FreePress Tirana #8

Page 21

ShëndetiFP Normale është që këpucët të jenë të lirshme, pasi femrat shpesh kanë deformim të gishtave të këmbës. Kjo vjen si pasojë e mbajtjes së këpucëve me majë të ngushtë

Këshilla për këmbët

Ne duhet t’i trajtojmë sa më mirë ato, që të mos kemi probleme gjatë jetës më këmbët. Duke u kujdesur për këmbët, ato kanë një jetëgjatësi shumë të mirë dhe evitojmë çdo lloj dhimbje që vjen si rezultat i mosfunksionimit të mirë të harqeve të këmbës. Shualli i këpucës duhet të jetë fleksibël, gjithashtu të jenë edhe kundër rrëshqitjes dhe të kenë një mbajtëse të moderuar për këmbët, si dhe të jenë elastike. Kjo është një nga arsyet që njerëzit janë të apasionuar dhe të kënaqur ndaj atleteve, pasi atletet janë më të lirshme në ecje.

Kontrolli i këmbëve çfarë dhimbjesh parandalon? Kontrollimi i mbështetjes së këmbëve me, ose pa këpucë, parandalon lindjen e dhimbjeve të artikulacioneve të gishtave dhe të këmbëve dhe sidomos problemet me dhimbjet e gjunjëve dhe të mesit. Synimi i kësaj analize cili është? Synim i kësaj analizë është përmirësimi dhe qëndrueshmëria sa më e mirë e trupit. Nga se krijohen kallot e këmbëve? Kallot krijohen nga mosmbështetja e mirë e këmbës. Anomalia e këmbës çfarë problemi sjell? Tetalagji ose metatasalgji, që do të thotë dhimbje të këmbës dhe të gishtave të këmbës. Tetalgjia është dhimbja totale e këmbës, kurse metatasalgjia është dhimbja e gishtave të këmbës. Këto janë shpesh herë edhe shkaktare të infeksioneve të këmbës. Si duhet të kujdesen prindërit e rinj për këmbët e fëmijëve? Këmbët e fëmijës duan një kujdes të veçantë, sepse këmba është në proces formimi, prandaj është mirë që skanimi i këmbës së fëmijës të bëhet kur rekomandohet nga mjeku ortoped. Ka shumë fëmijë që nuk duan të lëvizin, ose lodhen shpejt kur vrapojnë. Ky është një problem që nuk duhet të neglizhohet.

Analizimi i këmbës së fëmijës duhet të bëhet mbi moshën  vjeç dhe gjithmonë kur vihen re këto probleme, si lodhja e shpejtë e fëmijës, dhimbjet e gjunjëve etj. Ndërsa për fëmijët që janë në moshën pediatrike, rekomandohet edhe ecja zbathur në terrene të ndryshme, si rërë, zhavorr etj. Kjo, për faktin se krijohen dhe zhvillohen më mirë harqet e këmbës së fëmijëve, përmirësohet ekuilibri dhe përmirësohet ndjesia e sigurisë. Prandaj, fëmijët duhet të lihen edhe zbathur afër detit, ku ka zhavorr, në moshë të vogël, kur ai ka filluar edhe të eci. Te fëmijët gjithashtu rekomandohet përdorimi i këpucëve më majë të gjatë, që mos të shtypin këmbët dhe gishtat, në mënyrë që gishtat dhe këmbët të jenë të lirshme. Çfarë janë oretzat plantare? Oretzat plantare, po të shohim tani kanë filluar të gjejnë një përdorim të gjerë. Ortezat plantare janë ato që në gjuhën e përditshme quhen shollë ose patomë, e cila rekomandohet të vendoset pasi është bërë analiza e këmbës dhe porositet në bazë të harqeve që ka këmba dhe me pas vendosen brenda në këpucë. Ato vendosen në shollin e këpucës dhe e bën një person të ndihet shumë mirë. Se ai aty, si të thuash ka këmbën e tij. Si rezultat i vendosjes së kësaj, vijnë duke u dobësuar edhe dhimbjet e mesit dhe te gjunjëve dhe dhimbjet e shtyllës kurrizore. Përdorim i takave si duhet të jetë, në varësi të llojit të këmbëve?

Ka femra që përdorin këpucë më taka të larta, të tjera jo shumë të larta dhe nga ato që përdorin këpucë të sheshta. Kjo është varësi të ndërtimit anatomik të këmbës. Këmba me harqe nuk përdor dot këpucë të sheshta, por duan pak takë, sepse fillojnë dhe lodhen shpejt. Taka lehtëson shumë problemet që kanë femrat me harqet e këmbëve. Një femër ndihet mirë me taka të larta, një tjetër me takë të mesme dhe një tjetër me këpucë të sheshta, ose ortopedike. Por, përdorimi i takave është me tepër individuale. Një këmbë normale mund t’i përdori të gjitha llojet e këpucëve. Këmbët me shumë hark në përgjithësi duan pak takë. Më të këshillueshme janë këpucët me takë ortopedike. Kjo, për faktin se personi ndihet mirë. Është e këshillueshme që një person të rrijë gjithmonë më këpucë të sheshta? Ajo varet se si ndihet. Normale është që këpucët të jenë të lirshme, pasi femrat shpesh kanë deformim të gishtave të këmbës. Kjo vjen si pasojë e mbajtjes së këpucëve me majë të ngushtë. Këto, me kalimin e kohës bëjnë që këmba fillon t’i përshtatet këpucës dhe me kalimin e kohës gishti i madh fillon e harkohet, ndërsa gishti i dytë fillon dhe çohet pak më lart. Kjo, me kalimin e kohës fillon e krijon kallo dhe dhimbje. Është e këshillueshme të mbahet takë gjatë gjithë kohës, si për këmbët e sheshta, si për ato me shumë hark dhe si për ato normale? Jo, nuk është e këshillueshme që të mbahet takë gjatë gjithë kohës. Lartësia normale e takës sa duhet të jetë? Lartësia normale e takës ka shumë individualitete. Shohim shpesh goca që thonë se nuk mbajnë dot atlete, cila është arsyeja? Nuk vlerësojnë si duhet harqet e këmbës dhe kanë probleme me to, duke lodhur shpesh muskujt e këmbëve, gjunjët, mesin. Prandaj nuk i veshin, jo se nuk duan. Ky është një defekt që jo çdo njeri do ta pranojë dhe të vijë te doktori. Këpucët e mira janë ato që kanë një hark nga brenda, në mënyrë që këmba të mbështetet sa më mirë.

12/02 - 18/02/11 F.P. 21


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.