Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 46

Fisnik Ismaili i dha Kosovës së pavarur simbolin e saj; tani tregimet komike digjitale shprehin shkurajimin e tij. nga Nate Tabak ­— Në hijen e Xhamisë 550-vjeçare të Sulltanit, premtimi i shkelur i një kombi të sapolindur shtrihet i shkatërruar në zyrën e një agjencie publicitare në Prishtinë. Çmime të shumta e zbukurojnë dhomën e ndriçuar zbehtë të Ogilvy Kosovës. Ndër ta është edhe çmimi Clio për arritjen kurorëzuese të Fisnik Ismailit, Drejtorit Kreativ: NEWBORN, skulptura tipografike që promovonte Kosovën e pavarur. Po pres Ismailin i ulur në një divan prej lëkure të zezë dhe duke pirë çaj të ëmbël turk. Para gjashtë muajsh, e takova këtu për herë të parë. Ishte tetor, vetëm dy javë para se të rrëzohej qeveria e Kosovës. Ismaili kishte një prirje marramendëse. Ai ishte në udhëheqjen e një Partie të sapokrijuar, Partia e Frymës së Re, e quajtur shkurt FeR. Themeluesit me mendësi perëndimore ishin të favorizuarit e medias ndërkombëtare dhe inteligjenca e Prishtinës ishte plot shpresë se FeR-i mund t’i jepte

një goditje sado të vogël makinerisë politike të korruptuar të vendit. “Jemi në rrugë të mbarë”, më tha. FER-i kishte marrë pak më shumë se 15.000 vota në zgjedhjet e para në vend, të cilat ishin dënuar si të manipuluara. Për shkak të pragut të 5-përqindëshit, partia nuk mund të merrte as edhe një vend të vetëm në Kuvend. FER-i u shpërbë pas disa muajsh. Në kohën kur Ismaili hyri në zyrën e tij për takimin me mua në këtë pasdite prilli, nga çaji më kishte mbetur vetëm shija e tij e ëmbël në gojë. “Çaji është vërtet shumë i mirë”, i them, i impresiunuar që agjencia e tij funksionon edhe si çajtore. “Unë pi 30 gota në ditë”, thotë Ismaili ndërsa një vajzë e re ia sjell gotën e tij. Kjo mund ta shpjegojë pse Ismaili është i trazuar e gjithë djersë në ballë. Ai është një burrë trupmadh. Nuk është thjesht i madh fizikisht, por është nga ata njerëz që edhe i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra di të imponohet. Madje, edhe pëshpëritjet e tij kanë një cilësi shurdhuese te të tjerët. Por, ai nuk do t’ia dijë për konkurrencën, që në atë çast është një goditje çekani në derën aty pranë.

46

kosovo 2.0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.