Katalogu i ofertave turistike të Kosovës

Page 16

Turne një-ditore InTOURS & Travel

Vranoci nëpër shekuj Pikat kryesore • Mësoni për historinë magjepsëse të këtij rajoni duke shëtitur nëpër Pejë, fshatin Vranoc dhe fshatin Llukë • Kënaquni me mikpritjen tradicionale dhe mësoni për “teknikat e prodhimit” • Vizitoni Kullat tradicionale (shëtpitë e vjetra prej guri) të njerëzve të suksesshëm në sferën ndërkombëtare nga Kosova dhe dëgjoni për tregimet e tyre • Vizitoni fshatin e Deçanit, Grykën magjepsëse dhe Manastirin e Deçanit

Pejë Filloni shëtitjen në Pejë dhe vizitoni tregun e vjetër të Pejës, Çarshinë e Pejës, Muzeun e Pejës, Institutin për mbrojtjen e trashëgimisë, dhe Monumentin Mulliri tradicional dhe Kullën e Haxhi Zekës, një patrioti nga Peja, i cili ka luftuar kundër sundimit osman për 30 vite. Vranoci Vazhdoni deri në Vranoc dhe kënaquni me mikpritjen tradicionale të “Bukë, kripë e zemër”. Vizitoni monumentin e heroit të luftës Ardian Krasniqi, zonat arkeologjike osmane dhe xhaminë. Në Vranoc, ju po ashtu do t’i vizitoni “Kullat” e njerëzve të njohur dhe të suksesshëm të Kosovës dhe do dëgjoni tregime nga anëtarët e tyre të familjes. Do të dëgjoni historinë e familjes Krasniqi nga Sherif Krasniqi, anëtari më i vjetër i familjes dhe takohuni me familjen e Harri Bajraktarit, një prej kosovarëve më të suksesshëm të Kosovës në SHBA. Ju po ashtu do të mësoni për teknikat e vjetra të prodhimit me rastin e vizitës në Mullirin e gurit të vjetër dhe shihni “valavicën” që është përdorur për larjen e rrobave në kohët e vjetra.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.