Standard 31 mars 2014

Page 1

Politikë Faqe 3

Suplementi Faqe 13-17

Mistere

Reforma administrative Jo-ja e Ramës për konsensusin në Kuvend, deri ku do shkojë mazhoranca

Udhëtimi në kohë nëpërmjet dritës, çfarë ofron universi për njeriun Vendet ku janë parë UFO-t

GAZETë E përditshme E hënë 31 mars 2014 NR: 2929, ÇMIMI 20 LEKË ÇMIMI për maqedoni dhe greqi 1 euro www.standard.al e-mail: info@standard.al marketing@standard.al Botim i “standard”

ZRPP/ Procedura e plotë Si do bëhet regjistrimi i kontratave të hipotekimit, ja tarifat

Ish i përndjekuri politik

Gëzim Çela: Ju rrëfej Nexhmije Hoxhën, Ministrinë e Brendshme dhe nëna ime

Për regjistrimin e kontratave të hipotekimit me vlerë kreditimi nga 1.000.000 deri në 10.000.000 lekë paguhet 15 000 lekë tarifë si dhe 750 lekë tarifë shërbimi

Kulturë Faqe 19

U fsheh letra e OSBE PD: Memo për AMA-n e falsfikuar, kallëzim penal

Z

yra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedurat që do të ndiqen në rastin e regjistrimit të kontratave të hipotekimit. Në këtë mënyrë, Individët apo bizneset që do të regjistrojnë kontratat me vlerë kreditimi deri në 1.000.000 lekë... Lexoni në faqen 12

Politikë Faqe 4

Raportimi i ministres Opozita përgjigjet: Shifra të pasakta për shkarkimet nga puna. 3200 ankesa te selia blu

Aksidenti në kanionet e Erzenit

Shkuan për ekskursion rrëzohen të rinjtë, 18-vjeçari në kërkim. Dëshmitari: Zgjodhën rrugën e gabuar, i vura në dijeni N jë eskursion i organizuar përmes rrjetit social Facebook në Shpellën e Pëllumbasit dhe nëpër kanionet e Erzenit ka përfunduar në mënyrë tragjike për një grup të rinjsh. Dy djem të rinj janë rrëzuar në kanionin e lumit Erzen... Faqe 6

29 mars 1925

Ditët e fundit të Bajram Currit, sipas dokumenteve arkivore të shtetit shqiptar cmyk

Deklaron në Kosovë Champseix: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin NOBEL

21 << Koment Tri ditë pas vdekjes / 6

Atentati në Laç / 7

Politikë Faqe 4

Shqipëria, kombi më i favorizuar më 1922 Nga Floreta L. Faber Faqe 8

Familjarët tërheqin Hakmarrja, tritol Bruto – realiteti kufomën, trupi i Ilia mjetit ekskavator të Karelit mbërrin në Zhupan kryekomunarit të Milotit i Fatmir Koçit Faqe 10-11

N

uk mundi ta shihte të gjallë, pas 12 vitesh i vjen i vdekur në shtëpi. Jo për shkaqe natyrale siç u deklarua në fillim, por i rrahur për vdekje. Më në fund, ndonëse jo i gjallë, Ilia Kareli erdhi pranë nënës së tij, takimi me të cilën ka qenë edhe shkaku i rebelimit që e...

H

akmarrjet me tritol nuk kanë të sosur. Një tjetër shpërthim ka ndodhur në orët e mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme në Milot...

Nga Violeta Murati

Faqe 18


2

E hënë, 31 mars 2014

Politikë

Fronti i ri

Zyrtarizon largimin nga aleanca me PS, Ngjela lidh marrëveshje me Spahiun e AK-së

Takimi i djeshëm Ngjela-Spahiu

Aleatët

Gjinushi: PS na do vetëm për zgjedhje. Milo: Rishikojmë qëndrimin tonë

Ngjela: Tre pikat e marrëveshjes me Spahiun. Kreu i AK-së: Pranojmë aleancë me çdokënd Gëzim Saliu

P

artia Ligj dhe Drejtësi e kryesuar nga Spartak Ngjela zyrtarizon largimin përfundimtar nga koalicioni i së majtës i drejtuar nga Partia Socialiste, duke nënshkruar një marrëveshje politike me Aleancën Kuq e Zi. Ngjela dhe Kreshnik Spahiu bënë të ditur dje se të dy subjektet politike kanë rënë dakort për të lidhur një marrëveshje bashkëpunimi, e cila përqëndrohet në 3 pika të përbashkëta si; patriotizmi, lufta kundër korrupsionit dhe politika e jashtme. Pas takimit që patën, Ngjela deklaroi se fillimisht mes dy partive u ra dakort për tre cështje, ndërsa më pas do të shpalosen më qartë programet e dy partive. Ndërsa Spahiu pohoi se Aleanca Kuq e Zi është e hapur për bashkëpunim me cdo parti për zgjedhjet lokale, ku shtoi se këto të fundit janë ende larg për të konkretizuar nëse forca që ai drejton do shkojë në to bashkë me PLD-në. Reagimet Sipas kreut të PLiDr-së, marrëveshja e djeshme lidhej më shumë me pikat e përbashkëta mes dy partive, ndërsa diskutimet e tjera, theksoi ai, do ti takojnë së ardhmes. “Tre pikat që ramë dakort që ramë dakort se janë të përbashkëta, është patriotizmi, që ata e kanë ngritur. Jashtë një fryme arkaike, nacionanaliste, por një patriotizëm elokuent, modern. E dyta është, korrupsioni. Është një plagë e politikës dhe sho-

qërisë shqiptare. Dhe e treta është rënia dakort me njëri-tjetrin për të parë cështjen e interesit shqiptarë në politikën e jashtme brenda interesit amerikan në Ballkan. Ne do mbrojmë interesat e botës shqiptare, por e shohim se interesi shqiptar dhe ai amerikan koocidojnë saktësisht në këtë kohë për ekuilibrat në Ballkan. Ne diskutuam vetëm për pikat që na bashkojnë dhe për të tjerat duan diskutim”, tha Ngjela. Ndërkohë kreu i AK-së pohoi se mes forcës që ai drejton dhe PLiDr-së ka një sërë objektivash të përbashkëta dhe në ketë kontekst Spahiu theksoi se Aleanca Kuq e Zi është e hapur për të lidhur marrëveshje bashkëpunimi me cdo parti politike të interesuar. “Objektivat kanë përqasje dhe përafrim për shkak të specifikës së përbashkët që kanë dy subjektet. 3 prioritetet na bashkojnë dhe kjo si nevojë. Aleanca e ka emrin vetë kuqezi dhe pranon bashkëpunim me cdo parim dhe pikërisht në parimet që ne shohim të ardhmen e Shqipërisë dhe Partia Ligj dhe Drejtësi përafron me programin e Aleancës Kuqezi. Sa për zgjedhjet lokale e lemë në të ardhmen cdo axhendë të këtij lloji. Aleanca e ka emrin aleancë dhe si e tillë pranon aleanca me cdo parti të interesuar, por zgjedhjet janë ende larg për të përcaktuar cilat do jenë aleancat e AK”, u shpreh ai. Përpara zgjedhjeve elektorale të 23 qershorit, kreu i PLiDr-së ka bërë të ditur se kishte një marrëveshje individuale me kryeministrin Rama, ku u përfol se në bazë të saj, posti i ministrit të Drejtësisëdo ti takonte Ngjelës në rast fi-

Rënia dakort me njëritjetrin për të parë cështjen e interesit shqiptarë në politikën e jashtme brenda interesit amerikan në Ballkan. Ne do mbrojmë interesat e botës shqiptare, por e shohim se interesi shqiptar dhe ai amerikan koocidojnë saktësisht në këtë kohë për ekuilibrat në Ballkan

Kryetari i Partisë SocialDemokrate Skënder Gjinushi i është përgjigur me ironi pyetjes për mungesën e partisë së tij në bashkëqeverisjen e majtë duke u shprehur me ironi se janë në stol rezervash dhe thirren vetëm për luftë. I ftuar dy ditë më parë në një intervistë televizive, aleati tradicional i PS-së theksoi se nuk ka pasur asnjë takim me kryeministrin Rama gjatë kësaj kohe, ndërsa me kryetarin e LSI pohoi se ka pasur takim vetëm personal. “Meqë PSD-ja ka qenë më luftarakja e së majtës, por pas zgjedhjeve nuk është në qeveri, neve na duan si ushtri për kohë lufte; tani jemi forcat rezervë, për t’u grasatuar. Po qe për betejë, të vë vetë përpara, po qe për fitore, del mbrapa. Ne, ndaj nuk rendëm të bëjmë kërkesa. Kohë ka, nuk ka rëndësi, 6 muaj para, 6 muaj prapa. Sigurisht, zhgënjim ka, sidomos nga baza. PSD-ja është e vetmja që ka dalë nga qeveria për të mbrojtur parimet, edhe tore të koalicionit të majtë. Por krejt ndryshe nga kjo, kreu i qeverisë kur pohoi emrat e kabinetit qeveritar thuajse 7 muaj më parë, deklaroi se ekzekutivi do të përbëhet vetëm nga dy forcat kryesore të koalicionit, PS dhe LSI , duke mënjanuar përfshirjen e aleatëve në nivelin e parë të qeverisjes. Që prej asaj kohe është vënë re një distancim i hapur mes Ngjelës e Ramës, ku nuk kanë munguar akuzat edhe replikat në mënyrë indirekte mes tyre. Po

në 1994-ën, dhe në 2002-shin. Fituam betejën në 2002-shin dhe hymë prapë. Të tërë bënë pazare me mandate, ne s’bëmë. Dhe menduam se pas 8 vjetësh do vlerësohemi. Me sa duket, konsekuenca ka dalë nga moda”. Ndërkohë dy javë më parë, një tjetër aleat tradicional i PS-së, si Paskal Milo, bëri thirrje që PS të zbatojë marrëveshjen pasi sipas tij në formë të kundërt do të rishihet qëndrimi i forcës që ai drejton në të ardhmen në kuadër të bashkëpunimit elektoral. “Kur kanë kaluar dy muaj që nga nisja e negociatave me PS, asgjë nuk ka ndryshuar përvec premtimeve se një ditë do të realizohet kjo marrëveshje. Koha ka qenë e mjaftueshme, por me sa duket nuk ka vullnet për ta përfshirë PDS-së dhe jo vetëm atë, në qeverisje. Që nga moment që mund të thyhen urat politike atëherë vështirë se mund të ketë nesër një bashkëpunim më të suksesshëm”, ka deklaruar Milo. ashtu edhe AK ka qenë e përfshirë në negociata me PS-në para zgjedhjeve të përgjithshme, negociata të cilët dështuan plotësisht, duke u mbyllur me fyerje e akuza mes dy krerëve të partive, Rama e Spahiu. Kjo marrëdhënie kundërshtuese është shtuar edhe më shumë nga ana e AK-së në 6 muajt e qeverisjes, ku sipas forcës së drejtuar nga Kreshnik Spahiu, qeveria “Rama” ka dështuar në të gjitha objektivat e saj.

Pas 1 viti nga nënshkrimi

Aleatët e PS-së kërkojnë zbatimin e marrëveshjes

Rama me aleatët

Pas thuajse një viti nga nëshkrimi i marrëveshjes mes Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, këta të fundit mbeten ende të papërfaqësuar me poste në nivel qëndror e lokal. Presioneve të shumta të bazave të këtyre partive, kryesisht të forcave që kanë arritur të fitojnë votat e duhura për tu përfaqësuar në poste të ndryshme, krerët e partive të vogla nuk mund t’i japin më shpjegim. Në

deklarimet e tyre, ata kanë bërë të ditur rritjen e këtij presionin e ndërkohë kanë theksuar domosdoshmërinë e zbatueshmërisë së marrëveshje paraelektorale të lidhur me PS-së dhe 34 forcave aleate. Deri më tani, krahas Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila ka marrë pjesën më të madhe të pushtetit pas PS-së, vetëm PBDNJ dhe G99 janë bërë pjesë e bashkëqeverisjes. Ndërkohë

Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ai i PDS-së, Paskal Milo, kryetari i PSV’91, Petro Koçi, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka, dhe kreu i PKDSH-së, Mark Frroku, të cilët përfaqësojnë edhe partitë që kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhje, presin prej muajsh zbatimin e marrëveshjes të lidhur me PS-në. Në bazë të marrëveshjes parazgjedhore mes PS-së dhe

aleatëve të koalicionit me siglën “Aleanca për Shqipërinë Evropiane”, për bashkëqeverisje do të përfshihej çdo forcë që në nivel qarku merr nga 500 deri 1000 vota dhe në nivel kombëtar 5000 deri 10.000 vota, ndërsa për të gjitha subjektet politike që do të arrinin të merrnin mbi 10.000 vota bashkëqeverisja do të shtrihej në nivel lokal dhe qendror.


3

E hënë, 31 mars 2014

Politikë

Reforma administrative

Jo-ja e Ramës për konsensusin në Kuvend, deri ku do shkojë mazhoranca PD kërkon konsensus në Kuvend: Mazhoranca të reflektojë. PS: Letra, ishte mundësia e fundit Gëzim Saliu

Qëndrimet

D

uket se shanset për një takim të mundshëm mes kryeminisitrit Rama dhe kreut të PD-së Basha janë shuar plotësisht pas përgjigjes negative të mazhorancës ndaj kërkesës së opozitës për konsensus deri në votimin në Kuvend të reformës administrative territoriale. Në këto kushte, kur mazhoranca nga njëra anë ka avancuar me draftin e saj, ku thuajse ka kryer më shumë se gjysmën e konsultimeve në qyetetet e vendit e nga ana tjetër opozita ka shrehur qartë qëndrimin për një proces konsensual, zgjidhja e këtij ngërçi të rradhës në jetën politike në vend duket shumë larg. Në këtë mes, ndërkombëtarët përmes përfaqësuesve të lartë në vend kanë shprehur deri më tani rëndësinë e një reforme me dialog e konsensus mes palëve, duke i faturuar mazhorancës përgjegjësinë si palë kryesore e këtij procesi, për të gjetur rrugët e bashkëpunimit me opozitën.

Mazhoranca Pas letrës së dërguar nga kryeministri, ku përmes saj Rama më shumë se sa një hapje të mazhorancës për një bashkëpunim të mundshëm me opozitën, ripërsëriti edhe një herë “lëshimet”ndaj PD-së për veton , numrin e barabartë të anëtarëve dhe drejtimin e Komisionit Parlamentar, e majta duket e vendosur për ta çuar përpara reformën administrative territoriale. Sipas burimeve pranë PS-së, thuhet se letra e kreut

K Seancë parlamentare

të qeverisë ishte mundësia e fundit e bashkëpunimit mes palëve e në këtë kontekst mazhoranca do të vazhdojë punën e nuk do të presë më opozitën. Kur drafti i qeverisë për ndarjen e re po konsultohet në qytetet kryesore të vendit, duket se mazhoranca është e vendosur për ta mbyllur këtë reformë brenda këtij sesioni parlamentar e për të bërë të mundur që zgjedhjet e ardhshme vendore të zhvillohen mbi bazën e ndarjes së re administrative të vendit. Ky qëndrim pritet të hasw në kundërshtinë e opozitës, qëndrim ky që pritet të jetë shumë herë më i ndryshëm nga ai i deritanishmi, i mjaftuar vetëm më deklarata dhe thirrje ndaj qeverisë për konsensus. Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi disa ditë më parë në një intervistë televizive se nëse mazhoranca nuk do të reflektojë në qëndrimet e saj të njëanshme për një reformë

Opozita ka shrehur qartë qëndrimin për një proces konsensual, zgjidhja e këtij ngërçi të rradhës në jetën politike në vend duket shumë larg me rëndësi të madhe siç është ajo administrative territoriale, do të përballet me opozitën në rrugët e sheshet e vendit. “Reforma territoriale-administrative për nga vetë natyra që ka, nuk mund të kalojë pa konsensusin e palëve në Parlament. Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i

standardit të konsensusit, tek respektimi i kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe ne do e presim me kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë”, ka pohuar Basha. Nga ana tjetër, ndërkombëtarët kanë nënvizuar rëndësinë e kryerjes së kësaj reforme, duke theksuar në të njejtën kohë domosdoshmërinë e dialogut mes palëve. Por me vendosmërinë e mazhorancës për ta kryer këtë reformë edhe pa pjesëmarrjen e opozitës dhe paralajmërinin e të djathtës se një reformë e tillë nuk mund të kryehet kurrsesi pa konsensus, mbetet për tu parë në ditët e javët në vijim se cilat do të jenë zhvillimet politike mes palëve lidhur me këtë çështje, ku shanset e

ryeministri Edi RamaÇfarë kërkon opozita, unë nuk arrij dot ta kuptoj. Kërkon të kushtëzojë Parlamentin, jo thjesht Komisionin?! Që do të thotë se kërkon t’i japë vetes të drejtën që ta bllokojë Komisionin dhe duke e bllokuar Komisionin të mos lejojë reformën të bëhet. Por ne nuk kemi mundësi ta shtyjmë më këtë reformë. Ne i kemi votat për ta kaluar këtë reformë. Ne e kemi filluar procesin e konsultimit të gjerë me publikun për këtë reformë. Kryetari i PD-së Lulzim Basha- Ne do të vijojmë të këmbëngulim tek konsensusi, të këmbëngulim tek respektimi i standardit të konsensusit, tek respektimi i kushtetutës. Uroj që mazhoranca të reflektojë. Përndryshe ne do ta presim me Kushtetutë në dorë në sheshet dhe rrugët e vendit për të refuzuar çdo produkt të njëanshëm, si të dëmshëm, të padobishëm, të pavlefshëm për demokracinë shqiptare dhe qytetarët shqiptarë.

një përballjeje të “fortë” janë më të mëdha se sa ato të një konsensusi në minutat e fundit.

Prishja e ndërtimeve

Zyrtari i DASH

Berisha: Rama me dy qëndrime ndaj ligjit

Moore sot në Tiranë, takon më parë Nishanin e Bashën, Ramën në datë 3

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka akuzuar pasardhësin e tij Edi rama për qëndrime të dyanshme ndaj ligjit. Duke marrë për bazë ngjarjen e Mallkastrës, ku pati përplasje mes policisë dhe banorëve të ndërtimit , i cili u prish më pas nga INUK, Berisha akuzoi kreun e qeverisë se nuk ndjek të njejtën praktikë për anëtarët e përfshirë në grupin e tij parlamentar. “Ata që besojnë se Piktori i sëmurë po zbaton ligjin në prishjen e ndërtimeve gënjejnë veten. Jo dhe jo. Ai ka dy fytyra, dy qëndrime ndaj ligjit. Kështu ai, në kundërshtim flagrant me ligjin, ka hedhur në erë me tritol dhe ka prishur e po prish me ter-

ror policor ndërtime me leje, madje dhe të hipotekuara të kundërshtarëve politik, apo banesa të ndërtuara në pronë private dhe në proçes legalizimi nga emigrantë dhe qytetarë të thjeshtë të Mallakastrës,

Vlorës, Dhërmiut. Ndërkohë që vazhdon ndërtimin e kështjellës së bashku me Koçon buzë uji në Qeparo, ndonëse ka dy vendime për prishjen e saj por që ai nuk lejon të zbatohen”, shkruante dje ish-kryeministri në rrjetin social “facebook”. Në të njëjtën linjë ai akuzoi se,: “Po kështu, në shkelje flagrante të ligjit, çdo ditë lartësohet kështjella e Gjushit në rërë në Durres dhe avancon pista në det, por edhe këto mbrohen nga INUK-u i Ramës kundrejt shumave marramendëse. Kësaj i thonë dyfytyrësi apo dy standarte, një për kundershtarët politikë dhe qytetarët e thjeshtë, tjetrin për veten, Koçon, Gjushët dhe kupolën e mafies së PS!”.

Drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore, rikthehet në Tiranë pas ashpërsimit të klimës politike. Zyrtari i lartë amerikan do të mbërrijë në Tiranë mbrëmjen e sotme dhe do të qëndrojë për tri ditë me radhë, ku pritet të takohet fillimisht me Presidentin Bujar Nishani dhe më pas me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Mëngjesin e 2 prillit, Moore do të marrë pjesë në referimin për “5-vjetor-

in e Shqipërisë në NATO”, në konferencën e organizuar nga qendra “Albanian Policy Center”. Pas konferencës, drejtori për Çështjet e Evropës Jug-Qendrore në Departamentin e Shtetit do të rinisë axhendën e takimeve me krerët e shtetit dhe politikës shqiptare e ndërsa takimi me kryeminisitrin Rama pritet të zhvillohet pas kthimit të Ramës nga Gjermania, ku ai do të pritet në një takim nga kancelarja gjerman Angela Merkel.


4

E hënë, 31 mars 2014

Politikë U fsheh letra e OSBE-së

PD: Memo për AMA-n e falsfikuar, kallëzim penal

Partia Demokratike e cilëson të falsifikuar Memon e Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, që thekson se Kryetarja e Komisionit të Autoritetit të Mediave Audiovizizve, Endira Bushati, që prej datës 24-shtator 2012 e në vijim qëndron në detyrë pa mandat të ligjshëm. Mbështetur mbi këtë qëndrim, deputetët e PD-së do të bëjnë kallëzim penal për Memo-n që i shërben mazhorancës të nis procedurën e shkarkimit për kryetaren e AMA-s. Deputeti demokrat, Luciano Boçi, tha dje se mazhoranca qeverisëse nuk heq dorë nga kapja e AMA-s për intere-

sa klienteliste e ndërkoi akuzoi kryetarin e Kuvendit Ilir Meta se ka fshehur letrën e OSBE-së ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe të procedohet me konsensus. “Pavarësisht nga pretendimet e dyshes Rama-Meta në tre javët e fundit mbi gjoja pezullimin e hyxhymit të tyre për të zaptuar institucionet e pavarura, faktet dëshmojnë qe kjo eshte demagogji. Lidhur me AMA-n, Kryeministri Rama urdhëroi tërheqjen e amendamentit Peza 2, por këtë vetëm pasi partneri Meta kishte urdhëruar Shërbimin e Monitorimit që, në kundërshtim me ligjin, me faktet e me vet-

Luçiano Boçi

en, të shpallte të shkarkuar kryetaren e AMA-s. Ndërkohë kryetari i Kuvendit Meta fsheh letrën e OSBE ku i kërkohet që të tërhiqet nga zaptimi i AMA-s dhe te procedohet me kon-

sensus. Po kështu eshtë shprehur zyrtarisht edhe Komisioni Europian”, u shpreh deputeti demokrat. Sipas tij, javën e shkuar në thyerje te Rregullores së Kuvendit dhe në kushtet e shpërdorimit të detyrës, një memo e falsifikuar e Shërbimit të Monitorimit u tentua të futej për vendimmarrje në axhendën e Komisionit të Edukimit e Medias nën presionin e përfaqësuesve të mazhorancës. “Deputetët e PD do të bëjnë kallëzim penal për përgjegjësit e këtij falsifikimi dhe do të kundërshtojnë cdo tentativë Rama-Meta për zaptimin e AMA-s”, bëri të ditur ligjvënësi i PD-së Luciano Boçi.

Përplasja për emërimet

Zbardhen vendimet e gjykatave, PD: Rama mbron drejtuesit e dënuar. Kryeministria: Manipulim Vorpsi: Sot s’ka konkurse, vendet e punës të blera. Qeveria: Në tre denoncime dëgjuam opozitën

M

azhoranca qeverisëse dhe Partia Demokratike përplasen për denoncimet e opozitës lidhur me drejtuesit e përzgjedhur në krye të institucioneve të vendit. Përmes zëdhënëses së saj Laura Vorpsi, PD publikoi dje vendimet e gjykatave për drejtuesit e CEZ në Durrës dhe Zyrës së Punës në Korcë, në të cilat vërtetohen sipas demokratëve, dënimet që ata kanë marrë. Për këtë fakt, Vorpsi akuzoi kryeministrin Rama se po mbron me vetëdije drejtuesit e dënuar nga gjykata. “Po paraqesim sot (dje) para publikut dy vendimet e gjykatave të Durrësit dhe asaj të Korcës, për dy funksionarë të lartë në këto rrethe, të dënuar më parë për vepra të rënda penale. Ja vendimi i Gjykatës së Durrësit që e dënon Plator Mehmetin, i caktuar sot nga rilindja kryeinxhinier në CEZ, me 10 muaj e 15 ditë burgim e 267 mijë lekë gjobë, për shpërdorim detyre dhe shkelje të pabarazisë në tendera. Ja vendimi i Gjykatës së Korcës që e dënon Florenc Tabakun, kreun e zyrës së punës me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë gjobë për falsifikim dokumentesh”, tha Vorpsi, duke treguar

është vetëm e Edi Ramës dhe e të dënuarve, të cilët i kanë blerë zyrat që drejtojnë, sepse sot nuk ka meritë, nuk ka garë reale, nuk ka konkurse, nuk ka shanse të barabarta për të gjithë”, deklaroi zëdhënësja e PD-së. Reagimi Ndaj akuzave të Partisë Demokratike në drejtim të kreut të ekzekutivit Rama, ka reaguar dje Kryeministria Ja vendimi i Gjykatës së Korcës që e dënon Florenc Tabakun, kreun e zyrës së punës me 6 muaj burg dhe 250 mijë lekë gjobë Laura Vorpsi

përpara medis dy vendimet e gjykatave. Për PD-në, qeveria dhe Kryeministri Rama, jo vetëm nuk marrin masat e duhura për dy rastet, por po bëjnë përpjekje të dëshpëruara sipas opozitës, për të mbrojtur me cdo kusht këta persona dhe për të mbuluar të shkuarën e tyre. “Kjo dukuri bëhet edhe më

shqetësuese, kur Edi Rama dhe Ministrat e tij, në mes të dhjetëra e ndoshta qindra socialistëve, apo të mijëra të rinjve e të rejave të vendit të arsimuar dhe pa probleme me drejtësinë në të shkuarën, zgjedhin njerëz me precedentë penalë për t’u dhënë pushtet e privilegje. Është e qartë se kjo rilindje

e cila ka bërë me dije se ka bërë verifikimin e plotë të të gjitha denoncimeve që janë bërë nga opozita dhe se në tre raste është pasuar me kërkesën për largim nga puna. “S’ka dyshim se qeveria e ka treguar me fakte konkrete vëmendjen e plotë ndaj pretendimeve të opozitës. Konkretisht, në cdo rast kur opozita ka drejtuar gishtin në drejtim të personave të caktuar, me detyra

administrative, është bërë verifikimi i plotë. Dhe në tre raste, verifikimi është pasuar me kërkesën për largim nga detyra për mospërmbushje të standardit etik në mbajtjen e një detyre. Por, fatkeqësisht, në rastet e tjera ka rezultuar së Partia Demokratike ka bërë thjesht politikën e saj të vjetër, denigruese, duke spekuluar me emra konkretë dhe mbi dokumentë të keqpërdorur, për manipulim të opinionit publik”, thuhej në reagimin e qeverisë. Më tej në deklaratë, Kryeministria hodhi poshtë akuzat e ngritura nga PD për këto dy raste, duke rinënvizuar se është e hapur për të dëgjuar opozitën në rastet kur denoncimet e saj janë të mbështetura në fakte. “Qeveria e siguron Partinë Demokratike se do të verifikojë me seriozitetin më të madh, cdo pretendim edhe në këtë drejtim dhe do të reagojë menjëherë pozitivisht për cdo rast të paraqitur me provat përkatëse. Kjo është një kulturë e re qeverisëse dhe këtë kulturë, Qeveria do ta afirmojë si shprehjen më kuptimplotë të vetëdijes se pushteti është i njerëzve e jo anasjelltas, si deri gjashtë muaj më parë”, përfundoi reagimin e saj Kryeministria.

Raportimi i ministres

PD i përgjigjet Haritos, Kaso: Shifra të pasakta për shkarkimet nga puna. 3200 ankesa te selia blu Opozita kundërshton shifrat e raportuara nga ministrja për Administratën dhe Inovacionin Milena Harito lidhur me shkarkimet nga puna, duke i cilësuar ato si të pasakta dhe shumë larg realitetit. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso tha dje se shifrat e ministres bien në kontraditë, jo vetëm me të dhënat e opozitës, por dhe me raportimin fragmentarë të ministrive. “Shifra që nuk i përgjigjen në

Ivi Kaso

asnjë mënyrë realitetit, nuk e dimë nga e ka këta informacion ministrja. Informacioni që në rastin më të mirë është i pasaktë, bie ndesh jo vetëm me informacionin tonë që është i bazuar në të dhëna të sakta dhe të detajtuara, por bie ndesh edhe me informacionin e paktë të ofruar deri më sot nga ministritë të ndryshme, ku vetëm nga Ministria e Drejtësisë janë larguar mbi 800 punonjës dhe vendet e të cilëve janë

zëvendësuar nga punonjës të tjetër që nuk dimë se si janë rekrutuar, se si kanë konkuruar dhe aq më pak se si janë emëruar në ato vende pune”, u shpreh ai në një prononcim për oranews. Më tej, Kaso bëri të ditur se nuk ka asnjë shenjë reflektimi nga ana e qeverisë sa i përket shkarkimeve në administratë. “Përsëri vërejmë që ka një proçes të pandërprerë spastrimesh nga puna për motive kryesisht politike dhe vijon

një procedurë rekrutimi e panderprerë e cila nuk reflekton në asnjë mënyrë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”. Sipas përfaqësuesit ligjor të Partisë Demokratike nga përditësimi i fundit i të dhënave në selinë blu, janë vërejtur se ka rreth 3200 ankesa të nëpunësve që kundërshtojnë shkarkimin e tyre nga punë në mënyrë abuzive e ndërsa në total theksoi ai, shifra shkon der në 7000 persona.


5

E hënë, 31 mars 2014

Kronikë

Aksidenti

Rrëzohen dy të rinj në kanionet e Erzenit, një shpëton, tjetri në kërkim Të rinjtë në eskursion për të vizituar shpellën e Pëllumbasit dhe kanionet e Erzenit Dëshmitari: Zgjodhën rrugën e gabuar, i vura në dijeni prej të rinjve ka arritur të dalë në sipërfaqe, 30 m larg nga vendi ku rrëshkiti me shokun e tij dhe është shpëtuar nga shokët, ndërsa për shokun tjetër ishte e pamundur. Kërkimet për 18- vjeçarin Erjon Alizoti kanë vijuar nga polumbarët e RENEA-s në një rreze 3 kilometra deri në orët e vona të mbrëmjes. Por, këto kërkime u ndërprerë rreth orës 20:00 për shkak të errësirës, e cila e bënte të pamundur kërkimin. Ndërkohë, policia ka marrë në pyetje të gjithë shokët e të riut Alizoti, për momentin e rënies, mbi organizimin e këtij ekskursioni, është marrë në pyetje personi që e organizonte, si dhe mbi masat e sigurisë së ndërmerren nga organizatorët në këto raste.

Sonja Caka

N

jë eskursion i organizuar përmes rrjetit social Facebook në Shpellën e Pëllumbasit dhe nëpër kanionet e Erzenit ka përfunduar në mënyrë tragjike për një grup të rinjsh. Dy djem të rinj janë rrëzuar në kanionin e lumit Erzen, pas malit të Dajtit. Të rinjtë kanë qenë duke kaluar në një zonë mjaft të thyer dhe të vështirë kur kanë shkarë dhe janë rrëzuar në kanion dhe kanë përfunduar në ujërat e lumit Erzen. Menjëherë në lumë është hedhur njëri prej djemve dhe ka shpëtuar një nga dy djemtë, duke e nxjerrë nga uji dhe ka tentuar të gjejë shokun tjetër, i identifikuar si Erjon Alizoti, 18 vjeç. Paralelisht me kërkimet e shokëve të 18-vjeçarit, nga njëra prej vajzave është lajmëruar edhe policia, e cila e shoqëruar edhe nga polumbarë të RENEA-s ka mbërritur në vendngjarje. Deri në orët e vona të mbrëmjes, polumbarët kanë kërkuar në një perimetër të gjerë të vendit ku kanë rënë dy djemtë e rinj, por kërkimet janë ndërprerë për shkak të errësirës dhe pritet të rifillojnë mëngjesin e sotëm. Ndërkohë që bëhet me dije se djali që u nxorr nga uji, pas marrjes së mjekimit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja Ngjarja është shënuar rreth orës 14:00, ndërkohë që në vendngjarje ka

Erjon Alizoti

mbërritur policia dhe ka nisur kërkimet për gjetjen e te riut. Ka qenë një vajzë e re pjesë e grupeve të ekskursionit që ka njoftuar në media duke apeluar për ndihmë. Sipas dëshmive të të rinjve, dy prej 8 adoleshentëve janë afruar në tentativë për të prekur ujin e lumit Erzen, dhe kanë rrëshkitur në të. Vendi i saktë ku ka ndodhur ngjarja quhet “Skurran” dhe ndodhet 30 metra poshtë “Shpellës së Pëllumbasit”. Një

Dy prej 8 adoleshentëve janë afruar për të prekur ujin e lumit Erzen, dhe kanë rrëshkitur në të

Dëshmia “Zgjodhën rrugën e gabuar”. Ky është deklarimi që një prej dëshmitarëve të ngjarjes ka bërë, i pyetur mbi itinerarin e ndjekur nga të rinjtë. Një nga dëshmitarët e ngjarjes në kanionet e Erzenit, Sabri Duçi shprehet se i ka paralajmëruar dy djemtë e rinj për rrezikshmërinë e rrugës ku po kalonin. “Grupi që ishin 2 djemtë kaloi nga një rrugë e rrezikshme. Më pyetën për rrugën dhe u thashë se kishte rrezik, por, pavarësisht kësaj grupi kaloi nga rruga që nuk duhet të kalonte. Në atë rrugë kanë ndodhur shumë ngjarje të rënda në 10 vitet e fundit. Në këtë zonë kanë ndodhur 4 raste të ngjashme”- ka rrëfyer Duçi. Ndërkohë që dëshmitarët tregojnë se rrjedha e lumit Erzen është

e furishme dhe përllogaritet nga 1500200 m kub ujë në sekondë. Organizatorët Sipas organizatorëve të ekskursionit, aktiviteti ishte organizuar në rrjetin social “Facebook”, nga Rrjeti i vullnetarëve shqiptarë. Sipas organizatorëve, në këtë ekskursion merrnin pjesë mbi 50 të rinj, dhe nisja drejt “Shpellës së Pëllumbasit” është bërë rreth orës 09:00 të mëngjesit të djeshëm nga Rruga e Elbasanit. Deri në një pjesë të rrugës të rinjtë kanë udhëtuar me autobus, ndërsa më pas u është dashur të ecin në këmbë. Njëri nga organizatorët ka zbritur në kanionin e lumit Erzen, duke i njoftuar të tjerët të mos zbresNjëri nga organizatorët ka zbritur në kanionin e lumit Erzen, duke i njoftuar të tjerët të mos zbresin për shkak të terrenit

in për shkak të terrenit të vështirë. Rreth 30 të rinj i janë drejtuar autobusit për t’u kthyer në qytet, ndërsa 20 të tjerët kanë zgjedhur të zbresin në kanion. Por kjo ka rezultuar e rrezikshme për 2 të rinjtë, të cilët në tentativë për të prekur ujin, u rrëzuan në kanion. Njëri prej tyre u arrit të shpëtohej nga shokët, ndërsa ende nuk dihet ende fati i të riut Erjon Alizoti, 18 vjeç.

Vjedhjet në Gjermani

Tiranë

Krimet e Rënda vendosin gjykimin në Shqipëri të Klaudjo Dervishit

Kërkohej për trafik dhe prostitucion, pranga Hamza Karoshit

Pas vendosjes së masës së arrestit me burg, Krimet e Rënda kanë vendosur të mos e ekstradojnë drejt Gjermanisë Klaudjo Dervishin, 35 vjeç, i akuzuar për grabitje me vlerë 3.1 milionë euro në Gjermani. Nga prokurorët është vendosur gjykimi i 35-vjeçarit në vendin tonë, ku do përgjigjet për të gjitha vjedhjet e realizuara në shtetin gjerman. Në përfundim të gjykimit, i riu do të vuajë dënimin po në vendin tonë. Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda konfirmojnë faktin dhe bëjnë me dije se kanë në dispozicion gjithë provat materiale në ngarkim të Dervishit, si një sërë pamjesh filmike dhe përgjime të telefonave të 6 anëtarëve të grupit të grabitjeve, i cili më së shumti op-

Gjykata e Krimeve të Rënda

eronte në qytetin e Mynihut. Vendimi për mos ekstradimin në Gjermani është marrë nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas letërporosisë së ardhur nga hetuesit gjermanë, të cilët kanë listuar të gjithë aktiv-

itetin kriminal të grupit të strukturuar të vjedhjeve të kryesuar nga Dervishi. Sipas policisë, 35-vjeçari u arrestua tri ditë më parë nga policia e Gjirokastrës, ndërsa u transferua menjëherë në kryeqytet për llogari të prokurorisë së krimeve të rënda. Gjithashtu, sipas burimeve nga akuza, ndaj Dervisht ka nisur procedimi edhe për pastrim të produkteve të veprës penale, ndërsa super hajduti rrezikon 9 vite burg. Ndërkohë që për sa i përket pasurive të sekuestruara, si hotel Picolino në Sarandë, automjetet luksoze, si dhe punishtja e vajit në pronësi të Dervishit, pas gjykimit, këto prona nëse nuk u vërtetohet burimi i të ardhurave, do të kalojnë për llogari të shtetit.

Arrestohet nga policia e kryeqytetit i dënuari me 17 vite burgim për trafik të qënieve njerëzore dhe prostitucion. Bëhet fjalë për 37-vjeçarin Hamza Karoshi, kapja e të cilit u bë e mundur mesditën e djeshme në periferi të kryeqytetit, pranë kryqëzimit të Bathores, ndërsa blutë bëjnë me dije se në momentin e ndalimit ky i fundit nuk ka bërë rezistencë. Sipas burimeve policore, Karoshi ishte shpallur në kërkim pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, vendim i cili është dhënë në mungesë dhe tashmë ai pritet të shlyejë dënimin për aktivite-

tin e tij kriminal. Në operacion kanë marrë pjesë forcat e komisariatit të Kamzës dhe njësia speciale e drejtorisë së kryeqytetit, ndërsa lokalizimi i të kërkuarit është bërë falë informacioneve në rrugë operative të siguruara nga policia e kryeqytetit.


6

E hënë, 31 mars 2014

Kronikë

Tri ditë pas vdekjes

Familjarët tërheqin kufomën, trupi i Ilia Karelit mbërrin në Zhupan Sot ceremonia mortore në Fier. Në Greqi vijojnë hetimet për zyrtarë, gardianë dhe hetues. Pas 20 ditësh përfundimi i analizës histologjike dhe toksikologjike Sonja Caka

N

uk mundi ta shihte të gjallë, pas 12 vitesh i vjen i vdekur në shtëpi. Jo për shkaqe natyrale siç u deklarua në fillim, por i rrahur për vdekje. Më në fund, ndonëse jo i gjallë, Ilia Kareli erdhi pranë nënës së tij, takimi me të cilën ka qenë edhe shkaku i rebelimit që e çoi në vrasjen e gardianit grek, babai i dy fëmijëve. Rebelim tragjik që do i kushtonte edhe jetën e tij. Trupi i pajetë i Ilia Karelit, i njohur edhe me emrin Kudret Kume në vendin e tij të lindjes, Zhupan i Fierit, ka mbërritur paraditen e djeshme në Kakavijë dhe në orët e pasdites në banesën e tij. Arkëmorti me trupin e 40-vjeçarit është shoqëruar nga avokati i tij, ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës u prit nga familjarët e tij, për t’u dërguar më pas drejt Zhupanit, ku dhe do të organizohej ceremonia e lamtumirës. Sipas burimeve mediatike të shtetit fqinj, familjarët dhe avokati e morën trupin e të ndjer-

24

orëshi që ka kaluar që nga momenti i vrasjes së gardianit deri në dërgimin në gjykatë është sekreti i vdekjes së Karelit

it nga morgu i spitalit të Serresit në Greqi, rreth orës 11:00 të paradites së djeshme, ndërsa mësohet se rreth orës 18:30 ka mbërritur në fshatin Zhupan të Fierit, ku do të organizohet ceremonia mortore. Hetimi Hetimet për vdekjen e Ilia Karelit vijojnë intensivisht dhe kjo çështje do të hetohet deri në imtësi. Madje, mediat greke deklarojnë se në mikroskop do kalojë çdo detaj, që nga momenti i ngjarjes së vrasjes së gardianit nga kareli deri në momentin që vetë ky i fundit u gjet i pajetë në qelinë e tij të izolimit. Mediat greke bëjnë me dije se sekreti i kësaj vdekjeje fshihet në 24 orët nga momenti i vrasjes së gardianit nga Kareli derisa është çuar në gjykatë. Pra, do kontrollohen me detaje filmimet e burgut të Malandrinos, pasi dyshimet bien pikërisht mbi gardianët e këtij burgu të cilët dyshohet se e kanë

Ilia Kareli

Ekspertiza Hetimet e reja vazhdojnë krahas hetimeve për zbardhjen e rrethanave të vdekjes. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, vdekja e Ilia Karelit ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara me mjete të forta dhe një frakture në dërrasën e kraharorit. Në pëllëmbën e të ndjerit janë evidentuar edhe shenja djegieje, çka sipas mjekëve ligrrahur për vdekje me shkopinj gome në shenjë hakmarrjeje ndaj vrasjes së shokut të tyre. Hetimit nuk do i shpëtojnë as hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët kanë neglizhuar dhunën e dukshme në trupin e 40-vjeçarit dhe nuk ka pasur asnjë lloj reagimi. Gjithashtu, hetimit nuk do i shpëtojnë as gardianët dhe drejtuesit e burgut të Nigritës, të cilët pas konstatimit të dhunës në trupin e Karelit, edhe pse ai refuzoi të shkonte në spital, nuk e çuan atë me detyrim atje për të marrë mjekim. Të gjitha këto momente janë duke u hetuar dhe ndërkohë pritet edhe përfundimi i analizës histologjike dhe toksikologjike për të përcaktuar vdekjen e 40-vjeçarit. Kryeprokurori i Gjykatës së Shkallës së Parë të Amfissas, Nikos Antonarakou, urd-

jorë mund të jenë shkaktuar nga një pajisje elektroshoku. Sipas mjekëve ligjore, përdorimi i kësaj pajisjeje të jep probleme aritmie dhe vdekjen ta shkakton edhe pas pesë ditëve. Gjithsesi, rrethanat e vdekjes pritet të sqarohen plotësisht kur të dalin edhe rezultatet e analizave histologjike dhe toksikologjike, pas rreth 20 ditësh.

Më në fund, ndonëse jo i gjallë, Ilia Kareli erdhi pranë nënës së tij, takimi me të cilën ka qenë edhe shkaku i rebelimit që e çoi në vrasjen e gardianit grek

hëroi një hetim urgjent për të hetuar rrethanat e vdekjes së Karelit, ndërsa ka shtuar se ka urdhëruar një hetim të plotë derisa të gjendet ku është ushtruar dhuna dhe se “fajtorët do të gjenden me çdo kosto dhe se do t’u jepet një dënim shembullor”. Mediat greke Media greke ka ngritur disa pikëpyetje për vrasjen e Ilir Karelit. Përgjegjësia bie mbi prokurorët të cilët e kaluan në heshtje faktin që shqiptari ishte torturuar dhe kishte plagë në gjoks dhe në duar. Përveç kësaj, media greke shkruan se të burgosurit i duhej dhënë ndihma e parë, pavarësisht refuzimit. Media greke ka lënë të kuptohet se Kareli është torturuar nga gardianët, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kolegut të tyre, megjithëse kjo nuk thuhet hapur. Por, në komentet e shumicës së lexuesve dënohet tendenca për vetëgjyqësi e punonjësve të burgjeve. Ndërkaq, media thekson dy momente që krijojnë pikëpyetje të mëdha lidhur me rolin e autoriteteve në parandalimin e mundshëm të fundit tragjik të Ilia Karelit. Së pari, vihet në dukje mosreagimi i prokurorisë së Amfisas, të mërkurën, kur Kareli u paraqit për të deponuar. Duke iu referuar ekspertizës mjeko- ligjore, media vëren se Kareli duhej t’i kishte shenjat e keqtrajtimit ku u paraqit në prokurori dhe

Ilia Kareli në Zhupan

Përgjegjësia bie mbi prokurorët të cilët e kaluan në heshtje faktin që Kareli ishte torturuar rrjedhimisht ky autoritet duhej të kishte reaguar, gjë që nuk rezulton nga të dhënat e deritanishme. Dhe së dyti, autoritetet e burgut të Nigritas, kanë thënë se ai mbërriti me hematoma dhe shenja gjaku të përtharë dhe kur i tha të dërgohej tek mjeku, Kareli nuk pranoi. Ndërsa duhej t’i ofrohej menjëherë, qoftë dhe kundër dëshirës së tij, trajtim mjekësor. Gjithsesi, këto dhe pikëpyetje të tjera, pritet të sqarohen gjatë ditëve të ardhshme, në varësi edhe të ecurisë së hetimeve.


7

E hënë, 31 mars 2014

Kronikë Në gjykatë U kapën me 110 kallëpe tritol, i riu i bie murit me kokë dhe bie pa ndjenja

Seanca e caktimit të masës së arrestit për katër të rinjtë e kapur me 110 kallëpe tritol dhe 1 mitraloz është shoqëruar dje me incident në fund të saj. Një nga katër të arrestuarit i ka rënë disa herë murit me kokë derisa ka rënë pa ndjenja, pasi mohoi akuzën dhe pavarësisht këtyre veprimeve, gjykata caktoi ndaj tij masën “arrest me burg”. Sipas burimeve nga gjykata, 22-vjeçari Sergei Cenolli i ka

rënë murit me kokë në momentin që gjyqtari i gatshëm ishte duke dhënë masat e sigurisë. Atij i ka rënë të fikët brenda kafazit të sallës së gjyqit, ndërsa sipas burimeve po nga gjykata, gjendja e tij është më e mirë. Megjithatë, gjykata ka vazhduar seancën dhe ka caktuar masat “arrest me burg” për të katër të rinjtë, të cilët akuzohen për posedim të një sasie të konsiderueshme lënde eksplozive.

Salla e gjyqit

Laç

Elbasan

Hakmarrja, tritol mjetit ekskavator të kryekomunarit të Milotit Hetimi / Vendosja e eksplozivit në mjetin në pronësi të Behar Haxhiut, dyshime se ka lidhje me prishjen e disa ndërtimeve nga INUK në Rrugën e Kombit Sonja Caka Hakmarrjet me tritol nuk kanë të sosur. Një tjetër shpërthim ka ndodhur në orët e mesnatës duke u gdhirë dita e djeshme në Milot, ndërsa objektiv ka qenë mjeti i kryekomunarit të komunës Milot. Shpërthimi i lëndës plasëse ka sjellë vetëm dëme materiale, ndërsa dyshimet e para lidhen me detyrën e pronarit të mjetit tip ekskavator. Sipas burimeve të para, dyshohet se vendosja e eksplozivit në mjetin në pronësi të kryekomunarit të komunës Milot është bërë në shenjë hakmarrje për prishjet e ndërtimeve pa leje në Rrugën e Kombit, operacion i INUK i realizuar ditën e shtunë. Megjithatë, nuk përjashtohen as pista të tjera, ndonëse kryekomunari Haxhiu ka mohuar të ketë pasur konflikte me ndonjë person. Ngjarja Kreut të komunës Milot i është vënë tritol në mjetin në pronësi të tij tip “Ekskavator”. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur në kabinën e ekskavatorit, i cili qëndronte i parkuar prej disa kohësh në afërsi të një karburanti që ishte në dalje te qytetit të Milotit. Nuk dihen ende autorët apo shkaqet e vendosjes së kësaj lënde plasëse, ndërsa vetë kreu i komunës së Milotit, Behar Haxhiu nuk ka dhënë asnjë shpjegim për ngjarjen, ndërsa ka bërë të ditur se nuk ka patur asnjë konflikt për të cilin autorët të jenë nxitur për të vendosur lëndën shpërthyese në mjetin e tij. Ekspertë të policisë kriminale

Avokati i tyre ka pretenduar se të rinjtë e kane gjetur tritolin në një minierë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykatësi i cili la në burg Sergei Cenollin, Ledjon Shupen, Vasjan Plasarin dhe Galil Agollin. Avokati ka vijuar duke mbrojtur tezën e tij se sasia e tritolit u gjet ndërsa të rinjtë gërmonin për skrap. Ata u kapën duke shoqëruar një furgon me 110 kallëpe tritoli dhe një mitraloz 12.7.

Vetëvritet 52-vjeçarja Mema, mister motivet Një 52-vjeçare i ka dhënë fund jetës mesditën e djeshme për motive që ende të paqarta. Policia identifikon viktimën dhe bën me dije se bëhet fjalë për shtetasen Nexhmije Mema. E lajmëruar nga banorët dhe të afërmit, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur nga puna për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve që çuan gruan të hidhej nga ballkoni. Sipas burimeve policore, 52-vjeçarja është hedhur nga banesa ku jetonte dhe për pasojë ka gjetur menjëherë vdekjen për shkak të përplasjes me tokën gjatë rënies. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së djeshme. Sipas policisë, referuar edhe dëshmive të familjarëve dhe fqinjëve, dyshohet se gruaja vuante nga depresioni.

Vlorë

Shkrumbohet gjatë natës një makinë në “Omonia”, nisin hetimet

Ekskavatori i shpërthyer

Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi me tritol është shenjë reagimi ndaj... ...objekteve, shumica lokale dhe kioska pa leje që INUK shkatërroi një ditë më parë në zonë

kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa kanë nisur një hetim të hollësishëm për incidentin. Janë marrë në pyetje disa persona, përfshirë këtu edhe rojet e karburantit, por ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë ngjarje. Hetimi Shpërthimi vjen vetëm një ditë pasi INUK ndërmori një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë Rrugës së Kombit, e cila është edhe pista kryesore e hetimit për shpërthimin me tritol të mjetit në pronësi të kreut të komunës Milot. Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi me tritol është shenjë reagimi ndaj objekteve, shumica lokale dhe kioska pa leje që INUK shkatërroi një ditë më parë në zonë. Megjithatë, i pyetur rreth këtij dyshimi, pronari i mjetit, kryekomunari Haxhiu është shprehur se ai personalisht nuk ka lidhje me objek-

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës, ndërsa nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale. Lënda plasëse është vendosur në kabinën e ekskavatorit, i cili qëndronte i parkuar pranë një karburanti

tet që u prishën në Rrugën e Kombit. Ndërkohë që, z. Behar Haxhiu u shpreh se ka qenë në negociata me banorët. “Nuk kam pasur konflikt me asnjë person” ka përfunduar ai.

Një makinë është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm në Vlorë. Burime nga policia e qytetit bregdetar kanë bërë të ditur se mjeti tip fuorostradë me targa AA382 IU, pronari i së cilës ende nuk është identifikuar, u shkrumbua nga flakët në vendin e njohur si “Zona Omonia”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të djeshëm dhe në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe ekspertët e policisë që kanë nisur hetimet për shkaqet. Në vendin ku u djeg makina kanë mbërritur edhe zjarrfikësit, por ndërhyrja e tyre ka qenë e panevojshme pasi mjeti ishte shkrumbuar i gjithi.

Foto ilustruese


8

E hënë, 31 mars 2014

Ekonomi

Histori

Shqipëria, kombi më i favorizuar më 1922 Në vitin 1922, qeveria e mbretit Zog nënshkruante me përfaqësuesit e qeverisë amerikane marrëveshjen për statusin e Kombit më të Favorizuar Nga Floreta Luli Faber*)

M

arrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Amerikës nuk janë një realitet vetëm i post `90ës. Në vitin 1922, qeveria e mbretit Zog nënshkruante me përfaqësuesit e qeverisë amerikane marrëveshjen për statusin e Kombit më të Favorizuar. Dallëndyshet e para të një marrëdhënieje që po mbush një shekull janë parë me fillimin e emigrimit të shqiptarëve në kontinentin amerikan, në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe janë transformuar në marrëdhënie të bashkëpunimit dhe partneritetit për çështje që lidhen me forcimin e stabilitetit, paqes dhe sigurisë në rajon dhe në botë. Formalizimi i marrëdhënieve mes këtyre dy vendeve në vitin 1922 u shoqërua me marrëveshje që sollën një rritje të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Rreth viteve ‘30 shikohet një rritje e interesit të kompanive amerikane në fusha të ndryshme të ekonomisë shqiptare dhe paralelisht një rritje e emigrimit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara. Pas Luftës së Dytë Botërore dhe për rreth pesë dekada me radhë, ka pasur një ndërprerje të marrëdhënieve

24

traktate dhe marrëveshje janë sot në fuqi midis Shqipërisë dhe SHBA-së në fusha të ndryshme

diplomatike dhe shifra të ulëta në marrëdhëniet ekonomike. Sot, janë në fuqi rreth 24 traktate dhe marrëveshje midis Shqipërisë dhe SHBA-së në fusha të ndryshme. Pas vitit 1991, SHBA kanë mbështetur Shqipërinë në çdo hap të rëndësishëm të zhvillimit të saj në drejtim të rritjes dhe forcimit të demokracisë, në procesin e integrimit euroatlantik, në krijimin dhe zhvillimin e ekonomisë së tregut, si dhe në përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin, terrorizmin, krimin e organizuar, e fusha të tjera. Një hapësirë e gjerë me potencial të pashfrytëzuar plotësisht është rritja e shkëmbimeve ekonomike, rritja e investimeve reciproke, por sidomos rritja e investimeve amerikane në Shqipëri. Marrëveshjet ekzistuese mes dy vendeve, eksplorimi i potencialit të

Tirana e viteve ‘20

Punime në rrugët shqiptare gjatë viteve ‘20

tyre si dhe lidhja e marrëveshjeve të reja, ndoshta në fushën e mostaksimit të dyfishtë apo në lehtësimin e sistemit të vizave, krijojnë premisa për rritjen e interesave ekonomike amerikane në Shqipëri. Të gjitha këto përpjekje duhet të shoqërohen me një realitet të përmirësuar të klimës së biznesit, sistemit të drejtë dhe funksional ligjor, vendosjen e elementëve nxitës për rritjen e interesit të investimeve të huaja në Shqipëri. Marrëveshjet e nënshkruara deri në vitin 1939 Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe traktateve mes dy vendeve ka filluar që me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në vitin 1922. Pjesa më e madhe e marrëveshjeve të nënshkruara deri në vitin 1939 janë në fuqi. Nga këto marrëveshje është interesante vendosja e Statusit të Kombit më të Favorizuar, që në vitin 1922. Që më parë se të arrihej zyrtarisht njohja mes dy vendeve, komisioneri amerikan Maksuell Blejk shkëmbeu letra me ministrin e Punëve të Jashtme, Xhafer Upi, për të siguruar statusin e kombit më të favorizuar në mënyrë të dyanshme ndërmjet Shqipërisë dhe Amerikës. Kjo marrëveshje u nënshkrua në Tiranë në korrik 1922 dhe hyri në fuqi më 28 korrik 1922. Ndërsa për qeverinë shqiptare, kjo marrëveshje hyri në fuqi më 28 dhjetor 1925, pas votimit në Parlamentin shqiptar dhe firmosjes nga Presidenti i Republikës Ahmet Zogu po atë dhjetor. Në vijim u nënshkruan

Nënshkrimi i marrëveshjeve dhe traktateve mes dy vendeve ka filluar që me vendosjen... ...e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, në vitin 1922 Kartmonedha shqiptare të viteve ‘20

një sërë marrëveshjesh si “Marrëveshja mbi shkëmbimin e notave për heqjen e taksave për vizat e zakonshme” (1 qershor 1926); “Marrëveshja monetare” (1 korrik 1933); Traktati i Arbitrimit (12 shkurt 1929); apo Traktati i Natyralizimit, që u nënshkrua në Tiranë më 5 prill 1932, por hyri në fuqi më 22 korrik 1935; apo Traktati i Ekstradimit (14 nëntor 1935). Marrëveshjet pas Luftës së Dytë Botërore Siç u theksua edhe më parë, pas Luftës së Dytë Botërore, njohja e Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës u kushtëzua nga njohja e marrëveshjeve të firmosura me qeverinë shqiptare deri në vitin 1939. Plotësimi i këtij kushti nuk u arrit dhe marrëdhëniet diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë u rivendosën pas 52 vjetësh. Gjithsesi, pas dëbimit të trupave okupuese gjermane dhe italiane, Shtetet e Bashkuara firmosën një marrëveshje me trupat ushtarake të Shqipërisë, duke u premtuar mjete për lehtësimin e situatës së pasluftës, përmes trupave ushtarake. Marrëveshja për Ndihmat Humanitare u nënshkrua në Tiranë, më 11 prill 1945. Sipas marrëveshjes, qeveria amerikane dhe ajo angleze i ofruan ndihmë Shqipërisë përmes një organizate ushtarake “Military Liaison” – ML (Shqipëri), e cila kishte në përbërje oficerë amerikanë dhe britanikë, dhe mjete britanike. Si pjesë e marrëveshjes, këto ndihma humanitare do të lëvroheshin nga ML (Shqipëri) deri

sa UNRRA të mund të kryente operacione të pavarura ndihme. Marrëveshjet e nënshkruara pas vitit 1991 Pas vitit 1991, Shqipëria hyri në një periudhë të rëndësishme të zhvillimit, një periudhë që kishte në themel sfidën e vendosjes së rendit demokratik. Në rrugën drejt konsolidimit, institucionet demokratike duhet të mbronin të gjitha interesat e vendit, por edhe të zhvillonin ekonominë e lirë të tregut. Në gjithë këtë rrugë të gjatë, Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithnjë përkrah Shqipërisë, gjë që

‘30

vitet tridhjetë shënuan një rritje të interesimitë të Shteteve të Bashkuara për investime ne Shqipëri

është materializuar edhe në një sërë marrëveshjesh dhe traktatesh mes dy vendeve, të cilat janë të fokusuara në fushën e drejtësisë dhe policisë, ekonomisë, transportit, sigurisë dhe mbrojtjes dhe fushës së kulturës. Në mënyrë të veçantë, mund të përmenden “Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e parandalimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe forcimit të marrëdhënieve ushtarake dhe të mbrojtjes”; Karta e Adriatikut dhe Integrimi Euroatlantik; “Marrëveshja në lidhje me dorëzimin e personave në Gjykatën Ndërkombëtare Penale”.


9

E hënë, 31 mars 2014

Ekonomi it të bizneseve nga një vend në tjetrin, nxitjen e tregtisë mes dy vendeve dhe krijimin e lehtësirave nga të dyja palët. Një pjesë e madhe e kësaj marrëveshjeje shtrihet në mbrojtjen e së drejtës së pronësisë intelektuale, duke theksuar të gjitha fushat ku kjo e drejtë vepron, si: mbrojtjen efektive të markave, patentave, së drejtës së autorit, sekreteve tregtare, hartave industriale apo formulave për qarqet e integruara. Si pjesë e kësaj marrëveshjeje është për t’u theksuar edhe ngritja e një Komisioni të Përbashkët Tregtar mes dy vendeve. Ky Komision do të nxiste bashkëpunimin në fushën ekonomike, rishikimin periodik të vetë marrëveshjes ekonomike, dhe herë pas here të mund të bënte rekomandime për përmirësimin e marrëveshjes në mënyrë që të arriheshin sa më mirë qëllimet e saj. Paralelisht, ka rëndësi të veçantë që marrëveshja parashikon që dy vendet duhet të shikojnë hapësirat e mundura për të arritur marrëveshje dypalëshe, për çështjet e taksimit të investimeve, duke përfshirë edhe kthimin në vendin e origjinës të fitimeve apo transferimin e kapitaleve. Në vijim të Marrëveshjes Ekonomike, dhe nën frymën e saj, u nënshkrua në vitin 1995 (dhe hyri në fuqi më 4 janar 1998) “Marrëveshja për nxitjen dhe mbrojtjen reciproke të investimeve”. Kjo marrëveshje u nënshkrua me qëllim nxitjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, nxitjen e lëvizjes së kapitaleve private mes vendeve, krijimin e një kuadri ligjor që maksimizon përdorimin e burimeve ekonomike dhe përmirësimin e jetesës në

Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, ashtu siç mbështeti në çdo hap anëtarësimin e saj në NATO. Një pjesë e marrëveshjeve pas vitit 1991 u fokusuan në mbështetjen e zhvillimit ekonomik të vendit dhe në rritjen e biznesit dhe investimeve mes dy vendeve. Marrëveshjet si ajo për “Asistencën ekonomike dhe teknike” (10.6.1992); “Traktati për inkurajimin dhe mbrojtjen reciproke të investimit” (nënshkruar më 11.1.1995); “Marrëveshja për zbatimin e ligjit” (10.1.2002); “Marrëveshja e grantit të objektivit strategjik për të luftuar korrupsionin, në kuadër të programit fillestar të vlerësimit të sfidës së mijëvjeçarit” (3.4. 2006); apo të gjitha marrëveshjet në kuadrin e USAID-it apo Korpusit të Paqes, kanë qenë një shtyllë e fortë e mbështetjes në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në të gjithë vitet e periudhës së tranzicionit. Një listë e të gjitha marrëveshjeve mes dy vendeve është paraqitur në Aneksin nr. 1, në fund të këtij punimi. Marrëveshjet me Karakter Ekonomik Njohja e Shqipërisë si shtet në vitin 1922 (28 korrik 1922), siç u paraqit dhe më lart, u shoqërua paralelisht me terma që mbështesnin rritjen e prezencës ekonomike të kompanive amerikane në Shqipëri si dhe lehtësimin e udhëtimit të shtetasve shqiptarë drejt Amerikës. Ky fakt është i qartë në dokumentin e parë që i dërgohet qeverisë shqiptare të asaj kohe, ku paraqitet një njohje e statusit të trajtimit të kombit më të favorizuar në mënyrë të dyanshme (ndërsa qeveria shqiptare e njohu zyrtarisht këtë fakt në vitin 1925). Menjëherë pas kësaj, heqja e pagesave

Për qeverinë shqiptare, kjo marrëveshje hyri në fuqi më 28 dhjetor 1925, pas votimit në Parlamentin shqiptar dhe firmosjes nga Presidenti i Republikës Ahmet Zogu po atë dhjetor

Ahmet Zogu

për marrjen e vizave për joemigrantët shqiptarë, që kërkonin të udhëtonin drejt Shteteve të Bashkuara (7.5.1926), apo dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Arbitrazhit (12.2.1929) treguan për një fokus të zhvillimit të shkëmbimeve dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Edhe realiteti i asaj kohe flet për një numër kompanish amerikane, të cilat treguan interes në Shqipëri, sidomos në fushën e naftës dhe të kërkimeve, mbështetjen e arsimit shqiptar me shkollën teknike, apo shkëmbimet në fushën e kulturës. Rivendosja e mrrëdhënieve diplomatike mes vendeve, më 15 mars 1991, u shoqërua menjëherë me përpjekjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje ekonomike, ku përmes të tjerave të ritheksohej statusi i kombit më të favorizuar. Marrëveshja ekonomike dypalëshe midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u nënshkrua dhe hyri në fuqi më 10.6.1992. Kjo marrëveshje nënshkruhej ndërsa të dyja palët binin dakord që zhvillimi i institucioneve dhe forcimi i sektorit privat do të ndihmonte në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me interes të dyanshëm, rritjen e mirëqenies, hapjen e tregjeve, si dhe forcimin e të gjitha marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Marrëveshja ekonomike e vitit 1992 u fokusua në trajtimin e çështjeve që lidhen me statusin e kombit më të favorizuar dhe jodiskriminimin. Marrëveshja u fokusua në të drejtën e bizneseve nga të dyja vendet për të pasur akses në tregjet, prodhimet dhe shërbimet e ofruara në vendin tjetër, mundësinë e zgjerim-

20

vite demokraci kanë kaluar dhe Shtetet e bashkuara vazhdojnë t’i japin një ndihmë të madhe ekonomisë shqiptare

të dyja vendet. Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje kërkonte të rriste nivelin e të drejtave të punëtorëve, apo dhe ruajtjen e nivelit të trajtimit të shëndetit, sigurisë në punë apo kërkesave ndaj ambientit. Marrëveshja e Investimeve ka të parashikuar një afat 10-vjeçar, i cili do të zgjatet automatikisht nëse nuk tërhiqet nga palët, dhe ka një efekt prapaveprues po 10-vjeçar, në rast se kjo marrëveshje përfundon. Ndërkohë, informacionet e përditësuara vënë në dukje se të dyja këto marrëveshje të rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe të biznesit mes dy vendeve janë ende në fuqi. Në fokus të vëmendjes këto vitet e fundit është dhe një marrëveshje shumëpalëshe apo programe të qeverisë amerikane me disa shtete, ku përfshihet dhe Shqipëria, si për shembull programi i Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave. Marrëdhëniet Shqipëri-Amerikë kanë filluar për më shumë se një shekull më parë dhe me gjithë shkëputjen që kanë pasur për gjysmë dekade, gjithnjë e më shumë zhvillohen si marrëdhënie të shumanshme, partneriteti strategjik dhe vullneti pozitiv i dyanshëm për një marrëdhënie afatgjatë. Mbështetja që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë në të gjitha fushat në këto më shumë se 20 vite demokraci, si dhe aleanca e palëkundur që i ka ofruar Shqipëria kësaj lidhjeje, sidomos në fushën e rritjes së sigurisë ndërkombëtare dhe luftën kundër terrorizmit, duhet të përkthehen gjithnjë e më shumë në një interes ekonomik të dyan-

Të gjitha këto përpjekje duhet të shoqërohen me një realitet të përmirësuar të klimës së biznesit shëm, rritjen e tregtisë mes vendeve, rritjen e investimeve amerikane në Shqipëri e anasjelltas. Rritja e tregtisë dhe e investimeve në vendin tonë ndeshet ende në problematikat ekzistuese, të cilat duket se një nga një kanë filluar të adresohen nga qeveria shqiptare, por që normalisht do të duan kohën e vet për t’u reflektuar, si: korrupsioni, sistemi i dobët i drejtësisë, problemet me të drejtën mbi pronën, mungesa e një infrastrukture sipas standardeve, përdorimi në shkallë të gjerë i çmimeve të referencës apo ndryshimet e shpeshta të legjislacionit në fuqi. Përmirësimi i secilit nga këto elemente, shfrytëzimi i mundësive reale që ofron Shqipëria në disa sektorë të ekonomisë, si: shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe nxjerrja e mineraleve, shfrytëzimi i pozitës gjeografike, i kapaciteteve hidrike në prodhimin e energjisë, investimet në sektorin publik apo privatizimet e mundësitë për koncesione; sektori i shëndetësisë, telekomunikacionit, agro-përpunimi apo turizmi – të gjitha këto mund të shoqërohen me një numër marrëveshjesh nxitëse. Si pjesë e Marrëveshjes Ekonomike të vitit 1992, duket se kanë ngelur pa u eksploruar disa hapësira. Së pari, sugjerohet rishikimi i mundësisë së rivitalizimit të Komisionit të Përbashkët Tregtar mes dy vendeve (sipas nenit XIV, pika 1). Ky Komision mund të nxisë bashkëpunimin në fushën ekonomike, zgjerimin e tregtisë dhe ofrimin e projekteve konkrete për investitorët e mundshëm. Po sipas kësaj marrëveshjeje, duhet parë çdo mundësi e eksplorimit të mëtejshëm të ngritjes së interesit dhe fillimit të bisedimeve për një marrëveshje që adreson çështjen e taksave dhe mundësisht heqjen e taksimit të dyfishtë, marrëveshje që tashmë Shqipëria e ka të ratifikuar me 37 vende, gati për t’u firmosur me 4 vende, dhe në proces me 10 vende. Paralelisht, duhen nxitur dhe eksploruar programe të tilla si Programi i Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave, apo duhen shfrytëzuar potenciale si komuniteti shqiptaro-amerikan që jeton në Amerikë, rritja e shkëmbimeve mes Dhomave të Tregtisë në secilin prej vendeve, dhe krijimi i mundësive dhe ofrimi i projekteve konkrete, që do sillnin rritjen e interesit të investimeve amerikane në Shqipëri. *) Drejtore Ekzekutive e Dhomës Amerikane të Tregtisë në Shqipëri. Artikulli është këndvështrim personal i Floreta Luli-Faberit Marrë nga revista “Monitor”


10

E hënë 31 mars 2014

Dossier

Ditët e fundit të Bajram Currit, sipas dokumenteve arkivore të shtetit shqiptar Nga Veli Haklaj

M

ë 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë u vra/vetëvra Bajram Curri, një ndër veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Megjithëse kanë kaluar tetëdhjetë e nëntë vite, akoma edhe sot e kësaj dite ka diskutime dhe kundërshti për rrethanat në të cilat mori fund jeta e tij. Ndërkohë, shkaqet që e çuan Bajram Currin në këtë përfundim tragjik janë të evidentuara në dokumentet arkivore të shtetit shqiptar, një pjesë e të cilave, për arsye të ndryshme, akoma nuk janë bërë publike. 1. Bajram Curri në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare Me origjinë nga fisi i njohur i Krasniqes (Malësia e Gjakovës), i lindur në Gjakovë, Bajram Curri u shque si veprimtar i lëvizjes kombëtare të periudhës së Rilindjes, duke qenë një ndër udhëheqësit politikë e ushtarakë të kryengritjeve popullore kundërosmane dhe të luftës për çlirimin e bashkimin kombëtar të vendit. Ishte një ndër organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899 - 1900) dhe veprimtar i saj për autonominë e Shqipërisë dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të vendit; drejtues kryesorë në kryengritjet kundërosmane në periudhën 1908 1912, që u finalizuan me shpalljen e pavarësisë. Pas vitit 1912, luftoi në Kosovë për mbrojtjen e saj nga pushtuesit serbë. Nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës së 1913, që shkëputën Kosovën dhe treva të tjera shqiptare lindore e jugore nga shteti i pavarur shqiptar. Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe qe një ndër udhëheqësit kryesorë të tij. Në kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol në qeverinë e Sulejman Delvinës. Në vitet 1920 - 1921, me cilësinë e komandantit të Operacionit, bashkëpunoi me ministrin e Brendshëm Ahmet Zogun për të realizuar vendosjen e autoritetit të shtetit shqiptar në tërë territorin e Shqipërisë së njohur nga Konferenca e Londrës 1913. 2. Bajram Curri në pendën e At Zef Valentinit Në një publikim të vitit 1943, njeriu i shquar i letrave At Zef Valentini bën një portret të Bajram Currit, ku e profilizon si: “të páshkollë, por me shpirt të pajisun me atë trajtë kulture shpirtnore që janë kuptimet e trashëgueme të nderit, të besës, t’urtis, të burrnis, mund të themi se ishte natyrisht i gatuem për punë të mëdhaja e të bukura. Kur filluen atdhetarët e ndritun me ia çilun mendjen (Bajram Currit-V.H.) për një ide “vatani” mâ të gjânë e të naltë se mund të dinte qarku i ngushtë i mendësisë malsore, u pá ky oficer i págdhendun i ushtrisë turke tue derdhë lot mallëngjimi kur në tregtore të Berishajvet të Shkupit i kallxojshin se edhe shqipja shkruhet në letër e i këndojshin kângën e Pashko Vasës”. Sipas At Valentinit, “kur në fund të 1924 Qeveria, së cilës ai i kishte shërbyer me gjithë zemër e me gjithë trimnin e fuqinë e vet – pá shpërblim si gjithë herë – ishte vum në t’ikun, dikush Bajramit i shtini në vesh se shum lehtas mund të merreshin tetë mijë napolona që ruheshin n’arkë të financës, për mos t’ua lânë në dorë kundërshtarëvet edhe për të pasë mjete me vijuem në qëndresë. Trimi s’përgjegji tjetër por veç: Faqe të zezë vedit s’i lâ.” 3. Veprimi i armatosur i Bajram Currit kundër institucioneve të shtetit shqiptar Zhvillimet politike herë-herë konfliktuale, si dhe martesa e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut,

“Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”

ndikuan në ftohjen e marrëdhënieve të Bajram Currit me Zogun. Për rrjedhojë, nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e veprimt të armatosur kundër institucioneve shtetërore shqiptare. Ishte një ndër protagonistët kryesorë në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit të Krasniqes, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit legjitim në Tiranë. Më 2 janar 1925, Bajram Curri mbledh parinë e Krasniqes dhe një ditë më pas deklarohet besa e Krasniqes për me i kundërshtue çdo mësymjeje qeveritare. Më 8 janar, rreth agimit, forcat e Currit nga Krasniqja mësyjnë Gashin, e mbas një luftimi ku mbetën 10 të vdekun e një i plagosun nga forcat qeveritare dhe një i vrarë e një i plagosur nga mbështetësit e Currit, Bajram Curri merr vetëm Tropojën, qendrën e Gashit. Më 9 janar, fuqia e Currit nga Tropoja niset për në Bytyç duke patur për objektiv Krumën, qendrën e Prefekturës së Kosovës, ku kishte nisur dhe forca të tjera nga Krasniqja, (Niman Ferizi, Familja Curri, Zara, 1935, f. 37-38), duke paraqitur kështu një kërcënim serioz për stabilitetin e shtetit. Për të shuar këtë rebelim të ri në Veriun e Shqipërisë, Ahmet Zogu, që në atë periudhë ishte kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme, kishte emëruar komandant Operacioni për Veriun Ceno Beg Kryeziun, kurse vëllanë e tij, Hasan Kryeziun, prefekt të Kosovës (nënprefekturat Lumë, Has, Malësia e Gjakovës). Duhet konsideruar fakti se në këto emërime kishte ndikuar mbështetja politike që ata i dhanë veprimeve politike të Ahmet Zogut, por, sigurisht, edhe lidhja miqësore në mes dy familjeve Zogu dhe Kryeziu. Në dosjet e Arkivit Qendror të Shtetit, fondi 152 – Ministria e Punëve të Brendshme, viti 1925, gjenden korrespondenca ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme me komandën e Operacionit të Veriut dhe prefekturat Shkodër, Kosovë, Dibër etj., mbi masat e marra nga qeveria për asgjësimin e çetës së Bajram Currit, një pjesë të të cilave po i publikojmë në këtë dossier për lexuesin e “Standard”. Me telegram nr. 1, datë 8 janar 1925, komandanti i Operacionit të Veriut Ceno Begu, njofton Komandën e Operacionit në Tiranë se: “Bajram Bej ka marrëveshje me Malsinat e Shkodrës e me [të] Mirditës për me bâ prap kryengritje. Ashtu më lajmëron edhe Bytyçi, që kanë li[dhë] besë komita e Kosovës, ashtu dhe Krasniqja. Me si (merrni) masa për Shkodrën. Nesër nisemi për Krumë. Prap kam për me të lajmërue për gjendjen”. Ndërkohë që, edhe Prefektura e Peshkopisë do njoftonte nga burime të sigurta Ministrinë e Punëve të Brendshme se “fuqija e Bajram Currit gjindet të Ura e Llapave. Bajrami msheftas nëpër Reç ka ardhë e takue me Elez Jusufin dhe mbasi ka bujt dy net asht kthye.” Në vijim të komunikimit të datës 8 janar 1925, komandanti i Operacionit të Veriut, Ceno Begu, me telegramin nr. 2 të dërguar nga Bicajt informonte Komandën e Operacionit në Tiranë se “Tropoja prapë u muer prej fuqisë kundërshtare. Fuqia e kësaj komande u nis për Krumë. Bytyçi na lajmëron se komita janë nisë për Bytyç e në Krumë. Merrni masat e duhura për Shkodrën dhe ata që janë me dyshim. Municion për pushkët italiane nuk kemi, asht pak. Jepi urdhën Dibrës me na dërgue”. Pak orë më vonë, Ceno Begu nis telegram nr. 2/I, për Komandën e Operacionit në Tiranë, me këtë përmbajtje: “Sadik Gostivari na lajmëron se në Gash janë kah luftojnë dhe lypin ndihmë. Natën e kemi nisë fuqinë për Krumë dhe mandej për Malësië (Malësinë e Gjakovës-V.H.). Curri ju ka thânë [pasuesve të tij] se edhe Shkodra, Mirdita, Malësia e Madhe kanë me marrë pjesë

Bajram Curri i vrarë dhe Prefekti Hasan Kryeziu


E hënë 31 mars 2014

11

Dossier

[në lëvizje]. Tash u nisa për Krumë.” Në një situatë të tillë, që po rëndohej nga ora në orë, duke vlerësuar potencialin e Bajram Currit për lëvizje të armatosura, përgjigja nga Tirana ishte e menjëhershme dhe ultimative. Në telegramin rezervat, nr. 19, datë 8 janar 1925, dërguar Komandës së Operacionit të Veriut urdhërohej: “Kundër Bajram Currit të përdoren masat më të rrepta e definitive që kështu të mos ket nevojë mâ me bâ operacione në ato vise. Për Shkodër po niset Aqif Lleshi me fuqinë e tij. Në asht nevoja kemi me dërgue edhe mâ tepër. Dibrën tash po e lajmëroj që të nisi për aty 20 arka municion Italie. Na lajmëroni me shpejtësi gjendjen e atjeshme”. Siç njoftohet me qarkoren e datës 9 janar 1925, në përpjekjen me forcat qeveritare të drejtuara nga Ceno Begu në Bytyç “forcat e Bajram Currit u shkatëruan krejtësisht dhe se Bajram Curri ka marr të ikun në Krasniqe, ku po ndiqet nga ana e qeverisë”. Ceno Begu që kishte njoftuar drejtpërdrejtë kryeministrin Ahmet Zogun për këtë operacion, mori përgëzimet dhe falenderimet e këtij të fundit për suksesin. Ndërkohë, brenda datës 9 janar, Ceno Begut iu dërgua telegrami tjetër urgjent nga kryeministri Ahmet Zogu me urdhërin: “Currin gjallë â vdek duhet ta zini dhe fuqinë e tij duhet ta shkatërroni krejt tue marrë gjithë masat që kështu të shuhet revolucioni i Kosovës e të mos përsëritet mâ”. Me anë të këtij telegrami Ceno Begu autorizohej nga Ahmet Zogu që: “batalionin e atyshëm ta merrte nën urdhnin e tij; në qoftë se kompanikomandantat nuk ishin të besueshëm të emnonte të tjerë besnikë; prefektin, në qoftë se i sillte pengime, ta pushonte nga detyra dhe për këtë të lajmëronte”. Në vijim të veprimeve operacionale, më 11 janar 1925, Ceno Begu me forcat qeveritare mbërrini në Gash dhe të nesërmen sulmoj Krasniqen. Sipas informacioneve që vinin nga Prefektura e Shkodrës, rezultonte që Bajraktari i Bujanit (Sali Mani) me 60 veta i ka shkue në ndihmë Currit. Si rrjedhim kjo ministri urdhëronte Komandën e Operacionit të Veriut që “një kompani 110 vetësh të asaj komande pa vonesë me zânë të gjitha vanat e Drinit për mos me lânë me kalue për në Pukë komitat e fuqis së Currit.” Pas rezultatit të veprimeve operacionale të ditëve të para në nënprefekturën e Malësisë së Gjakovës, Ceno Begu do lajmëronte Ministrinë e Punëve të Brendshme se “gjithë krenët e antarët e Currit, të cilët kanë qenë shkaktarë dhe kryetarë të revolucionit por dhe në çdo kohë kundërshtarë të kabinetit të sotshëm, i kam marrë nën vërejtje dhe prej tyne shumë kan me u denue për dekë. Të burgosunit janë këta: Brah Alia, Tarçuk Rama, Ibrahim Rrustemi, Sadik Bardhi gashjanë; Latha Zogu, Sadik Rrustemi, Murat Beka, Bajram Halili, Ibrahim Halili, Ram Osman Alia, Zog Sadria, Zeqir Asllani bytyçjan; Hysen Selmani, Abdi Saiti, Alush Smajli hasjan.” (AQSH, F. 152, V. 1925, D. 9, f. 37) Në këto kushte, Bajram Curri lëshon banesën e bajraktarit të Krasniqes dhe me afro 100 pasues merr bjeshkët dhe niset drejt Majës së Hekurave. Më 14

janar 1925, të lodhur nga bora e madhe dhe të ftohtit, por dhe nga uria shtrihen në borë për të pushuar. Në vijim të udhëtimit në Alpe, Bajram Currin, që nuk kishte ma fuqi me ecë, e vendosin në një batanije dhe e tërheqin me radhë. Sipas rrëfimit të Niman Ferizit, kur mbërritën në majën e bjeshkës së Hekurave (2 600 metra e lartë), Curri, duke i pa bashkëluftëtarët e tij të zverdhun, pa bukë e shumicën të ngrirë në trup e në kambë, ku vetë ishte i ngrimë në shpatull, ju thotë atyre: “Perëndia paska premtue që unë me vdekë mbi borë në majë të këtyne bjeshkëve. Nuk due më kot me ju marrë në qafë edhe ju. Kthehuni menjëherë nëpër shpijat tueja e më lini këtu. I Madhi Zot ju ndihmoftë e udha e mbarë ju qoftë se nuk keni shka bâni mâ!!” Pas këtyre fjalëve, shumica e njerëzve kthehen nëpër shtëpijat e tyre dhe mbetën me Bajram Currin, Shefqet Draga, 4-5 valbonas, Tahir Zajmi dhe dy xhandarët e tij. Valbonasit e morën Bajram Currin për me e qitë në Grykën e Dragobisë. Dy xhandarët, që së bashku me Tahir Zajmin ecnin përpara për me sigurue rrugën, ikën dhe iu dorëzuan forcave qeveritare në katundin e Dragobisë. Tahir Zajmit i shkasin këmbet dhe bie para një patrulle qeveritare ku e arrestojnë. Ndërkohë, valbonasit ia dalin me e qitë Currin në bjeshkët e Valbonës, ku mbetën tetë ditë pa bukë, sepse çdo banor që mund t’u dërgonte ushqime linte gjurmë në borë. Bajraktari i Krasniqes, Sali Mani, pasi ja kishin djegë kullat, me familjarët e tij kishte ngelë në Krasniqe, dhe, mbasi merr masa dhe strehon gratë dhe fëmijët, shkoi me mashkujt e tij në bjeshkët e Valbonës, ku u bashkuan me Bajram Currin, duke qëndruar me të deri sa ai u vra. Trupi i Bajram Currit u bart prej Krasniqes, nëpër Bytyç dhe u varros në Krumë zyrtarisht. Për kryerjen e ceremonive përkatëse u shpenzuan 400 franga ari. Ndërkohë që me urdhër të ministrit të Punëve të Mbrendshme Ahmet Zogut xhandarët që kishin marrë pjesë në vrasjen e Bajram Currit u gostitën gjashtë ditë, duke shpenzue 2 000 (dymijë) franga. Kurse për katër xhandarët e plagosun në luftën për zanjen e Currit “u kërkue çelja e një kredie për me mujtë me i çue në Prizren për mjekim, mbasi spitalet e Shtetit shqiptar ishin larg.” 4. 500 napolona ari për informatorin e vendndodhjes së Bajram Currit Në telegramin shifër nr. 42/III, datë 6 prill 1925, të prefektit të Kosovës Hasan Kryeziu për Ministrin e Punëve të Brendshme, gjejmë dhe shumën e premtuar për informatorin që do të jepte të dhënat për vendndodhjen e Bajram Currit. Sipas këtij telegrami: “Kjo Prefekturë ka mbetë e shtrëngueme me konfirmue premtimin e bamun prej anës së Komandantit të Përgjithshëm të Operacionit të Veriut për vrasjen e Currit tuj sigurue hetuesit që kanë me dhanë dijeni ku gjindet Curri i mshefun se ka me dhanë Qeveria një shpërblim 500 napolona ari. Prandaj lutena në baz të këtij premtimi dhe në themel të ligjës relative për vrasjen e të arratisunve të na dërgohet kjo shumë të hollash për kundenimin(?) e hetuesit besnik”. Në vijim të telegramit 42/III, më 10 maj 1925, prefekti Kryeziu do të dërgonte telegramin shifër 42/VI, ku “lutej të merrej parasysh shpenzimi i bám për qëllimin në fjalë tue dërgue këtu të hollat prej andejmi”. Më 15 maj 1925, me telegramin shifër nr. 430/IV Res, Ministria e Punëve të Brendshme do njoftonte Prefekturën e Kosovës se: “Të hollat në fjalë ju[a] kemi dërgue, prandaj të kryeni formalitetet tue na pa[ra]qitë dëshmin e duhun sa mâ parë.”


12

E hënë 31 mars 2014

Sociale

ZRPP

Kontratat te hipoteka, si do të regjistrohen, procedura e plotë Për regjistrimin e kontratave të hipotekimit me vlerë kreditimi nga 1.000.001 deri në 10.000.000 lekë paguhet 15 000 lekë tarifë si dhe 750 lekë tarifë shërbimi

Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi deri në 1.000.000 lekë

Afati ligjor për paraqitje ne ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Dite pune

Tarifa: 7500 Leke Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba dite/ vonese: 750 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune

Dokumentat: Vendimi gjyqesor për vënie sekuestro ose i ndërmjetëm

Dokumentet Akt noterial për hipotekim ligjor Kartela e pasurisë Harta treguese e pasurisë Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi nga 1.000.001 deri në 10.000.000 lekë Tarifa: 15000 Lekë Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba dite/ vonese: 1500 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune Dokumentat: Akt noterial për hipotekim ligjor Kartela e pasurisë Harta treguese e pasurisë Regjistrim kufizimi me vendim gjykate Tarifa: 1000 Lekë Taksa e sherbimit: 150 Lekë Gjoba ditë/ vonesë: 100 Lekë

cmyk

Regjistrim i kontratës së hipotekimit me vlerë kreditimi mbi 10.000.001 lekë Tarifa: 25000 Leke Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba dite/ vonesë: 2500 Lekë Afati ligjor për paraqitje ne ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Dite pune Dokumentat: Akt noterial për hipotekim ligjor Kartela e pasurisë Harta treguese e pasurisë Regjistrim kufizimi me akt administrativ Tarifa: 1000 Lekë Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba ditë/ vonesë: 100 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune Dokumentat: Akt administrativ për vënie kufizimi Regjistrim i hipotekës ligjore Tarifa: 1000 Lekë

Z

yra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka përcaktuar procedurat që do të nidqen në rastin e regjistrimit të kontratave të hipotekimit. Në këtë mënyrë, Individët apo bizneset që do të rejistrojnë kontratat me vlerë kreditimi deri në 1.000.000 lekë do të duhet të paguajnë 7500 lekë tarifën e ZRPP-s. Për regjistrimin e kontratave të hipotekimit me vlerë kreditimi nga 1.000.001 deri në 10.000.000 lekë paguhet 15 000 lekë tarifë si dhe 750 lekë tarifë shërbimi. Më poshtë paraqiten të gjitha rastet për regjsitrimin e kontratva apo shërbimeve të tjera.

Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba ditë/ vonesë: 100 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune Dokumentat: Akt noterial për hipotekim ligjor Dhurim me kusht Tarifa: 1000 Lekë Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba ditë/ vonesë: 100 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune Dokumentet: Kontratë dhurimi me kusht Kartela e pasurise Harta treguese e pasurisë Regjistrim qiraje Tarifa: 3500 Lekë Taksa e shërbimit: 150 Lekë Gjoba ditë/ vonesë: 350 Lekë Afati ligjor për paraqitje në ZVRPP: 30 Ditë Afati max. i procedurës: 30 Ditë pune Dokumentat: Kontrate qiraje Kartela e pasurise Harta treguese e pasurise


Mistere Udhëtimi në kohë

Vdekja e Zezë nuk është përhapur nga pleshtat

Vendet ku janë parë UFO-t

nëpërmjet dritës, çfarë ofron universi për njeriun

Misteri i shenjtorëve të pashkatërrueshëm

Rreziku, akulli në Antarktik po shkrihet më shpejt seç pritej cmyk


14

E hënë 31 mars 2014

Mistere

Udhëtimi në kohë nëpërmjet dritës, çfarë ofron universi për njeriun

N

ë Berkeley University të Kalifornisë astrofizikani Saul Perlmutter studion “yjet eksploduese“. Imazhet ai i merr nga teleskopi hapësinor Hubble. Astronomët i quajnë këta yje Supernova. Supernovat hyjnë në ngjarjet më të dhunshme të Universit. Ato eksplodojnë me fuqinë e trilion trilionë bombave atomike. Drita e tyre shndrit për një kohë të shkurtër më shumë se e një galaktike të tërë. Për shkak se drita e tyre mund të përllogaritet shumë saktë, Perlmutter mundet të na japë largësinë e tyre nga Toka dhe, në këtë mënyrë, mund të hedhim një vështrim nga e kaluara. Perlmutter: Të gjithë këto Supernova janë ekplozione që kanë ndodhur para një, dy, tre miliardë vitesh. Në çastin kur studiojmë një nga këto supernova, ato na tregojnë diçka rreth këtij momenti të historisë para një apo dy miliardë vitesh, ndërkohë që ne përpiqemi të qëmtojmë sa më shumë e mundur, për të zbuluar se si ka qenë Universi para dy, pesë apo dhjetë miliardë vitesh. Pra çdo vëzhgim drejt gjithësisë është po ashtu edhe një udhëtim në kohë, mbrapa në të kaluarën. Yjet, galaktikat, mjegullnajat spirale janë aq larg, saqë dritës i duhet shumë rrugë për të bërë deri në tokë. Një rreze drite për një vit kalon një rrugë prej 9 ½ miliardë kilometrash. Dritës së Diellit tonë i duhet vetëm 8 minuta që të mbërrijë tek ne. Por dritës së Andromedës, galaktikës më të afërt me Rrugën e Qumështit, i duhen 2 ½ milionë vite deri tek ne. Shkretëtira në Kili. Këtu ndodhet vegla më e madhe e njerëzimit në tokë e bërë për të vëzhguar Gjithësinë. Është Very Large Telescope, shkurt VLT. Ky teleskop nuk është vetëm një dylbi i fuqishëm, por gjithashtu edhe një makinë kohe. Me të shkencëtarët kanë mundësinë të depërtojnë sa më larg në Kozmos. Në thellësitë e Gjithësisë ata kërkojnë zonat ku u krijuan yjet e para nga gjella kozmike e zanafillës që më pas do të formonin formacionet komplekse dhe të mrekullueshme: galaktikat, prej të cilave është ndërtuar Universi. Dr. Natascha Förster Schreiber dhe ekipi saj nga Instituti Max Planck për fizikë extraterrestrale në Garching janë në kërkim të lidhjes mes yjeve të para dhe galaktikave më të hershme. Si qe e mundur që nga strukturat e para difuze të zhvilloheshin forma të qarta të një galaktike? Imazhet e para që morëm nga VLT-ja na shfaqin sisteme yjesh 10 miliardë vit-drite larg. Trajta të paqarta skematike. Tani shkencëtarët duhet të vendosin rreth një njolle drite. Vetëm atëherë mund t’ia drejtojnë të gjithë forcën e dritës të Teleskopit objektit të përzgjedhur. Po morën një vendim të gabuar, do me thënë Teleskopin ia drejtojnë një mjegullnaje difuze yjesh në vend një galaktike, kjo do të thotë të humbasësh kohë teleskopi shumë të çmueshme. A ka më shumë se një univers? Në Stanford University të Kalifornisë fizikani Andrej Linde ka një shpjegim shumë të thjeshtë për ekzistencën e Materies: Universi jonë është thjesht njëri nga pafund shumë universe tjerë paralele me pafund shumë tipare të ndryshme. Ka pafund botë, në

Koperniku na mësoi që nuk jemi në qendër të Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janë diej njësoj si yni. Hubble na vërtetoi se Universi zgjerohet. A do të na mësojë Andrej Linde që Universi jonë me qindra miliarda galaktika nuk është i vetmi?

të cilat sundojnë mbase ligje krejtësisht tjera fizike, ndryshe nga bota jonë. Dhe krejt rastësisht, ky i yni është krijuar ashtu, që ne të mund të jetojmë. Andrej Linde: Fill pas Shpërthimit të Madh Universi nis të prodhojë pjesë të tij të veta të ndryshme. Dhe mbasi ky proces po zhvillohet përjetësisht, ka mundësi të lindin gjithë universet e mundshme, madje edhe ato më të pamundshmit. Disa mund të kenë ligje fizike që mund të ngjasojnë me tonat. Dhe disa herë lindin universe me ligje krejtësisht të ndryshme. Ne mund të udhëtonim shumë e shumë larg për të arritur te këta universe dhe të shikonim diçka krejt tjetër. Por për të udhëtuar aq larg nuk jemi në gjendje ta bëjmë fizikisht. Atëherë mendojmë: ky është Universi im dhe ky është një tjetër univers ku jeton dikush tjetër. Këtë unë e quaj imazhin e Multiversit. Multiversi është më shumë se një ide. Linde e ka përllogaritur këtë dhe fizikanët tjerë nuk e shohin idenë e tij si të pamundur. Por si është krijuar në fakt? Përgjigjja tij: fjalëpërfjashëm nga Hiçi. Nga Hiçi e ka llogaritur formulën e Multiversit. Sipas Teorisë së Lindes ka një Vakuum zanafille me luhatje të vogla. Nga kjo është krijuar Universi. Këto lëvizje kanë qenë shkak për shpërndarjen e parregullt të Materies: në disa vende u formuan galaktika dhe disa të tjera hapësira boshe. Por nga ky vakuum luhatës nuk lindi vetëm një univers, por pafunsisht shumë. Koperniku na mësoi që nuk jemi në qendër të Universit. Giordano Bruno vuri re se yjet janë diej njësoj si yni. Hubble na vërtetoi se Universi zgjerohet. A do të na mësojë Andrej Linde që Universi jonë me qindra miliarda galaktika nuk është i vetmi? Saul Perlmutter: Në të vërtetë duhet të supozojmë mundësinë e ekzistencës së universeve të të gjithë llojeve dhe sasive të mundshme dhe se të gjithë këta mund të ekzistojnë në të njëjtën kohë – në qoftëse ekziston diçka e tillë si koha. Harald Lesch nuk është dakord. Ai mendon se shkenca nuk është në gjendje t’i japë përgjigje një pyetjeje të tillë, sepse sipas parakushteve që shtron, është e pamudur të ketë një përgjigje. Çdo mendim që braktis sistemin e vet për të nuk është më shkencë. Harald Lesch: Për çdo shkencë natyrore është deçizive që së pari të respektojmë kauzalitetin dhe së dyti kundërvënien midis hipotezës dhe eksperimentit. Kur kjo nuk respektohet, dhe kjo ndodh per Definition në rastin e universeve paralele, atëherë dy pikat e rëndësishme, që shkenca ka zbatuar me aq madhështi dhe triumfalitet në tre shekujt e kaluar, nuk ekzistojnë më. Në Penn State University të Pennsylvanisë atstofizikanët Martin Bojoëald dhe Abhay Ashtekar janë të një mendimi tjetër. Ata kanë llogaritur një formulë, e cila vërteton matematikisht, që nuk ka patur asnjëfarë Shpërthimi të Madh, por çdo gjë ka nisur me një Big Bounce, një proces sustimi. Një tezë e bazuar matematikishit për kohën para Shpërthimit të Madh ëhtë e llahtarshme, sepse sipas teorise klasike të Shpërthimit të Madh, nuk duhej të kishte fare kohë para Shperthimit. Koha dhe hapësira do të duhej pra të ishin krijuar vetëm në momentin e Shpërthimit.

Problemi që kemi deri më sot është: sa më larg të zhvendosemi në të kaluarën e Universit, aq më pranë do t’i vijmë çastit, kur e tërë masa e Gjithësisë tkurret shumë e më shumë, deri në momentin që volumi arrin te zeroja, ndërsa trysnia pafund. Por në këtë pikë çdo teori merr fund. Përshkrimi i një gjendjeje të tillë nuk ka qenë i mundur me metodat tona shkencore dhe prandaj rrëzohet edhe teorikisht. Pse Abhay Ashtekar dhe Martin Bojoëald vazhdojnë të bëjnë akoma llogari edhe pse fizika e tyre duhej të ndalonte në momentin e Shperthimit të Madh? Shkanca ka mundur deri më tani ta shpjegojë Universin ose me Teorinë e Relativitetit ose me Teorinë e Kuanteve, por që t’i kombinojë të dy këta principe matematikore s’ka arritur deri më tani askush. Të gjitha llogaritë nuk shkojnë më tej se deri tek momenti i Shpërthimit të Madh. Ashtekar dhe Bojoëald mundën për herë të parë të kombinojnë dy teoritë dhe arritën në një ekuacion plotësisht tjetër. Meqenëse nuk do ecnin larg me metodat normale përllogaritëse, ata vet kohës i japin një strukturë hapsinore. Shkurt: llogaritë i bënin në dimensionin e katërt. Kjo lloj llogaritjeje quhet teoria e gravitetit kuantik të lakimit (Loop Quantum Gravity). Në momentin kur të dy shkencëtarët përdorën teorinë dhe përllogaritjet e tyre për kohën para Shpërthimit të Madh, si rezultat fituan diçka apsolutisht të habitshme: llogaritjet nxorrën një univers paraardhës. Abhay Ashtekar: Megjithatë e papritura më e madhe ishte që me të vërtetë në anën tjetër – pra para Big Bangut – ka patur një tjetër univers. Këtë nuk e kemi pritur. Në fillim nuk isha i sigurt në mos bëhej fjalë për një efekt artificial. Por me llogaritjet e mëtejme pamë se kishim të bëjmë me një efekt real fizik. Në vend të një fillimi absolut,a mos është fjala për një cikël pa mbarim? A mos vallë Bojoëald dhe


E hënë 31 mars 2014

15

Mistere

Ashtekar gjetën përgjigjen e pyetjes „çka përpara“? Gjer më tani thuhej: kujt i ec për dore të kombinojë Terinë e Relativitetit me atë të Kuanteve ai do ta zgjidhi enigmën e Formulës së Botës! A mos ia kanë dalë Ashtekar dhe Bojoëald? Harald Lesch: Ne nuk kemi kurrfarë mundësie për të kuptuar të tërë sistemin. Për këtë duhet të qëndronim jashtë sistemit. Atëherë dhe vetëm atëherë mund t’i përgjigjeshim pyetjes se ç’kishte para Shpërthimit të Madh, apo dhe pyetjes të famshme, se nga po zgjerohet në të vërtetë Universi? Me këtë duhet të pajtohemi. Kozmologjia është një arqitekturë e brendshme, pra mund të na japë vetëm tiparet e brendshme të Universit. Vetëm në qoftë se dalim jashtë tij do të kishim një shansë. Por përderisa jemi brenda, dhe ne jemi brenda, s’kemi asnjë mundesi. A ka prova reth ekzistencës së një fillimi? Astronomë kanë zbuluar një fenomen thelbi i së cilës qëndron në sqarimin e më poshtëm:dukë bërë të kalojë drita e galagtikës nëpërmjet një prizmi, vihet re që valet elektromagnetike të ndritshme do të duken “të zgjatura” gjë që tregon që burimet e tyre (galagtikat) jane duke u larguar nga ne me një shpejtësi shumë të madhe. Sa më të ndara të jenë galagtikat aq më shpejt ato largohen. Kjo tregon që universi është duke u zgjeruar. Ky fakt tregon që duhet të ketë qënë një “faktor”që ka nisur proçesin, një force shumë e fuqishme për të mposhtur tërheqien e pa fundme gravitacionale të gjithe universit. Natyrshëm lind pyetja: Nga mund të ketë ardhur kjo energji dinamike? Nuk kërkohet vetëm burimi i kësaj energjie të pafundme . Janë të nëvojshme edhe largpamësia dhe inteligjenca që përse shpejtësia e zgjerimit të universit të jetë kaq e kalibruar me një preçizion kaq të madh. “Nëse shpejtësia e zgjerimit të universit do të

Dhe nëse do të ishte paraprire nga një shpejtësi një të miliardën më të vogël se ajo reale, forcat gravitacionale do ta kishin ngurtesuar universin brënda miliardit te parë te jetës së saj

Në fillim ishte kaosi, thotë Stephen Hawking. Dhe nuk ka asnjë gjurmë të Zotit. Fjalë të mëdha që, duke qenë se i thotë një prej astrofizikanëve më të mëdhenj që janë ende gjallë, shkaktojnë një bum

ishte kryer me një shpejtësi një të miliardën më të madhe se ajo reale - ka thënë astronomi Lovell- e gjitha lënda e universit to të rezultonte tani e shpërndarë…. Dhe nëse do të ishte paraprire nga një shpejtësi një të miliardën më të vogël se ajo reale, forcat gravitacionale do ta kishin ngurtesuar universin brënda miliardit te parë te jetës së saj. Në këto raste nuk do të kishte patur yje të qëndrueshme dhe për pasojë nuk do të kishte patur jetë” Një tjetër pyetje që vihet:Ekspertët sot a janë në gjëndje të spjegojnë saktësisht orgjinën e universit? Shumë shkencëtarë që nuk e pranojnë idenë që universi të jetë krijuar nga një inteligjencë superiore, bëjnë hipoteza që disa nga vetitë e proçesit të krijimit të universit të jenë krijuar nga hiçi. Psh modeli i universit inflacionar i konceptuar nga fizikani Alan Guth në vitin 1979, pohon që në fillim universi ka qënë një mikrogrimcë dhe më pas ka filluar të zgjerohet me një shpejtësi më të madhe se ajo e dritës, e cila nuk është verifikuar nga eksperimentet e deri më sotme. Kërkimi i jetës fillon nga Marsi Ekzistojnë apo a kanë ekzistuar forma jete inteligjente dhe antropomorfe në planetet e tjera të sistemit tonë diellor? Sipas autorit, është e mundur dhe jo në rrugë hipotetike, por prej paraqitje - deduksionit rigorozisht logjiko - matematik. Nuk ka pasur asnjë zbulim të rastësishëm, por një kërkim ndërdisiplinor, të kryer sipas rregullash të paracaktuara, në brendësi të një kuadri organik referimi. Në këtë vëllim të dokumentuar dhe ilustruar me bollëk, fryt 10 vitesh kërkime, autori u jep si lexuesve të motivuar, ashtu dhe studiuesve të fushës, pse jo dhe pedagogëve dhe studentëve universitarë, e gjitha një seri gurësh dhe të vërtetash objektive, duke sqaruar përkufizimin e jo pak termave me dykuptime dhe të po aq teorive kontradiktore dhe duke ju përgjigjur bashkëbiseduesit kërkues që dëshiron të njohë pa rezerva dhe sidomos pa diskutime të errëta e të komplikuara, të vërtetën lidhur me Planetin e Kuq. Hawking: Universi nuk ka nevojë për krijues Në fillim ishte kaosi, thotë Stephen Hawking. Dhe nuk ka asnjë gjurmë të Zotit. Fjalë të mëdha që, duke qenë se i thotë një prej astrofizikanëve më të mëdhenj që janë ende gjallë, shkaktojnë një bum. Aq më shumë që pikërisht ai, një prej shkencëtarëve më të famshëm në botë, i dënuar me palëvizshmëri dhe mosaftësi të foluri për shkak të një atrofie muskulore progresive, teoricien i fijeve dhe gropave të zeza, në një libër të mëparshëm (Histori e shkurtër e kohës), kishte lënë në fakt pakëz hapur një derë për kreacionistët, duke thënë se prania e Zotit nuk do të ishte e papajtueshme, në vetvete, me një qasje shkencore ndaj universit. Por këtë herë, jo: The Grand Design, shkruajtur bashkë me fizikanin amerikan Leonard Mlodinoë, në 200 faqe të shoqëruara me ilustrime shkon aq larg sa të hedhë edhe hipotezën për universe të tjerë të banuar, për të shtuar më pas konkluzionin që Big Bang ështrë “një pasojë e pashmangshme e ligjeve të fizikës” dhe që ndërhyrja e një dore krijuese duhet të përjashtohet. Më saktë, pyetjes që Haëking e ngre po vetë: “A ka patur nevojë universi për një Krijues?”, përgjigjja është e qartë dhe e pakthyeshme: Jo.

Dhe përse jo? “Sepse ekziston një ligj që quhet gravitet dhe universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë, nga asgjëja. Krijimi spontan është arsyeja përse ekziston diçka dhe jo asgjë, përse universi ekziston dhe ne vetë ekzistojmë”. Pikë. Për të madhin Stephen Haëking, në pension prej një viti dhe hipur tashmë në katedrën e zënë nga Neëton, çështja është e mbyllur. Në Britaninë e Madhe, konkluzionet e tij përfundojnë natyrshëm në faqen e parë - duke filluar nga “Times” - aq më tepër që botimi i librit ndodh pikërisht një javë para vizitës së papës Ratzinger përtej kanalit anglez. Të menjëhershëm kanë qenë reagimet pozitivë të Richard Daëkins, biologu i deklaruar ateist, i cili përshëndet shtrirjen në univers të teorive darviniane mbi qeniet e gjalla. Asteroidet Për shumë njerëz asteroidet janë vetëm shkëmbinj të mëdhenj, dhe janë vende të mrekullueshme për të zhvilluar beteja me armë lazerike. Dituria e shkencës bashkëkohore thotë që ato janë pjesë të mbetura nga formimi i planetëve. Ndërsa, tregimi i plotë për asteroidet është shumë më kompleks dhe ende vetëm pak i shpalosur. Studiuesit e planetëve i bashkon vetëm mendimi se asteroidet janë shumë të llojllojshme – nga një copë dheu, deri te grumbulli notues i zhavorrit e i mini-planetëve me shenja të aktiviteteve të shuara vullkanike e madje edhe me ujë - që të kenë të njëjtën prejardhje. Asteroidet e mëdha, me gjerësi më të madhe se 100 kilometra, datojnë që nga lindja e sistemit tonë diellor, rreth 4,6 miliardë vite më parë. Atëherë, gjithësia ishte si një tufë asteroidesh. Se si kishte ardhur në atë gjendje është ende enigmë, por ideja më e qëlluar është ajo se vorbulla e pluhurit të lashtë që rrotullohej përreth diellit ende të paformuar koaguloi në trupa që zmadhoheshin vazhdimisht. Disa nga këta trupa u bënë planetë; disa të tjerë, të përshpejtuar nga graviteti i trupave më të mëdhenj u hodhën në hapësirë të pafund; disa u përplasën në diell; kurse vetëm pak prej tyre mbetën ashtu siç kishin qenë më parë. Këta të mbijetuar ende janë duke qëndruar në boshllëqet e lëna në mes planetëve, saktësisht në hapësirën në mes të orbitës së Marsit dhe Jupiterit. Gradualisht edhe këta po thithen nga planetët. Më pak se një në një mijë, apo ndoshta edhe më pak se një në një milion i asteroideve të këtij lloji mbesin brenda unazës së tyre. Asteroidet e vogla nuk janë mbeturina, por gërmadha. Ato kanë madhësi e dimensione të ndryshme që na e bëjnë me dije se janë produkt i një reaksioni zinxhirorë: Asteroidet ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, edhe fragmentet e tyre ndeshen me njëra tjetrën dhe copëtohen, e kështu me radhë. Disa janë gurore; disa janë metalore – mund të themi se vijnë nga shtresa të ndryshme të të njëjtit trup. Përafërsisht një e treta e asteroideve i takojnë grupit me orbitë të ngjashme, që nëse shikojmë prapa në kohë, kthehemi në atë pikë në hapësirë, gjegjësisht në vendin e ndeshjes ku kanë lindur. Pasi që familjet e asteroideve shpërndahen pas 10 deri 100 milion vitesh, formimi i tyre duket të jetë proces që ende vazhdon. Pra, kështu ka ndodhur formimi i planetëve. Sa herë që ndonjë asteroid e godit ndonjë planet, ai vetëm e forcon atë. Asteroidet nuk janë as mbeturina nga formimi i planetëve, dhe as nuk janë shkatërrues për ta.


16

E hënë 31 mars 2014

Mistere

Vendet ku janë parë UFO-t

D

rita të çuditshme. Lazera. Një disk që shndrit mbi qiellin e Nevadës. Një inxhinier i dalë në pension i “Air Force” që flet për një disk të caktuar. Kurioziteti i madh mbi UFO-t mjafton për ta kthyer atë dhe në një burim turistik. Turizmi jashtëtokësor është një forcë jo shumë e madhe në industrinë e udhëtimit, sidoqoftë funksionon dhe në vendet që mendohet se kanë lidhje në një mënyrë a tjetër me jashtëtokësorët, ka dyqane dhe restorante që kanë objekte e ushqime në lidhje me alienët. Por udhëtimi për të parë vendin, ku është përplasur një disk fluturues apo një vend tjetër që ka lidhje me jashtëtokësorët është gjithashtu dhe justifikimi i duhur për të vizituar disa prej vendeve më të çuditshme në planetin tonë. Dhe në disa raste, është dhe mundësia për të folur me disa prej njerëzve më të çuditshëm. Kryeqyteti i “Epokës së Re”, Sedona në Arizonë ka pritur fanatikë të alienëve për dekada më radhë, më së shumti në vitin 1987, kur qindra besimtarë të “Shkrirjes Harmonike” pritën në shkëmbin kryesore që të shfaqej një UFO. Kjo gjë nuk ndodhi. Sidoqoftë, restorantet e zonës vazhdojnë të tërheqin turistë me një metodë të tillë. Zona sekrete ushtarake e njohur si “Area 51-Rachel” në Nevada është epiqendra e rajonit për gjërat që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Ndalesa e parë e turistëve janë baret dhe restorantet që ofrojnë pije që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Në rajon ka dhe banorë lokalë që u rrëfejnë turistëve vendet që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Drita me shkëlqim dhe forma konike që lundrojnë në ajër. Një pyll i errët dhe i mjegullt anglez. Kjo ka qenë skena e vitit 1980 për “Rosuellin Britanik”, ku ushtarakët britanikë mendohet se kanë pasur takim me një objekt jashtëtokësor. Pas thuajse tre dekadash, vendi akoma ngjall mister dhe tërheq turistë. A është shkaktuar shpërthimi më i madh në historinë e kohëve të fundit nga përplasja e një UFOje. Kjo është teoria që fshihet pas ngjarjes “Tunguska”, një shpërthim monumental në vitin 1908, i cili ishte njëmijë herë më i fuqishëm se shpërthimi i një bombe atomike, duke rrafshuar miliona pemë.

Historitë e UFO-ve kanë filluar mjaft thjesht. Një objekt i paidentifikuar që endej në lartësi.

Marfa, Teksas Të quajtura “Dritat Marfa” ato mbeten një efekt i konsideruar si jashtëtokësor, akoma i pashpjeguar sot e kësaj dite. Bëhet fjalë për disa drita në madhësinë e topit të basketbollit që u shfaqën në grupe një natë, në qiellin mbi qytet. Zona vizitohet nga mijëra turistë, të cilët përpiqen të kuptojnë diçka nga misteri i jashtëtokësorëve. Kulla e Djallit, SHBA Falë filmit “Takim i afërt i llojit të tretë”, kultura popullore mund ta lidhë këtë mrekulli gjeologjike me të çuditshmen e botëve të tjera. Në film, shkëmbi shërben si vendi i uljes për anijen aliene që lëshon njerëzit e rrëmbyer. Sot, ato turistë që ia kanë haberin alpinizmit, kanë fatin të ngjiten deri në majë. Sedona, Arizona Kryeqyteti i “Epokës së Re” ka pritur fanatikë të alienëve për dekada më radhë, më së shumti në vitin 1987, kur qindra besimtarë të “Shkrirjes Harmonike” pritën në

shkëmbin kryesore që të shfaqej një UFO. Kjo gjë nuk ndodhi. Sidoqoftë, restorantet e zonës vazhdojnë të tërheqin turistë me një metodë të tillë. Nevada, SHBA Zona sekrete ushtarake e njohur si “Area 51-Rachel” është epiqendra e rajonit për gjërat që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Ndalesa e parë e turistëve janë baret dhe restorantet që ofrojnë pije që kanë lidhje me jashtëtokësorët. Në rajon ka dhe banorë lokalë që u rrëfejnë turistëve vendet që kanë lidhje me jashtëtokësorët.

Mali Rinier, Uashington Me një lartësi prej pothuajse 20 mijë metrash, krateri i vullkanik i mbuluar me borë, në malin Rainier është një prej majave malore më magjepsëse të vendit. Ai është gjithashtu vendi, ku ndodhi incidenti në lidhje me biznesmenin Keneth Arnold. Por janë të rrallë turistët e pasionuar pas jashtëtokësorëve që mund të ngjiten deri këtu. Vizat Nazca, Peru E njohur si një prej enigmave më të mëdha arkeologjike nga “UNESCO”, kjo zonë në Peru është njohur prej kohësh si shenjë e alienëve. Gërvishtjet dy mijë-vjeçare në tokë shfaqin imazhe krijesash, bimësh dhe figurash gjeometrike. Disa prej tyre nuk dallohen nga toka dhe marrin formë vetëm kur shikohen nga ajri. Pylli Rendlesham, Angli Drita me shkëlqim dhe forma konike që lundrojnë në ajër. Një pyll i errët dhe i mjegullt anglez. Kjo ka qenë skena e vitit 1980 për “Rosuellin Britanik”, ku ushtarakët britanikë mendohet se kanë pasur takim me një objekt jashtëtokësor. Pas thuajse tre dekadash, vendi akoma ngjall mister dhe tërheq turistë.

“Krasnoyarsk Krai”, Siberi A është shkaktuar shpërthimi më i madh në historinë e kohëve të fundit nga përplasja e një UFOje. Kjo është teoria që fshihet pas ngjarjes “Tunguska”, një shpërthim monumental në vitin 1908, i cili ishte njëmijë herë më i fuqishëm se shpërthimi i një bombe atomike, duke rrafshuar miliona pemë. Ciapas, Meksikë Ikonografia e varrit të lashtë ka krijuar spekulime për dekada me radhe në lidhje me majat e lashtë dhe lidhjen e tyre me qenie nga botë të tjera. Janë të shumtë turistët që vizitojnë këtë vend, ku imazhet që shfaqin një udhëheqës maja duken si një lloj anijeje jashtëtokësore. Rosuell, Nju Meksiko Në një vend me pluhur dhe të largët në Nju Meksiko do të qëndrojë gjithmonë hija e një prej ngjarjeve më të bujshme, që ka lidhje me jashtëtokësorët. Incidenti i Rosuellit në vitin 1947. Bëhet fjalë për atë që u quajt si anatomia e një jashtëtokësori. Tashmë aty mund të gjendet dhe një museum. explorerunivers.com


E hënë 31 mars 2014

17

Mistere

Misteri i shenjtorëve të pashkatërrueshëm

S

humë kisha në mbarë botën mbajnë kufomat e njerëzve të përshpirtshëm, të paprekur nga koha. Sipas ligjeve të natyrës, pas vdekjes trupi dekompozohet dhe prej tij mbetet vetëm skeleti. Por! Ky proces nuk zbatohet për të gjithë. Në shumë vende ka prova se disa njerëz në mënyrë të çuditshme kanë mbetur në gjendjen në të cilën janë varrosur. Siç janë mbetjet e shenjtorëve! Nëse ju dyshoni në këtë, atëherë vizitoni manastirin e Shën Girardotit në Francë, i cili mban relike të Shën Bernadetës. Historia e saj daton nga 1858. Kur Bernadeta Soubirous ishte 14 vjeç, asaj iu shfaq Virgjëresha Mari. Më vonë, vajza u pranua në manastir. Bernadeta vdiq në moshën 35 vjeçare, dhe gjatë 45 viteve të ardhshme trupi i saj u zhvarros vetëm tri herë. Dhe herën e fundit, Bernadeta ishte në formën në të cilën trupi i saj u hodh në varr, ajo kurrë nuk iu gjunjëzua vdekshmërisë, atëherë Kisha Katolike e shpalli Bernadetën një shenjtore të drejtë në jetë dhe pas vdekjes. Pas zhvarrosjes se tretë trupi i Shën Bernadetës u ekspozua në kullën e manastirit, nën një kapak qelqi. Ata e quajtën atë Bukuroshja e Fjetur - e cila ishte e paprekur nga koha. Më 1463 Shën Katerina vdiq. Duke qenë e varrosur me nderime ushtarake, pas një kohe u vendos që të rivarroset. Pas hapjes së varrit, trupi i saj nuk ishte prishur, vetëm dukej si të ishte në gjumë. Që nga viti 1500 eshtrat e shenjtores janë të ekspozuar publikisht. Gruaja është si një qenie

e gjallë, e ulur në një karrige e rrethuar nga qirinj në kishëz edhe tani. Në shekullin V Shën Sylvain vdiq si martir. Trupi i tij është tani në kishën “Shën Blaise” në Dubrovnik. Trupi i Shën Sylvain mbetet i paprishur për gati 1700 vite. Lëkura e tij dhe buzët e tij kanë ruajtur nuancën natyrore rozë dhe flokët e tij kanë ende ngjyrën e vërtetë. Në vitin 1977 në Spanjë, një varr familjar u hap, në të cilën Digers gjeti trupin e një djali 11-vjeçar, të paprekur nga prishja, edhe pse ai u vu aty 40 vjet më parë. Fëmija vdiq nga meningjiti në vitin 1937 dhe prindërit e tij nuk donin ta kujtonin atë. Sipas studimeve të fundit, shkencëtarët rreth këtij misteri mbeten të hutuar se pse disa njerëz mbeten të paprishur. Këto tregojnë se pavdekshmëria nuk vjen vetëm

Vdekja e Zezë nuk është përhapur nga pleshtat

A

rkeologët dhe ekspertët e forenzikës, të cilët kanë ekzaminuar 25 skelete të zhvarrosura në Clerkenëell afër Londrës një vit më parë, besojnë se e kanë zbuluar të vërtetën për natyrën e Vdekjes së Zezë që pushtoi Britaninë e Madhe dhe Evropën ka mesi i shekullit të katërmbëdhjetë. Analizat e trupave dhe kafkave të regjistruara në Londër u ka dhënë fund dyshimeve për “faktet” se çdo nxënës i shkollës fillore ka mësuar me dekada se: epidemia ishte shkaktuar nga disa sëmundje që janë përhapur nga insektet e minjve. Tani, provat e marra nga mbetjet e trupave që janë gjetur në sheshin Charterhouse, në veri të qytetit të Londrës, kanë zbuluar një tjetër shkaktar

të sëmundjes së lisë: vetëm një infeksion nga ajri mund të jetë shpërndarë dhe të ketë vrarë aq shpejtë njerëzit. Lija arriti në Britani nga Azia qendrore në vjeshtën e vitit 1348 dhe deri në pranverë të vitit tjetër kishte vrarë gjashtë nga dhjetë njerëz në Londër. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se për t`u shpërndarë aq shpejtë, sëmundja është dashur të hyjë në mushkëritë e viktimave të cilët ishin të keq ushqyer dhe pastaj është shpërndarë nga teshtimat dhe kollitjet e tyre. Doktor Barney Sloane gjeti se gjitha testamentet e Qyteti të Londrës është dashur të regjistrohen në Gjykatën e Hustingsit. Ato e shtynë të besojnë se 60 për qind e londinezëve ishin mbytur nga sëmundja.

për njerëzit e shenjtë, por edhe për ata që kanë çuar një mënyrë jetese blasfemuese. Që është një mister edhe më i madh. Kështu është rasti i kardinalit Shuster, një mik i ngushtë i diktatorit Musolini. Ai ishte kryepeshkop dhe një fashist. Trupin e tij e gjetën 31 vjet pas vdekjes së tij - të pashkatrrueshëm. Gruaja e diktatorit argjentinas Peron, Evita, gjithashtu ka një histori interesante. Ajo ka një devotshmëri të veçantë. Vdiq nga kanceri në moshën 33 vjeçare. Burri i saj e donte atë aq fort sa qe kishte ndaluar të varroset trupi i saj. Tingëllon tronditëse, por gjatë udhëtimeve të tij, madje edhe në Evropë, ai kishte marr me vete arkivolin me trupin e saj. Pas mërgimit të tij, duke u kthyer në Argjentinë në vitin 1973, ai më në

fund vendosi të dorëzojë mbetjet e saj në tokë. Megjithatë, kur ai hapi arkivolin për ta parë për herë të fundit atë, Evita Peron ishte e shtrirë në jastëk e pashkatrrueshme, sikur nuk kishte vdekur, vetëm të ishte në gjumë. Kultura krishtere ka raste të ngjashme. Ndër më të famshmet janë trupi i Shën Petkës, bullgare. Prekja e saj thuhet se shëron njerëzit e sëmurë. Një tjetër i shenjt i pashkatrrueshëm

është Shën Simoni, reliket e të cilit mbahen në Trieste. Fenomeni i pashkatërrueshmërisë ende nuk mund të gjejë një shpjegim logjik. Shkencëtarët kanë dështuar në shpjegimin se pse trupat e të zgjedhurve të vdekur nuk dekompozohen për asnjë arsye të dukshme. Në këtë rast - thjesht ndoshta arsyeja është e padukshme dhe është për shkak të forcave dhe faktorëve të panjohur ende për njeriun.

Rreziku, akulli në Antarktik po shkrihet më shpejt seç pritej

A

kulli në Antarktik është duke u shkrirë më shpejtë sesa që është pritur, pohojnë hulumtimet e reja. Sasia e akullit të shkrirë në gjashtë akullnajat më të mëdha në Antarktikun Perëndimor është rritur për 77 për qind mes viteve 1973 dhe 2013, kanë bërë të ditur gjetjet e reja nga disa shkencëtarë. Hulumtuesit kanë studiuar vendet

akullnajat Pine Island, Thwaites, Haynes, Smith dhe Kohler, të cilat po shkrihen shumë më shpejt që është pritur nga ata. Akulli i shkrirë nga këto akullnaja ka rritur nivelin e detit për 10 për qind nga viti 2005 dhe 2010, pohon studimi i kruer nga Universiteti i Californias. Akullnaja Pine Island ka zënë në befasi hulumtuesit sepse ajo ka

liruar 75 për qind akull sesa para 40 vjetëve. Jeremie Mouginot, hulumtues i akullnajave ka thënë se shkrirja e akullit do të ketë ndikim në rritjen e nivelit të detit. “Të shohësh Thëaiter, përbindëshin e Antarktikut duke u shkrirë, do të thoshte se në të ardhmen e afërt niveli i detit do të rritet shumë”, ka thënë Mouginot.


18

E hënë, 31 mars 2014

Kulturë

Casanova & Hernandes, studioja hollandeze fituese të Muzeut Marubi

P

rojekti i “Casanova& Hernandes” u përzgjodh më i miri ndër pesë projektet finalistë që do të restaurojë Fototekën Marubi. Casanova dhe Hernandes është studioja hollandeze që ka prezantuar një projekt të realizuar nga arkitekt spanjoll. Në prezantimin e fituesit, anëtari i jurisë, Drejtori i Qen-

drës Arkitekturore në Vjenë Dietmar Steiner, tha: “Nuk prisja që një projekt kaq i vogël të kishte një gamë kaq të gjerë zgjidhjesh nga arkitektësh. Kjo është provë e konkurrimit arkitekturor për të gjetur një përzgjedhje.” Në konkursin ndërkombëtar të projektimit të Muzeut Kombëtar të Fotograf-

Konkursi për “Marubin”

isë “Marubi”, aplikuan gjithsej 26 studio, ndërsa faza e parë, e mbyllur më 28 shkurt, me përzgjodhi listën me 5 studiot fituese. Fototeka “Marubi” pritet të jetë pjesë e një itinerari turistik të vendeve të Adriatikut, ku do të përfshihen objektet e trashëgimisë kulturore të përbashkët, që do të rikonstruktohen dhe

Çaste nga filmi “Amsterdam express”

Bruto

realiteti i Fatmir Koçit Asgjë impresionuese për njerëz që jetojnë përditë këto realitete. Ndoshta as për të huaj nuk do ngjasë ndonjë habi, pasi secili vend i ka të tilla periferitë apo më tej vitet e këtyre pamjeve kanë kaluar. Fatmir Koçi nuk e ka herë të parë që ndalet në mizerjen e periferive të vendit

Violeta Murati

P

eriferia e Tiranës, diku zona e Bathores, me shtëpi dy tre kateshë ca të mbaruara, ca mbetur karabina, ca në ndërtim e sipër...krijojnë atmosferën e parë të filmit “Amsterdam express”. Po në këtë mjedis si nis mbaron filmi. Asgjë impresionuese për njerëz që jetojnë përditë këto realitete. Ndoshta as për të huaj nuk do ngjasë ndonjë habi, pasi secili vend i ka të tilla periferitë apo më tej vitet e këtyre pamjeve kanë kaluar. Fatmir Koçi nuk e ka herë të parë që ndalet në mizerjen e periferive të vendit. Por, në ndryshim nga herë të tjera në këtë film, premeira e së cilës u dha në fundjavë, e vazhdon në kinematë e kryeqytetit, - ky mjedis nuk ka më impresionin e fotografisë kinematografike, nuk ofrojnë më as shëmti, as bukuri ekzotike, as denoncim, as ligësi artistike. Është një pasazh pa vëmendje nëse përpiqesh të kërkosh meditimin, a diçka më tepër si ide. Të njëjtin fat ka edhe gjithë filmi. Personazhet asshtu sikurse mjedisi janë larg nga mbartësit e kontekste të tilla. Edhe ngjarjet apo

Por, në ndryshim nga herë të tjera në këtë film, premeira e së cilës u dha në fundjavë, e vazhdon në kinematë e kryeqytit, - ky mjedis nuk ka më impresionin e fotografisë kinematografike, nuk ofrojnë më as shëmti, as bukuri ekzotike, as denoncim, as ligësi artistike

historia qëndrojnë brenda arsyeve të rëndomta siç ndjehet jeta në gati 100 minuta metra filmikë. Filmi i Koçit që tenton dinamikën, veprimit dhe intensitetin e ngjarjeve ku personazhet hyjnë dhe dalin shpesh pa kuptim duke u shndërruar në një kakofoni situatash. Bekimi (në rol Blerim Destani) lë dashurinë dhe niset për Gjermani. Rikthehet në Shqipëri me “fundin e lumtur”. Është një nga personazhet më të përzier dhe me shumë ngarkesë ngjarjesh, ku nuk mjafton “fytyra e bukur” e aktorit për të bërë filmin. Shkon në Gjermani, papritur skena i stis një situatë zënkë mafiozësh e trafikantësh femrash. Krimi dhe ndyrësia është ekspresiviteti në rrugët e Amsterdamit. Kjo është gracka që gati e mbyt Bekimin. Fijet e filmit mbeten shpesh të prera në mes pa shkuar në brendi psikologjike përveçse frikës së natyrshme, dhe tundimit prej të cilave distanca dhe afria ndaj krimit bëhet spontane se sa një llogjike kinematografike. Në të kundërt ky film do të ishte i përkryer për telenovela televizive. Nëse kjo është parasysh QKK shqiptare që ka financuar filmin duhet t’i kthehen mbrapsh le-


19

E hënë, 31 mars 2014

Kulturë pajisen për t’u bërë të arritshme nga vizitorët. Ndërkohë më parë kryeministri Edi Rama kishte shkruar në Facebook në lidhje me konkursin e fototekës “Marubi”: “Konkursi ndërkombëtar për muzeun Marubi në Shkodër. Më në fund thesari i Marubëve do dalë nga burgu i harresës e lagështirës”,

shkruan kryeministri Edi Rama në Facebook, pak para se të nisë edhe prezantimi publik i projekteve për këtë muze. Duke folur në këtë aktivitet, Rama tha se, këtë thesar duhet që ta heqim nga ai vend i papërshtatshëm. “Ta kalojnë thesarin nga vendi krejt i papërshtatshëm në vendin që meriton”,

Fjalën e hapjes e mbajti ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se, pasuria e dinastisë Marubi është pasuri për të gjithë

deklaroi kryeministri. Konkursi për Muzeun “Marubi”, ka nisur në orët e paradites dhe fjalën e hapjes e mbajti ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e cila tha se, pasuria e dinastisë Marubi është pasuri për të gjithë. Restaurimi i fototekes “Marubi” është vlerësuar si një lajm i mirë, por

që mbërritja e shefit të qeverisë është shoqëruar nën masa policorë të rrepta. Shkodranët të pamësuar me këtë atmosferë “shtërnguese” kanë vëzhguar nga larg, në lartësi të objekteve masa sigurie sa kohë që kryeministri ishte në aktivitetin e “Marubit”. Re.Ku

Info/kult

Champseix: Ja pse Kadare nuk e merr çmimin NOBEL

P

kët. Ndonëse është thënë nga producentët se shuma ka qenë mjaft e pakët për këtë produksion. Personazhi më brutal dhe pervers i filmit, quajtur “Van Damm” ( në rol James Biberaj, trajtuar në media si një kthim i bujshëm i aktorit) një shqiptar që jeton me krimin në Gjermani, s’mbërrin as në prag të neverisë estetike, për të përmbushur modelin e këtij portreti. Sigurisht që portreti i tij përmbush rolin, por gjuha, komunikimi jo. Gjithë tentativat për brutalitet, perversitet, krim mbi këtë model aktrimi krijojnë skena tensioni që nuk ngjajne aq me realitete kinematografike, duke kaluar gati demostrim. Shumë pak shkëndija dalin në dritë, por dhe këto përmbysen si gjuhë skenike po ashtu dhe dialog e dobët. Me “Amsterdam eskpress” regjisori ka hyrë në një zonë të minuar të kinematografisë siç është shkrimi i skenarit. Është nga narracionet më të paparashikueshme, duke shfaqur fraktura të dukshme në mendimin qoftë kinematografik ashtu dhe thjesht si në këtë rast, nëse do ta konsideronim një film aksion (për nga dinamika dhe intensiteti i episodeve). Në fakt ideja e filmit mbetet për fat të keq nga më të parelizuarat. Nëse do ndjekim linjën e pretenduar të

Me “Amsterdam express” regjisori ka hyrë në një zonë të minuar të kinematografisë siç është shkrimi i skenarit dashurisë, ajo mbetet në nivele foshnjërake të perceptimit. Bëmat e një horri, krimineli, trafikanti, dritat e kuqe të Amsterdamit, fragmentet e zymta të periferive, apo të jetës së shthurur dhe përballja e mefshtë me rininë pa motive jete..janë ngjarje që ndërhyjnë në mes të linjës, duke e larguar nga “lapidari” për të cilën është ngritur kjo kinema. Të krijosh një film realist, të drejtpërdrejtë apo njerëzor – pretendime të nënkuptuara, në dimensionin e produksionit të prezantuar do kërkonte një raport të njëanshëm nëse i vëmë përballë idenë e një materiali bruto. Në këtë rast publiku nuk do kishte nevojë të shkonte në kinema, as për të krahasuar teknologjinë e trenave mes dy vendeve me vite drite zhvillimi si rasti i Amsterdamit me Shqipërinë, as për brutalitetin, por në kinema historia, mendimi dhe estetika vazhdojnë të sfidojnë edhe me pak para!

rofesori nga Universiteti i Parisit, ka thënë se shkrimtari shqiptar ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por që kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. Sipas tij kjo ka qenë ndër shkaqet pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Jean Paul Champseix, profesor në Universitetin e Parisit, ka treguar në një ligjëratë të mbajtur në Institutin Albanologjik, ne Kosove, mënyrat e tij se si ka bërë përpjekje t`i analizojë veprat letrare të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadaresë, që është tejet joshës edhe për lexuesit francez. Në këtë ligjëratë të titulluar “Arsyet e suksesit të veprës së Ismail Kadaresë në Francë” që është organizuar nga Ambasada dhe Aleanca franceze në Kosovë në kuadër të Javës Frankofone në vend, profesori Champseix, e ka cilësuar Kadarenë si një shkrimtar të jashtëzakonshëm dhe i cili ka një statut tejet të veçantë ku stili i tij i të shkruarit është disi vështirë të kuptohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe Francë. Jean Paul Champseix, ligjëratën e tij para studentëve të Universitetit të Prishtinës, veprat letrare të Ismail Kadaresë i ka shpjeguar në katër pika përgjithësuese: “Një statut i çuditshëm”, “Literatura e një pune të papritur”, “Strategjitë e punës së një opozitari” si dhe “Kadare dhe Franca: I lexuari në mërgim”. “Vepra letrare e Ka-

daresë është tejet paradoksale. Ka lindur në vendin që ka pasur një periudhë totalitare në planet. Shumica e romaneve të tij janë përkthyer nga regjimi i atëhershëm, përveç disa romaneve si “Përbindëshi” apo “Koncert në fund të dimrit”. Nga fakti që Kadare jetonte në këtë situatë, veprat e tij letrare kanë qenë pre e disa gjykimeve të kundërta”, ka thënë Champseix, i cili është autori i librit që bëri bujë në shtetin e tij të lindjes “57, Bulevardi Stalin Kronika shqiptare”, dhe që e shkroi së bashku me gruan e tij që hodhën kujtimet e tyre në këtë vepër të gjashtë vjetëve sa kishin jetuar në Shqipëri gjatë viteve ’80. Profesori i Champseix, ka thënë për autorin se gjysmën e jetës së tij e kalon në Shqipëri e gjysmën tjetër në Francë dhe se Kadare ka njohur një sukses të lartë në shtetin e djepit të kulturës, por që kritika letrare franceze ka mbetur gjithnjë e hamendësuar se si të besohet se shkrimtari shqiptar nuk kishte bashkëpunuar me regjimin e asaj kohe në Shqipërinë komuniste. “Kritika, vërtet e ka shtruar shpesh këtë pyetje dhe nga kjo është thënë se pikërisht ky ka qenë njëri ndër shkaqet se pse Kadare nuk është shpërblyer deri më tani me çmimin më prestigjioz për letërsi “Nobel”. Kritika letrare franceze që nuk kishte njohuri të duhura se ku do ta vendoste Kadarenë, ka

gjetur këtë formulë e titulluar “Rasti Kadare”. Në Francë, ka pasur polemika të ashpra letrare ndërmjet shkrimtarëve për rastin Kadare, i cili, në disa momente nga disa kritikë është cilësuar si mall importi që kishte për detyrë që shtetit të Shqipërisë t’ia jepte një imazh sa më të bukur në tërë planetin”, theksoi Champseix. Pas ligjëratës së profesorit nga Franca, me një kumtesë është paraqitur edhe hulumtuesi i pavarur Gëzim Aliu me temën “Retorika e tekstit në romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Paraprakisht, para se të ligjëronin panelistët Champseix dhe Aliu, me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur ambasadorja e Francës në Kosovë, Maryse Daviet si dhe drejtori i Institutit Albanologjik në Prishtinë, Hysen Matoshi. Jean Paul Champseix, përveçse është njohës i veprave letrare të Kadaresë është i cilësuar të jetë njohës i mirë i letërsisë dhe kulturës shqiptare. Kontributet e tij shtrihen në dimensione të ndryshme studimore që është njohës i kontekstit social dhe kulturor të Shqipërisë së viteve ’80, duke qenë njëri ndër intelektualët e rrallë evropian që pati mundësi t’i përjetonte zhvillimet e asaj periudhe. Aktivitetet kushtuar Javës së Frankofonisë në Kosovë, do të jenë të hapura deri në fundjavën e fundit të muajit mars të këtij viti.

KultPlus

Homazh themeluesit të Operas, Koçisë Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetar i PD Lulzim Basha ka bërë dje homazhe, në nderim të baritonit të TKOB dhe këngëtarit të muzikës popullore, Hysen Koçia “Artist i Merituar”. “Një nga artistët themelues të Teatrit të Operës dhe Baletit u nda mbrëmë nga jeta. Hy-

sen Koçia (Artist i Merituar) e kaloi të gjithë jetën e tij duke i dhuruar vendit, shoqërisë, artdashësve, veprën, artin e tij, ndaj mendoj se sot është detyrim i gjithsecilit prej nesh ta nderojmë e ta respektojmë atë, kujtimin dhe veprën e tij. Duke i shprehur ngushël-

limet më të ndiera familjes, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe artdashë sve të tij e të veprës së tij, shpreh bindjen se vepra, puna e tij do të mbetet gjithmonë e paharruar dhe e nderuar nga shoqëria, nga shqiptarët, nga artdashësit” u shpreh Basha.


20

E hënë, 31 mars 2014

Sport

Superliga

Vllaznia suprizon Skënderbeun, Flamurtari barazon me Partizanin Skuadra shkodranë ka arritur të shënojë në minutin e fundit të takimit duke i dhënë një tre pikësh mjaft të rëndësishëm klubit. Vlonjatët nuk kanë arritur që të marrin rezultatin që i shkëpuste nga zona e rrezikut por është kënaqur vetëm me një pikë. Jurges Veizaj

D

je janë mbyllur edhe ndeshjet e mbetura të javës së 26-të të Superligës Shqiptare. Ditën e djeshme janë zhvilluar shumica e sfidave pasi të shtunën u luajt vetëm ajo midis Tiranës dhe Laçit që u mbyll në favor të bardhebluve. Sfidat kanë dhuruar emocione të forta dhe shumë rezultate që ndryshojnë fatet e skuadrave. Sukses të madh ka arritur dje Vllaznia. Rezultati i sfidës së djeshme duhet thënë që ishte dhe goditja e madhe, pasi shkodranët morrin një tre pikësh shumë të rëndësishëm në sfidën e tyre. Ndërsa Flamurtari nuk ka arritur të mposhti Partizanin dhe është mjaftuar me vetëm një barazim. Një rezultat ky që nuk e ndihmon aspak në luftën në tabelë, pasi shumë afër janë edhe Vllaznia me Tiranën. Në rastin e parë të rrezikshëm në këtë pjesë, kampionët në fuqi trondisin traversën me Bledi Shkëmbin

Vllaznia-Skënderbeu Një sukses të madh ka arritur Vllaznia e “vogël” kundër kampionve në fuqi të Skëndderbeut. Shkodranët nuk kanë shkëlqimin e dikurshëm kështu që një rezultat i tillë i marrë ndaj korçarve shikohet si një sukses shumë i madh. Ekipi shkodran vuan shumë në “Loro Boriçi” por në fund i gëzohet një fitoreje mjaft të rëndësishme ndaj Skënderbeu-t për objektivin mbijetesë. Rastet e panumërta të shkodranëve përgjatë 90 minutave u konvertuan në vetëm një gol i realizuar nga Ndriçim Shtubina 2 minuta para përfundimit të

Vllaznia-Skënderbeu

kohës së rregullt. Vllaznisë i mjaftuan vetëm 25 sekonda për t’iu afruar golit me Bushiç, por finalizimi i malazezit kontrollohet nga portieri Shehi. Në minutën e 12-të këmbëngul Shtubina nga e majta, por Dimo largon rrezikun që kanosej në zonë nga Hajdari. Në të 24-tën kuqeblutë këmbëngulin nga e djathta, por Vukcevic nuk gjen kuadratin me një goditje të fortë me kokë pas krosimit të Hajdarit. Rastin i fundit i rrezikshëm i pjesës së parë i takon minutës së 36-të teksa Tomic përfiton nga pasiguria e mbrojtjes shkodrane, por topi përfundon jashtë ngjitur me shtyllën e djathtë pingule. Në pjesën dytë janë sërish shkodranët që marrin iniciativën, por kuqeblutë dështojnë në përmbylljen e aksioneve. Pas tentativës me kokë të Bushic në të 52-tën, Shehi bën mrekullinë në 12 minuta më pas duke shmangur një autogol të Bicajt. Në rastin e

Rastet e panumërta të shkodranëve përgjatë 90 minutave u konvertuan në vetëm një gol... ...i realizuar nga Ndriçim Shtubina 2 minuta para përfundimit të kohës së rregullt

parë të rrezikshëm në këtë pjesë, kampionët në fuqi trondisin traversën me Bledi Shkëmbin, i cili e ka të vështirë t’u besojë syve me topin që rikthehet në lojë. Goli që vendosi sfidën erdhi në minutën e 88-të pas një momenti të dyshimtë në mesfushë. Hajdari pasi futet në zonë pason në qendër për Shtubinën, i cili e ka të thjeshtë për të dërguar topin në rrjetë. Protestat e korçarëve për një ndërhyrje të parregullt ndaj Dimos janë të pavlefshme, pasi për kryesorin Ziri nuk ka kthim pas. Flamurtari-Partizani Një barazim pa një fitues në Vlorë. Kjo pasi as Flamurtari dhe Partizani nuk ka arritur që të tregohen deçizivë dhe të marrin një tre pikësh. Më shumë nga kjo rëndohet Flamurtari që nuk përfitoi nga faktori fushë për të siguruar pikë të rëndësishme. Në një ndeshje që duhej fituar për të dyja skuadrat, takimi ishte që në fillim emocionues me të dyja skuadrat agresive për të arritur te goli. Në

minutën e e paara ishte Veliu ai që u duk sikur i dha drejtim takimit teksa mundi të dërgoi topin në rrjetë por u peshkua në pozicion jashtë loje. Partizani u kundërpërgjigj me Memellin në minutën e 13-të, që rikthehej në stadiumin e Vlorës, por këtë herë si kundërshtar. Dy skuadrat luanin hapur me Flamurtarin që kishte më shumë iniciativë. Në të 22-tën Mici lëshoi një goditje drejt portës por pa marrë saktë koordinatat e saj. Një rast që do të diskutohet jo pak ishte ai i minutës së 25-të, kur Murati tërhoqi prej fanelle Abilaliajn, por për gjyqtarin Jubica, jo vetëm që nuk ishte 11-metërsh por gjithashtu akordoi dhe karton të verdhë për sulmuesin vendas. Memelli ishte më i rrezikshmi në radhët e Partizanit dhe sulmuesi pogradecar kërkoi sërish rrjetën në të 37-tën, por gjeti vetëm pjesën e jashtme të saj. Në startin e pjesës së dytë Memelli i futi të dridhurat vendasve teksa goditi shtyllën pas një pasimi të Nexhipit, që mori krahun e majtë me një zbritje fantastike. Përgjigja e Flamurtarit erdhi në minutën e 62-të, me Pepën por Hoxha u shfaq i jashtëzakonshëm me pritjen e tij. Minuta e 66-të mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes. Rrahmani preku një top me dorë në zonë dhe për gjyqtarin ishte 11-metërsh. Zeqiri mori përsipër ekzekutimin por Hoxha sërish nuk lejoi prekjen e rrjetës. Dëshpërimi i Flamurtarit u pasqyrua i tëri te reagimi i trajnerit Ernest Gjoka. Dueli mes Pepës dhe Hoxhës vazhdoi dhe në minutën e 82-të, kur sulmuesi vlonjateve goditi me kokë por në qendër. Pak sekonda më pas provoi dhe Abilaliaj por goditja e tij përfundoi mbi traversë. Flamurtari bëri presion por kjo gjë nuk ndikoi në fatin e ndeshjes duke i lënë të dyja skuadrat me nga një pikë.

Ndriçim Shtubina

Roma mposht Sasulon, Lacio fiton në fund Roma vijon të konsolidojë vendin e dytë në Serie A. Skuadra e Rudi Garsias fitoi pastër 0-2 në transfertën e Sassuolos me gol të Mattia Destros në minutën e 16 dhe të Bastos në minutën e 6 shtesë dhe tashmë numëron 70 pikë në tabelën e klasifikimit. Tashmë ekipi kryeqytetas 11 më pak se Juventusi kryesues por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar. Ndeshja u

dominua pothuajse përgjatë gjithë 90 minutëshit nga romanët, ndërsa vendasit në pjesën e parë pretenduan edhe për një 11-metërsh që u akordua nga anësori por nuk u dha nga arbitri kryesor. Me këtë humbje Sassuolo vijon të qëndrojë e parafundit në rënditje me 21 pikë duke qënë me një këmbë në Serie B sezonin e ardhshëm. Ndërsa Lacio ka “flirtuar” me fi-

toren në javën e 31 të Serie A teksa ka mposhtur në “Olimpico” Parmën me rezultatin 2-2. Një gol i Senad Luliç në minutën e 15 dhe një i Kloses në të 67-ën nuk u zbehën për një çast pas miqtë barazuan dy herë me anë të Biabiany dhe autogolit të Ciani në minutën e 81. Por një gol i Candrevas në minutat shtesë të takimit i dhanë tre pikët skuadrës së Edi

Roma-Sasuolo

Rejas. Me këtë fitore Lazio ngjitet në kuotën e 45 pikëve në vend të 8, ndërsa ndalet në kuotën e 47 pikëve në vend të 6. Në takimet e tjera, Fiorentina barazoi ndaj Sampdorias 0-0 duke qëndruar në vend të katërt me 52 pikë, 4 më pak se interi që luan nesër ndaj Livornos. Fitore kanë arritur Verona përballë Xhenoas dhe Torino përballë Kaljarit.


E hënë 31 mars 2014

21

Speciale

Ish i përndjekur

Ju rrëfej: Nexhmije Hoxhën, ministrinë e punëve të brendshme dhe nëna ime Gëzim Çela

I

shim të sfilitur, duke u endur burgjeve, kampeve të punës së detyruar dhe kampeve të internimeve, që në atdheun tonë ishin çelur si këpurdhat pas shiut, që nga Jugu i Shën Vasisë deri në Veriun e largët, mbas çlirimit dhe vendosjes së diktaturës komuniste. Përpos atyre që ishin nëpër burgje dhe kampe, po aq e rëndë dhe dëshpëruese ishte dhe për familjet e tyre, që u duhej të hiqnin nga sofra e tyre të skamurve kafshatën e bukës dhe të merrnin rrugë të largëta për të shkuar ndër ato kampe të skajshme që shpesh nguleshin nga një vend në tjetrin dhe që shpesh herë ishin dhe larg rrugëve të komunikacionit, duke i detyruar familjarët që të bënin udhë të gjata në këmbë me ndonjë trastë të hedhur në kurriz. Pjesë e këtij kalvari prej 22 (njëzet e dy, tre herë) vjetësh i takoi nënës sime, që veç meje nuk kishte njeri tjetër në këtë botë, të endej, duke filluar që nga burgu i Shkodrës, në kampet burgje si ai i Rinasit, ku ndërtohej aeroporti; në Thumanë dhe Gjorm, ku bënim kanale për tharjen e kënetës; në Rubik ku ndërtonim fabrikën e bakrit (arit); në Laç fabrikën e superfosfatit dhe së fundmi në Spaç dhe Shënkoll. Një ditë, në një takim me nënën, që bëhej zakonisht në prezencën e oficerit të rojës dhe policit, që rrinte me bilbil në gojë për të ndërprerë takimin që ishte i përcaktuar nga 10 deri në 15 minuta. Nëna ime më tha: - Kam trokitur në disa dyer të shtetit, por më kanë thënë, thuaj atij djalit tënd që të bëjë ndonjë lutje në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Por unë, për të mos i thyer zemrën, buzëqesha dhe e miratova me lëvizjen e kokës kërkesën e saj, ndërsa ajo filloi të largohet nga hekurat e takimit, se ndërkohë kishte fshikulluar bilbili i policit, që lajmëronte përfundimin e takimit. I burgosuri kishte të drejtë të bënte një lutje një herë në vit për falje ose ulje dënimi. Të kërkoje falje, pa bërë një faj që nuk e kishe bërë, sidomos për dënimet që i përkisnin nenit të agjitaturës e të propagandës që bazohej në prova formale si neni 73, paragrafi i parë. Madje thuhet se, kur u hartua Kodi Penal (i fajësisë) në Shqipëri, u bazua në Kodin Penal të Republikës së Ukrainës, që konsiderohej si republika më reaksionare e Bashkimit Sovjetik, gjë që provohet edhe në ditët e sotme të protestave të vazhdueshme, deri në shkatërrimin e monumentit të Leninit në Kiev, që kishte mbetur akoma në ditët e sotme.

Fiqirete Shehu dhe Nexhmije Hoxha

Një ditë, në një takim me nënën, që bëhej zakonisht në prezencën e oficerit të rojës dhe policit, që rrinte me bilbil në gojë për të ndërprerë takimin që ishte i përcaktuar nga 10 deri në 15 minuta

Megjithatë, lutjet që i drejtoheshin Kuvendit Popullor kishin gjithnjë të njëjtin fat: refuzimin që i firmoste gjithnjë e njëjta dorë, Spiro Skapera, aq sa të burgosurit thonin: “Mirë që po i refuzojnë, por s’paska njeri tjetër që të firmosë refuzimet? Por kush mund të kishte guximin të zbuste luftën e klasave, duke falur një armik të pushtetit popullor nga burgu. *** Mbasi isha liruar nga burgu, nëna më tregonte rrugëtimet dhe dyert ku kishte trokitur ndër vite, për ndonjë ulje dënimi ose falje për mua. I kishte qëlluar një herë të shkonte në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke menduar që ne të burgosurit vareshim nga ajo ministri. Por sa kish bërë disa hapa në korridorin e ministrisë, i ishte afruar një nga ata oficerat e shërbimit dhe e kishte pyetur: - Pse ke ardhur këtu, moj shoqe? - Kam djalin në burg. - E pastaj? – ia ktheu oficeri. - Po ja, për ndonjë lirim ose falje. - Moj shoqe, ke gabuar derën… Ne jemi për të futur në burg… jo për të liruar nga burgu.. Shko andej nga Kuvendi Popullor, ata merren me falje. Këto fjalë ia trazuan keqas ëndrrën e shpresën e saj për ndonjë falje, por përkundrazi atmosfera e

rëndë dhe kërcënuese e lemerisën dhe menjëherë u largua nga ai mjedis i zymtë dhe kërcënues dhe doli në rrugë për të dihatur ajrin e bulevardit, larg asaj ndërtese ogurzezë dhe për të davaritur stresin që i krijoi oficeri ministrisë. Megjithatë, shpresa se në këtë botë shqiptare do të gjendej dikush që ta ndihmonte, t’i qante hallin. Por në cilën zemër duhej të trokiste. Sigurisht në zemrën e një gruaje, një nëne, që si dhe ajo të kishte fëmijë. Dhe kjo ishte e gjithëpushtetshmja Nexhmije Hoxha. E mbas shumë orvatjeve të lodhshme, duke përfituar dhe nga disa njohje që vinin nga të qënit mami në qytetin e Lushnjes prej shumë vitesh, e ndihmuan që më në fund të arrinte të regjistronte emrin e saj në sekretari për të bërë një takim me zonjën (shoqen) Nexhmije Hoxha. Kësisoj, mamaja u paraqit në sekretari për të regjistruar emrin e saj, Roza Llupi dhe pas prezantimit në sekretari i caktuan ditën, datën e orën për takimin. U kthye në Lushnje me ëndrra e shpresa se më në fund diçka do të fitonte nga ai takim i shumëpritur. Më në fund, dita e shumëpritur erdhi. Ajo u paraqit në sekretarinë e zyrës ku ishte regjistruar. Shoqja sekretare që i kishte premtuar takimin e po e priste, kishte marrë një shprehje të zymtë dhe iu drejtua nënës sime me pyetjen:

- Çfarë e ke pasur Filip Llupin!? Mamaja u befasua nga kjo pyetje dhe pa i lënë kohë që të përgjigjej, ajo vazhdoi me një zë të vrazhdë: - Nuk të pranon shoqja Nexhmije të takohet me ty. Kush kishte qenë Filip Llupi? Profesor Filip Llupi kishte qenë pedagog në shkollën “Nana Mbretneshë” në Tiranë, aty ku kishte studiuar dhe Nexhmije Xhuglini. Ai ishte diplomuar në Vjenë për matematikë – fizikë. Në maj të vitit 1943 u emërua drejtor i kësaj shkolle deri në maj 1944. Njëherazi ai ishte dhe violinist, që shpesh edhe në orët e mësimit krijonte ambiente muzikore. Nëna ime ishte e kësaj familjeje. Aty nga fundi i vitit 1944, ai së bashku me Pader Anton Arapin shoqëruan disa studentë për të studiuar në Vjenë. Familja Llupi është me origjinë nga Shkodra dhe i ka përkitur një rrethi me aktivitet tregtar e intelektualë të hershëm, që lidhet edhe me emrin e Zef Llupit. Këtë e tregon edhe një fotografi e stemës së kësaj familje. Dhe diktatura komuniste, siç është vërtetuar plotësisht dhe zbatuar egërsisht, e ka luftuar çdo shtresë që ka trashëguar veprimtaritë tregtare, pasurore e kulturore, me qëllimin e fshirjes së tyre. Familja Llupi, të cilës i përkiste dhe profesor Filipi e nëna ime, ishin krejt të papranueshëm për një komuniste si Nexhmije Hoxha.


22

E hënë 31 mars 2014

Zbavitje

Fjalëkryqi i “Standard” 1 14

2 15

3

4

5

6

7

16

8

9

17

20

21

26

22

27

31

23 28

35

38

39

43

12 19

24

25

29 33

37

40

41

45

54

60

61

42

46

48

53

13

30

36

44 47

11

18

32

34

10

49

50

55 62

56 63

51 57

64

67

HORIZONTAL 3. Eshtë edhe ajo e sherrit. 7. Mund të jenë informacioni. 12. Inicialet e Penn aktor. 14. Janë enë të holla gjaku. 18. Eshtë edhe ajo saudite. 20. Jënë këmgëtare më zë bas. 21. Termocentrali pët shkur. 24. Fillojnë takimet 25. Chaney që qe aktor. 26. Finë të flasin bukur. 27. U verbua nga Askushi. 30. Një i drejtë në skuadër. 31. I preu Seneka. 32. Ka bërë gjynahe.

31. Në krye të ekstremistëve. 33. Me të bëjnë një metër. 34. Të fundit në cirk. 35. Tri në Genesaret. 36. Eshtë arti i… shtatë. 38. Në fund të krahut. 39. Fundi i Turandot. 40. Janë bimët që jetojnë në kurriz të bimëve të tjera. 41. Hapet në tokë. 43. Golda ish-kryeministre e Izraelit. 45. Mund të jenë bateritë. 46. Bëhen duke u sjellë vërdallë. 47. Janë si plloça.

52

58

59

65

66

68

69

49. Eshtë edhe ajo e debatit. 51. Mbyllin komentin. 52. Të parat në atletikë. 53. Chris këngëtar. 54. Fare pa fe. 55. Sikur janë në krye. 56. Kingsley aktor. 58. Fillojnë aksionin. 59. Ishte Amaltea që ushqeu Zeusin. 60. Mbyllin lutjet. 61. Eshtë tingull. 64. Eshtë instrument fryme. 67. U shkrua nga Ismail Kadare. 68. Në krye të tabelës. 69. Mund të jetë bvetoni.

Fjalëkryqi pa skemë 1 2

3

4 5 6

7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12

28. E famshme ajo Morgana 29. Emër vajze. 30. Një faraon i famshëm. 32. Bëhen duke aprovuar të tilla. 33. Ishta llampa e Aladinit. 36. Pak kakofoni. 37. Me të nxjerrin një tapë. 40. Palët pa çifte. 42. Një fjalë e lashtë. 44. Tiran pa kufij. 45. Copland kompozitor. 48. Qe poetja e Lesbos. 50. Mbreti i Shakespeare. 52. Mbyllin një krah. 53. Një fazë gjumi. 55. Sekonda për shkurt. 56. Eshtë gjaku i mbretit. 57. Numër për shkurt. 58. Pak analagji. 59. Para es Salaam. 62. Qendër banimi. 63. Janë në qendër. 64. Njëmijë gram për shkurt. 65. Në fund të vitit. 66. Në krye të tartarëve

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar A R S

K R A H I N A

G A B R R M E S

I

E L E

S T O L A N E

I R A N

I

V E N A E D T

A T M O S

A R A M A S T

F E

D

R

K O M I P E R

I N J

T A F

B A N D O N E O N

M E L H I

S T A

L L

S

R

I O N E T I

T A K

R A

12. Një lidhëz -Fillojnë detyrën. -Ngrihen prej epidemive. -Konik pa ekstreme. VERTIKAL 1. Eshtë ai që është i dobët. -Egar Allan i Korbi. 2. Nat... Cole i muzikës. -Emri i Amundsen. 3. Shkruhet në janar. -Kufizojnë takimin. 4. Eshtë raft. -Fillojnë metodën. 5. Eshtë e vrarë në luftë. -Valentino “Doktori” 6. Qyteti i përjetshëm. -Bashkëtingëllore për koguar. -Para Trafford në stadiumin e Manchester United. 7. Kimia kur nuk ka. -Jean... Poquelin alias Molière. 8. As mua as atij -Paguhet për parablerje. 9. Janë pincipe. -Fillojnë aktivitetin. 10. Janë mizorë. -Eshtë dhomë. 11. Një organizatë bamirëse

I M E

I

I

I N A

E T E R

A S H T U

Z E R A T

I N T E L E K T

K A

B U K U R

T J

I D

I

L A T K

I O R E N T

O P R

I A L

A

A L

H A B

I M E T R A T

A L E K T E

D E L E D M I

F E R A

M

M O N O G A M I T E L

I

K O S H E R E T

K A

A V E T

E S I

T E

-Ekstreme në hektar. 12. Janë të përpjeta. -Makinë koreane. 13. Një njëvendëshe si Ferrari. -Një pjesë e adoleshentëve. 14. Janë streha barinjsh. -Mund të jenë butterfly dhe bretkosë. 15. Janë me gjemba ato të kampit të robërve. -Eshtë grimcë më bërthamë. 16. Inicialet e Kerr aktore. -Një personazh biblik. 17. Kush nuk ka... është i pikëlluar. -Fund janari. 18. Kush ka... do të hajë. -Urimi pa kufij. -Shteti i francezëve. 19. Inicialet e Ancelotti-t. -Mbyllin një tender. 20. I kërkohet kamerierit. -Satelit i Jupiterit. 21. Mali ku ngeci Arka. -Burrat e Londrës. 22. Një lokal më macchiato. -Vrau Hektorin.

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Eshtë një fjalëkryq për ekspertët dhe për kampionët. Për ta zgjidhur duhet që kutitë e zeza të vendosen nga ju

Duhet të nxini 47 kuti HORIZONTAL 1. 12 ato të Herkulit. -I kanë të ndryshme masat. -Besson regjisor. -Në krye të ekstremistëve. 2. Schneider që qe aktore -Paguhet një për vonesë. -Lumë në Rusi. 3. Një mund të jetë ushtarake. -Eshtë i ndaluar në kthesë. -Llafe pa kufij. 4. .... fantatics, tifozët bardheblu.

VERTIKAL 1. Një tabu… për myslimanët. 2. Japin tri pikë në futboll. 3. Edouard piktor. 4. Duken të gjata në pritje. 5. Fletë pa kufij. 6. Kufizojnë lëvizjet. 8. Inicialet e Ughi violinist. 9. Lag Burrelin. 10. Eshtë epokë që... fryn. 11. Qendër fetare. 12. Qytet zviceran. 13. Arushi... në FIAT. 14. Janë tipa… tipografikë. 15. Ka një teoremë të famshme. 16. Sophia e kinemasë. 17. Eshtë lëndë e parë për prodhimin e polimerëve. 19. Louis, aviator i famshëm francez. 20. Eshtë kantina. 21. Eshtë i domosdoshëm në instalimet elektrike. 22. Janë thëniet e famshme. 23. Janë kinematë e hapura. 27. Ndjekja... në gjyq.

-U denoncua nga Ciceroni. -Janë vrimëzat në lëkurë. 5. Bisha aktore. -Janë këngëtarë lirikë. -Një stuhi. 6. Fillojnë ngadalët. -Janë enët e holla të gjakut. -Hapet për ajër një e tillë. 7. Janë ato që shohin vërtet larg. -U vra nga Belerofonti. 8. Në krye të kryesisë. -Një fytyrë në... pikturë.

T A R

T A R

A R M A N

-Makinë indiane. -Hayworth aktore. 9. Reding që qe këngëtar -Institucione Informative Tiranë. -Janë kampet pa... fjetje. 10. Peter që humbi hijen. -Një sinjal dramatik. -Ishin vende nën zotërimin anglez. -Fillojnë mirë. 11. Të parat më olimpiadë. - Qe strateg i famshëm ushtarak grek. -Andrea aktore. -Satelit i Uranit.

I

I

M A R S

B

R R O G E

D A L E

T A

E L

I

S

A M T N

N

E

I

R R

I

I

E R

E

P

E R

A C

I

S

M A R

S

H

E

T R

A G E T E T

O

L A

T H E R O A

Z E

E N D

I

T E

E

S

E

I

P A T

P

T

P R O U F R P

E

I M O R

E

T O R

T E T R

M

A T

L

D C

E M E N

P R

R

C E

T O O N U

E S

H

I

S

T

I

E E R G

E

R

S

T E E M

I

R

I

N

A

I

I

R

S

O R

A R

E T

T

E

N

M E T A L E

T

I

Z E U

E T E

I

I

R

T

E

L O N

F A K T

I

E

M U R S

D

A N D

E L E

E N

S

E

S

A

M A T T

I

A


23

E hënë 31 mars 2014

Fjalëkryqi Simetrik

HORIZONTAL 1. Mund të jetë sigurie. 4. Janë si thasë. 10. Një pellg. 14. Një mund të jetë baribal. 15. Një racë delesh. 16. Evita e interpretuar nga Madonna. 17. Inicialete Mann. 18. Një lombard i kryeqendrës. 19. Franz, kompozitor i famshëm. 21. Mund të skadojnë. 23. Mund të jetë B kompleks. 25. Një hidrokarbur. 26. Një është edhe Maigret. 28. Nderi kur nuk di. 29. Edouard piktore. 30. Rrëzohen me strike. 31. Në mes të Rita dhe Montalcini nobeliste.

32. Nuk i tregohen babait. 33. Janë cetace. 34. Ka relike për t’u vizituar. 35. Një pjesë e relacionit. 36. Hapen me editorial. 37. Një katror në sipërfaqe. 38. Në ekstreme të takimit. 39. Janë patriotë të Asterix. 40. Kështu u shpall edhe Giordano Bruno. 42. Alfred, që shpiku dimanitin. 43. Me causa në një çmim. 45. Fillojnë turnin. 46. Janë grimca me bërthama. 48. I takojnë fituesit. 49. Pak nervozizëm. 50. Moore aktor. 51. Një i burgosur i ndërgjegjes. 52. Mund të jetë emërore.

VERTIKAL 1. Eshtë shahu i fundit. 2. Janë pronarë anijesh. 3. Kufizojnë një stuhi. 4. Hunt aktore. 5. Ndaheshin me sinor, dikur. 6. Ringrihen pjesërisht. 7. Janë gjyqtarë me flamur. 8. Proza pa kufij. 9. Fundi i ndeshjes. 10. Një pranverë. 11. Kaçaturian, kompozitori i Vallja e shpatave. 12. Janë banorë të kryeqendrës së Piemontit. 13. Andej nga fillimi. 15. Janë legjenda. 16. Janë edhe ato të byrekut. 18. Kamë maja për t’u pushtuar. 19. Janë pemë me lende. 20. Fle në stan. 22. Eshtë takimi i fundit në sport. 23. Janë shtëpi me.. oborr. 24. Kështu është ai që ta shpif. 25. Eshtë gruaja me burrë. 26. Ato të tepërta përbëjnë mbipeshën. 27. Punon me pistoletë. 30. Qytet zviceran. 31. Eshtë zëri i atij që thotë aman. 33. Një klasik me tutu. 34. Markë cigareje. 36. Giorgio, që qe kantautor i famshë italian. 37. Kush nuk ka... është i shkujdesur. 39. Një eshtë edhe për të fshirë. 40. Farija e paharruar e volejbollit. 41. Përcaktohet nga mjeku. 42. Ndërmarrje Operative Greke. 43. Me të nxjerrin një thelë. 44. Ndërmarrje Industriale Tiranë. 47. Qendër ditore. 48. Fillojnë një motiv. 49. Në mes të një kanali.

Horoskopi 31 mars 2014 Dashi Ata qe janë ne një lidhje do kërkojnë me shume qëndrueshmërinë dhe besnikërinë sesa pasionin. Urani ka rrezik te sjelle edhe ndonjë mosmarrëveshje te vogël, prandaj duhet te bëni kujdes me ato qe do thoni. Beqaret duhet t’i bëjnë sytë katër dhe te mos lënë asnjë mundësi t’iu ike nga duart. Financat do jene shume te mira. Do jeni te organizuar dhe te matur.

Demi Do ndiheni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe do flisni edhe për disa çështje delikate te cilat ne te kaluarën nuk keni mundur t’i prekni. Edhe beqaret do jene me fat dhe ka mundësi ta gjejnë personin qe aq shume kane pëlqyer. Financat do jene ne përgjithësi te mbrojtura, megjithatë nuk duhet bere asnjë çmenduri me shpenzimet. Tregohuni sa me realiste.

Binjaket Dite shume e bukur dhe plot diell kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Edhe çiftet problematike do jene disi me te qete. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën për te reflektuar mbi atë qe duan te bëjnë ne te ardhmen. Ftesat me mire t’i neglizhojnë. financat mund te kenë ndonjë tronditje te vogël sepse do iu duhet te kryeni patjetër disa shpenzime te majme.

Gaforrja Do keni shume kërkesa sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mërziteni kur partneri te mos ua plotësojë te gjitha. Mundohuni te tregoheni disi me realiste. Beqaret do kërkojnë pa fund për princin e kaltër, madje edhe ne disa vende ku me pare nuk iu ka shkuar ne mendje. Financat do vije duke u stabilizuar. Do jeni shume te kujdesshëm dhe nuk do bëni asnjë çmenduri.

Luani Jeta juaj ne çift do marre bekimin e yjeve gjate kësaj dite. Gjithçka do shkoje për mrekulli dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Për beqaret ka mundësi qe një miqësi e hershme te marre një kthese edhe me intime. Atmosfera do ndryshoje për ta. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe nuk do keni as problemin me te vogël.

Virgjeresha Dite shume e favorshme dhe e këndshme kjo për ata qe e kane tashme një lidhje. Nuk do i mendoni me problemet qe keni pasur dikur, pasi do shihni vetëm te ardhmen. Beqaret nuk do jene ne humorin e duhur për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk do i rregulloni dot te gjitha problemet qe keni pasur dhe kjo do iu mërzitë paksa.

Peshorja Sektori i dashurisë do jete i favorizuar gjate kësaj dite. Marrëdhënia me partnerin do jete e qëndrueshme dhe do kaloni edhe momente pasionante se bashku. Beqaret do kenë një dite normale dhe fatkeqësisht nuk do i realizojnë dot takimet qe kane ëndërruar. Financat do dini mire si t’i menaxhoni ne mënyrë qe te mos keni vështirësi apo probleme.

Akrepi Flisni hapur me partnerin tuaj sot për çdo gjë qe ju shqetëson ne lidhjen qe keni krijuar. vetëm ne këtë mënyrë do mund te zgjidhni çdo keqkuptim. beqaret do bien koke e këmbë ne dashuri me një person qe vërtet ja vlen dhe qe ka kohe qe mundohet t’i beje për vete. Financat do jene delikate. Shmangni shpenzimet e mëdha për te mos e përkeqësuar situatën.

Shigjetari Dite e mbushur me çaste te lumtura kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni si kurrë me pare. Shfrytëzojeni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë shume larg princin e kaltër sepse ne fakt do e kenë shume pranë atë. Financat nuk do jene as shume te mira, por dhe as shume te këqija. Mundohuni te paktën te ruani qëndrueshmërinë.

Bricjapi

Përgjigjja e fjalëkryqit të kaluar

Zbavitje E M I L S A M A R

M E N E L A U K A P A N E U

T A T I M O R

K A O T I K G A L E R A E R E N A N I K A T A S I N A

L

P A M J A P I R A T

P O L A R

M A R A T O N A

M O T A K E T M A G I N O T

K A D E T E T P A K E T A T

T O T E M P A L E T

N D E R E T A N D E T

H

N

N O B M I T E

L E T E R D U R E R

P O L I T I K

D I N A K E T M A K U T E T

P E N E L A T

A A F L N

D U E T

Irina dhe CR7: “Historia e Shekullit” me Mario Testinon

C

ristiano Ronaldo dhe e dashura e tij Irina Shayk kanë pozuar për fotografin e famshëm peruan Mario Testino. Çifti i famshëm i futbollit pozojnë për herë të parë për një revistë dhe kjo është “Vogue Spain”. Sipas revistës, kjo është “historia e shekullit” duke nxituar ta botojë sa më shpejt lajmin. Eventi u njoftua më herët nga vetë supermodelja ruse në profilin e saj në Twitter.

Anne Hathaway, më e lumtur se kurrë

Ne mëngjes do keni disa debate me partnerin tuaj sot, por me kalimin e orëve do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do kërkoni fale. Situata do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Për beqaret atmosfera do jete goxha e favorshme për te realizuar takime mbresëlënëse. Financat vazhdoni t’i keni ne qendër te vëmendjes nëse nuk doni qe ato te kenë probleme.

Ujori Mos ëndërroni me shume sesa duhet sot ju qe jeni ne një lidhje sepse mund te përballeni me shume zhgënjime me vone. Beqaret duhet te pranojnë ftesa dhe te njihen me persona te rinj. Vetëm ne këtë mënyrë do mund ta ndryshojnë jetën sentimentale. Ne planin financiar mos hidhni hapa te pa nxitura. Shihni njëherë sa i keni te ardhurat para se te shpenzoni.

Peshqit Do ketë momente kur do harroni gjithçka tjetër do mendoni vetëm për partnerin tuaj. Këto do jene çastet me te bukura dhe me emocionuese për ju. Beqaret do lodhen se kërkuari princin e kaltër, por nuk do e gjejnë ende atë. ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te kryeni investime apo te jepni para hua. Me te vështirë për t’ia dale do e kenë ata qe kane një familje te madhe.

A

ktorja thatanike, Anne Hathaway ka vetëm 18 muaj që është martuar me Adam Shulman. Kjo kohë si duket ka mjaftuar që të dy të gjejnë çelësin e lumturisë. Një prej mënyrave se si ata ja dalin mbanë, është nëpërmjet të paktën një dite në javë, gjatë së cilës i dedikohen ekskluzivisht njëri-tjetrit. “Për të paktën 24 orë në javë, mbyllim të

gjithë telefonat, shkëputemi nga e gjithë teknologjia dhe përqendrohemi vetëm tek njëri-tjetri”, ka thënë Hathaway në një intervistë për një revistë rozë. “Është e habitshme se sa e vështirë është t’ia dalësh mbanë, pasi jetojmë të dy në një botë moderne në kontakt të përditshëm me teknologjinë, por po arrijmë t’ia dalim mbanë”, deklaroi aktorja.


cmyk


Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.