Gazeta Express

Page 4

K

4

Politikë redaktor: Artan Mustafa e-mail: artan.mustafa@gazetaexpress.com tel: 038 542 270 fax: 038 542 270-2

E martë, 1 prill 2008

Dyshtetësia është e garantuar Me t'u emëruar ambasador i Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter Steinbach, deklaroi të hënën në Prishtinë se Berlini zyrtar beson në integritetin territorial të Kosovës, si një faktor shumë i rëndësishëm për vendin. Dieter Steinbach i bëri këto deklarata pas një takimi që zhvilloi me Presidentin Fatmir Sejdiu, nga i cili morri mesazhet e institu-

cioneve të Kosovës për zhvillimin politik, ekonomik dhe institucional të vendit si dhe angazhimin drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Duke folur për dyshtetësinë e qytetarëve të Kosovës si çështje që rregullohet edhe me të drejta ndërkombëtare, ambasadori gjerman nuk dha ndonjë koment nëse duhet t'u lejohet apo jo ser-

bëve kosovarë të votojnë për zgjedhjet e tyre në Serbi. "Dyshtetësia është e lejuar edhe sipas të drejtave ndërkombëtare dhe duhet të respektohet. Megjithatë unë dhe Qeveria ime besojnë se integriteti territorial është një faktor shumë i rëndësishëm për Kosovën", u shpreh ambasadori gjerman në Kosovë, Dieter Steinbach.

Martti Ahtisaari dhe Albert Rohan prej sot nuk janë më punonjës të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Mbyllja e mandatit të tyre është pranim indirekt i realitetit nga OKB se pas shpalljes së pavarësisë statusi i Kosovës është definuar. Bekim Greiçevci FOTO:WHITE HOUSE

Bota t'i ndihmojë Kosovës Presidenti i SHBA'së George Bush thotë se Kosovës i duhet ndihma e botës që të qëndrojë në këmbët e saj për çka sipas tij duhen 10 -20 vjet. Bush ka thënë se SHBA'të kanë ndërmend ta ndihmojnë Kosovën. Prishtinë 31 mars — Presidenti i SHBA'së George W. Bush ka deklaruar se Kosovës do t'i duhen 10 deri 20 vjet ndihmë që më pas të qëndrojë në këmbët e veta. Në një intervistë për gazetën gjermane "Die Welt" Bush ka thënë se bota duhet ta ndihmojë Kosovën duke theksuar se SHBA ka ndërmend të bëjë një gjë të tillë në të ardhmen. "Është shumë e rëndësishme që t'u ndihmohet shteteve që të dalin nga situatat e vështira që të bëhen demokraci. Pikërisht për këtë jam i kujdesshëm kur është fjala për afatet kohore, por jam i bindur se Kosova do të bëhet e tillë" ka thënë Bush. Ai ka theksuar se është i bindur se nëse njerëzve duhet tu jepet shansi që të ndjekin parimet sipas të cilave njeriu duhet të jetë i lirë. "Nëse njerëzit marrin shansin, atëherë me vendosmëri kuptojnë interesat e tyre në një shoqëri të

lirë. Gjithsesi kjo mund të jetë e vështirë. Është e vështirë edhe në Irak edhe në Afganistan. Edhe në Kosovë kjo gjithsesi duhet të jetë një proces i vështirë. Historia e tregon se ky hap nuk është asnjëherë i lehtë, por është i nevojshëm", ka thënë Bush. Presidenti amerikan ka thënë se në rastin e Kosovës "për fillim do të jetë një lloj pavarësie mbikëqyrur mirëpo populli i Kosovës ka mundësi t'ia dalë, për çka pjesa tjetër e botës duhet t'i ndihmojë". "SHBA gjithsesi dëshiron ta bëjë

këtë", ka thënë ai. Duke folur rreth qëndrimit të Rusisë se rasti i Kosovës do të mund të trimërojë pakicat etnike në tërë botën të luftojnë për shtetet e tyre, Bush ka thënë se shteti jugosllav është shpartalluar duke theksuar se nuk pranon argumentimet ruse. "Rajoneve si Abkhazia dhe Osetia Jugore do t'u rekomandoja që të mos iniciojnë lëvizje të njëjta për pavarësi. Në lidhje me këtë ne jemi duke bërë negociata intensive me Gjeorgjinë," ka thënë Bush.

Është shumë e rëndësishme që t'u ndihmohet shteteve që të dalin nga situatat e vështira që të bëhen demokraci...jam i bindur se Kosova do të bëhet e tillë.”

Shpresojmë se Ukraina do ta njoh Kosovën

Shtetet e Bashkuara shpresojnë se Ukraina do ta njoh pavarësinë e Kosovës, ka thënë Presidenti George Bush në një intervistë për një gazetë ukrainase. "Ne shpresojmë se Ukraina do ta njoh pavarësinë e Kosovës ashtu siç kemi bërë edhe ne", ka thënë ai në prag të vizitës në Ukrainë të George W. Bush hënën.

bekim.greicevci@gazetaexpress.com

Prishtinë, 31 mars — ta kishin nisur me bujë misionin e tyre të gjetjes së një statusi për Kosovën në vitin 2005, pas një periudhe të gjatë të harresës që prodhonte stagnim. Gati dy vjet e gjysmë që nga emërimi i tyre, Martti Ahtisaari dhe Albert Rohan kanë mbyllur mandatin në një stil krejt të kundërt - në heshtje dhe të ngarkuar me punë tjera. Zyra e Martti Ahtisaarit, të dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për procesin e statusit të Kosovës (UNOSEK) me seli në Vjenë, prej sot nuk ekziston më. "Sot është dita e fundit e punës për UNOSEK'un", ka konfirmuar të hënën për Express, zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve Bashkuara, Brenden Varma. Kah fundi i shkurtit të këtij viti, disa ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Emisari Ahtisaari i kishte rekomanduar shefit të tij, Ban Ki-Moon, që të pushojë funksioni i të dërguarit të posaçëm për statusin e Kosovës dhe të mbyllet UNOSEK'u duke argumentuar se puna e tij kishte përfunduar. Kreu i OKB'së ka pranuar rekomandimin e Ahtisaarit dhe menjëherë kanë filluar procedurat për shuarjen e plotë të zyrës në Vjenë. "Ahtisaari nuk

PRO është më i Dërguar i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm për statusin e Kosovës", ka konfirmuar Varma. Përfundimi i mandatit të Ahtisaarit dhe mbyllja e UNOSEK'ut në Vjenë nga Ban KiMoon mund të interpretohet si pranim i realitetit nga kreu i OKB'së se pas shpalljes së pavarësisë, statusi i Kosovës është definuar dhe nuk ka më nevojë për kurrfarë bisedimesh, pa marrë parasysh qëndrimin e Serbisë, dhe mbështetës së saj, Rusisë. "Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit, është vendosur që të mos vazhdohet puna e


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.