Kosovo 2.0 Image Issue, Albanian

Page 42

të gjatë për të përshkuar para se edhe vendet e tjera të botës ta pranojnë si një shtet të mirëfilltë sovran. Ndërkohë, disa thonë se është koha që Kosova të nisë të shikojë përbrenda vetes. “Tash për tash, ne po kujdesemi për fasadën, ndërkohë që shtëpia është hallakamë. Më parë duhet të pastrojmë shtëpinë dhe kjo nuk është e vështirë”, thotë Bajri me sarkazëm. “Ne thjesht duhet të mos e mashtrojmë më veten, të mos mburremi më me identitetin kombëtar dhe tërë ato mite e legjenda për 'të kaluarën tonë të lavdishme'. Këto mund të duken të lezetshme, motivuese e stimuluese, por më vjen keq që ju sjell lajme të këqija: kjo është epoka e arsyes. Shoqëritë e përparuara po e dërgojnë identitetin kombëtar në muze, sepse aty e ka vendin. Tani është koha për një identitet shoqëror”. — K

— “Ne jemi parë ndonjëherë nga

perspektiva fetare... Unë shpresoj që arsyeja pse jemi lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave dhe jemi penguar edhe në shumë aspekte të tjera të mos jetë përkatësia fetare myslimane.”

Shpend Lala, 28 SPECIALIST PËR TEKNOLOGJI INFORMATIVE

42

kosovo 2.0


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.