Revista e studenteve te Universitetit te Prishtines "Hasan Prishtina "Bota e Re"

Page 4

DITORIAL

EDITORIAL

BOTA E RE nr. 13

“SHQIPËRIA ETNIKE”

Kemajl BERISHA

Identiteti ynë kombëtar dhe nacionalizmi kanë qenë gjithmonë fjalët e para të udhëheqësve të Shqipërisë. Për bashkimin e shqiptarëve më së shumti kanë punuar shqiptarët që kanë qenë jashtë shtetit të cunguar të Shqipërisë që mbushi 100 vjet më 28 Nëntor të vitit 2012. Një pjesë e qëllimit është arritur me luftën e Kosovës, e cila ka përfunduar në qershor të vitit 1999, e ku fitues dolën shqiptarët e Kosovës. Vlen të theksohet se megjithë fitoren e Kosovës ndaj Serbisë, rruga e bashkimit kombëtarë nuk u hap. Në fakt, situata u bë më komplekse kur në vitin 2008 Kosova shpalli pavarësinë e saj, duke u bërë me një flamur dhe një Kushtetutë e cila e ndalon bashkimin kombëtar. Ky cungim i së drejtës së shqiptarëve të Kosovës është bërë nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar. Në prag të 100 vjetorit të shtetit shqiptar udhëheqësit e të dyja shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë, dolën me deklarata të mëdha për bashkimin kombëtar. Nga këto deklarata u trembën shumë shtete në rajon. Deklaratat e tilla ndikuan tek Komisioni Evropian, i cili reagoi me vendosmëri kundër tyre, duke u shprehur se në asnjë mënyrë nuk do të ketë prishje të kufijve dhe se mënyra e vetme për të shkuar drejt BE-së, është që të ketë fqinjësi të mirë mes shteteve që aspirojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Gjithashtu edhe BE-ja paraprakisht kishte thënë se deklaratat që nxisin tensione dhe që provokojnë ndryshimin e kufijve nuk duhet të bëhen nga politikanët e asnjë shteti. Edhe Departamenti i Shtetit të SHBA-së reagoi në të njëjtën mënyrë duke kundërshtuar çfarëdo deklarate e cila nxit dhe shpie drejt ndryshimit të kufijve. E një rëndësie të veçantë është mënyra se si janë hartuar kushtetutat e të dyja shteteve, asaj të Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Në parim, që nga viti 1912, Kushtetuta e obligon Shqipërinë që të punojë për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, përderisa një gjë të tillë nuk e lejon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës thuhet se: “Kosova nuk mund të bashkohet me asnjë shtet fqinjë (me përjashtim të integrimit në BE)”. Edhe Pakoja e Ahtisarit, e cila sot është pjesë përbërëse e Kushtetutës së Kosovës, shtetin tonë e kufizon në çdo vendim të rëndësishëm. Asnjë ndryshim në Kushtetutën e Kosovës nuk mund të bëhet pa pëlqimin e 2/3 të deputetëve serbë në Kuvendin e Kosovës, gjë që nënkupton se me këtë kornizë politike dhe juridike, gjithnjë sipas nenit 1.3. Kosovës i ndalohet bashkimi me Shqipërinë.

4

Pavarësisht vështirësive dhe pengesave ligjore, mendoj se duhet të punojmë me këmbëngulje për bashkimin kombëtar, vetëm pasi të stabilizohemi ekonomikisht, të kemi sundim të mirëfilltë të ligjit, ngritje të nivelit të demokracisë dhe ngritje të kapaciteteve tona në arsim e kulturë. Shteti shqiptar ka kohë që synon integrimin në BE, duke i zbatuar kushtet të cilat ia ka caktuar Bashkimi Evropian, e të cilat duhet t’i plotësojë në të gjitha fushat, duke filluar nga themeli i demokracisë – zgjedhjet e lira, etj. Edhe Kosova si shtet që aspiron integrimin në BE ka probleme të mëdha, përveç me mungesën e demokracisë dhe të elementeve të tjera shtetndërtuese edhe në pjesën veriore. Nga ajo pjesë e Kosovës në vitin 2000 u dëbuan 12.000 shqiptarë. Këtu vihen në pah përpjekjet për ri-definimin e kufijve në mes dy shteteve dhe për stabilitetin rajonal. Si përfundim, bashkimi mund të realizohet vetëm atëherë kur problemet që u përmendën më lartë do të zgjidhen, përfshirë këtu edhe rënien e parimeve që burojnë nga Pakoja e Ahtisarit. Vetëm atëherë do të mund të mendohej për një projekt afatgjatë të bashkimit kombëtar. Vetëm kështu do të mund të finalizohej ëndrra e përhershme e shqiptarëve për të jetuar brenda një shteti natyral.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.