Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 61

kosova: Zgjerimi i horizonteve

nga kreshnik hoxha / ilustrimi driton selmani

Për disa është vend, e për të tjerët provincë – Kosova, me kufijtë e saj në formë rombi, ofron një udhëtim tejet aventuror për ata turistë që duan të zhyten në adrenalinën e tyre dhe t’i kapërcejnë paragjykimet. — Disa shprehin shqetësim për ta vizituar Kosovën, për shkak të mbetjeve të radioaktivitetit nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. E çfarë dinë ata! Nëse mutacionet nga radioaktiviteti do ka kishin kryer punën e vet, sigurisht që qelizat e trurit tonë do të ishin riprodhuar gjithashtu! Tani, mjafton vetëm të shihni udhëheqjen e shenjtë të Kosovës dhe ta kuptoni se asnjë riprodhim qelizash trunore nuk ka ndodhur që nga viti 1999. Kjo provon se radioaktiviteti në Kosovë nuk ekziston, njësoj siç nuk ekziston as liria e lëvizjes. Kjo duhet t’ ju lehtësojë pak dhe t’ ju shtyjë ta vizitoni Kosovën. Ju garantojmë se horizontet tuaja të kulturës, të imagjinatës dhe të absurditetit do të zgjerohen. Përpara se ta vizitoni Kosovën, ju hyni në “Wikipedia” dhe kërkoni informacione për të. Ide e mençur! Por, ditën tjetër do ta shihni se emri i vendit ka ndryshuar në “Kosova dhe Metohija”. Por, mos u shqetësoni fort. Disa njerëz në Ballkan e shfryjnë imagjinatën e tyre me punë të tilla, pavarësisht faktit se emri zyrtar i vendit është “Republika e Kosovës”. Me të arritur në kryeqytet (në Prishtinë), ju mund të zgjidhni të qëndroni në Grand Hotel Prishtina, një hotel me 5 yje që ofron një atmosferë të këndshme dhe një shërbim të tmerrshëm sipas standardeve të viteve ’80. Ndërsa jeni në hotel, duhet të provoni efektet rinuese dhe qetësuese të pishinës së vet me famë botërore. Merrni me vete kostumin tuaj të zakonshëm të banjës dhe sigurohuni që të shtini pakëz imagjinatë në të, përndryshe notimi mund të jetë sfidues. Arkitektura e qytetit i lë pa frymë vizitorët: planifikimi #1 IMAZHI VERË 2011

urban me një profesionalizëm prej budallai do t’ ju mbysë. Ne jemi të njohur për disa gjëra. Tregojmë histori interesante konflikti, bëjmë kryelajme të hatashme dhe gatuajmë ushqim të shijshëm. Me të provuar pak nga ushqimi vendës, do ta pyesni veten se çfarë keni qenë duke ngrënë deri tani. Zakonet e pijes në Kosovë janë një tjetër kotësi. Të detyrojnë të pish një lëng përvëlues në një gotë tekile. Do të tërhiqesh menjëherë i tmerruar, por ndjenja që të jep pas një gllënjke do t’ ju ngrohë edhe më tepër me vendin. Quhet: efekti raki. Ah, edhe diçka tjetër. Pavarësisht faktit se jeta e natës në Prishtinë vazhdon deri në orët e para të mëngjesit, ju mund të dëgjoni disa zëra interesantë që vijnë nga çdo cep i qytetit. Nuk janë karioke. Është thirrja për lutjen e mëngjesit që vjen nga xhamitë. Nëse habitesh, ngaqë në mëngjes ke parë Katedralen e madhe në mes të qytetit, atëherë bën mirë të lexosh për Perandorinë Osmane. Nëse mendon se nuk ia vlen mundimi, atëherë mund t’ ju nevojitet ta zgjeroni pak më shumë horizontin tuaj kulturor. Dhe nëse feja dhe pija ju ndërlikojnë për së tepërmi, atëherë është mirë që ta rrisni efektin me raki. Në fund, kur të ktheheni në shtëpi, patjetër që do t’ ju bëjnë pyetje për përvojat e udhëtimit. Varet prej jush se çfarë do të thoni. Por, mos harroni t’u thoni njerëzve se këtu ka jetë, në një shoqëri të gjallë – dhe me potenciale. Nëse dëshiron që ta shesësh vërtet mirë përvojën tënde, ju lutemi të kurseheni e të mos i përmendni udhëheqësit e vendit. Përndryshe, miqtë tuaj mund të mendojnë vërtet të shkojnë të jetojnë në ndonjë planet tjetër. — K 61


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.