Gazeta Nr. 16

Page 1

“Luftimi i sistemit

juridik të Kosovës, këtij sanksionimi arrogant të mundësisë sonë politike e ekonomike, është imperativ politik”

E MERKURE 27 JANAR 2010 - VITI 2 I BOTIMIT - NR 3 (16) - Çmimi 20 Lekë

Lexojeni, shpërndajani miqve dhe mbi të gjitha, dorëzojani armikut!

GAZETE E PERJAVSHME - botuar nga instituti “Antonio gramshi”, tirane

E MERKURE 15 SHTATOR - GAZETE E PERJAVSHME E PAVARUR - VITI 1 I BOTIMIT - NR 1 (1)

02 kosovë Kundër ligjit Viteve të fundit gjithnjë e më shumë po shkruhet e po flitet për Kosovën si vend i kolonizuar. Madje edhe në qarqe të caktuara progresive ndërkombëtare, pranohet fakti mbi Kosovën si vend të kolonizuar, ndërsa disa filozofë...

04 analizë Kush ia vendos emrin Krimit? Libri i fundit i historianes franceze Nathalie Clayer “Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”( botime Përpjekja, Tiranë 2009), paraqet një panoramë interesante të zhvillimit të identitetit kombëtar shqiptar si dhe të sfidave të tij kryesore në kundërthënie...

përkthim 08 Domethënia e Sarkozisë Dashuria duhet rishpikur (pikë e quajtur “e Rimbaud-së”), por gjithashtu duhet mbrojtur. Dashuria, proçedurë e së vërtetës që përqëndrohet tek Dyshi si i tillë, mbi dallimin si dallim, kërcënohet nga të gjitha anët. Kërcënohet në të majtën e vet, nëse mund të them...

speciale 12 Fjala komunizëm Fjalori i emancipimit nuk mbeti, sigurisht, i pagjymtuar nga trazimet e shekullit të kaluar. Të tëra fjalët e tij, socializëm, revolucion, madje dhe anarkizëm...

16 arte Konak fjalë art Falënderime dhe urime për pjesëmarrjen në ekspo Onufri – “dëshirë dhe dëshmi”. Me shpresën se konaku i bisedës do të na shkojë mbarë edhe për nxënie, pikësëpari e sa për nxemje: domethënia e një piktori është ajo që ai mbërrin...

EULEXPERIMENT

kontributore | Agon Hamza, Arber Zaimi, Avni Zogiani, Belgzim Kamberi, Bora Ylli, Edita Tahiri, Elton Baxhaku, Eriona Cami, Krenar Zejno, Leart Kola, Xha Xhai Perkthime | Alain Badiou - Elvis Hoxha, Daniel Bensaid - Orges Azizaj


2

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Fuqia sovrane në Republikën e Kosovës padyshim se nuk janë qytetarët e Kosovës

Kundër ligjit

Rifillimi i gjykimit të Albinit nuk duhet të shihet nga optika humaniste Agon Hamza

Viteve të fundit gjithnjë e më shumë po shkruhet e po flitet për Kosovën si vend i kolonizuar. Madje edhe në qarqe të caktuara progresive ndërkombëtare, pranohet fakti mbi Kosovën si vend të kolonizuar, ndërsa disa filozofë e quajnë vend të okupuar. Por, cila është forma e kolonizimit/okupimit të Kosovës? Ose më saktë (thënë në diskursin Althusserian), pyetja që duhet shtruar është mbi çështjen e “marrëdhënies me objektin e tij” – dmth, cili është raporti ndërmjet politikave kolonizuese dhe objektit të kolonizuar? Ndërmjet të ashtuquajturit kolonializëm klasik të shekullit të kaluar dhe kolonializmit të epokës së kapitalizmit të vonshëm global ekziston një dallim krucial: i pari mbulohej nën maskën e “civilizimit të aborigjinëve”, ndërsa i dyti vepron nën masken e “demokratizimit të popujve”. Që nga viti 1999 e tutje, ne i takojmë kategorisë së dytë. Për më tepër, Pako e Ahtisaarit vetëm se e sublimoi (por nuk e lartësoi) këtë status në një nivel tjetër: në nivel të Kushtetutës Shtetërore. Por, në instancë të fundit, siç shkruan Althusser, Kushtetuta është “unifikim dhe sistematizim i ideologjisë dominuese, si mjeti krucial për hegemoninë ideologjike të Shtetit”. Dmth, Kushtetuta e Republikës së Kosovës qëndron si mjeti kryesor ideologjik e politik shtetëror për zbatimin e Pakos të Ahtisaarit; ajo qëndron nën Pakon, sepse është mjet i Pakos. Pakoja e Ahtisaarit është instanca e fundit e përcaktimit të gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë, ndërsa Kushtetuta është mjet për këtë. Nëse flirtojmë me konceptin e homo sacer të Giorgio Agamben, atëherë rezultati i leximit të Pakos së Ahtisaarit (si dokument juridik) del se ne, qytetarët e Kosovës, jemi zyrarisht qenie homo sacer: njerëz të de-subjektivizuar nga çfarëdo përmbajtje juridike – shkurt, ne jemi shndërruar në njerëz, vrasja e të cilëve nuk përbën krim (kujto 10 shkurtin 2007). Ndërsa, në leximin tjetër të Pakos së Ahtisaarit (si dokument ideologjik), rezulton në konstatimin se përceptimin racist nga optika e Brukselit e Washingtonit për shoqërinë kosovare si shoqëri të kriminalizuar, skajshmërisht të dhunshme, etj (dëshmi për këtë janë KFOR–i, misioni i EULEX, etj). Në këtë kontekst, a nuk është Albin Kurti rasti më eklatant i sintetizimit të këtyre dy anëve të racizmit kolonialist në Kosovë? I arrestuar për herë të fundit në shkurt të vitit 2007, ai u akuzua nga UNMIK–u si përgjegjës për vrasjen e dy demonstruesve dhe plagosjen e

mbi tetëdhjetë të tjerëve nga njësitë e xhandarmarisë në kuadër të policisë së UNMIK–ut. Në një proces kryekëput politik, ai u mbajt në arrest (shtëpiak ose në burg) pothuajse një vit. Gjykimi nuk përfundoi por (siç do të thoshte Albini), ai u shty përkohësisht, por për një afat të pacaktuar (si edhe gjithçka tjetër në Kosovë. Për çka realisht akuzohet Albini? Të rikthehem tek Agamben dhe analiza e tij e shkëlqyeshme mbi sovranitetin. Paradoksi i sovranitetit, thotë Agamben konsiston në pozitën e dyfishtë të sovranit përbrenda dhe jashtë rendit juridik: ai ekziston jashtë rendit juridik, në formën e Master–Shënjuesit për rendin juridik, ndërsa paradoksalisht shndërrohet vet në rendin juridik të vendit. Ky status paradoksal, ekziston për një qëllim: shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Fuqia sovrane jashtë rendit juridik dhe fuqia sovrane në/e rendit juridik varen nga njëra tjetra, sepse prej të parës varet nëse do ta suspendon kushtetutën/ligjin ose jo. Sipas Agamben, ky paradoks formulohet kështu: “ligji është jashtë vetvetes”, ose “Unë, sovrani, që qëndroj jashtë ligjit, deklaroj se jashtë ligjit nuk ekziston asgjë”. Fjalinë e fundit e dëgjojmë për çdo ditë nga fuqia sovrane në Kosovë pra, nga administrata ndërkombëtare, që nga viti 1999 e tutje. Po këtë fjali e dëgjuam edhe me 10 shkurt 2007. Sovrani vrau dy dhe plagosi mbi 80 vetë. Pa-

staj, na thanë se është zbatuar ligji. Siç thotë Schmitt, sovrani e prodhon dhe e garanton situatën në totalitetin e vet. Fuqia sovrane në Republikën e Kosovës padyshim se nuk janë qytetarët e Kosovës. Në raport me fuqinë sovrane, ne ekzistojmë në nivel të objektit. Raporti ndërmjet objektit dhe subjektit (të interpeluar) është raporti i mosekzistencës së të dyjave. Siç thotë Althusser, objekti është reflektim pasqyror i subjektit. Sepse subjekti i intepeluar ideologjikisht nuk është subjekt politik; ai eksiston në nivel të nocionit, dhe për më tepër, në nivel të nocionit statik. Thënë në nivelin shumë elementar, nga subjekti=objekt i interpeluar ideologjikisht nëpërmjet praktikave ideologjike, nuk ka nevojë dhe nuk duhet të mendojë ose të veprojë: thjeshtë, ai duhet të jetë objekt i hegjemonisë ideologjike Shtetërore. Pako e Ahtisaarit, ekziston si ligji suprem i Kosovës, dhe si i tillë qëndron jashtë rendit juridik të vendit, dhe deklaron se jashtë ligjit nuk ekziston asgjë. Por, ligji jashtë vetes nuk ekziston ‘për veten’. Të gjitha misionet kolonizuese ndërkombëtare në Kosovë ekzistojnë jashtë ligjit: EULEX është mision ndërkombëtar për zbatimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, por ai nuk i nënshtrohet asnjë kornize ligjore të Kosovës. Dmth, institucionet të cilat në përshkrimin e misionit të tyre kanë për detyrë të zbatojnë ligjin, nuk i nënshtrohen dhe nuk

përgjigjen pra ligjit të cilit ata e zbatojnë. Duke qëndruar jashtë ligjit, ai nuk i nënshtrohet ligjit, ose thënë në termet juridike, ligji të cilin ai e ka për detyrë ta zbatojë, nuk e obligon zbatuesin. Në këtë kontekst, rifillimi i gjykimit të Albinit nuk duhet të shihet nga optika humaniste e të drejtave të njeriut. Të drejtat e njeriut, sado dashamirëse që mund të tingëllojnë, në thelb kanë misionin depolitizues. Ato e depolitizojnë kauzën politike mbi të cilën kryhet një akt politik. Natyrisht, të gjithë ne duhet të jemi të vetëdijshëm për të gjitha shkeljet procedurale gjatë procedurës gjyqërore ndaj Albinit – dhe në nivelin empirik imediat, rasti gjyqësor mund të fitohet në këtë nivel. Në fakt, në nivelin brutal empirik, duhet të insistohet në këtë metodë. Por, cili është vërtetë çështja që duhet luftuar me çdo kusht? Mbi të gjitha dhe para së gjithash, Albini është aktivist shoqëroro–politik. Ai është thelbësisht politik. Aktakuza kundër tij është ngritur duke e marrë për bazë një akt politik: demonstratën kundër Pakos së Ahtisaarit. Dhe gjykimi kundër tij është gjykim politik. Ky gjykim mund dhe duhet të luftohet vetëm politikisht. Kjo do të thotë që, në vend se të hulumtohen zbraztësirat, deformimet e ligjeve partikulare ekzistuese, ne duhet më urgjentisht se kurrë në luftimin e tërësisë së sistemit juridik të

Republikës së Kosovës. Është vetëm luftimi i këtij univerzaliteti juridik i Kosovës, kësaj shkelje flagrante të potencialitetit politik, domosdoshmëria politike e kohës sonë. Në Kritikën rreth Filozofisë Hegeliane të së Drejtës, Marksi i ri shkruante për Gjermaninë e shekullit 18: “regjimi gjerman i sotëm, – ky anakronizëm, kjo antitezë flagrante e aksiomave të pranuara nga të gjithë, ky nulitet i ancien régime, i nxjerrë në pah faqe gjithë botës, – vetëm sa kujton se i beson vetes dhe kërkon që edhe bota të kujtojë kështu. Në qoftë se ai do të besonte me të vërtetë në thelbin e vet, pse do të fshihte ai atë nën dukën e një thelbi tjetër dhe të kërkonte shpëtimin e vet në hipokrizinë dhe në sofizmat? Ancien régime i sotëm është më tepër komediani i një rendi botëror, heronjtë e vërtetë të të cilit kanë vdekur”. Prandaj, luftimi i sistemit juridik të Kosovës, këtij sanksionimi arrogant të mundësisë sonë politike e ekonomike, është imperativ politik. Duhet bërë një shkëputje praktike nga rendi ekzistues shoqëror, i sanksionuar në sistemin juridik. Mohimi i rendit juridik ekzistues nuk mund të realizohet pa e shkatërruar plotësisht rendin shoqëror që ka nevojë për këtë rend. Dhe këto dyja, e tejkalojnë çdo kufizim humanist të imponuar nga doktrina e të drejtave të njeriut: kjo çështje kërkon akte brutale politike.


3

E mërkurë 27 | Janar 2010 | Eriona Cami

Aktualisht ekziston një formacion i çuditshëm që quhet EULEX në një vend i cili vitet e fundit sapo ka fituar pavarësinë dhe po përpiqet të ndërtojë shtetin e së drejtës dhe institucionet e pavarura të saj të drejtësisë. Në të njëjtin vend me datë 15 shkurt do të mbahet një seancë gjyqësore për një proces gjyqësor i cili ende nuk dihet nëse ka ndonjë premisë të përbashkët me atë çfarë dje dhe sot jurisprudenca quan Drejtësi dhe respekt i të drejtave të njeriut. 2007, Gjyqi pati këtë akuzë: Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje si përgjegjës për vrasjen e dy demonstruesve dhe pla-

Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut qëndrojnë në themelin e një shoqërie

Perëndimi i të Drejtave të Njeriut gosjen e mbi tetëdhjetë të tjerëve nga njësitë e xhandarmarisë në kuadër të policisë së UNMIK–ut. Gjyqi u pezullua përkohësisht. 2010, EULEX, rihap çështjen. Le të shohim më poshtë sesi vendet që kanë formësuar këtë formacion gërmëzor e konsiderojnë çështjen e të drejtës në kuptimin e të drejtave të njeriut. Ndonëse, kanë kaluar shumë kohë, njerëzit do të dëshironin të jetonin në

thërret në rradhë të parë garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një shtet i cili bazon mbrojtjen e tyre vetëm mbi bazën e të drejtës. Cënimi i tyre do të zvetënonte frymën e këtij shteti, ku sistemi i vlerave dhe parimeve që e kanë krijuar atë, do të binte në kundërshtim me të drejtën që lind nga këto vlera dhe parime. Për këtë arsye kjo e drejtë prevalon në raport me ligjin...Mbrojtja e të drejtave të njeriut bazohet në parimet universale. Këto parime shfaqen te aktet ndërkombëta-

(Vijon në faqe 6)

Pavarësi plus protektorat asimetrik

Edita Tahiri*

Kosova deklaroi pavarësinë dhe u bë tashmë një shtet i njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme e bashkësisë ndërkombëtare. SHBA-të dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian e më gjërë e njohtën të drejtën e Kosovës për shtetësi dhe mirëpritën ardhjen e saj në familjen botërore të shteteve. Më 15 qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës si dokument që legjitimon vullnetin e popullit për pavarësi dhe i cili vendos bazën ligjore të një shteti ligjor, demokratik, sovran e të pavarur. Kosova hapi një kaptinë të re, atë të shtetësisë dhe të sfidave që vijnë me të. Në këtë rrugëtim Kosova do të ketë për mbështetje praninë ndërkombëtare, ushtarake e politike, me ndryshime që përkojnë me realitete të reja por edhe të kushtëzuara nga kontekstet ndërkombëtare. Definimet e reja të pranisë ndërkombëtare u bënë të qarta këto ditë pas pritjeve dhe debateve se a thua çdo të sjellin udhëzimet e Sekretarit të Përgjithshëm to OKB-së, Ban Kimun. Nga dy letra që ai dërgoi një në adresë të Prishtinës dhe një në adresë të Beogradit (dhe në mungesë të informacionit se çka përmbanë letra/dokumenti që shoqëron letrën për Prishtinën) ajo që mund të konkludohet është se statusi i ri i Kosovës është ‘pavarësi plus protektorat asimetrik’. Në planin ushtarak protektorati në Kosovë mbetet i njejtë me atë të para pavarësisë, KFOR-i vazhdon misionin e njejtë të ruajtjes së sigurisë globale, ndërkohë që NATO mori përsipër zyrtarisht që ta mbështesë formimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Këtij procesi i parapriu miratimi i ligjeve përkatëse nga ana e Kuvendit të Kosovës por edhe vendimi për zhbërjen e TMK-së. Këto ndyshime në funksion të krijimit të sovranitetit të plotë të vendit tonë nuk kaluan pa emocione për peshën e TMK – së si trasheguesja e UÇK-së. Procesi që do të pasojë pritet të ngrit kapacitetet ushtarake të Kosovës në përputhje me standardet e NATO-së sado që dimenzionet e tij e bëjnë të domosdoshëm mbetjen e NATO-s në Kosovës, gjë për të cilën ekziston një koncenzus i plotë kombëtar. Në planin politik Kosova në një

një shtet të tipit Rousseau-jan një shtet në të cilin asnjë qytetar nuk do të ishte aq i pasur sa të blinte një tjetër dhe aq i varfër sa të shesë veten e tij. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut qëndrojnë në themelin e një shoqërie ku respektimi i tyre tregon më së shumti se sa i respekton ajo të drejtat e pjesëtarve të saj. Një shtet, i cili nuk do të bënte të mundur mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mund të ishte një shtet ligjor, por kurrësesi një shtet i së drejtës. Themelimi i shtetit të së drejtës

re me anë të vlerave dhe normave që i bëjnë të mundura. Aplikueshmëria e çdo shteti në përmbushjen e standarteve ndërkombtarisht të njohura përbën pjesëmarrjen në këto parime. Garantimi i të drejtave të njeriut është parashikuar në shumë akte, marrëveshje, traktate, konventa të cilat shpallin të drejtat që gëzon individi brenda një shteti të së drejtës. Pjesëmarrja e shtetit përkatës do të garantojë jetesën e çdo individi nën një shtet të së drejtës. Rasti i shtetit të shqiptarëve:Lëvizja politike e viteve 1990 në shtetin shqiptar ndërroi gjithë kahun nga i cili ishte drejtuar legjislacioni në vendin tonë...

Dy momente analize: Gjeopolitika dhe Kosova Përderisa nuk mund t’i iket këtij asocimi pesimist, ekziston edhe ana optimiste e këtij skenari që mund dhe duhet shfrytëzohet në funksion të vendosjes së sovranitetit të plotë të Kosovës në tërë territorin e saj dhe reintegrimin e plotë të minoritetit serb. Sfidat e konsolidimit të sovranitetit dhe të reintegrimit të minoriteteve të caktuara në përvojatë e vendet e pasluftës janë sfida të paevitueshme dhe shembujtë pozitivë si ato ta zëmë të Kroacisë në raport me minoritetin serb në pjesën e Slavonisë duhet të merren parasysh në mënyrë që proceset e paspavarësisë të marrin kahjen e duhur.

masë mbetet ende protektorat, kësaj rradhe i tipit asimetrik. Nga letra e Ban Kimunit shihet se në një pjesë të Kosovës, protektorati do të jetë më i fuqishëm ndërsa në pjesën tjetër mund të jetë më i lehtë. Protektorat i fuqishëm në bazë të definicioneve kuptohet shkalla e fuqisë vendimmarrëse të faktorit ndërkombëtarë në të cilën vendimmarrja e vendorëve është minimale apo nuk ekziston fare. Një formulë e tillë pritet të veprojë në zonat e identifikuara me shumicë serbe (disa të qena dhe disa të paqena) dhe në sektorë të caktuar ku eksluziviteti i pushtetit do të mbetet në duartë e UNMIK-ut të rikonfiguruar, e që sipas letrës së Ban Ki Munit përfshijnë fushat vijuese: policinë, gjykatat, doganat, kufinjtë, procesi i dialogut për çështjet teknike dhe ndërkufitare dhe tras-

hëgimia e Kishës ortodokse (kjo e fundit nën kompetencat direkte të selisë së Kishës ortodokse në Beograd). Sekretari gjeneral i OKB-së thekson në letrën e tij se këto masa janë arranzhime të përkohëshme që do të zgjasin një kohë të caktuar si dhe nuk do të prejudikojnë statusin e Kosovës. Nga ana tjetër misioni i BEsë pritet të veprojë në tërë Kosovën dhe roli i tij duket se është definuar në dy nivele në atë të mbikqyrjes dhe atë ekzekutive në rastet kur mund të ketë devijime nga marrëveshjet ndërkombëtare të reflektuara në Kushtetuten e Kosovës. Një sfidë e vet këtij misioni është ambivalenca e pushteteve që rrezikon të krijohet nga veprimtaria paralele e dy misioneve ndërkombëatre, ICO/EULEX dhe UNMIK. Megjithë mirëkuptimin për një

formulë të këtillë të pranisë ndërkombëtare në Kosovë, duke marrë parasysh kufizimet e vet mekanizmit të OKB-së ndaj faktorëve pengues të procesit të pavarësisë së Kosovës, sfidat që i krijon kjo formulë kërkojnë një trajtim strategjik nga ana e udhëheqjes shtetërore të vendit tonë. Sfida kryesore është asimetria e kësaj pranie ndërkombëtare e cila në përshtypje të parë asocon në ndarje dhe kur kësaj i shtohet realiteti i ekzisimit të strukturave paralele serbe dhe synimet e qarta të Sërbisë për ndarjen e Kosovës, kjo sfidë merrë dimenzione të interesave vitale për shtetin tonë të ri. ( Implikimet e rrezikshme të skenareve të ndarjes dhe të lëvizjes së kufinjëve nuk janë objekt i këtij shkrimi sepse ato janë elaboruar nga autori në paraqitjet e mëhershme publike)

Hegemon ad portas Që nga fundi i luftës së ftohtë kur SHBA-ja mposhti Rusinë dhe Ballkani hoqi qafe hegjemonin e saj, Serbinë, u hap një perspektivë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare e pritur ti jepte më shumë hapësirë bashkëpunimit për një botë më të mirë. Këto ndryshime u përjetuan në hapësirat e Ballkanit si zhvillime për liri e vetëvendosje dhe mposhtje definitive të komunizmit dhe shtypjes. Mirëpo teksa procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë mori fund, me pavarësimin e Kosovës, tendencat negative të aktorëve të caktuar po bëhen çdo ditë e më të qarta. Rusia në një anë po synon rikthimin e pozicionit të saj si superfuqi në botë nga e cila Serbia po inkurajohet që të rikthehet si hegjemon në Ballkan. Ndaj zhvillimeve të tilla jo vetëm që duhet të kthehet vëmendja por edhe veprimet sepse injorimi i tyre mund ta mbaj rajonin në tensione për kohë të paparashikuara. Pavarësia e Kosovës bëri të mundshme që definitivisht të shihet se kush ishte kush në proceset... (Vijon në faqe 10)


4

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Mos vallë me kalimin e kohës e kemi harruar Gërdecin dhe personat që humbën jetën aty

Kush ia vendos emrin Krimit? Institucionet po bëjnë një zgjidhje preferenciale

Arbër Zaimi

Ca kohë më parë, teksa gjerbja kafenë në verandën e një bari të vogël e të lezetshëm, mbushur me ornamente interesante amerikanojugore dhe dëgjoja pa shumë vëmendje një mikeshën time të angazhuar politikisht, avitet pranë tavolinës një vocërrak imcak. Me baluket e verdha prerë drejt në ballë, model tas, me sytë e gjelbër që nuk gjenin prehje e i veshur në arna, ky djalë më ngjau si një ringjallje anakronike e ndonjë imazhi debatikas prej filmat propagandistikë të regjimit të sëmurë që thuhet se lamë pas që prej 19 vjetësh. Ai kërkoi pa drojë monedha, ndërkohë që mbante një lloj distance sigurie. I mësuar siç jam me fëmijët lypësa, këtë fenomen që na lajmëron westernizimin dhe demokratizimin e vazhdueshëm, të padiskutueshëm e të suksesshëm të shtetit tonë në fillim i ktheva kurrizin, dhe bëra me dorë një gjest që nënkupton bezdi dhe urdhër për t’u larguar në të njëjtën kohë. Por interesi kurioz dhe impenjimi politikosocial i mikeshës time nuk e la fëmijën të ikte aq shpejt. Ajo e pyeti se pse lypte. Ai u përgjigj që duhet të lypte pse s’kishin pare. E pyeti për moshën. Nëntë vjeç. Pastaj e pyeti se përse nuk shkon në shkollë. Ai i tha që shkonte, përditë. Ajo nuk e besoi dhe duke i ndenjur besnike një fushate sensibilizuese për lypësat (që ka ca vjet që reklamohet nëpër televizione, billboards-e apo postera), jo vetëm që nuk i dha para, por e këshilloi të mos lypte më. Se mikesha ime, bashkë me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF-in) besojnë që t’i japësh para lypësave të vegjël do të thotë të stimulosh skllavërimin e tyre, sepse kështu prindërit do të vijonin t’i shihnin të vegjlit si burime fitimi të lehtë e do të parazitonin në kurriz të pjellës së tyre. Por meqenëse mua i gjithë ky arsyetim më rri ngushtë, më duket i cekët e pa baza logjike duke qenë se nuk denjon të shohë në sy shkakun primar të fenomenit, varfërinë e papunësinë, vendosa të interesohem e të pyes për konditat e lypësit. Fëmija më tregoi se përditë duhet të grumbullonte së paku pesëqind lekë (katër euro) së bashku me vëllain e tij dy vjet më të vogël, edhe ai një bjond mistrec, që vinte vërdallë tavolinave të barit duke lypur. Ata jetonin vetëm me të ëmën në lagjen

“kombinat”, një grua që punonte nga mëngjesi në mbrëmje si shërbyese e pastruese nëpër shtëpi të ndryshme të Tiranës, e megjithatë nuk ia dilte të mbulonte e vetme shpenzimet e një jetese modeste. Dy djemtë paraditeve shkonin në shkollë, dhe tre herë në javë frekuentonin kursin e anglishtes. Të gjitha këto po i merrja vesh nga përgjigjet korrekte dhe të shkurtra të djalit të vogël. Në një moment bisedën e pret ndërhyrja e mikeshës sime që me skepticizmin e saj cinik, karakteristikë e post-njeriut modern vendos ta testojë anglishten e djalit të vockël me ca pyetje quiz. Voci ruajti të njëjtin ritëm përgjigjjesh dhe në gjuhën angleze, pra përgjigjje të thata, të shkurtra, si të cdo djaloshi që mezi pret të shkojë e të luajë top, apo të kacaviret në ndonjë pemë të “kombinatit” të vet aq larg barit “posh” në zemër të metropolit. Rasti i parë Vazhdova ta pyes për familjen e vet. Dukej goxha inteligjent dhe i ndërgjegjshëm për situatën ekonomike të familjes së tij. Më tregoi pa ndonjë emocion të veçantë që të atin e kishte në burg, për vrasje. I ati kish punuar si murator për disa vjet në një nga firmat

e ndërtimit, arkitekte të Shqipërisë së re që po lulëzon dita-ditës. Në muajt e fundit pronari i firmës së ndërtimit i paskësh vonuar pagesat, dhe kryefamiljari ishte gjendur në vështirësi për të mbajtur me ushqim familjen e tij. Kishte shkuar disa herë për t’i kërkuar pronarit rrogat e vonuara, derisa një ditë pronari qe bezdisur aq shumë sa e kishte përzënë me sharje dhe kish vënë dy trima ta shtynin. Po atë ditë babai i bjondit vrau pronarin e firmës, dhe përfundoi në burg. Shumë shpejt erdhi dënimi, me 25 vjet burg, të cilat për efekt rrethanash u zbritën në 22. Kaq ishte historia e familjes së lypësit, që edhe sot e kësaj dite vazhdon të më përshëndesë kur më sheh në rrugën pranë barit modern që servir kafe kolumbiane. Drejtësia u tregua shumë efikase me të atin e lypësit. Shteti e neutralizoi keqbërësin brenda ditës, dhe i dha dënimin e duhur në gjykatë, sipas afateve që përcakton ligji. As që diskutohet se edhe në këtë rast unë qëndroj për ligjin dhe për respektimin e institucioneve që do të ishin e vetmja garanci kundrejt kaosit, ashtu sic mendoj se bën cdo njeri i arsyeshëm. Në një debat mes drejtësisë institucionale dhe vetëgjyqësisë, afër-

mendsh unë do të zgjidhja të parën. Edhe pse pushteti i ligjit vihet shpeshherë në diskutim në ambientin që e bëri të mundshme historinë e lypësit të vogël. Por në këtë shkrim nuk kam për qëllim të analizoj (dhe të denoncoj) punët pa kontrata që i garantojnë pronarëve lirinë mbi abuzimin, nuk kam ndërmend të thërras në mendjet e njerëzve mëshirën për të varfrin, apo të kritikoj dështimin e shtetit që ka për detyrë të kujdeset për familjet në vështirësi ekonomike, apo për minorët që detyrohen të lypin. Asnjë nga këto. Rasti i dytë Një vit e gjysëm më parë një grup burrash të biznesit e të politikës,“intelektualë” me kostume të përzgjedhura me kujdes, zotërues të sa e sa jetëve njerëzore ishin duke fituar para në një mënyrë të paligjshme, duke mashtruar një seri institucionesh shtetërore, me ndihmë nga lart. Por jo gjithçka shkoi mirë. Për arsye të neglizhencës nuk ishin garantuar kushtet e sigurisë të ambientit ku zhvillohej “biznesi” i zotërinjve të ndershëm, dhe nga një aksident njerëzor u hodh në erë jeta e 26 njerëzve, e bashkë me to shpërtheu përgjithmonë stabiliteti i brishtë

Nese ne kete hapesire nuk do te shohesh reklamen e Taci Oil, Agna group, BMW, UET apo kujtdo kompanie tjeter,ruaje kete territor te lire.

i shumë familjeve, u njollos me të kuqen e gjakut e me të zezën e zisë jeta e shumë familjarëve që tash gdhihen e ngrysen me zemrat gjymtuar prej humbjes së fëmijëve apo prindërve të tyre. Tragjedia vazhdoi edhe pas ngjarjes, me dhjetra prindër kaluan në depresion, dhe dy prej tyre e mbyllën jetën mes helmit e pezmit, ndërsa jo pak janë fëmijët që kanë përjetuar trauma. Koha kalon, dhe nga grupi i burrave të biznesit e politikës ende nuk është dënuar askush. Në këtë shkrim desha të sjell në vëmendje pangjashmërinë mes dy vrasjeve, standartin e paqëndrueshëm që aplikon drejtësia, por edhe opinioni publik. Në rastin e parë kemi një paradoks, ligji dënon në mënyrë të rreptë (ashtu sic duhet), një person i cili i besoi vetëgjyqësisë pikërisht pse gjendej në një situatë ku marrëdhënia e tij me punësuesin ishte e parregulluar nga ligji (në të zezë). Në rastin e dytë, tek i cili nuk u zgjata shumë nëpër detaje, sepse tashmë e njohin mirë të gjithë, ligji ende po druhet të shprehet, ndërsa kemi të bëjmë me vrasje masive (qoftë dhe nga pakujdesia), për punësim minorenësh apo për korrupsion e kontrabandë. Mos vallë është ky moment vijim i konceptit totalitar “një vrasje është krim, shumë janë statistikë”? Vrasja e barktharëve që detyroheshin të punonin në kioskën prej llamarine ku demontoheshin armë ndoshta nuk është po aq krim për drejtësinë tonë sa vrasja e një biznesmeni që nuk u jepte rrogat punëtorëve të varfër. Duket se institucionet po bëjnë një zgjidhje preferenciale, po aplikojnë standarte të shumëfishta... po instalojnë status-grupe institucionalë? Apo ndoshta analogjia mes dy ngjarjeve nuk qëndron, kushtet ndryshojnë, konteksti po ashtu? Mos vallë nuk është njësoj përgjegjësia? Mos vallë me kalimin e kohës ne, opinioni publik, e kemi harruar Gërdecin dhe personat që humbën jetën aty, dhe na i pështjellon zorrët përdorimi politik i kësaj ngjarje? Nuk kam përgjigjje për këto pyetje. Por kam një pyetje tjetër në vend të përgjigjjes. Çfarë do të ndodhte nëse ndonjëri prej atyre që kanë humbur të dashurit në shpërthimin e 15 marsit do të vendoste që për hakmarrje t’i këpuste një plumb pas qafe ndonjërit prej atyre burrave me kostum firmato? Vallë do ta bënin ministër?


5 Kosova Republikë ka në përbërjen e saj gjashtë etni, nga ku njëra është më e madhe; ajo shqiptare E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Kosova në “betejën e gjuhëve”

Nevoja për të pasur një dallim midis “pjesëve të një kombi” tashmë ka rënë Shteti i Kosovës sot është më shumë se kurrë shteti i qytetarëve ( i cili përfshin edhe etni te tjera përveç asaj shqiptare) dhe kjo dëshmon qartë që nuk kemi nevoja pragmatike për të krijuar një identitet të ri kosovar dhe se tashmë Kosova është shtet-komb

Elton Baxhaku

“Një popull është mundësitë e tij...” Manifesti, Vetëvendosja “Ngulitja e kufijve të një shteti nuk mund te tejshkruajë në mënyrë te kënaqshme ekzistencën e një kombi dhe të drejtën e tij për vetëvendosje[...]” Anne-Marie Thiesse Pavarësi, autonomi, sovranitet janë fjalët që u dëgjuan sa herë që u diskutua për një popull të shtypur politikisht dhe ekonomikisht. Këto fjalë shënojnë një histori në rastin e Kosovës. Këto fjalë i dhanë një shtet të ri Evropës juglindore, pra shtetin e Kosovës. Për të arritur deri këtu ka një përpjekje të madhe të shprehur me “gjak” të derdhur për një vetëvendosje. Por ky nuk është i vetmi mundim. Mundimi tjetër është ai i legjitimimit të një kombi, që të përfshinte të gjitha karakteristikat dhe mbi të gjitha ndjenjën e përkatësisë. Në deklaratën e pavarësisë shprehet shumë qartë ajo çka përfaqësuesit e popullit po përpiqen të bëjnë me shtetin e ri. Në të shkruhet: “Ne shpallim Kosovën një republikë demokratike, laike dhe multietnike...”. Pra Kosova sot është një republikë e cila përfshin shumë etni brenda saj. Po si arritëm deri këtu? Si u bë e mundur që Kosova të ketë një shtet të vetin të ndryshëm nga ai shqiptar? A mos vallë kemi legjitimuar një identitet kosovar? Ka disa mënyra ose këndvështrime për të gjykuar ecjen e identitetit të këtij populli. Më poshtë do të shohim se si përcaktohen termat me të cilët do të punojmë. Nocionet shtet-komb dhe komb-shtet kanë një diferencë të madhe jo në përkufizim, por në vëzhgim historik dhe kulturor. Profesori i historisë, Urs Altermatt na ka dhënë një këndvështrim mbi krijimin e këtyre dy formave të ndërgjegjësimit politik. Lindja e shtet-kombit mendohet të jetë me Revolucionin Francez ose më saktë konceptimi i tillë lind nga një këndvështrim historik midis disa shteteve si: Franca, SHBA, Zvicra. “Ky lloj kombi u kuptua si një njësi politike qytetarësh të barabartë para ligjit, pavarësisht nga pozicioni shoqëror, prejardhja, gjuha ose feja.” Dhe për sa i përket komb-shtetit ose kombit të kulturës mund t’i “referohemi kryesisht Gjermanisë dhe Italisë, ku ndjenja e përkatësisë së përbashkët u mbështet mbi gjuhën dhe kulturën, për shkak të mungesës së shtetit”. Pra këto janë dy rrugët e interpretimit që ne do të përdorim për kategorizimin e çështjes. Kosova ka ndjerë mungesën e një shteti dhe si pasojë formoi një ndje-

një përkatësie me kulturën, e cila duhet të ishte e ndryshme nga ajo e serbëve. Themelore në dallimin e “tjetrit” të kombit, ishte gjuha, ashtu siç bënë edhe shqiptarët e Shqipërisë. Kjo është lehtësisht e dallueshme dhe është një konkluzion që nxirret shumë lehtë, se Kosova për të mbajtur një dallim kulturor nga etnitë e tjera që e rrethonin kërcënueshëm, me patjetër do të përdorte gjuhën si themel të ndryshimit kulturor me të “tjerët” e kombit. Gjithashtu gjuha doli në pah si “dallimi themelor” për shkak edhe të një mungese kohezioni fetar. Pra ajo që e bën Kosovën të kategorizueshme në komb-shtetet është mungesa e një shteti dhe ndjenja e përkatësisë së përbashkët, e cila mbështetet mbi gjuhën dhe kulturën e parë si e vetmja mundësi mbështetje për një vetëvendosje. Nga Rilindasit kemi një veçim të gjuhës si karakteristikë, e cila do të japë një dallim objektiv dhe të qartë midis kombit shqiptar dhe fqinjëve të tij. Dhe mund të themi se i gjithë ligjërimi nacionalist shqiptar i kryer nga rilindasit ka në themel të bashkimit kombëtar pikërisht gjuhën, të cilën e përdorin si gur themeli të ndërtimit të ndjenjës së përkatësisë. Rilindasit flisnin në emër të të gjithë shqiptarëve (përfshirë këtu edhe shqiptarët e Kosovës). Kjo do të thotë që kombi shqiptar ka një shtrirje gjuhësore, e cila mund të përcaktojë territorialitetin si dhe popullsinë e këtij kombi. Pra formimi identitar gjuhësor (karakteristik për ligjërimin nacionalist Shqiptar) përcakton popullsinë e kombit në të cilin ata bëjnë pjesë, qofshin këta edhe shqiptarë të

Kosovës. Pas kësaj qasje, pyetja legjitime do të ishte: Në rast se ne kemi një shtrirje të tillë, atëherë ku e ka vendin Kosova në raport me Shqipërinë? Siç e pamë më sipër, boshti kryesor i formimit të kulturës së përbashkët farkëton në gjirin e kombit një përkatësi mbase edhe të përfytyruar nga një popull i caktuar. Rëndësia i bie gjuhës sepse është ajo që na jep një kulturë e më pas kjo na jep një etni e më pas shprehjen e kësaj etnie në një komb. Kjo është edhe teza kryesore e A.M. Thiesse, tek libri me titull “Krijimi i identiteteve kombëtare”. Pikërisht në kapitullin “një komb një gjuhë” ajo shtjellon rëndësinë që merr gjuha në krijimin e indentitetit kombëtar. Gjithashtu gjuha në “Europë është shprehje dhe simbol i kulturave të ndryshme të kontinetit” . Këtu bën pjesë edhe kombi shqiptar ku gjuha është simbol i kulturës sonë. Kombet pasi përcaktohen si të tillë ndërthuren me konceptin e shtetit. Tani të shohim “betejën” që i takon Kosovës në lëmin e këtyre koncepteve. Gjuha shqipe flitet edhe sot ashtu siç është folur edhe para aneksimit të Kosovës nga Serbia. Gjithashtu është akoma një simbol i kulturës sonë. Pra ne kemi folur të gjithë të njëjtën gjuhë. Përderisa gjuha është simbol i kulturave të ndryshme atëherë kultura e atyre që sot quhen shqiptarë të Kosovës nuk është e ndryshme nga ajo e shqiptarëve të Shqipërisë. Kulturë e njëjtë dhe gjithashtu gjuhë e njëjtë nuk mbetet fjalë tjetër për të thënë veç se komb i njëjtë. Karakteristikat e një kombi ne i renditëm shumë shkurt, por për aq sa na nevo-

jiten për këtë punim, janë të mjaftueshme për të treguar se në bazë të tij është gjuha. Pra mund të themi se nga pikpamja e formimit të një identiteti nacional kombëtar Kosova dhe Shqipëria nuk janë dy, por vetëm një komb. Tashmë Kosova është Republikë dhe është shtet multietnik, çka do të thotë se ky shtet i ri që sapo është formuar, ka prirje të jetë një shtet-komb dhe sipas formulimit të dhënë më lart për sa i përket shtetkombeve, është se ata janë në një formë shtete të qytetarëve dhe jo të etnive të veçanta. Kjo përpjekje vihet re edhe në pikën e dytë të deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ku zotimi është që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit dhe se kujdesje e veçantë do të shkojë për etnitë e tjera të Kosovës. Vlen të theksohet fakti se tashmë Kosova Republikë ka në përbërjen e saj gjashtë etni, nga ku njëra është më e madhe; ajo shqiptare. Etnia shqiptare, gjatë hisorisë ka pasur një ndarje politike të diktuar nga kushtet historike. Kështu që ne nuk mund të flasim kurrsesi për një identitet, etni, apo komb të ri kosovar, gjithmonë e parë kjo jo nga pikpamja e një nacionalizmi shtetëror, por nga nacionalizmi kombëtar. Dhe në të vërtetë ajo që vihet re është një prirje e elitës kosovare në drejtim të nacionalizmit shtetëror, ku dëshmitar i patundur qëndron flamuri i ri shtetror i Kosovës, i cili është krejt i ndryshëm nga i kombëtar. Për këtë arsye rasti i kombit shqiptar mund të quhet rast i veçantë, sepse është një komb që qeveriset nga dy shtete të

ndryshme. Togfjalëshit “një gjuhë një komb” tashmë në rastin tonë mund t’i shtojmë edhe fjalët: “dy shtete”. Së fundi mund të themi se Kosova, duke u nisur nga pikëpamja e gjuhës si thelbin e simbolikës së kulturës, nuk mund të ketë një identitet nacional të ri. Rilindja shqiptare ka “formuluar dhe ligjëruar” një identitet nacional ose kombëtar për të gjithë shqiptarët bazuar në gjuhën shqipe, që ishte elementi dallues i kombit tonë. Duke u nisur nga kjo pikëpamje është e pamundur që të kemi një ligjërim të ri nacionalist që t’i mbivendoset atij që kemi tashmë. Përderisa ne kemi akoma të njëjtën gjuhë, atëherë kemi të njëjtën kulturë dhe rrjedhimisht të njëjtin komb. Do të ishte ishte paradoksale të mendoje se i njëjti komb mund të ligjërojë dy identitete kombëtare. Shteti i Kosovës sot është më shumë se kurrë shteti i qytetarëve ( i cili përfshin edhe etni te tjera përveç asaj shqiptare) dhe kjo dëshmon qartë që nuk kemi nevoja pragmatike për të krijuar një identitet të ri kosovar dhe se tashmë Kosova është shtet-komb. Identiteti i ri nacionalist kosovar do të ishte një mundësi në rast se do të kishim një shtet etnik të Kosovës, i cili do të ishte një njësi politike që nuk do t’i bashkangjitej pjesës tjetër të etnisë. Nevoja pragmatike për të pasur një dallim midis “pjesëve të një kombi” tashmë ka rënë me krijimin e një simboli shtetëror dhe një simboli kombëtar. Kjo ishte zgjidhja për një komb të qeverisur nga dy shtete. Kësaj zgjidhje pritet t’i vijë përballë ajo cka tashmë njihet e drejta legjitime për të Vetëvendosur.


6

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Në çdo rast është avokati apo përfaqësuesi ligjor, i cili duhet të bëjë vlerësimin

Perëndimi i të Drejtave të Njeriut (Vijon nga faqe 3)

...Deri në atë moment Republika Popullore e Shqipërisë përfaqësonte një shtet ligjor, ku zbatimi i tij përbënte themelin e sistemit. Akti politik i viteve ’90 ndërroi kahun nga i cili ishte drejtuar legjislacioni, duke rikonfiguruar sistemin. Me anë të këtij akti Republika e Shqipërisë themeloi shtetin e së drejtës, i cili u shfaq si pasojë e kërkesës së pjesëmarrësve të kësaj republike, e studentëve që tashmë njihen si antarët e lëvizjes së dhjetorit. Akti politik është hapi i parë që Shqipëria tregoi gjithashtu si në të gjitha vendet e kampit lindor edhe në vendin tonë shtetasit e kësaj republike, kërkonin të ishin anëtarët e një shteti i cili duhet të bënte të mundur garantimin e pjesëmarrjes në të drejtat themelore.Të drejtat e shtetasve shqiptar deri në atë momente ishin mohuar dhe mënyra e vetme e garantimit do të ishte instalimi i një shteti ku në themel ka të drejtën. Ndryshimi, jo vetëm ndërroi kahun e legjislacionit por edhe të organizimit të shtetit shqiptar. Tashmë ajo nuk funksiononte në bazë të ligjit por të së drejtës, ku mbrojtja e të drejtave të njeriut ishte norma e parë e cila u hartua në vitin 1990, me ligjin “Për Dispozitat Kryesore Kushtetuse”. Ndryshimi i normave bazë kishte si qëllim garantimin e të drejtave, lirive themelore, demokratizimin institucional dhe ekonominë e tregut. Të tri këto elementë ishin të drejta të pamendueshme deri në atë moment. Në të njëjtën kohë ky akt politik inicioi edhe përqasjen e legjislacionit të R.Sh me aktet juridike ndërkombëtare të kësaj fushe. Këtu synojmë të tregojmë disa prej akteve ndërkombëtare të përqasura në legjislacioni shqiptar, me anë të të cilit bëhet i mundur respektimi i të drejtave të njeriut dhe synon gjithashtu të shfaq disa nga mangësitë në zbatimin e këtyre akteve ndërkombëtare të cilat janë pjesë e të drejtës së brendshme të Republikës së Shqipërisë. Pararendësit e të Drejtave të Njeriut Fillesat e të Drejtave të Njeriut i ndeshim shumë kohë më parë të trajtuara në shumë vepra të filozofëve të mëdhenj të shekullit XVI, XVII, dhe XVIII si Grotius, Locke, Spinoza, Leibniz, Kant, Montesquieu, dhe Rosseau. Nëpërmjet shkrimeve të tyre ata hodhën bazat konceptuale të atyre që tashmë quhen të drejtat e njeriut. Ne do të shohim më poshtë disa nga konceptet organizuese të këtyre të drejtave. Hugo Grocius. Ai shkruante se e drejta natyrore, duke qenë një urdhër ose rregull i providencës, është e pandryshueshme sepse as vet perëndia nuk mund ta ndryshojë.Spinoza. Filozofi i cili ka shfaqur mendimin në lidhje me të drejtat e njeriut është Spinoza. Ai e ka fokusuar respektimin e të drejtës në njohjen e lirisë së mendimit dhe të fjalës të cilat janë të pazëvendësueshme në jetën shoqërore e politike, duke argumentuar se këto të drejta nuk janë në kundërshtim me siste-

min demokratik, por përkundrazi dalin nga ky sistem.Rosseau. Ideologu që ka ndikuar më së shumti në mendimin politik me kritikat ndaj rendit të atëhershëm të bazuar në gjendjen e pabarabartë të njerëzve. Rusoi propozonte një formë të shoqërizimi, e cila do të mbronte dhe do të ruante me tërë fuqinë e përbashkët të individëve dhe të mirat e të gjithë anëtarve të shoqërisë, ku çdokush i bashkuar me të gjithë përsëri do të dëgjonte vetveten dhe do të mbetej po aq i lirë sa më parë. Sipas tij e vetmja mënyrë për të realizuar është “Kontrata Sociale” ku secili individ shoqërizohet me persona të tjerë dhe kështu krijohet bashkësia ku çdokush është pjesë e së tërës. Aktet e para në mbrojtje të të drejtave të njeriut Në kohën tonë në aktet ndërkombëtare përfshihen aktet e para në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Karta e Madhe e Lirive (Magna Karta Libertatium) e vitit 1215, Ligji për të Drejtat (Bill of Rights) e vitit 1688, Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vitit 1776, Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit e vitit 1789.Karta e Madhe e Lirive (Magna Karta Libertatium) e vitit 1215.Karta e Madhe e Lirive shënon në historinë e njerëzimit një moment të rëndësishëm ku në themel të mbrojtjes të të drejtave të njeriut do të qëndronte parimi se“e drejta dhe drejtësia nuk mund të refuzohen ose të ngadalsohen nga askush”. Që në vitin 1215 në mbrojtjen e të drejtave të njeriut vendosen të drejtat themelore dhe më të rëndësishme të së drejtës. Si mbrojtja që gëzon një person i cili dyshohet për kryerjen e një vepre penale, garantimi i të drejtës së pronës për çdo individ, të drejtat në fushën tregtare dhe drejta e dëmshpërblimit. Ajo parashikonte që gjykimi duhet të zhvillohet në bazë të një vendimi të marrë në mënyrë të barabartë dhe në përputhje me ligjet e vendit. Karta e Madhe e Lirive është themeli me anë të cilit u parashikua se të drejtat e njeriut tashmë do të garantoheshin dhe mbroheshin.Ligji për të Drejtat (Bill of Rights) e vitit 1688.Bill of Rights (Ligji për të Drejtat) është hartuar nga Parlamenti Anglez në vitin 1688. Nëpërmjet tij parlamenti anglez parashikonte

të drejtat që bënin të mundur kufizimin e pushtetin absolut, të drejta këto të cilat shpallën se të drejtat e njeriut qëndrojnë në themel të një shteti dhe askush nuk mund të ketë pushtet apsolut mbi asnjë njeri. Pushteti, për Bill of Rights, është i paligjshëm kur synon të pezullojë ligjet ose të sundojë në mungesë të këtyre të fundit. Bill of Rights garantoi për herë të parë ndarjen dhe balancimin e pushteteve edhe gjithashtu një garantim efikas në mbrojtjen e të drejtave të njeriut të shpalluara nga ajo. Disa prej të drejtave që garantohen në këtë akt janë: e drejta e ushtrimit të peticioneve ndaj mbretit dhe mos përndjekja e atyre qytetarve të cilët kanë ushtruar të drejtën e peticionit kundër mbretit.Gjithashtu ndalon që fjalimet, diskutimet apo veprimet në parlament t’i nënshtrohen hetimeve gjyqësore.Deklarata për Pavarësinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e vitit 1776.Ajo është një përpunim i mëtejshëm i të gjitha akteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut të përmendura më lart. Deklarata u hartua nga Jefferson (Xheferson), mendimi politik i të cilit ishte i inspiruar nga doktrina e të drejtat natyrore të njeriut. Me anë të kësaj deklarate shpallet:“Të gjithë njerëzit janë të barabartë; se krijuesi i tyre u ka dhënë disa të drejta si të patjetërsueshme, siç janë jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë; se qeveritë janë krijuar për t’i siguruar këto të drejta dhe se të gjitha vendimet që marrin ato duhet ti nxjerrin gjithmonë duke u bazuar në pajtim me të drejtat që u janë deleguar.” Me anë të kësaj deklarate synohet arritja e lirisë dhe e lumturisë, ku cilido individ gëzon të drejtën të ndryshojë apo të pezullojë qeverinë, në rast cënimi të këtyre parimeve. Fuqia e Deklaratës për Pavarësi e SHBAsë qëndron në faktin se ajo mishëron një të drejtë e cila është e pacënueshme ku mbrojtja e të tyre garantohet nga pushteti, i cili mbështetet në popull dhe buron prej tij.Deklarata për të Drejtat e Njeriut dhe Qytetarit e vitit 1789.Ajo shpall të drejtat natyrore, të patjetërsueshme të njeriut. Njerëzit sipas kësaj deklarate lindin dhe jetojnë të lirë dhe të barabartë mes tyre. Për garantimin e tyre ajo ngarkon pushtetin politik i cili bën të mundur mbrojtjen e pronës, lirisë, sigurisë dhe rezistencës ndaj shtypjes.

Mbrojtja e të drejtave të njeriut në ditët e sotme Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të njeriut është e parashikuar në parimet universale. Parimet universale i përkasin çdo individi, pavarsisht nga dallimet kulturore, racore, politike ndërmjet individëve. Mbrojtja dhe garantimi i këtyre të drejtave në ditët e sotme bëhet e mundur me anë të marrëveshjeve, traktateve apo konventave ndërkombëtare.Instrumentat e para, në fushën e të drejtave të njeriut, për të garantuar në nivel global mbrojtjen e tyre, janë shfaqur pas Luftës së Dytë Botërore, me krijimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila pason Lidhjen e Kombeve. Shtetet anëtarët të kësaj organizate ishin të detyruara të respektonin të drejtat e pakicave që jetonin brenda juridiksionit të saj. Organizata e Kombeve të Bashkuara përbën atë që në doktrinën e së drejtës përfaqëson sistemin universal të mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Organiztat vepron në bazë të Kartës, e cila nuk përmban klauzola posaçërisht për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por ajo përmban referime për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Qëllimi kryesor i OKB-së, prej nga shfaqet edhe karakteri universal, është nxitja dhe përkrahja e respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë, pa dallim race, seksi, gjuhe apo feje.Dokumenti i parë universal që përcakton një tërësi të detajuar të të drejtave dhe lirive themelore është Deklaratë Universale e të Drejtave të Njeriut më 1948, e cila është miratuar me një rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila nuk është e detyrueshme për zbatim por që tashmë konsiderohet pjesë e së drejtës ndërkombëtare zakonore, pasi shumë nga klauzolat që ajo përmban janë pjesë e kësaj të fundit. Dokumentat pasues, që bashkë me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut përbëjnë atë që quhet Karta Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, përfshihet edhe Pakti Ndërkombëtar për të Drejtave Civile e Politike (PNDCP), Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore (PNDESK) që të dyja të vitit 1966.Në mbrojtjen e të të Drejtave të Njeriut hasim dy lloj sistemesh, sistemin

rajonal dhe universal. Sistemi universal për mbrojtjen e të Drejtave Të Njeriut përfaqësohet nga OKB-ja, ndërsa në sferën rajonale kemi Sistemin Europian, Amerikan, Afrikan, sistemin e Lindjes së Mesme dhe sistemin Aziatik.Sistemi i OKB-së për mbrojten e të Drejtave të Njeriut është universal si nga të drejtat që ajo mbron dhe garanton, gjithashtu edhe nga numri shumë i madh i vendeve anëtare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Sistemi rajonal përfshin një numër të vogël shtetesh, të cilat kanë një trashigimi të përafërt jo vetëm kulturore por edhe juridike. Në sistemin universal marrin pjesë një numër i madh shtetesh. Vendimarrjanë në këtë sistem ka hasur vështirësi, sepse ka një ndarje idelologjike midis vendimarrësve, duke vështirësuar kështu efikasitetin e këtij sistemi në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sistemi rajonal përfshin si pjesë të tij një numër më të vogël vendesh duke bërë të mundur marrjen e vendimeve dhe masave në mënyrë më efikase në garantimin dhe mbrojtjen e të këtyre të drejtave. Një dallim tjetër që ndeshim është edhe prania e sistemeve të ndryshme juridike, e cila konsiston në një trashigimi të ndryshme juridike. Kjo prani vështirëson dukshëm vendimarrjen në sistemin universal siç është OKB-ja, pasi ndryshimi i sistemeve juridike bënë që mes shteteve të ketë mosmarrëveshje për miratimin e vendimeve të ndryshme. Sistemi rajonal është më efikas në këtë drejtim, duke qenë se sistemi juridik është pothuajse i njëjtë ose më saktë i përafërt për mbrojtjen rajonale të të drejtave dhe kjo lehtëson vendimarrjen. Sistemi dualist i krijuar nga ekzistenca e sistemeve rajonale dhe sistemit universal krioji një problem, atë të dualitetitit të kompetencës. Të dyja këto sisteme funksionojnë duke përjashtuar kompetencat e njëra tjetrës, ku për rrjedhojë, këshillohet që një subjekt që ka vendosur të bëjë ankimin të ezaurojë më parë ankimin në nivel rajonal dhe më pas atë universal për të mos pasur mbivendosje kompetencash.Megjithatë kalimi i ankimit direkt në sistemin universal është një nga praktikat që shmang qëndrimet e anshme që mund të hasen në sistemin rajonal. Kështu që është më mirë në raste të caktuara të ezaurohet e dreja e ankimit në sistemin universal sesa në sistemin rajonal, si psh. në rastet kur shqyrtimi dhe marrja e vendimit nga sistemi rajonal, ka mundësi të jetë i ndikuar nga preferencat rajonale. Sidoqoftë, në çdo rast është avokati apo përfaqësuesi ligjor, i cili duhet të bëjë vlersimin e rrethanave dhe mbi bazën e këtij vlersimi të përzgjedh procedurën dhe organin i cili mund të mundësoj zgjidhjen më të përshtatshme për rastin konkret. Le të presim 15 shkurtin duke mbajtur mend gjithë sa shpjeguam më lart. Le ta quajmë dhe Shqipërinë pjesë të këtyre parimeve e të shohim dhe qëndrimin e saj institucional. Është rasti për t’i riparë me vëmendje parimet e Perëndimit të të drejtave të njeriut.


7

E mërkurë 27 | Janar 2010 | Leart Kola

Politika shqiptare tashmë ka ardhur në një pikë të vdekur, në fazën e konsumimit të vetvetes. Askush tanimë, duke filluar nga Berisha, nuk beson në ato që u thanë në vitet ‘90. Zhvillimi i shumëpritur nuk erdhi me shkopin magjik të pluralizmit, e aq më pak me çekun e bardhë të valëvitur mbi kokat e përvuajtura të shqiptareve. Në përmbyllje të dy dekadave pluralizëm ajo që pamë e provuam ishte një zhbërje e shtetit, zëvendësimi i tij me pushtetin absolut të njërëzve të veshur me politikë.

Politika sterile shqiptare është e pamjaftueshme që të çojë vendin përpara

Çka Duhet Bërë

Gjendemi më të izoluar nga Europa sesa në ‘90 mjaftueshme që të çojë vendin përpara, si pasojë e deformimit ndër vite të përfaqësimit duke prodhuar kryetarë të mbipushtetshëm partish që ndiqen nga turma deputetësh shurdhmemecë, të cilët edhe nëse duan nuk munden që në një format të tillë pushteti të reflektojnë mbi shtetin, në të ashtuquajturin tempull të demokracisë (që më shumë se tempull është një altar pushteti). Aq e thellë është kalbja e institucioneve sa dhe partnerët e PS po e thonë hapur që parlamenti është një farsë.

Në këto kushte analiza duhet bërë mbi një të ardhme të domosdoshme, e cila nuk mund të vazhdojë të ekzistojë vetëm nëpër ëndrra. Shqipëria nuk mund të përvidhet më nën mbrojtjen e fetisheve të vazhdueshme mbi aleatë të shumëpushtetshëm, duke kujtuar këtu dashurinë e pakufi për SHBA apo fetishin më të ri të BE. Kjo edhe se sa më shumë kalojnë vitet askush, qoftë dhe këta aleatë në letër, nuk mundin të negociojnë me të panegociueshmen. Them këtë sepse në Wallstreet apo në Frankfurt dashuria e pamatë dhe e vazhdueshme nuk konsiderohet mall i negociueshëm, për pasojë sado vull-

Avni Zogiani

Strategjia definohet si një plan i elaboruar dhe sistematik. Strategjia për Veriun e prezantuar këtyre ditëve është gjysëm i elaboruar, e fare sistematik. Dua të ndalem në disa aspekte kryesore që bien në sy sapo të lexohet Strategjia e ICO-së dhe Qeverisë për Veriun. E para, vihet re neglizhimi i seriozitetit të problematikës së strukturave paralele. E dyta, është e qartë se është një strategji që bazohet në qasje të butë (“soft approach”), që nënkupton pastaj aspektin e tretë të saj që praktikisht mekanizmave për zbatimin dhe imponimin e ligjit pothuaj se nuk iu kushtohet vëmendje. Thuhet, “EULEX-i duhet të rrisë vigjilencen”, por është e vështirë të kuptohet çka nënkupton vigjilenca. Vigjilenca mund të jetë që nga vigjilenca e popullit socialist gjer tek vigjilenca e trupave të EULEX-it që kujdesen për sigurinë e tyre brenda mureve të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë. Sido që të jetë Strategjia si e tillë është e para serioze gjer më tashti dhe të pasurit e qasjes së butë vetëvetiu nuk e bën atë të pamundshme për tu realizuar. Së pari është e qartë se mbi problemin e veriut të vendit është vështirë të ketë sukses qasja ekskluzive, qoftë ajo e qasjes së butë, qoftë përdorimi i mekanizmave të dhunës kundër shkelësve të ligjit. Në këtë rast ekskluziviteti i është dhënë gati tërësisht qasjes së butë që nënkupton bërjen e institucioneve të Kosovës më atraktive kundruall strukturave paralele. Problemi kryesor nuk është vetëm qasja e butë e strategjisë, por

net dhe vokacion që të investojme ne tek cilido ndërkombëtar që paraqitet në porta kjo nuk do të mjaftojë. Ata kërkojnë diçka tjetër, diçka më shumë se një raport platonik dashurie, një

marrëdhënie trupore që në mungesë të trupit (social-politik-ekonomik) nuk mund t’ua japim pasi tashmë kemi zëvendësuar shtetin i cili përbëhet prej trupit institucional me pushtetin,

Politika sterile shqiptare, e reflektuar në dy partitë PS dhe PD është e pa-

Unë jam kryekëput dakort me këtë qëndrim të opozitës, me të vetmin ndryshim, që argumentat e tyre mbi vjedhjen e votave, hapjen e kutive etj. të zëvendësoheshin me të vërtetën që shqiptarët përditë e përjetojnë, pra që PD dhe PS janë biznese të ndryshme me qëllim të njëjtë, përfitimin ekonomik për anëtarët... (Vijon në faqe 11)

vullneti dhe guximi për ta ushtruar edhe këtë atribut të shtetit. Institucionet ndërkombëtare dhe vendore janë fokusuar në një qasje që nëse thjeshtëzohet nënkupton kryekëput krijimin e një opinioni publik të përshtatshëm për ndërmarrjen e mëpastajshme të masave institucionale për integrim të këtij komuniteti, duke përfshier këtu edhe krijimin e Komuniës veriore të Mitrovicës. E opinioni publik në këtë pjesë nuk krijohet prej komunës, por prej propagandës agresive që vie nga Beogradi. Qasja e zgjedhur me këtë Strategji është afatgjate dhe mundësia që ajo të shpallet e dështuar para se t’i arrijë objektivat është shumë reale. Kjo sigrisht do të ndodhi po qe se nuk kemi një sfidim të fuqisë së mediave naci-

onaliste serbe në krijimin e opinionit publik në Veri. Brenda Strategjisë që është prezentuar këtyre ditëve nuk shihet ndonjë ide e tillë, por mbase ekziston ndonjë shansë që në zhvillimin e mëtutjeshëm të masave që dalin nga kjo strategji të bëhet më shumë në këtë drejtim. Çelësi i strategjisë është krijimi i opinionit publik të përshtatshëm, kurse çelësi i krijimit të opinionit të përshtatshëm publik është sfidimi i mediave nacionaliste serbe. Deri më sot është bërë një monitorim i vazhdueshëm i mediave në Prishtinë përsa i përket “gjuhës së urrejtjes”, por këto sisteme monitorimi definitivisht është koha të barten në këtë pjesë të Kosovës. Autori është bashkëthemelues i Organizatës ÇOHU!

një forme jo fizike dhe e boshatisur nga materia e tij institucionale.

Strategjia Çelësi i Strategjisë për veriun është krijimi i opinionit publik të përshtatshëm, kurse çelësi i krijimit të opinionit të përshtatshëm publik është sfidimi i mediave nacionaliste serbe. Pse është injoruar ky aspekt? mangësitë që kjo strategji ka si e tillë. Qasja e butë, gjegjësisht bërja atraktive e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës për serbët e kësaj pjese, nënkupton para së gjithash krijimin e një opinioni publik të përshtatshëm brenda komunitetit serb. Deri më sot është parë se vetëm parat dhe diskriminimet tjera pozitive nuk mjaftojnë. Pa marrë para sysh sa investon Qeveria e Kosovës në këtë pjesë, opinioni publik brenda komunitetit serb gjithmonë do jetë më pran strukturave paralele sesa institucioneve të Kosovës. Dhe dështimi për ta kuptuar këtë është dobësia kryesore e Strategjisë për veriun. Kjo strategji mëton krijimin e një opinioni pozitiv për institucionet vendore e ndërkombëtare nëpërmjet të ashtuquajtures “Shtëpia e Evropes”, dhe masave tjera, siç është Komuna veriore në Mitrovicë. Opinioni publik në mesin e komunitetit serb në këtë pjesë vështir se do të ndërrohet

vetëm me këto masa. Para së gjithash Strategjia do të duhej të kishte për bazë një hulumtim paraprak që do të tregonte se kush janë faktorët kryesor që krijojnë opinionin publik në Veri. Strategjia pothuaj se nuk merret fare me mjetet e komunikimit masiv dhe në fakt ato kanë qenë burimi kryesor i helmit në këtë pjesë. Duke qenë pra se qasja e butë kërkon patjetër krijimin e një opinioni publik të përshtatshëm do duhej punë më e madhe në monitorimin e mediave që përbëjnë burimin kryesor të informimit për këtë komunitet. Madje, ndoshta do të ishte ide e mirë përkrahja e ndonjë mediumi që do të sfidonte mediumet publike të Serbisë si burim kryesor i informimit për këtë rajon. Natyrisht fortësimi i mbisundimit të ligjit duke përdorur mekanizmat që imponojnë ligjin do duhej të ishte pjesë e pandarë e kësaj strategjie, por tashmë është e qartë se nuk ekziston


8

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

(Vijon nga numri i kaluar) Alain Badiou*

Pika 4. Dashuria duhet rishpikur (pikë e quajtur “e Rimbaud-së”), por gjithashtu duhet mbrojtur. Dashuria, proçedurë e së vërtetës që përqëndrohet tek Dyshi si i tillë, mbi dallimin si dallim, kërcënohet nga të gjitha anët. Kërcënohet në të majtën e vet, nëse mund të them, prej sjelljes libertine që e redukton në variacione mbi temën e seksit, dhe në të djathtën e vet, prej konceptimit liberal që ia nënshtron kontratës. Sepse mbi dashurinë bashkohen libertarët dhe liberalët. Të parët mbështesin idenë e të drejtave të individit demokratik për kënaqësi të të gjitha formave, pa vënë re se në një botë të rregulluar prej diktaturës tregtare ata kthehen në vartës të pornografisë që është një prej tregjeve më të rëndësishëm planetarë. Të dytët e shohin dashurinë si kontratë mes dy individësh të lirë dhe të barabartë, gjë që çon tek pyetja se mos përparësitë që nxjerr njëri barazpeshohen drejtësisht me ato që nxjerr dhe tjetri. Në çdo rast mbetemi brenda doktrinës sipas të cilës gjithë ç’ekziston del prej arbitrazhit mes interesave individualë. I vetmi dallim mes libertarëve dhe liberalëve, që vlerësojnë si normë të vetme kënaqësinë e individëve është se, të parët bazohen tek dëshira kundër të dytëve të cilët bazohen te kërkesa. Do të mbështesim, kundër këtij vizioni të gjërave, idenë se dashuria fillon përtej dëshirës dhe kërkesës dhe se megjithatë ajo i mbështjell të dyja. Ajo është shqyrtimi i botës nga pika e Dyshit, asisoj që individi të mos jetë aspak territori i saj. Nëse ka një subjekt dashurie, kjo ndodh pikërisht sepse ajo është ndërtim i disiplinuar që nuk reduktohet as tek përmbushja e dëshirës, as te kontrata barazitare mes individësh të përgjegjshëm. Dashuria është e dhunshme, e papërgjeshme dhe krijuese. Kohëzgjatja e saj është e pareduktueshme në atë të përmbushjeve private. Ajo krijon një mendim të ri, përmbajtja e njehsuar e së cilës çon tek diznjunktimi dhe pasojat e tij. Të mbash pikën e dashurisë është gjë madhërisht edukuese mbi gjymtimin ku e hedh ekzistencën njerëzore sovraniteti i pretenduar i individit. Dashuria mëson në fakt se individi si i tillë nuk është veç se boshësi dhe mosdomethënie. Krejt e vetme, kjo mësimdhënie meriton të konsiderojë dashurinë si një shkak të vështirë dhe fisnik të kohëve bashkëkohëse. Pika 5. Çdo i sëmurë që i kërkon një mjeku ta mjekojë duhet të vizitohet dhe të mjekohet në mënyrën më të mirë të mundshme, sipas kushteve bashkëkohore të mjekësisë, në masën që mjeku i njeh, dhe kjo pa u kushtëzuar aspak nga mosha, kombësia, “kultura”, statuti administrativ apo burimet financiare (kjo është pika e Hipokratit). Duam t’i rijapim gjithë forcën e saj maksimës greke, “betimit të Hipokratit”, aq i lashtë dhe i drejtë sa është fshirë krejt prej udhëzimeve. Sot, për të

Domethënia e Sarkozy-së mjekuar dikë, duhet së pari të merret parasysh gjendja ekonomike e personit, besimi mbi spitalin, hierarkia e shërbimeve, prejardhja e të sëmurit, nëse është i zi apo i bardhë, burimet e tij, ç’dokumenta ka, etj. Çështja e shëndetit dhe e funksionit mjekësor është duke u përthithur krejtësisht prej trajtesave buxhetore, prej policisë së kufijve dhe diskriminimit shoqëror. Kjo shkon përtej kërcënimeve, madje tejet reale, që peshojnë mbi sistemin tonë kombëtar të rimbursimit të mjekimeve, i cili, për fatin e keq të minjve të çdolloji, është i njohur si më i miri në botë. Një gjë e tillë ka të bëjë me vetë përkufizimin e mjekësisë. Një numër shumë i madh praktikuesish, veçanërisht në hierarkinë e spitalit, kthehen sot në agjentë ose bashkëpunëtorë të një administrimi të burokratizuar duke zbatuar gjithnjë e më tepër përjashtime të padurueshme. Ja përse pika e Hipokratit duhet t’u kujtohet me energjinë më të madhe. Pika 6. Çdo proces që themelohet për t’u paraqitur si një fragment i një politike emancipimi duhet të mbahet si më i lartë se çdo domosdoshmëri administrimi. Le të shtojmë një koment të vetëm dhe të shkurtër: duhet pohuar veçanërisht ky superioritet atëherë kur

shtrëngesa administruese deklarohet “moderne”, kur pretendon se del prej një “meraku të domosdoshëm për të reformuar vendin”, ose kërkon “t’u jap fund arkaizmave”. I përket së pamundshmes, do të thotë realitetit që mjafton i vetëm për të na zbuluar pafuqinë. “Modernizimi”, siç e shohim përditë, është emri i përkufizimit strikt dhe servil të së mundshmes. “Reformat” kanë për qëllim në mënyrë konstante ta bëjnë të pamundshme atë që ishte e praktikueshme (për numrin më të madh) dhe të frytshme atë që nuk ishte (për oligarkinë dominuese). Kundër përkufizimit administrues të së mundshmes le të pohojmë se ajo që do të bëjmë ne, edhe pse e konsideruar nga agjentët e administrimit si e pamundshme, në realitet, edhe në pikën e së pamundshmes është vetëm krijimi i një mundësie paraprakisht e paperceptuar dhe universalisht e vlefshme. Pika 7. Një gazetë që u përket menaxherëve të pasur nuk ka pse lexohet prej dikujt që s’është as menaxher dhe as i pasur. Ja një pikë krejt e vogël e zbatueshme menjëherë. Shihni se kujt i përkasin në të vërtetë gazetat, përfshirë këtu lajmet televizive më të ndjekura. Ato u përkasin mbretit të betonit,

princit të produktit të luksit, perandorit të avionëve të luftës, manjatit të revistës people, financuesit të ujrave të pijshëm... Shkurt, të gjithë njerëzve që marrin Sarkozyn-ë e vogël në jahtet dhe çifligjet e tyre, e vendosin në prehërin e tyre të ngrohtë pse ia doli mbanë me marifetin e tij. Si mund ta pranojmë ne këtë gjëndje faktike? Përse informacioni i masave të gjera popullore duhet të varet nga çmimi i betonierave apo tregu botëror i lëkurës së strucit? Nuk lexojmë më, madje shohim vetëm çka vjen prej qarqeve tregtarë zotërues. Le ta qarkullojnë këta pronarë të pasur gazetash të gjithkund prozën e tyre mes vedi. Le të mos t’ua varim ne vetë interesave që ata kanë për interes të bëhen tonat. Pika 8. Ekziston vetëm një botë. Çfarë do të thotë: “ekziston vetëm një botë”? Ne e dimë se kapitalizmi bashkëkohor krenohet për cilësinë e vet botërore. Kudo flitet për mondializimin. Armiqtë e këtij mondializimi thonë se kërkojnë tjetër botë. Ata flasin për “alter mondializim”. Kështu, bota nuk është më vetëm vendi i ekzistencës së njerëzve. Ajo është gjithashtu çështa e betejës politike. Pyetja është: cila botë? Dhe kjo pyetje përmban dy të tilla në vetvete. Është pyetja

analitike: në cilën apo cilat botë jetojmë? Dhe më pas pyetja normative: në cilën botë dëshirojmë të jetojmë? Lidhja praktike mes pyetjes analitike dhe pyetjes normative i jep përkufizimin e zakonshëm politikës: politika propozon mjetet për të kaluar nga bota ashtu siç është në botën që do të donim të ishte. Altermondializmi, ekologjia, demokracia, zhvillimi afatgjatë, mbrojtja e të drejtave të njeriut... Të gjitha këto praktika duket se përkufizojnë politikat në skenën botërore. Gjithçka do të ishte krejt e qartë po të mund të thoshim se një botë ekziston vërtetë. Po a është rasti të themi se bota është në të vërtetë? Përgjigja është komplekse. Së pari, kapitalizmi i çmendur deklaron se normat e tij, veçanërisht ajo që ai e quan “demokraci” dhe “liri”, duhet të bëhen ato të mbarë botës, dhe janë duke u bërë të tilla falë përpjekjeve të “bashkësisë ndërkombëtare” në përgjithësi (një subjekt pak i çuditshëm, le ta themi kalimthi, kjo “bashkësi”, sidomos kur ngatërrohet me servilizmin e burokracisë së quajtur Kombet e Bashkuara), dhe atyre të kombeve “të civilizuar” në veçanti (ShBA dhe klientela e tyre). Së dyti, është e qartë se i njëjti kapitalizëm i tërbuar përpiqet të imponojë bindjen politike se ka dy botë të nda-


9

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

ra dhe jo një botë të vetme. Është bota e të pasurve dhe të fuqishmëve dhe bota e pamatë e të përjashtuarve, të nënshtruarve dhe të persekutuarve. Kjo kundërthënie na bën të dyshojmë për realitetin e mondializimit si dhe politikat që flasin pro ose kundër tij. Ndoshta pyetja politike nuk është: “Si të ndërtosh botën që dëshirojmë në dhe kundër botës “demokratike” dhe kapitaliste?” Por: “Si të pohosh ekzistencën e një bote të vetme, botës së pandashme të të gjithë të ngjashmëve, aty ku pohohet, më së shpeshti me ndihmën e dhunës, se një botë e tillë nuk ekziston?” Pyetje ekzistence dhe jo pyetje cilësie. Para se të merakosemi për “cilësinë e jetës”, siç ndodh me qytetarët e përbuzshëm të botës së mbrojtur, duhet të jetojmë, siç përpiqen dëshpërimisht gjetkë, por këtu gjithmonë e më tepër, miliarda shtazë njerëzore. Përse mund të deklaroj se aksioma reale e politikës zotëruese është: bota e njehsuar e subjekteve njerëzore nuk ekziston? Sepse bota që deklarojmë se ekziston dhe se duhet t’u imponohet të gjithëve, bota e mondializimit, është vetëm botë objektesh dhe shenjash monetare, botë e qarkullimit të lirë të produkteve dhe flukseve financiare. Kjo është saktësisht bota e parashikuar nga Marksi njëqind e pesëdhjetë vjetë më parë: bota e tregut botëror. Në këtë botë ka vetëm gjëra – objekte të shitshme – dhe shenja – instrumente abstrakte të shitjes dhe blerjes, forma të ndryshme të monedhës dhe kredisë. Por nuk është e vërtetë se në këtë botë ekzistojnë lirisht subjekte njerëzore. Dhe pikë së pari, ata nuk gëzojnë absolutisht të drejtën elementare të qarkullimit dhe vendosjes aty ku duan. Në shumicën e tyre të tmerrshme, gratë dhe burrat e botës së pretenduar, botës së mallrave dhe monedhës, nuk kanë asnjë hyrje në këtë botë. Ata janë izoluar egërsisht jashtë, aty ku për ta ka shumë pak mall dhe aspak monedhë.” Izolim” merr këtu një kuptim shumë konkret. Kudo në botë ndërtohën mure. Muri që duhet të ndajë palestinezët dhe izraelitët; muri në kufirin mes Meksikës dhe SHBA-ve; muri elektrik mes Afrikës dhe Spanjës; kryetari bashkësisë së një qyteti italian propozon të ndërtohet një mur mes qëndrës së qytetit dhe periferisë! Gjithnjë mure me qëllim që të varfrit të mbeten të izoluar në shtëpitë e tyre. Pa llogaritur muret e burgjeve, sepse burgjet janë kthyer për të pasurit në një industri të frytshme, ku lëngojnë, të hedhur në këto vende prej një veprimtarie policore dhe juridike gjithnjë e më të ashpër, miliona të varfër apo gjysmë të varfër, veçanërisht të rinj, më së shpeshti të zinj, arab, latino-amerikan... Prej pothuajse njëzet vjetësh, muri i Berlinit ka rënë. Siç ngazëllehej shtypi dhe politikanët e botës “së lirë”, rënia e tij ishte simboli i bashkimit të planetit pas shtatëdhjetë vjetësh ndarje. Gjatë këtyre shtatëdhjetë vjetëve ishte e qartë se kishte dy botë: bota socialiste dhe bota kapitaliste. Ndryshe thuhej: bota totalitare dhe bota demokratike. Kështu që rënia e murit ishte triumfi i një botë unike, botës së demokracisë.

Belgzim Kamberi

(Jashtë)zakonshëm

Ndërtimi i bazës ushtarake, reformat në administratat publike dhe në sistemin e gjyqësisë, problemet në shëndetësi dhe arsim, përfaqësimi proporcional i komuniteteve, si dhe krijimi i mekanizmave për avancimin e të drejtave të shqiptarëve vendorë mbeten procese që karakterizojnë zhvillimet e fundit kryesore politike në Luginën e Preshevës. Derisa proceset përkatëse prodhojnë pasojat e tyre; esenca harrohet. Anashkalohet. Me vite të tëra propagandohet se Presheva, Bujanoci dhe Medvegja është një rajon që kërkon një trajtim të veçantë, për shkak të problemeve ekzistuese, të trashëguara nga politikat e kaluara dhe të stimuluara nga politikat e tanishme. Veçorinë e legjitimoi para së gjithash konflikti i armatosur, por edhe qeveria serbe, përmes krijimit të një organi dhe plani të posaçëm për rajonin. Mirëpo, me kohën, kjo veçori zbehet gradualisht, përfundimisht. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja trajtohet çdo ditë e më tepër si një rajon i zakonshëm. Vërtetë, synimi i aktorëve vendimmarës ishte dhe mbetet rikthimi i gjendjes së jashtëzakonshme në një gjendje të zakonshme. Normalizimi duhej rikthyer, me çdo kusht. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja duhej të bëheshin sikurse komunat e tjera në Serbi. Shqiptarët e Serbisë sikurse pakicat e tjera kombëtare në Serbi. Por, çështja është se sa janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si komunat e tjera në Serbi? Sa është sot pozita e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës identike me pozitën e pakicave të tjera kombëtare në Serbi dhe në rajon? Sidoqoftë, problemi është se paradigma parësore e prirjes normalizuese mbetet stabiliteti, jo zhvillimi. Se në fakt, nuk ka strategji të qartë, kapacitete të duhura dhe vullnet të

mjaftueshëm politik për normalizmin e gjendjes, për zhvillimin e rajonit. Apo, edhe nuk ka interes. Sot, në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; nuk kemi stabilitet dhe zhvillim. Janë pikërisht rezultatet e deritanishme, ato të cilat reflektojnë më së miri dështimet e një procesi të tërë, që nxiti edhe më tepër varfëri, papunësi dhe migrim. Një proces që si alternativë të përleshjeve të armatosura ofroi militarizim. Që për rezultat të politikave të kthimit pati dinamizimin e shpërnguljeve dhe migrimit. Një proces që zhvillimin ekonomik e mendon së fundi përmes të të ardhurave që mund t’ua sjellin bazat ushtarake! Që për politika zhvillimore pati oferta dhe mundësi për politikanët dhe të afërmit e tyre; largim nga puna për një pjesë të të punësuarve të djeshëm; e

papunësi dhe varfëri për të papunët e sotshëm dhe të nesërm. Një proces që nuk e zyrtarizoi përdorimin zyrtar të simboleve kombëtare shqiptare, por aq më keq, tanimë edhe e kushtëzon me ndryshimin e tyre. Që decentralizimin e fillon me centralizim, apo që për rezultat të zgjidhjes së çështjes së arsimit të lartë për joserbët pati lejimin e fakulteteve të dyshimta private serbe dhe hapjen e fakulteteve publike me përkthyes të gjuhës shqipe në të vetmin vendbanim urban me shumicë serbe, pa e harruar mosnjohjen e diplomave kosovare për motive politike! Por, më tepër se e vërteta, problem mbetet gënjeshtëra. Diskursi për progres të pjesshëm që maskon realisht regresin e përgjithshëm. Ajo tendencë e vazhdueshme neveritëse për ta trajtuar gjendjen si të zakonshme, e

cila kamuflon realisht gjendjen e jashtëzakonshme. Propaganda e politikëbërësve serbë dhe shqiptarë, se po punojnë për zgjidhjen e problemeve, kur qartazi duket se janë vetë problemi i zgjidhjeve. Atyre zgjidhjeve që duhen kërkuar duke u nisur nga fakti se çështja e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës mbetet një problem i jashtëzakonshëm dhe se çdo tendencë për ta trajtuar si një problem i zakonshëm do ta përkeqësoi edhe më tepër gjendjen mbretëruese. Por, për këtë, nuk ka dilemë se duhet së pari që të ndryshohet qasja për të pazakonshmen, e cila vazhdon të paraqitet si e zakonshme. (Autori është kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës. Opinionet janë personale)

Por sot, shohim se muri vetëm qenka zhvendosur. Ai gjendej mes Lindjes totalitare dhe Perëndimit demokratik. Ai gjendet sot mes Veriut të pasur kapitalist dhe Jugut të rrënuar e të varfër, e më përgjithësisht mes territoreve të mbrojtura dhe përfitues prej rendit të vendosur, dhe terreneve të paqarta ku vendosen si të mundin gjithë të tjerët. Në brendësi të vendeve “të zhvilluara” (siç quhen ende), ajo që ishte njehsuar si kontradiktë politike, kundërvinte një klasë puntore pak a shumë të fortë dhe të organizuar dhe një borgjezi dominuese që kontrollonte shtetin. Sot, të pasurit që gëzojnë prej trafikut botëror dhe masa e pamatë e të përjashtuarve qëndrojnë përbri njëri-tjetrit. “I përjashtuar” është emri për të gjithë ata që nuk janë në botën e vërtetë, që janë jashtë, pas murit dhe telave me gjemba, qofshin ruralët në fshatrat e mjerimit mijëvjeçar, qofshin urbanët e favelave, periferive, qytezave, getove, skuateve dhe bidonvileve. Deri rreth viteve nëntëdhjetë të shekullit të fundit, ekzistonte një mur ideologjik, një perde e hekurt politike; tani ekziston një mur

që ndan kënaqësinë e të pasurve nga dëshira e të varfërve. Gjithçka ndodh asisoj sa mund të thuash se, për të ekzistuar një botë e vetme objektesh dhe shenjash monetare, do të duhej të ndaheshin fort trupat e gjallë sipas prejardhjes dhe burimeve të tyre. Sot, nuk ka më botë njerzorësh, në kuptimin e saktë se, poshtë propagandës së mondializimit, teza që qeveris politika gjithmonë më të mbyllura e më të dhunshme është se ka dy botë, të pakën dy. Bota e pretenduar e bashkuar e Kapitalit ka për haraç ndarjen shtazarake dhe të dhunshme të ekzistencës njerëzore në dy rajone të ndara me mure, me qenë policë, kontrolle burokratike, patrulla detare, tela me gjemba dhe përjashtime. Përse ajo që poltikanët dhe shtypi shërbëtor në vendet perëndimore e quajnë (në Francë, shprehja i përket Le Pen-it) “problemi i imigrimit” është kthyer në të gjithë vendet e interesuara në të dhënën themelore të politikës së shteteve? Sepse të gjitë këta të huaj që mbërrijnë, që jetojnë e punojnë këtu, janë prova se teza e njësisë demokrati-

ke të botës së realizuar prej tregut dhe ”bashkësisë ndërkombëtare” është tërësisht e rreme. Po të ishte e vërtetë, këta “të huaj” ne do t’i prisnim si njerëz që i përkasin të njëjtës botë me ne. Do të duhej t’i trajtonim si çdo i ardhur nga një krahinë tjetër që ndalon në qytetin tonë, gjen më pas punë dhe vendoset aty. Por s’ndodh aspak kështu. Bindja më e përhapur, bindje që politikat qeveritare e përforcojnë pa pushim, është se këta njerëz vijnë prej një bote tjetër. Ja dhe problemi. Ata janë prova e gjallë se bota jonë demokratike dhe e zhvilluar nuk është, sipas ruajtësve të rendit kapitalist mbizotërues, bota e vetme e grave dhe burrave. Ekzistojnë te ne gra dhe burra që, edhe pse jetojnë e punojnë këtu si çdokush, trajtohen megjithatë si të ardhur prej një bote tjetër. Monedha është kudo e njëjta, dollari ose euro janë kudo të njëjtët; të gjithë i pranojnë me qejf dollarët ose eurot që zotëron ky i huaj i ardhur prej një bote tjetër. Por atë, burrë ose grua, në personin e tij ose asaj, në origjinën e tij ose të saj, mënyrën e tij ose të saj të ekzistuarit,

përpiqemi ta bëjmë të thotë se ai ose ajo nuk është i/e botës sonë. Autoritetet e shtetit dhe pasonjësit e tyre të verbër do ta kontrollojnë, do t’i ndalojnë të qëndrojë, do t’i kritikojnë pa mëshirë doket, mënyrën e veshjes, praktikat familjare ose fetare. Shumë njerëz, të nxitur nga frika dhe të organizuar brenda frikës prej shtetit, do të pyesin me ankth se sa të tillë ka tek ne, sa njerëz si këta që vijnë prej një bote tjetër. Dhjetra mijra? Miliona? Pyetje e tmerrshme kur e mendojmë. Pyetje që përgatit doemos persekutimin, ndalimin dhe përjashtimin në masë. Pyetje që, në të tjera rrethana, përgatiti shfarosjet. Ne e dimë qartazi se, nëse njësia e botës sot është ajo e objekteve dhe e shenjave monetare, atëherë, demokraci ose jo, për trupat e gjallë nuk ka njësi bote. Ka zona, mure, udhëtime të dëshpëruara, përbuzje dhe të vdekur. Ndaj, çështja politike qëndrore sot është pikërisht ajo e botës, e ekzistencës së botës. *Përktheu Elvis Hoxha


10

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Pavarësi plus protektorat asimetrik

(Vijon nga faqe 3) ...e zhbërjes së ish-Jugosllavisë. Njohjet që erdhën në adresën e pavarësisë ndanë botën në ata që mbrojtën drejtësinë, në ata që janë ende në hamendje për këtë çështje dhe në ata që janë kundër drejtësisë. Në anën e drejtësisë dhe të pavarësisë u rreshtuan fuqitë botërore, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, të Grupit të vendeve më të zhvilluara G8, e vende tjera, dhe besoj se do të ketë edhe shumë shtete që duan ta ndjekin këtë rrugë. Vendet e rajonit, fqinjët e Kosovës dhe të Serbisë, poashtu dhanë provimin e drejtësisë, mbështetën pavarësinë e Kosovës dhe i treguan Serbisë ku e ka vendin. Në këtë moment mendja po më shkon te nisma e krizës së ish-Jugosllavisë kur diploamcia e Kosovës insistonte që të krijohet një bllok kundër agresionit serb, dhe mundësia që shumë më herët ti kishim dhënë lekcionin e drejtësisë Serbisë. Por edhe tash kur kjo ndodhi, kjo ishte një goditje vërtet e fuqishme ndaj mentalitetit hegjemonist të Serbisë, nga e cila ajo do të duhej të nxirrte mësimet e historisë. Mirëpo në vend të kësaj, Serbia po luan lojën e fundit, të përpjekjes për të krijuar rrethana ndërkombëtare në favor të Serbisë së madhe. Lufta për territore e Serbisë është e hapur, me pretendime ndaj Kosovës dhe Bosnjës. Serbia po synon aneksimin e pjesës veriore të Kosovës dhe të Republika Serpskës duke shpejtuar që këto synime ti realizojë para se të bëhet pjesë e Evropës. Por cilat janë rrethanat ndërkombëtare në të cilat po llogaritë Serbia? Duke pasur për aleat Rusinë llogaritjet e Serbisë ndërlidhen me përfitimet që mund ti nxjerrë nga marrëdhëniet e keqësuara mes SHBA-ve dhe Rusisë dhe në mes botës evro-perëndimore dhe Rusisë. Marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë pas përfundimit të luftës së ftohët kanë njohur momente afrimi e bashkëpunimi, në veçanti në çështjet e luftës kundër terrorizmit nuklear, në fushën e energjisë, në çështjen e antarësimit të Rusisë në Organizatën tregtare botërore dhe në fushën e të drejtave të njeriut. Rusia duke qenë se doli e dobësuar politikisht dhe ekonomikisht nga gara joracionale e Luftës së Ftohtë, u mbështet në politika bashkëpunimi për të shpëtuar nga fundosja. Por, qëndrimi i saj ndryshoi në momenetet kur vlerësoi se mund të imponojë aspekte të fuqisë së saj, veçmas në diplomaci, në çështjet e energjisë dhe potencialeve bërthamore. Nga ngjarjet e Njëmbëdhjetë shtatorit dhe krizat që pasuan, Rusia mori krahë për të provuar rikthminin e influencës duke u dhënë pas politikës së jashtme dhe duke vënë në plan të dytë problemet e brendshme. Sado që fuqia e saj energje-

Dy momente analize: Gjeopolitika dhe Kosova

tike i krijoi favore dhe përmirësime në fushën ekonomike, problemet e saja janë ende të mëdha. Mjafton të përmendet një aspekt i problemeve për të parë se sa i brishtë është ky vend dhe sa dëme mund ti sjellë vetes dhe botës, nëse nuk i kthehet problemeve të brendshme. Një prej problemeve të mëdha që ka ky vend është çështja e mungësës së kapaciteteve e resurseve për tu mbrojtur nga armatimi i vet nuklear i cili sa më shumë që po vjetërohet po kthehet në një kancer për vendin por edhe për njerëzimin. Problemet e brendshme të Rusisë mbase nuk i japin komoditet asaj që të hyjë në garë me SHBA, por njëherit as që është interes i Rusisë të armiqësohet me SHBA-të e aq më pak për Serbinë dhe interesat e saja. Bashkëpunimi i Rusisë me SHBA-të është në interes të Rusisë dhe ma parë besohet së se kjo e fundit aspiron të rikthej statusin e partnerit strategjik me SHBA se sa ta merrë drejtimin tjetër. Rusia e ka humbur luftën me SHBA-të dhe nuk do të ishte në interesat saj ta humb edhe një tjetër. Megjithëkëtë dinamika e marrëdhënieve aktuale është më shumë konfrontuese se sa bashkëspunuese. Çështjet kryesore që rëndojnë marrëdhëniet aktuale mes SHBA-ve dhe Rusisë janë, çështja e zgjerimi të NATO-s në Evropën Lindore, Iraku, programi amerikan për vendosjen e sistemit të raketave mbrojtëse në

Evropën Lindore, pavarësia e Kosovës dhe së fundit kriza e Kaukazit dhe kriza globale financiare të cilat dëmtuan pothuajse të gjitha sferat e bashkëpunimit bilateral. Analistët nga dy anët e atlantikut japin pikëpamje të ndryshme në lidhje me aspiratat e politikës së jashtme të Rusisë, që nga ato se ajo dëshrion të rrisë influencën në marrëdhëniet ndërkombëtare deri të pikëpamjet se Rusia aspiron të imponojë një rend të ri botëror në të cilën do të rikthehej superfuqi. Ekspertët e njour amerikan, Kissinger dhe Shultz në një shkrim të botuar në gazetën me renome International Herald Tribune me titull “ Kriza në Gjeorgji” thonë se “Rusia e Vladimir Putinit është e përkushtuar për strategjinë e vendosjes së një rendi botëror post-sovjetik në Evropë”. Ndërkaq, nga ana tjetër analistë rus, si Trenin, thonë se “kriza aktuale ndryshoi politikën a jashtme të Rusisë; lidershipi rus provoi se nuk dëshiron të respektoj rregullat e tashme të rendit botëror”. Ekspertët megjithate konsiderojnë se ka hapësirë për afrimin e marrëdhenieve mes dy palëve duke rekomanduar që të kërkohen rrugët që çojnë në bashkëpunim. Se çfarë do të jenë forcat dhe zhvillimet që do të formësojnë marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Rusisë tash për tash nuk mund të prashikohet me saktësi. Mirëpo ajo që dihet është se Serbia do të vazhdoj përpjekjet për

që të shfrytëzojë këtë situate për të rimarr rolin e saj dominues në rajon duke u zgjeruar territorialisht. Synimet e Serbisë që të rikthehet si hegjemon në rajon janë reale. Kërcënimet e Serbisë për ndarjen e Kosovës janë të vazhdueshme. Ndërhyrja me struktura ilegale paralele në periudhën e protektoratit nëntëvjeqar dhe agresioni në rritje pas pavarësimit të Kosovës, refuzimi për ta njohur pavarësinë e Kosovës, fushata agresive diplomatike për të bllokuar procesin e njohjeve, plani gjashtë pikësh i Ban Ki Munit që erdhi kryesisht si rezulatat i ndikimeve të Serbisë, kërkesa për rishqytimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe në kohët e fundit rritja e represionit ndaj shqiptarëve në luginën e Preshevës janë në mesin e fakteve kryesore që flasin për synimet djallëzore të Serbisë. Nga ana tjetër, Serbia ka rritur kërncënimet për ndarjen e Bosnjës dhe bashkimin e Republika Serpskës me Serbinë. Politikat e tilla mbështeten edhe nga qarqe akademike, si rasti i Dobrica Qosiqit i cili shprehet hapur se Serbia ka dal e fituar nga lufta sepse ka fituar Republika Serpskën, duke ia atribuar meritat një krimineli të luftës si Karagjiqi. Rrezikun e ndarjes së Bosnjës e ka alarmuar kohët e fundit edhe Presidenti Kroat Stipe Mesiq i cili ftoi bashkësinë ndërkombëtare që ta pengojë Serbinë për ndarjen e Bosnjës. Se

gjendja në Bosnje është vërtet e brishtë dhe me rreziqe potenciale për shpërbërje është thënë qartazi edhe nga kryeaqitekti i Bosnjës së Dejtonit, Richard Holbrook dhe ishpërfaqësuesi special i bashkësisë ndërkombëtare në Bosnje, Paddy Ashdown, të cilët përmes një letre të hapur iu drejtuan bashkësisë ndërkombëtare duke kërkuar që ta kthejnë vemendjen kah Bosnja. Një situatë e rëndë do të thosha se mbretëron në gjithë rajonin sepse synimet e Serbisë për ndryshimin e kufijve në rajon janë me pasoja globale që mund të ndryshojnë hartën politike të mbarë rajonit. Serbia ka për qëllim të rimarrë rolin e hegjemonit dhe një synim i tillë është me rreziqe të mëdha për stabilitetin e rajonit. Kjo është dhe arsyeja pse i dhashë titullin këtij shkrimi “Hegemon ad portas” (Hegjemoni para dyerve) duke përdorur metaforën latine “Hanibal ad portas” ( Hanibali para dyerve) që historkisht përdoret në raset e kërcënimeve nga rreziqet e mëdha. Përballë një rreziku të tillë duhet të kthehet jo vetëm vemendja e bashkësisë ndërkombëtare por edhe e gjithë vendeve të rajonit për të penguar vendosjen e formulave të gabuara që përsëri mund ta trazojnë rajonin. Fundja, poqëse Serbia synon lëvizjen e kufijve atëherë kjo nuk mund ta mohoj të drejtën e kombeve të tjera që të rikthejnë tokat e humbura nga padrejtësia historike. Paqja e qëndrueshme në Ballkan mund të realizohet vetëm mbi parimin e balancit të forcave dhe kursesi mbi parime të hegjemonëve dhe të dominimit. Ky i dyti ka qenë burim luftërash të vazhdueshme pasojat e të cilit janë ndjerë gjithandej botës. Historikisht dy luftërat botërore e kanë origjinën në Ballkan dhe nuk duhet të nënçmohen potencialet e këtij rajoni për importe të tilla, nëse gjërat vendosen zhdrejtë. Për fat të mirë të gjithë vendet e rajonit, me përjashtim të synimeve djallëzore të Serbisë, kanë përvjelë mëngët që të ndërtojnë shtete demokratike të standardeve evropiane në mënyrë që sa më shpejtë të bëhen pjesë e Evropës dhe e NATO-s. Një orientim i tillë demokratik dhe evroatlantik duhet të mbështetet nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. *Kryetare e Alternatives Demokratike të Kosovës dhe Deputete e Kuvendit te Kosovës. Së bashku me Fehmi Aganin e Ibrahim Rugovën bashkëthemeluese e LDK –së dhe Ministria e Jashtme gjatë viteve të okupimit.


11

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

(Vijon nga faqe 7) Për pasojë duke qënë se në parlament nuk bëhet politikë, e nuk vlerësohet argumenti ligjor institucional, por ushtrohet vetëm pushtet bruto, atëherë është e kotë ekzistenca jonë aty. Për të kuptuar këtë nuk nevojiten as mastera as shkolla, mjafton të kesh durimin e të shohësh qoftë dhe vetëm një seancë parlamenti për ta kuptuar. Sot ne gjendemi më të izoluar nga Europa sesa në ‘90, dhe për ironi kur sistemi ra motoja ishte “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”, ndërkohë që edhe sot vendi po përjeton diskriminimin më të madh të provincialitetit të tij historik. Interneti dhe TV nuk janë shprehje të europianizimit, por një krijim bipolariteti mes qytetit dhe provincës. Ose më mirë, të thuash mes qëndres së Tiranës dhe gjithë pjesës tjetër të Shqipërisë. Faktet konkrete flasin për këtë, aq shumë përshtaten shqiptarët në periferitë e harruara sa gati 50% e tyre nuk e kishin ndjerë nevojën e të pasurit një pasaportë, kjo sepse shumë nga ata që ikin kalojnë nga malet, ndërsa dhe ata që e kanë pasaportën, shpejt e kuptojnë që e kanë të vështirë të udhetojnë si turista sepse nuk marrin dot viza, apo nuk kanë para për ta ushtruar një kënaqësi të tillë, ndërkohë që as si punetorë nuk mund të udhëtojnë, pasi nuk gjejnë dot lehtë punë për të qënë (mungesë absolute trajnimesh profesionale dhe aftësie për t’iu përshtatur tregjeve europiane të punës). Pra për ti rënë shkurt, heqja e vizave ashtu sikurse dhe liberalizimi i tyre, edhe në ndodhtë, në këto kushte duket më shume si luks i padëmshëm sesa si një revolucion shoqëror. Por Çfarë Mund të Bëhet? Pikërisht e kundërta e asaj që është bërë deri më tani. Në vitet ’90 të gjithë shpresonin tek njeriu Sali Berisha, si forma e re kundërshtuese e Enver Hoxhës, në ‘96 besuam që Fatos Nano ishte forma e re kundërshtuese e Sali Berishës, pastaj prapë Sali Berisha doli si njeriu i ri fringo kundër Nanos, madje dhe Rama ishte njeriu kundër Nanos dhe Berishës, ndërsa tani Rama është njeriu i ri kundër Berishës. Kjo është pak a shumë politika gjate dy dekadave pluralizëm, një telenovelë pushteti me pasojë mbi mijra jetë njerëzish që u vranë, u vetvranë dhe u poshtëruan nga loja, dashuria dhe mallkimi i këtyre tre burrave. Kaq, asgjë më shumë e as më pak. Që në fillim është detyrë e kujtdo që është i ndërgjegjshëm për territorin ku jeton dhe për subjektin politik që përbën, që të mendojë jashtë kornizës së këtyre tre burrave. Pra e vetmja alternativë politike është pikërisht kundërshtimi i kësaj që na ofrohet. E gjithashtu krijimi i një alternative të majtë politike në një vend që asnjëherë nuk e ka patur. Kaluar nga një totalitarizëm absolut ne periudhën e Enverit, në një liberalizëm absolut përgjatë 20 vjeteve, me një zbutje të lehtë në kohën e pas ’97, si pasojë e ambiguitetit politik të Fatos Nanos që shumë shpejt u zhvendos drejt politikave të djathta të privatizimeve dhe favorizimit të pakufijtë të biznesit në kurriz të shtresave vulnerable sociale. Nëse e përfytyrojmë shtetin si një bazë eknomike e drejtuar nga politika nën rregullat institucionale të ligjit, e

Politika sterile shqiptare është e pamjaftueshme që të çojë vendin përpara

Çka Duhet Bërë

Gjendemi më të izoluar nga Europa sesa në ‘90

shprehur në pavarësinë institucionale të shtetit ligjor, atëherë e kemi shumë të lehtë të shohim qartë reformat që duhen ndërmarrë. Eknomia duhet të kalojë prej tregut të zi dhe informalitetit në një ekonomi në funksion të njeriut. Duke ndryshuar së pari të shumësukseshmen, taksën e sheshtë.Taksë që godet pikërisht shtresën e mesme të popullsisë duke krijuar një bipolaritet të theksuar social e për pasojë probleme të mëdha. E majta duhet të jetë gjithmonë pro progresit ekonomik, por në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë që ky progres të bëhet në kurriz të shtresës më masive të popullsisë. Me kundërshtimin e këtij ligji e majta do ta rikthejë debatin në favor të popullit, duke e kthyer politikën në funksion të atyre që e votojnë atë, duke prezantuar guximshëm taksën progresive. Po aq guximshëm duhet të mos pranohet asnjë kompromis me paratë e zeza që qarkullojnë, duhen hartuar ligje të rrepta për ata që nuk sigurojnë punëtorët, që nga punëtorët e ndërtimit e deri tej ata që sot punojnë në media, studio ligjore apo banka. Është e domosdoshme që të ketë një përfaqësi sindikale kudo që të jetë e mbrojtur nga ligji. Vetëm në këtë mënyrë politika do të mund të bënte shtet, dhe të çlironte vendin nga pushteti, duke ia kthyer atë njerëzve e shtresave më të përvuajtura në vend. E majta duhet të ngrejë një platformë të qartë për ndërmarrjet e vogla, kioskat, dyqanet, kafenetë, si formë e shfaqur e proletariatit. Duhet favorizuar vetëpunësimin, nëpërmjet krijimit të kushteve normale të punës, e duhen favorizuar mbi të gjitha prodhimtarët vendorë si garanci e qarkullimit të parasë në vend. Duhet rivitalizuar bujqësia, si e vetmja formë e konkurencës që mund të krijojmë me vendet përreth, nëpërmjet koopërimit në bazë mes bujqve dhe bashkëpunimit me shtetin shtetin. Kjo mund të bëhet së pari duke mbrojtur hapësirën nga ndërtimet pa kriter, madje dhe hapjen e hapësirave të reja bujqësore. Në këtë mënyrë do të zhdukej miti i fshatarit shqiptar që nuk e do tokën, përkundrazi nëse toka kthehet në fitimprurëse atëherë sigurisht që fshatarët do të lidhen me të, por në këtë pikë shteti duhet të kryejë së pari funksionin e bashkërendimit të fshatarëve në sipërmarrje të përbashkëta ku përfitimi merret në bazë të hapësirës së parcelës që kushdo zotëron. Në këtë mënyrë së pari do të mund t’i jepnim kuptim subvencionimit për naftë e traktorë (shumica e tokës bujqësore është aq e parcelizuar sa është e pamundur që të punohet me makineri, duke qenë se është shumë e vogël) ndërkohë do të mund të nxirrnin fshatin nga mesjeta e parmendës, e ndoshta duke krijuar edhe infrastrukturë industriale agrare me fabrika konservash që do të mund

të bëheshin fitimprurëse në rast se shteti garanton tregjet. Arsimi është një tjetër problem në ekonominë shqiptare. Arsimi publik i lartë është sot në konkurencë të padrejtë me privatin, kjo jo vetëm për heqjen e taksave dhe favorizimet që i bëhen privatet, por dhe për faktin që është lënë në harresë si një ndërtesë e pakuptimtë që vazhdon të prodhojë veten në qytete të ndryshme, pa asnjë lloj sensi ekonomik. Universiteti Shtetëror duhet ti shërbejë politikave të zhvillimit duke favorizuar degët të cilat janë të domosdoshme me përqasjen ekonomike të Shqipërisë, duke shmangur mbipopullimin e tregut me juristë, politologë dhe psikologë. Arsimi në kushtet e reja të integrimit duhet të garantojë tregun por edhe të kanalizojë dijen aty ku është më e mira e shoqërisë. Ne sot kemi nevojë për gjimnaze profesionale që të trajnojnë shqiptarët, që të jenë krah pune i përshtatshëm për tregun lokal e për atë europian, se vetëm duke bërë këtë liberalizimi i vizave do të kishte kuptim. Kjo do të hapte tregun e punës për shqiptarët që janë profesionistë e që mund të punojnë ndryshe është e pamundur që ky liberalizim të ketë efekt mbi jetët tona. Është e pamundur të quhesh i majtë politikisht pa ndërtuar një trup modern dhe progresist ekonomik nën të, e kjo duhet të ndodhë nëpërmjet shprehjes politike. Është e pamundur të shprehesh si i majtë nëse nuk je kundër getoizimit të zonave periferike të qyteteve të mëdha. Tirana është rasti se si nuk duhet të jetë një qytet i udhëhequr nga

një Socialist. Një socialist nuk vë prioritet tek lejet e ndërtimit, por tek parqet e qytetit. Ai nuk interesohet për blerjen e mediave me favore, por për aksesimin e shërbimit shëndetësor, arsimor dhe kulturor. Qyteti i konceptuar si “Polis” është që në ndërtim i majtë, pikërisht sepse shqetësohet për ekzistencën e lumtur të banorëve të tij. Politika është e majtë pikerisht sepse është prodhuar nga qyteti si formë qeverisje e tij prej qytetarëve. Mjafton të shohim qytetet tona për të kuptuar se sa larg të majtës kemi qëndruar në këto 20 vjet tranzicion. Reformimi i qytetit dhe planet urbanizuese janë një domosdoshmëri që duhet të qëndrojë në qendër të një politike të majtë, se vetëm në këtë formë do të mund të parandalohet krimi në rrugë dhe problemet e tjera sociale. Të gjitha këto nuk mund të formojnë trupin etatist të mbipërmendur nëse ekzekutivi nuk krijon një ndarje të qartë nga pushteti legjislativ dhe institucionet e pavarura ligjore nuk janë garante të mbrojtjes së trupit, ashtu sikurse ilaçet anti grip. Lakmia nuk është problem gjenetik apo kulturor, për këtë arsye ligji dhe institucionet që e formojnë atë duhet të jenë garante të zhvillimit shoqëror dhe ekonomik që e merr kanalizimin nëpërmjet politikës. E majta duhet të rikthehet të flasë për kulturen si garante shpirtërore e zhvillimit të qenies njerëzore, duhen rihapur me subvencionimin e shtetit qendrat kulturore në çdo fshat e qytet, pasi arti e kultura nuk mund t’i lihet tregut që prodhon dëshpërimin e gotës së rakisë dhe lojës së bilardos. Kultura

në Shqipëri është katandisur ne organizime konkursesh bukurie dhe festivalesh pop, që ndiqen pasivisht nga populli nëpërmjet ekranit. Në kushtet e prodhimit të një brezi analfabet dhe pa informacion kultura do të mbetet nocion abstrakt, nëse nuk garantohen hapësirat e lira për ta prodhuar ate. Këto hapësira janë një domosdoshmëri nëse duam që të mos turpërohemi përpara bashkëmoshatarëve tanë nepër Europë, të cilët ecin në rrugë me një libër në dorë ndërkohë që këtu ecet me duar në xhepa në rastin më të mirë, por edhe me ndonjë thikë në xhep, në rastin më të keq. Hapësirat e reja kulturore do të kanalizonin urrejtjen e adoleshentëve që vriten përditë nëpër gjimnaze me një formë më kreative të kalim kohës. Kushtet pas 20 vjetësh shkatërruese neo-liberale dhe neo-kolonizatorë janë në favorin e tyre, tashmë politika e PS dhe PD nuk prodhon më dhe ka humbur dhe venitur çdo shpresë tek bashkëqytetarët e saj dhe sinjalet janë të qarta për çdo ditë që kalon. Shatërrimi i PS-së është një formë e mirë për të rindërtuar një të majtë politike në Shqipëri, ashtu sikurse dhe vaniteti dhe pushteti absolut i Berishës të kujton periudhën para ‘97. Politika e djathtë e ka të pamundur të mbajë të gjallë veten për shumë kohë, pavarësisht milionave të derdhura nga engjëjt e tyre mbrojtës biznesmenë. Ndoshta është i nevojshëm vakuumi që do të krijonte renia e PS, që e majta të mbushet me njerëz me ide, qofshin këta dhe deputetë që sot e gjejnë veten të penguar nga politikat e PS, dhe do të donin të krijonin një parti vërtet të majtë, që nuk bën kompromis për interesa të ngushta. Kjo është mënyra e vetme për të mposhtur Berishizmin. Por kjo do të qe e pamundur pa një organizim intelektual në krye, duke përfshirë njerëz që besojnë tek shteti dhe tek politika, pa një organizim horizontal studentor dhe pedagogjik, kombinuar kjo me nëpunësit, punëtorët, bizneset e vogla, fshatarët, zonat rurale e urbane. Pavarësisht se ky organizim sindikalopolitik është përqëshur nga neo-liberalët duke propozuar politikën që nuk përfaqëson askënd, ai është aty dhe i gatshem për tu organizuar. Parakushti i vetëm është që të ekzistojë një program i qartë që i përmbledh gjithë këto grupe në formimin e një trupi të fortë politik dhe përfaqësues, duke shmangur përrallën e gjithpërfaqësimit dhe duke u fokusuar në kushtet e reja social-ekonomike me te cilat po përballemi. Sistemi i pushtetit absolut individual që është instaluar në Shqipëri që në kohën e Zogut e këndej po eleminon vetveten përditë e më shumë. I mbetet qytetarëve të lirë të këtij vendi të prangosur nga koorporatizmi dhe korrupsioni që mbi këtë funeral të hareshëm të ndërtojnë themelet e trupit të një shteti.


12

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Daniel BENSAÏD

Fjalori i emancipimit nuk mbeti, sigurisht, i pagjymtuar nga trazimet e shekullit të kaluar. Të tëra fjalët e tij, socializëm, revolucion, madje dhe anarkizëm, janë sot po aq të dëmtuara sa dhe « komunizmi ». Socializmi u njollos pasi pati gisht në vrasjen e Karl Liebknechtit dhe Rosa Luxembrgut, në luftërat koloniale dhe bashkëpunimet e shumta qeveritare, aq sa humbi çdo përmbajtje, sa më shumë që fitonte përhapje. Një fushtatë e thekshme ideologjike arriti të bëjë që, për shumë vetë, revolucioni të njëjtësohet me dhunën dhe terrorin. Mirëpo, nga të gjitha fjalët që, deri dje, mbanin shpresat e mëdha dhe ëndrrën për përparim, komunizmi është ai që ka pësuar dëmet më të mëdha, si pasojë e gllabërimit të tij nga arsyeja burokratike shtetërore dhe nga përdorimi i saj në shërbim të sipërmarrjes totalitare. Megjithatë, çështja mbetet përherë e hapur, madje më urgjente se kurrë, të dimë nese ka, ndër kaq fjalë të plagosura, që vlejnë ende të rimerren dhe rivihen në qarkullim. Tundimi për t’iu shmangur inventarit historik kritik, do të na bënte ta thjeshtonim komunizmin vetëm në disa « invariante » jashtëkohorë, për ta bërë atë thjesht sinonim të ideve të papërcaktuara të drejtësisë dhe emancipimit, dhe jo formën e veçantë të emancipimit në epokën e sundimit kapitalist. Kjo bën atëherë që fjala të humbasë saktësinë dhe mprehtësinë politike, bash aty ku fiton shtrirje më të gjerë etike dhe filozofike. Një nga çështjet më urgjente është të dimë nëse despotizmi burokratik ishte vazhdimi i ligjshëm i revolucionit të Tetorit, apo fryt i një kundër-revolucioni burokratik, gjë që do të mund të dëftehej jo vetëm nga proceset staliniane, spastrimet, deportimet masive, etj., por edhe nga përmbysjet e mëdha të ndodhura në vitet ’30 në shoqërinë dhe aparatin shtetëror sovjetik. Leksikët e rinj nuk shpiken me dekret. Fjalori i betejave ngjizet ngadalë, përmes përdorimit dhe përvojave. Të pranosh njëjtësimin e komunizmit me diktaturën totalitare staliniane, do të thotë kapitullim përballë fitimtarëve të përkohshëm, do të thotë të ngatërrosh (dhe flijosh) revolucionin me kundër-revolucionin burokratik, duke shterpëzuar kështu kapitullin e degëzimeve historike, i vetmi që i rri çelur shpresës. Por do të ishte po ashtu një padrejtësi e pashlyeshme ndaj të mundurve, ndaj gjithë ayure, burra dhe gra, anonimë ose jo, që e jetuan idenë komuniste me aq pasion të mirëfilltë, dhe tentuan e vijuan ta mbajnë gjallë përkundër karikaturave dhe falsifikimeve zyrtare. Turp për ata që hoqën dorë nga komunizmi kur hoqën dorë nga stalinizmi, për ata që e mbajtën veten komunistë vetëm për aq kohë sa qenë stalinistë ! Nga tërë mënyrat e mundshme për të emërtuar « tjetrin », e nevojshëm dhe të mundshëm, të fëlligështisë1 kapitaliste, fjala komunizëm është ajo që ruan më shumë domethënie historike dhe ajo që mbart më shumë ngarkesë programatike eksplozive. Është fjala që evokon, më mirë se gjithë të tjerat, përbashkësinë (commun) e ndarjes (partage) dhe barazisë, ndërtimin e pushtetit si formë e përbashkët, solidaritetin si kundërti të llogarive egoiste dhe konkurrencës së përgjithësuar, mbrojtjen e të mirave të përbashkëta të njerëzimit, sa natyrore dhe kulturore, shtrirjen e parimit të shërbimeve falas për të gjithë duke përfshirë të mirat e domosdshme për jetesë, kundër parimit të zaptimit të përgjithësuar dhe privatizimit të botës (shndërrimit të saj në mall dhe treg). Komunizmi është po ashtu emri i një kuti tjetër për matjen e pasurisë njerëzore, në dallim nga ligji i vlerës dhe vlerësimet e tregut.

komunizëm

plagët e saj dhe mbarsja eksplozive

Daniel Bensaïd Filozof marksist dhe militant trocksit, profesor i filozofisë në Universitetin Paris 8, vdiq me 12 janar 2010, në moshën 64-vjeçare.Vdekja e tij e parakohshme ishte një nga humbjekt me lënduese në peizazhin intelektual francez të sotëm dhe atë të së majtës botërore në përgjithësi. Valltar elegant i konceptit, profesor i hijshëm, militant plot çiltërsi dhe dëgjimtar, prozator i zhdërvjellët, Bensaïdi ishte nga ata filozofë që i jepnin jo vetëm një kuptim të ri, por një pamje, një drithmë dhe pulsim krejt tjetër e të pamenduar termit « marksist », larg mykjes së fjalëve-kyç, larg sklerozës burokratike të parullave, aparatit aprtiak apo ekonomizmit gjithwpwrfshirws. Vepra e tij është një terren i shumëfishtë ku referenca e përhershme e Marksit (para së gjithash te Marx, l’intempestif. Grandeurs et misères d’une aventure critique. XIX-XX siècles, 1996, por po ashtu te Les dépossédés. Marx, les voleurs de bois et le droit des pauvres, 2007, Politiques de Marx. Inventer l’inconnu, 2008) nuk ndahet nga përvoja konkrete historike e luftërave dyshekullore (Moi, la Révolution, 1989, La discordance des temps, Essai sur les crises, les classes l’histoire, 1995), gjithë duke u takuar natyrshëm

Konkurrenca « e lirë dhe e barabartë », dihet tashmë, bazohet te « vjedhja e kohës së punës së tjetrit ». Duke mëtuar të masë të pamatshmen, do të thotë raportin e pabashkëmatshëm të gjinisë njerëzore me kushtet natyrore të riprodhimit të saj, ajo vetëm sa ia nënshtron atë masës mjerane dhe mjeruese të kohës abstrakte të punës. Komunizmi është emri i një kriteri të ri të pasurive, emri i një zhvillimi ekologjik cilësisht të ndryshëm nga vrapi sasior drejt sigurimit të rritjes ekonomike. Logjika e akumulimit të kapitalit kërkon jo vetëm që prodhimi t’i nënshtrohet përfitimit, dhe aspak nevojave shoqërore, por kërkon njëherazi « prodhimin e një konsumi të ri », zgjerimin e pareshtur të qerthullit të konsumit « nëpërmjet krijimit të

me figurën e Zhanë d’Arkës (Jeanne, de guerre lasse, 1991), shqetësimet e Charles Peguysë (Le pari mélancolique, 1997), mesianizmin e Walter Benjaminit (Walter Benjamin, sentinelle messianique, 1990). Pas një takimi të madh në Londër në 2008-ën, mbi Domethënien dhe aktualitetin e idesë së komunizmit, të organizuar nga A. Badiou e S. Zizek dhe me pjesëmarrjen e « ajkës » së mendimit të majtë, Daniel Bensaïd pati marrë nismën të organizonte, me më pak spektakël, më shumë ekzigjencë dhe më shumë politikë, një takim në Universitetin Paris 8, të titulluar : Puissances du communisme. Ai vetë, dhe miqtë e afërm, e dinin se nuk do të arrinte dot vetë të merrte pjesë.Takimi u mbajt në datat 22 dhe 23 janar të këtij viti, duke u shndërruar kështu në homazh për nismëtarin e munguar. Teksti i këtushëm, që është platforma e takimit e hartuar prej tij, ishte teksti i fundit që botoi në revistën ku bënte pjesë, Contretemps, disapak ditë para vdekjes. Një « ngarkesë programatike eksplozive », « që i rri çelur shpresës » : të tillë e deshi epitafin publik, larg çdo melankolie. Të tillë deshëm t’ia sjellim për herë të parë publikut shqiptar.

nevojave të reja dhe krijimit të vlerave të reja të përdorimit » : « Nga ku vjen shfrytëzimi i tërë natyrës » dhe « shfrytëzimi i mbarë dheut në të tëra drejtimet e kuptimet ». Kjo çartje gjithëshkretuese e kapitalit e bën mëse aktuale çështjen e një eko-komunizmi radikal. Te Manifesti komunist, çështja e komunizmit është, para së gjithash, çështja e pronës : « Komunistët mund ta përmbledhin teorinë e tyre te kjo formulë e vetme : zhdukje e pronës private » të mjeteve të prodhimit dhe këmbimit, gjë që s’duhet ngatërruar me pronën private të të mirave të përdorimit. « Në të gjitha lëvizjet, komunistët e vënë theksin te çështja e pronës, ciladoqoftë shkalla e zhvillimit të saj, si çështja themelore e lëvizjes. » Dhe në fakt, nga dhjetë pikat

që mbyllin kapitullin e parë të Manifestit, shtatë kanë të bëjnë me format e pronësisë. Të gjitha këto masa synojnë vendosjen e ekonomisë nën kontrollin e demokracisë politike, përparësinë e së mirës së përbashkët ndaj interesit egoist, atë të hapësirës publike ndaj hapësirës private. Nuk bëhet fjalë për zhdukjen e çdo forme të pronësisë, por « të pronës private të sotme, në veçantinë e saj si pronë borgjeze », si « mënyrë përvetësimi » e bazuar në shfrytëzimin e disave nga të tjerë. Mes dy të drejtave, asaj të pronarëve për të përvetësuar të mirat e përbashkëta dhe asaj të popullit të shpronësuar për ekzistencë, « vetëm forca mund të vendosë » thotë Marksi. E gjithë historia moderne e luftës së klasave, që nga


13 Kam frikë se u mbyll (Gazeta Tema) për shkak të polarizimit të mediave atje, që modelohet sipas polarizimit të jetës politike E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Brenda Temës

Sot çështja është kthyer në luftë klasore-morale-politike Xha Xhai*

Këto ditë njoftuan se u mbyll gazeta “Tema”, çka duhet t’i ketë trishtuar lexuesit e saj dhe gazetarët që punonin atje. Edhe pse këto ditë nekrologjitë (dhe nekrologët) po përjetojnë momente magjike, nuk jap dot vlerësime për këtë gazetë, sepse më shumë e njoh falë bëmave të njeriut që është identifikuar me të – Mero Bazes. Mero Baze njihet si gazetar i zoti, i guximshëm dhe i fortë nga pena; por jo gjithnjë solid në pozicionet e veta. Marrëdhëniet e tij me pushtetin ndoshta e kanë ndihmuar të gjejë materiale për artikujt dhe scoop-et e tij; por më shumë do ta kenë dëmtuar. Çuditërisht,“Tema” u mbyll tamam një ditë pasi Baze përfundoi sërish në kryetitujt trash të shtypit të Tiranës, për shkak të një zënieje me grushta me një gazetar, burrin e një deputeteje të PD-së. Me këtë rast, publikut iu kujtua një incident i para pak muajve, kur Bazen e rrahën truprojet e magnatit të naftës, Taçi. Pikërisht atij Taçi që solli në Shqipëri Real Madrid-in, për të luajtur me Gramozin e Ersekës, një ndeshje që do të mbahet mend më shumë për blackout-in në stadium. Botë e vogël, tha. Mirëpo një gazetar që përzihet në konflikte të dhunshme fizike është një gazetar që i prodhon lajmet drejtpërdrejt, duke u bërë protagonist i titujve madje edhe të gazetës së vet. Për Bazen thonë se ka qenë nga të parët që e ka eksperimentuar, në Shqipëri, metodën e dhunimit të privacy-së së personave publikë, duke filluar nga politikanët – dje Rama, sot Berisha. Nëse është kështu, atëherë mbyllja e gazetës “Tema” le të shërbejë edhe si moment refleksioni për çështjen e etikës së komunikimit publik në Tiranë,

dhe jo vetëm mes deshëve me këmborë. Ideale do të ishte që çështja e privacy-së të zgjidhej me rrugë ligjore; por duke i njohur shqiptarët, kam përshtypjen se një pakt nderi mes aktorëve kryesorë të skenës politike, për t’u qëndruar larg thashethemeve, familjeve, skandaleve seksuale, provokimeve dhe përgojimeve do të ishte një hap i konsiderueshëm përpara, drejt përmirësimit të klimës politike atje. Natyrisht, mbyllja e “Temës” nuk lidhet drejtpërdrejt me përdhosjen e ligjërimit politik; as lidhet me aktivitetet e Bazes si gazetar investigativ ose editorialist. Aq më tepër që, prej muajsh, artikujt më të mirë të “Temës” po i boton rregullisht edhe “Shekulli”, falë një procesi të homologimi të mediave. Disa thonë se “Tema” u mbyll për shkak të presioneve të qeverisë ose të gjykatës; të tjerë thonë se u mbyll ngaqë nuk i përballonte dot detyrimet financiare. Unë kam frikë se u mbyll për shkak të polarizimit të mediave

lufta e fshatarëve në Gjermani deri te revolucionet shoqërore të shekullit të kaluar, duke kaluar nga revolucionet angleze dhe franceze, është histori e këtij konflikti. Zgjidhja e tij është gjithmonë dalja në shesh e një legjitimiteti të ri, që i kundërvihet legalitetit të sunduesve. Përsa « formë e emancipimit politik », si « shkatërrim » i pushtetit shtetëror dhe realizim i Republikës sociale, Komuna është emblema që ilustron daljen e këtij legjitimiteti të ri. Përvoja e saj shërbeu si frymëzim për format e ndryshme të vetorganizimit dhe vetadministrimit popullor, që u shfaqën gjatë krizave revolucionare : këshilla punëtore, sovjete, komitete milicie, kordonë industrialë, shoqata fqinjësie, komuna agrare, etj. : të gjitha organizime që orvasin ta deprofesionalizojnë politikën, të ndryshojnë format e ndarjes shoqërore të punës, të krijojnë kushtet e zhdukjes së shtetit si trup burokratik i veçuar. Nën sundimin e kapitalit, çdo progres në dukje ka si kundërpagesë një regres dhe

atje, i cili modelohet sipas polarizimit të jetës politike. Pa shtuar, pastaj, se reduktimi i gazetave në qarkullim është pasojë e drejtpërdrejtë e homologimit; dhe pa u kuturisur fare në diskutimin tjetër, nëse tregu shqiptar i informacionit e përligj apo jo një numër aq të madh gazetash. A ka pasur vërtet nevojë në Shqipëri për gazetën “Tema”? Nuk i përgjigjem dot kësaj pyetjeje, nuk kam të dhëna. A ka pasur nevojë dhe a ka përfituar shtypi shqiptar për Mero Bazen dhe stilin e tij të të bërit gazetarí? Përsëri, pyetja është e thjeshtë, por përgjigjja e komplikuar. Nuk ka dyshim se Baze ka talent të madh si gazetar; nuhatje, kontakte dhe guxim; dhe karriera e tij mbetet e hapur pavarësisht nga fatet e “Temës”. Por që një gazetar i këtij kalibri dhe profili përfundon si protagonist lajmesh, në vend që të shquhet si përcjellës ose katalizator i tyre; ose përflitet si burim hollësish vulgare për jetën private të figurave kryesore të

shkatërrim tjetër. Progresi, in fine, do të thotë vetëm « kalim në një formë të re nënshtrimi ». Komunizmi kërkon një ide tjetër dhe të tjera kritere, që ndryshojnë nga ato të rendimentit dhe rentabilitetit monetar. Nuk mund të shpresohet për zhvillim të plotë individual në mëvetësi dhe « kohë të lirë », për sa kohë që punëtori është i tjetërsuar dhe i gjymtuar në punë. Perspektiva komuniste kërkon gjithashtu një shndërrim të plotë të raportit mes burrit dhe gruas : përvoja e raportit mes gjinive është përvoja e parë e tjetërisë dhe për sa kohë të vijojë një raport i tillë shtypjeje, çdo qenie e ndryshme, për nga kultura, ngjyra apo orientimi seksual, do të jetë pré dhe viktimë e formave të ndryshme të diskriminimit dhe dominimit. Manifesti e mendon komunizmin si një « përbashkim ku zhvillimi i lirë i secilit është kusht për zhvillimin e lirë të të gjithëve ». Komunizmi na shfaqet kësisoj si maksima e një begatimi të plotë individual që s’mund të ngatërrohet as me vegimet e një individualizmi pa individu-

jetës publike në Tiranë, për këtë faji i mbetet, në radhë të parë, atmosferës që është krijuar në Shqipëri; ose infektimit të ligjërimit publik. Është ky infektim që e shndërroi edhe Bazen, të paktën kohët e fundit, në një figurë dëfryese për publikun; deri në atë shkallë, sa publiku filloi t’ia interpretojë mirinformimin, madje guximin denoncues, si shenjë të afërisë me oborrin, të djeshme dhe të sotme; në kuptimin që edhe vetë privacy-ja e Bazes përfundoi në faqe të lajmeve… Nga ana tjetër, kacafytjen e fundit të Bazes me gazetarin Enkel Demi, në mjediset e një qendre tregtare futuristike në periferi të Tiranës e shpjeguan me një shkrim fyes të “Temës” ndaj bashkëshortes deputete të atij gazetari. Ky shpjegim, i arsyeshëm në vetvete, më kujtoi fjalët e Dritero Agollit para pak ditësh, në një intervistë dhënë “Gazetës shqiptare”, në lidhje me ndyrjen e ligjërimit publik në Tiranë, veçanërisht prej protagonistëve vetë: Kjo është një luftë e plotë kla-

alitet nën peshën e konformizmit publicitar, as me barazitizmin e trashë të një socializmi kazermash. Zhvillimi i nevojave dhe aftësive të veçanta të secilit dhe secilës është kontribut në zhvillimin universal të gjinisë njerëzore. Reciprokisht, zhvillimi i lirë i secilit dhe secilës, nënkupton zhvillimin e lirë të të tërëve, ngase emancipimi nuk mund të jetë kënaqësi vetmitare. Komunizmi nuk është ndonjë ide e kulluar, dhe as model doktrinar i shoqërisë. Ai nuk është emri i ndonjë regjimi shtetëror, dhe as emërton ndonjë formë të re të prodhimit. Ai është emri i lëvizjes reale që, pareshtur, kapërcen/shkatërron rendin në fuqi. Por po aq është qëllimi i dalë nga kjo lëvizje, së cilës i jep drejtimin e i organizon mundësinë dhe që lejon, përkundër tërë politikave pa parim, aksioneve pa vijim, improvizimeve efemere, të përcaktohen çka na afron e çka na largon nga qëllimi i fiksuar. Nga kjo pikëpamje, ai është jo njohje shkencore e qëllimit dhe metodës, por

sore, morale dhe politike. Nëse dikur ka qenë vetëm luftë klasore, sot është kthyer në luftë klasore-morale-politike, është rënduar situata. Domethënë, në vend ta zhduknim edhe luftën klasore, na i vënë edhe dy të tjera, kanë shtuar edhe luftën morale, (që përshkruhet në sharjet si “motrën” apo t’i thuash që nëna jote ka qenë kurvë). Shqiptari nderin e ka shumë të shenjtë, dhe ai edhe mund ta vrasë për të. Po të jetë ndonjë i çakërdisur, e bën. Kështu vriten njerëzit. Pse vriten tek ne shumë njerëz nëpër kafene?! Kanë dëgjuar që shahen në parlament dhe thonë; pse të mos shahemi edhe ne kështu, edhe bram-bram vriten. Bile, edhe unë që kam bërë 100 libra, po të mbërrijë një njeri të më shajë nënën, unë do të gjej një kobure dhe do jem gati, do shkoj deri atje po nuk do ta bëj, gjithsesi mendja do më shkojë. Kjo është një prishje e plotë e moralit. Nëse gazeta “Tema” ka kontribuar në masë të madhe në këtë qelbëzim, nëpërmjet rubrikave të saj “Antena brenda familjes” dhe të tjera për bëmat e “Sandrit”, atëherë ndoshta mbyllja e saj, së paku në edicionin në letër, do t’i bëjë botuesit e tjerë të gazetave dhe editorët e televizioneve publike dhe private të reflektojnë sidomos për rolin e tyre si kujdestarë të ligjërimit publik. Sa për mbylljen në fjalë, ka shumë mënyra si të reagohet. Gazeta “Tema” vërtet nuk do të dalë më në treg, por faqja e saj online mund të mbetet e hapur, madje të transformohet një faqe model të Internetit shqiptar, duke nxitur fjalën e lirë dhe duke penguar, me rreptësi të madhe, abuzimin me këtë fjalë të lirë. Ndryshime të tilla do t’i mirëpresim.

një hipotezë strategjike rregullsuese. Komunizmi emërton, në mënyrë të pandashme, ëndrrën e pashuar për një botë të re, një botë të drejtësisë, barazisë e solidaritetit ; lëvizjen e pareshtur që synon përmbysjen e rendin ekzistues në epokën e kapitalizmit ; si dhe hipotezën që lëvizjen në fjalë e drejton kah ndryshimi rrënjësor i raporteve të pronësisë dhe pushtetit, larg kompromiseve me të keqen më të vogël, që s’është veçse rruga më e shkurtër drejt së keqes më të madhe. Kriza e sotme, sociale, ekonomike, ekologjike dhe morale, kriza të një kapitalizmi që vetëm marrëzia dhe çartja në rritje i lejojnë ende të kapërcejë kufijtë e vet, duke u bërë kështu kërcënim i njëhershëm për specien dhe planetin, risjellin në rend të ditës po atë « aktualitet të një komunizmi radikal » që thërriste Walter Benjamini përballë ngritjes së rreziqeve në periudhën mes dy luftërave. Përktheu Orgest AZIZI


14

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Bora Ylli

Objekt të kësaj analize zgjodha rastin e parë dhe të vetëm deri më tani në kinema, të ribërjes së një filmi plan për plan. Ky është rasti I Psycho (1960) I Alfred Hitchcock, sipas të cilit u bë në 1998 Psycho nga Gus Van Sant. Duket se në pikturë s’na bën më përshtypje të shohim riprodhime të së njëjtës vepre. Teatri, opera dhe baleti s’do ta vuanin këtë, pasi është në natyrën e tyre që çdo rivënie në skenë të jetë njëkohësisht vënie. Vepra e artit është në bërje para syve. Por, në rastin e arteve që operojnë me gjurmë (piktura, fotografia, kinemaja) dhe që kontakti me autorin ka humbur në kohë dhe hapësirë, ç’ndodh? A është çdo ribërje e tyre kopje? Fillimisht do doja të saktësonim termat: Kopje – ajo që synon të arrijë sa më pranë identikes. Zakonisht ajo çka ngelet pasi veprës-gjurmë i ndryshohet lloji i materies dhe shumëfishohet (psh. dvd). Kopjet mund të jenë të tilla me njëra-tjetrën, jo me origjinalen. Vazhdimi – Narracioni dhe në shumicën e rasteve edhe stili janë ato që lidhin filmin e parë të bërë me të dytin , të tretin e kështu me rradhë. Zakonisht realizohen nga i njëjti regjisor. Në rastin e Psycho-s, regjisorë të ndryshëm kanë shkuar deri te Psycho i katërt. Ribërje – rimarrja e së njëjtës ngjarje apo skenari të një filmi dhe bërja film tjetër nga një regjisor tjetër. Ndryshimet në skenar janë të variueshme, por zgjidhjet regjisoriale të propozuara janë të reja. Të tillë ribërje, Psycho ka patur filmin Bates Motel. Ky produksion televiziv, qe një përmbledhje e ngjarjeve të katër filmave Psycho. Po kur kemi të bëjmë me ribërje besnike? Piktura që mundohet t’i qëndrojë besnike origjinales deri në tonalitetin më të imët të ngjyrës apo penelatën më të imët, deri në masën që syri arrin të kapë dhe dora arrin të riprodhojë. Kjo do qe e mirëkuptueshme pasi piktura i ka më të kufizuara shanset për publik. Nuk ndodh si me produksionin filmik që e ka për natyrë distribucionin e kopjeve. Në rastin e këtij filmi, Psycho 2, pse të mendosh që e njëjta audiencë që mund ta ketë parë versionin e parë të dojë të shohë të njëtin film të ribërë aq ngjashmërisht plan për plan, frazë per frazë? Vetë vepra kërkon një marrëdhënie shumë intime me autorin Hitchcock. Pretendimi i saj në shikim të parë duket të jetë mbi stilin (krahas narracionit). Duket sikur kërkon statusin e riberjes besnike, por me ato pak ndryshime të bëra, kërkon edhe statusin e nje vepre autonome dhe origjinale (të paktën si e para ribërje e këtij lloji). Kemi të bëjmë jo më me dy vepra të bazuar mbi të njëjtin skenar, por mbi të njëjtin skenar tekniko-regjisorial. Sado të ngjashëm, Psycho 2 ka edhe ndryshime të qëllimshme. Fillimisht dua të kërkoj konkretisht ku mund të jenë elementët e origjinalitetit te filmave të Hitchcock-ut. Çfarë e bën një film të Hitchcock-ut të jetë një film i Hitchcock-ut? Disa karakteristika, duke kaluar nga më narrativet te vula e tij autoriale, do ishin: Subjektet e filmave janë amerikanë dhe bashkëkohorë. Hitchcock-ut nuk i intereson hulumtimi në kultura dhe kohëra te tjera. Preferon t’i referohet kulturës që njeh më mirë nga eksperienca e vet jetësore. Kjo për të arritur një koherencë sa më të mirë dhe besueshmëri sa më të madhe në lojën deri ne detaje. Shpesh filmat e tij bazohen mbi novela të autorëve ameriknë. (Kjo gjini letrare nga ana e saj, eviton letrarizimet dhe gjatësinë e ngjarjes që ka romani, por është edhe më i strukturuar dhe më i plotë se tregimi. Personazhet vijnë më të

Psycho Psycho Rasti i parë i ribërjes së një vepre kinematografike plan për plan

plotësuar në sjellje tipare dhe karakteristika) Psikanaliza – ndikimi i saj në narracion. Një pjesë e mirë e personazheve janë psikologjikë. E ndikuar nga teoritë e Freudit, struktura bazë e shumë prej ngjarjeve në filmat e Hitchcock-ut është: Në fillim të filmit na shfaqet një personazh me një patologji psikike te aktivizuar nga dhe në një kontekst të caktuar familjar, social, politik përmes ngjarjes katalizator. Në fund të filmit zbulojmë një katalizator tjetër që ka ndodhur në back story (zakonisht në fëmijëri ose në adoleshencë të karakterit) duke shenjuar traumën specifike të tij. Kjo përsa i përket ndikimit të psikanalizës thjesht në strukturën e ngjarjes. Te Psycho do shohim në disa momente sesi ajo është përcjellë kinematografikisht. Citimet nga bibla - i gjejmë pothuajse në të gjithë filmat e tij. Nga njëra anë kjo lidhet me kulturën amerikane së cilës autori i qëndron besnik. Kur këto citime janë intime (një person që lutet vetëm ose në një grup të ngushtë të njohurish) na njohin me ndjeshmërinë e karaktereve dhe vlen për t’i treguar ata të pambrojtur. Kur bëhet fjalë për rituale me skena masive, atëherë fjalët e shenjta përdoren në kontrapunt me atë që do të ndodhë ( psh. rrëmbimi i priftit gjatë meshës te Family Plot,

mbajtja peng e djalit gjatë meshës te The Man Who Knew too Much). Madhështia e ritualit përdoret si vend i mirë për fshehjen e krimit. Ekonomizimi maksimal i mundshëm - këtë e dallojmë në ato filma ku në një detaj përqendrohet i gjithë tensioni (psh. elementi i çelësit mban gjallë ankthin te Srangers On The Train dhe Dial M for Murder). Por është e dallueshme edhe në rastin e filmave të situatave te mbyllura (në rastet më ekstreme: Lifeboat, Rear Window, The Rope etj) Ekonomizimi maksimal, por edhe xhimet përherë në atelie na e bëjnë të pamundur të përfytyrojmë një film on the road të Hitchcockut. Edhe kur një udhëtim nis (psh. te Psycho), është i destinuar të ngecë diku dhe atje do t’i jepet koha e nevojshme që ngjarja dhe marrëdhëniet të piqen. Rrugës nuk i jepet asnjë shans për të ndërhyrë dhe për të futur ç’të dojë në film. Edhe kur filmit i duhet një rrugë, ajo do ndërtohet në atelie e programuar të ketë vetëm ato që i interesojnë filmit. Mbase ekonomizimin do ishte interesante ta shihnim të lidhur pikërisht me skenat masive. Në rastet e rralla kur shfaqet masivitet njerëzish, kjo vjen si karakteristikë e domosdoshme e rrethanës ku ngjarja ndodh dhe kjo masë njerëzish shfaqet si një, si turmë dhe nuk sjell aspak heterogjeni-

tet, psh. te The Man Who Knew Too Much: Ka 3 turma që kushtëzojnë dhe përcaktojnë rrugën në të cilën ngjarja do kalojë. Secila prej turmave ka një interes specifik dhe njeh vetëm një kod komunikimi. Për secilën nga turmat dublohen performancat: ndodh e stisura (e programuara) dhe fill pas saj, madje fare pranë edhe në hapsirë ndodh shfaqja e dytë, e vërteta, ajo e dalë nga përplasja e linjës kryesorë të subjektit me rrethanën. Në rastin e parë, turma e cirkut të rrugës, me spektatorë të rastësishëm kalimtarë, kërkon cirk. Menjëherë pas shfaqjes, atje ndodh vrasja gati qesharake e burrit të maskuar si arab me bojën kafe që po i del. Në rastin e dytë, menjëherë pas meshës, njerëzit mblidhen sërish kur dëgjojnë këmbanën e kishës të bjerë shumë herë (protagonisti i mbyllur brenda kishës po del duke iu ngjitur litarit të këmbanës). Në rastin e tretë, si turmë është spektatori i rafinuar i operës. Ata kërkojnë dhe njohin vetëm komunikimin e bukur muzikor. Për këtë arsye, kur kjo turmë rimbidhet te ambasada për mbrëmjen, Doris Day-t i duhet t’u këndojë për t’u tërhequr vëmendjen, ndërkohë që i shoqi shkon të kërkojë djalin. Në të gjitha rastet, turmës i flitet me gjuhën që njeh, nuk i kërkohet ndihmë në mënyrë direkte dhe mbi të gjitha nuk futet në panik. Ndihma më e mirë që ajo mund të japë është të ruajë ekulibrin, të paktën për të mos iu kthyer kundër. Krejt e kundërta ndodh te Frenzy ku që në fillim të filmit turma e qytetarëve buzë Tamizit përfshihet nga paniku, kur bëhet dëshmitare e gjetjes së trupit të vajzës së dhunuar. Tashmë më e keqja që mund t’i ndodhë turmës, ka ndodhur. Atë e ka kapur paniku dhe s’e njeh më besimin. Kjo mungesë besimi i duhet filmit si barriera kryesore që ndesh protagonisti. Muzika - Pjesa më e madhe e kompozuar nga Bernard Herrmann. Muzika, hyn në mënyrë shumë të dukshme dhe zë një vënd të rëndësishëm në film. Mund ta gjejmë edhe si personazh, si në rastin e The Man Who Knew Too Much, ku skena kryesore është mbi muzikën (si element jo narrativ). Komedia Danubi Blu do ishte mirëfilli një film mbi muzikën, por kjo në aspektin narrativ. Te Danubi Blu, muzika shërben si vendi ku materializohet dhe sintetizohet aspekti abstrakt dhe tempo-ritmi i vetë personazheve që janë në qendër të filmit. Kemi historinë kronologjike të ngjizjes së këngës nga tronditjet që kalojnë personazhet dhe janë pikërisht këta të fundit që na interesojnë. Te The The Man Who Knew Too Much muzika shfaqet si diçka autonome, e fortë, e pandalshme (e pamundur të ndalet orkestra gjigande). Njerëzit janë programuar tashmë sipas muzikës (instrumentistët, por edhe publiku) dhe është e pamundur të ndërhyet. Edhe vetë krimi programohet në varësi të saj. Pra, këtu muzika bëhet qendrore në film (skena në teatrin e operës). Cameos - Fjala cameo ka kuptimin e fotove ose pllakave të vogla ovale të gdhendura me portretin e dikujt. Ky është termi që përdoret edhe për të shënjuar gjithë daljet shumë të shkurtra të personazheve VIP në filma. Zakonisht bëhet fjalë për role shumë të vogla ose paraqitje si figurantë në filmat e regjisorëve të tjerë. Por në asnjë rast nuk gjejmë cameos kaq të rregullta dhe të përdorura sistematikisht në filma për të shenjuar diçka, siç është në rastin e Hitchcock-ut. Qysh prej 1926 gjejmë një të tillë në çdo film të tij me përjashtim të filmit Danubi Blu ku arsyeja mbase do ishte dalja nga koha dhe hapësira e jetuarës nga Hitchock-ut. Të gjithë elementët e mun-


15

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

dshëm karakteristikë për filmat e tij do qenë të variueshëm. Ndërsa dalja e tij është shenja e përhershme dhe e sigurtë e një filmi të Hitchcock-ut. Ajo merr vlerën e një vule autoriale, tamam si firma e piktorit mbi pikturë. Për këtë arsye prek drejtpërdrejtë origjinalitetin e veprës e na duhet të ndalojmë pak. Filmat e tij janë aq koherentë sa ndoshta kudo që të futej një cameo do ishte në rregull, do krijonte lidhje logjike me elementë të ndryshëm dramaturgjikë. Por Hitchcock-u zgjedh zakonisht të dalë në njëzet minutat e para të filmit, në pjesën tjetër tensioni ngjeshet dhe ai nuk do t’ia shkëpusë vëmëndjen spektatorit nga subjekti. Vetë daljet janë fare te shkurtra dhe veprimet minimale. Në filmat e parë, koha e daljes është ende e papapërcaktuar dhe ndodh që cameo të shenjojë zgjidhjen e filmit: Rebeka (1940) – Hitchcock kalon pranë kabinës së telefonit, në fund të filmit, teksa Jack Farell po bisedon në telefon duke treguar të fshehtën e Rebekës. Suspicion (1941) – Hitchcock duket nga larg teksa poston një letër. Kjo gjë i referohej variantit të parë të fundit të filmit që u ndryshua gjatë xhirimeve. Sipas këtij versioni, gota me qumësht kishte vërtetë helm, ajo e pi edhe pse dyshon, praktikisht vetvtritet. Të shoqit i linte amanet të postonte një letër për nënën e saj ku shkruante se bota duhej shpëtuar prej tij. Në filmat në vazhdim, cameo-t indikojnë elementë të rëndësishëm, objekte kyç dramaturgjikë: Notorious (1946) – gjatë mbrëmjes Hitchcock-u shfaqet duke lënë mbi tryezë një gotë shampanje dhe fare pas pak zbulojmë të fshehtën e shishes së shampanjës në qilar. Shadow of a Doubt (1943) – minuti i shtatëmbëdhjetë, Hitchcock del në tren me kurriz duke luajtur me letra me një cift. Në duar ka kolor maç. Nga një letër gazete nis edhe dyshimi për krimin në film. Informacinit të asaj cope letre do t’i shtohen edhe të tjera dhe së bashku do të formojnë kolorin. Në të tjera raste, e shohim Hitchcock-un të kalojë ose të qëndrojë pikërisht te hyrja e vendit të ngjizjes së krimit ose ngjarjes. Birds (1963) – në minutin e dytë ai është duke dalë me dy qenë terrierë nga dyqani i kafshëve ku dy protagonistët njihen. Atje bëhet një prezantim i zogjve në kontrapunt me atë që ata zogj do përfaqësojnë më pas si personazhe. Psycho (1960) – shfaqet në minutin e shtatë duke qëndruar te hyrja e zyrës së Marionit, atje ku i japin paratë të cilat I vjedh dhe arratiset. Family Plot (1976) – ai shfaqet si siluetë pas një dere xhami në gjëndjen civile. Atje ndodhet e verteta e asaj që ka ndodhur në back story. Zgjedh siluetën si formë ikjeje e figurës, për të lajmëruar tërheqjen e tij nga kinemaja. Rope (1948) – në fillim të planit sekuencë (ku përfshihet I gjithë filmi ) kalon nga e majta në të djathtë poshtë shtëpisë ku zhvillohet ngjarja. Frenzy (1972) – në minutin e tretë te turma buzë Tamizit si dëshmitar. Këtu zë fill edhe atmosfera e frikës dhe panikut në qytet. Dial M for Murder ( 1954) - Hitchcock-u del në foton e kolektivt të kolegjit atje ku për herë të parë vrasësi me pagesë shfaq shenjat e para të një krimineli. Kur fotoja shfaqet, dy personazhet flasin edhe për një shokun e tyre, Alfred, të cilin e akuzuan

Çani

KeArjan Pas fatkeqësisë që i nodhi, Rez Taci vendos të shkojë në Kishën e Laçit...

INFO ZONE 2

Rez Taci eshte konfirmuar dhe kete fillim viti si qimja e derrit. Sikur mos mjaftonte qe ia kishte paguar vete 50 mije lekshin e biletes Tan Priftit, Kesh-i i heq dritat gjate ndeshjes te merkuren midis Realit dhe Gramozit. “Une s’kam faj, i tha Prifti. Une jam specialist vetem per permbytjet, keshtu qe ose paguaj ndonje elektricist qe ti sjelle fet e fet dritat ose ik mbytu te liqeni artificial i Tiranes. Pastaj ty Rezart, nuk i dihet se mallkimi i kujt te ka zene: I kokes rrumballake te Meros, mallkimi i Bushatit qe i theve goten ne vrull e siper, i punetoreve te Armos qe s’u jep rrogen, i njerezve qe cmenden ne trafik neper Tirane apo i gazetareve te huaj sportive qe erdhen deri ne fund te dynjase pa dieta. Dhe ata te basteve do te te kene marre zet, se e bere balte me keto rezultatet e trukuara. Njecik teater duhet mo burre se e kuptuan te gjithe. Goli i Xhafes mbante ere lloto kine”. E di, iu pergjigj Rez Taci. Kam kohe pa vajtur ne vend te shenjte. Do shkoj te heq syrin e keq se nuk dua te perfundoj si Berluskoni me dhembe te thyer”...

Permbytja e madhe e zonave te Shkodres vuri perballe, sigurisht me argumenta te fuqishem, ish-miqte e vjeter Tan Prifti, Minister i KESH-it dhe Er Brace, deputet i Beratit... Gurin e pare e hodhi Brace mbi Priftin duke e akuzuar se kishte ikur me familjen ne Turqi per vit te ri. Imagjino cfare mekati sikur Prifti te kishte ikur me sekretaren... Prifti nga ana e vet, tregoi qe dinte dicka per gruan e Braces po qe s’donte t’ia thoshte publiksht... (sinkroni i Priftit). Brace u prek dhe tha te Mero Baze se ky sherr nuk ishte politik dhe se keto pune do t’i zgjidhte ndryshe... (sinkroni i Braces te Mero) Pronaret e tyre te perbashket vendosen te nisnin nje komision specialistesh per te vene ne vend nderin e tyre, por pastaj kuptuan se me kete pune meret Prokuroria... Ngaqe ky sherr mbante mire tek lajmet, Brace dhe Prifti vendosen me unanimitet ta lene fare punen e permbytjes dhe te sqarojne punen e familjeve. S’mund te rrime pa fund me e lagu se lagu. Pastaj dihet qe familja eshte e shenjte dhe per burra me te rendesishem…

Përmbytjet, nje çështje personale mes Braces dhe Priftit

INFO ZONE 3

U çmendën Çekët e Albanian Airlines apo donin t’ia fusnin Aliut ? Kete jave ndodhi nje ngjarje e pazakonte, sa e rende aq dhe qesharake. Dy pilote ceke te kompanise Albanian Airlines moren peng 110 pasagjere shqiptare te cilet me te veten ishin nisur per ne Bolonja te Italise dhe pa e kuptuar perfunduan ne Bratislave te Sllovakise. Nga lajmi i pare, mesuam qe rrogat e piloteve ceke, nuk paguheshin prej disa muajsh. Hapu qiell se u turperuam ne syte e dynjase. Ceket jane dhe njerez te qete nga natyra. Dhe kur u pushtuan nga ruset gjate pranveres se Prages, vetem sa i bene fotografi tankeve. Nuk para dallohen per rrembime udhetaresh qe nisen nga Tirana per ne Bolonja. Pasagjeret shqiptare nga ana e tyre, ishin gati te mblidhinin leke nga te vetat qe te paguanin pilotet vetem te mos hapej fjala qe shqiptari edhe kur ka linje avioni, te vjedh. Nje dore lekesh ishin gati te mblidhnin dhe

padrejtësisht për një krim të kryer nga njëri prej tyre. Spellbound (1945) – Në hyrjen e ashensorit të Empire Hotel ku Ingrid Bergman gjen Gregory Peck dhe vendos ta kurojë. Këtu ngjizet ngjarja por nga ana tjetër kjo cameo indikon edhe lokacionin e një tjetër ngjarjeje katalizator që ka ndodhur në back story dhe ka krijuar shqetësimet psikike te personazhi. Edhe te Lifeboat ku mundësitë janë shumë të kufizuara për një cameo, e gjejmë sërisht. Trupi mund të shfaqej sikur pluskonte mbi ujë, por do ishte e papranueshme që të shfaqej regjisori i vdekur. Hipja mbi varkë do implikonte marrëdhënien me karakteret e tjerë. Atëherë Hitchcock del në formë grafike si ilustrim në një gazetë e cila gjendet mbi ujë. Edhe një herë shënjohet vendi prej nga vijnë personazhet për të ngjizur story-n, bashkë me ta paralajmërohet edhe ardhja e rrezikut nga uji (dy gjermanët). Në gazetë shfaqen dy foto të Hitchcock-ut para dhe pas dietës ku ai ka humbur një të tretën e peshës. Ky raport koincidon edhe me humbjen e peshës në varkë, ku nga nëntë të shpëtuarit që hipin, tre vdesin. Dalje tjetër në formë grafike e Hitchcock-ut është edhe dalja e dytë te Rope – kur të ftuarit ikin dhe spektatori mendon se filmit po i vjen fundi pa u zbuluar krimi dhe pa u identifiku-

mediat e ndryshme qe e besuan lajmin me te paren. Por ne fakt, historia nuk ishte kaq e thjeshte. Info Zone mesoi se pronari i linjes Albania Airlines ishte nje Ali nga Azerbajxhani qe nuk donte t’ia dinte per konkurrencen e ndershme qe po i benin pronaret e nje linje shqiptare me kellqe dhe me lidhje te fuqishme lart... Aaaaa ok!!! Tani e kuptuam se ku fshihet lepuri, dmth zogu... I heqim licensen ketij Aliut te Albanian Airlines dhe nuk e kemi me neper kembe…dmth, neper ajer... E megjithate, edhe pertej ketij konspiracioni me konkurrente, ngushellues eshte fakti qe kjo histori mbaroi me kaq. Pasagjeret shqiptare qe ankoheshin per kushtet e hotelit ne Bratislave, te mbeldhin mendjen dhe te rrine rehat se jo per ndonje gje, por ka dhe me keq. (pamjet e kullave binjake ne 11 shtator)

ar vrasësi nga personazhet e tjerë. Nga jashtë dritares duket të pulsojë një logo me drita të kuqe e skicës së fytyrës së tij. Kjo është një ftesë që spektatori ta mbajë tensionin gjallë

sepse së shpejti cështja do të hapet sërish. Në drejtim të kësaj logoje gjuan me pistoletë edhe profesori në fund të filmit për të shpallur krimin.


16

E mërkurë 27 | Janar 2010 |

Krenar Zejno Krenar Zejno: Falënderime dhe urime për pjesëmarrjen në ekspo Onufri – “dëshirë dhe dëshmi”. Me shpresën se konaku i bisedës do të na shkojë mbarë edhe për nxënie, pikësëpari e sa për nxemje: domethënia e një piktori është ajo që ai mbërrin në tablo, apo ajo çka do të donte të mbërrinte, kur vepra diku e dëshmon atë? Zini Veshi: Padyshim domethënia e një piktori është e lidhur me rezultatin e punës së tij, të paktën për momentin, domethënë me çka ai arrin në tablo. Vepra e tij – pika ku ai mbërrin – është pasqyrë e tërë subjektivitetit të tij, dhe ka hapësira shumë më të mëdha sesa në rastin kur vepra arrin të dëshmojë dëshirat e artistit qoftë edhe thellësisht. Dëshirat, të çfarëdo forme qofshin, janë tepër të përcaktuara, dhe si të tilla bëhen, në një farë mënyre, pengesë për piktorin mbasi kështu ai synon që në fillim stacionin ku do të arrijë. Pa filluar ende të pikturojë, di fundin, rezultatin. E kjo bëhet një formë të menduari dhe të operuari tepër e konturuar, tepër e mbyllur, tepër e palirë, tepër e ngurtë. Rasti tjetër - kur artisti identifikohet me atë çka arrin në veprën e tij, të bën të mendosh që rezultati i punës së tij nuk është thjesht fryt i ideve fillestare, por edhe i fenomeneve që hasen gjatë rrugës rastësisht, spontanisht; mundësi të reja të pa paramenduara, që lindin në punë e sipër. Dhe këto janë të një rëndësie të pamatë për artistin-piktor, sepse në këtë mënyrë vepra mund të bëhet më komplekse dhe pasurohet pa fund. Një vepër arti e ndërtuar në mënyrë të tillë nuk ka ndonjë stacion të fundit për të ndalur, është më tepër si një spirale e pafund shtresash pikture, dhe thjesht është ndërprerë në një moment të caktuar; vepra bëhet “pikturë-proces” që pasqyron rrugën se si u ndërtua, bëhet dëshmi e: “çfarë ndodh në rrugë e sipër”; si një lum i rrëmbyer që krijon vetveten duke marrë gjatë rrjedhës ç’të mundë. Zejno: Cili do të ishte ai çast i lumë i plotërisë së tablosë, ku vektorët e forcave në të arrijnë të vendosin një paqe, në mos përfundimtare të paktën një, si të thuash, armëpushim? Sigurisht nëse kjo mundet të thuhet me përpjekjen mekanike të bisedës, që për piktorin është të shprehë me fjalë ndjesinë dhe sensacionet e aktit piktorik në tablo. Veshi: Kur u pyet Jackson Pollock se si e kuptonte kur puna kishte mbaruar, u përgjigj duke pyetur: si e dini se kur të mbaroni së bëri dashuri? Është vërtet moment i vështirë në fakt. Gjatë procesit të pikturës artisti mund të afrohet shumë me punën e tij, duke humbur kështu distancën e domosdoshme midis tij dhe veprës. E vështirë ta shpjegosh; mbetet një fenomen që nuk ka të bëjë shumë me intelektin, është më tepër i lidhur me botën e sensacioneve, ndjesive, dhe intuitën. Zejno: Me ç’duket, letërsinë na e bën këmbimi, ndeshja, paqtimi dhe udhakimi i përbashkët i fjalëve vargan, që më tej shtrihen, shtriqen, ngrihen, ndahen dhe secila kërkon hisen e vet të diellit, mandej të shtegut ku prapë diku takohen, e kështu më tej. Dhe ku ndjenja, frymërima, ritme e rima përplasen, puqen e luajnë…

Around the table, pikturë vaj, vepër nga Zini Veshi

Konak fjalë art Me piktorin Zini Veshi

Piktura? Veshi: Kjo lojë e pafund dhe intensive e elementeve është thelbi i pikturës, është zemra e saj, shtrati i saj abstrakt. Është, si të thuash, një lojë-betejë ku gjithçka është kundër gjithçkaje: kolori kundër kolorit, linja kundër linjës, vektorët e forcave kundër njëri tjetrit, materialiteti i mediumit të përdorur kundër gjithçkaje që cenon natyrën e vet, figuracioni kundër çdo gjëje që shqetëson figurshmërinë e tij, etj. Një beteje homerike ku të vrarët ngrihen nga pluhuri dhe luftojnë prapë, shtyjnë, godasin, kafshojnë dhe përqafojnë njëri-tjetrin. Dhunojnë hapësirat e tyre: deformojnë, ekzagjerojnë dhe kafshërojnë konfigurimin e tyre. Të duket sikur një zë ulërin nga dhimbja në një cep të tablosë, dhe një këngë qiellore ndihet në anën tjetër; një trompetë lufte çan qiellin në të majtë, një vello e tejdukshme bie në tokë në të djathtë; një dënesë e ndërprerë ndihet nga sfondi (background), një e qeshur e dhjamosur imponohet në foreground. Gjithçka ndodh përpara nesh, në një hapësirë të ngushtë dhe pa thellësi. Gjithçka përsëritet pafundësisht nën një ritëm gotik, dhe të krijon sensacionin e një simfonie qiellore; gjithçka përsëritet përherë nën një ritëm romanesk, dhe të krijon ndjesinë e një konstruksioni grotesk. Ritëm nëpërmjet përsëritjes. Përsëritje e pafund e elementeve me jetë të dyfishtë. Zejno: Epokat risjellin e përsërisin edhe mosmarrëveshjen midis të bërit të veprës së artit plot elemente jete të dyfishtë dhe ujdisë me realitetin për ta deshifruar, shpallur, bërë të njohur, gjer dhe shitur atë materialisht a shpëtuar moralisht. Ujdisja e

kësaj pjese reale të jetës së dyfishtë të veprës, pas pjelljes së saj i takon pra edhe administrimit nëpër ingranazhet e realitetit me të cilin, në fakt, arti është i përkundërt. Arti, sidomos piktura, në dekadat e fundit është derivati brenda caqeve normal i kësaj përplasjeje, apo një krizë më e thellë dhe pesimiste se kaq? Veshi: S’ka si të ishte ndryshe, vepra e artit dhe realiteti janë dy botë krejt të ndryshme. Para së gjithash në realitetin njerëzor mbisundon mesatarja, në art vetëm cilësia ka vend, dhe mundësisht sa më e lartë. Së dyti, vepra e artit është thellësisht krijuese, dhe operon gjithmonë me elementë e ndërthurje të reja (e panjohura është tepër e kërkuar); realiteti i njerëzve është i orientuar më tepër rreth përsëritjes së strukturave të njohura mirë, dhe mundësisht pa surpriza. Së treti, vepra e artit nuk ka ndonjë kuptim ose qëllim utilitar, në realitetin njerëzor vetëm objekt–komoditetet kanë kuptim. Për më tepër, problemi vështirësohet akoma më shumë me artin e pikturës, që është i vështirë për t’u kuptuar, dhe kaq shumë i keqkuptuar. Gjërat ndryshojnë kryekëput nën pikëpamjen e individit të veçantë ku arti merr kuptim dhe bëhet i domosdoshëm. Individë me predispozicion për të kuptuar e ndjerë veprën e artit, të kultivuar dhe me eksperiencë në këtë fushë, kanë nevojë psikologjike e shpirtërore për artin e pikturës, për heshtjen e saj të zhurmshme, për rrezatimin e saj plot mister. Këta bëhen atdheu i artistit. Vetëm në këtë pikë artisti-piktor nuk është më vetëm i vetmuar në mes të shkreti-

mit të shkretëtirës njerëzore, por është vetëm vetë i dytë. Vetmia e tij e madhe ka për ambient këtë shtresë të hollë individësh intelektualë, me të cilët hyn në atë marrëdhënie ku idetë e kohës gjithmonë janë rrahur dhe diskutuar. Midis tyre bëhet e mundur që shpirti i kohës të shprehet e të marrë formë. Vetëm kështu arti i madh është i mundshëm të vijë në jetë. E kundërta ndodh me komercializimin e tij. “Arti” nën këtë qiell të ri nuk është më shprehës i lartë i simfonisë madhështore të kohës së vet, por thjesht i nënshtrohet idesë së marketingut: kërkesë-ofertë si çdo objekt tjetër. “Arti’ tani është një ndër të shumtit objektkomoditetet e realitetit njerëzor. Nuk është më një dukuri tepër speciale dhe e veçantë e jetës. Tani gjithçka është art, dhe gjithkush është artist e mund të bëhet i famshëm të paktën për 15 minuta. “Arti” tani është zhveshur nga thelbi i tij, dhe nga tipari themelor i jetës së tij: nga ekskluziviteti i vet i pamëshirshëm. Tani është bërë inkluziv dhe në gjakun e tij kanë hyrë masat e stërmëdha të mediokërve. Ky është tipari i kohës tonë: zhvendosja e artit jashtë natyrës së tij, që do të thotë vdekja e tij. Është një lloj gllabërimi që realiteti njerëzor i ka bërë botës së artit. Do të shkëpus një fragment nga intervista “A life in theory” e Sylvere Lotringer, profesor i filozofisë dhe literaturës Franceze në universitetin Columbia dhe editor i Semiotext, dhënë për gazetën The Brooklyn Rail: “…Tani arti është bërë i shenjtë në mënyrën më të shpëlarë. Çdo gjë paksa e re mbulohet aty për aty nën lavdet e fryra dhe ënjtura të gjuhës kuratoriale, që është çfarë ka

ngelur nga teoria. Është një ndjesi ngjethëse rreth gjithë kësaj, sikur të qe një lloj marrëveshjeje e fshehtë, çdokush duke u përpjekur tej mase të jetë si në ekstazë rreth artit. Sikur gjithkush është në Prozak, të shqetësuar se mos rezerva mund të shterojë krejt papritur. Është eufori në prag të një shterimi mendor. Askush nuk dukej t’u besonte syve që mund të ishte kaq mirë dreqi ta marrë (so fucking good). Çdokush i ndjen sikur ata janë një falsitet, e gjithë situata është mashtrim kolektiv - vepra përfundimtare e artit. Ky është edhe lloji i ‘komplotit’ për të cilin Baudrillard fliste në librin e tij; arti që edhe duke u përkitur korporatave megjithatë vazhdon të pretendojë specifiken e tij... Rekrutuesit janë duke marrë në punë të diplomuarit më të fundit me Master në Fine Arts, jo që të bëjnë art, por që të jenë mendimtarë, novatorë dhe agjentë të ndryshimit në një ekonomi të re kreative” Një gjë e ngjashme i ndodhi teorisë në Francë në fund të viteve ‘70 kur “Filozofët e rinj” (Bernard - Henry Levy, Andre Glucksmann, etj.) po brohoriteshin nga shtypi Francez si e reja e së ardhmes së afërt. Deleuze pa në të fillimin e një ere të re, një rikthim tek ideja e një autori, dualizëm i thjeshtëzuar, koncepte të mëdha boshe. Qe marketim letrar ose filozofik. Që këtej e tutje, shkroi ai në “Rreth Filozofëve të Rinj dhe një problemi më të përgjithshëm”, nuk do të qe e nevojshme të lexoje vetë librat, pse gjithë çfarë duhet është të arranxhosh artikujt në shtyp, intervistat, konferencat, programet e radios dhe televizionit, polemikat në media për të tërhequr vëmendjen e publikut, etj. E gjitha kjo, ai shtoi ironikisht, “nuk e pengon atë që të bëhet modernizëm i thelle, një analizë që përkryeshmërisht i përshtatet peizazhit dhe tregut… Ndërsa teoricienët si Roland Barthe ishin duke përkrahur “vdekjen e autorit” media thjesht nxitoi të okupojë vendin dhe të vendosë autorët e saj të pëlqyer, dhe në të njëjtën kohë të përdorte vetveten si një arbitër të mendimit. Deleuze e quajti këtë: Horror. Çfarë ndodhi atëherë u pa mirë nga çdokush: ishte fundi i ‘Teorisë Franceze” si lëvizje intelektuale. I njëjti tmerr po i ndodhte arteve kontemporane. Arti nuk është bërë më nga artistët, por nga galeristët, recensuesit, intervistuesit, thashethemexhinjtë e kolonave, e orkestruar kjo nga koleksionistë të pasur dhe të përkrahur nga bankat dhe institucionet e fuqishme të artit me influencë globale. Siç shihet kriza e sotme në botën e artit është shumë më e thellë dhe më pesimiste sesa do të ishte thjesht nga përplasja e dy botëve pa asgjë të përbashkët. Tmerri i vërtetë është fakti që qenia mesatare dhe e rëndomtë sa s’ka ku të vejë më, sot është artist i suksesshëm. Vetëm në këtë pikë pesimizmi s’ka kufi; gjendja duket e pashpresë, jeta bëhet e pakuptimtë dhe pa interes, mërzia dhe bezdia ngjyros gjithçka, dhe banaliteti sundon gjithkund. Nga ana tjetër për artistë të talentuar është një kohë e favorshme për të krijuar vepra të vërteta arti. Talenti i sotëm ka çfarë të zgjedhë, të kombinojë e të ndërtojë nga tërë kjo trashëgimi e pasur e artit të bërë nga breza artistësh të mëdhenj e të fisëm. Nga kjo pikëpamje koha që po jetojmë është e jashtëzakonshme për të krijuar art të vërtetë.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.