Kurrukula SHSHMP

Page 12

• t’i zhvillojnë kompetencat gjuhësore në nivel të përdorimit kompetent; • të përkthejnë tekste nga gjuha shqipe në gjuhën e vendit në të cilën jetojnë dhe anasjelltas; • të zbatojnë konkretisht dijet për gjuhën e letërsinë shqipe dhe të dëshmojnë për aftësinë e përdorimit të gjuhës standarde shqipe në të gjitha veprimtaritë gjuhësore; • të lexojnë, të komentojnë e t’i interpretojnë autorët e veprat përfaqësuese të letërsisë shqiptare e t’i krahasojnë me letërsinë e vendit ku jetojnë dhe me atë evropiane e botërore; • të dëgjojnë e të komentojnë veprat më përfaqësuese të krijimtarisë muzikore shqiptare e t’i krahasojnë me vlerat muzikore të vendit ku jetojnë dhe me ato evropiane e botërore; • të njohin, të vlerësojnë e të komentojnë veprat më përfaqësuese të krijimtarisë shqiptare të arteve pamore e t’i krahasojnë me vlerat e vendit ku jetojnë dhe me ato evropiane e botërore; • t’i njohin e t’i vlerësojnë thesarin dhe trashëgiminë kulturore kombëtare dhe t’i krahasojnë me ato të vendit ku jetojnë; • t’i kuptojnë veçoritë fizike – gjeografike dhe shkallën e zhvillimit shoqëror e ekonomik në Atdhe dhe lidhjet e këtij zhvillimi me vendin ku jetojnë dhe më gjerë; • të kuptojnë dhe t’u qasen në mënyrë kritike proceseve, ngjarjeve dhe zhvillimeve historike kombëtare në raport krahasimtar me shoqërinë e vendit ku jetojnë dhe zhvillimet globale.

12


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.