Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 74

365 ditë n'internet

pak internetin dhe gjeta citatin nga Martin Luther King: “Mësuam të fluturojmë si shpendë dhe të notojmë si peshq, por nuk mësuam si të jetojmë si vëllezër”. Mosha trevjeçare nga Hana Marku_ 15 shkurt 2011 Pra i kemi tre vjet. Nuk kam nevojë t’ju tregoj sesa gjëra duhet të përmirësohen, dhe ndryshohen, dhe revolucionarizohen në Republikën tonë të vogël. Nuk kam nevojë t’ju tregoj se jemi të varfër, kemi politikanë të korruptuar dhe jemi shumë larg nga anëtarësimi në BE. Kjo nuk do të jetë një rapsodi e fjalëve boshe patriotike, por një përkujtim se pse duhet të ndiheni krenarë që jeni kosovarë. “Pse të jemi krenarë? Ne jemi aq të korruptuar, të prapambetur, pasivë, prapa –” Për këtë përgjigjja ime është: jo, nuk jemi. Ne jemi ata që mbijetuam kohë të errëta. Ne jemi të rinjtë që largohemi dhe japim diçka nga vetja. Ne jemi të rinjtë që qëndrojmë prapë dhe japim gjithçka nga vetja. Ne jemi ata që nuk jemi të korruptuar, nuk jemi të prapambetur, nuk jemi pasivë, nuk jemi prapa.... Ne jemi ata që flasim më shumë se tri gjuhë të huaja. Ne jemi ata që shkojmë në Universitetin e Prishtinës dhe ata që shkojmë në Cambridge. Ne jemi ata që shkojmë në punë çdo mëngjes pa vjedhur, pa mashtruar ose gënjyer. Ne jemi ata që i trajtojmë vëllezërit dhe motrat tona njëjtë. Ne jemi ata që kujdesemi për prindërit kur ata nuk mund të kujdesen më për ne. Ne jemi ata që ngazëllehemi nga librat, nga muzika, arti, shkenca. Ne jemi ata që përlahemi përderisa mbajmë mendjet e hapura për të tjerët. Ne jemi ata që dëgjojmë përderisa mbesim kritikë. Ne jemi ata që mërzitemi kur ndodhin padrejtësi – dhe bëjmë diçka për këtë. Ne jemi kreativë pa ndonjë shpërblim. Ne jemi ata që fillojmë gjërat nga e para. Ne jemi ata që punojmë si duhet dhe dashurojmë si duhet. Kjo është pjesa më e madhe e njerëzve që ju i njihni, dhe ju jeni njëri prej tyre. Kjo është Kosova ime. Nuk dua të dëgjoj më komentet vetënënçmuese sesi thelbësisht në shpirtin tonë ne jemi të paturpshëm, jemi budallenj ose jemi përtej shprese. Nuk dua që asnjë kosovar kudo që është të ndiejë se duhet t’i vijë turp për atë çfarë është apo prej nga është. Gjithashtu nuk dua që asnjë kosovar kudo që është të ndiejë se është nga një popull i martirizuar. Dëshmor është një tjetër fjalë për viktimë. Nuk jemi më viktima. Jo më martirizim ose fjalë të mëdha boshe. Jo më njerëz të vjetër. Jo më tesha kat, jo më kravata, jo më programe të lajmeve të dominuar nga burra të vjetër e të kalbur. Jo më Milaim Zeka. Jo më libra për të kaluarën e përgjakshme. Jo më telenovela. Jo më tallava. Kosova që unë e njoh është ajo ku kam takuar njerëz të ndershëm, fqinjë të mirë, miq të vjetër dhe mendimtarë të mëdhenj. Kjo jemi ne, tani. Kemi qenë të rrëmbyer nga diçka që nuk jemi, nga njerëz të cilët janë të frikësuar dhe lakmitarë. Ata kanë marrë fytyrën tonë të vërtetë dhe e kanë kthyer përmbys. Nuk do të jetë gjithmonë kështu. Ne nuk jemi politikanët tanë. Është e lehtë të hutohesh dhe frustrohesh, përderisa pret të formohet një qeveri e re, të hetohet raporti i Martyt, pret njohje ndërkombëtare, pret EULEX-in të përfundojë misionin e tij, vizat të liberalizohen, vende të punës të shfaqen, diplomat të jenë përsëri kuptimplotë dhe të vijë pranvera. Këto gjëra nuk duhet të na dëshpërojnë, edhe pse mund të na tërbojnë. Kjo nuk ka të bëjë me injorim të realitetit apo të qenit i madhërishëm. Kjo nuk ka të bëjë me idealizim të së kaluarës, ka të bëjë me festimin e asaj që është këtu tani – atë që harrojmë që e kemi në duart tona përderisa kthehemi drejt së ardhmes. Në ditëlindjen tonë të tretë, le të kujtojmë kush jemi.

74

kosovo 2.0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.