe duke qenë në radhë të parë një retoricien, analisti duhet të mobilizojë mjetet retorike që prodhojnë efektet më të fuqishme te lexuesi – prandaj dhe dikotomizimi i ekstremeve është një strategji normale). Ndërkaq, termi që mbulon në formë gjithpërfshirëse gjithë periudhën historike nga përmbysja e regjimit komunist është ai i “tranzicionit”, një tranzicion që ka një fillim, por fundi i të cilit duket pothuaj përherë i paarritshëm. Pikërisht për këtë arsye tranzicioni duket gjithmonë të ketë ngecur në një pikë (përkundër kalimit të kohës), ngecje


13

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

që shënohen nga kriza apo skandali i radhës që ka mbërthyer skenën politike. Në këtë mënyrë, ngelja e realitetit politik midis dy pikave të pabashkueshme i jep efikasitet simbolik skemave dikotomike, pasi që efekti simbolik i shënjuesve është më i fuqishmi kur ato ngelin në nivelin e dëshirës, e aspiratës, e jo në shënjimin e një realiteti konkret. Siç thotë Lacan, paradoksi i dëshirës është se synon jo arritjen e një objekti, por reprodukimin e vetes – pra objekti i dëshirës duhet, në një mënyrë, të jetë i paarritshëm. Rrjedhimisht, sikur Shqipëria vërtetë të bëhej perëndimore, kosmopolitane, moderne, “evropiane” etj., nuk do t’i ngelej asnjë aspiratë, asnjë raison d’être. Logjika e dëshirës është mekanizmi tjetër që siguron efikasitetin e strukturës së dikotomive të përshkruara më sipër – ato, në ekzistencën e tyre diskursive, përbëjnë domosdoshmërisht një ecje në rreth, të domosdoshme, sepse mundësojnë shmangien e një krize ekzistencialiste në të cilën do ta hidhte gjithë shoqërinë. Në të njëjtën kohë, për analistin, pika e referencës nuk është realiteti i vërtetë social, por një model ideal i sistemit politik që ai ka parasysh, që po të ndiqej me përpikmëri nga aktorët politikë, nuk do të prodhonte fërkimet e vazhdueshme që vëzhgohen në fushën politike. Edhe ky sistem ideal politik, nuk është ndonjë model i caktuar teorik që ka parasysh analisti (një koncept i artikuluar mbi demokracinë liberale etj.), por zakonisht mbështetet mbi thirrjet që kanë për referencë Perëndimin, atje ku të krijohet përshtypja se as muti s’ka erë, meqë gjithçka funksionon sipas parashikimit, sipas planit dhe kontrollit të përkryer që ushtron pushteti mbi shoqërinë dhe anasjelltas. Kjo thirrje “në Perëndimin”, apo thënë më saktë, “në Tjetrin”, është veçse një zëvendësim për vlerësimin e vërtetë kritik të situatës, duke ilustruar se ajo që plasohet nëpër media nën firmën e “analizës” është, në radhë të parë, një konstrukt formulaik. Kjo formulë në instancë të fundit mbështetet mbi justifikimin, e ndërtuar më shumë mbi një fantazi ideologjike sesa në një njohje empirike, se “atje [pra, në Perëndim] nuk bëhet kështu” dhe kjo shërben si argumenti përfundimtar se ngjarjet apo praktikat në Shqipëri kanë trajtë të papranueshme. Në anën tjetër, papërmirësueshmëria e pushtetit, skandalet dhe abuzimet që vëren analisti, nuk merren si probleme politike, por si çështje që kërkojnë racionalizime dhe interpretime të një rendi tjetër. Dhe në këto raste problemet zakonisht paraqiten si probleme me burime kulturore (shih figurën 2). Momenti i kalimit në rrafshin e shpjegimeve kulturore përbën edhe fundin e “analizës politike”, ngaqë rrafshi kulturor, i papërcaktueshëm dhe amorf nga pikëpamja teorike, i konstituuar nga një pseudo-antropologji mbi esencën e “qenies

shqiptare” (“identitetit” në gjuhën e diskursit dominant), shërben si një repertor që përmban instrumente që mund të vihen në përdorim për të shpjeguar çdo dukuri (shih figurën 2). Nuk është çudi atëherë që denoncimi më i fuqishëm i politikës është pikërisht denoncimi kulturor, denoncim i një kulture që besohet ta ngërthejë politikën dhe të jetë elementi përbërës themelor i saj. Në një perversion të çuditshëm të marksizmit ortodoks, në të cilën ekonomia përbën strukturën mbi të cilën ndërtohet superstruktura e institucioneve politike, analisti kulturor sheh të keqen tek struktura kulturore, e cila shihet si përgjegjëse për prodhimin e imperfeksioneve në superstrukturën politike. Si pasojë, edhe debatet më të ashpra lidhen pikërisht me problematikën e kulturës (si nocion i gjerë), e arritur kjo përmes abstraktimit të kulturës si një entitet i veçantë nga politika, thuajse kemi të bëjmë me dy objekte të ndryshme, e jo një dallim historik në mes të instancave ose fushave të ndryshme, dallimi në mes të cilave është vetvetiu një produkt historik i pushtetit (‘pouvoir’ në kuptimin Foucault-ian të termit). Dhe kjo është arsyeja pse debatet kulturore shpesh arrijnë në pikën e ripërtëritjes së modeleve totalitare të mendimit, me gjithë kontradiktat e tyre – politika e keqe është produkt i kulturës së keqe, e për ndreqjen e kulturës së keqe kërkohet intervenimi politik. Qarku ideologjik kështu i afrohet strukturës formale të fashizmit, i cili kërkon një sundimtar të fortë për të ardhur dhe me vullnetin e tij të çeliktë të kthejë gjërat në vend të vet.

Fig. 2. Raporti standard kauzal që shfaqet në diskursin e analistit. Ky raport bazohet mbi ndarjen klasike platonike të rrafshit të shfaqjeve (fenomenon) dhe atij të shkaqeve (noumenon), që në diskursin e analistit merren si të barasvlershme me rrafshin e kulturës dhe të politikës. Në këtë konceptim, që përbën premisën e gjysmë të vetëdijshme apo edhe të pavetëdijshme teorike mbi të cilën ndërtohet diskursi i analistit, kultura funksionon si një substrat mbi të cilën ndërtohet ngrehina politike, prandaj edhe shkaqet fundamentale

gjithmonë i përkasin rrafshit të kulturës. Në të njëjtën kohë, edhe forca e denoncimit ndjek në drejtim të kundërt vijën e kauzalitetit – sa më të thella shkaqet, aq më i fuqishëm është denoncimi që analisti ia bën situatës. Për ta siguruar forcën e denoncimit, denoncimet kulturore shpesh ndiqen edhe me përfshirjen e vetë analistit në denoncim (“ne jemi të këtillë”, “ne nuk meritojmë më mirë” etj.), ku analisti nuk ngurron që në emër të saktësisë dhe gjithpërfshirësisë së “analizës” të shpreh edhe vetë-urrejtje.

Diskursi histerik dhe kërkesa e Tjetrit Pozicioni ortodoks – dhe, si pasojë, konservator – i cili adopton analisti i imponohet atij, nganjëherë pavarësisht dëshirave të tij. Analisti, si çdo autor tjetër, nuk e thotë “atë që dëshiron”, apo në një rrafsh ku dëshira e tij realizohet në mënyrë krejtësisht karteziane dhe autonome. Diskursi i analistit nuk ka referenca arbitrare dhe krejt subjektive por objektive dhe ndërsubjektive, ai i referohet një “realiteti politik” jashtë vetës së tij, realitet i cili vihet para interpretimit të analistit dhe që ai i jep kuptim përmes aktit interpretues. Dhe këtë interpretim ai ia ofron një lexuesi ose dëgjuesi, një konsumatori të veprës së tij. E kjo domethënë se analisti gjithmonë shkruan për kënaqësinë e një Tjetri, simpatinë dhe pranimin e të cilit e synon, mbase edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Diskursi i analistit kështu i ngjan diskursit të histerikut (siç e përkufizon atë Lacan), pasi që analisti, si histe-

riku, e ofron veten si objekt për kënaqësinë e Tjetrit, apo më saktë, e ofron diskursin e tij si objekt për kënaqësinë e Tjetrit. Në diskursin e tij ai projekton Tjetrin, lexuesin dhe konsumatorin e produktit ideologjik të tij, nevojën për dije politike të të cilit ai do ta plotësojë me diskursin e tij. Siç argumenton Fink (1995), një veçori e neurozës sipas interpretimit lacanian është pikërisht ajo se neurotiku ngatërron dëshirën e Tjetrit me kërkesën e tij. Analisti kështu nuk shkruan e thotë “atë që dëshiron”, por, pa-

radoksalisht, atë që Tjetri kërkon nga ai (pikërisht sikur në formulën Lacaniane a <> /A, objekti [a] që jepet si pasojë e kërkesës së Tjetrit [A/], në formën se si histeriku i nënshtrohet Tjetrit). Siç shkruan Zizek: “përkitazi me çdo ‘luajtje të rolit’, pyetja është: për kë subjekti po e luan këtë rol? Soditja e cilit merret parasysh kur subjekti identifikon vetën me një imazh? Kjo zbrazëti midis mënyrës që unë shoh vetën dhe pika nga e cila shikohem për të qenë i pëlqyeshëm për veten është kyçe për kuptimin e histerisë” (1989:106). Dëshira e analistit kështu është që vetën ta shoh si të pëlqyeshëm nga lexuesi/dëgjuesi, i cili në esencë mbetët një konstrukt i fantazisë së analistit dhe jo një person konkret empirik. Dhe pikërisht përmes konstruktimit të këtij konsumatori si një subjekt të padijshëm, atë figurë stereotipike injorante dhe të pashije që duhet të përfaqësojë “popullin” (kuptohet, shënjuesi “popull” gjithmonë përdorët për të aluduar në shtresat më të ulëta shoqërore), analisti mbron vetën nga paraqitja e vetes si i dalë nga normat e përgjithshme politike, ato norma të cilat garantohen nga ekzistenca e po këtij Tjetri (që është Tjetri i Madh, që Lacani e simbolizon me shënjuesin e fallusit [Φ], si garantues i kuptimit gjuhësor dhe i rendit simbolik). Ky Tjetri i padijshëm, i pashije dhe konservator i fantazisë ideologjike të analistit (përfaqësuesi i “popullit”, konsumator i produktit ideologjik të analistit) kështu paradoksalisht ia imponon analistit kufijtë e gjuhës së tij, sepse analisti, për të arritur efek-

kuese – pozicionet ortodokse dhe heterodokse në fushën politike, pozicionet konservatore dhe heretike, një diskurs i mbyllur ku intervenimet nga jashtë janë cenuese dhe të papranueshme. Larg të qenit një autor origjinal, vetë kushtet e pjesëmarrjes në aktivitetin që ai bën e detyrojnë analistin që të jetë i varur nga strukturat dominante diskursive dhe kategoritë formale të mendimit që imponojnë ato, sepse ai i përdor ato në konstruktimin e diskursit të tij, e siç dihet, kategoritë dhe konceptet e mendimit (siç janë ato të pashmangshmet e kohës sonë, p.sh. “demokracia”, “korrupsioni”, “Evropa” etj.) nuk janë struktura neutrale gjuhësore, ato mendojnë të menduarën për subjektin, apo, thënë më shkurt, ato ia sigurojnë subjektit rehatinë e konformizmit dhe të mosmenduarit. Me përdorimin e lirshëm të kategorive dominante nga analisti, kategori që merren si të mirëqena, të natyrshme dhe transparente, lexuesi ftohet për të marrë pjesë në një ritual ku do të konfirmojë paragjykimet e veta mbi ndodhitë dhe kahjen e gjërave dhe viktimizimin e pashmangshëm që ato prodhojnë. Dhe pikërisht këtu qëndron konservatorizmi radikal i analistit – jo te diskursi i manifestuar i tij, te përmbajtja formale e tij (qëndrimet politike që merr etj.), por në riprodhimin jokritik të kategorive të mendimit që janë produkte të vetë strukturave të pushtetit. Analisti, ai që paraqitet në rolin e kritikut më të madh të pushtetit, kështu paradoksalisht bëhet operatori më efikas i hegjemonisë së tij.

tin e dëshiruar retorik, pohon qëndrimin e tij në pritje të reagimeve të Tjetrit, duke i paramenduar dhe llogaritur ato reagime paraprakisht në regjistrin e tij imagjinar. Gjuha e analistit kështu kufizohet nga Tjetri, me një fjalë, Tjetri ia imponon kufijtë e diskursit, normat e saj të patejkalueshme, norma që në vetvete bëhen të padiskutueshme. Ndërkaq, këto norma përcaktojnë kufijtë e diskursit analitik mbi politikën, apo, nëse mbështetemi në terminologjinë e Bourdieu-s, doksën e saj klasifi-

Bibliografia Agamben, Giorgio. 2005. State of Exception. Chicago: University of Chicago Press. Bourdieu, Pierre. 1984. Distinction: A Social Critique of the Judgment of Taste. Cambridge: Harvard University Press. Bourdieu, Pierre. 1985. “The Genesis of the Concepts of Habitus and Field.” Sociocriticism, Vol. 2, Nr. 2, fq. 11-24. Bourdieu, Pierre. 1993a. “Some Properties of Fields,” në Bourdieu, Sociology in Question. London: Sage Publications. Bourdieu, Pierre. 1993b. The Field of Cultural Production. New York: Columbia University Press. Bourdieu, Pierre. 2001. “Forms of Capital,” në Mark Granovetter dhe Richard Swedberg, editorë, The Sociology of Economic Life. Boulder: Westvieë Press. Fink, Bruce. 1995. The Lacanian Subject. Princeton: Princeton University Press. Goffman, Erving. 1959. The Presentation of Self in Everyday Life. Garden City, NY: Doubleday. Sulstarova, Enis. 2006. Arratisje nga lindja: orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadare. Tiranë: Botimet Dudaj. Zizek, Slavoj. 1989. The Sublime Object of Ideology. New York: Verso.


14

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Andi Kananaj

Pyetjen që prezantuesi nuk bëri deri në fund, po e bëj unë tani. Çfarë mendon se ke kuptuar më pas? Ka sens që gjithçka dije është padija vetë. Ka mundësi që ajo që mësove ishte krejt e pavërtetë. Pse, të dish se çfarë ndodh brenda një rrethi të dyfishtë nuk përbëka informacion? Apo ndoshta gjithë sa u tha në atë emision përbën të vërtetën? Në fakt atë pyetje do doja të ma bënin mua, ndaj dhe kërkova më kot të merrja përgjigjie nga autori i librit me biografi vetjake. Tani që di që në botë ekzistojnë karta krediti, supermarkete më të mëdha sesa mapot e qëmotit, lloje të ndryshme djathi, femra të depiluara që dalin përpara televizorit, apo dhe që ushqimet që ha nuk janë të emërtuara nga zonat ku prodhohen, por nga emra pronarësh narçizë, a jam i plotësuar? Është qesharake të mendosh që dija ka të bëje me frigoriferin. Indro Montanelli në shkrimin e bërë për vdekjen e Enver Hoxhës, mendon se shqiptarët e brenda kufijve nuk ishin të ndërgjegjshëm për forcën që kishte Shqipëria në politikën e jashtme. Hoxha ndërtoi një makinëri iluzionesh me anë të së cilës përcillte figura dhe zëra që nuk ishin realë. Radio Tirana ishte po aq e përhapur sa dhe Radio Vatikani. Ne ishim të mëdhenj në sy të të tjerëve. Po a është e vërtetë që nuk kishin informacion të mjaftueshëm për ne? Informacion që i kalonte frekuencat e një transmetuesi? A ka mundësi që kundërshtarët e atëhershëm politik të ishin kaq naivë? Thua besonin që ky vend kishte kaluar nga mesjeta në stade zhvillimi të tilla që konkurronin fantazinë? A ka shanse që edhe teknologjia e tyre të dështonte, nga përgjigjia dixhitale model Lura? ... Kjo është pika ku ndahem nga besimi i autorit që tanimë 50 vjeç, mendon se di me egzaktësi çfarë ka ndodhur më pas. Personalisht kam dyshimin që Shqipëria e viteve ‘90 u përdor si reklamë shokuese. Kapitalizmi kundër komunizmit. Kjo bindje me krijohet pasi në vitet ‘90 imazhi më i fortë që ndikoi në psikën e çdo perëndimori pas rrëzimit të murit të Berlinit, ishin anijet plot e përplot me shqiptarë. Besoj që menjëhere pasi Shqipëria vendosi të ndërrojë kurs, u krijuan iluzionet e reja. Ato për një jetë më të mirë. Nëse ndjekim logjikën e mësipërme ishte një jetë dhe më me dije. Ndryshoi teknologjia. Ndryshoi gjuha në të cilën shkruheshin raportet, por nuk ndryshoi cilësia e shpëlarjes komplet të trurit. Në pak kohë u krijua ideja që perëndimi donte me çdo kusht të na ndihmonte. Dhe pas refuzimeve mosmirënjohëse të pleqve komunistë që po drejtonin me pa të drejtë këtë vend. Drejt kufijve vraponin ndihma, të cilat vidheshin. Ndihma që në rastin më të mirë mund ta mbanin këtë vend në kushtet e mbijetesës më se-

show

Autori i Librit: Kur erdhi demokracia isha 30 vjeç. Nuk dija asgjë. Jetoja brenda izolimi të dyfishtë. Kush thotë të kundërtën gënjen. Prezantuesi: Libri juaj është i mrekullueshëm, më lini të lexoj një pjesë…

rume. Kutitë me perime te ziera nuk mjaftonin. Sigurisht që perëndimi kishte sjellë shumë, por politikanët po i përvetësonin. Çeku i bardhë realisht mund të vinte. Po ne u kujtuam vonë... ose më keq akoma e prishëm përsëri ketë punë. Tanimë ne kishim një imazhi të ri për vetën. Të varfër dhe të paaftë për t’u përballur me zhvillimin. Të pa informuar dhe absolutisht të sigurtë që nuk kishim qënë për asnjë çast fanar i zhvillimit për botën tjetër. Ndoshta e vërteta nuk ishte larg. Mjaft të kaloje kufirin. Atje gjithçka do të ndryshonte me të vërtetë. Parrulla që ngjiti menjëherë në rrugët e Tiranës në atë kohë ishte: Na paskan gënjyer të poshtrit. Imazhi i ri që po krijonim në botë, ndihmohej edhe nga kurioziteti. Nuk ishte e lehtë të njihje shqiptarë deri në atë moment. Dhe pleqtë komunistë e dinin se çfarë figure po bëhej gati të na vishej por nuk bënë asgjë për ta penguar. Anijet plot me njerëz, vrapi në

Bari drejt trenit sa herë hapeshin portat drejt “lirisë”, e bënë efektin e tyre. Askush nuk pyeti nga vinin këta njerëz kaq keq të ushqyer? Të palarë me vite... Përgjigjia për çdo përendimor ishte një dhe e pakundërshtueshme: Vijnë nga lindja, nga traktati i Varshavës. Vijnë nga Shqipëria komuniste. Ju kujtohet Radio Tirana? Ju kujtohet sa shpesh e dëgjonim?! Çdo njeri që kish marrë pjesë në revolucionin e ‘68 e pati të vështirë mos ndihej i painformuar siç duhej, e rrjedhimisht në dilemë për atë çka kish ndjerë për vite me radhë. … Nuk ka fakultet të shkencave politike që të mos ta dijë sesi reagojnë shtetasit në momente të krizës ekonomike. Nuk asnjë gjasë që me ndjesinë e kërcënimit për jetët e tyre, banorët e një vendi të mos tentojnë gjithçka për të “shpëtuar” me çdo kusht. E aq më keq po besuan që janë gënjyer me qëllim. Sa gjasa kishte që pas ikjes në tmerr e sipër të silleshin normalisht atje ku do të shkonin? Sa shanse kish-

te që pa ditur se çdo të gjenin do të integroheshin në jetën e çdo ditë? Pleqtë komunistë e dinin se çfarë do të ndodhte por nuk e penguan. Donin me çdo kusht që historia t’u jepte të drejtë. Donin që pas disa vitesh dikush të pendohej që nuk kishte bashkëpunuar me ta për të mos patur në rrugët e shteteve të veta kriminelë. Atë që nuk llogaritën dot ishte se duke patur të drejtë, po dënonin për një kohë të pacaktuar idenë mbi komunizmin. Kush në perëndim do ta përballonte kët fare “zhveshje” në sy të dynjasë, idesë komuniste që deri në atë çast çdo i majtë e kishte trajtuar si dashurinë që s’do ta tradhëtonte kurrë. Çdo ditë makina e propagandës ngritur enkas për luftën e ftohtë të servir lajme krimesh të importuara nga lindja. Makineria e propagandës duket sikur e humbi funksionin e vet pas rënies së murit të Berlinit dhe turpërimit ekonomik që i bëri kapitalizmi komunizmit, por në të vërtetë ajo këtu fitoi terrenin për ta fituar plotësisht luftën e re pas luftës së ftohtë. Detyra e re është e qartë. Të bëhet

e patolerueshmë ideja e një botë tjetër. Krijimi i kushteve për të besuar që po jetojmë kulmin e ndryshimit. Tani çdo përmirësim do të vijë vetëm nga suksesi i teknologjisë. Kushtet për të patur të drejtë janë të mëdha. Komunizmi prodhoi vetëm njerëz të uritur, që vjedhin dhe sot e kesaj dite në supermaketet e perëndimorëve. Komunizmi prodhoi punëtorë të paaftë për fabrikat e kapitalit, ndaj dhe paguhen aq pak. Lindorët e thjeshtë janë të bindur që është faji i atyre krimeve që kanë ndodhur në Europën lindore. Janë gati të bëjnë çdo reformë, edhe të nënpaguhen, vetëm të mos u kujtohet që kanë patur lidera si Çaushesku, apo Enver Hoxha. Pranojnë t’u shitet çdo pasuri e përbashkët vetëm që të huajt ti pranojnë si të pranueshëm në botën e lirë. S’e di sinqerisht se sa di për botën e perëndimorëve të pasur. Më duket se di pak, se ata çdo gjë e kanë me copyright. Ndoshta izolimi i dikushëm na kishte treguar diçka të vërtetë... Që çdo gjë do na duhet ta bejmë vetë dhe nga fillimi.


15 Interpretimi i proçeseve historike e sociale si proçese nayrore-organike i tejkalon forcat lëvizëse të vërteta E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Lufta kundër Liberalizmit në Pikëpamjet Totalitare të Shtetit Herbert Marcuse

Vendosja e shtetit total-autoritar u shoqërua nga shpallja e një weltanschauung politik të ri: “realizmi heroiko-kombëtar1” u shndërrua në teori të qeverisjes. Gjaku ngre krye kundër kuptueshmërisë formale, raca kundër ndjekjes së arsyeshme të objektivave, nderi kundër përfitimit, lidhjet kundër kapriçios të quajtur “liri”, totaliteti organik kundër shpërhapjes individuale, vlerat rrinë kundër sigurisë borgjeze, politika kundër prioritetit të ekonomisë, shteti kundër shoqërisë, kombi kundër individit dhe kundër masës2. Ky botëvështrim3 i ri është zanafilla e të gjitha rrymave që e kanë përmbytur teorinë politike e sociale “liberaliste që prej Luftës I Botërore. Beteja fillimisht nisi larg arenës politike, si një kundërshti filozofike ndaj racionalizmit, individualizmit dhe materializmit të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Gjatë intensifikimit të konfliktit ekonomik e social të pas luftës lindi një front i bashkuar që nuk vonoi të shfaqte funksionin e tij politik e social; krahasuar me këtë front, lufta kundër liberalizmit (siç do dëshmojmë më poshtë) bëhet thjesht periferike. Por le të analizojmë shkurt burimet më të rëndësishme të teorisë aktuale Heroizimi i Njeriut Shumë kohë para Luftës I Botërore u vu re që përurimi i një tipi të ri njerëzor u bë qasje mbizotëruese që gjeti përkrahës thuajse në të gjitha degët e shkencave sociale e njerëzore, që nga ekonomia e deri tek filozofia. U sulmua racionalizimi hipertrofik dhe teknifikimi i jetës, u sulmuan “borgjezët” e shekullit të nëntëmbëdhjetë me mikro-gëzimet e mikro-objektivat e tyre, u sulmua shpirti i dyqanxhiut dhe i tregtarit dhe “anemia” shkatërruese për ekzistencën. Këtij paraardhësi mjeran i kundërvunë një imazh të ri njerëzor, formuar me tipare nga epoka vikinge, nga misticizmi gjerman, nga rilindja dhe nga militarizmi prusian: njeriun heroik, në besë me forcat e gjakut dhe të dheut – njeriun që shëtit në qiell e ferr, njeriun që pa arsyetuar se pse shkon në aksion për të luftuar e për të vdekur, njeriun që e sakrifikon vetveten pa ndonjë qëllim, i përulur ndaj forcave të errëta që e mbajnë gjallë. Ky imazh zhvillohet në vizionin e liderit karizmatik4, i cili nuk duhet ta justifikojë udhëheqjen në bazë të qëllimit dhe i mjafton veç pamja si “provë” për t’u

pranuar si dhuratë hyjnore e pamerituar. Me shumë modifikime, por gjithnjë në ballë të luftës kundër ekzistencës borgjeze dhe intelektualiste ky arketip njerëzor mund të gjendet në idetë e pasuesve të Stefan George, tek Moller van den Bruck, Sombart, Scheler, Hielscher, Jünger, e të tjerë. Justifikimin filozofik ata e kanë gjetur tek e ashtuquajtura – Filozofi e Jetës “Jeta” si e tillë është një e dhënë parësore, që nuk mund të tejshkohet prej mendjes dhe nuk i qëndron ndonjë baze, justifikimi apo vlerësimi të arsyeshëm. Jeta e kuptuar në këtë mënyrë bëhet një rezervuar i pashtershëm për çdo fuqi të paarsyeshme. Mes kësaj mund të shpiket një “nëntokë mendore” që është po aq “e ligë sa [ç’është] kozmikja…, por më shumë shërben si mitër dhe strehim për të gjitha forcat prodhuese e krijuese, gjithë forcat që edhe pse pa formë përbëjnë përmbajtjen e çdo forme, e çdo lëvizjeje domethënëse” 5. Kur kjo jetë “përtej së keqes e së mirës” nis të shihet si forca që në fakt “krijon historinë”, krijohet një pikëpamje antimaterialiste dhe antiracionale mbi historinë dhe shterpësia sociologjike e saj demonstrohet në ekzistencializmin politik dhe në teorinë e shtetit total. Kjo filozofi e jetës ka të përbashkët me Lebensphilosophie-n e Dilthey-t vetëm emrin, dhe nga Nietzche ka marrë vetëm pathosin dhe

ca grimca tek-tuk. Funksioni social i saj ka dalë në pah më qartë në veprat e Spengler-it6 ku shndërrohet në substrukturën e një teorie ekonomike imperialiste. Tendenca e përbashkët e këtyre dy rrymave, pra “çlirimi” i jetës prej nxitjes nga një arsye detyruese “universale”, që qëndron sipër interesave të veçantë mbizotërues, (mandatit për të krijuar një shoqëri njerëzore racionale, që rrjedh prej kësaj arsyeje) dhe mveshja me ekzistencë e forcave “të padhunueshme” të paradhëna çon drejt një – Natyralizmi Iracionalist Interpretimi i proçeseve historike e sociale si proçese nayroreorganike i tejkalon forcat lëvizëse të vërteta (ekonomike e sociale) të historisë dhe përfundon në sferën e natyrës së përjetshme dhe të pandryshueshme. Natyra interpretohet si një dimension mitik prejardhjeje (i karakterizuar aq bukur në frazën “gjak e dhe”), që gjendet tek gjithçka si përmasë parahistorike. Historia njerëzore fillimin e vërtetë e ka vetëm kur kjo përmasë kapërcehet nëpërmjet transformimit. Në weltanschauung-un e ri funksioni i natyrës mitike, parahistorike, është të shërbejë si kundërshtar real për praktikën racionale, të pavarur e të përgjegjshme. Si diçka që justifikohet thjesht nëpërmjet ekzistencës, kjo natyrë qëndron kundër gjithçkaje që ka nevojë për justifikim racio-

nal; si diçka që duhet absolutisht të pranohet ajo qëndron kundër gjithçkaje që ka nevojë të përqaset në mënyrë kritike së pari; si diçka që është e errët në thelb ajo qëndron kundër gjithçkaje që e merr thelbin nga qartësia e dritës; si diçka që është e pashkatërrueshme ajo qëndron kundër gjithçkaje që i nënshtrohet ndryshimit historik. Natyralizami bazohet në një ekuacion që barazon botëvështrimin e ri: natyra, si origjinale, në të njëjtën kohë është natyrale, gjenuine, e shëndetshme, e vlefshme dhe e shenjtë. Ajo çka gjendet poshtë arsyes e ngre veten nëpërmjet funksionit “përtej së keqes dhe të mirës” në diçka që e tejkalon arsyen. Por ndërtesës ende i mungon guri i themelit. Himni i sistemit natyral-organik kontraston shumë dukshëm me sistemin faktik ekzistues. Ka një kontradiktë ulëritëse mes marrëdhënieve të prodhimit në një anë dhe nivelit të arritur të forcave prodhuese që mundësojnë plotësimin e nevojave në anën tjetër. Natyra përballet me një ekonomi dhe shoqëri që është “e panatyrshme”, një sistem që përparon nëpërmjet dhunës të një aparati gjigand që përfaqëson të tërën kundër individit, meqenëse e ndrydh tërësisht atë, një “totalitet” që ekziston vetëm nëpërmjet dominimit total të gjithçkaje. Transfigurimi teorik i këtij totaliteti rezulton në –

Universalizëm Nuk do të diskutojmë këtu elementët e pranishëm në universalizëm që kanë prurë kontribute të mirëfillta në njohurinë filozofike e shkencore (p.sh. Teoria Gestalt). Në kontekstin e pranishëm e rëndësishme është që në fushën e teorisë sociale universalizmi shumë shpejt mori funksionin e një doktrine të justifikimit politik. Përballë individëve totaliteti social si një realitet primar vetë-vërtetues, nëpërmjet karakterit krejt total që e veçon, shndërrohet në një vlerë primare vetëvërtetuese: totaliteti është, si i tillë, e vërteta dhe e mirëfillta. Universalizmi nuk do t’ia dijë a i duhet çdo totaliteti të provojë vetveten përpara gjykatës së individëve, që të dëshmojë se potencialet e nevojat e tyre përmbushen në të. Kur totaliteti nuk përbën më përfundimin por aksiomën atëherë shtegu i kriticizmit social teorik e praktik që duhet të shpjerë tek ky totalitet është bllokuar. Totaliteti mistifikohet programatikisht. “S’mund të kapet më me dorë, a të shihet me sy për së jashtmi. Duhet vetëkontroll dhe thellësi shpirtërore që të kapet prej syve të brendshëm”. 7 Në teorinë politike ky totalitet përfaqësohet nga kombi (Volk) si një bashkësi dhe si një totalitet “natyralorganik” që ka prioritet ndaj çdo ndarjeje sociale në klasa, grupe interesi, etj. Sipas kësaj teze universalizmi bashkangjitet me natyralizmin.


16 Krenar Zejno

“Si u bëka, more vëlla, që të mësojmë nga kukullat si të duam njeriun?” Ja një maraz poeti, (përgjatë vargut të Milazim Krasniqit), i denjë për të na e ngarë rrëfimin mbi kukullat ndër përralla njerëzish. Gjenia e Rilkes me një ese magji kukullat i pat ngritur gjer në elegji; e na bën të kujtojmë zemëratën që shkaktonte shpërfillja e tyre, mizore e pagojë; zhgënjimin fillimtar të realitetit që po mësynte në vrunduj me shumicë: “Përpara kukullës shtrëngoheshim të pranonim që nëse do braktiseshim prej saj, nuk na mbetej kësisoj askush më. Heshtte ajo ahere, jo për kryeneçësi; heshtte ngaqë ky ishte i parreshturi bishtnim i saj, sepse qe gatuar prej një lënde pa voli e fare të papërgjegjshme, s’bëzante dhe as i shkonte nëpër mentë të krekosej, sidoqë do t’i lypsej shumë t’i jepte ca rëndësi vetes në një botë ku fati, nëmos dhe Zoti vetë, e kanë tërë atë zulmë ngase na bëjnë ballë heshtazi. Në një kohë kur të gjithë ende turreshin të na e jepnin përgjigjen vetëtimthi për t’na dhënë siguri, ish ajo, kukulla, më e para që na pështillte ndër më t’madhen heshtje të jetës, e cila më vonë gjithëherë kthehej të na ndihte, diku tek mbërrinim në kufi të ekzistencës ”. Ja kështu pra, nga ato pulitje qepallash kallpe ballë përkujdesjes fëminore, zë fill i pari leksion i madh mbi atë dashje bote e cila bëhet sublime kur do e dashuron. Edhe si fëmija kukullat, pa i thirrur hiç kryes nëse bota sakaq, të dashka dhe ajo, a si! Duke ndjerë kukullën e nderur në papërfillje mësohet si të japë e të jepet, por në një dhënie pa u zbehur a shtirur si kukull e vonët për Frjodët e Fromët. Balada e Rilkes luan loja kukullash lojën ku ngjizet katedra që fton provimin e parë të jetës, ...për t’u diplomuar përtej si njohës me sqimë i realitetit, qoftë të hidhur, të gjërave a gjëmave. Gjersa t’ia mbërrish e të bëhesh engjëll i elegjive... Aso elegjish që luhen me lirë apo lahutë, por veç në zgrip e ndër kufij, përgjatë sinorëve të qenësisë kur marazi i mbrapshtë të gjegjet shkurt e gjithaq shpinëkthyer: mëso më së fundi nga njeriu... si të duash kukullat! Nëmospo, prit sikur parajsën. Ti e di, teksa dashje krijon, se parajsa e krijuesve është një parajsë kukullash hirushe, kësulëkuqe, pinokë, borëbardha, barbi, të bukura e bisha... “Kur ishim fëmijë, bisedonim me delet që na flisnin fjalë të mençura. Çudi! Kur rritemi dhentë nuk na flasin më” Na e vargëzon kështu Frederik Re-

E mërkurë 3 | Mars 2010 |

Na ishte se ç’na është...

shpja kohën e tij të lodrave, atë kohë kursa duket, kukullat e fëmijës që do bëhej poet ishin mishëruar ndër dele, si totem i shpirtit të klanit mjerim. Dhe paskëtaj, ...pikëçudinë e klanit mjeran të të rriturve. Para tij, poeti i bukur si çilimi, Bodler, pat luajtur me lodrën e moralit në shkrimin aq të ndjerë Moral du joujou; dhe na kthen kohës prapa: “Gjithë fëmijët u flasin lodrave të tyre. Lodrat bëhen aktorë të dramës së madhe të jetës, ngucur në odën e errët të trurit të tyre të vockël”. Kishte nevojë poeti i “thjeshtësisë barbare” t’i rikthehet pa ledha asaj mundus infantile, të shprishte kukulla dhe kolovitej mbi kalë të drunjtë, si kalorës i hershëm vetmitar kah zhbirimit të shtysës më të parë metafizike. “Mais ou est l’ame? ia plas poeti pak më pas, si fëmija. Po shpirti ku na qenka pa? Hiç! Asnjë gjegje! Dhe njëherit:“Bash këtu zë fill trullosja dhe trishtimi”. Kaq?! Po atë, shpirtin, ku e lamë? Atykohërash kur ishte seç na ishte... Në oaze iliadash, ehee, kohë përpara Iliadës së vargut homerik. E di i dliri Bodler edhe moshën e foshnjërisë poetike, sepse bariste dhe ndër oazet e atit Homer. Ndaj na thotë veç zëfillin, atë me emrin e trishtë (që ndër ne tingëllon si numër). Nëmos e ditka

ku është shpirti, ama di si mishërohet. Se as ati i epikës s’na e tha ku shpirti ishte, por veçse në ç’formë do prehet dhe kush do ta përcjellë përtej: “Trishtimi qenka fati i ynë; andaj jetët tona do këndohen gjer në përjetësi, nga e tërë njerëzia që do t’vijojë”. E do vijojmë ne, ende të endemi, edhe në Teatrin e kukullave te Hajnrih von Kleist. Ja tek na dëfton edhe ky (idhull i Kafkës) drynin e parajsës dhe kerubinin që na rri pas krahëve. Bën be që s’e ka kyçin, dhe na nis “të marrim udhët përreth botës dhe të hapim sytë mbase e gjejmë hyrjen nga deriçka e pasme” Pastaj na tregon hijen e shtrembër që i bëjmë dheut, shtegut të gabuar që njeriu paska zënë mes dy skajeve pa krye: “kukullës si materie e kulluar dhe Zotit, shpirt i kulluar”. Më tej na fryn në vesh se si “gjendet të paktën ajo prehje e paqme, kur njohuria të ketë përshkuar, si me thënë, të pafundmen; ashtu siç shpërfaqet e dlirë dhe njëherësisht, tek ajo lloj ngrehine prej njeriu e cila ka o asfare o një pafundësi vetëdije, pra ose tek kukulla ose te Zoti”. E pra, kësisoj këto kukulla gjysëm qenie - gjysëm gjëra, këto nimfa mitike (sipas Borgesit është gjuha shqipe e dallon sirenën nga vajza e valëve,

duke na shtirë në mend se të parët tanë dinin mjaft mbi bukurinë përrallore, harmoninë, madje dhe trajtat e përsosmërisë) që shfaqin shpërfilljen më mizore e të përjetshme të papërgjigjes, i shpallen fëmijërisë si mësuesi i parë i filozofisë dhe artit të krijimit. Por edhe si një mësues gjysëm Pinok e gjysëm Xhepeto... Është Xhepeto që ka bërë Pinokun apo Pinoku që e bën më njeri këtë të fundit? Kjo është e ç’është! Të fundit? Ç’po them? Mbase numërimi në botën e kukullave nis nga fundi. Kushedi prej ç’keqkuptimi të tillë gjuhëzimi, Vallery ka shprehur atë të vërtetë zanafillore: E para ishte përralla. Po po, “e vërteta më e vërtetë është përralla” - e mbështet gjeniun dhe dashnorin e miteve, edhe adhuruesi i tij- italiani Calvino. Ashtu si edhe të tjerët... nën robërinë e miteve. E si të mos mbetesh peng i mitit? A nuk i kemi krijuar ato për të qenë peng i tyre. Asgjë nuk është kaq e përjetshme sa ato që nuk kanë ekzistuar kurrë, mitet. Mitet janë shpirtrat e bëmave dhe dashurive tona, thotë Valery. Ndaj jemi pengjet e femijërisë sonë, të botës mitike të kukullave dhe lodrave, pse na gatisin, përrallë ndër përrallë, lodër mbi lodër e kukull pas kukulle, të mbajmë peshën e botës

së rëndë të miteve megjithë haraçin e saj, ...e të rrimë qoftë si shtrembër, por të flasim drejt. Sa më shumë largohemi prej tyre, aq më tepër mbulojmë me dhera Atlantidën që kemi brenda nesh, në vend që dheu e plehu të ndihnin për të mbjellë dashurinë, moralin, etikën dhe estetikën e qytetërimit që rrekemi të përballojmë. Ja, si e thotë Nietzsche: “Pa mite... çdo kulturë humbet pjellorinë e shëndetshme të energjisë së saj të lindur; vetëm një horizont i përvijuar nga miti mund të sigurojë unitetin e qytetërimit të gjallë që ai mbyll përbrenda”. Adulti nuk njihet si i rritur prej shkëputjes, adulterit tradhëtor që u mbivë kukullave. Duke humbur me dashje, veç të tjerash, edhe vizionin foshnjor e pulsionin rinues, fantazinë, imagjinatën e beftë, që na i mban gjallë veç fëmija përbrenda nesh. Qetësisht alarmante, si vetë marrëdhënia e fëmijës me kukullën, raportit me papërfilljen, njeriut me shpirtrat ( Se nuk rresht Rilke dhe përshkruan shpirtin kukull, shtrënguar fort në dorën e foshnjes nën ethe, si të vetmen gjë që kishte ende forca të mos e lëshonte, ndërsa ethja e ligë e vdekjes po avitej), mitet e përrallat na venë në kandar moralin tundues, rrëgjues dhe ato pak parime, ...që mezi ia dalim mbanë të mos i flakim. Më shumë se sa jemi ne që shohim kukullat, kukullat na shohin ne. Ne shohim në to të vetmit miq të përbashkët, rreptësisht të sigurtë, që kemi pasur në jetë, këso jete ku, ndërkohë, për të qenë si miq na duhet, medoemos, të shpikim armiq të përbashkët. A nuk dëshiron njeriu që të vijojë të krijohet në sajë të imazhit të miteve të kukullave, përrallave që vet ka sajuar? Por miti, vëren miku i tyre - Levi Strauss, përbëhet nga shumësia e varianteve të tij. Hë pra si i bëhet, ende sot, kur njeriu shumicë do që të shohë të gjtha kukullat veç tek vetja e tij, dhe nuk sheh tek tjetri asnjërën prej tyre! Thonë se Rostandi u zemërua, pse s’ia zhveshi dot veset heroit të tij ( le dernier nuit de don Juan) që s’reshtte së gënjyeri veten, prandaj nuk e vërvit atë në ferr natën e fundit të romanit. Por e braktis në një teatër kukullash!...që të mbetet rob i legjendës së vet. *** E në këtë pikë mbërritur, robërohet edhe vetë proza e humbet lirinë për të vijuar më tej, siç ngjet teksa vetë vetja merr poza loja-rrenash me vetveten. Kësisoj po provoj të braktisem në arenën poetike të kësaj të fundit: Shih një kukull!. E bukur paq, meqë si e trishtë Si shkak trishtimi. Kukull aq! Po shih lotin në mollzën e saj pa! Atë pikël shi rrëzuar prej syrit fëmijë me kukullën si epikë ndër duar. Shumë më i bukur loti... edhe pa lypur shkak. Plot hir, i vërtetë, i njelmët, i trishtë, shkaktar, i shkaktuar Si një gjëhiç! Vegim. Këputur ëndrrash foshnjërie Për hiçgjë; vetë shkak vetë trishtim! Përrallë pengjesh fëmijërie. Si një asgjë. Asgjëtepër, kurrgjëmangut. Pikë loti!


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.