FreePress Tirana #7

Page 45

DigitalFP Me një iPhone ose Blackberry mund të bësh shopping online, ose mund të paguash kafen, por nuk ka një zëvendësues për kartën e kreditit përsa i përket blerjeve të ndryshme, të paktën momentalisht. Së shpejti roli i kartës së kreditit do të zëvendësohet kompletësisht nga smartphone

10 personat që revolucionarizuan botën e web-it

Pagesë me kartë krediti? Në 2015 vetëm Smartphone!

N

ë katër vjetët e ardhshme gjithçka do të paguhet me kartë krediti. Është CNN ajo që e konfirmon këtë fakt, duke u mbështetur në një hetim që është bërë nga nja shoqëri amerikane, Aite Group. Viti  do të jetë viti i zhvillimit të teknologjisë NFC, e cila bën të mundur pagesën e faturave nëpërmjet telefonit. Në vitin që lamë pas janë bërë pagesa në shumën  miliardë dollarë, në vitin  do të shkojë në  miliardë dhe llogaritet që në vitin  kjo shumë të shkojë në  miliardë dollarë. Të dhënat e publikuara nga CNN i përkasin vetëm Shteteve të Bashkuara, por edhe Europa ka kohë që është lançuar në këtë treg. Në Itali, Posta Italiane dhe Poste Touch janë dy prej kompanive që do të aplikojnë këtë sistem pagese. Në Francë kjo mënyrë pagese është përhapur në shumë qytete. Me smartphone mund të blihen bileta, abonime dhe shumë gjëra të tjera. Franca është vendi më i përparuar përsa i përket kësaj teknologjie. Projekte të avancuara janë në Britaninë e Madhe, Gjermani, Spanjë, Holandë dhe Poloni. Por, megjithëse janë përhapur në masë, pagesat me anë të telefonit janë akoma në fazat e para. Me një iPhone ose Blackberry mund të bësh shopping online, ose mund të paguash kafen, por nuk ka një zëvendësues për kartën e kreditit përsa i përket blerjeve të ndryshme, të paktën momentalisht. Së shpejti roli i kartës së kreditit do të zëvendësohet kompletësisht nga smartphone, të paktën në SHBA, ku parashikohet një rritje prej % që këtë vit, megjithëse për momentin janë akoma në faza eksperimentimi. Në  muajt e ardhshëm do të ketë një shpërndarje shumë të madhe të smartphone që përdorin këtë teknologji. “Asnjë segment nuk do të mbetet jashtë”- thotë Aite Group, “edhe pse ndërmarrjet akoma nuk e kanë kuptuar që tregu është në zhvillim të shpejtë dhe do të vuajnë një disavantazh të madh në vitet e ardhshme”. “Viti  do të jetë një vit shumë interesant, dinamik dhe do të bëjë një ridimensionim të pagesave” – thotë Michael Upton, zëvendës president i sektorit “mobile banking” në Bank of America. Megjithëse në Amerikë janë të shumtë ata që besojnë në këtë teknologji, parashikimet e Aite Group duken paksa aventureske. “Besoj që portofoli mobile do të zërë vendin e kartëmonedhave apo kartave plastike”, – ka deklaruar në studion e CNN, Jane Cloninger, drejtor i Edgar Dunn & Co, një shoqëri konsulence e specializuar në shërbime financiare dhe pagesa. “Por do të duhet pak kohë, pasi zakonet e konsumatorëve nuk mund të ndryshohen në mënyrë shumë të shpejtë.” Në disa vende të Europës është paksa utopike, pasi njerëzit janë akoma mosbesues përsa i përket kartave plastike, duke qenë akoma shumë të lidhur me kartëmonedhat. Italia është një prej vendeve që është përshtatur më ngadalë me kartat plastike. “Tashmë në Itali janë rreth  milionë persona që përdorin karta kreditit dhe njerëzit po mësojnë t’i përdorin ato”, –thotë Pierfrancesco Gaggi, sekretari i përgjithshëm i Consorzio Bancomat. “Pagesat me smartphone përfaqësojnë të ardhmen, megjithëse unë nuk besoj se do të jetë e mundur të bëhen para  vjetësh. Por kur të vijnë edhe në Itali, besoj se njerëzit do të përshtaten më shpejt se me kartat e kreditit, pasi bëhet fjalë për një instrument më të avancuar, më afër gjeneratës së re”.

Bota e ueb-it gjatë viteve të fundit ka pësuar ndryshime të mëdha, duke ecur me hapa shumë të shpejtë. Por cilët janë personat që kanë bërë të mundur revolucionarizimin e botës së ueb-it. Më poshtë po renditim dhjetë prej personave që kanë pasur më shumë ndikim në këtë transformim gjigand të ndodhur në vitet e fundit:

Mark Zuckerberg Padyshim që nuk mund të ishte tjetër person, përveçse themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Pasuria e tij në vlerë monetare mendohet se arrin në . miliardë dollarë, % të së cilës e ndan me shoqërinë e tij Facebook Inc. Zuckerberg është shpallur njeriu i vitit për  nga “Time”. Rrjeti social i krijuar nga ana e tij është bërë më popullori në botë dhe numëron rreth  milionë përdorues.

Larry Page Së bashku me Sergey Brin është krijuesi i motorit të famshëm të kërkimit, Google. Kohët e fundit është folur se ai do të jetë menaxheri i ri i krijesës së vet, post që prej  vjet me radhë është mbajtur me sukses nga ana e Eric Schmidt. Ky i fundit vetëm pak ditë më parë lajmëroi largimin nga posti i menaxherit të Google.

Gianluca Cozzolino Gianluca Cozzolino është menaxheri i Ciaopeople, një kompani mediash italiane, që ka më shumë se  mijë vizitorë në muaj dhe që nuk ka marrë asnjëherë financime nga ndonjë biznesmen apo kapitalist.

Dick Costolo Pasi ka kryer rolin e menaxherit dhe ka arritur rezultate shumë të mira, tashmë Dick Costolo do merret më së shumti me publicitetin në Twitter, në mënyrë që të mund të arrijë sa më shumë përfitime financiare.

Mark Zuckerberg

Robin Li Robin Li është njeriu që i rëndësishëm në botën e ueb-it në gjithë Azinë. Ai është themeluesi dhe menaxheri i Baidu, motori më i fuqishëm kërkues në të gjithë Azinë.

Michael L. Chasen Michael L. Chasen është themeluesi i Blackboard Express, shoqërisë së lindur në vitin , e cila tashmë është bërë lider në fushën e edukimit dixhital, me një vlerë që në treg vlerësohet se arrin deri në një miliardë dollarë.

Adam Norwitt Adam Norwitt është themeluesi i Amphenol, njëra nga kompanitë prodhuese më të mëdha në botë të fibrave optike për lidhjet e shpejta dhe sistemet e kabllove.

Dara Khosrowshahi Dara Khosrowshahi është themeluesi i Expedia, portali më i madh/motor kërkimi, për udhëtimet në botë.

Michael G. Rubin Michael G. Rubin është themeluesi i GSI Commerce, lider në furnizimin e shërbimit e-commerce, e njohur botërisht si shoqëria që sjellë vërdallë dhe lëviz tregtinë online.

Massimo Banzi Massimo Banzi është drejtor i përgjithshëm i kompanisë Tinker, e cila ndjek evolucionin e projektit Arduino, një mikroprocesor me burim të hapur, që është vënë në dispozicion falas për të gjitha ata që duan ta përdorin. Pas shpërndarjes falas në internet, tani është duke u vlerësuar në të gjithë botën.

5/02 - 11/02/11 F.P. 45


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.