Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 3

Turne dy-ditore

Qyteti i Prizrenit dhe veraria e Rahovecit

Pikat kryesore • Një vozitje skenike përmes Grykës së Caralevës • Turne e udhëhequr në terrenet historike të Prizrenit, të cilat datojnë nga Perandoria Romake dhe ajo Osmane • Darkë tradicionale e Kosovës me pamje në Malet e Sharrit • Degustimi i verës në Verarinë Stone Castle, më e madhja në Evropën Juglindore. Me nisjen nga Prishtina, ne do vozisim përmes Grykës së bukur të Caralevës dhe të arrijmë në Prizren për një turne me ciceron nëpër qytet. Ne do të vizitojmë Kalanë e Prizrenit, e cila daton që nga Perandoria Romake, si dhe Xhaminë dhe Hamamin e Sinan Pashës nga koha Osmane. Ne po ashtu do ta shohim pemën e vjetër 200 vjeçare, Monumentin e Lidhjes së Prizrenit që përkujton nacionalizmin shqiptar në Perandorinë Osmane, Katedralen Katolike të shekullit 15, verarinë Stone Castle – veraria më e madhe në rajon, si dhe bodrumin e Familjes Daka. Në restorantin “Te Syla” në Prizren ne do t’i prezantojmë grupit “Qoftet e Prizrenit” dhe specialitete tjera të shijshme të rajonit. Qëndrimin do ta bëjmë në kompleksin turistik të sapo rinovuar SHARRI, në Malet e Sharrit mbi Prizrenin.

Kosovo Tourism Group

Adresa: Sheshi i Nënës Terezë p.n. 10 000, Prishtinë Tel: +381 (0) 38 220-201, Mob: +377 (0) 44 241-035 (Alb) Email: info@ks-tourismgroup.com Web: www.ks-tourismgroup.com


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.