Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 47

Turne një-ditore

COMMAG TRAVEL

Mitrovica, Stan Tërgu, Shala e Bajgorës Pikat kryesore • Vizitë në fshatin Stan Tërg dhe Muzeun e Kristaleve • Dëgjoni për historinë e minierës së Trepçës nga menaxheri i minierës • Demonstrim i gatimit tradicional • Alternative , vizita në Shpellat e Kristaleve Nisja nga Prishtina drejt Mitrovicës për të vozitur në fshatin e Stan Tërgut ku ju do të vizitoni Muzeun e Kristaleve. Mësoni për historinë e minierave të afërme nga menaxheri i minierës së Trepçës, e cila gjatë kohës së Jugosllavisë ishte pronë e njërës nga kompanitë më të mëdha në vend. Do arrini në Bajgorë dhe kënaqeni më një kafe turke dhe ujë mineral nga burimet e freskëta të Shalës së Bajgorës. Shikoni demonstrimin e gatimit të “Flisë” dhe qengjit të pjekur në mënyrë tradicionale me spinaq. Në Shalë ne do të dëgjojmë performancën e llautës tradicionale të bariut, do takohemi me gjuetarët lokal dhe informatorët, do provojmë ujin natyral të Shalës, shikojmë florën e shumëllojshme, duke përfshirë barishtet mjekësore të Maleve të Shalës së Bajgorës, do të vizitojmë “shtegun e garave” – një fenomen natyror i një fushe ku bari mbetet i gjelbër gjatë gjithë vitit, edhe gjatë dimrave më të ftohtë. Gjatë vizitës në Shalën e Bajgorës, ne do të takohemi edhe me artistët akademik të Mitrovicë. Kënaquni me performancën nga një grup shqiptar në Motel Dodona dhe do kemi darkë me ushqime tipike të Shalës së Bajgorës: Flia e shërbyer me ajkë, jogurt dhe djathë të bardhë, mish qengji të pjekur në furrën klasike të gurit, verën e Kosovës, mish të tharë, pite me spinaq dhe kos. Kthimi në Prishtinë.

COMMAG TRAVEL

Commag Travel, Mitrovicë Tel: +381 (0) 28 532 940 Mob: +377 (0) 44 200 458 Email: commag_travel@hotmail.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.