Katalogu VERA 2012

Page 77

KEMER GÖYNÜK • RIVIERA TURKE

Hotel Kilikya Palace ★★★★★ Pozita: I udhëhequr nga një menaxhment profesional, ky hotel shtrihet direkt në plazh, 8 km nga Kemeri. Mundësi të mira blerjesh dhe argëtimi në afërsi, me lidhje të mira minibusi. Koha e transferit: 50 minuta. Akomodimi: Objekt i klasit të parë, me gjithsej 270 dhoma, disponon recepcion me lobi elegant dhe me lobibar, ashensorë dhe restorant të jashtëm, me zonë për joduhanxhinj, si dhe restorant A-la carte (specialitete italiane dhe të peshkut), bare të ndryshme, diskotekë, internetcafe, sallë konferencash, bibliotekë, lokale, floktar, pishinë të mbyllur, tarracë dielli, hamam, saunë si dhe sallon zbukurimi. Në kopsht gjendet një pishinë e madhe me aneks të ndarë për fëmijë dhe me rrëshqitëse uji, një klub TOPOLINO, për kalamajtë prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash dhe minidisko. Sipas kërkesës, dado me pagesë. Mjeku i hotelit dhe infermierja, si dhe Rent a car.

Plazhi: Plazhi është me guralecë dhe me rënie të pjerrët, ka edhe pasarelë. Dhomat: Dhomat me një hapësirë prej 34 m², të mobiluara në mënyrë komfore. Të gjitha posedojnë banjë/ WC, tharëse flokësh, TV/Sat, telefon, radio dhe pantofla banjoje. Një aparat për zierje uji, minibar, kasafortë, dysheme me tepih, rregullator klime (me orar të caktuar) dhe ballkon (me pamje të anshme në det). Tri dhoma për mysafirë të hendikepuar. Shërbimi: Ultra All Inclusive Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje, mëngjes për gjumashët; bufe dietale dhe bufe për fëmijë. Pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira. Në mesnatë meze të lehta. Dy restorante A-la carte, specialitete turke nën çadër nomade. Pije të importuara alkoolike (Whiskey, Gin, Wodka) si dhe ato lokale, në njërin bar dhe pranë pishinës, non stop.

PËRPARËSITË TUAJA

Gjatë vendosjes në dhomë edhe një shportë me pemë. Minibari mbushet çdo ditë me pije. Disa herë në javë shërbehen edhe specialitete të vendeve të ndryshme: p.sh. italiane, meksikane, aziatike, turke, si dhe specialitete peshku.

• Mëngjesi, dreka dhe darka në formë bufeje. Mëngjes për gjumashët; bufe dietale dhe bufe për fëmijë. Pasdite kafe, çaj dhe ëmbëlsira. Në mesnatë meze të lehta • Dy restorante A-la carte, specialitete turke nën çadër nomade

Sporti dhe koha e lirë Pa pagesë: Një fushë tenisi, reketat dhe topat për tenis, pastaj boccia, volejboll plazhi, futboll i vogël, basketboll, pingpong, pikado, lundrim me vela (me patentë), vaterpolo dhe gjimnastikë uji, fitnes, vitaminbar, saunë, banjë turke dhe Whirlpool.

• Pije të importuara alkoolike (Whiskey, Gin, Wodka) si dhe ato lokale, në njërin bar dhe pranë pishinës, non stop

Me pagesë: Ndriçimi dhe kurset për tenis, parasailing, Jet-ski, surfimi, bilardo, lojërat elektronike, masazhi, trajtimi kozmetik i trupit, si dhe programe zbukurimi dhe Wellnes.

BONUSI

• Klubi Topolino për fëmijët prej 4-12 vjeç, animacione për fëmijë, fushë lojërash dhe minidisko

• Kursi i kuzhinës për specialitetet turke, pa pagesë (më së paku 10 pjesëmarrës)

All InClusive GJITHÇKA PA PAGESë

77


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.