Revista e studenteve te Universitetit te Prishtines "Hasan Prishtina "Bota e Re"

Page 14

BOTA E RE nr. 13

SOCIALE

SOCIALE

MBAJTJA E KURSEVE ME QËLLIM PËRFITIMI!

Sadete BAJRAMI

Çdo ditë e më shumë ne jemi dëshmitarë të asaj se si nxënësit dhe studentët tanë, përveç orëve të obligueshme mësimore në shkollë, vijojnë edhe kurse të ndryshme. Kalimin e vitit për nxënësit dhe kalimin e provimit për studentët, profesorët e kushtëzojnë me vijimin e kurseve, të cilat ata i ofrojnë nëpër shtëpitë e tyre. Kjo ndodhë edhe atëherë kur nxënësi i ndjek mësimet e të njëjtës lëndë mësimore në shkollën e tij. Nxënësi detyrohet që të shkojë në kurs tek i njëjti profesor, nëse dëshiron të ketë notë kaluese. Kjo ndodhë edhe me nxënësit e dalluar. Atyre, përveçse u duhet t’i vijojnë kurset, ata detyrohen të bëhen pjesë e kurseve, të cilat organizohen nga familjarët e profesorit, kurse, të cilat ndoshta nuk kanë të bëjnë asgjë me lëndët që u ofrohen atyre në planprogramet mësimore. Të gjitha këto bëhen vetëm për përfitime materiale të profesorëve, ndonëse dihet se nxënësit rrallë kanë mundësi financiare për t’i vijuar mësimet nëpër kurse, për shkak të çmimeve të tyre marramendëse, në krahasim me pagat e ulta dhe papunësinë e madhe në vendin tonë. Kujt i bëhet vonë nëse ke mundësi për të paguar apo jo?! Në gjithë këtë katrahurë më habit fakti se si asnjëherë nuk verifikohen kushtet në të cilat punojnë dhe kualiteti

14

që prodhojnë këto kurse. Kjo, mbase, është e vështirë të bëhet, sepse shumica e profesorëve i mbajnë kurset nëpër shtëpitë e tyre private, gjë që lë të kuptohet se profesorët i mbajnë kurset në ambiente shtëpiake për të mos i kryer obligimet ndaj shtetit, sepse ata e dinë mirë se ushtrimi i një biznesi, i obligon ata që t’i kryejnë detyrimet ndaj shtetit. Mbajtja e kurseve tashmë është shndërruar në një biznes për shumicën e profesorëve. Gati çdo herë u mvishet përgjegjësia nxënësve për shumicën e gjërave, mirëpo jo çdo gjë është ashtu siç ne mendojmë. Në shumicën e rasteve, nxënësit janë viktimat e vetme. Kjo vërehet edhe në testet e maturës shtetërore, ku për çdo vit as gjysma e nxënësve nuk e kalojnë testin. Të njëjtëve, pastaj u pamundësohet regjistrimi në studimet universitare. Kjo është dëshmia më e mirë për të arriturat e arsimit në Kosovë, me ç’ rast, shumica e profesorëve punojnë vetëm për interesat e tyre materiale, e jo për të shkolluar breza, të denjë për t’iu prirë proceseve shoqërore. Në fund, mund të themi se edhe pse shpesh ne themi se rinia është e ardhmja jonë, prapëseprapë ardhmërinë e saj jemi duke e rrezikuar në të gjitha aspektet.


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.