Revista e studenteve te Universitetit te Prishtines "Hasan Prishtina "Bota e Re"

Page 21

RINI PA ARDHMËRI Festim RIZANAJ

Kosova si shteti më i ri në Ballkan njihet për popullatën më të re ne Evropë apo “the young europianes”. Por sa po punohet dhe sa ka ardhmëri kjo rini në shtetin më të ri, kjo mbetet për tu diskutuar? Ankesat e shumta ndaj njerëzve të cilët po e udhëheqin vendin duke punuar vetëm për interesat e tyre e vënë në pah faktin se të rinjtë e Kosovës po anashkalohen tejmase. Fakti se ndryshimet në një shoqëri fillojnë nga të rinjtë e asaj shoqërie e vë në spikamë rëndësinë që duhet t’u kushtohet atyre. Natyrisht, edhe ne si të rinjë nuk duhet të presim që shteti të angazhohet vazhdimisht për ne. Ne duhet të kontribuojmë për vendin tonë dhe të përpiqemi që me barrën e obligimeve tona të mos i ngarkojmë të tjerët. Sot, të rinjtë nëpër botë, ndonëse e kanë të vështirë ta gjejnë veten, ata nuk qëndrojnë duarkryq. Vazhdimisht angazhohen për realizimin e të drejtave të tyre. Shembujt e tyre duhet të na shërbejnë si modele dhe motive shtesë për t’i vënë në funksion aftësitë dhe kapacitetet tona me qëllim ndryshimin e gjendjes aktuale dhe avancimin e rinisë në kuptimin që ajo të ketë një të ardhme më të mirë. Është e qartë se shoqëria kosovare po kalon nëpër një tranzicion të vështirë në të gjitha sferat e jetës. Nevoja për ndryshime e bën të domosdoshëm ballafaqimin me vështirësitë e transformimeve, në aspektet fizike, emocionale dhe të sjelljeve. Më e keqja për të rinjtë tanë është se ata nuk shquhen për organizimin e jetës sipas kornizave shoqërore. Fakti se kafenetë janë të stërmbushura me të rinjë e arsyeton qasjen që kemi ne për problemet e tyre.

ESE

ESE

BOTA E RE nr. 13

shumtën e rasteve provimet i kalojnë pa e lexuar librin fare. Nga kjo e fundit nënkuptohet se kur nuk shfletohet fare literatura obligative për të tjerat as që bëhet fjalë. Shoqëria bashkëkohore vazhdimisht ballafaqohet me stilet e reja të jetës dhe më të goditurit nga këto ndryshime mbeten të rinjtë.

Ndër problemet më të mëdha për të rinjtë tanë mbeten përveç leximit edhe: amoraliteti i madh, mosrespektimi i të tjerëve dhe gjuha e tyre që është për keqardhje. Çdo ditë e më tepër e vërejmë se kriminaliteti dhe konsumimi i narkotikëve po rriten? Një fenomen shumë negativ i shpërfaqur në këto vitet e pasluftës në Kosovë është dhuna nëpër shkolla. E çuditshme apo jo? Droga dhe alkooli nuk kanë qenë asnjëherë në kulturën tonë. Si duket duke e ndjekur perëndimin, do të perëndojmë edhe ne. Mosinteresimi i shtetit për të rinjtë i inkurajon shumë organizata që t’i përdorin ata për interesat e tyre. Si pasojë e neglizhencës së institucioneve tona, të rinjtë po ngelen në duart e huaja dhe pa të ardhme të ndritur. Të gjitha ato që u përmendën më lartë më bëjnë skeptik për mundësinë e integrimit tonë në Bashkimin Evropian. Të rinjtë tanë, pasurinë më të madhe të kombit tonë, nuk duhet t’i lëm anash, sepse pikërisht nga ata varet përfaqësimi ynë në të ardhmen. Se a është e gatshme ta bëjë këtë në momentin e pikërishëm nuk e di. Gjendja momentale nuk është shumë shpresëdhënëse, ndonëse besoj se të rinjtë janë e vetmja shpresë për të ardhmen tonë të ndritur.

Ndryshimet nuk vijnë vetvetiu. Përveç me fjalë ato duhet të shoqërohen edhe me vepra. Me mungesën e veprimeve mund të arsyetohet edhe fakti se përse rinia nuk po angazhohet më shumë në thellimin e dijeve?! Shpesh më krijohet bindja se libri është harruar totalisht nga të rinjtë. Madje, edhe nga studentët, të cilët në të

21


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.