gazeta mesuesi

Page 1

Cilësi në arsim

TRADITË&KULTURË

Botim i përdyjavshëm i MASH nr.

MËSUESI&NXËNËSI

ARSIMI&REFORMA

8

(2554) - tetor

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Mësuesi

2010

SHKOLLA&KOMUNITETI

“Unë besoj se asnjë nga zanatet shumë të nderuar që njeh shoqëria jonë, të jetë aq i nderuar sa është ai i arsimtarit” Aleks BUDA Në nderim të Akademikut ALEKS BUDA Me rastin e 100-vjetorit të lindjes

EDITORIAL

Sy të qeshur prej gëzimit dhe shpresës Andon ANDONI

Këto ditë, si pjesë e redaksisë së revistës “Mësuesi”, teksa zbrisnim nga qyteti i Krujës dhe sillnim nëpër mend takimet me fëmijët e shkollave të atjeshme, mjediset, klasat, mësuesit e të cilët kishim folur, nxënësit e klasave të rritura që bisedonin hareshëm tek zbrisnin nëpër kalldrëmet e gurta të qytetit të lashtë të Skënderbeut, edhe pse ne një ditë shiu të pandalur, thamë thuajse një zëri: - Sot kemi takuar fëmijë të qeshur e plot gëzim, me sy të përshkënditur nga shkolla dhe dija, të veshur pastër dhe me shije, herë të shoqëruar nga njëri - tjetri krahaqafë dhe herë të pritur e përcjellë nga prindër, motra e vëllezër më të rritur, dhe për hir të së vërtetës, të njëjtën gjindje nxënësish tokëm dhe fiksuam në aparatin fotografik edhe tek njëra nga shkollat ku mjedisi i saj i vjetruar dhe tejet i amortizuar nga koha dhe vitet nuk ishte fort i tillë; i bukur dhe miqësor, aq më pak i qeshur e i hareshëm si vetë fëmijët...... Madje - madje edhe ndonjë prej mësuesve që takuam, ishte po i tillë, i vranët, gati i fjetur dhe me një fytyrë të gjerë tejet të lodhur, dikush dhe i parruar, me këpucët tërë blana balte...... Ndoshta këto karakterizime nuk janë prej një dore dashakeqe, edhe pse ne sensin e portretit, pasi unë qe po shkruaj këto radhe, me tagrin e shkrimvijon në faqen 2

Aleks Buda ishte nga lloji i shkencëtarëve që punën e veprën e tyre e shkrijnë me punën e brezave të tërë nxënësish e kolegësh. Përveç veprës së shkruar e të kumtuar, la pas edhe “veprën e dytë”, të tretur me atë të kolegëve të shumtë. Ç’janë testet e standardizuara ? Testet e standardizuara janë teste që ndërtohen nga specialistët e hartimit të testit. Këto teste shpesh duan vite të ndërtohen, ndryshe nga testet e hartuara nga mësuesit të cilat mund të duan maksimumi disa ditë. Ato quhen të standardizuara sepse administrohen dhe pikëzohen sipas procedurave specifike dhe uniforme të cilat janë standarde. Ligjësitë e termodinamikës, mekanikës klasike dhe shkencave të natyrës Do kalonin afro 60 vjet nga koha kur motorët me djegie të brendshme kishin shënuar fillimin e epërsisë të tyre mbi impiantet e avullit dhe, pikërisht në dhjetë vjeçarin e gjashtë të shekullit të kaluar, kur u arritën standarde të larta në projektimin dhe përsosjen konstruktive të tyre; kur ishin adaptuar në mënyrë perfekt ligjësitë e termodinamikës, fizikës, kimisë, etj.,

Nga përurimi i shkollës 9-vjeçare “Azem Hajdari” Zall Mner, Bashkia Kamëz

Nr.

8

1


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Përmajtja:

faqe

Editorial

1-2

Veprimtari e info nga MASH

2-3

Prof. ALEKS BUDA

5-6

Arsimi & Reforma Probleme të mësimdhënies së letërsisë dhe të gjuhës shqipe përmes testit të klasës së nëntë dhe testeve 7-9 të Maturës Shtetërore. Ç’janë testet 10-11 e standardizuara? Mësuesi & Nxënësi Sjelljet problematike të nxënësve dhe menaxhimi 12-14 i tyre

tarit, mund edhe te luaja me to, here duke mbetur tek përparsja e bardhe e palarë, herë tek cigarja në cep të buzës, në oborrin e shkollës dhe herë tek sytë e kuq si të pagjumë.... Por do ikja prej tyre dhe do rikthehem tek fytyrat e këtyre fëmijëve, të cilët i shihni edhe në foto, kaq të puqtë dhe kaq të ëmbël, që garaviten tërë ngas dhe dëshirë kush e kush të hyjë i pari në oborrin e shkollës dhe klasës ku e presin shokët e shoqet, për të pëshpëritur me zë të ëmbël atë çka e lidh me librin, me fletoren e detyrave, me çantën... me jetën e tyre të përditësuar. Ata kanë besim dhe etje të madhe për dije dhe shkollë, kanë ngarendjen më të çuditshme për të kapur kohë të humbura që ne prindërit e gjyshërit e tyre nuk i kapëm dot kurrë, Sot për ta është e mundur të trokasin me tërë këtë gëzim e qasje të ëmbël e miqësore ndaj shkollës, në dyert e së ardhmes, por duke besuar tek ne, tek ne mësuesit e shkollës shqiptare, të rinj e të vjetër, që kemi marrë përsipër misionin e përcjelljes së dijes e diturisë tek brezat e sotëm dhe tek ata që do vijnë.. Ndaj tek ne, bien mbi supe përgjegjësitë më të mëdha të kohës, për të qenë sa më pranë tyre, me sa më shumë mjedise të kulturuara dhe komode, me sa më shumë profesionalizëm, dhe me sa më shumë dashuri dhe vetëm dashuri, të përcjellë tek ta në frymën e mësimit, dijes dhe diturisë dhe edukimit.

Përvetësimi i mësimit dhe kriteret e vlerësimit.

15

Përurohet shkolla e re në Komunën e Qukësit

Ore model

16

Merr pjesë Ministri i Arsimit Myqerem Tafaj dhe përfaqësues të Ambasadës së Austrisë

Arsimi & Komuniteti Fëmija parashkollor dhe personaliteti i tij Me bukurinë e shqipes, me krenarinë kombëtare!

18

19

Tradite& Kulture ELTA-English Language 20 Teachers Association Konstruksionet inxhinierike të motorëve të automjeteve moderne, bazohen ne ligjësitë e termodinamikes, mekanikes klasike dhe shkencave të 21-23 natyrës. Profesor Dr. Agim Gorana, - një përfaqësues i denjë i elitës intelektuale 24 shqiptare Edukimi në Fizike (Richard Phillips 25-26 Feynman)

Edukimi Shëndetësor (Dhuna)

2

Sy të qeshur prej gëzimit dhe shpresës

27-30

Në komunën e Qukësit të Rrethit të Librazhdit përfundoi ndërtimi i një shkolle të re të ciklit të Ulët. Ishin banorët, që prej vitesh kërkonin ndërtimin e një shkolle të re mbasi ishte e papërshtatshme për zhvillimin e mësimit. Sipas Drejtorit të Zyrës Arsimore Librazhd Fatos Vreto, u bënë projektet të cilat u dërguan në Ministrinë e Arsimit, ku kjo e fundit, më pas në kontaktet e saj me donator të huaj, bëri që bashkëpunimi me Ambasadën e Austrisë të akordojnë një grand prej 39 mijë eurosh për ndërtimin e një shkolle modern për këta banorë. Në ceremoninë e përurimit të shkollës këto ditë merrte pjesë Ministri i Arsimit të Republikës së Shqipërisë Myqerem Tafaj, përfaqësues të Ambasadës së Austrisë, ish Ministrja e Arsimit të Austrisë si dhe përfaqësues të Shoqatës së Miqësisë Vorelberg-Shqipëri me zotin Wolfgang Rothmund dhe Gerhard Hagen. Në fjalën e tij Ministri i Arsimit Tafaj theksoj se është prioritet i qeverisë që arsimimi i fëmijëve dhe krijimi i kushteve sa më të mira për ambiente, duke ndërtuar sa më shumë shkolla dhe sa më moderne, madje për rrethin e Librazhdit i cili është një rreth malor me dimër të ashpër kemi projekte të tjerë për investime në shkolla, për faktin sepse kemi dhe një bashkëpunim të mirë me Zyrën Arsimore në rreth si dhe pushtetin lokal. Më pas vizituan edhe shkollën e Fshatit Fanjë të Komunës së Qukësit, ku edhe këtu Ambasada Austriake ndërtoi edhe një shkolle tjetër në pranverën e këtij viti. Në emër të Zyrës Arsimore drejtori Fatos Vreto falënderoji Ministrin dhe donatoret për kontributin dhe ndihmën e dhënë në drejtim të arsimit në rrethin e Librazhdit.


Konferencë ndërkombëtare e gjuhës angleze Sot u zhvillua Konferenca ndërkombëtare e gjuhës angleze, nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë. Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kr yetari i Unionit të Anglishfolësve, gjithashtu anëtar i Dhomës së Lordëve së Britanisë së Madhe, Lordi Alan Watson, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, Zëvendësministrja e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Suzana Turku, deputetë, dekanë dhe rektorë të universiteteve shqiptare, përfaqësues të trupit diplomatik, profesorë, etj. Pas fjalës përshëndetëse në hapje të kësaj konference, të zonjës Jozefina Topalli dhe, Lordi Watson, e morri fjalën ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Myqerem Tafaj. “Ndër gjuhët e huaja të studiuara në vendin tonë, gjuha angleze është padyshim gjuha më e kërkuar nga komuniteti i nxënësve dhe studentëve dhe pa frikë njihet si “lingua franca” e shekullit të 21-të. Zotërimi i saj është absolutisht i domosdoshëm, sepse ne sot jemi anëtare të NATO-s, aspirojmë për aderim në BE dhe si komb duam të përvetësojmë shkencat, teknologjinë, njohuritë inovative dhe dëshirojmë të jemi kompetitivë në ekonominë globale., - tha në fjalën e tij ministri Tafaj Gjuha angleze është gjuha e internetit dhe njohja e saj është avantazh për të qenë on line me zhvillimet e fundit në arsim, botën e biznesit, kinematografisë, sportit, kulturës, etj.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Merr pjesë Ministri i Arsimit dhe Shkencës, z. Tafaj

Që nisma “Shqipëria në moshën e internetit” të këtë një shtrirje dhe zbatim sa më të gjerë gjuha angleze fiton një rëndësi të veçantë për sistemin tonë arsimor. Zotërimi i gjuhës angleze do të ndikojnë pozitivisht në integrimin e shpejtë në Tregun Global të Punës, në lëvizjen e lirë, në shkëmbimet e stafeve akademike dhe të studentëve, në rritjen e cilësisë në mësimdhënie dhe në përvetësimin e literaturës shkencore në gjuhë të huaj. Amendimet e fundit të ligjit të arsimit të lartë përcaktoi gjuhën angleze si një nga kriteret për studimet e masterit dhe doktoratura. Studentët e që zhvillojnë studimet e ciklit të dytë duhet të japin në përfundim provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Ne fund të fjalës së tij ministri Tafaj njohu të pranishmit edhe me marrëveshjet dypalëshe që ka nënshkruar kjo ministri me Korpusin të Paqes më 2009; për përfshirjen në mësimdhënie të vullnetarëve të këtij institucioni, për rritjen e cilësisë së mësimdhënies kryesisht në bashkitë e nivelit të dytë, me Këshillin Britanik për përmirësimin e gjuhës angleze ne arsimin profesional ”English for the World of work” 2007 dhe marrëveshja për tu nënshkruar për “Global English Product” që synon ofrimin e materialeve të mësimdhënies, mësimnxënies përmes internetit. Partneriteti i filluar me 2009 me ESU natyrisht që do të ndihmojë në nxitjen dhe cilësinë e të mësuarit të gjuhës angleze përmes konkurseve, trajnimeve dhe nismave si kjo konferencë.

3


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010 4

Tafaj: Liberalizimi i vizave, një shans i madh për rininë e shkollave profesionale. Ministri Tafaj bashkëbisedoi sot, në një nga mjediset e shkollës së mesme profesionale “Hoteleri Turizëm” në kryeqytet, me nxënës të shkollave të mesme profesionale të Tiranës rreth vendimit të liberalizimit të vizave, me vendin tonë, që pritet të ndodhë më 8 nëntor të këtij viti. -Jam këtu tek ju, nxënës përfaqësues të disa prej shkollave profesionale, -tha midis të tjerave ministri Tafaj, - pasi ju do të jeni përfituesit e parë të këtij akti madhor dhe të shumë pritur prej dekadash nga shqiptarët: heqjes së regjimit të vizave për shqiptarët me të gjitha vendet e Shengenit. Le të kujtojmë se sa të vështirë e kanë pasur nxënës nga shkollat tona deri tani, për të vizituar simotrat e tyre në Evropë apo për të vendosur kontakte binjakëzimi, vetëm për shkak të regjimit të vizave. Tani ju do ti vizitoni ato lirisht. Këtë e bën të mundur liberalizimi i vizave. Ministri bëri me dije për të pranishmit rregullat e lëvizjes së qytetarëve tanë pas liberalizimit të vizave. Më tej, ministri bashkëbisedoi me nxënësit mbi prioritetet e zhvillimit te arsimit profesional ne vendin tone. Ekonomia po zhvillohet dhe ajo ka nevojë për teknikë shumë të mirë. Dalja në punë në një moshë të re është një përparësi që e kanë realisht të rinj që përfundojnë shkollat profesionale. Dua t’iu inkurajoj të arrini rezultate të larta jo vetëm në nivelin teorik, por dhe në nivelin e përvetësimit praktik të profesionit. Arsimi profesional është një shans i madh për të rinjtë, dhe tregu i punës është i etur për njerëz të rinj të kualifikuar dhe profesionistë. Përveç zotërimit të profesionit është i rëndë-

sishëm dhe aftësimi në gjuhët e huaj, së paku dy të tilla, ku anglishtja zë vendin kryesor, - tha në fund të fjalës së tij ministri Tafaj.


Në nderim të Akademikut ALEKS BUDA Aleks Buda lindi në Elbasan më 7 shtator 1910. I ati Dhimitër (Taq) Buda qe një nga farmacistët e parët të qytetit të Elbasanit, i diplomuar në universitetin e Athinës, më 1892. Taq Buda mori pjesë në lëvizjen kombëtare që në fillimet e shek. XX: delegat i Elbasanit në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, firmëtar i Pavarësisë së Shqipërisë me grupin e parisë së Elbasanit, si dhe deputet në dy legjislatura të parlamentit të parë shqiptar. Taq Buda ka qenë një nga financuesit më të njohur të shkollës normale të Elbasanit. Duke pasur një gjendje të mirë ekonomike, ai dërgoi për studime jashtë shtetit me shpenzimet e veta pothuajse të gjithë fëmijët e tij, katër djem dhe tri vajza. Mësimet e para Aleks Buda i nisi në moshën 7-vjeçare, në shkollën fillore të qytetit të lindjes (pas vitit 1934 kjo do të quhej shkolla “Naim Frashëri”). Pa bërë plotësisht klasën e dytë, i vazhdoi mësimet fillore në Leçe (Itali). Në vitin 1920 shkoi, së bashku me dy vëllezërit e tij, për të studiuar në Salzburg (Austri), ku plotësoi shkollën fillore dhe më pas kreu Gjimnazin e Salzburgut (1929). Më tej ndoqi studimet në Universitetin e Vjenës, në Institutin Ballkanistik (1930 - 1935) ku mori mësime nga profesorë të njohur, si Karl Patsch, Reiniger dhe Norbert Jokl. Gjatë kësaj periudhe u aktivizua në Shoqëninë e studentëve shqiptarë Albania të Vjenës, së bashku me Lasgush Poradecin, Skënder Luarasin, Eqrem Çabejn, Krist Malokin, Qemal Butkën etj., duke qenë edhe bashkëpunëtor i revistës “Dialëria” të kësaj shoqërie. Në Austri A. Buda i ri gjeti një qendër qytetërimi të zhvilluar, atdheun e shumë dijetarëve, shkencëtarëve e artistëve të famshëm, u njoh me një gjuhë të pasur e të përpunuar që shumë shpejt do ta mësonte e do ta donte si gjuhën e mëmës, por mbi të gjitha gjeti njerëz fisnikë e bujarë që e mirëpritën dhe e strehuan, duke i zëvendësuar dashurinë prindërore që i mungonte. Në këtë mjedis, djali i ri bëri zgjedhjen e jetës së tij: vendosi të bëhej mësues në vendin e tij “pranë dijes të panxënë”, siç shkruante Fan Noli. Dhe për tetëmbëdhjetë vjet pareshtur i qëndroi besnik vendimit të marrë, duke pasur një dashuri të vetme - librin, e duke njohur vetëm një shenjtëri - mëmëdheun. Përpiu me etje të pashuar filozofi, histori, gjuhësi, letërsi e arte të bukura, pasuroi mendjen e shpirtin dhe u bë burrë me karakter të fortë. Në vitin 1938 u kthye në Shqipëri dhe iu vu punës me të gjitha forcat e intelektit, shpirtërore e fizike. Punoi së pari, si arsimtar në Gjimnazin e Tiranës (që nga shtatori 1939), ndërsa më 1940 transferohet në Liceun e Korçës. Në fund të viti 1941 shkoi në Itali në Universitetin e Padovës pranë profesorit të njohur Karlo Taljavini për t’u kualifikuar në fushën e gjuhësisë së përgjithshme ballkanike dhe të shqipes, por pas një viti kthehet në atdhe, për shkak të luftës. U lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare dhe më 1944 zgjidhet nënkryetar i Këshillit ANÇl të qarkut të Elbasanit. Në vite e periudha të vështira historike, gjatë pushtimit fashist e luftës për Çlirimin e vendit, si edhe pas saj, A. Buda qe kurdoherë një forcë krijuese në jetën e tij intelektuale që u udhëhoq nga një motiv: dashuria për bashkëkombësit. Kudo që punoi, spikati figura e intelektualit të ndershëm, atdhetar e demokrat, i cili e kishte për nder që jetën dhe veprën e tij ta lidhte pazgjidhshmërisht me

Akademik Dhimitër HAXHIMIHALI fatin e popullit e të atdheut të vet. Menjëherë pas Çlirimit të vendit punoi si drejtor i Bibliotekës Kombëtare (1945-1946), por shpejt (1946) u bë një nga organizatorët e Institutit të Shkencave, ku punoi si përgjegjës i seksionit të historisë, sociologjisë dhe ekonomisë. Aty ndihmoi në krijimin e sektorëve të arkeologjisë dhe të historisë së lashtë, të historisë së Mesjetës dhe të artit mesjetar, të historisë së kohës së re, të etnografisë etj. Së bashku me kolegët e sektorit të tij, bënë të mundur publikimin e studimeve e arritjeve në fushën e arkeologjisë e të etnografisë, që u ekspozuan në Muzeun arkeologjik-etnografik të përuruar më 1947. Fitoi përvojë si pedagog i historisë që në fillimet e Institutit pedagogjik dyvjeçar (1946); më 1955 u bë një nga organizatorët dhe studiuesit më me përvojë të Institutit të Historisë dhe të Gjuhësisë, i sapokrijuar. Me krijimin e Universitetit të Tiranës më 1957, A. Buda do të ishte një nga themeluesit e katedrës së historisë dhe të kursit të historisë së Shqipërisë në këtë universitet. Viti 1972 qe një vit i veçantë për jetën shkencore në Shqipëri, njëherazi edhe për A. Budën: U themelua Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Në mbledhjen e parë të asamblesë (1973), të çelur nga akademiku Eqrem Çabej, Aleks Buda zgjidhet kryetar i Akademisë, detyrë që e mbajti deri në fund të jetës, pasi u rizgjodh dy herë. Për ushtrimin e kësaj detyre ai gëzoi vlerësim të lartë nga opinioni shkencor i vendit e i huaj, gjithashtu edhe nga opinioni publik i gjerë. Si studiues me formim dhe kulturë të gjerë në fusha të shumta, historike, arkeologjike, gjuhësore, letrare, të artit mesjetar e etnografike, ai dha ndihmesë të vyer në organizimin e punës kërkimore shkencore, veçanërisht në studimin e historisë së kombit shqiptar, të historisë së lashtë, të historisë mesjetare dhe asaj të Rilindjes sonë kombëtare. Studiuesit tanë kanë vlerësuar kontributin që Aleks Buda i dha shkencës shqiptare me punime përgjithësuese themelore, siç janë punimet për etnosin ilir, për urbanizimin në Iliri dhe për formimin e uniteteve etnike-kulturore, për vazhdimësisë iliro-shqiptare, formimin e popullit shqiptar, të gjuhës e të kulturës së tij, për autoktoninë e shqiptarëve në trojet e tyre, për kulturën materiale e shpirtërore të shqiptarëve, vendin dhe rolin e popullit shqiptar në qytetërimin ballkanik dhe europian, për Skënderbeun dhe epokën e tij etj., si dhe ndihmesën e veçantë të tij në trajtimin e çështjeve që lidhen me historinë e Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ka ideuar dhe konceptuar veprën kolektive “Historia e Shqipërisë” (vëll. I-II, 1959, 1965), një vepër krejt e re, si dhe është bashkautor e bashkredaktor i botimit të ri të “Historisë së Shqipërisë” (vëll. II, 1984), bashkautor i “Historisë së popullit shqiptar”, vëll. II, 2002. Në hartimin e Fjalorit enciklopedik shqiptar (1985), e para vepër enciklopedike shqiptare, ai dha ndihmesë të çmuar në konceptimin e udhëheqjen shkencore, ashtu edhe si kryeredaktor. A. Buda ishte një intelektual i vërtetë me formim të thelluar shkencor në disa fusha, por kishte edhe shpirt të kultivuar e shije të hollë për letërsinë e muzikën, për teatrin e pikturën. Çmonte pa masë intelektualët e veprimtarinë intelektuale që për të ishte më e vyera. Veprimtaria e tij intelektuale shfaqej sidomos plot

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Me rastin e 100-vjetorit të lindjes

5


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

shkëlqim në kuvende e konferenca shkencore, brenda e jashtë vendit, ku gjallonte i tëri. I befasonte kolegët me zotësinë për t’u ngritur mbi subjektin e për ta rrokur atë me një vështrim tërësor nga një pikëvështrimi e lartë, prej ku, i ndihmuar nga erudicioni shihte më thellë e më larg. Binte në sy edhe pasioni e forca argumentuese, me të cilat hidhte poshtë tezat keqdashëse ndaj historisë e popullit shqiptar dhe këtë e bënte me gjuhë e sjellje të hijshme, duke respektuar dinjitetin vetjak të oponentit. Ai ishte një intelektual tërësisht njerëzor. Qytetarin më të thjeshtë e priste dhe e nderonte njëlloj si edhe burrin e shquar të shtetit të huaj. Si deputet në Kuvendin popullor në disa legjislatura, ai bënte çmos të ndihmonte sa mundej zgjedhësit, për një vend pune a të drejtë studimi, për një vizë hyrëse ose dalëse, për të drejtë strehimi a transferim pranë familjes, për rehabilitimin e një emri të harruar a të përçmuar. E për të gjitha këto përpjekje meritoi mirënjohjen dhe urimet më të ndiera të tyre. Ai ishte nga lloji i shkencëtarëve që punën e veprën e tyre e shkrijnë me punën e brezave të tërë nxënësish e kolegësh. Përveç veprës së shkruar e të kumtuar, la pas edhe “veprën e dytë”, të tretur me atë të kolegëve të shumtë. Qenë të panumërt ata të cilët këshilloheshin lirisht me të për një artikull a një ide, për një fjalë të vetme a një libër të tërë. Dhe ai pa u kursyer, por kurdoherë me takt, u ndriçonte shtigje të reja, u tregonte pika vështrimi për të cilat s’u kishte vajtur mendja më parë. Ndërsa për veprën e parë meritoi tituj të lartë akademikë, për të dytën mori titullin, jo më pak të çmuar, “profesori ynë i dashur e i nderuar”, siç i drejtoheshin atij nga çdo anë e viseve shqiptare. Ai ka meritë të veçantë për përgatitjen e historianëve të rinj e, sidomos, të studiuesve të historisë mesjetare të Shqipërisë. A. Buda i la kulturës kombëtare një trashëgimi të pasur, studime me problematikë të gjerë historike, arkeologjike, letrare, gjuhësore etj., të përmbledhura kryesisht në katër vëllimet “Studime Historike” (Tiranë, 1986 - 2002). Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës ka botuar gjithashtu përmbledhjen “Studime Historike” (Prishtinë, 2006) ku janë përfshirë pjesë të zgjedhura

nga vepra e tij. Me zotërimin e njohjen e më se dhjetë gjuhëve evropiane dhe erudicionin e tij, A. Buda ka qenë përfaqësues i njohur i shkencës historike shqiptare në kongrese, simpoziume e konferenca të organizuara brenda dhe jashtë vendit. Në këto takime ai ka trajtuar dhe ka bërë të njohur arritjet e shkencave tona albanologjike, veçanërisht në fushë të historisë. Ai ka qenë i zgjedhur në disa forume ndërkombëtare si nënpresident i shoqatës AIESEE, anëtar korrespondent i Europa Gesellschaft, anëtar i kryesisë së Shoqatës botërore të historianëve, anëtar i jashtëm i Shoqatës së historianëve të Bullgarisë etj., si edhe u caktua e u ftua si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, detyrë që ai nuk mundi ta ushtrojë në rrethana të njohura politike të kohës. Aleks Buda është personalitet i shquar i historiografisë dhe i kulturës shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX. Ka marrë një varg me tituj dhe dekorata: Mësues i Popullit, “Çmimin e Republikës të shkallës së parë”, “Urdhrin e Lirisë” të kl. I, etj., ndërsa Presidenti i Republikës së Austrisë e ka dekoruar atë me “Medaljen e madhe të artë” (1990), medalja më e lartë që jep Austria për shtetasit e huaj. Këshilli i qarkut të Elbasanit e ka nderuar pas vdekjes (2002) me titullin “Qytetar Nderi”. Aleks Buda vdiq pas një sëmundjeje të rëndë, në Tiranë më 7 korrik 1993, duke lënë pas një emër të nderuar e të respektuar nga breza të shumtë ish nxënësish e studentësh të tij, nga studiues e kolegë, si dhe nga bashkatdhetarë brenda e jashtë vendit që patën rastin ta njohin a ta dëgjojnë.

Nderim për personalitetin e shquar të Kombit shqiptar, Prof. Aleks Buda Shkolla 9-vjeçare “Naim Frashëri“ në Elbasan, tashmë i ka kaluar të 100 vitet nga dita e çeljes së saj. Është shkollë me traditë dhe me shumë histori. Tradita e saj atdhetare, mësimore, shkencore dhe kulturore i ka fillesat që në fillimet e saj. Vetëm Akademikë janë gjashtë shkencëtarë të shquar që kanë dalë nga kjo shkollë dhe dy nga këta kanë qenë kryetarë të Akademisë së Shkencave që në çeljen e saj si Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, etj. Dhe shkolla nuk i harron, ia përcjell brezave që vinë në raste të ndryshme, ashtu si po bën edhe në këtë Jubile shekullor të lindjes së Akademikut Aleks Buda. Erdhi në shkollën e tij ku mori mësimet e para me plot mall e dashuri për shkollën dhe na la të incizuar mbresat e kujtimet e tij për shkollën e mësuesit e tij, që ruhen me kujdes në Arkivin e Muzeut të shkollës. Prof. Aleks Buda, kryetar i Akademisë së Shkencave, ish - nxënës i shkollës kujton: “… kam qenë nxënës i viteve shumë të largëta të kësaj shkolle, që brezi i ri do ta quante parahistorike. Kam qenë nxënës në vitet 1917, 1918, 1919 dhe ju e kuptoni se me çfarë emocioni dhe mallëngjimi unë vizitova shkollën “Naim Frashëri“. Emocion i thellë që nuk ishte thjesht një sentimentalizëm që po ktheheshim në shkollën tonë, shkollës së parë të Elbasanit. Por kurrsesi nuk duhet të nënvleftësojmë ato fillime në Elbasanin e atëhershëm mesjetar, të prapambetur, të errët. Prandaj, nderimi i parë sot u drejtohet atyre burrave të shquar atdhetar, trima e të mençur elbasanas, që mes territ të obskurantizmit mesjetar ndiznin zjarre, ndriçonin vatra. Dhe

6

një nga këto vatra është edhe shkolla jonë jubilare që festojmë ne sot. Ishte viti 1917 kur kam filluar në këtë shkollë. Mbaj mend se ishin katër dhoma poshtë e të tjera sipër. Kam pas mësues në klasën e parë zotin Fot Papajanin, ndërsa në klasën e dytë zotin Xhaferr Dedej. Mbaj mend se edhe në vitet më pas, ai ruante dashurinë ndaj nxënësve të tij. Kam pas mësues edhe zotin Rexhep Pezën, i cili me atë dashurinë, butësinë, na bënte zemrat për vete. Unë besoj se asnjë nga zanatet shumë të nderuar që njeh shoqëria jonë, të jetë aq i nderuar sa ai i arsimtarit. Kujtoj me mallëngjim se në bankën në të cilën unë rrija, kisha një vajzë shtatë vjeçe, myslimane, që vinte nga një lagje e largët e qytetit, me çarçaf, por vinte nga dëshira për të mësuar. Ishte një shenjë guximi të jashtëzakonshëm për atë fëmijë, por edhe për familjen e saj që shkelte me këmbë gjithë atë trashëgim negativ që donte t’i mbante vajzat, t’i mbante fëmijët të veçuar. Me këtë vajzë, ishte karakteristike edhe për kohën, pikërisht jemi bërë vëllamë, motër e vëlla për ta legalizuar atë që ishte e pabesueshme për atë kohë, të rrinte në një bankë një djalë me një vajzë. Përveç të këtij mendimi patriotik, demokratik, kanë qenë mësues të thjeshtë, emrat e të cilëve i dëgjuam dhe i pamë sot në muzeun e shkollës. Është një ndjenjë e madhe ta ndjesh veten pjesëtar të atij harku që fillon me Papa Totasin, Dhaskal Todhrin, Kristoforidhin e deri tek emrat që u përmendën sot. Uroj që këtë traditë të vyer që shkolla ka krijuar, ta pasurojë me vlera të reja dhe shkolla jonë Jubilare të rrojë e të përparojë në shekuj. Përgatur nga: Sami DOMNI


ARSIMI & REFORMA

Punoi: Adriatike LAMI - AVA

Procesi i vlerësimit të këtyre testeve është në fakt jo vetëm rezultati individual që pret secili nxënës nga ky vlerësim, por edhe burim kryesor për të bërë një raport teknik mbi treguesit që na çojnë tek një rezultat i pritshëm, apo i çuditshëm. Në të njëjtën kohë është burimi kryesor për të bërë një analizë të të gjithë procesit të mësimdhënies. Çfarë është vënë re gjatë vlerësimit të një testi? 1 - Mosleximin e plotë të veprës letrare. (Idesë së vjetër që nxënësit tanë lexojnë pak i bashkëngjitet ideja që nxënësit tanë merren shumë pak edhe me tekstin mësimor si shtysë drejt veprës artistike. Rreth 20% të pyetjeve mbi veprën e plotë ose mbi stilin e autorit në këtë vepër nxënësit i përgjigjen spontanisht kur është fjala për alternativë dhe në mënyra të paarsyeshme kur është fjala për zhvillim. P.sh; kur ne pyesim në përputhje të plotë me tekstin mësimor ose me rrethanat e njohura të mendimit mbi një vepër se, cilës epoke i përket Vepra e Dante Aligerit, një pjesë e nxënësve na e shpien atë çuditërisht në shekullin e XX. duke na e quajtur edhe modernist. Kur ne pyesim se ku qëndron absurdi në veprën “I Huaji” të Kamysë, ata përgjigjen se nuk kanë ndeshur personazh me këtë emër. Kur ne pyesim si ndikon paraja si koncept në zgjidhjen që vetë Balzaku u jep personazheve të tij te romani “Evgjeni Grande”, ata nuk japin asnjë përgjigje, për arsyen e thjeshtë se nuk e dinë përfundimin e veprës, pra nuk e kanë lexuar, ose çuar atë deri në fund. 2 - Puna me një fragment shihet si punë me një objekt: (Fragmenti i zgjedhur për test është natyrisht një pjesë e shkëputur nga trupi i veprës së plotë. Në test ai nuk është konsideruar deri më tash si një njësi e pavarur, ku mekanikisht të gjesh elementë gjuhësorë dhe letrarë. Pavarësisht që për një pjesë të pyetjeve nuk mund të trajtosh gjithë dimensionin e një vepre, aty gjen në një përqindje të caktuar pyetje që mbulojnë veprën dhe pyetje me karakter aplikativ. Është shumë e vështirë që nxënësit të perceptojnë nëpërmjet fragmentit veprën, por e kanë të vështirë që edhe të demonstrojnë një lexim të drejtë të tij, pasi nga ai të nxjerrin më pas kuptimin nga më e thjeshta deri te struktura kritike më e lartë. Këtu kam parasysh hapat që nga nxjerrja e një informacioni nga teksti, zbulimi i një detaji, shpjegimi i një dukurie letrare, apo përdorimi të thjeshtë gjuhësor, shpjegimi i një marrëdhënie midis personazheve,

komenti i një shprehjeje, veprimi, sjelljeje, i një hyrjeje a mbylljeje, e deri te argumentimi, apo interpretimi i një treguesi të pavarur, në distancë apo jo nga vepra ku pothuajse gjithmonë përfshihet rruga nga subjekti, deri tek interpretimi i performancës së stilit të një autori. p.sh në një fragment të shkëputur nga tregimi i Koliqit: “Kumbulla përtej murit” pyetjes: Cila është në të vërtetë princesha e bukur? (shkëptuar nga një fragment i përzgjedhur) - duhet të ndiqet nga përgjigja: - Fëminia.(në këtë pyetje kërkohet thjesht që nga leximi i kujdesshëm të nxirret informacion nga fragmenti). Pyetjes: - Pse plaku Santiago luftën për të vrarë peshkun e quan duel? - nuk arrijnë ta perceptojnë deri te përgjigjja që lidhet me disa arsye të mundshme: Ishte peshkatar i vjetër, ishin dy vetë përballë njëri-tjetrit, ishte luftë për ekzistencë - ku njëri detyrimisht do të linte jetën. Ky shpjegim nuk merret vetëm në fragmentin e zgjedhur, por del gjatë gjithë novelës. Kështu që pritej përgjigje, jo vetëm nga ata që kishin lexuar veprën, por edhe nga ata që ishin të vëmendshëm dhe dinë të lexojnë fragmentin.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Probleme të mësimdhënies së letërsisë dhe të gjuhës shqipe përmes testit të klasës së nëntë dhe testeve të Maturës Shtetërore

Nga ana tjetër nxënësi nuk arrin ta shohë fragmentin si strukturë. (edhe brenda tij ka paragrafë, pjesë, hyrje, zhvillim dhe mbyllje). Në fragmentin e zgjedhur për klasën e nëntë nga përralla skoceze “Ivani dhe lëkura e Fokës”, nxënësit i kërkohet të gjejë një mbyllje për fragmentin përshtatur me natyrën e krijimit që është përralla. Nxënësi në vend që t’i referohet përrallës dhe arsyetimit artistik që një sirenë e kthyer në vajzë, pasi kalon eksperiencën e jetës midis njerëzve në tokë, ka gjasa më shumë të kthehet përsëri në det, ose në një gjë të ngjashme me të. Imagjinata e lirë e nxënësit shkon përtej mësimdhënies, deri në përgjigje: Vajza u largua nga shtëpia, sepse mori disa para dhe i trembej dënimit nga burri i saj ose familjes. Nxënësit nuk arrijnë të bëjnë lidhjen midis fragmentit dhe veprës. P.sh; Pyetja: -“Shpjegoni një tipar të stilit të Heminguejit që del edhe në këtë fragment”, - nxënësin e ngatërron. Në fragmentin e zgjedhur për testin, dominonte monologu si formë ligjërimi dhe fjalitë e shkurtra (koncize), që dalin edhe gjatë veprës. Ndërkohë në përgjigje kemi figurat letrare (që në fragment nuk kanë peshë) dhe parimi i njohur i ajzbergut (që në fragment nuk lë shumë për të shpjeguar). Nxënësi nuk arrin të bëjë një përmbledhje. Pyetjes përmbledhëse mbi treguesit subjektorë, renditjen e fakteve letrare, detajeve, shembujve etj, ata i përgjigjen në

7


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010 mënyrë të çorganizuar përshkrimore dhe me konstatime që e tejkalojnë pyetjen. P.sh: - Jepni në mënyrë të përmbledhur përshtypjen mbi përshkrimin e plakut për peshkun te novela “Plaku dhe deti”. Nxënësit përshkruajnë peshkun ose japin në ligjëratë të drejtë fjalët e plakut. Në disa raste një përshtypje të dobët dhe një përshtypje të përmbledhur në një veti të plakut dhe karakteristikë të dukshme të peshkut. Nxënësit nuk arrijnë të prezantojnë tipologjinë e një personazhi. P.sh; Pyetjes se çfarë e bashkon poetin me malësorin te poezia “Recital i malësorit” të Migjenit, ata i përgjigjen në mënyrë të njëanshme, ose jo në kontekstin poetik. Të thuash ato i bashkon mali është jo kontekstuale dhe të thuash që malësori është si mali je përsëri te pyetja pa kaluar te përgjigjet e mundshme. P.sh: - “Zbuloni një tipar të Grandesë në shprehjen e tij për të nipin: “S’ia kemi ngenë që të na përmbysë shtëpinë”. Tipari që del këtu i mundshëm është koprracia dhe të thuash që nipi ishte rrëmujaxhi nuk ka lidhje me njësitë kuptimore dhe artistike të veprës. Nxënësi brenda fragmentit nuk arrin të dallojë karakteristikat kryesore të tekstit në përputhje me natyrën e zhanreve. P.sh. Pyetjes: “Zbuloni dy elementë të tragjedisë “Makbeth” që tregojnë këtë tragjizëm, por edhe që ndihmojnë në paraqitjen skenike të kësaj vepre”. Nxënësit i përgjigjen duke mos e lidhur me faktin që është tragjedi dhe duke mos e lidhur gjithashtu me detajet e famshme shekspiriane. 3 - Të mos kuptuarit e drejtë të një pyetjeje: (Shpesh nxënësit ankohen se përgjigjja e tyre është ajo që duhet dhe se nuk është vlerësuar mirë. Pavarësisht mendimit të përkufizuar edhe në skemat e përgjigjeve të mundshme, që kufijtë e një përgjigjeje duhet të jenë

8

absolutisht personale, pa dashur absolutisht ta kundërshtoj këtë, ndeshemi me përgjigje pa lidhje me pyetjen. Natyrisht që subjektiviteti nuk duhet dhe nuk mundet të shkojë deri këtu. Ka një arsye që nis që nga më e thjeshta. Së pari, nxënësit nuk kuptojnë si duhet pyetjen dhe natyrisht kjo vjen kur nuk është bërë një pyetje e mirë, ose kur nuk e lexon drejt atë. Këtu po marrim për hir të temës në konsideratë rastin e dytë. Është shumë e rëndësishme të njihet fjalori më i zakonshëm që ndërton pyetjet. Sipas niveleve të tyre pyetjet kanë në përbërje fjalë të tilla si: detaje, shpjego, komento, interpreto, identifiko, perifrazo, etj. Kështu p.sh, në rast se kërkohet të gjendet një detaj i thjeshtë në funksion të një treguesi artistik si në pyetjen: “Gjeni dy detaje që tregojnë se Oresti është i gjallë”, natyrisht që përgjigjja duhet të na shpjerë te tufa e flokëve mbi varr dhe jo te fakti që Elektra qante. (jemi te vepra “Oresti”, në momentin kur ai kthehet dhe ndalesën e parë e bën te varri i të atit dhe e motra Elektra gjen pikërisht aty shenja të jetës së tij.) P.sh. nëse pyetja thotë: “Komento, ose interpreto të rejat që solli Koliqi në prozën moderne shqiptare, natyrisht do të konsiderohet brenda temës një përgjigje që është e lidhur me prurjet në njësitë tematike dhe stilistike. Mjaft e rëndësishme është të kuptuarit e temave në shkrimet funksionale. Një pjesë e mirë e punimeve të nxënësve konsiderohen të pavlefshme për shkak të daljes nga tema, ose të mospërshtatjes me temën. Debatet mbi vlerësimin fillojnë dhe mbesin pikërisht te këto. Shpesh thuhet që ky nxënës ka shkruar një gjë të bukur, por a mund të konsiderohet normale një punim që flet mbi natyrën e mrekullueshme,kur tema ka të bëjë me të drejtën si koncept në veprën “Oresti” të Eskilit? Apo nëse tema është e lidhur me një koment interpretues të vargjeve të Dantes, mbi konceptin e lumturisë tokësore. Natyrisht konceptimi rreth tyre është i lirë, por të folurit rreth dashurisë në përgjithësi është jashtë teme. 4 - Nuk njihen konceptet: (këtu është fjala për konceptet letrare dhe gjuhësore.) Do të identifikoja disa raste që ndeshen më rëndom. • Së pari nuk njihet koncepti “detaj”: Identifikoni dy detaje te “Makbethi” që ndihmojnë në analizën psikologjike të personazhit. • nuk njihen koncepte që përfaqësojnë dhe emërtojnë drejtime letrare. (p.sh. në veprën “Plaku dhe det”, në fragmentin e zgjedhur pyetet se ku qëndron absurdi në shprehjen: “Megjithatë e vrava këtë peshk që e kam më të shtrenjtë se vëllamë”. • nuk njihen figurat letrare. (p.sh. dallohet vetëm epiteti dhe krahasimi. Edhe këto në


5 - Shkrimet funksionale nuk kanë strukturë dhe vuajnë nga ngjashmëria: (E rimarrë veçantë si trajtesë më duhet të them që problemi i shkrimeve funksionale nuk qëndron vetëm te përqendrimi në temë, por edhe te elementët e mëposhtëm: * struktura; (nuk njihen tri pjesët përbërëse të një krijimi dhe nuk ndiqet logjika e rimarrjes së trajtesës së konstatuar menjëherë në hyrje të krijimit. Nuk zhvillohet me shembuj, ilustrime, dëshmi dhe përshtypje sipas llojit të shkrimit që mund të jetë: përshkrues, argumentues, krahasues.) * stili; (pothuajse kanë të njëjtën atmosferë). Në një ese mbi fëmijërinë, të dhënë vitin e kaluar, shumica nisnin dhe mbaronin te gjyshja. Kjo nuk çon në larmi dhe në veçanti stilesh. * gjuha; (fjalori i varfër me shprehje të jetës së përditshme, ose me fjalë dhe shprehje shumë të përgjithshme dhe tepër të papërcaktuara, ose të pamatshme si: e mrekullueshme, e bukur etj.) *drejtshkrimi; (megjithëse në vlerësim nuk penalizohet nxënësi për gabime që nuk ndikojnë në kuptim, vihen re përdorime tepër të gabuara të shenjave të pikësimit, shkronjës së madhe dhe zanores (ë).)

kontributit konstatues dhe subjektor, pa kaluar në caqet e analizave të thella në vepër apo përqasëse. • Marrëdhënia letërsi - metodë, vazhdon të shfaqet shumë sipërfaqësore Shumica e autorëve shihen në raportin: “jetë-vepër”. • Trinomi: “Pyetje - strukturim - mësues” Pyetjet e drejtuara nëpër auditorë reflektojnë nivele të pamatshme të njohurive të nxënësve. Në një pjesë të rasteve, ato nuk janë të tilla që të dëshmojnë formimin e tij që nga e thjeshta informuese deri te përsosja arsyetuese. • Marrëdhënia me esenë: Si e kërkon dhe si e vlerëson atë? Temat që jepen në klasat tona mësimore janë tema subjektive të pamatshme dhe jo diferencuese për nga natyra e tyre. Nxënësit duhet t’i bëhet e qartë se për çfarë do të shkruajë në punimin e tij të radhës. Problemi më i madh vazhdon të mbetet vlerësimi i esesë. Mësuesit e kanë më të lehtë të vlerësojnë marrëdhënien e punimit me shtjellimin e temës dhe idesë, por shumë të vështirë me stilin (performancën e të shkruarit të nxënësit). • Integrimi: “gjuhë - letërsi”, këtu nuk e kam fjalën të bashkojë shkencat gjuhë dhe letërsi që katërcipërisht janë dy gjëra të ndryshme, por që të perceptojë drejt stilistikën gjuhësore. • Problemi: “të shkruar - të folur” Rubrika e të folurit nuk përfshin në mënyrë sistematike: ( leximin, debatin, diskutimin, përshtypjen, perifrazimin etj). Rubrika e të shkruarit nuk përfshin në mënyrë të strukturuar elementët: (nxirr informacion, komento, përmblidh, interpreto, ndërtim eseje, etj). • Raporti: “Vepër - fragment” Në kontekstin e mosleximit të veprës, por edhe të mënyrës sesi zhvillohet letërsia në klasë nxënësi e percepton fragmentin si send dhe rëndom nuk mundet ta lidhë atë me veprën e plotë.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

formën e tyre më të thjeshtë dhe jo si epitet metaforik apo similitudë. • nuk njihen konceptet “përqas, ose krahaso” (krahaso Makbethin dhe Znj Makbeth) • nuk njihet konceptet e thjeshta gjuhësore. (p.sh, roli i rendit të përmbysur te vargu i poemës: “Andrra e jetës” së poetit Ndre Mjeda; “E kandshme asht hana,...”etj.. ( p.sh roli i reticensës te novela “Plaku dhe deti”: “Mblidh mendjen dhe mundohu të durosh vuajtjet si njeri i vërtetë…ose si peshk- shtoi ai me vete”. (p.sh, roli i mbiemrave te Koliqi (tregimi “Kumbulla përtej murit”). (p.sh rimat foljore dhe emërore te krijimi “Bukuria” i Naim Frashërit. (efekti i ndajfoljes”posa” te vargu; “posa pashë bukurinë, zëmrën e varfrë ma piku”.etj

Si përmblidhet mësimdhënia në raport me të gjitha sa përmendëm më lart • Tradita e mësimdhënies vazhdon ende të dergjet në marrëdhënien mësueslibër (tekst mësimor). • Marrëdhënia vepër letrare-mësues, sillet rreth

9


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Ç’janë testet e standardizuara ? Testet e standardizuara janë teste që ndërtohen nga specialistët e hartimit të testit. Këto teste shpesh duan vite të ndërtohen, ndryshe nga testet e hartuara nga mësuesit të cilat mund të duan maksimumi disa ditë. Ato quhen të standardizuara sepse administrohen dhe pikëzohen sipas procedurave specifike dhe uniforme të cilat janë standarde. Testet e para të standardizuara për herë të parë u përdorën nga fundi i shekullit XX. Një test i standardizuar administrohet p.sh. në një qytet X, pikërisht në të njëjtën mënyrë si administrohet edhe në qytet tjetër Y, Z. Pikërisht për shkak të këtyre procedurave standarde, matja e gabimeve sipas administrimit dhe pikëzimit është e reduktuar. Kur testet e standardizuara bëhen nga institucione të specializuara në këtë drejtim, rezultatet e testit në studentë të ndryshëm, klasa shkolla apo rajone të ndryshme, janë më të thjeshta për t’u krahasuar sesa në rastet kur testet bëhen nga mësues të ndryshëm. Imagjinoni vështirësitë në krahasimin e bërë midis rezultateve të testeve të bëra nga mësues të ndryshëm, Jo vetëm kërkesat e testit do jenë të ndryshme, gjatësia e testit, kohëzgjatja, udhëzimet e dhëna nga mësuesit, por edhe kriteri i pikëzimit do të jetë gjithashtu i ndryshëm. D.m.th. nuk mund të ketë vend për të bërë krahasime. Tabela 1 (fq. 59), krahason arritjet e testeve të standardizuara, me arritjet e testeve të bëra nga mësuesit. Vendosim theksin në fjalën “arritje” pasi ekzistojnë tipe të ndryshme testesh të standardizuara. “ Teste të standardizuara” është një togfjalësh i përgjithshëm që përmbledh jo vetëm arritjet e testeve, por, gjithashtu, cilësinë e testit, instrumente të ndryshme të matjeve. Le të shohim më konkretisht përdorimin e testeve të arritjeve të standardizuara .

10

Punoi: Afërdita MËHILLI (Alizoti)

4.2 Përdorimi i testeve të arritjeve të standardizuara. Matjet e bëra nga mësuesit janë tepër të dobishme për vendimet që merren nga ana e mësuesit, për vlerësimet e bëra në klasë. Testet e arritjeve të standardizuara administrohen një, ose dy herë çdo vit shkollor. Këto teste përdoren kur është e nevojshme të krahasohen rezultatet e testit midis studentëve, klasave, shkollave, apo rretheve. Në disa raste testet e arritjeve të standardizuara, përdoren për të ndihmuar mësuesit të identifikojnë pikat e forta dhe të dobëta të nxënësve, ose për të vlerësuar programe dhe kurrikula të veçanta. Në shumicën e rasteve testet e arritjeve të standardizuara përdoren për qëllime krahasimi. Kjo është absolutisht e ndryshme po të krahasohet me përdorimet e testeve të bëra nga mësuesit, të cilat përdoren për të përcaktuar notën dhe për të njohur studentët dhe prindërit me rezultatin. -Atëherë përse do t’i duheshin një mësuesi testet e standardizuara? Të krahasojë rezultatet e studentëve në vite të ndryshme? Të krahasojë nivelin e klasave të ndryshme? Sigurisht, që do të ishin të gjitha këto, por përgjigjja më e saktë e mundshme do të ishte: administratorëve të testeve të standardizuara u kërkohet të bëjnë kështu. Kjo është në mos në të gjitha shkollat, të paktën, në disa prej tyre. Tabela 1. Krahasimi i testeve të arritjeve të bëra nga mësuesit me testet e arritjeve të standardizuara Testet e arritjeve të Testet e arritjeve të standardizuara bëra nga mësuesit Rezultatet e të mësuarit

Mat rezultate të përgjithshme dhe përvetësimin e përmbajtjes në pjesën më të madhe të shkollave. Këto janë teste të aftësive të përgjithshme dhe të kuptuarit që nuk janë për lëndë të veçanta.

Të përshtatshme për përmbajtjen e një kurrikule të veçantë. Ato janë të përshtatshme për një numër të caktuar mësimesh, por neglizhojnë rezultatet komplekse të të mësuarit.

Cilësia e kërkesave të testit

Cilësia e kërkesave (pyetjeve) përgjithësisht është më e lartë. Kërkesat shkruhen nga specialistë, paratestohen (pilotohen) dhe përzgjidhen mbi bazën e analizave cilësore të testit.

Cilësia e kërkesave shpesh është e panjohur. Cilësia e kërkesave është më e ulët se në testet e standardizuara.


Besueshmëria është e lartë, zakonisht midis 80 dhe 95 dhe shpeshherë mbi 90

Besueshmëria është e panjohur, por mund të jetë e lartë në kërkesat që janë ndërtuar me kujdes

Administrimi dhe pikëzimi

Procedurat janë standarde, të pajisura me udhëzime të veçanta.

Procedurat mund të jenë uniforme por zakonisht janë të ndryshueshme dhe të pashkruara.

Interpretimi Pikët mund të krai pikëve hasohen në një grup standard. Përdoret udhëzuesi i testit dhe udhëzime të tjera shtesë.

Ajo çka është më e rëndësishme, është që gjithsecili (qytetarët, administratoret e shkollave )të jenë në gjendje të krahasojnë nxënësit, shkollat dhe rrethet, në mënyrë që të bëjnë një gjykim në lidhje me efikasitetin e kurrikulave shkollore. E këtë janë në gjendje ta bëjnë testet e arritjeve të standardizuara. Përsa kohë ky objektiv do të mbetet, administrimi dhe interpretimi i testeve të standardizuara do të jetë e nevojshme të jetë pjesë e mësimdhënies. Kështu që mësuesi duhet të mësojë të administrojë dhe të interpretojë këto teste.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Besueshmëria e testit

Krahasimi i pikëve dhe interpretimi janë të kufizuara brenda klasës ose shkollës.

NJ O F T I M

Programi “Shkolla e trajnerëve në Edukim” Niveli-2 Programi “Shkolla e trajnerëve në Edukim” është pjesë e strategjisë së IZHA, për reformim dhe zhvillim profesional të mësuesve. Ai ka për qëllim ngritjen e cilësisë së trajnimit në edukim, përmes ngritjes së kapaciteteve trajnuese në nivel lokal. Qëllimi i programit përkon me konventat europiane të cilat e konsiderojnë trajnimin dhe trajnerin profesion. Në kuadrin e këtij programi njoftohen të gjithë pjesëmarrësit, që kanë marrë pjesë në fazën e parë të programit “Shkolla e trajnerëve në Edukim”, se fillon Niveli - 2 i programit: Grupi i parë dt. 6-7 Nëntor Grupi dytë 13-14 Nëntor Mjediset e IZHA, Ora 8:30 Pjesëmarrësit do të përfitojnë trajnime në 3 të shtuna dhe të diela, duke filluar nga e shtuna e parë e muajit nëntor 2010. Gjithsej 6 ditë të plota trajnimi nga 4 seanca secila. Çdo të shtunë dhe të diel do të ketë veç trajtimeve teorike sipas programit të paraplanifikuar dhe detyra kursi, si dhe përfshirje në analize dhe komente në literaturë të huaj dhe lokale që do të përmbushen individualisht dhe në grupe, deri në fund të javës pasardhëse.

11


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

MËSUESI & NXËNËSI

Sjelljet problematike të nxënësve dhe menaxhimi i tyre Shumica e mësuesve, në shumë kultura të ndryshme, kanë momente kur dështojnë në kooperimin dhe bashkëpunimin me nxënësit e tyre. Kjo çrregullon procesin mësimor dhe shpesh gjen domethënien “out of control”. Të tilla momente çrregullimi mund të jenë si për mësuesit dhe për nxënësit.

Problemet e sjelljes mund të marrin forma të ndryshme p.sh. biseda, përgjigje të padëshiruara, gjumë në klasë, lodhje dhe mungesa, ardhja pa detyra, jo dëshirë për t`u përgjigjur në mësim. Në një kontekst tjetër ne mund të shtojmë të tjera sjellje si ofendimi i shokëve, mësuesve, dëmtimi i qëllimeve të shkollës, refuzimi për kryerjen e ndëshkimeve. Sidoqoftë, çfarë konsiderohet e padisiplinuar, varet çfarë quhet disiplinë e klasës për mësues të veçantë. Cilido problem sjellje që të ndodhë, kërkon shkaqet pse ndodh, si ta parandalojmë atë dhe çfarë të bëjmë nëse ndodh. Gjenden shumë shkaqe për problemet e sjelljes. Ato mund të lidhen me reagimet e nxënësve, me faktorë të brendshëm të klasës, ose faktorë të jashtëm. Familja: Eksperiencat e nxënësve në familjet e tyre kanë influencë të madhe në vlerësimin e procesit mësimor dhe autoriteteve të shkollës. Shpeshherë mungesa e disiplinës mund të jetë e lidhur me një problem të vështirë në familje. Në disa raste vlerësimi i familjeve për mësimin në përgjithësi, ose për mësuesit mund të çojnë në problem të sjelljes. Arsimimi: Eksperienca të mëparshme të të gjitha llojeve ndikojnë në sjelljen e nxënësit. Edhe në nivelin “mësuesi i mëparshëm më lejonte mua….” , nxënësit janë ndikuar nga eksperiencat e mëparshme që mund të jenë të ngjyrosura edhe nga kujtime të pakëndshme, ose çfarë ata janë lejuar të bëjnë më parë. Vetëvlerësimi: Vetëvlerësimi i një nxënësi është jetësor në një proces mësimor efektiv. Vetëvlerësimi mund të rezultojë pjesërisht nga aprovimi i mësuesit, ose shokut, nga arritjet ose si rezultat i suksesit. Mungesa e respektit nga mësuesi ose shokët- ose, qenia i pyetur për diçka që janë pothuajse të pasigurt, i bën nxënësit të ndjehen të pasigurt dhe të mërzitur. Në të tilla situata mund të shfaqen çrregullime të sjelljes. Ato mund t’i bëjnë përshtypje shokëve dhe e detyrojnë mësuesin t’i marrë ato seriozisht. Mërzitja: Kur nxënësit përfshihen në një detyrë, ose një topik është e pamundur të kenë çrregullime të sjelljes. Por nëse nuk përfshihen, ato mund të sillen keq. Kur një grup mbaron më parë dhe nuk ka se me çfarë të merret, kjo çon në çrregullim. Kur temat e zgjedhura, ose aktivitetet janë të papërshtatshme shpeshherë ka mungesë interesi që shprehet me sjellje jo të përshtatshme. Faktorët e jashtëm: Në sjelljet e nxënësve ndikojnë faktorët e jashtëm. Në qoftë se janë të lodhur, ato nuk mund të përqendrohen. Në qoftë se klasa është tepër e nxehtë, ose tepër e ftohtë, kjo mund të rezultojë në qenien tepër rehat, ose tepër i acaruar. Jo rehati çon në mospërfshirje.

12

Adaptoi: Elisabeta PRIFTI Instituti arsimor jo publik “Rreze drite”

Zhurma nga jashtë klasës mund të çojë në çrregullimin e përqendrimit. Çfarë mësuesi bën: Varet shumë nga ajo që mësuesi bën në klasë, veçanërisht kur problemet e sjelljes ndodhin për herë të parë. Nxënësit, të cilët ndjejnë të jetë dëmtuar vetëvlerësimi i tyre nga mënyra si ne i disiplinojmë ato,veçanërisht në qoftë se ne jemi të padrejtë- janë më të mundshëm të kenë sjellje të këqija në të ardhmen.

Si të menaxhojmë sjelljen e nxënësve Shtatë këshilla për mësuesit mbi menaxhimin e sjelljes së nxënësve 1. Hyr dhe dil nga klasa me një dinjitet të pacenuar Ne dimë që për të komunikuar një dënim të efektshëm, mesazhi duhet të jetë i thjeshtë, i qartë dhe i panegociushëm, në mënyrë që të kemi mundësi të evitojmë argumente dhe konfrontime të gjata. Përqendrohu në hyrjen në klasë, dhënien e dënimit në mënyrë të prerë dhe të kujdesshme dhe daljen e shpejtë nga klasa. Zgjidh një shprehje si: “Dua të shoh të punosh i qetë njësoj si në punën e djeshme me shkrim, faleminderit për vëmendjen”, ose “ Do kthehem të jap rezultatet për punën tuaj brenda pesë minutave”. Shmang të qëndruarit në klasë e cila mund të çojë në ndryshimin e sjelljes së nxënësit. Ai ka nevojë për pak kohë dhe hapësirë për të reflektuar. Asnjërit s’i pëlqen të dënohet, prandaj sa me i gjatë të jetë bashkëbisedimi, aq më e madhe është mundësia e një reagimi mbrojtës. Hyr brenda, transmeto mesazhin dhe dil shpejt. 2. Numëro mbrapsht. Një teknikë e mirë për të pasur vëmendjen e të gjithë klasës është numërimi mbrapsht nga 5 ose 10 duke i përgatitur nxënësit të bëhen gati për të dëgjuar udhëzimet vijuese. Shpjegoji klasës se ti po përdor numërimin mbrapsht për t`i paralajmëruar në mënyrë të drejtë, se ata duhet të dëgjojnë duke e konsideruar një mënyrë më të sjellshme se sa të bërtiturit për të mbajtur qetësi. Gjatë


3. Ji i/e kulturuar Fjala ”Faleminderit” ka një ndikim të madh dhe pozitiv. Mund të përdoren shprehje të tilla si: “Faleminderit që e vendose çantën në vendin e duhur, ose faleminderit që e hodhët çamçakëzin në koshin e plehrave.” Kur kërkesa juaj është e qartë dhe e shoqëruar me mirësjellje, zakonisht ekzekutohet nga nxënësi menjëherë dhe pa hezitim apo ndjenjë proteste. 4. Ji i/e pranishëm kudo Prezenca juaj si mësimdhënës ndihmon në menaxhimin e sjelljes së nxënësve. -Po në ç’mënyrë? Në qoftë se ju e pini kafenë në oborrin e shkollës duke i ndjekur me sy nxënësit, ose hani drekën me ta, jeni gjithmonë të pranishëm në korridoret jashtë klasës, nxënësit do të kuptojnë punën, këmbënguljen dhe pritshmërinë tuaj për një sjellje të mirë si në klasë, ashtu dhe jashtë saj. Ata do të mësohen pak nga pak me ndërhyrjet, vëzhgimet dhe prezencën tuaj dhe do të kenë ndikimin tuaj në sjelljen e tyre. Marrëdhëniet tuaja me nxënësin do të forcohen duke krijuar mundësi për biseda jo shume formale ku nxënësit të shprehen lirshëm. 5. Jep detyrë për djem e vajza Tek nxënësit e shkollës fillore respekti dhe besimi reciprok inkurajohen duke i kryer detyrat së bashku, në klasë. Nxënësit shpërndajnë mjetet në klasë, pastrojnë e rregullojnë vendet ku punojnë duke përgatitur klasën së bashku për aktivitete të natyrave të ndr yshme. Në këtë mënyrë nxënësit mësohen të ndajnë përgjegjësitë me të tjerët dhe të pranojnë përgjegjësitë e tyre. Shpesh thuhet se shkolla fillore i mëson nxënësit të bëhen të pavarur, ndërsa kjo ndryshon në shkollën nëntëvjeçare. Nxënësit e klasës së shtatë habiten kur përgjegjësia zhvendoset dhe mësuesja thotë: ”Po numëroj gërshërët dhe më pas do t`jua ndaj secilit prej jush , mos i prekni derisa t`ju them unë”.Ata venë re se liria për të lëvizur është e kufizuar kur mësuesja thotë ”Mos lëvizni nga bankat pa marrë leje”.

6. Forco marrëdhëniet me nxënësit Zgjidh me kujdes mënyrat për të ndërtuar lidhjet me nxënësit. Aplikimi i bisedave të lira kur nxënësit janë të relaksuar dhe zhvillimi i temave për të cilat nxënësit janë të interesuar, është mirë të prisni derisa situata të mos jetë e tensionuar dhe koha të jetë e mjaftueshme. Duhet patur kujdes se ndërhyrja juaj mund të mos mirëpritet në fillim. Qëllimi juaj është të bindni nxënësit se ju jeni e angazhuar për të vendosur besimin ndërmjet dy palëve. Përgatitu për faktin që metodat e tua mund të refuzohen. Nxënësit mund të duan të testojnë se sa vërtet e angazhuar ju jeni. Ai mund të mos mirëpresë këtë bisedë të hapur, sepse është më e lehtë për të, të flasë për konfliktet, sesa për një marrëdhënie mirëbesimi. Jepi nxënësve kohë për të të kuptuar. Durimi dhe këmbëngulja juaj do t`ju shpërblej për të pasur një marrëdhënie pozitive për të cilën të tjerët do ju admirojnë.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

numërimit përdor shprehje të tilla si: - Katër: Mbaroni fjalinë që po shkruanit! - Tre: Ju lumtë, ju të rreshtit të dytë që po më kushtoni vëmendjen maksimale! - Dy: Shpejt, zini vendet tuaja! - Një: Të gjithë me stilolapsat në duar! - Zero: Faleminderit! Kjo është një teknikë e efektshme sidomos në rastet kur mësuesi kërkon vëmendjen e të gjithë nxënësve.

7. Menaxho sjelljet sekondare - Më ndiq mua Sjelljet sekondare janë ato të cilat ndodhin gjatë ndërhyrjes suaj, ose kur ju keni mbaruar bisedën me një nxënës. Ato quhen sjellje “Më ndiq mua”, të cilat nxënësi i përdor që mësuesi të inatoset dhe të fillojë të humbë kontrollin. Kur ju jeni lodhur, pas të gjithë teknikave të përdorura, paralajmërimeve, dënimeve dhe i kërkoni Benit të dalë nga klasa, sjelljet dytësore janë karrigia e shtyrë me zhurmë, përplasja e derës, apo ngërdheshja e tij që tregon inat. Ai mund të nxisë në këtë mënyrë një konfrontim në korridor. Mos lejo që ai të ndikojë në reagimin tuaj. Rezistojini tundosjes për të vepruar në moment, por regjistro veprimet e tij që të dish si të veprosh më vonë. Me të do veprohet kur ai të jetë i qetë. Qetësia dhe reagimi juaj do të vëzhgohen nga pjesa tjetër e nxënësve të cilët do të admirojnë për mos humbjen e kontrollit dhe vetëbesimit në momente të mbushura emocionalisht. Beni do të kuptojë se modeli i tij i të sjellurit nuk funksionon me ju. Inkurajimi i një sjellje të mirë Shkollat ndihmojnë në zhvillimin e sjelljes së mirë te nxënësit për shembull: - Duke dërguar letra në shtëpi, kur ata kanë bërë punë të mirë. - Duke mbajtur mbledhje brenda në klasë, kur nxënësit kanë kryer punë të mirë, ose për përmirësime të sjelljes së tyre. - Duke i përfshirë ata në vendosjen e objektivave të sjelljes. - Grupimi me një nxënës tjetër. - Organizimi i një grupi shokësh rreth tij. Si të veprojmë në rastet e një sjellje të keqe Që të menaxhojnë sjelljet e këqija shkollat mund të përdorin ndëshkime të lehta dhe

13


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

ndërmarrësh në mënyrë që të krijosh motivime më të forta. E bërë mirë, kjo mund të jetë shumë efektive.

sanksione, po aq sa dhe pengesa, duke përfshirë: - Heqja e privilegjeve të pushimeve ndërmjet orëve ose të kohës së drekës. - Përjashtime të brendshme, që do të thotë që nxënësi duhet të vijë në shkollë më vonë se nxënësit e tjerë dhe të largohet pasi të tjerët janë larguar. - Dhënia e një detyre praktike në shkollë, për shembull pastrimi i klasës etj. - Dhënia e një detyre komuniteti si ndihma që mund të japin në riparimin e pjesëve të një aparature të prishur. - Disa shkolla kanë program të veçantë. Kjo do të thotë që, në qoftë se një fëmijë ka qëlluar ose goditur një fëmijë tjetër, të dy fëmijët takohen me një mësues për të biseduar rreth problemit dhe për t`i kërkuar falje njëri-tjetrit. Mjediset në ndihmë të procesit mësimor Mjediset në ndihmë të procesit mësimor janë vende të veçanta brenda shkollës ku nxënësit të cilët kanë problem me sjelljen qëndrojnë të ndarë nga pjesa tjetër e klasës për pak kohë. Ato janë vende të cilat i japin mundësi nxënësve për të marrë ndihmë, edhe me një punë të veçantë. Vendet në ndihmë të procesit mësimor janë vende ku nxënësit me probleme mund të mbeten në shkollën e tyre, me një shans të mirë për t`u bashkuar me klasën pas një kohe të caktuar. Ato lejojnë mësuesit të punojnë më intensivisht me nxënësit që mund të shpërthejnë në mënyra të ndryshme gjatë orës së mësimit. Ka shumë mënyra të reagimit ndaj sjelljeve të këqija Rregullat bazë Sjellje e keqe, jo njeri i keq. Mund të jetë sjellja e keqe dhe e papranueshme, por kjo nuk do të thotë që nxënësi është i keq. Një person i keq nuk është e mundur të ndryshohet. Një person i mirë mund të veçohet nga sjellja e tij e keqe, veçanërisht nëse ju veproni dhe nëse kjo është me të vërtetë çfarë ata duan. Vepro , por jo në mënyrë instiktive. Kjo do të thotë të mos veprosh pa u menduar. Fatkeqësisht, instinktet tona janë mjaft të përafërta me sjelljen në xhungla, ku agresiviteti është një përgjigje e përshtatshme. Një përgjigje natyrale ndaj një sjellje të keqe është inati, por fatkeqësisht kjo vetëm krijon problem, në qoftë se jo sot, në të ardhmen është e sigurt. Të veprosh do të thotë të mendosh në fillim dhe më pas të veprosh në një mënyrë që të arrish në një rezultat të mirë për nxënësin, për ju dhe për shkollën. Kjo nuk do të thotë një përgjigje e menjëhershme, por dhënia e një kohe të shkurtër për t’u qetësuar mund të jetë shumë produktive. Analizo, pastaj përpiqu të kuptosh shkakun e vërtetë, pse ata janë rrëmujaxhinj dhe më pas vendos për veprimet që do të

14

Të jesh i qëndrueshëm dhe i ndershëm. Kur jeni duke iu përgjigjur një sjellje të keqe, gjithmonë duhet të jeni i ndershëm. Trajtoni secilin incident të ndarë dhe të jeni të barabartë me të gjithë. Në qoftë se vini rregulla, duhet gjithmonë t`i ndiqni ato. Nëse përdorni një ndëshkim me një fëmijë, ju duhet ta përdorni atë me të tjerët. Megjithatë, kujtojmë që përgjigje të ndryshme veprojnë ndryshe në fëmijë të ndryshëm. Vendosni gjithmonë atë që duhet për efektin më të përshtatshëm dhe gjithmonë qëndroni gjakftohtë. Pavëmendshmëria Kur ata nuk janë të përqendruar: Përdorni qetësinë, duke qëndruar në këmbë dhe duke i parë ata. Kur përqendrohen, falënderojini ata dhe vazhdoni mësimin. Largoni burimin e shkatërrimit, për shembull, duke konfiskuar revistat ose lojërat. Mbajini pas mësimit dhe lërini të presin pak dhe më pas bisedoni rreth përqendrimit. Bisedat ndihmëse Disa nxënës shpesh preferojnë më mirë të bisedojnë me shokët e tyre se sa të marrin pjesë në mësim. Në përgjithësi është një ide e keqe të përpiqesh ta bindësh atë moment. Pyesni nxënësin në lidhje me problemin që diskutohej në mësim në atë moment, Ose një pyetje të përgjithshme, Të tillë si ‘Kështu, Petrit çfarë do të kishit bërë në këtë situatë? Pyesni pjesën tjetër të klasës çfarë ju duhet të bëni rreth njerëzve të përfshirë. Kur ata dëgjojnë emrin e tyre, Dhe veçanërisht kur e kuptojnë që dikush tjetër është duke folur rreth tyre, ato do të ndalojnë bisedën. Ndërhyni ndërmjet biseduesve. Ndajini ata që bisedojnë, duke i vendosur pranë nxënësve që ata nuk ndihen të afërt për të biseduar. Në procesin mësimor, çdo mësues ndeshet me probleme nga më të ndryshmet, të cilat kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Në bazë të të gjithë këshillave dhe rregullave qëndron lidhja që mësuesi krijon me nxënësit, komunikimi i përditshëm me ta, respekti dhe besimi reciprok, aftësimi i tyre në sfidat shkollore e jetësore. Në këtë mënyrë, ne do të jemi të aftë të përmbushim detyrën tonë si mësues në edukimin e brezave.


Përvetësimi i mësimit dhe kriteret e vlerësimit Punoi: Fatos BAJRAKTARI Drejtor i gjimnazit gjuhësor - Elbasan

për t’i zgjeruar njohuritë. Edukimi i një nxënësi kërkon që të përvetësohen njohjet dhe kompetencat për aftësi në të mësuar. Mësuesi duhet të ketë të qartë që të dallojë aftësinë dhe kompetencën kur vlerësohet një nxënës. Me pak fjalë, mësuesi ka si objektiv vlerësimin në bazë të kuptimit të aftësive në çdo disiplinë shkencore. Për ta bërë këtë, ka nevojë për tregues konkretë, realë dhe që t’i referohen aksioneve që nxënësi përmbush dhe ku duhet t’i tregojë këto njohuri. Zgjedhjen e indikatorëve, mësuesi duhet ta bëjë në momentin e vlerësimit. Një programim i mirë fillon duke vendosur arsyetimin dhe arsyetimi që grupi i klasës propozon duhet vlerësuar dhe konsoliduar. Në përgjithësi vihet re, që nxënësit zotërojnë dhe aplikojnë, disa aftësi, në veprimtaritë e tyre, si brenda shkollës, por edhe jashtë saj. Mësuesit nisen nga nevojat se nxënësit duhet të kenë aftësi komunikimi të shkruar dhe gojor dhe aftësi të disiplinave bazë, që duhet të kenë zbatim në praktikë, pavarësisht, nga grupi i klasës. Pastaj programimi diferencohet në përmbajtjen e lëndëve të ndryshme. Një program i mirë disiplinues përbëhet nga një arsyetim grupi mësuesish kompetentë, gjë e cila duhet dhe mund të arrihet. Nuk duhen lënë pas dore dhe këshillat që japin specialistët.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Nëse kriteret e të vlerësuarit të arritjeve të kuptimit e aftësisë do të kuptohen drejt nga pjesa më e madhe e mësuesve, do të rritet cilësia e të mësuarit të nxënësve. Nga një përgjigje e saktë deri në zgjidhjen e shumëllojshme mund të marrim informacion mbi njohjen me argumente nga ana e nxënësve. Analogjkisht, kur nxënësi i përgjigjet pyetjeve saktë ose gabuar, tregon që e njeh argumentin. Më poshtë po japim disa aftësi që shpjegojnë një gjë të tillë, si p.sh: Nxënësi di të shpjegojë dhe arsyetojë kur pyetet, di të japë shembuj, di të përgjithësojë, di të aplikojë thelbin ose idenë dhe zgjidh problemin, propozon analogji, përfaqëson gjykim në mënyra të ndryshme. Të mësuarit është një proces i ngadaltë, i vazhdueshëm që zhvillohet në kohë. Kush i përgjigjet pyetjeve shpejt, nuk mund të thuhet që e ka kuptuar mirë mësimin, përgjigja nuk ka zgjidhjen standarde të ushtrimeve dhe problemeve. Ajo na tregon që ka pasur efikasitet për atë pjesë të mësimit. Po, sigurisht, ne mësuesit duhet të kuptojmë kur nxënësi do të tregojë që ka përvetësuar konceptin e përmbajtjes. “Unë e di që zotëroj atë koncept dhe aftësi”ose “unë e zotëroj këtë aftësi sepse arrij t’ua mësoj të tjerëve”. Këto janë disa fraza që ne i dëgjojmë shpesh nga nxënësit, duke na siguruar transformimin në koncept të njohurive, pra të kuptuarit. Në përgjithësi pyetjet që mësuesi i bën periodikisht nxënësit janë: Çfarë ke kuptuar në fund të orës së mësimit? Si mund ta tregosh përvetësimin e mësimit ? Në ç’mënyrë e ke arritur kuptimin, etj? Përgjigjet e marra, na tregojnë se sa e kanë kuptuar nxënësit që kanë përballuar argumentin me seriozitet dhe që e shprehin spontanisht mendimin e tyre .Ato japin një shpjegim më efikas, dinë të lidhin efektet e shkakut dhe sjellin me shembuj eksperiencat personale. Nxënësit që kanë përjetuar një eksperiencë sipërfaqësore dhe nuk kanë arritur në kuptimin e duhur, na japin shpjegime që janë riformulimi i pyetjes. Përgjigjet e tyre i referohen lehtësish momentit, ose ndonjë informacioni të thjeshtë. Aftësitë e shpjeguar më sipër mund të jenë të zotëruar nga nxënës pjesërisht ose plotësisht. Duket evident që kalimi nga të kuptuarit në aftësi vjen gradualisht në kohë, pasuar njëra pas tjetrës. Prezantimet që demonstrojnë zotërimin e aftësive 1-6 na garantojnë nivelin e kuptimit dhe aftësitë që nxënësi ka arritur. Pra, në fund, njohja transformohet në aftësi nëse ndërhyn ana mendore e kuptimit. 1.”Unë di që e mbizotëroj këtë aftësi” Kjo shprehje mbyll përfundimin më të rëndësishëm të konceptit të aftësisë. Në fund të një formimi cilësor, çdo nxënës, duhet të mbështetet në një kompetencë, të përfituar në klasë por dhe jashtë saj. “Unë di të klasifikoj forcat’. “Unë di të krahasoj forcat dhe lidhjet midis tyre”. “Unë di të aplikoj konceptin e moleve në llogaritje të grameve të një përbërje’. ’Unë di të aplikoj një qark të thjeshtë elektrik, etj” Këto janë disa shembuj të aftësisë që nxënësit deklarojnë të kenë. Bëhet fjalë për të parë mirë aftësitë që i përkasin njohurive kimike, fizike, matematike, por edhe aftësive

Të mësuarit efikas Të mësuarit efikas bazohet në idenë që mënyra e vetme për të mësuar dhe që të bësh matematikë, kimi, fizikë, etj, nuk është vetëm të lexosh e të studiosh shembujt në libër, por edhe shënimet mund të ndihmojnë për të ndërtuar atë që ke nxënë dhe aftësia arrihet vetëm nëpërmjet impenjimit personal për të zgjidhur probleme teorike dhe probleme eksperimentale. Fillohet në klasë dhe vazhdohet puna e filluar në shtëpi. Mësuesit i përket roli i rëndësishëm për të lehtësuar,orientuar,ai është katalizatori më i mirë. Mësuesi duhet të bindet për aftësinë e tij. Pastaj duhet të stimulojë zhvillimin kontuitiv të nxënësve dhe duhet të vazhdojë t’i inkurajojë që të kenë besim në aftësitë e tyre. Objektivi i mësuesit nuk është vetëm ai për të zhvilluar mësimin e kimisë, fizikës apo ndonjë lëndë tjetër, por ai ka detyrën të ndihmojë nxënësit dhe të mendoj logjikisht, t’u zgjidh problemet, të japë ide dhe metoda për të mësuar sa më mirë qoftë me tekstin, ose jashtë tij.

15


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Orë model Përgatiti: Albana ZEJNELHOXHA

LËNDA: Gjeografi KLASA: XII TEMA: Rajoni Juglindor Objektivat: Në fund të orës së mësimit nxënësit do të jenë në gjendje: Të përshkruajë veçoritë e pozitës gjeografike të rajonit juglindor. Të dallojë (identifikojnë) në hartë vendodhjen e pjesëve përbërëse të rajonit juglindor. Të analizojë tiparet e kushteve natyrore të këtij rajoni. Të vlerësojë rolin e “Korridorit të Tetë”në këtë pozitë gjeografike. Konceptet kryesore: gropë, fushëgropë, molasa, flishe, korridori tetë STRUKTURA E MËSIMIT Fazat e strukturës

Strategjitë mësimore Metodat

Veprimtaritë e nxënësve

Organizimi i nxënësve

Parashikimi, përgatitja për të nxënë

Imagjinatë e drejtuar

Të lexuarit ndërveprues \Diskutimi i ideve

Punë në grupe

Ndërtimi i njohurive, përpunimi i përmbajtjes

Lexim me kodim të imët të tekstit

Ndërtimi i shprehive studimore

Punë në grupe

Përforcimi, konsolidimi i të nxënit

Diagrame piramidale

Paraqitja grafike e informacionit

Punë në grupe

Parashikimi: Imagjinatë e drejtuar U kërkohet nxënësve të jenë të qetë e të dëgjojnë me kujdes. U sugjerohet të imagjinojnë e realizojnë një udhëtim imagjinar: “Jeni nisur drejt qytetit të Pogradecit për të kaluar disa ditë pushime, më pas do t’i vazhdoni ato drejt Maqedonisë e Greqisë. Nga ajo që keni mësuar më parë po udhëtoni drejt rajonit juglindor të Shqipërisë. - Cilat janë vendet që kaloni gjatë udhëtimit? - Në cilat pika kufitare do të realizoni kalimin drejt Maqedonisë e Greqisë? - Cili lum gjendet përgjatë rrugës automobilistike? - A kaloni në “Korridorin e tetë” gjatë këtij udhëtimi?” Nxënësit lihen disa minuta të imagjinojnë të ndihmuar dhe nga harta e më pas shkëmbejnë mendime me njëri -tjetrin sipas grupeve të punës (4-5 veta). Mësuesi kërkon përgjigje nga grupet. Flasin përfaqësuesit p.sh: Nxënësi \ përfaqësues1: Kur nisem nga Elbasani paralel më rrugën automobilistike gjendet lumi Shkumbin. Kaloj në shumë qendra të banuara si Librazhd, Përrenjas. Nxënësi \ përfaqësues 2: Ne kemi shkuar më prindërit në Maqedoni e para se të shkojmë në Pogradec kalojmë Qafë Thanën e cila është pikë kufitare më Maqedoninë . Mësuesi: Po mundësi tjetër për të kaluar në Maqedoni ka?

16

Nxënësi \ përfaqësues 3: Po mësuese mund të kalojmë dhe nga qyteti i Pogradecit drejt Volorekut në Tushemisht. Atje gjendet pika kufitare ................ . Kështu vazhdohet dhe me komente të tjera nga nxënësit për pikat kufitare më Greqinë. Përgjigjet e nxënësve evidentojnë qartë tiparet e pozitës gjeografike të rajonit juglindor dhe rëndësinë e “Korridorit të Tetë “ për këtë rajon. Përgjigjet demonstrohen në dërrasë të zezë dhe në mënyrë grafike psh: Përgjatë Shkumbinit Korridori Tetë Kalon në pjesën jugore të qytetit tonë Kalon në disa zona të banuara Ka ngjashmëri me rrugën Egnatia Lidh perëndimin me lindjen (kjo paraqitet grafikisht në skemë) Ndërtimi i njohurive: Lexim me kodim të imët të tekstit. Për çështjet kryesore të mësimit që trajtojnë tiparet e kushteve natyrore të rajonit juglindor veprojmë kështu. U tregoj nxënësve që të lexojnë tekstin duke përdorur kode të veçanta për të dalluar në tekst çështjet më thelbësore: N D - ndërtimi gjeologjik (sa herë në tekst ndeshim ndërtimet gjeologjike). R - relievi (sa herë në tekst ndeshim tiparet e relievit). K- klima ( sa herë në tekst ndeshim tiparet e klimës). H - hidrografia (sa herë në tekst ndeshim tiparet e hidrografisë). B.B.SH - bota bimore e shtazore (sa herë në tekst ndeshim tiparet e botës bimore e shtazore). DH - dherat (sa herë në tekst ndeshim tiparet e dherave). Pas leximit të koduar sipas grupeve të formuara që më parë, plotësohet tabela e mëposhtme me informacionet kryesore për çështjet e lartpërmendura.


(R) relievi

(K) klima

ND i ndërlikuar,llojet si molasa, flishe, gëlqerorë e magmatikë formojnë struktura të ndryshme si horste e grabene Rajoni është i pasur me minerale, si hekurnikel, qymyrgur, bokside etj

Relievi i larmishëm, i çrregullt, i copëtuar me kontraste të mëdha si pasojë e përbërjes së ndryshme gjeologjike. Lartësia mesatare deri në 1000m. Mali më i lartë është ai i Gramozit me 2523 m.

Ndikim të dukshëm kontinental me dimër me ngrica e tempe. skajore -26.9 ° C, si dhe sasinë më të pakët të reshjeve në Shqipëri rreth 600 mm në vit. Vera në pjesën më të madhe të rajonit është e freskët.

(H)hidrografia Është e varfër me lumenj, por i pasur më liqene të mëdhenj si ai i Ohrit. Rajoni është i pasur me burime e ujëra nëntokësorë.

Gjatë plotësimit të tabelës për klasat me nivel mund të ndërtohen dhe Diagrami e Venit për çështje të tilla, si: ndërto diagramën e Venit për a) gropat e fushëgropat - b)horstet e grabenet Gropat Janë përfshire nga lëvizjet ngritëse e lumi gërryen, formon gropë me fund të copëtuar.

Të përbashkëtat grabene të formuara nga fundosje tektonike

Fushëgropat Janë përfshire nga lëvizje ulëse e lumi depoziton, formon gropë me fund të sheshtë.

(Kjo do të pasqyrohet me figurën e diagramës së Venit)

(B.B.SH) Bota bimore e shtazore

(DH) dherat

Përbëhet nga dushqet, shkurret mesdhetare kryesisht gjetherënëse, nga pyjet e ahut e halorëve e kullotat alpine. Dallohen zonat e mbrojtura si: Rezervati Strikt i Rajces etj.

Janë të llojeve të ndryshme Mbizotëroj-në ato të kafenjta dhe të murrme. Janë pjellore në fushëgropa e të varfëra në shpatet e prekura nga erozioni.

Vlerësimi i nxënësve: Nxënësit vlerësohen në bazë të kontributit që ato japin në punën me grupe, si i mbështesin me prova apo jo ato që thonë. Vlerësohet puna me shkrim e tyre. Merren parasysh dhe se si nxënësit përdorin konceptet, faktet në diskutim dhe informacionet. Ora e mësimit mbaron këtu. Nga përvoja: Me zbatimin e këtyre metodave nxënësit janë përfshirë gjatë gjithë kohës në punën me grupe, kjo i bën ato më aktivë gjatë orës së mësimit, ndërsa imagjinata e drejtuar i përfshin ato të japin mendimet e tyre kritike lidhur me problemet e trajtuara.Diagrama piramidale mund të përdoret si teknikë dhe gjatë fazës së ndërtimit të njohurive.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

(ND) ndërtimi gjeologjik

Përgatiti: Modeli i mësimit është mbështetur në tekstin: Gjeografia 4, viti botomit 2007, faqe 126-129; Botimet Ideart

Përforcimi: Diagrami piramidale Cilat janë njësitë përbërëse të rajonit juglindor. Pasi janë njohur me tekstin, nxënësit kategorizojnë informacionin për njësitë përbërëse të rajonit juglindor. Modeli i diagramës është përgatitur më parë nga mësuesja, i shpërndahet grupeve që tek leximi me kodim. Një model i diagramës është si më poshtë: RAJONI JUGLINDOR NJESITË PËRBËRËSE TË RAJONIT Gropat

Fushëgropat

Vargjet perëndimore

-Mali Polisit, -Pogradecit Shpatit, -Prespës -Korçës Gurit të Zi, së Madhe -Përrenjasit Gurit të -Kolonjës Topit, Valamarë

Vargjet lindore

Luginat

-Mali Shebenikut, Thatë, Moravës, Gramo zit.

-Lugina e Shkumbinit të Sipërm, Lugina e Devollit

Modeli i diagramës mund të detajohet ose kolona e parë mund të ndahet. Kjo detyrë mund të shoqërohet dhe me mjete të tilla si: ngjitës me ngjyra të ndryshme për çdo formë relievi gjatë identifikimit të tyre në hartë psh: ngjitës të kuq për gropat,.....etj. Pas kësaj veprimtarie grupet përmes përfaqësuesve lexojnë plotësimet në diagramat e tyre dhe shkëmbejnë mendime. Detyrë: Nxënësve u jepet detyrë të shkruajnë një ese me temë “Roli i Korridorit të Tetë në zhvillimin ekonomik të Rajonit Juglindor”.

17


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

SHKOLLA & KOMUNITETI

Fëmija parashkollor dhe personaliteti i tij Donika DERVISHI Edukatore në Prezë/Tiranë

Personaliteti i njeriut është produkt i faktorëve të lindur dhe i atyre shoqërore. Vendosja e raporteve të drejta në marrëdhëniet prind-fëmijë, kopsht-fëmijë, fëmijë- bashkëmoshatar, fëmijë-edukatore merr vlera shumë të rëndësishme nëse vlerësohet drejt ndikimi që ka përvoja e viteve të para të jetës në zhvillimin e personalitetit të njeriut. Për të ndihmuar fëmijën të zhvillojë predispozitat e lindura dhe për të krijuar mjedisin e favorshëm, edukatorja duhet të njohë mirë karakteristikat kryesore të zhvillimit të personalitetit të fëmijës. Në moshën 3 vjeç, fëmija ka fituar një farë pavarësie. Ai ecën i sigurt, është i aftë të ngjisë e të zbresë shkallet, di t’u përshtatet disa objekteve, vepron me të tjerët, njeh dhe veçon me anë të perceptimit elemente të ndryshëm të mjedisit rrethues. Fëmija njeh emrat e shume sendeve dhe dëshiron të mësojë emra të tjerë që nuk i di, shpreh me fjalë dëshirat dhe nevojat kryesore, është në gjendje të futet në komunikim me të tjerë, edhe pse në mënyrë të kufizuar, shpreh edhe aktivitetin e tij shoqërore me fjalë. Në këtë moshë përcaktohen marrëdhëniet shpirtërore në familje, kontrollohen impulset dhe emocionet. Rreth kësaj moshe fëmija ndërgjegjësohet se ai vetë përbën një individ që dallohet nga të tjerët, ndaj këtij i lind dëshira për pavarësi. Në moshën parashkollore fëmija ka arritur atë shkallë zhvillimi të personalitetit që përbën premisën e domosdoshme e cila i lejon të futet në një kolektiv të ndryshëm nga ai familjar. Nga ana tjetër, hyrja në këtë komunitet krijon kushte për të pasuruar lidhjet e fëmijës, për të vendosur raporte të reja efektive e shoqërore jashtë rrethit familjar, si dhe favorizon aftësitë krijuese dhe shprehëse të fëmijës. Ne kopsht fëmija realizon një progres të dukshëm, në planin e aktiviteteve shprehëse. Aftësia e tij shprehëse karakterizohet edhe nga prirje egocentrike që jo rrallë çojnë në vlerësime të gabuara nga të rriturit të cilët i quan këto veprime si deformime të ndërgjegjshme të realitetit. Të menduarit në këtë moshë nuk disiplinohet nga aftësia e koordinimit logjik: Kjo realizohet vetëm në vitet e arsimit fillor, në këtë moshë aktiviteti mendor shfaqet në format e një kurioziteti të gjallë dhe këmbëngulës për dukuritë e ndryshme të natyrës e të shoqërisë, është mosha e “pse-ve”. Vitet e gjata si dhe përkushtimi në punë krijojnë kushte për të plotësuar kërkesat themelore që lidhen me veprimtaritë perceptive-motorike, shprehëse-njohëse etj dhe do të ketë një efekt negativ nëse sjellja e edukatores do të jetë jo korrekte dhe e kufizuar ndaj kërkesave të fëmijës. Durimi,

18

dashamirësia dhe mirësjellja, janë kërkesat themelore për të punuar me fëmijët. Kur i rrituri është i nervozuar, fëmija mërzitet, ose frikësohet. Periudha 3-6 vjeç karakterizohet nga zhvillimi i mëtejshëm i të folurit dhe lojës. Te folurit nuk është vetëm mjet për të shprehur dëshirat, apo mjet komunikimi, por është njëkohësisht një mjet i domosdoshëm për zhvillimin e veprimtarive perceptive p.sh. zotërimi i një fjalori të pasur i krijon fëmijës mundësinë për të parë e njohur botën në një mënyrë me të përzgjedhur. Loja dhe koha e lirë në kopsht përbëjnë elementin më kryesor për zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Gjatë orëve të lira fëmijët janë vetvetja, aty krijohen situata të larmishme për një aktivitet të pasur imitues. Në lojë shfaqen dhe zhvillohen aftësitë themelore të fëmijës, këtë gjë e kam vënë re gjatë gjithë punës sime, gati 30-vjeçare. Loja e ndihmon fëmijën të njohë në mënyrë aktive realitetin natyror e njerëzor dhe të zbulojë vetveten Nëse loja për fëmijën është kërkesë themelore që buron nga natyra e tij, për edukatoren është një mjet i rëndësishëm vëzhgimi për të njohur personalitetin e fëmijës. Prandaj dhe siç thotë edhe shkrimtari i madh Ruso:

“Jepuni fëmijëve më shumë liri, le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet”. Zgjedhja e lojërave duhet të bëhet mbi bazën e njohjes së interesave, nevojave, nivelit të zhvillimit të fëmijëve të grupit si dhe sigurimi i mjeteve të përshtatshme argëtuese dhe mundësive më të gjëra ku fëmija të vihet në kushte për të vepruar si individ, në grupe të vogla, ose të mëdha. Gjithashtu edukatorja e udhëhequr gjithmonë nga intuita pedagogjike, duhet të shmang ndërhyrjet arbitrare, sepse ndrydh nismën dhe krijimtarinë e lirë të fëmijëve. Duke e mbyllur me thënien e poetit të madh Roseggeri:

“Fëmijët janë një libër i hapur në të cilin lexohet dhe në të cilin duhet shkruar pa fund”

dhe unë kam vite që lexoj dhe shkruaj e shkruaj…………. në këtë libër të madh.


Me bukurinë e shqipes, me krenarinë kombëtare! Leka BEZHANI - Drejtor i shkollës shqipe Worcester (Ustër), Massachusetts

Mes nesh kryetarja e Bashkisë me origjine shqiptare

Ka disa vite që komuniteti shqiptaro-amerikan në Worcester (Ustër), Massachusetts, me iniciativën e një grupi mësuesish, me qëllimin për të kultivuar e ruajtur kulturën dhe vlerat kombëtare, traditat dhe zakonet te brezat e ardhshëm në tokën amerikane, kanë hapur shkollën shqipe. Për këtë, ata kanë marrë mbështetjen, mirënjohjen dhe respektin jo vetëm nga komuniteti shqiptaro-amerikan, por edhe nga administrata amerikane dhe institucionet shtetërore në Worcester. Shkolla ka një program mësimor të hartuar posaçërisht për shkollat e Diasporës dhe që mban parasysh kërkesat specifike të fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Worcester. Puna fillon në 9:30 me përgatitjen e klasave dhe kontaktimin e koordinatorëve të shkollës. Mësuesit paraqiten në orën 8:45 dhe marrin detyrat e shpërndahen në klasa për të pritur fëmijët. Fëmijët paraqiten e pajisen me etiketa me emrat përkatës e më pas shpërndahen nëpër klasa. Mësimi fillon në orën 10:00 e vazhdon deri në orën 12:00. Nga

ora 12:00 deri në orën 1:00 zhvillohen lëndët e muzikës dhe valles. Prindërit tërheqin fëmijët dhe administrata kryen pastrimin dhe dorëzimin e ambienteve deri në 13:00. Mësuesit e shkollës kanë planin mësimor të cilin e marrin në dorëzim para fillimit të semestrit dhe në bazë të këtij plani dhe të tekstit që kemi hartuar posaçërisht për fëmijët e Diasporës. Ata ndërtojnë punën parapërgatitore. Mësuesit zgjedhin mjetet e tyre të punës, e ndër to bën pjesë edhe ditari mësimor. Shkolla po përparon nga semestri në semestër, në të tërë parametrat. Synimet në të ardhmen janë të shtojmë numrin e nxënësve, të konsolidojmë programin mësimor dhe tekstet mësimore si edhe të afrojmë intelektualët shqiptarë për të folur me fëmijët e shkollës shqipe. Në Amerikë, bashkëpunimi prindër-mësues funksionon dhe kjo ndihmon në zhvillimin e procesit mësimor në shkollë. Kjo, me sa duket, edhe nga numri i nxënësve, pasi ne e kemi gjetur mbështetjen në komunitetin e Worcesterit.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Nëpër shkollat shqipe, në diasporë...

Ne duhet të shpalosim vlerat e shoqërisë shqiptare e me flamurin shqiptar të kontribuojmë për një shoqëri më të mirë në komunitetet ku jetojmë. Shoqëria e sotme në Amerikë është një shoqëri multietnike. Nëse do t’i kundërvihemi çdo gjëje me frikën e asimilimit, do të dëmtonim të ardhmen e fëmijëve tanë. Fëmijët shqiptarë duhet të dalin në jetë e të përparojnë se dinë një apo dy gjuhë të huaj më shumë se fëmijët e tjerë. Ju uroj shëndet dhe suksese të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

19


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

ELTA - English Language Teachers Association

20

Shoqata e mësuesve të gjuhës angleze në Shqipëri, ELTA (English Language Teachers Association), e vetmja shoqatë e këtij lloji në vend, është themeluar në vitin 2002. Në ditët e para të formimit të saj kanë qenë 100 mësues. Në radhët e ELTA-s sot bëjnë pjesë rreth 600 mësues e pedagogë, si dhe 220 studentë që studiojnë për mësuesi nga i gjithë vendi. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i punës së madhe që mësuesit anëtarë të shoqatës kanë bërë për të rritur cilësinë e mësimdhënies dhe nxënies në shkollat tona. Themelimi i ELTA-s erdhi si nevojë e domosdoshme e rritjes së bashkëpunimit me aktorët që marrin pjesë në zhvillimin profesional të mësuesve, erdhi si domosdoshmëri e rritjes së cilësisë, integrimit dhe profesionalizmit të mësuesve të gjuhës angleze në përputhje me kërkesat e kohës në vend, si dhe në përputhje me standardet evropiane të mësimdhënies së gjuhëve të huaja. ELTA e mbështet punën e saj në realizimin detyrave të caktuara në statut. Ajo përbëhet nga bordi drejtues prej 11 mësues dhe pedagogë nga shkolla dhe universitete të ndryshme të vendit, në sistemin e edukimit publik dhe privat, të cilët duke qenë se janë të afirmuar dhe të përkushtuar në fushën e mësimdhënies, kanë punuar dhe punojnë vullnetarisht për kualifikimin e mësuesve dhe të studentëve që studiojnë për mësuesi, me qëllim që mësimdhënia e tyre të përkojë me standardet ndërkombëtare. Anëtarët e bordit zgjidhen në mënyrë demokratike në konferencën e saj të radhës me vota të lira dhe në përputhje me integritetin dhe profesionalizmin e tyre. Në bashkëpunim me Këshillin Britanik në vend dhe në UK, ELTA disponon NTT (National Team of Trainers), i cili përbëhet nga: Shpresa Delija, Fitore Sulejmani, Fozilet Simoni, Shqiponja Dautaj, përgjegjëse e departamentit të gjuhëve të huaja në Universitetin Ushtarak, Tiranë, Ymer Leksi, Vilma Tafani, Semiha Molla, Irida Mëhilli, Luis Seiti, Vjollca Dizdari – mësuese më përvojë Shkodër, Edlira Xega – mësuese në Korçë, Ludmilla Stefani, Ogerta Koruti, Klodiana Leka, pedagoge në universitetin Aleksander Moisiu në Durrës. Siç e shikoni edhe nga përbërja anëtarët e NTT-isë jo vetëm janë specialistë të mirëfilltë të mësimdhënies, por edhe janë përfaqësues të zonave të ndryshme të vendit, gjë që mundëson që zhvillimi profesional i mësuesve të gjuhës angleze të jetë sa më pranë nevojave të tyre, pa patur nevojën e rekrutimit të ndonjë specialisti dhe kështu, pa shumë shpenzime ekonomike. Pra, deri tani ELTA ka funksionuar mbi baza vullnetare, që do të thotë se specialistët e NTT-së i kanë përballuar vetë shpenzimet e trajnimeve në rrethe të ndryshme të vendit. E mbështetur nga MASH-i, nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit (IZHA), si dhe nga institucione të huaja brenda dhe jashtë vendit, si Ambasada Amerikane, Këshilli Britanik, Korpusi i Paqes, UNDP, Express Publishing, ESU dhe TESOL e IATEFL, që në krijimin e saj ka pasur në qendër formimin profesional të mësuesve të gjuhës angleze, përditësimin e tyre me zhvillimet bashkëkohore në fushën e mësimdhënies dhe komunikimin e tyre me kolegë në rajon e më gjerë përmes bashkëpunimit me organizata homologe. Gjatë dy viteve të fundit ELTA ka intensifikuar punën e saj për të shkuar pranë

Prof.as.dr. Shpresa DELIJA

mësuesve, duke ndërmarrë seanca kualifikimi në rrethe të ndryshme të vendit, si dhe ka organizuar konferenca rajonale, si p.sh. në: Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Pogradec, Vlorë, Fier, Berat, Gjirokastër, Peshkopi dhe Shkodër. Pse të jesh pjesë e ELTA-s? ELTA është një shoqatë e hapur për të gjithë mësuesit e gjuhës angleze që japin mësim në të gjitha nivelet e arsimit shqiptar d.m.th. që në arsimin parauniversitar deri në arsimin universitar dhe pa dallim moshe. Anëtarët e ELTA-s përftojnë shumë gjëra nga anëtarësimi i tyre tek ELTA. Mbi të gjitha, duke qenë në bashkëpunim me simotrat e veta në rajon dhe në botë ata përftojnë ngritje profesionale në procesin e mësimdhënies. Bashkëpunimi me ELTA-n është një investim për mësuesit e gjuhës angleze. Duke qenë anëtarë të saj ata kanë mundësi të lidhen me shoqatat simotra në rajon apo me IATEFL dhe TESOL-in. Pjesëmarrja në Forumet e organizuara nga IATEFL, TESOL dhe SEETA bën të mundur jo vetëm azhurnimin e mësuesve me të rejat e gjuhës angleze, por i mundësojnë mësuesit të lidhen më mësues dhe punonjës shkencorë të atyre shoqatave me qëllim që të zhvillohen nga ana gjuhësore dhe profesionale. Duke hyrë në lidhje me shoqatën anëtarët e saj gjejnë rrugë e mundësi për të shkëmbyer ide dhe përvoja të procesit mësimor me kolegët e tyre në ato vende. Ky bashkëpunim bën të mundur që mësuesit të realizojnë qëllimet dhe objektivat e tyre të procesit mësimor. Anëtarët e ELTA-s përveç ngritjes profesionale përftojnë këto të mira nga bashkëpunimi me të: - Pagesë anëtarësimi më të ulët në aktivitete të ndryshme kualifikimi në krahasim me ata mësues që nuk janë anëtare. - Pagesë të reduktuar në shkrime të ndryshme në revistën e ELTA-s “Ultimate Teacher”. - Anëtarësim falas për të gjithë anëtarët e ELTA-s tek revista “Ultimate Teacher” and “Forum”. - Lehtësim në pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme të shoqatave si motra në rajon dhe më gjerë. - Gëzojnë të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur në organet drejtuese të saj. - Gëzojnë të drejtën për të marrë informacion për aktivitetin e shoqatës. - Gëzojnë të drejtën për të dhënë dhe kërkuar llogari për realizimin e detyrave të caktuara në mbledhje të ndryshme te bordit. - Gëzojnë të drejtën për të njohur të gjithë veprimtarinë financiare të shoqatës.


TRADITË & KULTURË

Do kalonin afro 60 vjet nga koha kur motorët me djegie të brendshme kishin shënuar fillimin e epërsisë të tyre mbi impiantet e avullit dhe, pikërisht në dhjetë vjeçarin e gjashtë të shekullit të kaluar, kur u arritën standarde të larta në projektimin dhe përsosjen konstruktive të tyre; kur ishin adaptuar në mënyrë perfekt ligjësitë e termodinamikës, fizikës, kimisë, etj., të formuluara e të formatuara nga Lomonosov, Karno, Dalton, Laibnic, Kartez, Kelvin, Celcius, Joul, Newton, Paskal dhe shkencëtarë të tjerë të shquar, që të gjithë së bashku, kanë vendosur “gurë në ngritjen e kështjellës të mendimit njerëzor, “që kurrë nuk do përfundojë!”, të lindnin kërkesa të reja për ndryshim. Dhe vetëm pas pak viteve, ato zhvillime strukturore të automjeteve në përgjithësi dhe motorëve në veçanti, sidomos në sistemet e furnizimit me lëndë djegëse, të vënë para zhvillimeve të reja sociale: kërcënimit dhe rreziqeve që paraqiste toksifikimi i mjedisit urban, nga emissinet toksike: CO, HC, NOx, PMx, CO2, etj., të emetuara nga automjetet; ndikimet në mjedis, ngrohjen globale ose “Efekti Serë”, prishja e raporteve ekologjike dhe të ekosistemeve në përgjithësi, do orientoheshin drejt rrugëve të reja: teknologji inxhinierike motorike që emetojnë më pak ndotje toksike, duke synuar në një të ardhme relativisht të afërt automjete ekologjikisht të pastra, (EVs), e “Hibrite”; alternative të reja energjetike duke preferuar hidrogjenin etj. Sot detyra e projektimit të një automjeti dhe sidomos agregatit të energjisë, motorit, shtrohet: • Sa ai mundet ta kontaminojë ajrin me komponime toksike për çdo njësi karburanti të konsumuar • Sa kW/h energji konsumon për një gjatësi rruge të kryher dhe fuqia në kf, që shprehet me raportin e prodhimit të çvendosjes dhe forcës, me kohën gjatë së cilës kryhet punë: Ç’vendosje (fit-cm) x Forcë (paund-kG) Hp = ---------------------------------------------Kohë (minuta)

I-Një Vështrim Bazave dhe Ligjësive të Ndërtimit të Motorëve me Djegie të Brendshme (IC). Në shumë tekste për motorët, botues të ndryshëm, i janë referuar cikleve të motorëve, parametrave të gjendjes, ekuacionit të energjisë etj, por në këtë hapësirë të këtij shkrimi, do të sjell në vëmendjen e lexuesit, se të gjitha ato ndryshime të rëndësishme, janë zbatime të dy ligjeve bazë të termodinamikës. Edhe tani, pas afro 300 vjetëve të atyre zbulimeve të mëdha, shumë ndryshime në strukturat e motorëve, bazohen në relacionet ndërmjet: presionit, vëllimit, nxehtësisë etj. Procesi izohorik Disa prej ndryshimeve më të zbatuara në motorët e automjeteve të kohëve të sotme, janë bazuar në procesin izokorik, të pasqyruar grafikisht në Fig.1, për vëllimin v = konstant, dv =o, që shpjegohet në mënyrë analitke, nëpërmjet relacioneve të parametrave. P2 T2 ---- = ---- ; dl = pdv = 0; c = cv; dq = du = cv dt; q = u2 - u1 = cv (t2 - t1) P1 T1

E gjithë nxehtësia që krijohet në këtë proces, rrit energjinë e brendshme të gazit T2

fig. 1

(s2 -s1)v = cv ln ---- T1

Dr. Inxh. Dhimitraq Thoma TRAJANI

T-Temperatura absolute T0abs. ose 0K; t0C; c, cv, cp,[kkal/ kg0C] - kapaciteti termik Procesi izobarik, zhvillohet me presion konstant. p = konstant, dp = 0. (Fig.2). Nga ky përkufizim rezulton: V2 T2 V2 ---- = ---- ; l =∫pdv = p (v2 -v1) = R (T2 -T1) = R(t2 - t1); V1 T1 v1 T2 c =cp; dq = cp dt= di; q = cp (t2 - t1) = i2 - i1; (s2 -s1)p = cp ln --- T1

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Ligjësitë e termodinamikës, mekanikës klasike dhe shkencave të natyrës

fig. 2 T2 c =cp; dq = cp dt= di; q = cp (t2 - t1) = i2 - i1; (s2 -s1)p = cp ln --- T1

Procesi Izotermik, zhvillohet gjithmonë në temperaturë konstante, (Fig.3) : t = konstant dhe dt = 0 p2 v1 p1v1= p2v2 = pv = konstante; --- = ---- ; du = cv dt = 0; u = konstante; di = cp dt = 0; i = kost.; p1 v2 dq = Adl = Ap dv v2 v2 p1 v2 p1 t=∫pdv = RTln ----= RTln ----= p1v1ln ----= p1 v1 ln ----= 2.303p1v1lg.----; v1 v1 p2 v1 p2 v2 p1 p1 q = Al= ART ln ---- = Ap1 v1 ln ---- = 2.303p1v1lg ----; c = ∞ v1 p2 p2

fig. 3

Procesi adabiatik, karakterizohet nga mungesa e shkëmbimit të energjisë termike në mjedisin rrethues, Fig. 3,. Në procesin adiabatik dq = 0. Ky mbetet një parim i konstruktorëve të motorëve modernë, për të patur hapësira ose volume sa më të vogla të dhomave të djegies, për të mos shkëmbyer nxehtësinë e trupit të punës me mjedisin rrethues. Në Fig.4, në diagramin p-v, paraqitet nëpërmjet parametrave lidhja ose koleracioni i dyanshëm adiabatë - izotermë. P1 v2 k Pvk = konst; ---- = ( ---- ) ; T.v p2 v1

k -1 T2 = konst; ---- = ( ----) T1 v2

v1 k -1 ;

1-k k -1 ------k T2 p2 k T.p = konst; ---- = ( ---- ) T1 p1

21


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

fig. 4

Përcaktimi i punës: cv R 1 p1v1 T2 Al = u1 - u2 = cv(t1 - t2); l = ---- (t1 -t2) = ---- (T1 -T2); l = ---- (p1v1 - p2v2); l= ------ (1- ----) A k-1 k-1 k-1 T1 k -1

k-1

P1v1 v1 p1v1 p2 ---l = ------ [1- (----)]; l = ------ [1- ( ---- )k ]; Kapaciteti termik c = 0. k-1

v2

k-1

p1

II-Rioknstruimii motorave me djegie të brendëshme (IC) Po ku konsistojnë modifikimet për rritjen e fuqisë e drejtimin e emisioneve që ato emetojnë? Përgjithësisht motorëve të automjeteve të sotëm, për t’ia rritur fuqinë dhe ulur shkallën e komponimeve toksike, u janë bërë disa nga modifikimet që vijojnë: 1- Ulja e shkallës të komprimimit gjatë kohës të shtypjes të pistonave, lejon përdorimin e benzinës pa plumb, që digjet shpejt, redukton H, dhe nuk favorizon rritjen e temperaturës të djegies të përzierjes ajër-lëndë djegëse. Si rrjedhim reduktohen NOx-et, që së bashku me CO dhe HC, janë komponimet toksike më të dëmshme, krahasuar me të gjitha produktet e tjera të gazta që emetojnë motorët. Si do i analizojmë në vazhdimësi të gjitha ndryshimet në hapësirat e djegies në motor, janë përmirësuar gjithmonë në funksion të ruajtjes të parametrave teknike të gjendjes të gazeve, bazuar në procese: izohorik, izobarik, izotermik dhe adiabatic. Përzierja e varfër, siguron djegie sa më të plotë, sepse ka më shumë ajër për të përmirësuar djegien, për rrjedhim reduktohen emissinet HC dhe CO. 2- Ngrohja e kolektorit të thithjes, zvogëlon kohën e lëshimit të motorit, duke qenë e panevojshme lënda djegëse shtesë për momentin e lëshimit. 3- Zvogëlimi i sipërfaqes të brendshme të dhomës të djegies, redukton emissineve HC, sepse zvogëlohen hapësirat e shkëmbimit të nxehtësisë. Në këtë rast, zbatohet procesi adiabatik. Një tip hemisfere e dhomës të djegies, ka volum më të vogël (SV). 4- Rritja e mbulimit të valvulave, pakëson NOx-et. Një bosht me gunga ose i shpërndarjes, që funksionon duke futur në dhomat e djegies të përzierjes ajër-lëndë dhe inerte nga sistemi i shkarkimit të gazeve, zbret vlerat max. të djegieve dhe NOx-et. 5- Forcimi i valvulave dhe mbështetësve të tyre në kokën e motorit, rrit qëndrueshmërinë dhe ul shkallën e konsumimit të tyre. 6- Tendencat për përzierje sa më të varfra me lëndë djegëse, kërkojnë harqe elektrike më të fuqishëm midis anodës dhe katodës të kandeleve, deri në kufijtë 12-15 kvolt. 7- Një nga prirjet inxhinierike për uljen e vlerave të emissineve HC dhe CO, është zvogëlimi i sipërfaqeve ftohëse në zonën e djegies, e cila ndodh pikërisht kur pistonat çvendosen me shpejtësi drejt kokës të pistonave. Kjo shkakton ftohjen ose ndalimin e procesit të djegies të përzierjes dhe për rrjedhim krijon më shumë mbetje të padjegura. 8- Temperaturë e lartë e punës, për të reduktuar emissinet HC dhe CO. Termostatet në motorët e sotëm, kanë shkallë qëndrueshmërie në temperatura të larta. E parë kjo dukuri në lidhje me rrjedhimet e ligjeve themelore të termodinamikës, ruajtja e lartë e temperaturës,në kufijtë e nevojshëm të një procesi normal, është bazuar në procesin adiabatik, ku nuk ndodh shkëmbim i nxehtësisë, dq = 0. Përgjithësisht, prodhuesit e automjeteve kanë arritur në një mendim unik: zgjidhja më e mirë për të reduktuar emissionet

22

është djegia e plotë e lëndës energjitike brenda në motor. Këtij synimi i shërbejnë edhe disa shtesa konstruktive inxhinierike: sistemi i injektimit të lëndës djegëse; sistemi PCV; sistemi i parangrohjes të ajrit; sistemi i kontrollit ose drejtimit të avujve të lëndës djegëse; sistemi EGR; sistemi i injektimit të ajrit; konvertirët katalitikë etj., të cilat trajtohen në formë të përmbledhur në vazhdim të këtij shkrimi. Sistemet Elektronike të Drejtimit të Furnizimit me Lëndë Djegëse. Një nga ndryshimet më të rëndësishme, ka qënë kalimi nga përdorimi i karburatorëve, në sistemet elektronike të furnizimit me lëndë djegëse me benzinë dhe naftë. Në Fig.5, është paraqitur një skemë principiale e një e sistemit elektronik të furnizimit me lëndë djegëse.

Fig.5, Sistemi elektronik i plotë i injektimit të lëndës djegëse i automjetit tip “Toyota” Injektimi i lëndës djegëse në dhomën e djegies, me një presion deri 60 psi ( paund/inch2), ose 55 kPa, i pakrahasuar me kalimin e lirë të përzierjes ajër – lëndë djegëse në motorët ma karburator, krijoi mundësi për një ekonomizim të lëndës djegëse, rendiment ose fuqi më të lartë, minimizim të ndotjeve toksike të emetuara nga motorët dhe shumë avantazhe të tjera inxhinierike. Por ky ndryshim pothuajse radikal në motorët IC (Internal Combustion- me djegie të brendshme), u pasua me një sistem kompjuterik, si një bashkim nyjesh komplete elektronike: modulë elektronike ose ECU, sensorë dhe veprues, që sinkronizojnë në nivelet më të larta, të gjitha funksionet motorike, por edhe të mjetit në përgjithësi. Në automjetet e prodhuara në vitet e fundit, vështirë se mundet të gjenden edhe paisje të thjeshta pa një qark ose mikroqark elektronik. Në motorët e automjeteve të sotme, po përdoren gjithmonë e më shumë sisteme katalitikë, ose shpërbërës të gazeve, duke përdorur në hapësirat e brendshme të tyre materiale ose substanca që nuk shpërbëhen gjatë kryerjes të proceseve katalitikë. HCs + O2 —> H2O + CO2 Në temperaturën e duhur, molekulat e H2 dhe O2, kanë energjinë e mjaftueshme të reaksiomojnë direkt me njëra-tjetrën, duke krijuar dioksidin e karbonit CO2 dhe H2O Thermal HCs + O2 ------------à H2O +CO2 1400-18000F Shtresat e konvertierit emetojnë energinë e nevojshme për reaksionin e molekulave. Në një konvertier ndodhin disa reaksione , por në një temperature më të ulët: Katalitik HCs + O2 -----------à H2O +CO2 500- 9000F


Në Fig.6, është paraqitur një pamje e një konvertieri katalitik.

Ey = By + Bynan + BymCm + bymdm n m m Ey – Emisionet e substancës y. By – Emisionet e substancës y në momentin e përdorimit të saj. Bynan – Ndryshimet e emissioneve y të prodhuara nga shtesat teknologjike. BymCm – Emissionet që emeton motori i ri, me karakteristikat fillestare.

III-A ka vend për hapësira studimore dhe veprimtari shkencore nga universitet tona? Në kuadrin e veprimtarive studimore dhe shkencore të universiteteve, kur strukturat shtetërore që duhet të përgjigjen për pastërtinë e ajrit, aktualisht janë të paafta për një monitorim të zakonshëm, pa pretenduar se analizat e tyre duhet të ishin në stadin e një pune studimore, pse jo edhe me vlera shkencore, mendoj se departamentet e FIM, në kuadrin e krijimit të hapësirave të reja shkencore në institucionet e larta arsimore, i kanë të gjitha potencialet intelektuale akademike, për të thënë mendimin shkencor për këtë dukuri, që është bërë aktualisht një problem, për rreziqet që paraqit dhe pasojat e rrezikshme që mbart. Por çfarë i mungon FIM të UP, për një veprimtari studimore në këtë fushë? FIM-së, i mungon një sistem aparaturash bashkëkohore testimi dhe diagnostikimi, të atij niveli që përdoren aktualisht për observimin dhe skanimin elektronik të të gjitha sistemeve të automjeteve, përfshi aparatet e drejtimit elektronik (ECU) dhe moduleve (ECM), që do mundësonin matje edhe gjatë lëvizjes të mjetit, të CO, HC, NOx, CO2, PMx (Particulate Matter-blozë) etj, sipas metodave më të avancuara, që mundësojnë përcaktimin e vlerave të këtyre emissioneve në ç’do km. rrugë të kryer ose për njësi karburanti të harxhuar. Por jo vetëm kaq, kompletimi

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Fig.6. Konvertieri katalitik oksidues shpërbërës me rezistencë ngrohëse. Duhet të theksohet që valvula EGR (Exhaust Gas Ricirculation - Valvula e Riqarkullimit të Gazeve), në tërësinë e strukturave të motorëve modernë IC të kohëve të fundit, është një nga pajisjet më të avancuara, por për mungesë të hapësirës në këtë shkrim, në të ardhmen ajo do të përbëjë një objekt shkrimi të veçantë. Por edhe me pak rreshta mundet të shprehet se valvula EGR, riqarkullon një masë të konsiderueshme të produkteve të gazta në dhomat e djegies dhe, si mbetje, ato absorbojnë nxehtësinë e tepërt dhe për këtë arsye, nuk kanë temperaturën e mjaftueshme për të reaksionuar me azotin e ajrit, duke parandaluar krijimin e NOx-ve. Si përfundim, në analizën e shkaqeve të emissioneve toksike që emetojnë automjetet, mundet t’i referohemi formulimit të nxjerrë nga studimi i Profesorit të Universitetit të Kembrixhit, Frank C. Schuller, i cili me anën e një ekuacioni me shumë variable, jep një analizë shkencore të faktorëve që ndikojnë në emeissionet toksike të një motori:

me një infrastrukture të këtyre niveleve, do të krijoheshin edhe mundësi bashkëpunimi me vlera shkencore me Fakultetin e Mjekësisë të UT. Të dhënat mbi bazën e matjeve shkencore të monoksidit të karbonit CO, hidrokarbureve HC, plumbit Pb, blozës (particulate matter), oksideve të azotit NOx, dioksidit të squfurit SO2, ozonit O3, dhe dioksidit të karbonit ose gazit karbonik CO2, do ishin të mjaftueshme për kryerjen e një skanimi shëndetësor, sidomos në zonat urbane që aktualisht janë më të prekura. Informacionet që do sillnin studentët e FIM-së, mbi burimet e emissioneve toksike që i emetojnë ato, do i mundësonin studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të observonin pasojat e ndotjeve toksike në grup mosha të ndryshme dhe sidomos te fëmijët. Sot janë të provuara shkencërisht, pasojat e CO, në absorbimin e oksigjenit nga emoglobina e gjakut ose rruazave të kuqe te njerëzit, për shkak të afinitetit të lartë të CO me gjakun, 200 herë më të lartë se ai ka me oksigjenin! Ky komponim ka efekte në perceptim dhe në dobësimin e aftësive intelektuale ose të menduarit; pasoja të konsiderueshme gjenetike, probleme në rrugët e frymëmarrjes etj. HC, ose karburantet e padjegura, që përhapen në formën e avujve, provokojnë ndryshime ose muttacione, zhvillime kancerogjene dhe dobësim të funksioneve të bronkeve, deri zhvillimin e kancerit në mushkri. Ndikime shumë të ngjashme me ato të blozës, ose asaj resë toksike që qëndron si “vello e zezë mbi kokat e qyteteve tona”. Por efektet e blozës (PMx), janë me pasoja akoma më të rënda te fëmijët dhe në moshat e reja, me provokime të shpeshta të zhvillimit të kancerit në mushkri. CO2 dhe Ozoni (O3), ndikojnë më shumë në prishjen e raporteve ekologjike natyrore dhe ekosistemeve në përgjithësi. Të gjitha komponimet kimike në përgjithësi veç e veç, dhe së bashku, shkaktojnë në të shumtën e rasteve: dhimbje koke dhe gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, kollë, irritime e lotim të syve, lodhje e patologji të tjera. Këto pasoja të rrezikshme, prej kohësh janë bërë objekte diskutimi në simpoziume, konferenca dhe kongrese ndërkombëtare, ku janë nënshkruar edhe konventa, në vendin tonë mungojnë studimet në këtë fushë; strukturat që duhet t’i monitorojnë ato nuk janë të përgatitura, kanë njohuri të pakta profesionale; i mungojnë aparaturat teknike të nevojshme për monitorimin e kësaj dukurie negative me pasoja shumë të rrezikshme edhe për brezat që do vine, për shkak të efekteve gjenetike që ato mbartin. Do i propozoja Universitetit Politeknik të Tiranës, për të ndërmarrë nismën e krijimit të një “Aleancë Studimore dhe Shkencore Ndëruniversitare”, për t’i “nxjerrë” veprimtaritë shkencore edhe jashtë “godinës” të Akademisë të Shkencave. Ky forum shkencor universitar, do të mundte të ndërmerrte shumë studime me karakter shkencor, do të përvijonte rrugë e do t’i jepte zgjidhje shumë dukurive që institucionet përgjegjëse “nuk po mund t’i gjejnë”. Jemi të vonuar edhe në organizimin e Konferencave dhe simpoziumeve shkencore ndëruniversitare, edhe për hapësira të tjera që kërkojnë studime dhe mendim shkencor! Ka ardhur koha që universitetet, bota akademike, t’i prezantojnë shoqërisë “Zgjidhje Shkencore”! L I T E R A T U R A: 1-Dave Walker: Engine Management, Londër 2005 2-A. Graham Bell: Modern Engine Tuning, Londër 2004 3-James E. Dyffy, Modern Automotive Technology, Unitet States of America Washington 1998. 4-World Congresson Air Pollution in Developing Countries - Costa Rica, 1996

23


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Profesor Dr. Agim Gorana, një përfaqësues i denjë i elitës intelektuale shqiptare Dashuria për punën, korrektësia dhe kujdesi për çdo detaj, krijuan tek profesor Agimi efektivitetin maksimal të punës së një pedagogu, shprehur në një metodikë mësimore racionale, që mënjanonte formalizmin, shpesh herë të tepruar, në sistemin shkollor shqiptar, për të kaluar në thelbin e çështjeve mësimore, për të shpalosur me qartësi dhe thjeshtësi temat përkatëse. Lindi në Ulqin, më 9 tetor 1944 në një familje me tradita të spikatura patriotike. I ati, Raif Latif Gorana, intelektual, ishte pjesëmarrës i luftës për çlirimin e vendit dhe i lëvizjes kundër vendimeve të Konventës së vitit 1913, e cila i aneksonte Malit të Zi territore të banuara historikisht prej shqiptarëve. Kjo pjesëmarrje u bë shkak edhe për eliminimin e tij fizik në moshën 28-vjeçare, një muaj pasi Agimi kishte lindur. E detyruar nga situata, e ëma u kthye bashkë me Agimin në qytetin vendlindjes së saj, në Shkodër. Agimi u rrit dhe u edukua në Shkodrën e viteve të pasluftës, në një periudhë kur jehona e kulturës dhe e qytetarisë, si vatër e formimit të disa prej personaliteteve të kulturës dhe mendimit shqiptar, ishte ende e gjallë. U rrit me një përkujdesje të veçantë nga babai i dytë, Eqrem Kaduku, dhe u bë kështu shembull në ndershmëri, korrektësi dhe altruizëm, cilësi të cilat e shoqëruan gjatë gjithë jetës. Agimi përfundoi gjimnazin “29 Nëntori” më 1962 me rezultate të shkëlqyera, të cilat i mundësuan vazhdimin e studimeve në një nga degët më të preferuara të asaj kohe, siç ishte fizika, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1966. Pas diplomimit ai i kushtohet fushës profesionale akademike, të cilën e ndoqi gjatë gjithë jetës. Mbrojti gradat shkencore: “Kandidat i Shkencave” (1986) dhe “Doktor i Shkencave” (1993), si dhe meritoi titujt shkencore: “Docent” (1990), “Profesor i Asociuar” (2002) dhe, së fundi, “Profesor”. Profesor.Dr.Agim Gorana pati një karrierë akademike të suksesshme që i kishte fillimet e saj si pedagog dhe përgjegjës katedre në filialin e Universitetit të Tiranës në Shkodër, për të vazhduar pedagog në Universitetin Luigj Gurakuqi të Shkodrës dhe në Universitetin Politeknik të Tiranës, Departamenti i Fizikës, ku drejtonte Seksionin e Fizikës Teorike dhe Moderne. Ka qenë për vite me radhë anëtar i këshillave shkencore në Shkodër dhe Tiranë, pranë universiteteve përkatëse. Përveç karrierës akademike Profesor Dr.Agim Gorana dha një kontribut të vazhdueshëm për arsimin shqiptar. I specializuar në menaxhimin e arsimit në Hagë

24

dhe Dordreht (Holandë), pjesëmarrës dhe kontribues i seminareve të shumta të organizuara nga MASH-i, lidhur me zhvillimin e arsimit në Shqipëri, drejtoi edhe gjimnazet “Eqrem Çabej” dhe “A.Z Çajupi” në Tiranë, ku menaxhoi projekte pilote për arsimin e mesëm shqiptar. Eksperienca e tij profesionale dhe aftësitë menaxhuese në fushën e dijes dhe burimeve njerëzore u bashkuan me një altruizëm të spikatur, duke krijuar kështu një mësues të nderuar dhe të merituar të popullit, titull me të cilin u nderua ne vitin 1987. Profesor. Dr. Agim Gorana la një krijimtari profesionale të begatë, duke përfshirë dhjetëra artikuj, referime dhe monografi, si: “Hyrje në fizikën moderne” me bashkautor R. Mejdanin si dhe “Fizika në teste”. Është autor i mbi 30 kumtesave, si: “Probleme dhe detyra për modernizmin e fizikës shkollore”, mbajtur me rastin e 100-vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe, dhe “Mbi mbështetjen dhe aplikimin e metodikës DALTON në shkollën shqiptare”, mbajtur në Hage (Hollande). Është, gjithashtu, autor i shumë teksteve universitare, si: “Mekanika dhe nxehtësia”, “Fizika në fondamentet e saj” etj, si dhe autor dhe bashkautor për një gamë të gjerë tekstesh për fizikën që përfshijnë të 4 vitet e shkollës së mesme. Ai ka qenë recensent dhe redaktor shkencor i shumë teksteve, si: “Mekanika” e P. Tipler, “Metodika e mësimdhënies së fizikës” etj., si dhe udhëheqës shkencor dhe drejtues projektesh të lidhura me arsimin shqiptar.

Dashuria për punën, korrektësia dhe kujdesi për çdo detaj, krijuan tek profesor Agimi efektivitetin maksimal të punës së një pedagogu, shprehur në një metodikë mësimore racionale, që mënjanonte formalizmin, shpesh herë të tepruar, në sistemin shkollor shqiptar, për të kaluar në thelbin e çështjeve mësimore, për të shpalosur me qartësi dhe thjeshtësi temat përkatëse. Dëshmitarë të punës së tij janë sot kolegët, studentët, nxënësit e tij dhe, pse jo, të gjitha shtresat profesionale, me të cilat pat rastin të jetë në kontakt dhe të bashkëpunojë. Me respekt nga shokët dhe koleget.


Edukimi në Fizikë

Richard Phillips Feynman (sqt. Ricard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajnmani ka qenë fizikan amerikan i njohur për formulimin alternativ të mekanikës kuantike e bazuar në integralet vijëpërkulur dhe për teorinë e elektrodinamikës kuantike, fizikën e superfluiditetit të heliumit të tejftohur, dhe për një teori bërthamore. Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikës kuantike, Fajnmani ndau çmimin Nobel në Fizike në vitin 1965, me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajnmani zhvilloi një skeme reprezantimi piktorial për shprehjet matematike që kontrollojnë sjelljen e thermijave bërthamore. Me vonë ky reprezantim piktorial u bë i njohur si diagrami e Fajmanit. Fajnmani është një nga shkencëtaret që ndihmuan në zhvillimin e bombës atomike. Ai gjithashtu bën pjesë në panelin që investigoi shpërthimin e anijes Challenger. Përveç punës së tij në fiziken teorike, Fajmanit është i njohur si një nga pionieret e informatikës kuantike, si dhe me futjen e konceptit të nanoteknologjisë (krijimin e pajisjeve në shkallë molekulare). Ai mbajti katedrën e Rikard Cejs Tolman në fizikën teorike në Kaltek. Fajmani që një nga popullarizuesit e fizikës në librat dhe në leksionet e tij, është për tu theksuar një fjalim që ai mbajti në vitin 1959 në Universitetin e Kaltekut i titulluar Ka Gjithate Vend në Fund. Shume të njohura janë edhe Leksionet e Fajmanit në Fizike. Fajmani është i njohur gjithashtu për librat e tij semi-autobiografike Patjetër qe po tallesh Zoti Fajnman ! dhe Perse shqetësohesh së çfarë mendojnë të tjerët ?, si dhe libra të tjerë si Tuva ose Dështim !. Ai që gjithashtu i njohur si një njeri që luan çapkënllëqet, dhe si piktor amator. Fajnmani qe praktikues i bongo. Riçard Fajnman cilësohej nga kolegët e tij si një ekscentrik me shpirt të lire. Atij i pëlqente të ndiqte edhe degë jashtë profesionit te tij, si biologjia, artet, hieroglifët e Majëve. Fajnmani ishte ekspert në hapjen e bravave. Friman Dajson njëherë shkroi së Fajmani që një “gjysmëgjeni, gjysmë-bufon”, me vonë ai e ndryshoi diagnozën e tij në “komplet gjeni, komplet bufon”. Gjate jetës së tij dhe pas vdekjes Fajmani që një nga fizikanët më të njohur në botë.

Biografia Riçard lindi më 11 Maj 1918,në Far Rokuej, Kuins, Nju York. në një familje çifute, prindërit e tij venin në një sinagoge çdo të Premte. E përbashkëta e Fajmanit me fizikane të tjerë të famshëm si Eduard Teller, Karl Sagani dhe Albert Ajnshtajni) që se ai filloi të fliste relativisht vone ; gjatë ditëlindjes së tij të trete ai akoma nuk kishte thëne asnjë fjalë. Fajmani i ri u influencua shumë nga babai i tij, Melvilli, i cili e inkurajoi të bënte pyetje që venin kundër ç’ka të tjerët mendonin se që rruga e duhur. Nga mamaja e tij, Lucilla, ai përfitoi sensin e humorit që zgjati gjatë gjithë jetës së tij. Si fëmije, ai kishte një talent për inxhinier, Fajmani kënaqej pamase kur riparonte radio te prishura. Motra e tij Joana u bë gjithashtu një fizikane profesionale.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Fizika edukative i referohet metodave të tanishme pedagogjike që përdoren për të mësuar fizikën, si dhe asaj pjese të kërkimeve pedagogjike që kërkojnë të përmirësojnë këto metoda. Historikisht, fizika është mësuar në shkollën e lartë dhe në nivelin universitar, së bashku me ushtrimet e laboratorit, të cilat kanë për qëllim verifikimin e koncepteve që janë shpjeguar gjatë leksioneve. Një nga pedagogët më te famshëm në fizikë Riçard Fajman mendonte se dhënia e mësimit ne fizikë qe një art më vete.

Përgatiti: Arben POROÇANI

Edukimi Në gjimnaz Fajmani që brilant, me një IQ 123 : e cila që e lartë por “gjysme e respektueshme” sipas biografit të tij Glik. Me vone Fajmani filloi të kishte një farë mërie ndaj këtyre testeve. Kur qe 15 vjeç, ai që bëre një mastër në analizën diferenciale dhe në analizën e integraleve. Para së të hynte në kolegj ai eksperimentonte me tema matematike si gjysme-derivati, duke përdorur simbole që i shpikte vete. Gjate kohës që qe në gjimnaz ai zhvilloi një intuite për koncepte si seritë e Tajlorit dhe operatoret matematike. Një herë kur donte të bënte një pyetje për anatominë e maces ai pyeti libraristen : “A keni ndonjë harte të maces ?” (duke ju referuar tabelës anatomike). Përgjigja e libraristes që “E ke fjalën për një hartë zoologjike !” por Fajmani donte diagrame rreth anatomisë së maces, jo për filogjeninë feline. Si anëtar i shoqërisë së nderit “Arista”, në vitin e fundit të gjimnazit Fajmani fitoi olimpiadën e Universitetit të Nju Yorkut në matematikë ; diferenca e madhe mes rezultatit të tij dhe atij me të afërt i la pa fjalë gjyqtaret. Ai aplikoi në universitetin e Kolumbisë ; megjithatë për shkak së qe çifut dhe për faktin se universiteti kishte një kuote për çifutet ai nuk u pranua. Fajmani ndoqi studimet e larta në Universitetin Teknologjik të Masaçusetit. Atje ai mori çdo kurs fizike që ofrohej por doli dobët në lendet e anglishtes dhe të historisë. Fajmani

25


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

kishte një lehtësi frikësuese me ekuacionet e krahasuar me titanë si Lev Landau apo Albert Ajnshtajni. Projekti i Manhatanit Fajmani që pjesëtar në projektin për ndërtimin e bombës atomike. Ne Princeton, fizikani Robert R. Wilson e inkurajoi Fajmanin të merrte pjesë në projektin e Manhattanit gjatë kohës së luftës. Ky që një projekt i ushtrisë për të zhvilluar një bombë atomike. Fajmani ka thëne së shakaku që ai u bind për të marrë pjesë në këtë kauze qenë përpjekjet e njëjta të Gjermanisë Naziste. Ai ju caktua grupit që udhëhiqej nga divizioni teorik i Hans Bethe’s. Inteligjenca e tij i bëri përshtypje Bethës i cili e caktoi atë si lider të grupit. Bashke me Bethen ai zhvilloi formulën Bethe-Feynman për të llogaritur fuqinë shpërthyese të bombës së fissionit atomik. Kjo formulë që e bazuar në punën e Robert Serber. Deri në vdekjen e gruas së tij në 16 Qershor të 1945, Fajmani e vizitoi atë në sanatoriumin e Albuquerques çdo fundjave. Fajmani mori pjesë në testin e parë të bombës atomike në Trinity. Në librin e tij ai pohon se ka qenë i vetmi i cili e pa shpërthimin pa syze mbrojtëse. Si një fizikan i ri Fajmani nuk kishte detyra shumë të rëndësishme në lidhje me projektin. Pjesa më e madhe e punës së tij që si administrator i grupit të kompjuterëve në divizionin teorik (një nga studentet e tij atje, John G. Kemeny, do të vente më vonë të shpikte bashkë me një koleg tjetër gjuhën kompjuterike të BASIC). Më vonë, bashkë me Nikola Metropolis, ai asistoi në implementimin e një sistem të ri për kompjutera i bazuar në karta shtypëse të prodhuara nga IBM. Fajmani “Shpjeguesi i Madh”: Leksionet e Fajmanit në fizikë gjeten një audience shumë më të gjerë përtej komunitetit akademik. Fajmani beri punë shumë të rëndësishme gjate kohës së punimit në Kaletk, puna e tij përfshin kërkime në : • Elektrodinamikën kuantike. Teoria për të cilën Fajmani fitoi çmimin Nobel është shume e njohur për parashikimet e saj të sakta. Ai ndihmoi në zhvillimin e formulimit të integraleve të shtegut në mekaniken kuantike, në të cilën çdo trajektore e mundshme nga një pike në tjetrën merret në konsiderate, ku trajektorja finale është një shume mbi te gjitha mundësitë (kjo gjithashtu referohet si Shuma-mbi-shtegjet ose Shuma mbi historitë). • Fizika e superfluiditetit të heliumit të lëngshëm të tejftohur, ku heliumi duket se tregon një mungese viskoziteti kur rrjedh. Aplikimi i ekuacionit i Shrodingerit të kjo pyetje tregoi se superlëngu po tregonte një sjelje mekanike në një shkallë makroskopike. Kjo ndihmon edhe në problemin e superpërcjellësve ; megjithatë, zgjidhja nuk u dha nga Fajmani. Ajo u zgjodh nga teoria BCS.

26

• Një model të emitimit të dobët, i cili tregoi se çiftëzimi i tanishëm është një proces i kombinimit të një vektori dhe një aksiali (një shembull i emetimit të dobët është shaterrimi i një neutroni në një elektron, dhe një proton, si dhe një anti-neutrino). Edhe pse E. C. Xhorxh Sudarshan dhe Robert Marshak e zhvilluan teorinë në të njëjtën kohë , bashkëpunimi i Fajmanit me Murray Gell-Mann shikohet si një moment thelbësor sepse bashkëveprimi i dobët u prezantua në një mënyre shumë të thjeshte nga korrente vektoriale dhe aksiale. E kombinuar me teorinë e emetimit beta të nga Fermi ajo dha një shpjegim për thyerjen e paritetit. Ai gjithashtu zhvilloi edhe diagramat e Fajmanit, një defter i cili ndihmon në konceptualizimin dhe llogaritjet në bashkëveprimin midis thërrmijave në hapësire-koha. Në mënyre të famshme, Fajmani i pikturoi diagramat e Fajmanit në pjesën e jashtme të makine së tij. Pak para vdekjes së tij Fajmani kritikoi, teorinë e kordave në një interviste : “Mua nuk më pëlqen fakti që ata nuk po llogartin ndonjë gjë” tha ai. “S’më pëlqen as mënyra se si ata nuk i kontrollojnë idetë e tyre. Nuk më pëlqen as sesi për çdo gjë që nuk është dakord me eksperimentin, ata gatuajnë nga një shpjegim ; një ndreqje e shpejte le të themi dhe thonë ‘Mire, po mund të jete e vërtete akoma.’” Këto fjalë përdoren shumë nga kundërshtaret e teorisë së kordave në fushën e thërrmijave bërthamore. Leksionet e Fajmanit në fizikë janë vepra e tij më aksesible për çdokush që ka një interes në fizikë, ky libër u formua si rrjedhoje e redaktimit të leksioneve të dhëna në Kaltek për studentet në periudhen 1961-1964. Ku lajmi mbi stilin dhe qartësinë e këtyre leksioneve u përhap një numër pedagogesh dhe fizikanesh filluan ti ndiqnin ato me interes. Kjo bëri që tentoi të publikohen në një libër me ko-autoret Robert B. Leighton dhe Matthew Sands, të cilët ishin koleget e Fajmanit. Libri i ka qëndruar teksti të kohës dhe është bërë një nga librat klasike në fizikë.

Richard Phillips Feynman Emri: Riçard Mbiemri: Fajman, Emri alternativ: Fajmani Profesioni: Fizikant Ditëlindja: 11 Maj 1918 Vendlindja: Far Rockaway, Queens, New York Ditëvdekja: 15 Shkurt 1988 (mosha 69) Vendvdekja: Los Anxheles, Kaliforni, SHBA

Nënshtetësia: Amerikan


DHUNA

Aktivitete të edukimit

Mjeku/Infermieria/ bashkëpunon me mësuesin e shkollës; Mobilizim i komunitetit • Shkolla dhe komuniteti, organizojnë aktivitete të ndryshme kundër dhunës në klasë, shoqëri, familje dhe komunitet. • Bashkëpunimi me agjenci të ndryshme të komunitetit që veprojnë në këtë fushë. • Bashkëpunim me pushtetin lokal për krijimin e hapësirave edukuese dhe argëtuese. • Informim i komunitetit. • Mbështetje dhe monitorim i familjeve. • Bashkëpunim me Median e shkruar, të folur, gazetën e shkollës. Të kryhen anketime mbi çështjet e dhunës. • Për të krijuar afrimitet me nxënësit, në mënyrë që ato të shprehen lirshëm, për të treguar rastet e dhunës në shoqëri, familje, komunitet. • Për të identifikuar fëmijët, të cilët kanë pasur dhunë, apo janë dëshmitarë të dhunës në familje. • Të informojnë nxënësit se ku duhet të adresohen, në rastet kur ushtrohet dhunë ose janë dëshmitarë të dhunës, si dhe i udhëzojnë ato për identifikimin e dhunës • Duke këshilluar prindërit, për mënyrat e komunikimit me fëmijën.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Mjeku/Infermieria e shkollës • Përgatit temat mbi dhunën, barazinë gjinore në bazë të kalendarit të promocionit dhe standardeve të edukimit shëndetësor në shkolla (Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit). • Organizon dhe bënë biseda me tematika të ndryshme të caktuara, me nxënësit dhe mësuesit për të kuptuar më qartë se kush preket nga dhuna, si çështjet gjinore, llojet e dhunës: dhuna në familje, dhuna nga përdorimi i alkoolit. • Bashkëpunon me Departamentin e Promocionit në ISHP, lidhur me promocionin dhe parandalimin, si dhe sigurimin e materialeve informuese të përgatitura.

Mjeku/Infermieria/ të bashkëpunoj me psikologun, për nxënësit të cilët paraqesin problemet e dhunës në shoqëri. Infermieri/Mjeku bashkëpunon me mësuesin e shkollës; Referimi bëhet në Qendrën e Dhunës, për një ndihmë më të specializuar për rastet e vështira. Kuadri Rregullator, Vendime Politike Mbështetëse. Mbështetje Ligjore Ligji Nr. 9669; datë 18.12.2006” Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”. Urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë, për plotësimin e kartelës mjekësore për rastet e dhunës, regjistër (Urdhri Nr.13, dt.23.01.08, Urdhri Nr.14, dt.23.01.08, Urdhri Nr.15, dt. 24.01.08). Konventa e të Drejtave të Fëmijëve. Ligji Nr.10107, dt.30.03.09 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik” 1.Aktivitete mjekësore (përfshirë depistime dhe ndërhyrje të tjera) Mjeku/Infermieri i shkollës, mësuesi, psikologu, punonjësi social ka detyrë: 1. Të vëzhgojë rastet e dhunës dhe t’i trajtojë sipas llojit të dhunës. 2. Të menaxhojë rastet e të mbijetuarit nga dhuna. 3. Këshillime individuale ose në grup për nxënësit, të cilët paraqesin shenja dhune në klasë, shkollë e shoqëri; ose të abuzuar nga dhuna. Trajnim i personelit mjekësor mbi çështjet e dhunës ; protokollin e përdhunimit, çështjet e sigurisë profesioniste, roli i punonjësve të shëndetësisë . Ofrimi i ndihmës së parë për rastet e konstatimit të dhunës. Stafi mjekësor (Mjeku/Infermieri i shkollës) : - Kryen vizitë mjekësore; - Rekomandon; - Referon në shërbime më të specializuara; - Këshillim mjekësor sipas rasti të dhunës; - Kryen plotësimin e kartelës; - Regjistrimi për rastet që paraqiten në shkollë; - Dërgim informacioni pranë D.Sh.P-së së rrethit/qarkut të tyre;

27


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

DUHANI, ALKOOLI DHE ABUZIMI ME DROGAT Aktivitete të edukimit Mjeku/Infermieri i shkollës; • Përgatit temat për duhanin, alkoolin dhe substancat abuzive (të ligjshme dhe jo të ligjshme), në bazë të kalendarit të promocionit dhe standardeve të edukimit shëndetësore në shkolla (Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit). • Duhet të jenë të azhurnuar me informacionin më të fundit mbi alkoolin, substancat abuzive (të ligjshme dhe jo të ligjshme), duhanin, dhe të informojnë stafin pedagogjik, nxënësit. • Të shfrytëzojnë strategjitë e promocionit, të cilat zhvillojnë vetëvlerësimin, njohuritë, aftësitë apo qëndrimet dhe sjelljet (NJQS) si dhe të organizojnë takime individuale ose me grupmosha të ndryshme për t’i kuptuar ato. • Të identifikojnë nxënësit me sjellje jo-adekuate ndaj shëndetit lidhur me mënyrën e jetesës, ose të vlerësojnë situatën nëpërmjet pyetësorëve. • Të bashkëpunojnë me; OJF-të, stafin pedagogjik (mësueset e lëndëve përkatëse ), drejtorinë e shkollës, senatin e shkollës, gazetën e shkollës, psikologun dhe punonjësin social, për të nxitur zbatimin e politikave anti-duhan; anti- alkool; anti - drogë në shkollë dhe në komunitet. • Shpërndajnë materiale informuese për të inkurajuar ligjin e duhanit, reklamat, mesazhet promocionale për mos pirjen e duhanit tek nxënësit ose minoret. • Të ofrojnë zgjidhje praktike dhe tu tregojnë fëmijëve ku mund të kërkojnë ndihmë, përfshirë shërbimet vullnetare. Aktorët e përfshirë së bashku të mbështesin aktivitetet në ditën e anti- duhanit dhe të përfshijnë fëmijët në organizimin e këtyre aktiviteteve. Mobilizim i komunitetit Mjeku/Infermieri i shkollës; 2. Organizojnë aktivitete edukuese dhe promocion shëndetësor me komunitetin mbi pasojat që shkaktojnë mbi shëndetin, për; - Përmirësimin e gjendjes shëndetësore të popullatës. - Përmirësimin e mjedisit. - Përmirësimin e mënyrës së jetesës. 3. Bashkëpunojnë me Media-n, shpërndajnë materialet informuese, mesazhe. 4. Të marrë pjesë në programet vendore/ qendrore në nivel lokal dhe qendror. 5. Të njohë komunitetin me numrin falas të telefonit. Kuadri Rregullator, Vendime Politike Mbështetëse. Mbështetje Ligjore Ligji antiduhan, Nr.9636 dt.06/11/2006, “Për mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”. Ligji kundër alkoolit, substancave abuzive, Nr. 9518, dt.18/04/2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i Alkolit”. Ligji Nr. 10107, dt.30.03.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik” Strategjia “Anti-duhan”. Aktivitete mjekësore Mjeku, Infermieri i Shkollës: • Të organizojë dhe të bëjë edukimin shëndetësor me stafin pedagogjik dhe me nxënësit për mospërdorimin e alkoolit, substancave abuzive dhe duhanit, në shkollë dhe komunitet. • Të kryejë depistimin e nxënësve dhe referimi tek mjeku specialist, mësuesi, prindi. Të ofrojë zgjidhje praktike dhe të informojë nxënësit ku mund të kërkojnë ndihmë mjekësore; duke mos i paragjykuar dhe t’i mbështesë nxënësit që kanë probleme me këto substanca.

SHENDETI SEKSUAL DHE RIPRODHUES, HIV, AIDS Aktivitete të edukimit Mjeku dhe Infermieri i shkollës: • Përgatit temat lidhur me çështjen mbi Shëndetin seksual, HIV dhe atë riprodhues, në bazë të kalendarit të promocionit dhe standardeve të edukimit shëndetësor në shkolla (Ministria e Arsimit dhe Shkencës , Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit). • Organizon takime dhe bën bashkëbisedime me grupmosha të ndryshme, për njohjen e elementëve bazë të një jetës seksuale të shëndetshme. • Bën takime me nxënësit dhe stafin pedagogjik mbi: Higjienën personale, seksualitetin si pjesë integrale e çdo personi gjatë gjithë ciklit të jetës, njohuri mbi trupin e tyre;

28


Moshën e përshtatshme për të filluar dhe mbrojtur marrëdhënien e tyre të parë seksuale.

Si përdoren: kondomi, pilulat emergjente dhe kontraceptivët. Masat për parandalimin e SST (Sëmundjeve Seksualisht të Transmetueshme), transmetimin, familjarizimin me simptomat klinike të SST, nevo dyshon. Mobilizim i komunitetit Stafi mjekësor i shkollës bashkëpunon me Stafin Pedagogjik për të organizuar aktivitetet edukuese dhe promocionale me komunitetin për: • Nxitjen e gazetave lokale, gazetës së shkollës, për botimin e shkrimeve të ndryshme mbi shëndetin seksual. • Nxitjen e organeve lokale shëndetësore të marrin përsipër të bëhen këshilltarë të programeve të mjekut të shkollës, brenda dhe jashtë saj. • Bashkëpunim me organizata të ndryshme, grupe religjioze që drejtojnë programe, ku mund të aktivizohen prindërit dhe nxënësit. • Identifikimin dhe mbështetjen e grupeve më të cenueshme që mund të bien pre e prostitucionit, shfrytëzimit dhe abuzimit; • Sigurimin që programet e edukatës seksuale të plotësojnë nevojat e pakicave etnike të personave me aftësi të kufizuar të bi-seksual etj; të flasë kundër diskriminimit dhe paragjykimit siç është homofobia. • Bashkëpunimin me prindërit për t’i përgatitur si edukatorë dhe të përfshihen në politikën e shkollës lidhur me marrëdhëniet.

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Masat që duhet të marrin për parandalimin e një shtatëzanie të padëshiruar.

Kuadri Rregullator, Vendime Politike Mbështetëse, Mbështetje Ligjore Ligji Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik”. Ligji Nr.8876, dt.04/04/2002 ”Për Shëndetin Riprodhues”. Ligji Nr. 10107, dt.30.03.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr.9952, dt14/07/2008, “Për parandalimin dhe kontrollin nga HIV /AIDS” Strategjia e Shëndetit Riprodhues 2009 -2015. Strategjia mbi HIV,AIDS .

SEMUNDJET KRONIKE Aktivitete të edukimit Mjeku dhe infermieri i shkollës: • Përgatit temat lidhur me çështjet e “Sëmundshmërisë kronike”. • Bashkëpunon me Departamentin e Promocionit lidhur me promocionin dhe parandalimin e sëmundshmërisë kronike si dhe për sigurimin e materialeve informuese. • Organizon takime apo biseda me grupe nxënësish për t’i dhënë njohuri të përgjithshme rreth çështjes së sëmundjeve kronike ( që hasen në shkollë/ në zonën e tyre) dhe si t’i luftojnë simptomat që e shqetësojnë atë. • Bëjnë vëzhgime për identifikimin e rasteve me Sëmundje Kronike. • Bashkëpunojnë në mënyrë individuale me nxënësit që kanë sëmundje kronike, në mënyrë që: 1. Nxënësi të kuptojnë dobinë e përdorimit të sjelljeve të shëndetshme në mënyrë që të uli rrezikun e sëmundjes. 2. Nxënësi të përdorë aftësitë e veta komunikuese për të përmirësuar shëndetin vetjak, apo të dijë si të kërkojë ndihmë në shkollë, komunitet. 3. Nxënësi të kontribuojë në shëndetin e bashkëmoshatarëve të tij, të shkollës, të familjes së vet, komunitetit. * Organizojnë takime me grupe që vetë nxënësit të: 1. Identifikojnë probleme shëndetësore që kërkojnë vëmendje profesionale dhe/ose të veçantë, p.sh., diabeti, epilepsia. 2. Të shqyrtojnë nevojat e shëndetit personal dhe të përcaktojnë mënyrat e promovimit të mirëqenies. 3. Të flasin rreth rreziqeve të përdorimit të mjekimeve të dikujt tjetër, p.sh., Inhalatorët (pompat asmatike) Mobilizim i komunitetit Mjeku, Infermieri I Shkollës organizojnë takime me komunitetin që të mobilizohet dhe të dijë të japë ndihmën e parë në rast nevoje. Kuadri Rregullator, Vendime Politike Mbështetëse Mbështetje Ligjore Ligji nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik” Ligji Nr.9942, dt.26/06/2008 “Për parandalimin e c’rregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”. Ligji antiduhan, Nr.9636 dt.06/11/2006, “Për mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit”.

29


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Ligji kundër alkolit, substancave abuzive, Nr. 9518, dt.18/04/2006 “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i Alkolit”. Aktivitete Mjekësore (përfshirë depistime dhe ndërhyrje të tjera) Mjeku, Infermieri I Shkollës, bën trajnime me Stafin Pedagogjik dhe me nxënësit për mënyrën e trajtimit dhe dhënies së ndihmës së parë në rast nevoje. Psikologu, Punonjësi Social, bën këshillime, konsulta të veçanta me nxënësit.

SHENDETI MENDOR DHE MIREQENIA PSIKOLOGJIKE Aktivitete të Edukimit Mjeku dhe infermieri i shkollës: • Përgatit temat mbi shëndetin mendor dhe mirëqenien psikologjike. • Bashkëpunon me Departamentin e Promocionit lidhur me promocionin dhe parandalimin, si dhe për sigurimin e materialeve informuese. • Udhëzon mësuesit për identifikim e nxënësve me probleme apo në ata me risk. • Zhvillon biseda të lira individuale ose në grup me nxënësit. • Bën trajnime edukuese me stafin pedagogjik. • Informon nxënësit mbi modelin e profilit të shëndetshëm. • Krijimi i ambienteve “të ngrohta” në shkollë. • Edukim për menaxhimin e rasteve që shfaqen në klasë, shkollë, komunitet. Mobilizim i Komunitetit Ndërgjegjësimi I komunitetit. Aktivizimi I vullnetarëve (MSH/ISHP/PSIK/P.Social). Bashkëpunon me strukturat e kujdesit parësor, Mjekun e Familjes (ISKSH). Bashkëpunimi me Media-n elektronike dhe të shkruar, si televizioni lokal, apo gazetën e shkollës. Kuadri Rregullator, Vendime Politike Mbështetëse, Mbështetje Ligjore Ligji Nr.8092 dt.21/03/1996, “Për Shëndetin Mendor”. Ligji Nr. 10107, dt.30.03.2009, “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”. Ligji Nr.10 138, datë 11.5.2009 “Për Shëndetin Publik” Strategjia e Shëndetit Mendor, viti 2003. Rregullore e Shërbimit Shëndetësor në Shkolla. Aktivitete Mjekësore ( përfshirë depistime dhe ndërhyrje të tjera Mjeku dhe Infermieri i Shkollës : • • • • • • • • •

Krijimi i profilit të shëndetshëm. Identifikimi i personave në risk (depistimi). Identifikimi i nxënësve me probleme familjare (grup vulnerabël). Dhënia e ndihmës në rast nevoje. Këshillim. Referimi tek specialisti. Bën suspekt diagnoze. Kujdesi për personat e diagnostikuar. Zhvillon edukim shëndetësor me mësuesit dhe familjarët për problematikat e Shëndetit Mendor.

Mjeku i Shkollës bashkëpunon me Mjekun e Familjes për referimin e rastit. • Sistemi feed-back (MF duhet të sinjalizojë personelin shëndetësor të shkollës). Stafi Mjekësor bashkëpunon me Stafin Pedagogjik të shkollës për: • Identifikimi i personave me ndryshim të sjelljes. • Dhënien e ndihmës në rast nevoje (përgjigjja e parë). • Referimi tek mjeku/infermieri i shkollës. • Thërret Shërbimin e Urgjencës. • Këshillon nxënësit së bashku me prindërit. • Referon rastet, tek mjeku/infermieri i shkollës.

30


“Mësuesi Model 2010-2011” Alfred Luarasi, mësuesi korçar në gjurmën e Luarasëve Për gjatë gjithë kohës, ideja për të shkruar për dikë që plotësonte kriteret e të qenit një mësues model e për ta përdorur për rubrikën që revista Mësuesi ka shpallur prej kohësh “Mësuesi model 2010-2011”. Në të vërtetë e kishim biseduar këtë ide edhe me drejtorin e DAR Korçës, zotin Arben Belba, i cili na u duk se ishte në sikletin e një sugjerimi përzgjedhës. -Korça ka vërtet mjaft mësues model, me frymë dhe pasion të madh dhe.... Na propozoi njërin syresh: Mësuesin e matematikës të gjimnazit “Raqi Qirinxhi” Alfred Luarasin. Rrugës për tek gjimnazi dukej se na intrigonin përbashkimi i mbiemrit të mësuesit nga Luarasët e dijes dhe diturisë së Kolonjës, por dhe emri i madh i gjimnazit me shumë traditë dhe performancë; “Raqi Qirinxhi”. A mjaftonin këto për të qenë një mësues model i rubrikës sonë? Në shkollën e mbajtur pastër dhe me rregull u takuam me Fredin, siç e thërrisni mësuesin. Një burrë me një trup mesatar, me një hundë Skënderbeu, me sy bojëqelli e të gjalla dhe me njërën anë të xhaketës, atë të dorës me të cilën shkruante në dërrasën e zezë, të pahitur nga pluhuri i shkumësit të bardhë. Dukej se ishte i pa përgatitur për takimin tonë, ndaj një fletore ushtrimesh, që mbante në duar nuk dinte ç’ta bënte, herë e fuste në xhepin e xhaketës dhe herë e mbante në njërën dorë. Fredi ka 40 vite që shërben si mësues, duke e filluar karrierën në një moshë fare të re në Bilisht e pastaj në Librazhd e Përrenjas, për të qenë më pas, prej 15 vitesh, mësuesi i matematikës së këtij gjimnazi. -Më i bukuri i Korçës ka qenë në rini, - ngacmon drejtoresha e gjimnazit Eli Ombashi. Sportist. Kurse tani, matematika dhe informatika nuk e lënë të kujdeset për veten. Mësuesi vështron qesëndisës ndaj bisedës dhe shton: Epo dy fëmijët e mi janë një pasqyrë “e veseve”, “tarbjeteve” dhe geneve të së atit, c’të themi. Djali ushtarak dhe vajza mësuese! Edhe kaq flet shumë për të. Duket se dalëngadalë është formësuar portreti i njeriut të pasionuar pas profesionit dhe detyrës. -Kam një faqe interneti që e shfrytëzoj për matematikën, dhe nuk e di nëse mund të komunikojmë me të. -Si e përdor për matematikën? -Komunikoj me nxënësit on-line. Edhe kjo një tjetër bukuri e punës tëra pasion të një pinjolli Luarasësh. Ajo që na e bën edhe më të veçantë Fredin, mësojmë se janë faktet dhe rezultatet e punës si mësues i matematikës. Tridhjetenjë përqind e notave të “Maturës 2010” në lëndën e matematikës së këtij gjimnazi janë nota 10, dhe 40 përqind e tyre të grupnotave 8, 9. Ja kjo është ajo që e bën një mësues më shumë se kushdo model. Një mësues ku nxënësit e klasës sapo dëgjojnë emrin, ngrihen në këmbë vetvetiu prej konsideratës dhe respektit. Vetëm disa radhë na mjaftuan për të skicuar një prej mijëra mësuesve që kontribuojnë për brezin e ri të vendit, me besimin se dhjetëra portrete të tyre do zënë vend në faqet e revistës sonë nën rubrikën tashmë të shpallur “Mësuesi model 2010-2011”

Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

Në redaksinë e revistës “Mësuesi” kanë mbërritur dhjetra letra për rubrikën “Mësuesi Model 2010-2011” njërën prej të cilave po e botojmë në këtë numër

31


Mësuesi numri 8 (2554) - tetor 2010

FOTO KONKURSI

Pas një dite të lodhshme...

Si mund të kontaktoni me ne: Nina Gjoci: ngjoci@mash.gov.al; cel. 067 3080566

Numri i ardhshëm: 1. Programi “Cilësi dhe Barazi në Arsim” Konferenca e tetë për rishikimin 6-mujor të realizimit të programit vjetor të reformës 2. Vlerësimi që fuqizon nxënësin 3. Java e pushimit dhe trajnimet e mësuesve.

Andon Andoni: aandoni@mash.gov.al; cel. 069 4439598 Vjollca Spaho: vspaho@mash.gov.al; cel. 069 5376532

4. Orë model 5. Drejtuesi, frymëzues dhe regjizor i drejtimit 6. Sipërmarrësia dhe edukimi për sipërmarrësi

Adresa e redaksisë: Rruga e Durrësit (pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës), nr. 23 - Tiranë tel. 04 2227206 - revistamesuesi@mash.gov.al U shtyp në shtypshkronjën “ALBDESIGN” - Autostrada Tiranë-Durrës km. 5 - www.alb-design.net

32


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.