Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 55

me vendosmëri: ajo duhej të ishte elastike me rregullat e hollësishme, por jo-elastike me parimet bazë; duhej të ishte vëzhguese dhe monitoruese e atyre në pushtet, jo mikja apo e besuara e tyre; duhej të përfaqësonte interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia para tyre. Njësoj si njeriu, edhe ekzistenca e ICO-së ndahet në tre faza: rininë e saj, ku punoi për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës; moshën madhore, ku kërkoi politika të mira prej tyre; moshën e tretë, ku e humbi shikimin dhe zërin e vet. Gjatë jetës së vet, nën ndikimin në rritje të SHBA-së, ICO-ja lëvizi gradualisht drejt së dytës prej secilës nga ato tri palë alternative. Ky ishte një gabim strategjik rrënjësisht i pafalshëm dhe në masë të madhe në mënyrë të ndërgjegjshme. Kur ICO-ja, me anë të një arsyetimi, i shtyu zgjedhjet që duhej të mbaheshin nëntë muaj pas shpalljes së pavarësisë, ajo e deklaroi se pse kishte ndodhur. Ngriti komuna të pakicave në mbarë Kosovën dhe shënoi kufirin me Maqedoninë, por heshti për amnistinë jokushtetuese sipas së cilës për çdo vit presidenti i Kosovës liron në mënyrë arbitrare rreth 6 për qind të të burgosurve për të kremtuar përvjetorin e shpalljes së pavarësisë; heshti për shkarkimin e paligjshëm të guvernatorit të bankës qendrore; heshti për pëdorimin nga qyteti i Prizrenit të një steme që ka qenë shpallur jokushtetuese. Dhe kur u mbajtën zgjedhjet, ngurroi një kohë të gjatë përpara se të bënte publike mashtrimet që kishte parë dhe pastaj me shumë kujdes shmangu deklaratën nëse zgjedhjet ishin apo jo të lira dhe të drejta. Decentralizimi dhe kufijtë e saktë janë të rëndësishëm, por sundimi i ligjit dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe në kohë, janë të nevojshme dhe ndoshta edhe kusht i mjaftueshëm për demokracinë: sjellja e ICO-së nënkupton se nuk i intereson dhe aq shumë demokracia, dhe i përforcoi shkaqet bazë të imazhit të keq të Kosovës. E theksoj foljen “përforcoi”, pasi këto shkaqe nuk janë krijuar prej ICO-së, dhe nuk mund t'i atribohen cilësisë së elites kosovare. Mashtrimi në zgjedhje u përfol gjerësisht në shtyp, por nuk ndezi protesta të efektshme, dhe asnjë fjalë nuk u tha për ato amnistitë e përsëritura, apo për mesazhin e tmerrshëm që nënkuptohej nga lidhja e tyre me shpalljen e pavarësisë. Në të vërtetë, mashtrimi i zgjedhjeve pritej dhe është një sëmundje që kërkon kohë të shërohet, por nuk kishte asgjë të pashmangshme lidhur me ato amnistitë skandaloze. Heshtja më befasoi më shumë mua se ICO-në. Sa për ekonominë, fushën time të përgjegjësisë, ICO-ja nuk bëri mjaftueshëm (për shembull, zgjodhi t’i rrinte larg autostradës së trazuar me Shqipërinë) dhe nuk i ndihmonte të tjerët që të bënin punën e tyre: në vend se t’ia jepte zërin dhe pushtetin e saj institucioneve (Komisionit Evropian, FMN-së, Bankës Botërore) që e kanë aftësinë për të ngritur një rrugë të besueshme për zhvillimin e Kosovës, ajo shpesh zgjodhi të mos e harxhonte “kapitalin e vet politik” për të luftuar “luftrat e të tjerëve”. Një përqasje kjo që pasqyron – në interpretimin e vet më të mirë – pikëpamjen e gabuar që ICO-ja bën më mirë t’i harxhojë “kapitalet” e veta për të konkurruar me të tjerët për vëmendjen e qeverisë. Në fakt, kur u plak, ICO-ja shkoi te qeveria dhe i tha: “Shiko, e humba shikimin dhe zërin: por, nëse i bën këto dy-tre gjëra për mua (ai foli për një komunë duke ia ngatërruar emrin dhe për ligjet në disa monumente mesjetare) unë nuk do të të kritikoj kurrë në sy të qytetarëve”. Djaloshi qeshi, priti aq sekonda sa ta turpëronte zotërinë e moshuar që kishte folur, dhe tha “OK”. Në atë pikë, burri i shkurtër, i shëndoshë e qeros, që shoqëronte zotërinë, ia tundi kokën në heshtje djaloshit, ia futi krahun plakut dhe e nxorri atë nga dhoma. Por, nëse heshtjet dhe mosveprimet e shkuara të ICO-së e kanë dëmtuar Kosovën, së fundmi ato janë bërë kaq të shpeshta saqë janë bërë edhe të parëndësishme, dhe Kosova

#1 IMAZHI VERË 2011

(2.) Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është misioni më i madh civil i vendosur diku ndonjëherë. EULEX-i përfshinë policinë, gjyqtarËt dhe prokuroret nga 26 shtete anëtare të BE-se dhe pesë shtete të tjera, duke përfshirë Kanadanë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. (foto visar kryeziu)

— ICO-ja duhej të ishte vëzhguese dhe monitoruese e atyre në pushtet, jo mikja apo e besuara e tyre; duhej të përfaqësonte interesat e qytetarëve të Kosovës, e jo ta mbronte qeverinë nga llogaridhënia para tyre. ➳ 55


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.